Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Lajme mbi kombëtaren

Post by futbollist » Mon, 29 Nov 2004 , 17:29

Lista e kandidatëve të ekipit kombëtar te grumbulluar nga trajneri Brigel per zborin qe po zhvillon nga data 29nentor-1dhjetor ne komplekset e kombetares qe ndodhen ne Kamëz.

Portierë :
Ilion Lika
Arjon Mustafa
Isli Hidi

Mbrojtës
Erjon Xhafa
Tefik Osmani
Patrik Doçi
Armend Dallku
Henri Ndreka

Mesfushorë :
Elvis Sina
Ansi Agolli
Amarildo Belisha(KF VLLAZNIA)
Ardit Beqiri
Bledar Hodo
Dorian Bylykbashi
Hamdi Salihi(KF VLLAZNIA)

Sulmues :
Bekim Kuli
Parid Xhihani
Bledar Mancaku
Erion Rizvanolli
Vioresin Sinani(KF VLLAZNIA)
Last edited by futbollist on Tue, 30 Nov 2004 , 13:30, edited 1 time in total.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 29 Nov 2004 , 21:55

Mire boll 5 shkodran ne komtare B. :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 30 Nov 2004 , 14:53

Ne zborin e rradhes do te mungojne Doçi dhe A.Beqiri!
Patrik Doçi nuk ka udhetuar ne drejtim te Tiranes per arsye se klubi i tije boshnjak,Zhepçe nuk i ka dhene leje per kete grumbullim me kombetaren shqiptare,kurse Ardit Beqiri nuk eshte paraqitur per shkak te nje demtimi te vogel.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Brigeli prenoton dy talente para Ukrainës

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Dec 2004 , 01:54

Të gjithë pjesëtarët e debatit të pafundëm se kombëtarja duhet të ketë më shumë lojtarë të kampionatit shqiptar, kanë marrë një përgjigje të kënaqshme nga trajneri kuqezi, Hans Peter Brigel, pasi gjermani tha dje se kishte planifikuar edhe dy lojtarë të rinj nga lista prej 20 lojtarësh e kandidatëve të kampionatit për ndeshjen me Ukrainën. Në përfundim të "zborit" numër 6 të zhvilluar në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, gjermani ishte më optimist se zakonisht, duke i lavdëruar futbollistët për impenjimin në tri ditët e këtij "zbori". Brigeli ishte i kënaqur edhe me ndeshjen që u dha fund tri ditëve stërvitjeje. Skuadra e tij fitoi me rezultatin 5?1 ndaj kombëtares U?19. Përveçse janë rritur teknikisht, lojtarët kanë formuar tashmë edhe një skuadër të vërtetë. Thotë Brigeli: "Jam mjaft i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve gjatë miqësores, por edhe në ditët e tjera të grumbullimit. Gjithnjë kam insistuar te futbollistët që të përpiqen të luajnë një futboll të bukur. Në këtë ndeshje, lojtarët mundën ta realizonin synimin tim. Ajo që dua të konfirmoj tashmë, ështe se të paktën dy lojtarë janë fokusuar në këto grumbullime dhe ata do të jenë pjesë e kombëtares A duke filluar nga ndeshja me Ukrainën,"? tha Brigeli, i cili nuk pranoi t'i veçonte që tani këta emra. "Në të ardhmen do të kemi edhe një grumbullim tjetër. Duke filluar nga e hëna e 13 dhjetorit, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe me këta kandidatë do të jemi sërish në këtë kompleks për të zhvilluar "zborin" tonë të fundit për këtë vit. Në ato tri ditë do të marr përgjigjet e duhura për çka thashë më lart"? u shpreh dje me një shprehje kënaqësie në fytyrë trajneri i kombëtares. Por Brigeli kishte edhe lajme të këqija për gazetarët e ndjeshëm ndaj çështjes së "legjionarëve" shqiptarë. Ai nuk do të shkojë për ta ndjekur Erion Bogdanin më 4 dhjetor, siç kishte premtuar (jo me gojën e tij, por nëpërmjet zyrtarëve të FSHF-së). Gjermani kësaj here nuk ka pasur ndonjë arsye të rëndësishme (herën e fundit pengesë ka qenë dëbora), por ka shtuar se njeriun që ka shënuar më shumë se askush në Europë ndër shqiptarët e futbollit do ta shohë në të ardhmen.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Dec 2004 , 01:47

Kombëtarja e dënuar në... "Qemal Stafa"

Kohët kur ekipi kombëtar i Shqipërisë zhvendosej larg tempullit tonë të futbollit "Qemal Stafës" për të luajtur në "Loro Boriçi" të Shkodrës dhe për të fituar në debutimin zyrtar të trajnerit aktual Brigel, pikërisht kundër Rusisë, duken sot shumë të largëta. Gati dy vjet pas asaj ndeshjeje që prodhoi një prej kulmeve më të rëndësishme të historisë së futbollit dhe njëkohisht tifozerisë shqiptare, kombëtarja duket më "e dënuar" se kurrë të luajë në "Uemblin" e vet, stadiumin "Qemal Stafa". Përkundër shumë hamendjeve, apo dhe kërkesave që tifozët e thjeshtë kanë bërë edhe në forumin e faqes këtu përkundruall "Sportit Shqiptar", FSHF vendosi javën e kaluar që ndeshja vendimtare për fatin e Shqipërisë në eliminatoret e kampionatit botëror "Gjermani 2006", ajo e datës 9 shkurt kundër Ukrainës të luhej në stadiumin kombëtar. Ekipi "shëtitës" Shpresa kësaj here u vendos në "Loro Boriçi". Ka të paktën një arsye madhore, pse do të jetë shumë e vështirë që ta shohim skuadrën e të gjithë kombit (veçanërisht në ndeshjet më të rëndësishme), jashtë kryeqytetit. Kjo arsye duhet parë në dritën e ]mimeve të reja që Federata Shqiptare e Futbollit, po aplikon për ndeshjet kryesore të kombëtares. Ndërsa në përballjen e vetme të luajtur jashtë kryeqytetit (Shqipëri? Rusi 3?1 në "Loro Boriçi") ]mimet e biletave, me zor e kapnin shifrën tavan prej 1 mijë lekëve të reja (tribunë kryesore), për të ndjekur Shqipërinë kundër Greqisë apo Shqipërinë kundër Danimarkës, biletat ishin të paktën pesë herë më të shtrenjta. Kundër Greqisë, çmimet përfundimtare (fillimisht komiteti ekzekutiv miratoi çmime edhe më të larta) ishin prej 5 mijë lekësh në tribunat kryesore A dhe B, 3 mijë lekë në tribunën karshi dhe 2 mijë lekë në anësore. Si për të mos mjaftuar kjo, mjaft bileta u shitën edhe në treg të zi me çmime katastrofike. Dhe stadiumi u mbush sërish në të gjithë kapacitetin e tij. Kundër Danimarkës pati një ulje shumë pak domethënëse, por kombëtarja, ashtu siç parashikohej, i mblodhi shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, në "Qemal Stafa". Ndeshja e 9 shkurtit kundër Ukrainës pritet të mbledhë edhe një herë një turmë të plotë prej 16.800 personash (kapaciteti zyrtar i stadiumit), pasi skuadra e drejtuar nga Brigel aktualisht është pozicionuar kënaqshëm në luftën për t'u kualifikuar në finalet e kampionatit botëror "Gjermani 2006". Edhe falë të ardhurave që do të sjellë kjo ndeshje, ishte e parashikueshme që FSHF do të mos zgjidhte rrugën për të përfituar sa më shumë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar nga kjo ndeshje. Askush nuk mund të garantojë se këto çmime stratosferike, sado të padrejta për nivelin ekonomik të shqiptarit që janë, mund të shiten në Shkodër apo gjetkë. Ky qytet është një nga shembujt më të mirë në Shqipëri, ku gjendja ekonomike nuk mund t'i përgjigjet pasionit të madh për futbollin. Ajo që s'u tha në ndeshjen kundër Rusisë, është se me gjithë çmimet e pranueshme të 29 marsit 2003, u desh që të hapeshin portat dhe një pjesë e tifozerisë të hynte pa biletë, që stadiumi "Loro Boriçi" të mbushej i tëri. Në qytetet e tjera të Shqipërisë është thuajse e njëjta situatë. Vetëm metropoli shqiptar mund t'i përballojë aktualisht çmimet europiane me të cilat FSHF ua shet bashkëkombasve të saj kombëtaren. Por jo vetëm kaq. Licensimi i stadiumeve po bëhet përherë e më shumë "i shtrënguar" (kushtet e impianteve tona, pëherë e më të amortizuara). Aktualisht, vetëm "Qemal Stafa" e përmbush (sadopak) kushtin për të pasur një tribunë të mbuluar. Stadiumet e tjera, kandidate të kombëtares, nuk e kanë. Por edhe "Qemal Stafa" është e mbushur me mangësi. Duke filluar me banjot publike dhe duke vazhduar edhe me tartanin ende të pashtruar, ky impiant është shumë larg përmbushjes së kushteve të domosdoshme të FIFA?s. Në një të ardhme jo fort të largët, mund të jetë FIFA ajo që do ta largojë kombëtaren nga "Qemal Stafa". Për ta dërguar ku...?

