Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 10 Feb 2006 , 14:52

Do te ishte turp mas me e fitu kyt turne teper te dobte!Ktu ka skuadra prej kategorinave te dyta te Zvicrres e Rrumanise etj!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Feb 2006 , 14:23

Shqiperia ngjitet ne pozicionin 82
Ne renditjen e kombetareve per muajin shkurt, qe ka dale nga zyrat e FIFA s, Shqiperia eshte ngjitur nje kat me lart, ne krahasim me janarin. Keshtu, nese nje muaj me pare kombetarja kuqezi mbante vendin e 83 te, tani eshte ne pozicionin 82, me pike. Duke ndjekur pozicionin e skuadrave perfaqesuese, qe bejne pjese ne Grupin G per kualifikueset e Euro 2008, terheq vemendjen renditja e "kokes" se grupit, Holande, qe ndodhet ne vendin e 3 te, me 791 pike. Rumania ka zbritur tri shkalle nga muajii kaluar dhe aktualisht mban pozicionin 30, me 685 pike. Pastaj vjen Bullgaria, e 40 ta, me 638 pike, ndersa Sllovenia eshte e 70 ta, me 551 pike. Terheq vemendjen fakti qe Bjellorusia, edhe pse ishte ne vazon e gjashte ne hedhjen e shortit per kualifikueset e Euro 2008, qendron mbi Sllovenine e Shqiperine, ne pozicionin 63, me 568 pike, ndersa ka zbritur dy shkalle kete muaj, cka tregon se do te jete nje skuader jo e lehte per t'u kapercyer. Skuadra e shtate e grupit G, Luksemburgu, vazhdonte jete ne vendin e 151 te, me 255 pike.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 02 Mar 2006 , 14:34

Shqiperi- Lituani 1-2

Shenues: Aliaj 33'(p) / Savenas 34', Danilevicius 41'

E merkure, 1 mars 2006, ora 18.00 ne

stadiumin kombetar “Qemal Stafa”

Shqiperia: Beqaj, Beqiri, Duro, Cana (62’Dallku), Aliaj, Hasi, Lala, Murati (69’Vrapi), Bylykbashi (46’Skela), Tare (46’Bogdani), Bushi (46’Myrtaj) Tr.H.P.Brigel

Lituania: Malinauskas, Paulauskas, Stankevicius, Skerla, Zvirgzdauskas, Savenas (61’Pilibaitis), Mikoliunas (80’Mindaugas), Danilevicius (85’Povilas), Miceika (89’Zutautas), Radzinevicius Tr.A.Liubinskas

Gjyqtare: T.Pieri, S.Ayroldi, P.Cavuoti (Itali)

Kartona te verdhe: Murati/Danilevicius

(ne te 60', Poskus ka humbur penallti, ka pritur Beqaj)

Ndersa pritej e zakonshmja 3 5 2, madje, duke “kopjuar” c’eshte bere me pare, Bylykbashi do te ishte “sozia” e Skeles, Brigel ka rreshtuar nje 4 4 2 ne kufinjte e klasikes. Dhe nuk ka hequr dore prej tij edhe pse ne pjesen derrmuese te aksioneve lituaneze vihej re lehtesisht se nuk kishim kellqe per te luajtur ne vije. I vetmi “i pergatitur” per kete ka qene Beqaj, qe ne jo pak raste ka luajtur rolin e mbrojtesit te lire, cka kerkohet teorikisht nga aplikimi i ketij moduli.

Nis me nje kros te gjate te Duros, qe arrin pa veshtiresi fundoren dhe minutat e para te japin pershtypjen se goli eshte “prekur”. I meshohet kesaj ne 5' kur Bushi devijon keq nje tjeter krosim nga e djathta. Duket se ka nje diference te ndjeshme mes kontigjenteve dhe se do te kemi shansin realisht te eksperimentojme.

Pergjithsisht vihet re nje manover plot frymemarrje, sidomos me theksin e lojes nga krahet. Duro e Murati jane sistematikisht ne gjysmefushen lituaneze, madje duke lene hera heres qe kete gje ta bejne edhe Beqiri e Aliaj. Por presioni nis te bjere pikerisht nga skarciteti i krosimeve dhe nje mungese koordinimi mes Tares e Bushit. Kjo ben qe te ardhurit “te zgjohen” rreth minutes se 20 te. Ata kane kuptuar tashme se mund te luajne lehtesisht me topa pas shpine dhe nuk kane pse shpenzojneshume, ngaqe qendra e mesfushes nuk eshte “taposur” si duhet. Madje, tere ky repart le per te deshiruar per sa i takon mbulimit. Lala mbetet i vetem per te thyer, ndersa Bylykbashi, ndoshta per efekt te emocioneve te premieres, sikur e ka frike topin dhe nuk merr gje persiper.

