Rudi Vata President i FSHF???

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Rudi Vata President i FSHF???

Post by Edmond-Cela » Tue, 16 Feb 2010 , 00:24

esht zyrtarizu Rudi Vata per kandidat te presidentit te federates shqiptare te futbollit.

Vata ne Emisionin sportiv lokal te Shkodres ka deklaru qe nese do zgjellet ai president do e baj superligen me 16 skuadra.

video kra robrika sportive

http://bit.ly/c7Pvv4

http://bit.ly/dxJNoU

http://bit.ly/c4gKC4
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by fpjalmi » Tue, 16 Feb 2010 , 01:16

per mendimin tem rudia vata nuk ka as 1 perqind shprese me u ba president .

arsyja e pare asht qe asht shkodran ,dhe shkodranin nuk e lajn me ba hajr.

ne rradhe te dyte asht qe ma shum se 99 perqind duka e rifiton presidencen prap sepse anetaret e fshf kan vjedhe tan bashk dhe dojn me vjedh prap

kurse ne rradhe te trete asht qe anetaret e fsh do votojn per duken sepse nese e merr nji president tjeter gjithe anetaret do kene frike sepse presidenti tjeter do fusin shoket e tij ,prandaj mendoj qe

armando duka e ka te fitume prap ,sepse asht nje enver hoxh i dyte .

te gjithe do kishim dasht qe rudi vata te ishte president sepse vllaznise nuk do ti bahej ma me hile por realiteti asht qe kjo asht politika e poshter e fshf

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by GOLDIAN » Tue, 16 Feb 2010 , 15:30

le ta bajne me 36 skuadra se kena potecial shume na
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Ledi1920 » Tue, 16 Feb 2010 , 15:37

Nqs Rudi hedh pare per me ble votat edhe mund te jete ne krye te fshf.
Per mu votat ne fshf duka i ble kollaj fare dhe pranej asnji nuk ja ze dot venin.
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by fpjalmi » Tue, 16 Feb 2010 , 19:00

Ledi1920 wrote:Nqs Rudi hedh pare per me ble votat edhe mund te jete ne krye te fshf.
Per mu votat ne fshf duka i ble kollaj fare dhe pranej asnji nuk ja ze dot venin.

shum e drejte

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Ujku » Tue, 16 Feb 2010 , 20:32

Duka esht me taman i pathyshem se ne SHqipri fiton kush punon keq (vjell)
manej me ato pare blen (menermethan) votat.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Rudi Vata President i FSHF???

Post by Edmond-Cela » Thu, 18 Feb 2010 , 15:13

me falni e kam fshi gabimisht temen e Rudi Vates. Tema Vazhdon
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Edmond-Cela » Thu, 18 Feb 2010 , 15:17

Ish-kapiteni konfirmon kandidaturën për kreun e federatës. “Jam i gatshëm të sakrifikohem, për të bashkuar votat opozitare”