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 16 Dec 2004 , 14:51

Ukrainasit në Tiranë për ndeshjet e shkurtit

Federata ukrainase që tani ka filluar të mendojë për ndeshjen e 8 dhe 9 shkurtit, ku kombëtarja e parë dhe ajo U?21 do të përballen me kombëtaret respektive shqiptare. Kështu, dy punonjës të Federatës Ukrainase të Futbollit kanë mbërritur dje në Tiranë për të parë nga afër kushtet e stadiumeve, fushave stërvitore dhe hoteleve të vendit tonë, ku do të akomodohen ekipet kombëtare të Ukrainës në fillim të shkurtit. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje zëdhënësi i shtypit në federatë, Lysien Nurshmi. Sipas këtij të fundit, dy punonjësit e federatës ukrainase, që kanë mbërritur në Shqipëri, kanë vëzhguar në fillim gjendjen e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". "Ukrainasit janë njohur me stadiumin "Qemal Stafa", gjendjen e fushës dhe ambienteve të këtij impianti. Më pas ata janë shoqëruar në kompeksin "Dinamo" për të parë kushtet që afron ky kompleks. Në fund, ata janë njohur edhe me kushtet që afrojnë hotelet e Tiranës, ku mendohet të akomodohet kombëtarja e madhe ukrainase," ? është shprehur zëdhënësi i shtypit në FSHF. Por ky i fundit ka konfirmuar faktin se dyshja ukrainase në mesditë ka udhëtuar drejt Shkodrës për të parë gjendjen e stadiumit "Loro Boriçi" si dhe kushtet që afrojnë hotelet e këtij qyteti. Tashmë dihet që në Shkodër, më 8 shkurt, do të zhvillohet ndeshja zyrtare mes 21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Ukrainës. 9 shkurti është shumë afër dhe ukrainasit duket se po e ndiejnë afërsinë e kësaj date.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 22 Dec 2004 , 14:21

Briegel: FSHF, me siguro Behramin per Shqiperine


Trajneri i kombetares shqiptare, Hans-Peter Briegel, ka deklaruar se ka mbetur shume i mrekulluar nga loja e shqiptarit tjeter, Valon Behrami, ne ndeshjen mes Verones dhe Vicenzes, ku ai ishte i pranishem. Ne biseden telefonike me ndihmesin e tij kryesor ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF), Kreshnik Agolli, gjermani ka theksuar se "Behrami ka luajtur shume mire dhe eshte mekat qe nje lojtar i tille nuk mund te luaje, he per he, me kombetaren". Por, Briegel ka shtuar: "FSHF duhet te vazhdoje perpjekjet qe ne te ardhmen Behrami te mund te luaje per Shqiperine".

Persa i perket Bogdanit, Briegel ka ripohuar fjalet e thena me pare se "lojtari gezon nje forme shume te mire dhe nese vazhdon keshtu, do te jete patjeter i grumbulluar per ndeshjen me Ukrainen".

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Sun, 26 Dec 2004 , 14:23

"Udhëtim" mediatik për të gjetur enigmën: "Ishte Brigeli në Veronë dhe pse nuk e takoi Bogdanin? 26-12-2004

Udhëtimi enigmatik i Brigelit në Veronë

Ramadan Bizga


M'u kujtua kjo shprehje, ndërsa kam lexuar me dhjetëra versione të ndryshme, që flasin për trajnerin e ekipit tonë kombëtar, Hans Peter Brigel. Problemi kryesor i medias sportive ka qenë ditët e fundit vajtja e gjermanit në stadiumin e Veronës për të parë Bogdanin, ndërkohë që këtë të fundit as ka denjuar ta takojë. Ai kishte deklaruar disa herë se do të shkonte për ta parë sulmuesin e suksesshëm shtatlartë, por thëniet kishin mbetur thënie, ishin shkruar si të thuash në akull. Dikush që i kishte numëruar thëniet e Brigelit, tha se kjo ishte e treta herë dhe ndoshta edhe gjermanët besojnë në thënien "e treta, e vërteta". Për këtë, shumë prej tyre u ngutën për ta lajmëruar sulmuesin e Veronës. Nëpërmjet telefonit ata kanë dëgjuar zërin drithërues të sulmuesit shtatlartë, i cili ka shënuar 12 gola në Serinë B të kampionatit italian, se "më kënaqi vizita e Brigelit". Por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Bogdani, ashtu si dhe në ndeshjet e tjera, luajti mjaft mirë para Brigelit, madje shënoi edhe dy gola. Por trajnerin e kombëtares së tij, Hans Peter Brigel, as pa, as takoi. Lajmi përshkoi tepërtej Adriatikun dhe gazetarët ndezën të gjithë "motorët" për të mësuar të vërtetën. Çështja "Brigel" u bë kryetema e ditës. Një gazetar e pyeste Bogdanin, nëse kishte folur me trajnerin e kombëtares pas ndeshjes, por ka marrë përgjigjen disi të irrituar: "Përderisa nuk e dija që ishte në stadium, përderisa nuk kisha marrë asnjë telefonatë prej tij apo drejtuesve të FSHF-së, ku të më vinin në dijeni për ndonjë vizitë të Brigelit në Veronë, nuk kisha si ta takoja." Bogdani tregoi se edhe atij i kishin thënë që Brigeli ishte në stadium, por këtë lajm e kishte mësuar nga Klodian Duro. "Ju thashë edhe më lart, se nuk e dija dhe as jam i sigurt nëse Brigeli ka qenë në stadium," - vazhdonte bisedën e tij Bogdani. Thëniet e Bogdanit e shtuan edhe më shumë shqetësimin e gazetarëve, të cilët, për të zbërthyer enigmën "ishte dhe pse nuk u takua Brigeli me Bogdanin në Veronë", i telefonojnë vetë trajnerit të kombëtares. Përgjigjja e Brigelit ishte: "Jam në udhëtim, jam në timon, prandaj nuk mund të flas në këto momente. Flasim nesër." Të nesërmen, gazetat dolën me tituj të ndryshëm. Dikush tha se Brigeli ishte në stadium, të tjerë e mohuan një gjë të tillë. Pas Duros, ajo që dëgjohet në zhurmën mediatike të krijuar, është Federata e Futbollit, e cila shpejton të japë njoftimin dhe sqarimet përkatëse: "Qëllimi i vizitës së Brigelit në Veronë ka qenë pikërisht Bogdani, i cili prej kohësh nuk grumbullohet në kombëtare. Sipas gjermanit, sulmuesi shtatlartë në ndeshjen me Viçencën luajti shumë mirë. Madje edhe golat, sipas Brigelit, kanë qenë shumë të bukur. Gjithsesi, gjermani i kombëtares nuk është lëkundur nëse do ta grumbullojë shqiptarin në ndeshjen e radhës me Ukrainën, apo jo. Brigeli mësohet të ketë thënë se shpreson që sulmuesi i Veronës të gëzojë këtë formë sportive deri në shkurt, kur të luhet ndeshja me Ukrainën. Për të tjerat, gjermani Brigel ka thënë që t'ia lëmë kohës. Por më vonë, nga të njëjtat zyra, doli njoftimi tjetër për Brigelin. Ai ka mbetur i mahnitur nga loja e kosovarit 19-vjeçar, Valon Behrami, dhe u ka kërkuar drejtuesve të futbollit shqiptar të luajnë të gjitha kartat për ta sjellë në skuadër. Sipas Brigelit, Behrami është një futbollist shumë i mirë, që i nevojitet menjëherë kombëtares shqiptare. Por mësohet se trajneri i kombëtares sonë nuk është takuar as me Bogdanin, as me Behramin. Në Veronë, Brigeli nuk ishte ndonjë vizitor i thjeshtë. Vite më parë, ai ka luajtur me Veronën, duke mbetur një nga idhujt më të dashur të tifozëve veronezë. Si i tillë, Brigeli duhej të ishte një personazh i veçantë i asaj mbrëmjeje të gëzuar veroneze. Por nuk ka ndodhur kështu. Të duket pak e pabesueshme që këtij personaliteti sportiv të jetës italiane, siç është Brigeli, gazetarët e njohur vendës të njohur për sensasione, të mos i jenë afruar për t'i marrë ndonjë intervistë. Madje, po të kishin parë Brigelin, ata me siguri do ta kishin pyetur edhe për Bogdanin. Sulmuesi shqiptar i Veronës është ndër më të mirët e skuadrës së tij dhe veronezëve u ka bërë përshtypje se si sulmuesi i tyre nuk thirret nga Brigeli në kombëtaren e Shqipërisë. Të gjitha këto janë fakte që flasin për një udhëtim shumë të mistershëm të Brigelit në Veronë. Mbase e ka pasur sa për të kaluar radhën, sa për të mbyllur gojën e gazetave dhe për të thënë: Ja, e mbajta fjalën, vajta në Veronë. Po për kë vajti atje, për të parë stadiumin "Bentegoti"? Udhëtime të këtij lloj lënë të nënkuptosh se gjermani tallet me ndjenjat e këtyre djemve të rinj, që sakrifikojnë gjithçka për fanellën kuqezi. Mjafton të kujtosh për këtë fjalët e sinqerta të Bogdanit, për të kuptuar sa larg tij qëndron trajneri i kombëtares: "Dëshira është e madhe, por situatat nuk më duken edhe aq ogurmira në këtë drejtim deri tani që flasim bashkë. Të paktën me mua nuk ka komunikuar askush për ndonjë rikthim të mundshëm në kombëtare. Unë e kam pritur dhe vazhdoj ta pres një ftesë nga FSHF-ja dhe trajneri Brigel, nëse ata mendojnë kështu..." Dhe larg këtij sinqeriteti të Bogdanit, vjen mendimi i ftohtë i Brigelit, thënë nëpërmjet gojës së dikujt tjetër: "Brigeli shpreson që sulmuesi i Veronës të gëzojë këtë formë sportive deri në shkurt, kur do të luhet ndeshja me Ukrainën. Për të tjerat, gjermani Brigel ka thënë që t'ia lëmë kohës." Dhe koha ka treguar se trajneri i kombëtares sonë di të thërrasë në kombëtare edhe atëherë kur ajo as grumbullohet. Fakti i Fatmir Vatës për të qenë në një ndeshje, që dihej se nuk do të bëhej, siç ishte ajo e 17 nëntorit me Norvegjinë, është shembulli më konkret i shprehjes së njohur: "Shkruaje në akull", sepse akulli shkrihet e nuk mbetet asgjë.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Wed, 29 Dec 2004 , 14:39