Do te vijoje nje ruajtje e epersise, por me kurbe qe vjen ne ulje.

Fundi i pjeses se pare fal momente te bukura. Fillimisht eshte nje rrezim ne zone i Muratit qe vershellehet, pa nje pa dy, si penallti nga italiani Pieri. Aliaj eshte i sakte dhe kalojme ne avatazh. Por, ende duke diskutuar per penalltine dhe goditjen e vlonjatit, lituanezet lene te shtangur gjithkend permes nje aksioni te befte, qe mbyllet me nje goditje spektakolare, se ciles Beqaj s’mund t’i beje asgje. Pa mohuar vlerat e golit, ajo qe ra edhe nje here ne sy ishte boshlleku para zones sone dhe paaftesia per te bere “barrikaden” e duhur. Keshtu do “te genjehemi” nga nje predhe e Hasit, qe mund te na conte serish ne avantazh, sepse ai do te jete per krahun tjeter. Nje gabim i Canes ne vijen anesore te zones shfrytezohet mjaft mire nga lituanezet qe shenojne serish. Madje mund te thellonin, nese Beqaj nuk do te kish bere nje dalje, sa te guximshme, aq dhe te llogaritur, qe evitoi golin e trete.

Tare, Bushi e Bylykbashi ne dush dhe Bogdani, Myrtaj e Skela ne fushe per pjesen e dyte. Gjithsesi, nese shpresohet te ndryshoje dicka ne aspektin sulmues, dhe kjo thjesht nisur nga nderrimet, nuk mund te presesh asgje ne aspektin mbrojtes. Brigel ka ruajtur katershen prapa. Nje rreshtim qe jo vetem do ta vuajme si grup, por edhe si individe, kur ve re se c’heqin Hasi e Cana per te mbyllur korridoret e hapura, qe vijne e zgjerohen ne permasa te frikshme. Ne pjesen tjeter te fushes, qofte nga shiu e terreni jo i pershtatshem, qofte edhe per “pakesim karburanti” (Duro ka konsumuar shume e po keshtu edhe Lala), nuk “terheqim” sa e si duhet. Hiqet dore nga loja ne krahe dhe gjithcka synohet, ose me topa te gjate, ose me nje tendence per te care ne qender permes pasimesh te shkurtera e te shumta, qe nuk kishin se si te jepnin produktin e deshiruar. Ndaj, edhe pse mund te ankohemi per raste jo te pakta te shperdoruara, nuk duhet harruar nderkohe qe edhe lituanezet na zune “gafil” mese nje here, madje cuan dem dhe nje penallti te pritur bukur nga Beqaj, ndoshta, ndoshta, nuk meritonim me shume. Jo thjesht per rezultatin, nuk eshte themelor ne nje miqesore, por per menyren e lojes dhe kembenguljen per ta ruajtur ate deri ne fund.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 16 Mar 2006 , 14:51

Shqiperia, gjashte “shkalle” me poshte
Ka zbritur si me “ashensor” kombetarja shqiptare ne renditjen e pergjithshme te FIFA s, “Coca Cola World Ranking”, ku perfaqesuesja jone ka humbur plot gjashte vende ne renditjen e muajit mars. Keshtu, nga vendi i 82 te i nje muaji me pare, Shqiperia ndodhet ne vendin e 88 te, rezultat ky si pasoje edhe e humbjes se miqesores me Lituanine, pikerisht ne diten e pare te ketij muaji. Pra, nga 519 pike qe kombetarja shqiptare numeronte ne muajin shkurt, tani ajo eshte ne kuoten e 514 pikeve. Duke kaluar te skuadrat e grupit kualifikues per Euro 2008, ku ben pjese edhe kombetarja kuqezi, Holanda vazhdon te mbaje vendin e 3 te, kurse Rumania eshte ngjitur kater shkalledhe eshte pozicionuar e 26 ta; Bullgaria ka kaluar nje pozicion me lart dhe eshte ne vendin e 39 te, Bjellorusia nuk ka levizur nga vendi i 63 te, kurse Sllovenia eshte ngjitur nje shkalle dhe renditet e 69 ta. Edhe ne kete muaj Luksemburgu qendron ne vendin e 151 te.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Mar 2006 , 14:37

