Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Sun, 01 Nov 2009 , 22:13

mondi .

nuk kam qa me shtu ma teper se cdo gja qa ke than asht realitet

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Tue, 03 Nov 2009 , 15:32

“Vllaznia rrezikon rënien? Mua më vjen të qesh…”

Trajneri shkodran, Roland Luçi: Gjendja është psikologjike. Momenti “jo” i Sinanit ndikon në ekip



Nuk është momenti për të qeshur, por trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi ka pasur këtë ndjesi kur ka dëgjuar nga kolegët e tij dhe opionistë të ndryshëm në TV të parashikojnë mbi të ardhmen e skuadrës që ai drejton. Ish-sulmuesi i Vllaznisë në vitet 80-të, edhe pse e gjykon jo të përshtatshme që të prononcohet për situatën delikate, pranon të bëjë një bisedë të shkurtër për temën më të nxehtë të kampionatit shqiptar: Vllaznia, e fundit në renditje pas nëntë javëve kampionat…

- Të gjithë flasin për një dështim të Vllaznisë. A gjeni arsye për atë që po ndodh?

- Është një moment i keq, e vërtetë kjo. Skuadra nuk po arrin të shprehë atë po përgatitet të bëjë. Nuk po del në lojën e saj, është e bllokuar nga ana psikologjike. Kemi bërë gjithçka është e mundur, kemi ndërruar pozicionet e lojtarëve, jemi munduar të marrim më të mirën prejt… Ne shkojmë përpara portës, por nuk po arrijmë të shënojmë. Është esenca e futbollit, duhet të shënosh që të marrësh rezultate dhe ne nuk po e bëjmë.

- E megjithatë, në kontekstin e lojës, Vllaznia që u pa kundër Tiranës ishte më e mira nën drejtimin tuaj?

- Kjo është gjithashtu e vërtetë. Nuk dua të bëj qaramanin, por le të themi që po dënohemi nga episodet. Më vjen rëndë ta them unë, por e vërteta është që ne, në atë ndeshje nuk na u dhanë dy penallti. E nëse do na i kishin dhënë rezultati do të ndryshonte. Tirana ka gjuajtur vetëm njëherë në portë gjatë 90-minutëshit dhe ka shënuar një gol. Ka ndodhur nga një vendosje e gabuar e ekipit tonë, një gabim i vogël që na ka ndëshkuar. Vllaznia po dënohet nga episodet. Është për të ardhur keq. Por unë e di që do dalim nga kjo situatë. Jam i bindur.

- Keni qenë disi të dënuar edhe nga kalendari. Në një moment të vështirë, disa ndeshje delikate jashtë fushe dhe kjo me Tiranën?

- Ne nuk e kemi luksin të diskutojmë nëse një skuadër është e vogël apo jo. Ne jemi në një situatë të tillë që duhet të bëjmë çmos që të fitojmë pikë atje ku të mundemi. Nuk mund të themi që kjo është një ndeshje e lehtë apo e vështirë. Janë të gjitha të vështira për ne në situatën në të cilën ndodhemi.

- Sa ndikim ka fakti që Sinani, lideri i ekipit, nuk po arrin të shënojë?

- Moszhbllokimi i tij është e qartë që ndikon në anën psikologjike edhe të skuadrës. Sinani është Sinani, nëse shënon ai edhe skuadra është sigurisht më e qetë, luan më qetë. Sinani nuk ka asnjë problem tjetër në lojën e tij përveçse nuk po arrin të nxjerrë golin. Është një moment i njohur në lojën e një sulmuesi. Je përpara portës dhe ke tensionin që mund të gabosh edhe këtë herë, në sulm duhet të jesh i qetë që të arrish të shënosh. Kjo është historia.

- Ju çfarë këshillash i keni dhënë, duke qenë se vetë keni luajtur vetë sulmues në karrierën tuaj?

