Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Man in Redblue » Tue, 12 May 2009 , 17:07

Mqs shpesh ka pas ankesa nga ana e Admin-ave kur flasim per Tiranen, se dalim nga tema apo nuk na duhet ne gja, me mire te merremi me ekipin tone etj, thashe te hapi nji teme te vecante per kaosin tek rivalet tone tek temat e "kampionatit shqiptar", dhe kush ka qejf me shkru le te shkrujn, e kush mendon se duhet me fol vetem per Vllaznin, ka tema boll tek temat e "Vllaznise".

Ktu mund te diskutoni sa her plas te Tirana (dhe pervoja kto vitet e fundit, ka tregu se ndodh shpesh :wink: ).

Une kam thane dhe vazhdoj te jem i mendimit se ne kampionatin shqiptar ka pislleqe, tolerime, shitje ndeshjesh e manipulime gjyqtaresh, po ne fund te fundit ekipi ma i mire triumfon, prandaj jam i mendimit se Vllaznia duhet te perqendrohet te forcat e veta dhe do ta fitoje titullin.

Kyt teme e hapa ma shume, per ti ba te qarte, se "sherrin" Tirana e ka mrend. Gjithe konfliktet mes "donatoreve" (turp ky emer, sikur po i japin lemoshe tiranes), klanet ne ekip, ndrrimet e tranierave jan te turpshme, dhe nuk mund te mbulohen me nji fitore ndaj Milanit per miqsore dhe as me akuza te rendomta ndaj Vllaznise.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Man in Redblue » Tue, 12 May 2009 , 17:08

Kola-Muka, dueli i mesnatës
Ora e fundit/ Të dy shpërthejnë gjatë mesnatës. Deklarata në “Proçesi Sportiv” e bujshme



Ish-Trajneri: Është e keqja e Tiranës. Kapiteni: Unë? Kam qarë kur iku Kola

“Kur erdha në fillim bëra gabim që nuk hoqa të paktën kapitenin”

Kola: Unë i pranoj fajet e mia, megjithatë ju nuk dini asgjë ç’ndodh mbrapa kuintave

Ish trajneri i Tiranës Agustin Kola ka qenë i ftuar në emisonin sportiv në “Top Channel”, “Proçesi sportiv”. Kola ka folur pa dorashka për problematikën e klubit bardheblu dhe arsyet pse në fund zgjodhi të hiqte dorë nga drejtimi i kësaj skuadra pas humbjes në finalen e kupës së Shqipërisë. Agustin Kola ka shigjetuar kapitenin e Tiranës Devi Muka dhe në të njëjtën kohë edhe donatorin Halili që influencohet së tepërmi nga futbollisti. Kola ka deklaruar se në ekipin e Tiranës janë disa lojtarë problematikë që futen në fushë me mendjemadhësi dhe i bëjnë bisht stërvitjes pasi i kanë shpatullat e ngrohta. “Gabimi im kryesor është që nuk dëgjova parrullën e tifozëve kur erdha, që thonin Muka ik. Ai duhej të largohej sepse ka infulencë të madhe te presidenti Halili dhe dëmton skuadrën. Ka lojtarë që i bëjnë bisht stërvitjes, që futen në fushë me mendjemadhësi dhe që i zgjedhin vetë ndeshjet që luajnë. Këto ishin gabimet e Tiranes”, kanë qenë fjalët e ish trajnerit të Tiranës Agustin Kola që pasi ka dhënë dorëheqje ka nxjerrë gjithë mllefin dhe pakënaqsitë e tij për periudhën që drejtoi bardheblutë. “Në klubin e Tiranës ka shumë gjëra që nuk funksionojnë. Asnjëherë se kam kuptuar përshëmbull pozicionin që ka Riza Hicka së bashku me disa të tjerë. Ata e dëmtonin Tiranën me presionet e vazhdueshme që bënin dhe me situatat e panevojshme që krijonin”, ka shtuar më tej Kola. Pas humbje në finalen e të mërkurës së kaluar për kupën e Shqipërisë trajneri Agustin Kola dha dorëheqjen e parevokueshme dhe pasi kanë kaluar vetëm 5 ditë, i ftuar në një program sportiv televiziv ka hequr dorashkat për të sqaruar arsyet dhe problematikën e Tiranës.