Treshe italiane per Shqiperi Gjeorgji
Tirane Nga pergje gjesi i gjyqtareve ne FSHF, Uvil Zajmi, eshte mesuar se per ndeshjen miqesore te 22 marsit, Shqiperi Gjeorgji, treshja e arbitrave perseri do te jete nga Italia. Gjithnje sipas Zajmit, arbiter kryesor ne kete ndeshje do te jete nderkombetari Paolo Dondarini, ndersa asistente te tij, Kristian Koppelli dhe Massimiliano Rosi; i katert, nderkombetari shqiptar, Albano Janku. Kesisoj vazhdon bashkepunimi i Federates sone te futbollit me ate italiane, ndersa pas Tiziano Pierit, i cili arbitroi me 1 mars, Shqiperi Lituani 1 2, tani eshte radha e Paolo Dondarinit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 23 Mar 2006 , 14:49

Kuqezinjte, pavaresisht nderrimeve te shumta si asnjehere tjeter, nuk arrijne te shkojne

pertej nje barazimi pa gola ndaj gjeorgjianeve, qe jo pak here i vune ne veshtiresi

Brigel "Topi", paqe miqsh

Shqiperi - Gjeorgji 0-0

E merkure, 22 mars 2006, ora 18.00, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", Tirane

Shqiperia: Lika, Dallku, Teli (46' Beqiri), Jupi, Vrapi, Haxhi (75' Agolli), Curri (46' Xhafa), Lala, Skela (46' Duro), Bogdani (82' Salihi), Kastrati (46' Kapllani) Tr. H.P.Brigel

Gjeorgjia: Lomaia (46' Chanturia), Magradze, Gvinianidze, Shashiashvili, Eliava, Gogua, Kankava (46' Popkhadze), Menteshashvili (30' Ganugrava), Gigiadze, Jakobia, Aladashvili (87' Saturidze) Tr. K.Topmeler

Gjyqtare: P.Dondarini, K.Kopeli, M.Rosi (Itali)

Kartona te verdhe: / Gogua (2), Menteshashvili

Karton i kuq: Gogua

Episodet

1' Curri eshte sherbyer nga Bogdani dhe nga pozicioni diagonal me porten gjeorgjiane ka tentuar gjuajtjen, por ka pritur portieri.

5' Bogdani arrin t'ia marre topin nga kembet Gvinianidzes, ne kufijte e zones se rreptesise mike, por e shtyn ate me perpara sec duhet dhe ka pritur portieri.

16' Aladashvili ka goditur fort, diagonal me porten e Likes, por ka pritur portieri i kuqezinjve.

22' Kankava ka ekzekutuar nje goditje denimi,por ka dale dhe ka pritur Lika.

34' Gogua ka ekzekutuar nje goditje kendi, Gigiadze ka gjuajtur me koke, nga brenda zones se rreptesise, por jashte.

38' Bogdani ka dhene nje asist te shkelqyer per Lalen, i cili ka goditur, por topi eshte perplasur ne kembet e nje mbrojtesi dhe me pas eshte devijuar ne korne nga portieri.

42' Teli ka humbur topin, kane perfituar gjeorgjianet qe nisin nje kundersulm te shpejte nga krahu i djathte, me Goguan, ky ka pasuar per Jakobian, i cili, i vetem perballe portes se Likes, ka gjuajtur jashte, ngjitur me shtyllen.

43' Gogua nga e djathta e sulmit gjeorgjian, ka krosuar rrezikshem ne zonen e Likes, por ka dale i sigurte portieri, i cili ka pritur topin, qe po i afrohej portes se tij.

49' Nje sulm i gjeorgjianeve gjen te papergatitur mbrojtjen e kuqezinjve, por ka dale i sigurt Lika, duke pritur topin qe mund te shkonte ne kembet e Gigiadzes.

65' Duro ka ekzekutuar nje goditje denimi, Jupi ka gjuajtur me koke brenda zones, por topi eshte larguar ne korne nga nje mbrojtes, kur po i afrohej portes.