- Sinani në karrierën e tij ka shënuar më shumë se unë. Në njëfarë mënyrë ai ka aq eksperiencë sa të mos ketë nevojë për këshilla. Unë i kam thënë të luajë sa më në thellësi të jetë e mundur. Të përballet me mbrojtësit e qendrës së kundërshtarit, të jetë në dyluftim të përhershëm me ta.

- Fakti që Vllaznia ka ndryshuar shumë këtë vit a mendon që është një factor kryesor i vështirësive që po hasni aktualisht?

- Nuk e diskutoj që po. Një skuadër që ka lojtarë që luajnë prej vitesh bashkë është sigurisht e favorizuar. Në ndryshim një ekip i ndërtuar rishtas e ka të vështirë të kuptojë ato mekanizma që e bëjnë më të lehtë të luajturit bashkë.

- Në fund cilat janë shpresat e tua për këtë Vllazni?

- Unë e ndjej që Vllaznia do të ringrihet. E di këtë. Më vjen të qesh me ata që thonë që kjo Vllazni rrezikon të rënit në kategorinë e parë. As që është në axhendën e klubit apo të skuadrës kjo mundësi. Duhet thjesht të rivihemi në rrugë të mbarë. Më pas Vllaznia do të jetë Vllaznia.

s.ekpres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Tue, 03 Nov 2009 , 15:35

nuk ka me qesh ktu mar roland. po maron faza e pare e jena nvend t'fundit. ça pret me t'thane te tjeret qi je pretendent per kampionat a?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Tue, 03 Nov 2009 , 20:07

o skodrinon aty jane ba punt mut krejt ma vlla e keshtu e kan leht me qesh tane
kam fol rret 1 ore ne tel e ban vet logarite sa me kushton telefoni se nuk e kam lire me shqipnine(po si budall qe jam)
kam fol dhe me gazetare biles me ata ma kritikt
dhe nje nder gjanat qe mora vesht asht se leandro nuk asht krejt i keq sa cpo na thuhet por leandro nuk ka marre kestin e kontrates hala e don mu largu prandaj sja ndin fort per neI jap te drejte FUNDJA ASNJI NGA NE SPUNON GRATIS
pra kuptohet ku calojne gjanat
NUK E DI SI ERDHI TRAJNERI DERI TE VLLAZNIA por shume pikpytje jane dhe per kete pune
edi martini cuditerisht hala nuk a zyrtarizu si drejtor teknik cudi asht dhe kja pune
sdi ca me than ma vec ishalla po eleminojme beratin neser
se aty shihet dora e trajnerit
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Tue, 03 Nov 2009 , 20:18

GOLDIAN wrote:o skodrinon aty jane ba punt mut krejt ma vlla e keshtu e kan leht me qesh tane
kam fol rret 1 ore ne tel e ban vet logarite sa me kushton telefoni se nuk e kam lire me shqipnine(po si budall qe jam)
kam fol dhe me gazetare biles me ata ma kritikt
dhe nje nder gjanat qe mora vesht asht se leandro nuk asht krejt i keq sa cpo na thuhet por leandro nuk ka marre kestin e kontrates hala e don mu largu prandaj sja ndin fort per neI jap te drejte FUNDJA ASNJI NGA NE SPUNON GRATIS
pra kuptohet ku calojne gjanat
NUK E DI SI ERDHI TRAJNERI DERI TE VLLAZNIA por shume pikpytje jane dhe per kete pune
edi martini cuditerisht hala nuk a zyrtarizu si drejtor teknik cudi asht dhe kja pune
sdi ca me than ma vec ishalla po eleminojme beratin neser
se aty shihet dora e trajnerit
leandro u shifte qysh te video e pare qi kena pa qi asht lojtar i mire (gjithmone per kampionatin shqiptar asht fjala)
un kam kujtu se luçi nuk e fute titullar se e shef ma shum si sulmus, po tash qi po thu ti po e marr vesh ku keka puna.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Nov 2009 , 23:37

Po tan ata lojtart e tjer me "emer" qa kan?????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Sun, 08 Nov 2009 , 00:58

e pakuptueshme

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Man in Redblue » Sun, 08 Nov 2009 , 15:57

Vllaznia turperohet nga java ne jave, ktij i vjen me qesh??????!!!!!!