Trajneri i kombëtares shqiptare zbulon 20 emrat që do të grumbullojë në Turqi 29-12-2004

Turneu i Turqisë: Ja 20 kuqezinjtë e Brigelit

Olsi Avdiaj


Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, më në fund ka zbuluar edhe 20 emrat e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen me kombëtaren B në turneun e Turqisë. Kështu, mbrëmë ka qenë shefi i sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF ai që ka shpërndarë listën me 20 emrat e lojtarëve. Të gjithë futbollistët që Brigeli do të grumbullojë në Turqi janë nga kampionati shqiptar. Mes zboristëve të zakonshëm të Brigelit figurojnë edhe emrat e Geri Çipit, Altin Rrakllit apo edhe Devi Mukës. Nuk mungon as Vioresin Sinani apo edhe Suad Lici. Kombëtarja B vetëm në ditët e para të janarit do të niset drejt Turqisë, për t'u përgatitur për ndeshjen e 9 shkurtit me Ukrainën. Ja lista e lojtarëve 1. Ilion Lika (Dinamo) 2. Isli Hidi (Tirana) 3. Armen Dallku (Elbasani) 4. Tefik Osmani (Elbasani) 5. Henri Ndreka (Partizani) 6. Erion Xhafa (Dinamo) 7. Suad Lici (Vllaznia) 8. Elvis Sina (Tirana) 9. Geri Çipi (Tirana) 10. Devi Muka (Tirana) 11. Ervin Bulku (Tirana) 12. Ardit Beqiri (Tirana) 13. Amarildo Belisha (Vllaznia) 14. Hamdi Salihi (Vllaznia) 15. Dorian Bylykbashi (Vllaznia 16. Ansi Agolli (Tirana) 17. Altin Rraklli (Tirana) 18. Vioresin Sinani (Vllaznia) 19. Bekim Kuli (Egnatia) 20. Parid Xhihani (Dinamo)

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Wed, 29 Dec 2004 , 14:40

Misioni i kombëtares së Shqipërisë në futboll nuk përfundon me Valon Behramin 29-12-2004

Kombëtarja kërkon edhe Ronald Gërxhaliun

Driton Latifi


Pasaporta Ronald Gërxhaliu Datëlindja: 12.02.1986 Vendlindja: Tiranë, Shqipëri Gjatësia: 181 cm Pesha: 76 kg Mosha: 18 vjeç Roli në fushë: qendërmbrojtës Nënshtetësia: shqiptare dhe austriake Skuadrat e mëparshme: Partizani i Tiranës Skuadra aktuale: Shturm i Gracit/Bundesliga 1 Kontrata aktuale: 2004?2006 (dyvjeçare) Numri i fanellës: 15 Përveç Valon Behramit, i riu tjetër shqiptar që luan në sallonet e gjelbra të futbollit europian, Ronald Gërxhaliu, ka marrë "ok"-in nga përzgjedhësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Hans Peter Brigel. Madje, sipas Besnik Çelës, i cili u takua para pak ditësh edhe me Valon Behramin, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë kërkesën e trajnerit gjerman të kombëtares që të fillojë angazhimet zyrtare për t'i dhënë një fanellë kuqezi edhe Gërxhaliut. "Përveç kërkesës për "rekrutimin" e Valon Behramit në kombëtaren shqiptare, kemi marrë porosi nga trajneri Brigel për të filluar procedurat edhe për Ronald Gërxhaliun, të cilin, po ashtu, Brigeli e ka parë vetë dhe i ka pëlqyer," - ka pranuar shefi i ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë, Besnik Çela. Gërxhaliu 18?vjeçar, i lindur në Tiranë, ka kohë që është pjesë e gjigantit të futbollit austriak, Shturm i Gracit. Ai jeton në Austri tash 12 vjet dhe ka shtetësinë e këtij vendi, ndërsa ka qenë pjesë e përfaqësueses austriake deri në 17 vjeç (U?17), e cila ka zënë vendin e tretë në kampionatin europian të kësaj kategorie në vitin 2003. Madje, nga Federata Austriake e Futbollit, ai konsiderohet ndër shtyllat e kampionatit të ardhshëm europian të futbollit, i cili do të mbahet në 2009-n në Zvicër dhe Austri. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mendon sot për nesër. Këtë kampionat, Gëxhaliu është prezantuar mjaft mirë te Graci, që aktualisht zë vendin e parafundit në Bundesligën austriake. Ai ka luajtur në pozicionin e qendërmbrojtësit në 10 ndeshje, nga 20 të zhvilluara deri më tani. Mëngjërashi Gërxhaliu është zgjedhur në mesin e 100 lojtarëve më të talentuar të Europës, sipas një vlerësimi të shumë ekspertëve të futbollit në internet. Kohë më parë, Gërxhaliu është provokuar nga mediat austriake lidhur me përfshirjen e tij në kombëtaren shqiptare, por vetë 18-vjeçari u është përgjigjur me qetësi: "Në fillim dua që të përmirësohem akoma, duke luajtur me Shturmin e Gracit. Më pas, kur të vijë koha, do të mendoj edhe për të ardhmen time në kombëtare." Austriakët: E ka kërkuar Interi Gjatë afatit të merkatos verore, vetë Gërxhaliu ka pranuar në median austriake se është kërkuar nga disa klube të Serisë A, por nuk e ka ndjekur shembullin e bashkëmoshatarëve të tij. "Pesë ekipe italiane më kanë bërë oferta, në mesin e të cilëve edhe Interi, që më kërkoi pas finaleve të europianit." Ndërsa në muajin maj, për të ishin interesuar skuadra si Kievo dhe Torino. Pyetjes se përse nuk vendosi ta provonit aventurën italiane, Gërxhaliu i është përgjigjur: "Mendova se jam ende i ri për ta bërë këtë. Nëse do të kaloja në një kampionat të huaj, do ta rrezikoja të ardhmen. Preferoj të qëndroj akoma te Shturmi. Nëse integrohem mirë këtu, mund të synoj diçka më të rëndësishme në të ardhmen." Talente të tjera shqiptare në Austri Ronald Gërxhaliu nuk është talenti i vetëm shqiptar në futbollin austriak. Zyrtarët e kombëtares shqiptare duhet të hapin sytë mirë kur të marrin udhëtimin për në këtë vend. Futbollistët shqiptarë në ekipet përfaqësuese austriake luajnë nga U?17, ku figuron emri i Benjamin Sulimanit, për të vijuar me U?19, ku luan Emin Sulimani, anëtar i SV Kletzl Ried. Megjithatë, talenti tjetër shqiptar në futbollin austriak njihet Besian Idrizaj, i cili luan në LASK Linz me Auron Milotin. Idrizaj është edhe mbajtës i rekordit si golashënuesi më i ri në ndonjë ligë profesionale të futbollit në Austri me 16 vjet. Idrizaj është kapiten i përfaqësueses U?18 të Austrisë në futboll.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Jan 2005 , 14:37

Murati: Ukrainë, pritmë se po vij!

