DRITAN SMAJLI

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

DRITAN SMAJLI

Post by GOLDIAN » Fri, 17 Jul 2009 , 23:54

Futbollisti lezhjan qe sezoni e kalum ka ba nje kampionat shume te mire me vllaznine
mu si gold me pelqen shume se asht shume punetor e lufton fort per fanellen kuqeblu
pata fatin e mire me ndej nja 10 minuta me te dhe di me ju than se me pelqej jashte mase biseda me te
kur i thashe nese asht e vertete qe jeni kerku nga vlona
me tha po dhe kam pas nje oferte shume ma te mire se kjo qe kam te vllaznia por tha nuk leviza se te jesh futbollist i vllaznise asht nder per cdo futbollist aq me teper per ne veriort.
mu dridh trupi tu nigju fjalet e tija e tu kujtu shkodranet qe na lanene vllaznine vec per dy lek ma shume
I UROJ SUKSESE SMAJLIT E ISHALLA NJE SEZON SA MA TE MIRE
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: DRITAN SMAJLI

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Jul 2009 , 14:27

Jam shum dakort me ty naqe.E meritote me e hape i tem per te.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: DRITAN SMAJLI

Post by GOLDIAN » Sun, 27 Sep 2009 , 11:18

a i vetmi lojtar qe lun 90 minuta me shpirt e me zemer
e pranoj qe nuk asht ne nivelin e nej nallbanit apo sinanit teknikisht por ama per top te pare lufton
shpresoj te kena ma shume si smajli ne ekip
sa ne mrojtje sa ne sulm
hallall te qofte DRITAN SMAJLI
qe respekton fanellen kuqeblu
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: DRITAN SMAJLI

Post by vllaznia1919 » Sun, 27 Sep 2009 , 11:24

Asht shum e vertet naqe.Taman HALLALL i kjofte.Me qa kam pa neper video kta javte e pare edhe Grima me jep pershtypjen qe asht ner ata pak lojtar bashke me Smajlin qe lun me shpirt.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: DRITAN SMAJLI

Post by Skodrinon » Sun, 27 Sep 2009 , 13:54

shume e vertete. ne tana rolet qi e spostojne lun shum mire

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: DRITAN SMAJLI

Post by Edmond-Cela » Sun, 27 Sep 2009 , 15:19

jema te gjith shqiptar si kosovaret si shqiptaret. por shqiptaret e kosoves luan me shpirt ne fush e lojes kurse keto qe i kemi rrit ne nuk kan shpit e as zemer per ekipin qe i beri futbollista. turp te ken
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: DRITAN SMAJLI

Post by fpjalmi » Sun, 27 Sep 2009 , 21:10

Edmond-Cela wrote:jema te gjith shqiptar si kosovaret si shqiptaret. por shqiptaret e kosoves luan me shpirt ne fush e lojes kurse keto qe i kemi rrit ne nuk kan shpit e as zemer per ekipin qe i beri futbollista. turp te ken
asht leku qe i ban mar mond

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: DRITAN SMAJLI

Post by GOLDIAN » Fri, 21 May 2010 , 13:39

o man a ma jep nej shpjegim
taman me korcen del me te kuqe smajli

te merkuren ska lujt se a vra :roll: :roll: :roll:

hallall ja baft zoti per respektin qe i ban asaj fanels
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: DRITAN SMAJLI

Post by vllaznia1919 » Sat, 22 May 2010 , 01:42

:wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: DRITAN SMAJLI

Post by Skodrinon » Fri, 28 May 2010 , 15:07

Smajli: Kam humbur trofe, kam fituar Shkodrën

Mbrojtësi lezhjan i Vllaznisë, Dritan Smajli, ka qenë stabël në formacionin kuqeblu


Para dy vitesh ka mbërritur për herë të parë në Shkodër dhe shumëkush u habit nga kjo lëvizje e drejtuesve të Vllaznisë. Dritan Smajli kishte luajtur deri në ato momente vetëm me Besëlidhjen dhe nuk afronte shumë garanci. Ishte 23 vjeç dhe shumëkush e vuri në dyshim aktivizimin e tij si titullar në formacionin kuqeblu. Tani pas dy vjetësh askush nuk mund të flasë më kështu. Vetë lojtari ka fituar zemrat e të gjithëve, teksa është bërë i dashur për tifozët, vetë lojtarët e tjerë, për trajnerët dhe po ashtu edhe për presidentin…

Kishit besim se do t’ia dilnit për të luajtur me Vllazninë?