70' Nje krosim i Duros ka gjetur Kapllanin ne zonen kundershtare; sulmuesi e ka stopuar topin dhe ne momentin qe ka tentuar gjuajtjen i ka ikur, me pas Bogdani ka tentuar, por ka shkaktuar faull ndaj portierit kundershtar.

73' Duro ka ekzekutuar nje goditje denimi, nga rreth 35 metra, por gjuajtja e tij e fuqishme eshte devijuar ne korne nga portieri Chanturia.

75' Perseri Duro ka hedhur nje krosim ne zonen gjeorgjiane, nga kendi, Lala ka gjuajtur dhe ka devijuar mbrojtja kundershtare, me pas Bogdani, por ka larguar Gvinianidze.

77' Eliava ka ekzekutuar nje goditje denimi, nga rreth 17 metra, por topi ka perfunduar jashte, siper traut te portes.

80' Duro ka krosuar, Bogdani me kembe shtyn topin ne mesin e zones se reptesise, atje ku Lala, perpara se te godase, ka shkaktuar nje faull.

83' Duro ka tentuar konkluzionin nga larg me nje gjuajtje te forte, por ka pritur ne dy kohe portieri Chanturia.

86' Lala ka hedhur nje top, prapa kraheve te mbrojtjes gjeorgjiane, atje ku nuk arrin dot Kapllani, edhe pse ne nje distance shume te afert me portierin Chanturia.

90'+1 Gjyqtari Dondarini sinjalizon fundin e takimit Shqiperi Gjeorgji, 0 0, duke derguar per te dyten here lojtaret ne dhomat e zhveshjes.

Spikati

Klodian Duro Kur vjen puna per te luajtur ndeshje me kombetaren, qofshin keto edhe miqesore, mesfushori elbasanas behet "katersh" per t'u gjendur ne cdo cep te fushes. Duhet pranuar se ka qene i vetmi, qe me goditjet e denimit, krosimet ne zone, por edhe me gjuajtjet e tij nga larg, eshte bere lojtari me i rrezikshem i Shqiperise, per porten kundershtare.

Fokus

¨ Ne tribunen VIP te stadiumit kombetar "Qemal Stafa", ndermjet te pranishmeve qe kane ndjekur ndeshjen e kombetares ishte edhe ministri i Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i cili ndoshta kishte perfituar nga mungesa e presidentit Duka, qe ka qene ne Kongresin e 35 te te zakonshem te UEFA s, ne

¨ Gati 30 minuta perpara ndeshjes, te dy trajneret gjermane, Hans Peter Brigel i Shqiperise dhe Klaus Topmeler i Gjeorgjise kane pire nga nje kafe ne mjedisine e jashtem te "Bar Kampionet".

¨ Nuk kane munguar as kete radhe fishekzjarret e famshme te zv/presidentit te FSHF se, Lutfi Nuri, te cilat kane ndricuar qiellin per disa minuta, pas ekzekutimit te Himneve te te dy vendeve, perpara fillimit te ndeshjes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Apr 2006 , 11:16