Edvin Murati kërkon të jetë në ndeshjen me Ukrainën. Shqiptari, i cili në fillim të muajit dhjetor pësoi një dëmtim serioz, tashmë ka filluar të vrapojë. Sipas vetë mesfushorit kuqezi dhe të Iraklisit, në stërvitje me grupin do të kthehet pas 2?3 ditësh. Gjithsesi, mendja e tij rreh në një pikë fikse, te ndeshja me Ukrainën. "Dua të jem," ? është shprehur ai. Në një intervistë telefonike për "Sportin shqiptar", Murati, veç të tjerash, ka folur për kombëtaren, Iraklisin dhe shumë detaje të tjera. Ja intervista e plotë me të: ? Edvin, si po shkon riaftësimi i këmbës? ? Deri tani mirë. Kam filluar vrapin prej disa kohësh dhe këmbën e ndiej mirë. Po mundohem që të mos e sforcoj shumë këmbën, por, nga ana tjetër, dua të rikthehem në fushën e lojës dhe të jem gati për kombëtaren shqiptare për ndeshjen e 9 shkurtit. Ky është objektivi im i momentit. Them se do t'ia arrij qëllimit që i kam vënë vetes, pasi ndeshja me Ukrainën është e vështirë dhe kombëtarja jonë nuk duhet të ketë asnjë mungesë. ? Kur mendoni se do ta filloni stërvitjen me ekipin? ? Pas 2?3 ditësh. Kështu më kanë thënë mjekët e ekipit të Iraklisit, të cilët më ndjekin nga afër. Gjithsesi, ata janë të interesuar që të luaj sa më shpejt me ekipin grek dhe po bëjnë të pamundurën që të riaftësohem. Ndërsa unë dua që të jap kontributin tim për kombëtaren shqiptare, por edhe për Iraklisin. Një profesionist duhet të tregohet i ndershëm me vetveten dhe të mos mendojë vetëm për klubin ku fiton para apo për kombëtaren e vendit të tij. Por e rëndësishme është që këmba ime të shërohet shpejt dhe unë të kënaq të dyja palët. ? Iraklisi këtë moment duket se ka nevojë për Muratin... ? Të gjithë kemi nevojë për njëri?tjetrin. Klubi në këtë moment ka bërë një revolucion. Eshtë ndërruar trajneri dhe ka ardhur një tjetër. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, të cilët duan kohë të ambientohen me klubin. Ndeshjet i kam ndjekur dhe mund të themi se zhvillojmë lojëra të bukura, por pa marrë shumë rezultate. Them se shumë shpejt ekipi do të fillojë të marrë maksimumin e mundshëm. ? Po Fortuzi si po shkon? ? Të them të vërtetën, e kam parë shumë mirë në stërvitje. Eshtë profesionist i vërtetë. Stërvitet normalisht. Ajo që i mungon është goli. Duhet të luajë në këtë moment dhe të shënojë golin e parë me Iraklisin. Nëse shënon golin e parë për të është shumë e lehtë. Eshtë lojtar goli dhe them se nuk do të zhgënjejë në këtë rikthim në kampionatin grek. I duhet vetëm pak kohë dhe besim nga trajneri. Jam i bindur se shansin do të dijë ta shfrytëzojë maksimalisht. ? Kombëtarja është në rrezik. Të dëmtuar momentalisht janë Hasi, Dallku, ndërsa ju dhe Aliaj po riaftësoheni... ? Ndeshja me Ukrainën do edhe 3 javë që të zhvillohet. Jam i bindur që fati do të jetë me ne dhe kombëtarja nuk do të ketë asnjë të dëmtuar. Jam i bindur si unë, por edhe të tjerët që do të kërkojnë të jenë në këtë ndeshje kyçe të kombëtares shqiptare, për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. ? Qëllimi i Muratit për 2005?ën? ? Si fillim, të riaftësohem dhe të jem gati për ndeshjen me Ukrainën. Pastaj të kemi sa më shumë gëzime me kombëtaren shqiptare. Por pa harruar suksesin me klubin e Iraklisit. ? Në kombëtare mund të rikthehet Erjon Bogdani... ? Nëse Erjoni rikthehet në ekip, do të gëzohem shumë. Eshtë një lojtar shumë i mirë dhe këtë e ka treguar edhe më parë. Eshtë një nga më të mirët këtë sezon. Me sa di, ka shënuar aq shumë sa e meriton të jetë dhe të veshë fanellën kuqezi, ndonëse ai gjithmonë ka qenë pjesë e kombëtares. Më bëhet shumë qejfi. Pa dyshim që do të jetë një armë më shumë për kombëtaren tonë. Po ashtu edhe lojtarë të tjerë, të cilët aktualisht po kalojnë një formë të mirë sportive nëpër klubet me të cilin luajnë. Një i tillë është edhe Fatmir Vata. ? Tare dhe Bogdani a mund të luajnë bashkë? ? Kësaj pyetjeje nuk dua t'i përgjigjem, pasi këtë duhet ta bëjë trajneri Brigel. Ai duhet të vrasë mendjen për kësisoj gjërash. Ajo që them unë është se të dy janë lojtarë që po të aktivizohen, do të japin maksimumin në fushën e lojës. ? Murati dhe Haxhi, pra krahu i majtë i blinduar? ? (Qesh) Me Haxhin njihem shumë mirë. Por nëse luajmë bashkë, ndihem akoma më mirë. E njohim shumë njëri?tjetrin dhe them se së bashku mund të japim maksimumin në fushën e lojës, ashtu si edhe me kolegët e tjerë të kombëtares. ? Për sa i përket portës, Fotoja nuk po luan. A mos është koha që vendin e tij ta zërë Beqaj? ? Nuk e di. Edhe për këtë pyetje, përgjigje mund të japë më mirë trajneri i kombëtares. Ajo që dua të them është fakti se Fotoja është i pazëvendësueshëm në kombëtaren shqiptare. Eshtë një gjigant, një mit që për momentin duhet të qëndrojë akoma në portë. Beqaj po paraqitet shumë mirë këtë kampionat. Ai i ka të gjitha aftësitë të jetë pasardhësi i Strakoshës në portën e kombëtares shqiptare. ? Murati do ta bllokojë Shevçenkon si Bekhamin? ? Nuk dua të jap deklarata të bujshme. Eshtë një lojtar shumë i fortë. Më i miri i momentit. Do të mundohemi të japim maksimumin dhe ta neutralizojmë që nga minuta e parë deri në të fundit. Gjithsesi, ndeshja me Ukrainën do të jetë shumë e fortë. Jam i bindur se do të fitojmë nëse luajmë ashtu siç dimë ne. Për këtë jam i bindur. Dhe nëse fitojmë, kemi vënë një tjetër tullë për murin e botërorit të 2006?ës.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Thu, 03 Feb 2005 , 22:16

Mesfushori kuqezi i Hanoverit flet jo pa optimizëm para takimit vendimtar me Ukrainën
Lala: Duhet të besojmë te fitorja




