Shqipni-Danimarke

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Shqipni-Danimarke

Post by Skodrinon » Tue, 08 Sep 2009 , 18:29

Neser luhet ndeshja Shqipni-Danimarke, e vlefshme per eliminatoret e botnorit 2010.
Si gjithmone n'ket kohe na nuk pretendojme per kualifikim por veç me i prishe pune te tjerve :D
Para Shqipnia

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Shqipni-Danimarke

Post by Edmond-Cela » Tue, 08 Sep 2009 , 21:51

me faqe te bardh ishalla
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Shqipni-Danimarke

Post by Ledi1920 » Wed, 09 Sep 2009 , 09:02

Nuk ka rendesi rezultati se ne jashte qe jashte jemi.E rendesishme eshte qe te bejm nje paraqitje te mire qe te na vleje per te ardhmen si per lojtaret si per trainerin.

Mgjth brenda e kemi tregu qe vejm shume skuadra ne veshtiresi ...
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni-Danimarke

Post by Skodrinon » Wed, 09 Sep 2009 , 13:54

“Danimarkë, mbrohu para se të sulmosh!”

Josip Kuzhe sfidon forcën sulmuese të danezëve: “Duam gol, luajmë me dy sulmues”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka dhënë dje në një konferencë për shtyp prononcimin e fundit në prag të ndeshjes më Danimarkën. Ai u është përgjigjur pa fshehur asgjë të gjitha pyetjeve të gazetarëve, duke zbuluar edhe formacionin që do të hedhë në fushë që nga minuta e parë. Kroati ka premtuar një ndeshje të madhe ndaj danezëve, një paraqitje aspak inferiore, madje një lojë sulmuese në shërbim të rezultatit pozitiv.

Kuzhe e ka vlerësuar Danimarkën skuadrën më të fortë të grupit në bazë të shifrave, por gjithashtu ka siguruar se kombëtarja jonë do të luftojë fort dhe se do të dija ta përballojë furinë daneze. “Për fat të keq, kemi vetëm dy ndeshje për të luajtur në grup dhe nuk kemi mundësi të kualifikohemi, edhe nëse i fitojmë të dyja ndeshjet.

Gjithsesi, ne kemi objektivat tona: të luajmë mirë, të bëjmë paraqitje dinjitoze dhe sigurisht të marrim rezultat pozitiv. Me Danimarkën do të luajmë një ndeshje të veçantë për tifozët tanë. Ekziston tension dhe motivim i madh para kësaj ndeshjeje. Gjithsesi, ne kemi ambiciet tona për rezultat pozitiv. Sigurisht duhet të respektojmë edhe statistikat e grupit tonë.

Danimarka është me e forta e grupit, skuadra që ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar vetëm 1 me Portugalinë. Danimarka vjen si kryesuesja e grupit, me besimin se do të marrë fitoren e radhës, por edhe ne, siç e thashë më parë, kemi objektivat tona. Sigurisht, nuk do të luajmë vetëm në mbrojtje. Taktika dhe koncepti i lojës sonë do të jenë edhe ofensivë. Duhet të krijojmë rastet tona, që të kemi mundësi të shënojmë. Skuadra që do të zbresë nesër në fushë është kjo: Ujkani; Cana, Curri, Dallku, Beqiri; Duro, Bulku, Agolli, Skela; Salihi dhe Bogdani.”




? Bogdani dhe Salihi në sulm. Ku bazohet zgjedhja juaj?

? Arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin që të dy sulmuesit po luajnë rregullisht me skuadrat e tyre. E dyta: kemi objektiva për këtë ndeshje, por edhe në të ardhmen, që lidhen me aktivizimin e kësaj dysheje. Unë dëshiroj të ndërtoj një skuadër të fortë, ndaj na duhen në formacion futbollistë të tillë. Kam shumë besim që pas ndeshjes me Danimarrkën do të kemi një skuadër të fortë me dy sulmues. Mund të konfirmoj që taktika jonë është sulmuese. Nuk dua të luaj me 5 mesfushorë apo me 5 mbrojtës, duke i kushtuar vëmendje vetëm mospësimit të golit, por me lojtarë sulmues të fortë, që krijojnë raste për gol.

? Nuk do të aktivizoni nga minuta e parë Likën, Hykën apo Vilën?