Brigeli, 25.000 euro për tri ditë në Shqipëri

Mbledhja e djeshme e komitetit ekzekutiv, veç problemeve të federatës, ka pasur në plan të parë çështjen e rinovimit të kontratës së trajnerit gjerman të kuqezinjve, Hans Peter Brigel. Presidenti i FSHF së, Armand Duka, si dhe dy zëvendësit e tij, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi, i kanë referuar komitetit ekzekutiv të gjitha kërkesat e Brigelit një për një në takimin e së enjtes. Një burim shumë konfidencial brenda mbledhjes së djeshme të komitetit ekzekutiv ka bërë të ditur të gjitha detajet e takimit FSHF Brigel. I njëjti burim është shprehur se shifrat që trajneri Brigel kërkon janë marramendëse në krahasim me atë çfarë ka marrë më parë. Kështu mësohet se Brigeli dhe avokati i rij për rinovimin e kontratës me Shqipërinë dhe FSHF në kanë kërkuar 25.000 euro në muaj për 18 muaj punë. Në këtë kontratë kushtet janë të mëparshmet, pra Brigeli do të vijë në Shqipëri kur të ketë ndeshje ekipi kombëtar. Gjithashtu, në këtë shumë nuk përfshihen as dietat e premiot e ndryshme. Me një llogari të thjeshtë, për një vit e gjysmë gjermani kërkon 450.000 euro. Pra, shihet qartë se Brigeli e ka ngritur shumë pazarin në krahasim me kontratën e mëparshme, duke kërkur më tepër para. Brigeli gjithashtu është shprehur në takim se nëse federata kërkon që ai të qëndrojë në Shqipëri të gjithë kohën, ai duhet të paguhet me 50.000 euro në muaj, çka do të thotë një çmenduri për financat e federatës, pasi kësaj të fundit i duhet të paguajë 900.000 euro. Gjithsesi, komiteti ka diskutuar gjatë në lidhje me këtë çështje. Të 11 anëtarët e komitetit kanë qenë të mendimit se negociatat duhet të vazhdojnë me trajnerin Hans Peter Brigel, derisa oferta e tij të vijë në parametrat e kërkuara nga pala shqiptare. Duket se me 25.000 euro federata nuk ka ndër ment që të firmosë me Brigelin, ndonëse ky i fundit është më i liri në qarkullim. Pra, shihet qartë se "telenovela" mes palëve do të vazhdojë deri në fillim të majit, kur palët mendojnë që të bëjnë edhe marrëveshjen ose ndarjen përfundimtare të tyre. Deri atëherë të presim, edhe pse për të dyja palët rruga hapet vetëm nga ngjyra jeshile, ajo e parave.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 26 May 2006 , 13:21

Horst Hrubesch, gjermani me prane Shqiperise
Ish-sulmuesi i Hamburg-ut ka pranuar pagesen e Briegel-it, prej 340 000 eurosh, ndersa Brehme ka rene dakord, por pa ditur shumen financiare. Te premten fiksohen takimet, te henen nisin bisedimet.

Horst Hrubesch eshte trajneri gjerman me prane stolit te kombetares shqiptare. Burime ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) kane pohuar dje, se "demi teutonik" ka rene dakord qe te punoje me pagesen e pranuar nga ish-trajneri i Shqiperise, Briegel, ndersa kandidati tjeter per te cilin ekzistojne shpresa, pra Brehme, ka rene dakord parimisht. "Hrubesch eshte me prane nesh, - ka thene ky burim, - kjo sepse ai ka pranuar jo vetem parimisht te punoje si trajner i Shqiperise, por edhe sepse ka rene dakord qe te punoje me pagesen e Briegel-it. Ai ka pyetur per rrogen qe ka pranuar ish-trajneri, dhe ka thene se eshte i gatshem te punoje per kete shume, pra 340 mije euro ne sezon".

Pas Hrubesch-it eshte Andreas Brehme, nje tjeter kandidature gjermane. "Brehme ka rene dakord parimisht qe te jete trajner i Shqiperise, - thote burimi i mesiperm, - por ai nuk eshte sqaruar ende per aspektin financiar. Kjo do te behet ditet e ardhshme". Zedhenesi i FSHF-se, Nurishmi, ka pranuar se jane pikerisht keta dy gjermane, si kandidatet kryesore per te qene pasues te Briegel-it, ne stolin kuqezi: "Hrubesch dhe Brehme jane me prane se te tjeret, duke qene me afer persa i perket anes financiare, ndersa trajneret e tjere gjermane te kontaktuar kerkojne me shume se sa jep FSHF-ja".

Burimet ne Federate pohojne se dita e premte (neser) do jete vendimtare per te lene takimet me kandidatet per trajner, ndersa bisedimet do te nisin qe nga dita e hene. Kjo do te thote nje jave vonese ne krahasim me premtimin e presidentit Armand Duka, qe siguroi se bisedimet do nisnin kete jave.