Futbollisti i kombëtares shqiptare Altin Lala, i kontaktuar dje nëpërmjet telefonit, është shprehur se është shumë entuziast për ndeshjen me Ukrainën. Sipas tij, edhe pse kundërshtari është i fortë, ai mendon se kuqezinjtë do të fitojnë. Veç kësaj, Lala ka folur edhe për mungesën e Shevçenkos, lojën e Voroninit dhe shumë detaje të tjera për ndeshjen e 9 shkurtit. Ja intervista e plotë e Altin Lalës, e marrë dje: - Altin si po shkon aventura e skuadër së Hanoverit në Bundesligë? - Deri tani, shumë mirë. Jemi të pozicionuar shumë mirë në renditjen e përgjithshme. Fitorja e fundit na dha mundësi të jemi akoma në vendet e para të renditjes në Gjermani. Hanoveri mundi Bielefeldin, duke vazhduar paraqitjen e mirë. Për sa i përket formës sime sportive, them se po kaloj një moment të mirë. Jam i kënaqur për paraqitjet e mia. - Ama derbin e shqiptarëve e fitove ti dhe Hanoveri... - Çfarë të mundure që u bëra miqve të mi të Arminias. Bëj shaka. Ne jemi shumë miq dhe në fund të lojës u ndamë si miq. Në fazën e parë kishin fituar Skela-Vata dhe Duro, ndërsa këtë fazë fitova unë. Ata morën 3 pikë dhe unë mora 3 pikë. Jemi baraz dhe kjo është më mirë mes miqsh. Gjithsesi, të tre djemtë e Arminias janë lojtarë shumë të mirë. Ata janë shtylla e Arminias. Luajnë shumë mirë futboll dhe kjo më kënaq. Për më tepër, Vata dhe Skela atë ditë u paraqitën shumë mirë në fushën e lojës. Jam shumë i kënaqur për treshen e Arminias, pasi luajnë shumë mirë futboll. - Tani së fundi keni pasur rastin të vëzhgoni nga afër Voroninin. Çfarë lojtari është? - Eshtë një lojtar modern. Loja e tij është shumë e qartë. Në vijën e sulmit është shumë i lëvizshëm dhe i shpejtë. Godet nga larg dhe brenda zonës sa herë që i jepet mundësia. Eshtë një lojtar që duhet të mbulohet me shumë kujdes nga ne, pasi mund të na hapë probleme të mëdha. Por ne kemi mundësi ta neutralizojmë këtë lojtar, ashtu si edhe Shevçenkon. - Por Andrij Shevçenko nuk do të jetë... - Shevçenkoja është numri një i ukrainasve, por nuk duhet të harrojmë që skuadra e tyre është shumë kompakte dhe pa të do ta ketë shumë të vështirë. Nëse do të shprehesha me gjuhën që flasin këtu në Gjermani, mungesa e Shevçenkos do të jetë një pikë plus për ekipin tonë. Pra, ndeshjen e nisim me plus. Jo vetëm kaq, por nga kjo mungesë duhet të përfitojmë, pasi është shansi unë i fundit për t'ia arritur qëllimit tonë për në botërorin e 2006-ës. - Mendoni se mund të fitoni me Ukrainën? - Duhet të besosh që të fitosh. Skuadra jonë nuk ka çfarë të humbasë. Duhet të luajmë vetëm për fitore më 9 shkurt. I kemi të gjithë mundësitë për të fituar. Luajmë në fushën tonë dhe do të jemi të përkrahur nga të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen. Kam besim se mund t'ia arrijmë qëllimit. - Altin, këta lindorët i keni shumë qejf. Kam parashysh ndeshjen me Ukrainën ku keni shënuar një gol vendimtar që ndërtoi atë fitore të madhe. Një tjetër gol? - (Qesh) Nuk jam golashënues, por jam një lojtar që mundohem të jap maksimumin në fushën e lojës. E vërtetë është që kam shënuar një gol të rëndësishëm në Shkodër. Nëse shënoj edhe ndaj Ukrainës, do të isha shumë i kënaqur. Për më shumë duhet të presim 9 shkurtin. Do zoti dhe shënoj sërish. - Dëmtime serioze nuk kanë vetëm ukrainasit, por edhe ne. Aliaj nuk do të jetë, Hasi është në pikëpyetje të madhe, ndërsa Murati sapo është riaftësuar nga dëmtimi. Do të ndihen mungesat? - Për Hasin nuk e dija që ishte dëmtuar. Më vjen shumë keq. Normale që dëmtimet do të ndihen shumë në ekip. Çdo lojtar në skuadrën tonë është i rëndësishëm. Shpresoj që të gjithë të riaftësohen dhe të jenë të gatshëm për 9 shkurtin. Ndonjëherë fat duhet të kesh jo vetëm brenda fushës së lojës, por dhe jashtë saj. Nga ana tjetër, jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë, sepse edhe zëvendësuesit do të japin maksimumin në fushën e lojës. - Nëse fitojmë me Ukrainën, a mendoni se i jemi afruar shumë një vendi në botëror? - Ndoshta po. Por filozofia ime për këtë çështje është që t'i shohim gjërat hap pas hapi. Nëse fitojmë me Ukrainën, ngjitemi në kuotën e 9 pikëve dhe ngushtojmë diferencën me vendin e parë. Por më pas duhet të zhvillojmë dy ndeshjet më të vështira të grupit, ato me Turqinë dhe Greqinë në mars. Ngjarjet mund të rrokullisen shumë shpejt dhe mendoj se të gjitha ekipet janë shumë afër njëri-tjetrit. Mjafton të shohësh tabelën e klasifikimit. Skuadrat e grupit 2 kanë lojtarë shumë të mirë, që mund të bëjnë mrekullira. Duke e përmbledhur këtë që thashë më lart, çështjen e kualifikimit le t'ia lëmë kohës. - E keni marrë vesh që në kombëtare është rikthyer Bogdani? - Më bëhet qejfi për të. Eshtë lojtar shumë mirë dhe me golat e shënuar këtë sezon e ka treguar se cili është në të vërtetë. - Por mungon Vata... - Vata është një lojtar shumë i mirë dhe këtë po e tregon këtu në Gjermani. Gjithsesi, për këto gjëra është Brigeli ai që duhet të flasë. Ai e di më mirë përse nuk është grumbulluar njëri apo tjetri. - Lala më mirë luan në krah apo në qendër? - Në qendër. Kur luaja me moshat e Dinamos, me trajner Artur Krantjen, luaja në qendër të mesfushës, para mbrojtjes. Në ekipin Shpresa dhe disa kohë në kombëtare luaja në krahun e djathtë dhe tani në qendër. Por roli im natyral është qendra. Aty ndihem më mirë. - Me cilin shok të mesfushës e ndieni veten më mirë? - Me Skelën, por edhe me të tjerët. Varet gjithsesi. Ne jemi ekip teknik dhe e rëndësishme është që të merremi vesh shumë mirë të 11 lojtarët. - A mund të luajë Tare bashkë me Bogdanin? - Nuk e di. Trajneri e di më mirë, edhe pse çdo gjë varet nga situata që është ekipi. - Kur do ta takojmë Altinin në Shqipëri? - Të dielën në darkë. Atë ditë mbërrij në Tiranë.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 08 Mar 2005 , 12:20

Brigeli: Greqia dhe Turqia, mjaftojnë 2 pikë



"Duhet të besojmë që të arrijmë vendin e dytë në grup. Dhe për këtë duhet të marrim të paktën 2 pikë". Ishin këto fjalët e trajnerit të kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, pak minuta para fillimit të "zborit" me futbollistët e kampionatit shqiptar. Gjermani gjithashtu është shprehur se ndeshja me Greqinë është e veçantë pasi ata do të kërkojnë revanshin. Brigeli ka folur konkretisht për dy ndeshjet me Turqinë dhe Greqinë, ku, sipas tij, kuqezinjtë duhet të dalin të paktën me dy pikë.
- Zoti Brigel, së shpejti Turqia dhe Greqia. Shansi i fundit për kombëtaren për në botëror?
-Eshtë e vërtetë që dy takimet e ardhshme të kombëtares janë shumë të vështira, sepse luajmë me dy ekipe shumë të mëdha. Këto dy skuadra luajnë para publikut të tyre dhe domosdoshmërisht duhet të fitojnë, ose në rastin më të keq të marrin pikë. Turqia është një ekip shumë i fortë në shtëpi, ndërsa ndeshja me Greqinë është disi e veçantë. Ata kërkojnë revansh për ndeshjen e humbur në shtator. Pra, me pak fjalë, janë dy skuadra të mëdha. Turqit janë të tretët në botë dhe grekët kampionë Europe. Gjithsesi, ne nuk trembemi. Shkojmë në Turqi dhe Greqi për pikë. Vetëm kjo do të thoshte vendi i dytë në grup. Ky është synimi ynë.
-Gjithsesi, ju duhet të fitoni me Turqinë, në të kundërt, pas një humbjeje në Stamboll, kualifikimi duket shumë i vështirë... ? Nuk mund të them se nëse humbasim ndaj Turqisë dalim nga lufta për në botëror. Jam i mendimit se në dy takimet me Turqinë dhe Greqinë duhet të kënaqemi edhe me dy pikë. Nëse e arrijmë këtë gjë, jam i mendimit se jemi në garë për vendin e dytë. Nëse marrim 3 pikë, akoma më mirë. Jam i bindur se ekipet e tjera do të lënë pikë gjatë rrugës, duke u ndeshur me njëra-tjetrën. Po kështu, në këto dy takime do të na duhet pak më shumë fat. Në Gjeorgji kemi luajtur shumë mirë, kemi pasur 10 raste për gol, por në fund jemi mundur 2?0. Vetëm kështu nuk dua të ndodhë.
-A keni vëzhguar futbollistë shqiptarë që luajnë në Europë?
-Po, disa prej tyre i kam vëzhguar. Sidomos ata që luajnë në kampionatin gjerman, por edhe Canën e ndonjë tjetër. Kam dërguar njerëz të shohin Taren dhe Bogdanin, që vazhdojnë të kalojnë formë të mirë sportive. Edhe Myrtaj po luan. Problem mbetet mbrojtja, pasi kemi të dëmtuar Çipin dhe Dallkun. Gjithashtu, gjendja e lojtarëve është përmirësuar dhe në ndeshjen e parë me Turqinë shpresoj që të kem në dispozicion lojtarë me eksperiencë loje. Në ndeshjen me Ukrainën nuk e patëm këtë privilegj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Mar 2005 , 14:49

Dje, stërvitja e parë e "zboristëve"

Ashtu siç pritej, dje, në orën 15.30, në ambientet e kompleksit të ekipeve kombëtare 17 futbollistët e kampionatit shqiptar, të drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel kanë nisur "zborin" 3-ditor. Në grup binte në sy mungesa e portierit Llani, i cili kishte kaluar me ekipin Shpresa. Ndërkohë, vendin e tij në kombëtare e kishte zënë portieri veteran i Teutës, Xhevahir Kapllani. Pjesa tjetër e lojtarëve ka qenë e gjitha, madje edhe i dëmtuari Armend Dallku. Trajneri Brigel në fillim ka folur gjatë me lojtarët dhe më pas ka zhvilluar normalisht stërvitjen. Gjermani më shumë është përqenduar tek ana fizike. Lojtarët kanë zhvilluar vrapime të lehta dhe më pas kanë zhvilluar stërvitje individuale. Kuqezinjtë pritet që edhe sot të zhvillojnë dy stërvitje. Ndërsa të mërkurën, sipas planit, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me ekipin U?21, të drejtuar nga trajneri Hasan Lika. Lista e "zboristëve" Ilion Lika, Arjon Mustafa, Xhevahir Kapllani, Erion Xhafa, Tefik Osmani, Armend Dallku, Suad Lici, Amarildo Belisha, Ansi Agolli, Elvis Sina, Devi Muka, Ervin Bulku, Ardit Beqiri, Vioresin Sinani, Bekim Kuli, Altin Rraklli, Dorian Bylykbashi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 09 Mar 2005 , 14:09

Strakosha:Lamtumire kombetare.

