Page 11 of 11

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Wed, 23 Feb 2011 , 14:42
by Miri
Skodrinon wrote:dy gola rraboshta kishte ba. per sherr :)

sa ekipe bin ne kategori te trete?
2 direkt e 2 me barazh por nuk e di se mas u gabofsha e kan ndryshu nga qe dojn me ba superligen 16 skuadra.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 09:32
by fpjalmi
Ada shkatërron 5-0 Gramozin

Ada merr tri pikë mjaft të rëndësishme në luftën për të mbijetuar në Kategorinë e Parë. Skuadra nga Velipoja ka fituar gjatë ditës së djeshme me rezultatin 5-0 ndeshjen e prapambetur me Gramozin. Një goleadë që askush nuk e priste, edhe për faktin se kundërshtarët nga Erseka renditen mes gjashtë të parave në klasifikim dhe janë në garë për të siguruar një vend në ndeshjet “play-off”. Megjithatë, ishte motivimi i futbollistëve të Adës ai që ka bërë diferencën, ndërsa vendasit kanë shënuar pesë herë në portën e Gramozit me Nikën, Arrën, Zallën, Osjen e Hajdarin. Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Esat Rakiqi mbetet në vendin e 14-të, por barazon Vlorën në kuotën e 19 pikëve në 19 ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë, Tërbuni-Besëlidhja, sfida tjetër e prapambetur, e cila ishte parashikuar që të luhej dje është shtyrë sërish për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Pukë. Tashmë, federata pritet të përcaktojë një tjetër datë, në një periudhë kur kushtet do të jenë të favorshme për një ndeshje futbolli

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Fri, 25 Feb 2011 , 09:33
by fpjalmi
Hallall ades qe tregon qe nuk e meriton ate vend qe ka

Me rrah gramozin 5 me 0 duke dit qe ishte ne superlige vjet ,asht dicka shum e madhe

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Mar 2011 , 21:36
by fpjalmi
urime ades per ndeshjen e sotme qe e fitoi 2-0 me vlonen .

shpresoj qe ti ikun edhe ma shum zones se ftohte dhe vitin tjeter fushaj ta ndihmojn me lojtaret qe nuk i duhet.

kuptohet qe asht shum e veshtire me u fut ne superiore ,veq me e marr nej president qe ka lek

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Mar 2011 , 22:47
by fpjalmi
RENDITJA
1 Pogradeci 22 52
2 Kamza 22 47
3 Tomorri 22 44
4 Apolonia 21 38
5 Beslidhja 21 37
6 Mamurras 22 34
7 Lushnja 22 29
8 Gramozi 21 28
9 Luftetari 22 28
10 Burreli 22 25
11 Bilisht Sport 21 24
12 Vlora 22 22
13 Terbuni 21 22
14 Gramshi 22 21
15 Ada 21 20
16 Partizani 22 16

Asht me te vertete keq kur e shef aden ne ate vend ,dhe shyqyr qe fitoi sot se mos te kishte fitu e kishte siguru ramjen prej kategorise

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Mar 2011 , 23:09
by Edmond-Cela
kjo asht rendita Pjalmi.

1. POGRADECI 52 pike
2. KAMZA 47 pike
3. TOMORI 44 pike
4. APOLONIA (-1) 38 pike
5. BESELIDHJA (-1) 37 pike
6. MAMURRASI (-1) 33 pike
7. GRAMOZI 29 pike
8. LUSHNJA 29 pike
9. LUFTETARI 28 pike
10. BILISHT SPORT (-1) 24 pike
11. BURRELI 23 pikë
12. ADA 23 pikë
13. VLORA (-1) 22 pikë
14. TERBUNI (-2) 21 pikë
15. GRAMSHI (-1) 21 pikë
16. PARTIZANI 16 pikë

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Mar 2011 , 23:14
by fpjalmi
atehere ia paska fut kot albania sport :D

shife

http://www.albania-sport.com/article/11 ... -dyta.html

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 13 Mar 2011 , 01:50
by Man in Redblue
Go go go go go ADA......... :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag:

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 10 Sep 2011 , 20:04
by fpjalmi
Ada paska fituar paster ne fushen e veshtire te Burrelit me rezultatin 2-0.

Nji start jashtezakonisht i mire I ades qe ne ndeshjen e pare dhe mbi te gjitha ne transfert , nji rezultat qe premton shum kete kampionat per ada ,duke na dhan shprese per 1 kalim te mundshem ne superlige .

le te shpresojm kete vit

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Mon, 16 Apr 2012 , 21:59
by GOLDIAN
kjo skuader ka nje super grup
por nje semundje te keqe
paska dhan dorehqejen trajneri nika para ndeshjes me himaren
qe per cudi u humb 1-2

skodrinon ca me ithan kesaj?

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Tue, 17 Apr 2012 , 15:59
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:kjo skuader ka nje super grup
por nje semundje te keqe
paska dhan dorehqejen trajneri nika para ndeshjes me himaren
qe per cudi u humb 1-2

skodrinon ca me ithan kesaj?
un kur pash rezultatin (pa e dit se ka ik traineri) u çudita. asht e veshtire me fitu nji ekip si himara n'velipoje. per asht ba nei pisllek. nika ndoshta nuk ka ken dakord me ia lan ndeshjen himares. dreqi e din

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Tue, 17 Apr 2012 , 18:05
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:kjo skuader ka nje super grup
por nje semundje te keqe
paska dhan dorehqejen trajneri nika para ndeshjes me himaren
qe per cudi u humb 1-2

skodrinon ca me ithan kesaj?
un kur pash rezultatin (pa e dit se ka ik traineri) u çudita. asht e veshtire me fitu nji ekip si himara n'velipoje. per asht ba nei pisllek. nika ndoshta nuk ka ken dakord me ia lan ndeshjen himares. dreqi e din
HAI RAGIONE biles jo i vetem por dhe tjer skan pranu por jan lan ne pankin
turp turp turp
jena ba boze itash

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 21 Apr 2012 , 20:05
by GOLDIAN
cdo gja asht e pergatitur perfekt vllazen ne shqiperi
biles dhe regjisoret e hollivudit do na ken zili
ada i len fitoren himares se e kishte te sigurte piken ne skrapar
dhe ndodhi ajo qe ndodhi ku ades i jepet ne tavoline fitorja

me vjen vertet keq se ne kategorine e pare pervec ades ka dhe lezha disa djem shume te rinj dhe te talentum shkodran te cilet slejohet te lujne si e kan takatin por sipas urdhrave qe ju japin
vertet fatkeqesi

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Mon, 23 Apr 2012 , 01:59
by GOLDIAN
ada paska rrah beslidhjen
kjo humbje i rrezikon vendin e 4 lezhes pasi barazohet nga kavaja

respekte shokve te mi dhe ades per fitoren

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 05 May 2012 , 14:43
by vllaznia1919
Mirboll asht Ada me vazhdu ne kategori te pare se per ma teper skan munsi.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 05 May 2012 , 21:10
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Mirboll asht Ada me vazhdu ne kategori te pare se per ma teper skan munsi.
mrekulli asht qendrimi ne kategori te pare
sepse ne velipoje luhet futboll jo si ne qytete tjera ku bahet lufte
kurse ne velipoje luajne jo nen presion e nen tulla kundershtaret