Nderkaq, ekzistojne edhe kandidatura te tjera per postin ne fjale, dhe keta duket se jane Nevio Scala (Itali), Claude Le Roi (France), Otto Baric (Kroaci), Emerich Ienei (Rumani) dhe Ealter Zenga (Itali). Problemi kryesor me disa prej tyre eshte pagesa, sepse trajnere si Scala jane mesuar te fitojne ne nivelin mbi 1 milione euro ne sezon.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 07 Jun 2006 , 13:45

Pier Litbarski, bisedime per kuqezinjte
Pier Litbarski eshte kontaktuar zyrtarisht dje nga presidenti i FSHF se, Armand Duka, lidhur me mundesine e marrjes se drejtimit te kombetares se Shqiperise. Gjermani, ish kampion bote me 1990 me kombetaren e vendit te tij, i ka shprehur Dukes deshiren per te marre drejtimin e kuqezinjve, nderkohe qe edhe presidenti eshte shprehur i kenaqur nga interesimi i nje ish futbollisti te famshem. Duka i ka bere te ditura trajnerit kushtet e tij dhe me pas te dy palet kane rene dakord te mendohen ne lidhje me mundesine e shtrirjes se bashkepunimit. Litbarski do te shqyrtoje me kujdes kushtet financiare e teknike, ndersa Dukes do t’i duhet te peshoje mir` kandidaturen e secilit prej konkurrenteve, per te bere zgjedhjen e duhur nese merr pergjigje pozitive nga me shume se nje prej tyre. Litbarski, i cili e ka kaluar pothuajse gjithe karrieren si futbollist ne radhet e Kelnit, ka punuar si trajner ne Gjermani, Australi e Japoni. Skuadra e tij e fundit ka qene Sidnei i Australise, ndersa ne Japoni, te Jokohama, ka pasur nen drejtimin e tij ish kapitenin e Shqiperise, Rudi Vata. Eshte pikerisht ky i fundit agjenti i trajnerit dhe ne muajin prill ia ka rekomanduar skuadres skoceze Hearts. Ish kapiteni i kuqezinjve, i cili jeton ne Skoci, ku ka luajtur me Selltikun, eshte shprehur me superlativa ne shtypin britanik per kandidaturen e Litbarskit si trajner i Hearts. “Njerez te medhenj si Litbarski nuk vijne shume shpesh”, ka deklaruar ne prill Vata, duke vleresuar njekohesisht Litbarskin edhe si trajner, per aftesite e tij ne motivimin e lojtareve.

Nderkohe, deri dje nuk eshte zhvilluar ende takimi i planifikuar midis Dukes dhe trajnerit holandez Arie Haan. Ky i fundit e kishte lene te shihej ne Mynih me presidentin e FSHF se, por nuk ka pasur asnje sinjal prej tij. Megjithate, Duka eshte shprehur se eshte ende ne pritje te kontakteve me holandezin.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 28 Jun 2006 , 01:22

Otto Baric tranjeri i ri i kuqezinjve

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se eshte mbledhur sot ku ne rendin e dites ka qene miratimi i emerimit per postin e trajnerit te ekipit kombetar dhe disa ndryshme ne sekretariatin e FSHF-se. KE ka miratuar kandidaturen e z.Otto Baric qe te marre drejtimin e perfaqsueses Shqiptare dhe brenda disa diteve trajneri kroat do te mberrije ne Tirane per te firmosur kontraten dhe per te vendosur stafin me te cilin do te punoje per ndeshjet eleminatore te EURO 2008.Gjithashtu KE i FSHF-se ka miratuar si daten e fillimit te Kampionatit per Kategorine Superiore 19 Gusht 2006. Ne mbledhjen e ardheshme do te miratohet formati i Kategorise Superioe ku do te merren parasysh edhe propozimet e klubeve.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Jun 2006 , 12:57

Tesh po duhet me vu nji zevendes te mire se ky tesh po na des ne pankine se asht 100 vjeq. :lol: :lol: :lol: :lol:

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 28 Jun 2006 , 23:40

pernjate ka ardhe ne shqipni me siguri se i pelqejne gjenazet tona :lol: Te shohim ca asht ne gjendje me ba ky trajner ihere,ishalla po na e merr Fatmir Vaten ne kombtare se ai na duhet,ka ba shum gabim qe se ka marr Brigeli kur ishte trajner vec per pune inatesh.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Jun 2006 , 13:13

Inadet e Vates jane me Duken.Megjithate ishalla ban gja ky Bariç se mu sma mush menen.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 30 Jun 2006 , 00:42

vllaznia1919 wrote:Inadet e Vates jane me Duken.Megjithate ishalla ban gja ky Bariç se mu sma mush menen.
Pershendetje !!