Rudi Vata ka konfirmuar edhe njëherë se do të kandidojë për postin e presidentit të FSHF-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 9 mars të këtij viti. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, i ftuar në “Ora news”, ka lëshuar sërish kritika në adresë të kreut aktual të federatës, Armand Dukës, duke thënë se ai duhet të largohet, pasi futbolli shqiptar po vuan nga probleme të mëdha, përgjegjës kryesor i të cilave është pikërisht Duka. Ai ndërkohë është shprehur i hapur për të bërë aleanca dhe për të bashkuar votat opozitare, me qëllim që Duka të largohet nga FSHF-ja dhe në vend të tij të vijë një njeri që mund të bëjë shumë më tepër në këtë sport.
Projekti
Vata ka thënë se nëse fiton zgjedhjet më 9 mars, do të përkushtohet maksimalisht për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit, ku të rinjtë të kenë mundësi që të rriten të shëndetshëm dhe të përgatiten si duhet. “Infrastruktura është problemi më i madh në futbollin tonë dhe nëse unë do të drejtoj FSHF-në, pas zgjedhjeve të 9 marsit, atëherë do të përpiqem që ta zgjidh sa më shpejt këtë problem”, - ka thënë Vata.
Paratë
Sipas ish-kapitenit kuqezi, FSHF nuk ka ditur të ndërtojë marrëdhënie me qeverinë shqiptare, për t’i shërbyer futbollit. “Unë nuk mund të hyj në detaje për sa i përket konfliktit shtet-FSHF, por ama ajo që di të them është se me një bashkëpunim më të mirë të të dyja palëve, sigurisht që do mund të ketë më shumë përfitim futbolli. Unë jam i bindur se do të arrij që t’i bind qeveritarët që të mund të investojnë më tepër për futbollin. E konsideroj veten një shërbëtor të futbollit dhe do të përulesha nëse do të lindte nevoja për të zhvilluar këtë sport në vendin tonë”, - është shprehur 41-vjeçari.
Rregullat
Vata ka thënë se do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë edhe rregullave kundër dhunës. “Shpeshherë shoh edhe akte aspak sportive që vijnë nga njerëzit me pushtet, por për këtë duhet të ketë rregulla të qarta. Jam i bindur se kur njerëzit të kuptojnë që federata do t’i zbatojë e para rregullat, atëherë do të jenë edhe më të ndërgjegjshëm. Gjithsesi, unë do të kërkoj që të respektohen gjithnjë ligjet. Personalisht, nëse fitoj do të jem gjithnjë i pranishëm në zyrën e punës dhe nuk do të shkoj vetëm dy herë në muaj, ashtu sikundër ndodh tani me presidentin aktual”, - ka deklaruar ish-kapiteni.
Aleancat
Armand Duka konsiderohet si favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje dhe kjo për shkak edhe të eksperiencës së tij në këtë post, por edhe për faktin se ka marrëdhënie mjaft të mira me një pjesë të konsiderueshme të klubeve. Megjithatë, ka shumë nga ata që janë kundër rizgjedhjes së tij. Në lidhje me këtë, Rudi Vata ka deklaruar se do të ishte i gatshëm për t’i shërbyer futbollit dhe për të sjellë sipas tij, njeriun e duhur në krye të FSHF-së, ai do të ishte gati të sakrifikonte edhe kandidimin e tij. “Nëse do të lindë nevoja, që për të bashkuar votat opozitare, të bëjmë sakrifica, atëherë unë jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me faktorë të tjerë. Nëse projektet që ata paraqesin dhe nëse figurat që do të propozohen do të më bindin se janë të denja për të drejtuar FSHF-në dhe për të larguar Dukën, atëherë padyshim që do të bëja një kompromis. Kemi diskutuar me disa persona të tjerë (ndër ta edhe Halili) dhe do ta shqyrtojmë me kujdes edhe këtë variant. Personalisht ndihem fitimtari moral në këto zgjedhje, sepse futbollit i kam shërbyer gjithnjë me pastërti”, - ka thënë Vata.

Tirana
Pavarësisht se Vata ka marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin aktual të Tiranës, Refik Halilin, ai ka thënë se nuk ka ndërmend t’ia falë paratë Tiranës, nëse fiton gjyqin që na nisur në vitin 2004 me këtë klub. “Nëse fitoj gjyqin, unë do të marr vetëm atë që më takon dhe asgjë më tepër”, - është shprehur ai.

Duka
“Duka nuk ka se çfarë t’i japë më futbollit shqiptar. Rezultatet e viteve të fundit kanë dëshmuar se ai ka dështuar dhe se përgjegjësia kryesore e problemeve të mëdha që ka futbolli ynë, janë pa diskutim përgjegjësi e Dukës. Unë garantoj se në të ardhmen do të mund të përfitojmë një buxhet më të madh edhe nga qeveria”, - ka thënë Vata.

Licenca
Për të kandiduar si president i Federatës Shqiptare të Futbollit, Rudi Vata duhet të heqë dorë nga licenca e menaxherit të FIFA-s. “Po, jam gati ta bëj një gjë të tillë. Unë nuk i trembem asnjëherë konkurrencës”, - ka pohuar Vata. Ai ka thënë se do të bashkëpunojë edhe me figura të njohura të Kombëtares si Bledar Kola dhe Igli Tare.