Ca ka me qesh ktu mor vlla? Te vjen me qesh ty, se humbe 3-1 me Lacin,apo se Vllaznia dergjet ne vendet e fundit (edhe pse simas deklaratave kjo Vllazni do te kalonte per pak jave ne mesin e renditijes e ne fund ne zonen evropiane)?

Pak randsi ka se kush a fajtori i vertet- Vllaznia ka tranier Lucin- dhe do ta mbartin Luci mbi supe kyt turp te madh, nqs Vllaznia bjen prej kategoriet.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Sun, 08 Nov 2009 , 23:00

un mendoj qe tranieri te nderrohet sa ma pare .

nuk e di se a asht e vertete qe starova don me ardh te vllaznia ,por nuk mendoj se as ai se ban gja .

kam ndigju qe vllaznine ka frike me e marr cdo specialist shkodran ,sepse nuk kena lojtare


kam ndigju qe as bushati dhe as hafizi nuk e marrin sepse e para kan refuzu shumen qesharake qe fushaj i ka dhane ,dhe e dyta asht se kan frike me e marre vllaznine se ka lojtare amato0r qe nuk duhet te luajn ne superiore ,ku 50 perqind e futbollistave nuk kan gjak futbollistit se i bjen shama

nuk ka qa me i ba vllaznise as tranieri ma i mire ne bote .

un mendoj qe komplet deshtimi i vllaznise nuk asht as te tranieri dhe as te futbollistat qe jan 50 perqind amator dhe po bajn ma te miren por nuk po munden .

fajin e ka merkatoja qe ne vend me u pas harxhu da lek ,asht mendu me fitu ,dhe dihet qe presidenca mban fajin 100 perqind

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Man in Redblue » Sun, 08 Nov 2009 , 23:19

sma merr mendja se vjen starova ...

Nqs ik Luci, o Ser Dedja o Martini e marrin ekipin ndor- pershtypja jeme

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Ledi1920 » Mon, 09 Nov 2009 , 09:37

thuhet se tek ju do vij sul starova
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Tue, 10 Nov 2009 , 16:15

Luçi: Vllaznia mbijeton edhe pa trajner


Ai që ka qenë më shumë nga të gjithë i rënduar në çështjen e trajnerit të përfolur dy ditët e fundit në media, sigurisht që ka qenë trajneri aktual i Vllaznisë, Roland Luçi. Në vetvete ka qenë duke bërë më të mirën e mundshme për skuadrën e tij të zemrës dhe në momentin kur duket se po merr frytet e punës së tij, në media aludohet për një zëvendësim të tij me një trajner tjetër. Lajmi i ka rënë si “bombë” dhe natyrisht që është dukur i shqetësuar. Megjithatë, ka arritur ta marrë veten dhe ajo çfarë ka bërë, i ka kërkuar ekipit të fitojë. Gjërat më pas janë sqaruar. Luçi i beson asaj çfarë thotë Fushaj dhe për këtë arsye do të vazhdojë të bëjë punën e tij me të njëjtin ritëm.

? Zoti Luçi, besoj se jeni qetësuar, apo jo tashmë?

? Nëse e keni fjalën për acarimin në lidhje me gjykimin e ndeshjes ndaj Skënderbeut, ju them që ende jam shumë i mërzitur dhe i tensionuar.

? Por nëse ju kërkojmë mendimin tuaj në lidhje me lajmin që ka qarkulluar për një largim tuajin nga Vllaznia?

? Për këtë gjë jam pak më i qetë. Ditën e ndeshjes, të them të drejtën, kam qenë i shqetësuar jashtëzakonisht shumë. Shkon për një ndeshje me ekipin në transfertë dhe papritur lexon në media se do të ikësh dhe do të vijë një trajner tjetër. Kjo nuk ishte e bukur. Në fund të fundit, nëse gjërat nuk kanë shkuar mirë, ne vërtet kemi një kontratë me presidentin, por në fakt unë nuk dua t’i besoj shumë asaj, sepse nëse ka probleme, flitet si burri me burrin dhe gjërat ndahen me të mirë dhe jo të merren vesh nga persona të tjerë dhe nga media.