Po ky ska me ba mrekullina !!!
Randsi ka qe me vu disipline ne ekip si edhe me perzgjedh ata lojtare qe e meritojne.
Masandej mas te harrojme qe ka nje karrier te gjate e te sukseshme, ka kualifiku Kroacine ne europianin 2004 si edhe tranjer i austrise deri pak koheve. Se asht 74 vjec sden me than gja biles aq ma mire se bjen eksperiencen e tij ne ekip , se ska me lujt aj vete pa lojtart :D :lol:
Shpresoj qe te eci sa me mire si edhe te kete mbeshtetjen e te tanve :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Jun 2006 , 13:21

Po aj hala ska kene 150 vjeq,kryesorja asht qe ishalla ban gja.Problemi asht qe ishte dashte pak fryme e re ne komtare ndoshta.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sun, 02 Jul 2006 , 23:03

Une kam bindjen qe ky trajner ka me na permirsu edhe ma shum se sa Brigeli,jo se Brigeli ka ba pune te keqe por thjeshte ate qe ka ba Brigeli do e zhvilloje ma shume.Gjaja e pare qe konstatova te intervista qe kishte dhane sot Baric ishte qe do me i dhane prioritet elementit te ri ne kombtare edhe per mendimin tem asht nji gja shum e mire se me e pa ne statistika kombtarja jone mund te kete lojtaret ma te vjeter ne europe,lojtar si Hasi,Tare apo ndonje tjeter duhet me i thane mirupafshim kombtares edhe ne me i thane faleminderit per kontributin qe kane dhane deri tesh.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 03 Jul 2006 , 11:53

Pershendetje !

Po ca me ba se Shqipnia ska lojtare te tjere cilesore , kshu qe emra si Tare e Hasi do i nevojiten komtares tone !!
Nderthurja e elemintit te ri me ate te vjeter do te ishte e dobishme per komtaren tone .

Shpresojme qe komtarja te eci sa me mire. :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 03 Jul 2006 , 13:25

E ransishme asht qe mos te na ikun ma talenta si Xhemaili e Behrami.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Mon, 03 Jul 2006 , 18:10

Te Nderuar Zoterinj,


Duke pare se eliminatoret e Europianit U21 jane fare prane, Zyra e talenteve te rinj ka prospektuar intenzivisht gjate muajve te fundit ne Gjermani si dhe ne Europe, per te krijuar nje kontingjent sa me te mjaftueshem per kete kompeticion.
Zyra e talenteve ne Gjermani e cila ka ndjekur nga afer nje sere talentesh ka rene ne konkludim se duhet nxituar per disa lojtar qe jane ne shenjester te Federates Gjermane, dhe federatave te tjera te Europiane.

Me poshte vijon nje liste me emrat dhe te dhenat e talenteve me te spikatur te perzgjedhur me kujdes nga stafi i zyres se talenteve ne Gjermani.
Emri : Samir
Mbiemri : Ujkani
Ditelindja : 05/07/1988
Pozicioni : Portier
Klubi : RSC Anderlecht (Belgjike)
Shenim : Portieri i trete i skuadres kampione te Belgjikes

Emri : Beg
Mbiemri : Ferati
Ditelindja : 10/11/1986
Pozicioni : Mbrojtes
Klubi : FC Basel 1893 (Zvicer)

Emri : Jusuf
Mbiemri : Junuzi
Ditelindja : 13/07/1984
Pozicioni : Mbrojtes
Klubi : SK Rapid Wien (Austri)

Emri : Enis
Mbiemri : Alushi
Ditelindja : 22/12/1985
Gjatesia : 180 cm
Pesha : 84 kg
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : 1.FC Koln (Gjermani)
Shenim : anetar i Kombetaes U21 Gjermane (I Propozuar dhe me pare)

Emri : Besian
Mbiemri : Idrizaj
Ditelindja : 12/10/1987
Gjatesia : 189 cm
Pesha : 84 kg
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : Liverpool United (Angli)

Shenim : anetar i Kombetares U19 Austriake ( I popozuar dhe me pare)


Emri : Faton
Mbiemri : Toski
Ditelindja : 17/02/1987
Vendlindja : Gjilan / Kosove
Gjatesia : 185 cm
Pesha : 76 kg
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : Eintracht Frankfurt (Gjermani)
Shenim : anetar I Kombetares U19 Gjermane ( I propozuar dhe me pare)

Emri : Perparim
Mbiemri : Hetemaj
Ditelindja : 12/12/1986
Gjatesia : 176 cm
Pesha : 71 kg
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : AEK Athen (Greqi)
Shenim : anetar i kombetares U21 Finlandeze