Kuqezinjtë për Foto Strakoshën

Bledar Kola "Besoj se bëri atë që duhej të bënte. Ishte koha e duhur për mbylljen e një karriere të madhe. Brigeli nuk e linte të largohej. Por gjithsesi ky është vendimi i tij. Tani Beqaj dhe Lika do të largohen nga hija e Fotos dhe kanë rastin për të treguar veten e tyre në kombëtare. Gjithsesi, mungesa e Fotos do të jetë shumë e rëndë. Do të jetë një mungesë psikologjike, pasi ai është një personalitet që do t'i mungojë kombëtares shqiptare." Besnik Hasi "Nuk e besoj. Nuk është e vërtetë. Eshtë një humbje për kombëtaren shqiptare. Fotoja është mitik i futbollit tonë. Ai ka meritë shumë të madhe në kombëtare. Ka qenë një kapiten i vërtetë. Njeri shumë i këndshëm dhe shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë. Ai është një kualitet që zor se e gjen nëpër ekipe. Një humbje shumë e madhe për kombëtaren tonë. Gjithsesi, ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Atë që edhe unë apo tjetri do ta bëjnë kur t'i vijë koha. Tani duhet të jenë portierët e rinj ata që duhet të justifikojnë veten." Altin Haxhi "Për mua, Fotoja është një njeri dhe mik shumë i mirë. Një sportist i madh dhe modern. I drejtë në vendimet e tij, ashtu si edhe në zgjedhjen që ka bërë. Mund të kishte vazhduar edhe pak me fanellën kuqezi. Mosha në këtë mes nuk ka të bëjë, pasi ai është gjigant. Eshtë një model për të gjithë. Një humbje për kombëtaren shqiptare, pasi mund t'u jepte më shumë kuqezinjve." Edvin Murati "Nuk po më besohet. E di që e ka menduar shumë mirë para se ta bëjë këtë veprim. Për mua është një lojtar i madh. Vendimi që duhet të merrte ka qenë shumë i vështirë, pasi e ka tentuar edhe më parë, por jam i bindur se do të jetë në të mirë të ekipit dhe për këtë gjë ai meriton respekt nga të gjithë. Vjen një moment që çdo lojtar duhet të largohet nga kombëtarja. Ai me të vërtetë e ka bërë këtë gjë për të mirën e kombëtares. Mbi të gjitha ai nuk ishte egoist, prandaj u ka hapur rrugën të tjerëve." Alban Bushi "Më duket e pabesueshme. Foti i ka dhënë shumë kombëtares shqiptare dhe fanellës kuqezi. Për skuadrën është një humbje e pazëvendësueshme, edhe pse ai ishte në një moshë të madhe." Geri Çipi "Foto Strakosha për mua ka qenë, është dhe do të mbetet një nga legjendat e portës së kombëtares sonë. Ai është tërhequr në këto momente nga kombëtarja, por kontributi i madh që ka dhënë do të kujtohet gjithmonë. Nuk di çfarë të them më shumë, sepse ishte zgjedhje e tij. Në këto momente kombëtares sonë i ka humbur një nga lojtarët që i ka dhënë aq shumë ekipit tonë përfaqësues. E përsëris, që edhe pse është larguar, emri i Strakoshës do të përmendet si një nga legjendat e padiskutueshme të portës." Altin Rraklli "Strakosha deri tani ka formuar legjendën e vërtetë të portës sonë. Ka qenë gjithmonë numri 1 dhe e ka përfaqësuar me dinjitet ekipin tonë përfaqësues. Jam vërtet i habitur, sepse sapo e kam mësuar një lajm të tillë. Mendoj se Strakosha mund të jepte më shumë për ekipin tonë përfaqësues, të paktën deri në fund të ndeshjeve eliminatore të Botërorit të Gjermanisë 2006. Megjithatë, Strakosha i di më mirë problemet dhe është ai që i merr në fund të fundit vendimet që kanë të bëjnë me karrierën e tij personale. Strakosha ka qenë mbi të gjitha një njeri i mirë. Por edhe një profesionist i pashembullt. Prandaj them se kombëtarja, me largimin e tij, ka humbur jo pak, por një futbollist të madh." Adrian Aliaj "Po, tani më njoftuan për tërheqjen e Fotos. Nëse e ka lënë me dëshirë, atëherë ne të gjithë duhet ta respektojmë vendimin e tij. Unë mund të them se Fotoja ka dhënë shumë për kombëtaren shqiptare. Eshtë një legjendë që duhet respektuar. Tani duhet t'i bëjmë një përcjellje të madhe këtij kampioni, për të cilin faktet flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. Sa prish punë largimi i Fotos do të pyesnin të gjithë? Unë mund të përgjigjem se për lojtarë si Fotoja ka nevojë kombëtarja shqiptare. Mbase ai do të jetë i pazëvendësueshëm për shumë kohë në skuadër. Por shpresoj që në dy ndeshjet e ardhshme që kemi në Turqi dhe Greqi të jetë aty me ne, për të na dhënë mbështetje morale, për të cilën kemi shumë nevojë."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 17 Mar 2005 , 13:59

Greqia: FSHF, shlyej borxhin e biletave!