? I besuat?

? Edhe nëse nuk do besoja, atmosfera që u krijua në skuadër ishte shumë e nderë. Lojtarët e kishin lexuar të gjithë dhe kuptohet se çfarë do të mund t’u thoja atyre për t’i motivuar për ndeshjen që do luanim pas pak orësh. Megjithatë, vendosa t’ua thoja hapur dhe t’u kërkoja edhe një nder në analizën që zhvilluam para ndeshjes.

? Çfarë nderi?

? U thashë se është një ndeshje shumë e rëndësishme për Vllazninë kushdo qoftë trajneri i saj dhe në radhë të parë duhej të luanin për të çuar në vend nderin e saj. Por në fund u kam kërkuar edhe diçka personale. U thashë që për hir të respektit reciprok dhe të marrëdhënieve shumë të mira që kishim krijuar gjatë kësaj periudhe që kishim punuar bashkë, ta luanin ndeshjen ndaj Skënderbeut edhe për mua. Madje u thashë se, pavarësisht rezultatit, kjo do të ishte ndeshja ime e fundit në krye të Vllaznisë.

? Si e pritën futbollistët këtë gjë?

? Normalisht që nuk e pritën mirë. Kishin për të luajtur një ndeshje të rëndësishme dhe nuk ishin shumë të përqendruar, por për fat gjërat morën rrjedhë tjetër pak para ndeshjes, kur skuadra pati takim me presidentin Fushaj.

? Kush e kërkoi këtë takim?

? Ka qenë vetë presidenti Fushaj që e kërkoi një gjë të tillë. Na thirri të gjithëve në hotel në Korçë dhe aty më sqaroi mua, por edhe futbollistët, se asgjë nuk ishte e vërtetë në lidhje me ato çfarë ishin shkruar dhe prandaj duhej të bënim punën tonë për të luajtur fort dhe për ta fituar ndeshjen.

? Sa i takon ndeshjes, Vllaznia ndoshta ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të saj këtë kampionat, apo jo?

? Jam i bindur se kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Patëm pak probleme në minutat e para me ambientimin në fushë, por me kalimin e minutave gjërat ndryshuan dhe morëm frenat e lojës në dorë. Duhej të kishim shënuar edhe ndonjë gol tjetër, ndërkohë që në fund e pësuam me një gol të parregullt.

? Vllaznia vazhdon të marrë shumë pak pikë dhe të jetë e fundit në renditje. Vazhdoni të besoni se e ardhmja e saj do jetë ndryshe?

? Nëse nuk do të kisha besuar, nuk do të isha në Shkodër tani. Vazhdoj të besoj se mund të bëjmë gjëra të mira dhe, nga ana tjetër, as që dua ta çoj ndër mend se Vllaznia do të bjerë nga kategoria. Edhe pa trajner, Vllaznia nuk bie nga kategoria.

? Pavarësisht zhurmës që u krijua, mendoni se do të vazhdoni të punoni i qetë në krye të Vllaznisë?

? Unë u besoj fjalëve të presidentit dhe, përderisa ai thotë se duhet të vazhdoj i qetë punën, këtë gjë do të bëj. Do ta shfrytëzojmë këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit për të rregulluar edhe ato gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme keni për të parë një skuadër shumë më të fortë.

s.shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Wed, 11 Nov 2009 , 07:40

Ledi1920 wrote:thuhet se tek ju do vij sul starova

ska qa me i ba vllaznise starova mor renis .

asht ma i mire tranieri qe kena tash.

vllaznia duhet te kete nej tranier ma te mire se luqi se per ma te kqij nuk kena nevoje .

mandej starova ka than qe nuk do punojne ma si tranier

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Ledi1920 » Wed, 11 Nov 2009 , 09:30

fpjalmi wrote:
Ledi1920 wrote:thuhet se tek ju do vij sul starova

ska qa me i ba vllaznise starova mor renis .

asht ma i mire tranieri qe kena tash.

vllaznia duhet te kete nej tranier ma te mire se luqi se per ma te kqij nuk kena nevoje .

mandej starova ka than qe nuk do punojne ma si tranier

Nuk jom Renisi mer plak...jom Ledi
Une ate qe ndigjova ate thashe a duhet a sduhet e dini ju ma mire...
masanej ai eksperience ka sa te dush ne kampionatin shqiptar(mjafton me kujtu se vjet ne fund ju mori 6 pike)
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sat, 21 Nov 2009 , 15:56

shume reklame asht tu ju ba
se marr vesht po as ketsbajes trajnerit gjeorgjian te anorthis famagusta vjet qe arriti me eleminu rapidin bindshem e me arrit super rezultate ne ndeshjet ne grupe sbesoj ti jen ba shkrime sic po bahen per lucin
na jena ne pik te hallit merr niri me lexu nej lajme kur gjergji gjen rastin me shkrujt



Roland Luçi gjen “Austrinë” në Shkodër

Prej më tepër se 2 muajsh është duke punuar dhe jetuar në Shkodër. Ndonëse është qyteti i tij i lindjes, sërish për Roland Luçin, ai nuk është ambientuar ende me jetën aty. Kjo sepse në Austri ka jetuar për 19 vjet me radhë. Por tekniku i Vllaznisë duket se ka gjetur një ambient austriak. Themi kështu, pasi në Shkodër funksionon një shkollë austriake. Bëhet fjalë për shkollën e mesme profesionale “Peter Mahringer”. Personeli i kësaj shkolle është thuajse i gjithë me austriakë, ndërkohë që aty flitet në këtë gjuhë.

Drejtuesit e shkollës pikërisht dje kanë menduar ta kenë në radhët e tyre Luçin, teksa në një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës, u ka shpjeguar atyre për ndryshimet e futbollit shqiptar me atë austriak. Përgjigjja më e bukur e trajnerit të Vllaznisë në lidhje me këtë çështje ka qenë kjo: “Futbollistët shqiptarë luajnë me më tepër entuziazëm dhe, nëse do të kishin kushtet e futbollistëve austriakë, ndoshta do të ishin bërë kampionë bote.

e kujt i plasi per shkollen austriake o gjergj o tbasha nji mut ne njat rrog qe merr shkruj ne media lokale po jo ne ato komtare se na peshtiroset gjithca
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by vllaznia1919 » Thu, 26 Nov 2009 , 21:36

Ky asht niveli gazetarise tone maj naqe skena qa presim ma shum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Thu, 26 Nov 2009 , 21:38

vllaznia1919 wrote:Ky asht niveli gazetarise tone maj naqe skena qa presim ma shum.
mas me keqkupto sinqerisht se po lexojme dhe per jeten private te yjeve europian
asht dicka normale.edhe per lucin a krejt normale ne gazeten shkodra a nej gazete tjeter mu fol per te
por jo ne sportin shqiptar ne kete moment qe jena na ne pike te hallit na intereson me marr vesht nej lajm mbi skuadren e jo a pjerdhi austriaku a shkoj ne banjo gjermani
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Nov 2009 , 21:35

i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Mon, 30 Nov 2009 , 01:33

nuk di qa me than per ket tranier

por edhe te ishte hafizi ,mund te them se kesaj merkato qe ka ba fushaj ,asht shum e pakuptueshme ,dhe te jep idene qe vllaznia skuadra jone e zemres asht kthy me futbollista amatore ,pa pike eksperiencet

Clirim
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Mon, 08 Dec 2008 , 15:35
Location: Rimini,itali

Re: Roland Luçi traineri i ri i Vllaznis

Post by Clirim » Tue, 01 Dec 2009 , 20:46

Roland Luci nuk aSht tranjer
edhe lojtar ka ken super injorant
lene ma tranjer

edhe martinin kena mangut
mane vim e bajm tranjer un e Goldi""

Post Reply