Emri : Panajot Gjergji
Mbiemri : Kone
Ditelindja : 26/07/1987
Gjatesia : 184 cm
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : AEK Athen (Greqi)
Shenim : anetar i kombetares U19 Greke ( Ne kontakt me FSHF per t´a bere kuqezi)

Emri : Migjen
Mbiemri : Basha
Ditelindja : 05/01/1987
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : AS Lucchese Libertas (Itali)
Shenim : anetar i Kombetares U19 Zvicrane

Emri : Shkodran
Mbiemri : Metaj
Ditelindja : 05/02/1988
Vendlindja : Istog
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : FC Gronningen (Holande)
Shenim : anetar i Kombetares U19 Holandeze ( I popozuar dhe me pare)

Emri : Fatlum
Mbiemri : Zaskoku
Ditelindja : 30/09/1987
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : SV Wuppertaler (Gjermani)
Shenim : I vezhguar nga trajneri Bushati

Emri : Anas
Mbiemri : Sharbini
Ditelindja : 21/02/1987
Gjateisa : 180 cm
Pesha : 75 kg
Pozicioni : Mesfushor
Klubi : HNK Rjeka (Kroaci)
Shenim : Anetar i Kombetares U19 Kroate

Emri : Valdet
Mbiemri : Rama
Ditelindja : 20/11/1987
Vendlindja : Mitrovice
Pozicioni : Sulmues
Klubi : VFL Wolfsburg (Gjermani) ( I propozuar dhe me pare)

Emri : Fitim
Mbiemri : Kaçiku
Ditelindja : 23/07/1988
Vendlindja : Mitrovice
Pozicioni : Sulmues
Klubi : PSV Eindhoven (Holande)
Shenim : anetar i Kombetares s U19 Gjermane ( I propozuar dhe me pare)

Emri : Fisnik
Mbiemri : Zejnullahu
Ditelindja : 07/11/1987
Pozicioni : Sulmues
Klubi : Borussia Dortmund (Gjermani) I Propozuadh dhe me pare)

Emri : Bekim
Mbiemri : Halimi
Ditelindja : 26/03/1988
Gjateisa : 177 cm
Pesha : 75 kg
Pozicioni : Sulmues
Klubi : FC Basel 1893 (Zvicer)
Shenim : Anetar i Kombetares U19 Zvicrane

Emri : Shaban
Mbiemri : Ismaili
Pozicioni : Sulmues
Klubi : VfB Stuttgart (Gjermani)

Emri : Abedin
Mbiemri : Krasniqi
Ditelindja : 04/02/1986
Pozicioni : Sulmues
Klubi : TSG Hoffenheim (Gjermani)

Emri : Ahmad
Mbiemri : Sharbini
Ditelindja : 21/02/1984
Gjateisa : 181 cm
Pesha : 75 kg
Pozicioni : Sulmues
Klubi : HNK Rjeka (Kroaci)
Shenim : Anetar i Kombetares U21 Kroate

Emri : Mergim
Mbiemri : Mavraj
Ditelindja : 09/06/1986
Gjateisa : 190 cm
Pesha : 82 kg
Pozicioni : Mbrojtes

Klubi : SV Darmstadt 98 (Gjermani)




Ka edhe talente te tjere, qe jemi ne kontakt me to Pasi te biem dakort do t´i publikojme.

Kjo liste i eshte nisur edhe federates me fax, por e theksojme qe keto talente bashke me te tjere jane ne vezgim te rrepte nga anetaret e stafit tone.


SHKELZEN XHELADINI (Talentet.com)

Ps: Talentet qe se kane emrin ketu sot do t´ju publikohet se shpejti pasi te kemi mbaruar vezhgimet nga afer dhe afirmimi qe do bejne ne klubet perkatese.
Mungojne talentet qe shkelqejne per momentin ne Zvicer dhe vendet Skandinav

------
Tesh e ka ne dor vetem fshf.Me afru keto lojtar don me than nje kombtare pretendente

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 04 Jul 2006 , 10:58

Ishalla po leviz edhe FSHF pak ne menyre qe te afrojme ato lojtare qe munden me ndihmu komtaren tone.
Suksese te tanve ketyne lojtareve si edhe suksese stafit te Telenteve per punen e tyre.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply