Page 1 of 2

Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Tue, 22 Sep 2009 , 20:24
by Skodrinon
Të mërkurën, turi i parë i Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë ngre siparin e saj, për edicionin futbollistik 2009-2010. Do të luhet pikërisht turi i parë i saj, ditën e mërkurë, 23 shtator 2009, ku marrin pjesë ekipet inferiore, të kategorisë së dytë. Pas këtij turi, skuadra e kualifikuara do të bëhen pjesë e garës bashkë me skuadrat e kategorisë së parë, për të mbërritur në turin e tretë, ku Kupës së Shqipërisë do t’i bashkohen edhe skuadrat e superligës. Konkretisht, turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e para, do të luhet si më poshtë:

Ndeshjet fillojë të gjitha në orën 15.30



GRUPI I VERIUT

NAFTATARI-CLIRIMI (KUCOVE)

Gjyqtar: Balliu

MAMURASI-KORABI (MAMURRAS)

Gjyqtar: Nase

ERZENI-ILIRIA (SHIJAK)

Gjyqtar: Hakrama

LUZI-PERPARIMI (LUZ)

Gjyqtar: Dervishi





GRUPI I JUGUT

VLORA-KELCYRA (VLORE)

Gjyqtar: Masha

TOMORI-PERMETI (BERAT)

Gjyqtar: Cobaj

DOMOZDOVA-MALIQI (PRRENJAS)

Gjyqtar: Fetollari

DELVINA-HIMARA (DELVINE)

Gjyqtar: Sino

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 24 Sep 2009 , 13:30
by Skodrinon
U luajt turi i parë i Kupës, ja të kualifikuarit

U luajt turi i parë i Kupës së Shqipërisë, në të cilin merrnin pjesë skuadrat e kategorisë së dytë. Në përfundim të këtyre 90-minutave, ciftet e skuadrave, të dala kësisoji nga shorti përkatës, kanë dhuruar edhe të kualifikuarit për në turin e dytë. Më konkretisht, në mënyrë telegrafike, ja edhe pasqyra e plotë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, bashkë me ndeshjet e turit pauses.

Turi i parë paraeliminator (23.09.2009, ora 15:30)

GRUPI I VERIUT
Naftëtari-Çlirimi 0-0 (edhe një ndeshje për të vendosur fituesin)
Gjyqtar: Sh. Balliu

Mamurrasi- Korabi 2-0
Gjyqtar: A. Nasse

3. Erzeni-Iliria 2-4
Gjyqtar: K. Hakrama

Luzi-Përparimi 2-0 (s’u luajt, s’u paraqit Përparimi. Luzi fiton në tavolinë 2-0)
Gjyqtar: M. Dervishi

GRUPI I JUGUT
Vlora-Këlcyra 2-1
Gjyqtar: M. Masha

Tomori-Përmeti 2-0
Gjyqtar: R. Çobaj

Domozdova-Maliqi 2-1
Gjyqtar: F. Fetollari

Delvina-Himara 5-0
Gjyqtar: E. Sino

Turi i dytë paraeleminator (30.09.2009, ora 15:00)

GRUPI I VERIUT
Naftëtari/Çlirimi-Luzi 2008
Mamurrasi-Iliria

GRUPI I JUGUT
Vlora-Delvina
Tomori-Domosdova

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 01 Oct 2009 , 14:38
by Skodrinon
Turi i dytë paraeleminator
(30.09.2009, ora 15:00)
GRUPI I VERIUT
Luzi-Çlirimi 2-1

Mamurrasi-Iliria 2-1



GRUPI I JUGUT
Vlora-Delvina 5-3

Tomori-Domosdova 4-1

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 12:34
by Skodrinon
Raundi i parë (21.10.2009 - 04.11.2009)

GRUPI A
Luzi-Tirana
Mamurrasi-Dinamo
Memaliaj-Shkumbini
Pogradeci-Besa
Besëlidhja-Laçi
Sopoti-Kastrioti
Turbina-Bylis
Burreli-Lushnja



GRUPI B
Tomori-Vllaznia
Vlora-Teuta
Gramshi-Flamurtari
B.Sport-Apolonia
Skrapari-Skënderbeu
Luftëtari-Gramozi
Ada-Partizani
Kamza-Elbasani

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 12:37
by Skodrinon
tomori asht rast i mire per sinanin me u zhblloku :D

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 17:32
by Man in Redblue
Skodrinon wrote:tomori asht rast i mire per sinanin me u zhblloku :D

Forca Ujku, diftoje vedin..... :ol: :ol: :ol: :ol: :ol: :ol: :ol:

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 18:23
by GOLDIAN
sa keq me vjen si u shkaterru tomorri

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 20:31
by Miri
Se mas ndodh nej surpriz ne kete takim.

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 00:09
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:sa keq me vjen si u shkaterru tomorri

edhe mu mvjen keq, nuk e di pse, por e kam pas simpati si skuader, sidomos ne ato dy- tri viete kur rivalizote per titull e e rrahte Tiranen

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 22 Oct 2009 , 01:44
by Skodrinon
Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:sa keq me vjen si u shkaterru tomorri

edhe mu mvjen keq, nuk e di pse, por e kam pas simpati si skuader, sidomos ne ato dy- tri viete kur rivalizote per titull e e rrahte Tiranen
maj mend nji vit qi, mos t'kishin nderhy faktoret e jashtem(arbitrat), qe tu e fitu kampionatin

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 22 Oct 2009 , 01:45
by Skodrinon
Raundi i parë (21.10.2009)

GRUPI A
LUZI-TIRANA 3-1
MAMURRASI-DINAMO 2-3
MEMALIAJ-SHKUMBINI 1-2
POGRADECI-BESA 2-3
BESËLIDHJA-LAÇI 1-2
SOPOTI-KASTRIOTI 0-3
TURBINA-BYLIS 1-0
BURRELI-LUSHNJA 0-0

GRUPI B
TOMORI-VLLAZNIA 0-4
VLORA-TEUTA s’u luajt
GRAMSHI-FLAMURTARI 0-3
B.SPORT-APOLONIA 3-1
SKRAPARI-SKËNDERBEU 5-3
LUFTËTARI-GRAMOZI 1-3
ADA-PARTIZANI 0-0
KAMZA-ELBASANI 2-1

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 22 Oct 2009 , 02:57
by fpjalmi
:o :shock: wow tirana paska hup .

tash po e shoh se ka mbaru :oops:

ma vjen keq per tifozat e tiranes por tirana ket vit nuk e di cfare ka

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 13:46
by REINIS
fpjalmi wrote:

ma vjen keq per tifozat e tiranes por tirana ket vit nuk e di cfare ka
Kujt ia thu??? :cry: :lol: :cry: :lol: :cry: :lol: :cry: :lol: :cry: :lol: :cry:
Sdi me qa a me qesh...

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 13:51
by GOLDIAN
o reinis po ne tirane do i jepni 6 gola
problemi asht se me ate synin tem si i jashtem tirana po dobesoet nga viti ne vit si ekip
sthem se u mund nga dinamo e u be nami se tirana mundet me i fitu dhe 7 ndeshje rresht por shof nje problem
te rinjte ku jane???
sillen ne ekip patushi muka devolli sina ahmataj per ca??????mungon nje menaxhim i skuadres
e kam shpreh dhe ma perpara CIM MUCA i mir e i keq ka qene adapt per tiranen sipas mendimit tim gjithmone
duket se po ban nje pune te mire te dinamo
edhe mund te dilni kampion edhe nennkampion po prap se prap per europe une e shoh larg tiranen pretendimeve qe ju keni.

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Fri, 23 Oct 2009 , 18:08
by fpjalmi
renis.

mu me vjen keq sinqerisht per tiranen por halili ket rradhe ka deshtu me tiranen,se ska harxhu kurxha .

jam shum dakort me goldin qe thote qe nuk keni fidanishten e te rinjve ,e ardhmja e skuadres.

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 05 Nov 2009 , 15:10
by Skodrinon
Raundi i parë (21.10.2009 - 04.11.2009)

GRUPI A
Luzi-Tirana 3-1 0-3
Mamurrasi-Dinamo 2-3 0-2
Memaliaj-Shkumbini 1-2 0-2
Pogradeci-Besa 2-3 0-1
Besëlidhja-Laçi 1-2 -
Sopoti-Kastrioti 0-3 1-3
Turbina-Bylis 1-0 0-3
Burreli-Lushnja 0-0 1-3

GRUPI B
Tomori-Vllaznia 0-4 1-5
Vlora-Teuta 0-2 0-1
Gramshi-Flamurtari 0-3 0-0
B.Sport-Apolonia 3-1 0-7
Skrapari-Skënderbeu 5-3 5-9
Luftëtari-Gramozi 1-3 1-4
Ada-Partizani 0-0 -
Kamza-Elbasani 2-1 0-0

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 05 Nov 2009 , 15:12
by Skodrinon
Gjyqtarit i vinte keq për Tiranën, :lol: :lol: :lol:

Gjyqtari kryesor por dhe ndihmësit e tij në ndeshjen Tirana-Luzi janë bërë më tepër protagonistë nga ç’duhet. Gjyqtari kryesor Ziri ka prodhuar gjithçka në 90-minutëshin e djeshëm. Karton i kuq për Devollin më shumë se i dyshimtë, penallti po kaq e dyshimtë në favor të Tiranës dhe një episod i çuditshëm në fillim të pjesës së dytë ku pas mosdaljes në fushë të lojtarit të Luzit, gjyqtari ka lejuar që kundër rregullores të futej në fushë një lojtar zëvendësues. Kartona të shumtë të verdhë dhe gjyqtari ka vërshëllyer më shumë nga ç’duhej duke akorduar faulla të shumtë për të dyja skuadrat. Në krahun tjetër, dy asistentët e tij kanë akorduar pozicione jashtë loje më shumë se të dyshimta duke bërë që gjykimi i kësaj ndeshje të mos ishte në nivelin e duhur.

Zëvendësimi - Në fillimin e pjesës së dytë në stadiumin Selman Stermasi ka ndodhur një episod i çuditshëm. Skuadra e Luzit është futur në fushë me një lojtar më pak. Konfuzion në rradhët e stadiumit, tek gjyqtari kryesor që pasi numëroi lojtarët në fushë i rezultonte një më pak. Kryesori Ziri nuk po niste lojën por lojtarët e Tiranës i kërkuan gjyqtarit të mos vononte. Në krahun tjetër, stafi dhe lojtarët e Luzit në emergjencë pasi një lojtar më pak në fushë për ta do të thoshte shumë. Lojtari zëvendësues Asllani nuk po lejohej nga gjyqtari i katërt për tu futur në fushë e lojës si zëvendësues pasi duhej pritur kthimi në fushë i lojtarit Kapo. Në shkallët e stadiumit u krijuan të qeshura dhe thirrje nga ana e tifozëve Luzak, për të lejuar futjen në fushë të lojtarit zëvendësues. Gjyqtari i katërt pasi i konsultua edhe me shefin e sektorit të garave, i pranishëm në stadium lejoi zëvendësimin dhe futjen në fushë të lojtarit Asllani. Në momentin që lojtari do të futej në fushë, në fanelën e tij nuk ishte numri 20 i stampuar të cilin lojtari e kishte të shënuar në protokoll. Stafi mjekor i Luzit në këtë rast bëri “rrobaqepësin” duke shenjuar dhe stampuar numrin 20 me anë të likoplast, duke provokuar edhe të qeshura në shkallët e stadiumit pasi numri nuk ishte stampuar si duhet.

sport ekspres

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 05 Nov 2009 , 15:14
by Skodrinon
Turi i dyte

GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi/Besëlidhja-Besa

GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani/Ada-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Thu, 05 Nov 2009 , 18:43
by fpjalmi
e kalume edhe ket turr

Re: Kupa e Shqipnise 2009-2010

Posted: Fri, 06 Nov 2009 , 10:00
by Ledi1920
fpjalmi wrote:renis.

mu me vjen keq sinqerisht per tiranen por halili ket rradhe ka deshtu me tiranen,se ska harxhu kurxha .

jam shum dakort me goldin qe thote qe nuk keni fidanishten e te rinjve ,e ardhmja e skuadres.

lojtar te rinj kan dal nga tirona
por kto nuk din me i mjat...majn ato te cilet kan miq...

shume shkojn tek teuta,dinamo etj edhe si perfundim ne kena morrat e kuq peshqesh...

ky eshte manaxhimi amatoresk i refik halilit