Të them të drejtën, kisha pak frikë, sepse më kishin thënë se për të luajtur me Vllazninë duhet shumë punë. Ka një presion shumë të madh dhe tifozët e kësaj skuadre nuk pranojnë çfarëdolloj lojtari në skuadrën e tyre. Megjithatë, kjo gjë më mobilizoi shumë.

Çfarë ambienti gjetet në skuadër?

Jam habitur në fakt nga mbështetja që gjeta. Fillimisht te lojtarët veteranë të skuadrës, si Grima, Lici, Osja e Sinani, të cilët më janë gjendur afër dhe ma bënë më të ngrohtë ambientin. Pastaj edhe trajnerët, presidenti dhe të gjithë.

Jeni dalluar gjithnjë për shpirtin e lartë të garës. Ky është tipari kryesor i lojës suaj, me të cilët keni bërë për vete tifozët e zjarrtë shkodranë?

Kur thashë se në fillim doja me çdo kusht të fitoja zemrat e shkodranëve, isha i vendosur për të bërë më të mirën në çdo ndeshje. Luftoja fort, luaja me shpirt të lartë gare dhe duke parë këtë gjë, tifozët më duartrokitën dhe dalëngadalë krijova një lidhje të veçantë me ta.

Tani jeni titullar te Vllaznia, madje keni luajtur me të edhe ndaj skuadrave të tilla, si Napoli apo Rapid i Vjenës. Ndiheni i rëndësishëm?

Kur më erdhi oferta nga presidenti Fushaj para dy vjetësh, nuk u mendova dy herë. I thashë menjëherë “po”, madje firmosa për tre vjet, sepse e dija ku po shkoja. Vllaznia është një skuadër e rëndësishme e futbollit shqiptar, që merr pjesë rregullisht në Kupat e Europës dhe të ndihmon për t’u promovuar si lojtar.
Mendoj se në këto dy vjet mbi të gjitha kam fituar Shkodrën.

Keni fituar Shkodrën, por keni humbur titullin kampion dhe kupën, kur keni qenë fare pranë tyre…?

Kjo është më se e vërtetë. Vitin e kaluar shkova së bashku me Vllazninë deri në finale të kampionatit dhe humbëm në ndeshjen e fundit. Këtë vit shkova deri në finale të kupës dhe sërish nuk e preka këtë trofe. Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të mendoj për sezonin e ardhshëm, kur do të jetë “e treta e vërteta”.

Kjo do të thotë se do të qëndroni sërish këtu dhe do të jepni më të mirën për këtë skuadër?

Kam edhe një vit kontratë me skuadrën shkodrane dhe natyrisht që dua ta respektoj. Në Shkodër më duan dhe prandaj edhe unë e dua këtë qytet, këtë skuadër dhe këta njerëz.

“Flamurtari? S’kam ofertë nga vlonjatët”
Gjatë ditëve të fundit, në fillimet e zhurmës së merkatos, është përmendur edhe emri i Dritan Smajlit. 25-vjeçari, gjithnjë sipas këtyre lajmeve, është një nga të piketuarit e skuadrës së Flamurtarit. I pyetur në lidhje me këtë gjë, vetë mbrojtësi shprehet: “Ashtu si dhe ju, edhe unë kam lexuar në gazeta për një interesim gjoja të Flamurtarit në adresën time. Vetëm kaq, nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër nga askush. Kjo do të thotë se thjesht është zhurmë merkatoje.”

Kombëtarja, ëndrra e madhe e lezhjanit
Në Shkodër e ngacmojnë jo pak për çështjen e kombëtares. E ngacmojnë shokët e skuadrës, trajnerët, por edhe tifozët. “Kombëtarja? Kuptohet, është ëndrra e çdo futbollisti, por mendoj se me paraqitjet që kam bërë, edhe mund ta kisha merituar një ftesë për një grumbullim. Megjithatë, kombëtarja aty është. Unë do të vazhdoj të bëj punën time sa më mirë te Vllaznia dhe mbase një ditë ftesa nga kombëtarja do të vijë,” - pohon ndër të tjera lezhjani Dritan Smajli.

s.shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: DRITAN SMAJLI

Post by fpjalmi » Fri, 28 May 2010 , 16:11

hallall dritan smailit

jo vetem lojtare fantastik por mbi te gjitha edhe i ndershem

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: DRITAN SMAJLI

Post by vllaznia1919 » Sun, 06 Jun 2010 , 18:21

Ne kjofte se don me ba nej san ne futboll i ka ardhe koha me dale jashte se ne Shqipni lojtaret digjen.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: DRITAN SMAJLI