? Kam besim te të gjithë futbollistët e mi, por kam vendosur të aktivizoj Beqirin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe para tij Agollin, për të pasur një mbrojtje të fortë, por edhe mundësi për të zhvilluar një lojë efikase sulmuese.

? E keni kritikuar skuadrën pas ndeshjes së kontrollit me U?19?n se nuk ka qenë e motivuar. A e keni zgjidhur këtë problem në seancat e fundit stërvitore?

? Sigurisht që e kemi zgjidhur. Futbollistët janë impenjuar më seriozisht në stërvitje. Ua kam shprehur shqetësimin tim në analizat që kemi bërë, por edhe e kam kuptuar sjelljen e tyre për shkak të fitores së thellë që kemi arritur me Qipron. Ishte diçka e logjikshme, por më pas edhe futbollistët e kanë kuptuar që duhet shumë përqendrim në stërvitje për të pasur sukses. Jam shumë i bindur që lojtarët tanë janë shumë të motivuar si individualisht, por edhe si skuadër.

? Mes Hidit dhe Ujkanit keni përzgjedhur Ujkanin. Ku jeni bazuar në këtë vendim?

? Vendimet për atë që do të luajë titullar në portë i marr në mënyrë kolegjiale. Unë punoj me trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqin, mendimi i të cilit është shumë i rëndësishëm. Bashkë kemi vendosur që në portë të jetë Ujkani. Sigurisht, në këtë vendim ka ndikuar edhe paraqitja shumë e mirë e Ujkanit në miqësoren me Qipron.

? Mund të bëni një parashikim për këtë ndeshje?

? Abolutisht jo. Unë mund të them vetëm që do të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë rezultat pozitiv.

? Ndaj Portugalisë stadiumi “Qemal Stafa” ka qenë i mbushur plot. A prisni që tifozët ta mbushin stadiumin edhe me Danimarkën?

? Sigurisht. Pres që stadiumi të mbushet plot, sepse edhe futbollistët, përveç motivimit dhe dëshirës së tyre, kanë nevojë për mbështetjen e publikut, sidomos në ndeshjet brenda.

? Pas Portugalisë, Danimarka është skuadra tjetër e grupit që vjen në “Qemal Stafa”. Sipas jush, cila është me e fortë?

? Nuk mund të them se njëra apo tjetra është më e fortë. Statistikat po, e thonë që Danimarka është më e fortë. Ne duhet të ndjekim numrat, sepse në bazë të tyre vlerësohen edhe arritjet. Portugalia luan një futboll më atraktiv dhe ka individualitete, ndërsa Danimarka është më kompakte dhe e fortë si skuadër. Njerëzit kanë shije të ndryshme, disa pëlqejnë lojën atraktive të Portugalisë dhe të tjerë forcën e Danimarkës. Unë personalisht nuk mund të them se cila është më e fortë, kurse numrat flasin për Danimarkën. Për mua ka më shumë rëndësi se si mund t’i përballojmë Portugalinë dhe Danimarkën.

? Keni zhvilluar deri tani tri ndeshje në krye të kuqezinjve. A është sfida me Danimarkën prova e vërtetë e Kuzhes, pasi e ka njohur dhe ka punuar më shumë me futbollistët?

? Sigurisht që është test për punën time, por edhe për skuadrën, futbollin shqiptar dhe të ardhmen.

s.shqiptar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Shqipni-Danimarke

Post by Edmond-Cela » Thu, 10 Sep 2009 , 00:43

kjp shkurt ndeshja ma e mire jo fetem se kemi barazu por kemi dominu

video e ndeshjes http://www.youtube.com/watch?v=pL1ytIVMNBM
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Shqipni-Danimarke

Post by REINIS » Thu, 10 Sep 2009 , 12:41

Urime te gjithve per lojen e djeshme!
Ajo pike e morme dje dmth Vazo 4 eleminatoret e tjera. :P
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni-Danimarke

Post by Skodrinon » Thu, 10 Sep 2009 , 15:17

kena lujt mire mram. si nata me diten me ndeshjen ne danimarke. tham se kishim pase noi pike ma shum sot mos me pa pase at haan idiotin ne pankine

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Shqipni-Danimarke

Post by vllaznia1919 » Sat, 12 Sep 2009 , 12:47

Taman naqe.Qfare debilit aj na ka shkatrru.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Shqipni-Danimarke

Post by REINIS » Sat, 12 Sep 2009 , 20:57

Sida e zont ishalla!
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Post Reply