16 skuadra
Nëse Rudi Vata do të jetë presidenti i ardhshëm i FSHF-së, Kategoria Superiore mund të përbëhet nga 14 ose 16 ekipe. “Dëshiroj shumë që të shoh në elitën e futbollit skuadra të mëdha si Partizani, Elbasani, Lushnja edhe Bylisi”, - është shprehur ai.


http://bit.ly/c7Pvv4
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Ledi1920 » Thu, 18 Feb 2010 , 16:14

Lexova ne gazete dje qe Halili do bashkohet me Vaten per te fituar ne zgjedhje kunder Dukes.
Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by REINIS » Thu, 18 Feb 2010 , 18:46

Ledi1920 wrote:Lexova ne gazete dje qe Halili do bashkohet me Vaten per te fituar ne zgjedhje kunder Dukes.
Halili ka kandidu vete. Si mun te bashkohen kshu??? Ne kete menyre thjesht i prishin pune njona tjetres.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by GOLDIAN » Thu, 18 Feb 2010 , 20:51

REINIS wrote:
Ledi1920 wrote:Lexova ne gazete dje qe Halili do bashkohet me Vaten per te fituar ne zgjedhje kunder Dukes.
Halili ka kandidu vete. Si mun te bashkohen kshu??? Ne kete menyre thjesht i prishin pune njona tjetres.
po pse a ke degju nojher qe dy shqiptare bashkohen bashke per ti rregullu pune neri tjetrit :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by vvvllaznia » Thu, 18 Feb 2010 , 23:23

Shpresoj qe ta marrin Rudi.Asht i vetmi qe me duket se mund te bajn diçka.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Ledi1920 » Fri, 19 Feb 2010 , 09:13

GOLDIAN wrote:
REINIS wrote:
Ledi1920 wrote:Lexova ne gazete dje qe Halili do bashkohet me Vaten per te fituar ne zgjedhje kunder Dukes.
Halili ka kandidu vete. Si mun te bashkohen kshu??? Ne kete menyre thjesht i prishin pune njona tjetres.
po pse a ke degju nojher qe dy shqiptare bashkohen bashke per ti rregullu pune neri tjetrit :lol: :lol: :lol:

Ket qe lexova ket thashe...po per mu kandaidimi halili eshte shume pa vlere, e ene sma ha menja se ka me fitu noj vote.

Edhe per Rudin e veshtire me duket.
Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Edmond-Cela » Sat, 20 Feb 2010 , 21:20

Nga Rudi VATA
Si njeri, që e kam lidhur jetën me futbollin, si kapiteni më jetëgjatë i kombëtares kuqezi, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, që do ta shohë këtë sport të mos lëngojë pafundësisht, që t'i japim fund tranzicionit të tij, vendosa të investohem personalisht dhe me një staf timin profesionistësh të vërtetë në këtë fushë, në zgjedhjet për organet drejtuese të FSHF-së. Që në krye të herës dua të nënvizoj edhe devizën time në këtë fushatë: "Nëse je një ndjekës apo tifoz i futbollit, nëse je për të drejtën dhe nëse e do vërtet këtë lojë magjike, të bashkohemi për të sjellë ndryshimin dhe risinë në këtë sektor të jetës shqiptare!"
Futbolli shqiptar ka mbetur në vend-numëro. Kampionati kombëtar luhet thuajse sa për të plotësuar kalendarin, pasi nuk po nxjerr më talente për ekipet kombëtare. Situata në ekipet kombëtare dihet cila është, e tregojnë rezultatet, por edhe produkti i tyre, nga U-17 deri tek U-21. Edhe kombëtarja e parë vijon t'i zhgënjejë edicion pas edicioni tifozët e vet, mbarë kombin tonë, pasi nuk e lëshon dot vendin e parafundit. Janë paguar qindra-mijëra euro për disa trajnerë të huaj, kontratat e të cilëve asnjëherë nuk janë bërë publike, ashtu siç ka munguar gjithmonë transparenca në FSHF, por rezultatet kanë mbetur po ato. Si në të shkuarën, kur lojtarët udhëtonin me paratë e veta për në grumbullime, apo kur nuk kishin as uniforma për të veshur. Dhuna nëpër stadiume, si në superligë, por edhe në kategoritë më poshtë, e kanë dendësuar edhe më shumë mjegullnajën, që prej kohësh ka mbuluar futbollin tonë. Realiteti është i rëndë dhe aspak inkurajues. Ka akuza të tilla që të bëjnë ta kapësh kokën me duar, ndërkohë që këto akuza nuk i adresohen askujt, por janë vetëm fjalë në erë. Është pikërisht kjo atmosferë, virtualisht e rënduar, ndërkohë që në vend të sqarimit të situatave, mjegullnaja vjen e bëhet edhe më e dendur, duke mos dhënë asnjë shpresë për t'u kthjelluar në të ardhmen. Sepse askush nga drejtuesit e FSHF-së në 8 vitet e fundit nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi, pavarësisht se dështimet janë të panumërta, në të gjitha drejtimet dhe nivelet e futbollit shqiptar. Tifozët janë tifozë dhe ata duan ta shohin realitetin në sy, pra në fushën e lojës. Shitet apo blihet ndeshja, ata duan ta dinë këtë nëpërmjet fakteve dhe jo nëpërmjet shashkave tymuese që hedh njëri apo tjetri nëpër faqet e gazetave. Nëse drejtues klubesh thonë publikisht se një lojtar, apo skuadra kundërshtare, ka tentuar të blejë fitoren, të trukojë, nëpërmjet pazarllëqeve të pista dhe për këtë ka fakte, çfarë presin krerët e federatës, përse nuk e hapin gojën, përse nuk veprojnë kundër këtij korrupsioni që po e vret lojën e bukur, "fair-play"-in e saj. E dhimbshme, por e vërtetë e pamohueshme për këdo. Pyetje me mjaft dilema brenda kanë pushtuar opinionin futbolldashës shqiptar: A janë të trukuara ndeshjet e skuadrave tona në Europë, po ato të kombëtares? Pse dha dorëheqje misterioze ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç, pas dy humbjeve shokuese me Bjellorusinë dhe Rumaninë? Më dhimbsen dhe më vjen shumë keq për shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë dhënë kontribute të mëdha si lojtarë në fushë, por edhe si trajnerë, të cilët drejtuesit e FSHF-së nuk i qasin në asnjë analizë, nuk u merret asnjë mendim për zhvillimin e futbollit, janë përjashtuar nga e drejta më minimale, për të konkurruar për postin e trajnerit të kombëtares. Sepse futbolli ynë është bërë pronë e një grushti njerëzish, që duan vetëm ta "mjelin" atë, t'i pijnë gjakun deri në pikën e fundit. Për mua problemi kryesor ka të bëjë me faktin se në krye të piramidës së futbollit tonë qëndron prej 8 vitesh një njeri, që nuk ka asnjë lidhje me këtë sport. Mjafton të kujtojmë se për herë të parë në stadium ka shkuar gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2002, në moshën 40-vjeçare, kur kandidoi për postin e presidentit të FSHF-së. I madhi Mishel Platini, që aktualisht mban postin e lartë të presidentit të UEFA-s, ka deklaruar dhjetëra herë që në krye të futbollit, kudo, duhen zgjedhur njerëzit e futbollit. Sepse atyre u dhemb zemra për të, të tjerët duan të përfitojnë prej tij, në mënyra nga më të ndryshmet dhe më të paimagjinueshmet për sojin tonë, që i falëm rininë dhe gjithçka kësaj loje. Tetë vite në drejtim, për cilindo njeri të kësaj bote, janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, çfarë ndryshimi mund të sjellë. Realiteti i futbollit tonë dihet, nuk kemi bërë asnjë hap përpara, në aspektin e rezultateve. Edhe presidenti i SHBA-së, që presupozohet të jetë njeriu më i fuqishëm i botës, ka të drejtë të zgjidhet vetëm dy mandate, sepse edhe shkencërisht, më shumë se kaq nuk mund të japë asnjeri. Ndërsa në FSHF-në tonë, drejtuesit duan të jenë të përjetshëm, sepse ky është mentaliteti i tyre prej feudi, mentalitet anakronik dhe aspak modern, që nuk lejon qarkullimin e elitave. Nuk mund të shpjegohet ndryshe, përveçse një pengmarrjeje e futbollit tonë nga drejtuesit aktualë të FSHF-së, fakti që figurat më të shquara të kombëtares sonë, si Igli Tare, Bledar Kola, Besnik Hasi, Sokol Kushta etj., etj., nuk afrohen të japin kontributin e tyre në futbollin shqiptar, ndërkohë që kanë poste të rëndësishme në klube prestigjioze europiane. Pse nuk afrohen? Sepse ata kanë personalitet, nuk janë sahanlëpirës, nuk plotësojnë një "kriter" të vetëm, natyrisht joprofesional, që t'i bëjnë fresk presidentit të FSHF-së prej 8 vitesh. Ja, pra, pse futbolli shqiptar duhet të ndryshojë drejtimin e saj, duke kaluar nga duart e matrapazëve dhe dështakëve prej gati një dekade, për të kaluar në duart e njerëzve të tij, të suksesshëm dhe me vizion, me projekte të qarta afatshkurtra dhe afatgjata. Populli ynë i mençur, jo më kot e ka nxjerrë fjalën e tij të urtë: "Një ujë që nuk lëviz, nuk pihet". Edhe drejtimi i futbollit tonë, pak a shumë kështu ngjan, me një kënetë, me ujë të qelbur, që mbart brenda saj gjithë papastërtitë e kësaj loje magjike në vendin tonë, por që në fakt, siç e tregojnë edhe stadiumet e boshatisura, po braktiset përditë e më shumë nga tifozët. Sepse me të po veprohet si të jetë pronë private e drejtuesve, prej 8 vitesh.
Më poshtë, të përmbledhur në 11 pika kryesore, po publikoj platformën time, si kandidat për president i FSHF-së, me dëshirën e madhe dhe garancitë e duhura për ta bërë prezente dhe për ta konsultuar deri në detaje në takimet që do të ndërmarr ditët në vijim me të gjitha klubet dhe shoqatat, pjesëmarrëse në asamblenë zgjedhore të 9 marsit.
Platforma për president i FSHF-së
1. Përmirësimi i marrëdhënieve federatë shtet pushtet lokal. Ne do të jemi koordinatorët e këtij trekëndëshi dhe do të tregojmë me punën tonë të palodhshme se ekziston vullneti i duhur që gjërat të funksionojnë në mënyrë sa më normale dhe efektive.
2. Përmirësimi i infrastrukturës. Prioritet do të jetë ballafaqimi me klubet e futbollit. Presidentët apo sponosorët duhet të sjellin projektet për klubet që drejtojnë. Këto projekte do të paraqiten në takime të posaçme me UEFA n dhe FIFA n, në mënyrë që të sigurojmë mbështetjen financiare të këtyre dy institucioneve të mëdha të futbollit botëror dhe europian. Përmes bashkëpunimit me shtetin, por edhe me to, do të përmirësojmë infrastrukturën e futbollit shqiptar.
3. Kualifikimi i trajnerëve sipas standardeve europiane të aplikuara nga FIFA dhe UEFA.
4. Rikonstruksioni i stadiumit kombëtar dhe ndërtimi i një stadiumi të ri, modern, shumë i domosdoshëm për përfaqësuesen.
5. Afrimi dhe përfshirja aktive e figurave të nderuara dhe profesionale të futbollit shqiptar pranë FSHF së.
6. Përmirësimi dhe rritja e imazhit të futbollit shqiptar. Futbolli duhet të ndërtohet mbi baza të shëndosha dhe profesionale, sipas vlerave të gjithësecilit. Ndërhyrjet, zarfet dhe miqësitë nuk mund dhe nuk duhet të jenë pjesë e institucionit të ardhshëm të FSHF së.
7. Influenca e "xhaketave të zeza" në ndeshjet e futbollit tonë nuk ka për të ekzituar, siç ekziston sot. Rastet do të gjykohen me profesionalizëm dhe gabimet e qëllimshme do të ndëshkohen maksimalisht. Ne synojmë të ndërtojmë një futboll me karakter dhe mendje të shëndoshë, me moral dhe me zemër.
8. Në zyrat e FSHF së do të ketë punë, transparencë, disiplinë, seriozitet dhe profesionalizëm. Dyert e federatës do të jenë të hapura për t'u ballafaquar me këdo, për çdo problem, në çdo moment, në çdo orë.
9. Do të krijojmë besimin e humbur te tifozët me punë, përkushtim, seriozitet, disiplinë dhe profesionalizëm, në mënyrë që ata t'u kthehen shkallëve të stadiumeve dhe të bëjnë tifozllëk për një futboll të vërtetë.
10. Do të hartohet një projekt i veçantë, për të mbuluar zyrat e talenteve shqiptare në Europë, në mënyrë që të ketë barazi dhe vlerësim korrekt karshi tyre, në të mirë të kombëtareve kuqezi. Synohet cilësia, angazhimi i profesionistëve të vërtetë në gjurmimin dhe seleksionimin e tyre. Gjithçka do t'u besohet njerëzve që aspirojnë për një të ardhme të mirë të kombëtares shqiptare dhe jo të xhepave të trajnerëve, që kanë "hedhur rrënjë" përmes dështimesh të pafundme, prej më shumë se 5 vitesh. 11. Rishikimi i strukturës së kampionatit të superligës, nga 12 skuadra që është tani, të bëhet me 14, ose 16 skuadra në vazhdim.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Skodrinon » Sun, 21 Feb 2010 , 03:27

der tash 26 ekipe kan deklaru qi kan me votu duken,1 halilin e 1 vaten

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by vvvllaznia » Sun, 21 Feb 2010 , 13:58

Skodrinon wrote:der tash 26 ekipe kan deklaru qi kan me votu duken,1 halilin e 1 vaten
ku e ke lexu???????ita tre kater vjet nuk besaj se ka pas skuader qe nuk asht anku per Duken por prap se prap mafjozat per mafjozin votojn

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Admin » Sun, 21 Feb 2010 , 14:25

Ska shance qe Duka me humb presidencen.
Halili asht kandidu kot e si ka than Ledi 1 vote ka me marr ja ma shume.

Vata asht kandidu nga Bylis, shifet se sa force ka Vata ...


P.S. Mondi i kam bashku bashke temat mbi Vaten.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by Skodrinon » Sun, 21 Feb 2010 , 18:45

vvvllaznia wrote:
Skodrinon wrote:der tash 26 ekipe kan deklaru qi kan me votu duken,1 halilin e 1 vaten
ku e ke lexu???????ita tre kater vjet nuk besaj se ka pas skuader qe nuk asht anku per Duken por prap se prap mafjozat per mafjozin votojn
e ndigjova te nji emision sportiv te kanali a1

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by fpjalmi » Mon, 22 Feb 2010 , 20:49

mu me vjen keq si nuk ka kandidu nji njeri i ndershem i sportit shqiptare

astrit hafizi pershembull ose dikush si astrit hafizi ,ama qe te jete i ndershem

kot nuk thojn ,ka ra parja ne dore te dreqit :(

edhe 4 vjet te tjera prap dukaj president :( :( :(

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Rudi Vata President i FSHF???

Post by REINIS » Tue, 23 Feb 2010 , 01:11

Po motoja e Halilit si do jete? Ta bojm ene Federaten si TIRONA?????????????
Ose mo shkurt ta bojm ene federaten mut!!!!! :mrgreen: :mrgreen:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Post Reply