Post by Skodrinon » Wed, 01 Jun 2011 , 16:14

Smajli: Drejtues të Lukezes do më shohin në Europa League

Shkodër Dy ditë më parë është kthyer nga Italia, vendi ku kishte shkuar për të biseduar me drejtuesit e ekipit Lukeze, që militon në Serinë C të këtij vendi. Bisedimet për momentin nuk janë konkretizuar me ndonjë firmë konkrete, pasi drejtuesit e klubit italian duan ta shohin në fushë.

Dhe më konkretisht kanë zgjedhur ndeshjet e Europa League, ku do të marrë pjesë Vllaznia, në radhët e së cilës do të jetë edhe Dritan Smajli, mbrojtësi i saj 26-vjeçar. Këtë e ka bërë të ditur për “Sportin shqiptar” vetë lojtari në një prononcim të tij të djeshëm, pas kthimit nga Italia.

- Smajli, sapo jeni kthyer nga Italia, ku kishit shkuar për bisedime me ekipin e Lukezes. Çfarë ndodhi?

- Dua të them se biseduam gjerë e gjatë dhe kuptohet që drejtuesit e këtij klubi kishin informacion rreth meje, nisur nga kasetat që më kishin parë apo dhe të dhënat e tjera përmes internetit. Megjithatë, ata kërkonin të më shikonin edhe në fushë duke luajtur dhe kështu e lamë. Do të vijnë në Shkodër për të më ndjekur dhe më pas do të flasim sërish.

- Kur do të ndodhë kjo?

- U thashë që Vllaznia luan në Europa League dhe drejtuesit e Lukezes deklaruan se me shumë mundësi do të vijnë në Shkodër kur të luhet ndeshja këtu. Pas kësaj mund të vendoset në njëfarë mënyre.

- Ka shanse që ju të firmosni në futbollin italian?

- Personalisht nuk e mbaj shumë mendjen aty. Dëshira kuptohet që është për të luajtur diku jashtë, aq më tepër në Itali, por kjo nuk do të thotë se jam i fiksuar pas kësaj ideje. Do mendoj për gjëra të tjera. Nëse do të realizohet kjo e Lukezes, natyrisht që do të isha i kënaqur.

- Gjatë qëndrimit në Itali, emri juaj është përmendur jo pak në merkato. Flamurtari e Skënderbeu janë dukur të interesuar…?

- Po, më kanë thënë familjarët e mi, por personalisht nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Edhe tani që jam kthyer në Shqipëri, nuk më ka rënë telefoni për këtë gjë. Nëse është përmendur emri im, aq më tepër te dy skuadrat më të mira të kampionatit të kaluar, ky është një nder edhe për mua, prandaj ndihem i vlerësuar.

- Nëse edhe zyrtarisht ju vjen ndonjë ofertë nga këto skuadra, do ta pranoni?

- Do të ulem të bisedoj. Për momentin jam futbollist i lirë. U kam dhënë fjalën drejtuesve të Vllaznisë për të luajtur me ta për ndeshjet e Kupave të Europës dhe kaq. Pas tyre, nuk kam kontratë.

- Por Skënderbeu duket se pikërisht për këtë ka hequr dorë nga ju, sepse kërkon t’u ketë edhe për në Europë…?

- S’di ç’të them me saktësi. Vërtet nuk e kam firmosur kontratën dymujore, siç kam rënë dakord me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, për të luajtur në kompeticionin europian, por nuk mund të lëviz nga ajo për momentin, sepse dua të mbaj fjalën e dhënë. Mund të ndodhë ndryshe vetëm nëse drejtuesit shkodranë ndërrojnë mendje dhe nuk kanë dëshirë të më mbajnë për këto ndeshje.

- Po nëse drejtuesit e Vllaznisë u vënë kusht të firmosni edhe për sezonin e ardhshëm, si do të veproni?

- Dakord kemi rënë njëherë për 2 muaj. Për momentin nuk dua të firmos më gjatë për askënd, sepse tentoj të gjej një ekip jashtë vendit. Ky është realiteti, megjithatë, edhe për në Shqipëri kuptohet që Vllaznia është opsioni i parë për të firmosur, por nuk mund t’i përjashtoj alternativat e tjera.

Post Reply