Rrallë mund të ndodhë që ndeshje fqinjësh të fillojë kur duhen në fakt më shumë se 16 ditë që skuadrat të ballafaqohen në fushën e lojës. Është interesant fakti se gjithnjë ndeshjet midis këtyre ekipeve kanë nisur nga ekranet televizive, redaksitë e gazetave apo nga ndonjë zyrë tjetër. Kështu ka ngjarë edhe tani, veçse sinjalin e fillimit të një "lufte" mediatike e ka nisur Federata Greke e Futbollit. Për të mos ju lodhur me hamendësime të shumta, që nuk kanë vështirësitë e zgjidhjeve të një ekuacioni, po hyjmë drejt e në temë. Gazeta e njohur greke "Goal news" shkruan në numrin e fundit: "Në mënyrën më të keqe filloi qysh dje ndeshja midis kombëtares sonë me Shqipërinë, që do të luhet me 30 mars në "Jorgos Karaiskaqis".
Pra, me të drejtë, gjithkush mund të pyesë: Çfarë ka ndodhur dhe cila na qenka kjo e keqe?
Duke iu referuar gazetës në fjalë, ajo shkruan: "Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi nga Federata Greke e Futbollit (EPO) 5 për qind të biletave, 1575 copë, që i takojnë për ndeshjen. EPO iu përgjigj shqiptarëve, shkruan gazeta, se kanë borxh 7 mijë euro nga ndeshja që është bërë para 4 vjetësh në "Iraklio", ndërmjet dy skuadrave për eliminatoret e Botërorit 2002. Federatës shqiptare i është dhënë një afat deri të premten për të shlyer borxhin, në rast të kundërt federata greke nuk do t'ia japë biletat e kërkuara." Kjo është përgjigjja e palës greke e dhënë nëpërmjet telefonit.
Por tek lexon më poshtë atë çfarë shkruhet në gazetën në fjalë, nuk e ke të vështirë të kuptosh qëllimin e vërtetë të kësaj sjelljeje aspak miqësore. Sigurisht, asgjë nuk e përligj vonesën në shlyerjen e një borxhi, nëse ekziston një gjë e tillë. Sepse është diçka e pakuptueshme që për borxhin e 2001-shit federata greke të kujtohet në 2005-ën. Megjithatë, ky është një problem mes dy federatave, që nuk ka të bëjë fare me tifozët. Por tjetërkund, thotë populli, fle lepuri. Gjërat në shtypin grek janë thënë ashiqare, pra fare hapur. Për të mos ju lodhur, përsëri po ju ftoj të lexoni atë çfarë shkruan gazeta në fjalë: "Mundësia e ndodhjes në stadiumin "Faliros" të shqiptarëve mund të bëhet "shkëndijë" që t'i vërë... zjarrin një ndeshjeje. Pra, më troç, nuk ka ku shkon. Sipas kësaj gazete, prania e shqiptarëve në stadium qenka një rrezik i madh?!
Por gazetari vendës, që ka marrë përsipër të bëjë këtë shkrim në gazetën, e cila ka qenë korrekt në pasqyrimin e vlerave të futbollistëve tanë që luajnë në kampionatin grek, nuk njeh siç duket asgjë nga ato që kanë shoqëruar takimet Shqipëri-Greqi ndër vite. Në këtë rast, ai është kthyer në një zëdhënës i keq i federatës, pa arritur të dalë në rolin e një gazetari profesionist të një gazete prestigjioze, siç është "Goal news". Gazetari në fjalë shkruan a thua se vjen nga një planet tjetër dhe nuk i përket opinionit të shëndoshë grek. Për të kuptuar më mirë këtë që po them, po u referohem sërish atyre që shkruan "Goli". "Mundësia e ndodhjes së shqiptarëve në stadiumin "Faliros" mund të bëhet "shkëndijë" që do të vërë zjarr në ndeshje dhe kjo, sipas tij, sepse "marrëdhëniet midis dy federatave nuk gjenden në momentin e tyre më të mirë, mbas atyre që kanë ndodhur në Tiranë në ndeshjen e parë të kampiones së Europës (u mund 2-1) mbas fitores në Euro"?!
Kosta Picidhopulos, autori i shkrimit në fjalë, nuk e ka idenë e asaj që përbën tifozerinë e një vendi. Tifozët, as në Shqipëri, por as edhe në Greqi, dhe as në një vend tjetër, nuk janë prodhim federatash. Madje tifozët janë nga ata njerëz, që kanë njohje më pak se askush për federatat. Tifozëria nuk është një prodhim shtetëror, partiak apo diçka tjetër të ngjashëm me to. Tifozëria është ndjenja që ka secili për futbollin, veçse në rastin e kombëtares ajo merr vlera të tjera, që lidhen me dashurinë për kombin, për simbolet e tij të shenjta. Ndaj pjesëmarrja e tifozëve shqiptarë, dhe jo vetëm e tyre, nuk ka pse të shihet e lidhur ngushtë me marrëdhëniet midis federatave. Këto kurrsesi nuk duhet të bëhen pengesë për t'i privuar tifozët të shikojnë normalisht një ndeshje futbolli. Gazetari grek harron se shqiptarët që mund të jenë në "Faliros" nuk janë më qytetarë të Shqipërisë, por të Greqisë, sepse shumë prej tyre kanë më shumë se 10-15 që jetojnë në Greqi. Shqiptarët që mund të ulen në stadiumin "Faliros" janë punëtorët e ndershëm, që punuan me mund e djersë për të ndërtuar objektet e shumta, që Greqia të dalë faqebardhë para botës për Olimpiadën 2004. Shumë prej tyre janë nga ata që kanë ringritur nga fillimi edhe vetë stadiumin "Faliros". Ata janë qytetarët e përditshëm të kryeqytetit grek dhe të qyteteve të tjera. Kësisoj, ata nuk mund të përbëjnë kurrfarë rreziku, aq më keq të bëhen shkëndijë për të ndezur zjarre. Natyrisht, ndryshe mund t'i vlerësojnë ata ca njerëz që, edhe pse jetojnë në luks, i vjen era myk. Ndryshe nuk mund të shkruhet siç shkruan më poshtë zoti Picidhopulos. Duke kujtuar ndeshjen e Tiranës midis Shqipërisë dhe Greqisë 2-1, Picidhopulos shkruan: "Shqiptarët e kishin fanatizuar ndeshjen, duke e kthyer stadiumin në "ferr", duke i dhënë paralelisht përmasa politike ndeshjes. Dhe qeveria shqiptare kishte premtuar deri edhe premio astronomike (për të dhënat e vendit fqinj). Mbas ndeshjes kishin ndodhur episode serioze sa në Shqipëri, aq edhe në Greqi, ku shqiptarë kishin dalë të festonin fitoren ndaj kombëtares sonë. Rezultati ishte që të kishte zënka me grekët, me pikë kulmore vdekjen e një shqiptari. Pra, në pak kohë shqiptarët kishin rrokur shenjat nacionale edhe brenda stadiumit "Olimpik", kur kishin fituar 2-0 ndaj kombëtares sonë dhe kishin provokuar edhe djegien e flamurit grek." Kështu shkruan Picidhopulos. Dhe të vjen keq që këtë farë shkrimi e boton një gazetë e lexueshme, siç është "Goal news".
Nuk e di ku ka qenë gazetari grek ditën e zhvillimit në Tiranë të ndeshjes Shqipëri-Greqi. Nuk e di nëse ai e ka parë këtë takim edhe nga televizioni. Nuk e di nëse ai ka qenë pjesë e debatit të madh që u bë në mediat greke para dhe pas ndeshjes. Nuk e di, pra, nuk e njoh fare njeriun me emrin Picidhopulos, që fatkeqësisht ka marrë guximin e shkruan për së mbrashti këtë artikull, që gjithçka mund të quhet, por jo një shkrim gazetaresk. Sepse këtij lloj shkrimi i mungon e vërteta, i mungojnë faktet dhe, ç'është më e keqja, ka edhe shpifje. Megjithatë, unë dua t'i kujtoj Picidhopulosit fjalët e portierit Nikopolodhis, thënë për një nga kanalet më të shikuara televizive greke. Pyetjes së gazetarit nga Athina se si është situata në Tiranë, Nikopolidhis iu përgjigj: "Shumë e mirë". Nuk po zgjatem në këtë fakt, i cili nuk besoj se ka nevojë për koment, por po tregoj edhe disa shembuj të tjerë. Fjalët e disa futbollistëve grekë pas ndeshjes në Tiranë ia vjen t'i rikujtojmë. Trajneri Rehagel tha: "Bëmë 2 autogola", nuk ishim ato që kërkonin sportdashësit grekë." Trajneri gjerman ia faturoi adresën e humbjes mbrojtjes, a thua se ajo nuk bënte pjesë në skuadrën që drejtonte. Si rrallë ndonjëherë, fjalët e futbollistëve grekë nuk ishin aq mbresëlënëse te të tjerët. Sidoqoftë, ata folën konkretisht, duke u lënë të tjerëve të kuptojnë se ky është realiteti. Një nga futbollistët më me përvojë të ekipit grek, Vasili Çartas tha: "Kështu është futbolli. Duhet të shohim përpara dhe të harrojmë humbjen."
Karagunis, lojtari që ka sjellë në kombëtaren greke përvojën milaniste të Interit, nuk e shkarkoi përgjegjësinë e humbjes te të tjerët. Thënia e tij, se "Kemi faj vetëm ne", duket se largon disi larg kësaj përgjegjësie vetë Rehagelin.
Ndërsa autori i golit të vetëm të helenëve në Tiranë, Janakopulos, shtoi: "Ishim të kontraktuar". Në asnjë prej këtyre thënieve nuk gjen ato çfarë thotë Picidhopulos. Gazetari grek, i cili ka marrë përsipër ta bëjë të bardhën të zezë, harron se ajo ndeshje kishte si prolog femrat më të bukura të dy shteteve. "Mis"-et e Shqipërisë dhe të Greqisë kaluan pranë spektatorëve të mbështjella me flamujt kombëtarë të vendeve të tyre dhe, përveç luleve, ato nuk provuan asgjë tjetër. Të vjen keq që gazetari grek, për t'i dhënë pak forcë shkrimit të tij, përmend edhe djegien e flamurit. Por ai ngatërron vitet. Ngjarja nuk ka ndodhur në vitin 1991, kur Shqipëria fitonte 2-0 ndaj Greqisë, por në vitin 1996, kur Greqia fitonte 2-1 ndaj Shqipërisë. Sigurisht që djegia e flamujve nuk është e mirë as për njërin dhe as për tjetrin, sepse flamuri, ashtu si edhe kombëtarja, janë simbole të një populli që duhen respektuar. Por edhe ky rast i veçantë nuk mund të përbëjë një argument që shqiptarët të konsiderohen shkëndijë për zjarr.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Mar 2005 , 14:19

Beqaj refuzon Turqinë dhe Greqinë

I qetë, i saktë, i qartë në mendimet e tij, Arian Beqaj, u prononcua mbrëmë."Jo, nuk mund të shkoj. Dua t'i përkushtohem gruas sime dhe fëmijës që sapo ka lindur. Nuk kam asgjë tjetër, por vika një ditë, që krahas sportit, njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi edhe për familjen. Unë e dua futbollin dhe ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, momenti më i gëzuar në jetën time, ka qenë ai kur unë kam veshur për herë të parë fanelën e kombëtares së Shqipërisë. Kam kontribuar aq sa kam pasur mundësi dhe asnjëherë nuk më ka munguar vullneti i mirë për t'i shërbyer kombëtares. Për të kam qenë gjithmonë i gatshëm",- tha kapiteni i Jonikosit.
Pas largimit të Strakoshës, u duk se porta do të kishte pronar Beqajn, si i vetmi njeri me një përvojë të gjatë në takimet ndërkombëtare, por që ka treguar edhe një formë të shkëlqyer në kampionatin grek. Aktualisht Arian Beqaj është futbollisti që i ka luajtur të plota të 22 ndeshjet e këtij kampionati, duke u shpallur disa herë edhe portieri më i mirë i tij. Largimi i tij i përkohshëm nga kombëtarja, pikërisht kur ai është në kulmin e tij, përbën enigmën më të madhe që deri tani nuk e mësoi dot askush. Megjithatë kosvari është i qetë. Ai nuk di të shajë e të fyej, por brengën e ka mbajtur brenda vetes. Kur thotë se do të rrijë pranë familjes, Beqaj sigurisht që ka të drejtë. Por njeriu që ka sakrifikuar shumë, sigurisht që ka ndjerë edhe zhgënjimin. Megjithatë ai nuk ka dëshirë të flasë, nuk ka dëshirë të kujtojë. Beqaj është i matur në fjalët e tij dhe asnjëherë nuk është ngutur për të folur. Gazetarëve u kujtohet mirë largimi nga Tirana, pas ndeshjes me Ukrainën. Edhe pse ai pësoi një zhgënjim të madh nga trajneri i tij, përsëri Beqaj nuk e dha veten, por si njeri shpirtmadh, pa bërë asnjë fjalë, mori rrugën drejt Athinës, familjes së tij të re, drejt Nikias, kryeqendrës së skuadrës së tij, Jonikos, kapiten i të cilit është që nga fillimi i këtij kampionati.
Arian Beqaj me formën dhe sjelljen që ka treguar gjatë 8 vjettëve të tij të aktivizimit me OFI-n dhe tani me Jonikos, mbetet një nga krenaritë e sportit tonë në vendin fqinj. Të 182 ndeshjet e zhvilluara, janë secila një fletë më vete e arkivit të tij të pasur sportiv. Beqaj, tha mbrëmë se nuk jam i gatshëm për të qenë pranë ekipit në dy ndeshjet e radhës për Botërorin 2006, por ai nuk tha se jam larguar përfundimisht nga kombëtarja, ose nuk do të luajë në këtë kombëtare për sa kohë të tjetë trajner i saj, Brigel. Jo, ai nuk i tha këto fjalë.
Siç thashë në fillim të këtij shkrimi, ai foli shkurt, qartë dhe saktë: "Nuk mund të shkoj. Dua t'i përkushtohem gruas sime dhe vajzës së porsalindur".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 19 Mar 2005 , 14:43

Shqipëria, vetëm me Gjeorgjinë pa tifozë

Shqipëria do të luajë vetëm një ndeshje me stadium bosh, pasi komisioni i apelit në FIFA ka përgjysmuar dënimin e komisionit të disiplinës së këtij institucioni. Lajmi ëshë konfirmuar dje nga zëdhënësi i shtypit në federatë, i cili i referohej presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që dje ka qenë në Zvicër i pranishëm në mbledhjen e komisionit të apelit të FIFA-s. Kështu, dje, pas përpjekjeve të drejtuesve më të lartë të FSHF-së, u bë e mundur që dënimi i rëndë i disiplinorit të FIFA-s i dhënë më 15 mars të përgjysmohet. Pra, nga dy ndeshje që kombëtarja kuqezi do të luante pa praninë e tifozëve në fushën e saj, tashmë vetëm një prej tyre do të jetë e tillë. Kuqezinjtë do të luajnë pa shikues vetëm në takimin e qershorit me Gjeorgjinë. Komisioni i apelit të FIFA-s është treguar zemërgjerë teksa ka pranuar përgjysmë kërkesën e palës shqiptare. Përgjysmimi i dënimit u arrit pas këmbënguljes së presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit e çoi çështjen në apel dhe mori një avokat shumë të njohur për kombëtaren tonë. Bëhet fjalë për të mirënjohurin Skënder Fani, një nga avokatët më të mirë sportivë me origjinë shqiptare. Pala jonë i ka paraqitur komisionit të apelit në FIFA kasetat filmike të takimit, dokumente dhe ka bërë edhe mbrojtjen e rastit, ku është shprehur se dënimi është shumë i rëndë dhe komisioni i apelit duhet ta ndryshojë atë në favor të Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare në federatë, ka qenë zotësia e avokatit Skënder Fani ajo që ka bërë që dënimi të përgjysmohet. Kjo edhe sepse avokati ynë Skënder Fani është zotuar personalisht dhe për FSHF-në që në Shqipëri nuk kanë për të ndodhur më gjëra të tilla. Komisioni i apelit e ka pranuar kërkesën e avokatit tonë dhe duket se ka besuar tek ai. Kuqezinjtë, pra, do të luajnë 1 ndeshje pa tifozë dhe do të paguajnë edhe 20.000 franga gjobë nga 40.000 që kishte vendosur komisioni i apelit. Ky është një lajm i gëzuar për të gjithë shqiptarët, të cilët do të mbushnin shkallët e "Qemal Stafës" në takimin me Kazakistanin, duke e përkrahur fuqishëm ekipin tonë përfaqësues. Të shpresojmë që pas këtij vendimi në ndeshjet ndërkombëtare që do të zhvillojë Shqipëria të mos ketë probleme si në takimet me Greqinë, Danimarkën apo dhe Ukrainën, pas të cilave FIFA u detyrua të ndëshkonte rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 24 Mar 2005 , 14:50

Tare me gjendje gripale

Kombëtarja shqiptare edhe dje ka zhvilluar stërvitjen e radhës në Antalia të Turqisë. Ndryshe nga ditët e mëparshme, dje kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore pasdite. Me grupin kanë qenë pothuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel. Me grupin është bashkuar edhe shkodrani Belisha, i thirrur me urgjencë nga gjermani për të zëvendësuar të dëmtuarin Redi Jupi. Grupi në përgjithësi ka zhvilluar një stërvitje normale, pa shumë ngarkesë. Si në të gjitha stërvitjet e deritanishme, edhe e djeshmja është zhvilluar me dyer të mbyllura. Sipas informacioneve të ardhura nga Antalia, këtë gjë e ka kërkuar vetë trajneri Brigel. Ndërkohë, dje, nga stafi mjekësor i kombëtares kuqezi ka ardhur një alarm i vogël. Sulmuesi shtatlartë Igli Tare është me grip dhe, sipas burimeve zyrtare pranë ekipit kuqezi, ai ka pasur edhe pak temperaturë. Gjithsesi, mjekët e ekipit shpresojnë që bjondi kuqezi të bashkohet shumë shpejt me ekipin kombëtare, i cili ditën e shtunë do të përballet me kombëtaren e Turqisë. Presidenti Duka, dje drejt Turqisë Dje, drejt Turqisë, sipas burimeve zyrtare në federatë, ka udhëtuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Njëshi i federatës do të bashkohet me ekipin si në ndeshjen me Turqinë, por edhe atë me Greqinë. Veç Dukës, në Turqi do të jenë të pranishëm nga federata edhe Hito Hitaj, Millan Baçi, zëdhënësi i shtypit në federatë, Lysien Nurishmi, por edhe sekretari Arben Bici.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Mar 2005 , 14:41

Brigel, me sytë nga Ervin Skela

Kombëtarja, me mungesa përballë turqve. Problemet në mbrojtjen kuqezi shtojnë sigurinë e kundërshtarit

Vëmendja e teknikut përqendrohet tek mesfusha, pasi sektorët e tjerë nuk premtojnë cilësi në ndeshjen e së shtunës


Një ditë na ndan nga ndeshja e shpresës së madhe. Kombëtarja jonë, në një situatë kritike për sa i përket mbrojtjes, do të përballet nesër në stadiumin “Inomu” me një Turqi të etur për fitore. Do të jetë një skuadër sulmuese ajo e trajnerit Ersun Janal, një skuadrër që pret të na godasë në plagë, duke përfituar nga mbrojtja jonë, në ditët e saj më të vështira. Shqipëria do të kërkojë të përqendrojë lojën e saj në mesfushë ose në pjesën më të fortë të një skuadre të penalizuar nga dëmtimet. Çelësi i fitores është një administrim i mirë i lojës nga mesfushorët kuqezi, me Ervin Skelën në krye. Tek vlonjati, gjermani i kombëtares tonë, Hans Peter Brigel, mban shpresën për një rezultat pozitiv. Nga ana tjetër, kemi përballë një ekip që na njeh mirë, të paktën kështu pretendon trajneri Janal, pasi ka parë me vëmendje dy humbjet tona së fundmi në “Qemal Stafa”. Aq i sigurt është trajneri turk për pikën tonë të dobët, saqë sulmin e ka mbështetur në dyshen Nexhati - Fatih Teke, duke kursyer “të frikshmin” Hakan Shukur. Kjo është edhe zgjedhja që çoi trajnerin e kombëtares turke të ketë një konflikt me shtypin vendas, nuk ia falin mediat turke mosgrumbullimin e Hakan Shukur. Duket se jo të gjithë në Turqi e mendojnë si një fitore të padiskutueshme sfidën e të shtunës. Tek e fundit kuqezinjtë gjunjëzuan kampionët e Evropës, një operacion të cilin mund ta përsërisin me sukses, nëse gjërat shkojnë siç duhet. Një fitore për ne do të kuptonte një shpresë të rigjetur, për një vend të dytë në grup dhe Botërori i Gjermanisë do të ishte më pranë. Të zbresim me këmbë në tokë dhe për këtë na ndihmon Brigel. Gjermani në një intervistë për gazetën turke “Zaman”, të mërkurën do të kujtonte mbarë shqiptarët për të gjykuar me objektivitet ku mund të arrijë kjo kombëtare. Brigel kujtoi mungesën e finalizimit të një sulmi, i cili edhe kur kemi fituar, nuk është se ka “pushtuar” zonën kundërshtare. Në pesë ndeshjet e fundit sulmi kuqezi ka shënuar vetëm tre herë. Pra, në ndeshjen e nesërme do të nevojitej një performancë e shkëlqyer, për të mposhtur një ekip si Turqia në shtëpi. Gjërat po marrin për mirë, shtyllës së sulmit, Igli Tares, sipas informacioneve të djeshme, po i kalon gjëndja gripale.

I rikthehemi Turqisë. Është e qartë që ky ekip nuk është ai i Botërorit 2002, ku u shpall “forca” e tretë e futbollit botëror, por sërish Brigel na kujton Francën e viteve ’90, kohë kur “Gjelat” nuk arritën të ishin një ekip kompakt, por u shpallën kampionë bote. Brigel në të njëjtën intervistë që përmendëm pak më lart, ka deklaruar se Turqia po kalon të njëjtin proces. Ndaj nuk është një ndeshje për t’u marrë lehtë, sfida në “Inomu”. Duhet një kombëtare fitimtare, si ajo e 4 shtator 2004, në ndeshjen ndaj Greqisë, për të na rizgjuar shpresën “Gjermani 2006”. Na duhet edhe shumë fat, pse të mos e kemi në anën tonë!

Post Reply