Fortuzi – Në të njëjtin emision sportiv në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Indrit Fortuzi, ish lojtar i Tiranës por dhe një ish ndihmës trajner në këtë sezon në periudhën që bardheblutë drejtoheshin nga kroati Slishkoviç, edhe ai ka folur për problematikën e klubit më të titulluar në Shqipëri. “Në një klub ku nuk flet presidenti me drejtorin e klubit mos prisni që gjërat të shkojnë mirë dhe problematika qëndron”, deklaroi Indrit Fortuzi.

“Një vit që nuk isha unë, Tirana shkoi në vend të gjashtë… !”

Muka: Gjithnjë kështu ndodhka, pse nuk i thonë gjërat kur janë brenda gardhit bardheblu?

Devi Muka, menjëherë sapo ka dëgjuar për deklaratat e trajnerit Kola në TV ka reaguar. “Ndjehem shumë i habitur dhe i fyer nga ajo që ka thënë ish-trajneri Kola. E kam dëgjuar më vëmendje atë që tha. Realisht nuk më besohet që i ka thënë ato gjëra. Paraprakisht kam dëshmimtarë gjithë shokët e skuadrës që më kanë parë duke derdhur lot kur kemi bërë ndarjen përfundimtare me trajnerin Kola. Ai pretendon se i dinte gjërat që në fillim. Unë e kam ndjekur në të gjitha intervistat që ka dhënë. Ai ka thënë madje që Tirana ka lojtarë të mrekullueshëm pa veçuar askënd. Ka thënë që unë prish skuadrën, por nuk besoj se këtë e beson njeri. Vitin e kaluar kur unë mungova për shkaqe dëmtimi, Tirana zuri vendin e gjashtë. Pra Tirana qenka më mirë me mua se sa pa mua. Unë as nuk jam blerë e as nuk jam shitur ndonjëherë në jetën time. Kur kam qenë fare fëmijë 10 vite më parë, më kanë premtuar miliona lekë që të lija një ndeshje të Tiranës dhe se kam bërë. Kjo është absurde. Megjithatë as Kola nuk ndryshoka shumë nga trajnerët e tjerë të cilët kanë drejtuar e drejtojnë në Shqipëri. Unë mendoja se ishte ndryshe, por edhe ai ndoshta do të justifikohet për veprimet taktike dhe kërkon të gjejë fajtorë. Normalisht që irritohem nga këto deklarata por njëkohësisht jam i qetë. Ai flet për ndeshjen finale kundër Flamurtarit ku unë kam dhënë pasimin për gol dhe ku kam dhënë kushedi se sa asiste që nuk shfrytëzuan. Në çdo ndeshje jap maksimumin tim në ndihmë të skuadrës dhe jo më kot kam fituar gjithë këto trofe dhe Kupa me skuadrën bardheblu”. Muka i referohet në bisedën e tij dhe trajnerëve të tjerë të larguar nga Tirana. “Skuadra e Tiranës është një ambjent i fortë sepse është skuadra më e mirë në Shqipëri. Sigurisht që ka shumë presion sepse të gjithë duan të fitojnë. Trajnerët kur ikin nga Tirana fillojnë gjejnë të këqija. Mua më duket pa karakter t’i thuash gjërat mbrapa. Ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme t’i thonte kur ishte trajner”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by GOLDIAN » Tue, 12 May 2009 , 19:05

mire te ka shku mendja ma man in redblue
se kjo ju qet te palamet ne shesh
se doshin me la mut me shurr tu akuzu vllaznine
po muti mut metet e qelbet kilometra larg :evil: :evil:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 00:09

tash i ka mete vetem me thane qi kola rren se asht me origjine shkodrane......

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 00:39

te lumshin durt man in red blu per temen se boll mire te ka shku mendja ,por kurr mos harro se tirana nuk ka kuptim qe mos te flitet ne cdo ndeshje live qe vllaznia ban sepse kur vllaznia fiton ,sdiskutohet se syte i kena te tirana se mos humb ,sepse do te thote dopio fitore :D :D :D :D

sa per ujrat e zeza qe i kan dale tiranes ,kja ka kohe qe dihet sepse ne fund te fundit tirana duhet ti fale shkumbinit dhe dinamos qe po ia lajn ndeshjen ,kurse me vllaznine do kene nje fat tjeter.

kola dhe muka dreqi i hangert sepse nje mut jan per ne :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 00:39

ishalla i dalin ujrat e zeza ne cdo bir :D :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 20:37

Kapiteni u kundërpërgjigjet akuzave të trajnerit. “Luaj pa pará dhe me gjilpëra”
Devi Muka: Kola na hoqi Kupën
“Gaboi në lëvizjet taktike. Është tendencioz, s’e do Tiranën, ka qëllime personale”


I shokuar nga ato që ka dëgjuar dhe në një farë mënyre i bindur se ishtrajneri, Agustin Kola, i ka rezultuar
i pabesë, kapiteni i Tiranës, Devi Muka, kundërpërgjigjet, jo vetëm duke u mbrojtur, por edhe duke u përpjekur të sqarojë të vërtetën, e cila sipas tij, e sheh ish-teknikun si fajtor për humbjen e Kupës së Shqipërisë, një njeri përçarës dhe me ndikim negativ në skuadër, madje duke shtuar se Kola në deklaratat e tij ka një qëllim të ligë, që nuk u shërben interesave të skuadrës dhe bardhebluve në tërësi. Por Muka është dhe diplomat në përgjigjen e vet,
pasi në fjalët e tij nuk ka urrejtje, por mëshirë dhe për më tepër e thotë nën zë: “Nuk është e denjë për mua të bëj
rrugaçin pas disa deklaratave të shëmtuara”.

Ish-trajneri Agustin Kola ka deklaruar në një emision sportiv se ju jeni e keqja e Tiranës dhe shkaktari kryesor
i problemeve në ekip. Cila është përgjigja juaj për këtë akuza të rëndë?
Është me të vërtetë një akuzë tepër e rëndë, që është jo vetëm e nxituar, e pabazë, por edhe dashakeqe dhe e
ligë në mendësinë e saj. Jam i shokuar dhe nuk e prisja një gjë të tillë nga Kola, pasi në skuadër e kemi dashur të
gjithë, kemi dhënë për të maksimumin dhe di që çdokush në grup e ka dashur si vëlla të madh. Turp i madh për të
që mundohet të justifikojë zhgënjimin e tij, duke përbaltur të tjerët. Ra me sa duket në të njëjtin nivel që e kanë bërë dhe disa të tjerë, madje e teproi më shumë, pasi akuzat e tij nuk më cenojnë vetëm mua, por skuadrën në
tërësi dhe ata që e mbështesin këtë ekip. Veprimin e tij e konsideroj imoral, të papërgjegjshëm dhe atë vetë me
karakter të dobët.

Ju thoni që ai ka zhgënjyer në drejtimin e skuadrës. Keni argumente?
Humbëm Kupën e Shqipërisë. Secili nga ne mori përgjegjësitë e veta, por duhet ta pranojmë me të madhe se, skuadra zhgënjeu në fitimin e Kupës, pasi Kola bëri lëvizje taktike të gabuara dhe për këtë nuk ka specialist në
kampionat të thotë të kundërtën.

Disa shembuj konkretë?
Po ja, hoqi nga fusha Osmanin, që po luante mjaft mirë dhe çuditërisht futi në krahun e djathtë të mbrojtjes
Muzakën, një lojtar që nuk luan në këtë pozicion. Më pas spostoi Agollin dhe po të shohësh me kujdes, në momentin që u bënë lëvizje të tilla ne pësuam golat. Ai pati ego personale dhe tani që nuk e realizoi kërkon fajtorët, në një mënyrë që askush nuk mund ta perceptojë. Ndihem i zhgënjyer prej tij.

Ka thënë hapur se ju jeni ai, që emëroni dhe shkarkoni trajnerët te Tirana…
Skandaloze të mendohet dhe besohet një gjë e tillë. Populli ka një fjalë të urtë: “S’ke ç’i bën gomarit e i bie samarit”. Trajnerin te Tirana e vë dhe e shkarkon ai që derdh paratë, por Kola me sa duket nuk është as
mirënjohës ndaj atyre që i dhanë besimin dhe mbështetje të pakufishme. Nuk i thanë një herë një fjalë të keqe, përkundrazi, i lanë dorë të lirë sa askujt tjetër më parë dhe po ua them hapur se ka pasur liri të plotë në të gjitha lëvizjet që ka bërë.

Si kanë qenë më parë raportet tuaja me ish-trajnerin.
Jua thashë, e kam respektuar dhe e kam dashur. Kur e dëgjova në ritransmetim emisionin dhe pashë gazetat
mbeta pa mend, me sinqeritet. Kam protestuar ndonjëherë kur më ka zëvendësuar, por si burrat jam kthyer në stol
e i kam dhënë dorën. Nuk besoj të jetë kjo një arsye e urrejtje së tij. Pastaj ju e dini mirë që edhe lojtarë të mëdhenj në botë protestojnë shpesh për këtë. Para pak ditësh Kristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes,
por vetë Fergusoni e justifikoi. Kola më dha dorën pas takimit me Flamurtarin e na përgëzoi të gjithëve, por tani s’e di pse e bën këtë. Me të vërtetë është papërgjegjshmëri.

Është mburrur se ka gjetur stadiumin bosh, por e la plot…
Mua nuk më takon të komentoj punën e tij deri në detaje të tilla, por stadiumin nuk na e la plot, por të boshatisur
(kujtoni Shkumbinin). Megjithatë, ne do ta mbushim përsëri.

Është shprehur shpesh se e do Tiranën me shpirt, duke nënkuptuar se të tjerët (ndoshta për ju) nuk e duan si ai. Ç’mendim keni?
Ç’të thuash për këtë. Kur e dashka kaq shumë, pse atëherë del e shan skuadrën dhe drejtuesit pasi iku? Pse nuk i shau më parë? Unë po ua them hapur se deklaratat e tij nuk e ndihmojnë skuadrë në misionin e saj për titullin.
Ai mund të “zbrazej” pas kampionatit, se kështu tregonte se e do ekipin. Por jo, jo, nuk e do aspak. E ka dashur
për interesa personale. Deklaratat e tij e tregojnë qartë këtë.

Si është e mundur që shumë teknikë, pasi largohen nga ekipi, vjellin vrer ndaj grupit, veçanërisht ndaj jush? Pse
nuk e bëjnë më parë këtë, gjatë kohë që drejtojnë?
Ja, për këtë duhen pyetur. Nuk e di, por Devi Muka dhe shumë lojtarë të tjerë kanë punuar me shumë trajnerë
dhe kanë ndaj tyre respekt. Pse nuk flasin keq Fatmir Frashëri, Sulejman Mema, Mirel Josa, Shkëlqim Muça apo
Astrit Hafizi? Sepse janë profesionistë në kuptimin e plotë të fjalës. E kuptojnë grupin, e njohin futbollin dhe e duan Tiranën. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme.
Jo vetëm Kola, por edhe gjetkë është thënë se keni krijuar në skuadër një ambient komod për vete dhe bëni si të doni…
Absolutisht. Shkurt fare e dua me shpirt Tiranën. Kam bërë një betim para tifozëve dhe dashamirësve të këtij klubi
dhe do ta mbaj atë premtim. Betimi im është bërë vite më parë dhe unë nga Tirana nuk iki. Unë dija të kaloja edhe
te Flamurtari, në shtëpinë time. Do të merrja më shumë, shumë më tepër, do të kisha një ambient ndoshta shumë
herë më të mirë, por nuk e kam bërë dhe s’do ta bëj, pasi Tirana është për mua gjithçka.

Mendoni se këto akuza vijnë në një moment “stuhish” për skuadrën?
Nuk mendoj se është kjo çështja. Të jesh në radhët e Tiranës është një presion i jashtëzakonshëm, si për lojtarët
dhe për drejtuesit. Kërkohet shumë, jashtëzakonisht shumë. Por Kola nuk e mbajti dot këtë presion. Tirana është
një anije e madhe dhe unë si kapiten i saj nuk e lë kurrë atë të mbytet, pavarësisht këtyre akuzave që ngjajnë me dallgë e stuhi.

Si duket të gjitha këto lindën pasi skuadra zhgënjeu në Kupë, ndryshe sot nuk mund të flitej kjo çështje, apo jo?
Patjetër. Është e vërtetë. Madje, unë do ta pyesja Kolën: Po sikur ta fitonim Kupën, a do t’i thoshte të gjitha këto?
Kola është si ai, që kur i lind djalë thotë “të më rrojë” (nëse do ta kishte fituar Kupën), por nëse lind vajzë thotë
“t’ju rrojë” (pra na e hodhi ne fajin për humbjen). Edhe një pyetje tjetër kam: Nëse e fitojmë titullin, çfarë do të thotë?

Ju keni qenë i dëmtuar, por keni bërë shumë premtime para tifozëve. Çfarë u thoni tani atyre?
Shiko, ndoshta shumë vetë nuk e dinë që unë nuk marr asnjë lek nga Tirana. Unë nuk paguhem, por prapë luaj. Unë vija nga dëmtimi dhe po luaj në fushë falë gjilpërave që po bëj në këmbë. Është një sakrificë e madhe, por e bëj, pasi u kam bërë një premtim tifozëve dhe do ta mbaj. Fjalët e Kolës duhet të na motivojnë më shumë për të fituar titullin. Me këto që tha, ai tregoi se nuk karakter dhe mbetet i pandreqshëm. Dashuria e tij për Tiranën është e rreme. Këtu ndahen rrugët e mia me Kolën, pasi dashuria ime për ngjyrën bardheblu është e pakufishme dhe nuk lidhet nga interesi.

Si i përjetoi deklaratat e ish-teknikut
Në radhët e ekipit janë ndjerë keq kur kanë parë në media deklaratat e ish-trajnerit Kola, madje nuk kanë munguar edhe reagimet, ku lojtarët, edhe pse nuk kanë dashur të bëhen publikë, kanë kritikuar qëndrimin e Kolës ndaj kapitenit Muka dhe për më tepër e cilësojnë të paekuilibruar. Një pjesë prej tyre mendojnë se Kola po zbraz mllef
për mosarritjet e tij dhe pranojnë se ai ka bërë gabime taktike, që i kanë kushtuar synimeve të skuadrës. Ka shumë të rinj dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit që pranojnë se gafat taktike të ish-trajnerit nuk duhen justifikuar me deklarata të tilla të pavend. Me pak fjalë, në skuadër janë të një mendimi që Kola u nxitua dhe gaboi me deklaratat
e tij.

Panorama

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by GOLDIAN » Thu, 14 May 2009 , 15:27

do ve ket pagu valteri devi muken me dhan kete interviste :D
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Man in Redblue » Thu, 14 May 2009 , 16:07

GOLDIAN wrote:do ve ket pagu valteri devi muken me dhan kete interviste :D
Mos i ngatrro! Ka pagu Agustinin :D

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Man in Redblue » Thu, 14 May 2009 , 17:07

“TE TIRANA KAM NGRITUR TROFE, JO KLANE”

Kapiteni i Tiranës, Devi Muka, në një intervistë
për televizionin “Ora News” ka shprehur edhe
një herë pikëpamjet e tij në lidhje me akuzat në
distancë që ka lëshuar ndaj tij ish-trajneri Agustin
Kola. “Labi” mbrojti edhe një herë idenë e tij se
te Tirana ka ngritur vetëm trofe, e jo klane. Madje
ka shkuar më tej, duke e cilësuar dyshen Slishkoviç-
Kola si mostra. “Vazhdoj të jem i tronditur
me ato që kam dëgjuar e përjetuar këto ditë, pasi
Kola nuk ma la këtë shije ditën që u largua e as
kur folëm në telefon ditë më pas. Unë nuk jam e
Muka: Slishkoviç-Kola janë mostra
keqja e Tiranës. Unë këtu kam ngritur trofe dhe jo
klane. Me donatorin Halili kam raporte të mira, por
miqësinë me të nuk e kam shfrytëzuar për qëllime
të tilla, siç pandehin apo thonë këta. Unë me Ridin
flasim shpesh, por për sportin jo kaq shumë,
sa dikush të mendojë për gjëra të kësaj natyre.
Megjithatë, më duhet të pranoj se fjalët e tij më
kanë lënë një shije tepër të hidhur dhe deklaratat
që ka lëshuar nuk e ndihmojnë skuadrën. Ne
duhet të na motivojnë për të bërë më të mirën
për të fituar titullin”, përfundoi Muka.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Skodrinon » Thu, 14 May 2009 , 20:30

“Presidenti Halili më telefonte nga telefoni i Mukës”
15 Maj Ish-trajneri Kola në raundin e dytë të akuzave: Kapiteni bën si trajner-president



Agustin Kola ka reaguar sërish pas deklaratave të kapitenit të Tiranës, Devi Muka në media. Replika në distancë ka vijuar por këtë rradhë është ish-trajneri ai që shigjeton jo vetëm kapitenin bardheblu por dhe donatorin Halili duke i kërkuar një përballje televizive ku të kenë mundësinë për të debatuar në sy të publikut. “Nuk e ka asnjëri mundësinë dhe shansin për të më përgojuar dhe për të më prishur emrin që unë e kam ndërtuar me mund dhe djersë. Nuk e kam ndërtuar emrin tim me biznese por e kam bërë në fushën e lojës. Sa e dua unë Tiranën këtë nuk mund ta vërë njëri në dyshim, e jo më Devi Muka. i kërkoj Refik Halilit një përballje televizive ku ti themi në sy njëri-tjetrit ato që duhen thënë. Dua të shprehem publikisht se një ditë para ndeshjes së fundit, presidenti Refik Halili më ka marrë në telefon nga numri i Mukës dhe kemi folur. Nuk e kuptoj se si një lojtari i jepet mundësia për të më bërë analizë dhe flet në rolin e një trajneri - president. Më duhet të theksoj se unë nuk jam një njeri që merrem me njerëz të tillë si Muka, dhe kur u largova nga drejtimi i skuadrës së bashku me Ritin, ramë dakort që të mos krijonim polemikë, për të mirën e skuadrës. Por kam dëgjuar nga Muka, avokati Riza Hicka dhe të tjerë që pretendojnë se e duan këtë skuadër, gjëra këto të paverteta, që nuk i bëjnë mirë ekipit. Refik Halili si drejtuesi më i lartë i Tiranës duhet që minimalisht t’i ndalojë të flasin me mediat, siç e ka bërë në raste të tjera, kur nuk kemi marrë rezultatin e duhur në ndeshje dhe më pas t’i thotë se kur duhet të flasim, gjë e ka bërë në të tjera raste”, u shpreh Kola.

Situata te skuadra – Polemika e krijuar mes ish-trajnerit Kola dhe kapitenit të Tiranës Devi Muka, ka krijuar një situatë të tensionuar tek skuadra pas finales së Kupës dhe tani që sezoni po i afrohet fundit, kjo polemikë e hapur është kthyer në një “telenovelë”. “Nuk kam folur për të ndikuar negativisht tek skuadra dhe besoj që këto deklarata nuk do të kenë ndikim negativ përsa i përket fund-sezonit. Unë i njoh nga afër të gjithë lojtarët e Tiranës dhe e di që nuk do të ketë ndikim negativ në prag të ndeshjes finale dhe kam besim që kjo situatë e krijuar do të ketë ndikim pozitiv te skuadra. Dua të ndalem pak dhe tek finalja e Kupës së Shqipërisë, ndeshje për të cilën Muka ka analizuar si të jetë trajneri i skuadrës. Të gjithë kanë sy dhe e kanë parë atë takim… Fituesi nuk gjykohet dhe unë në fund i kam uruar dhe dhënë dorën vlonjatëve, por Devi Muka le ta gjejë vetë të keqen dhe se nga kush erdhi ajo humbje në atë takim final…”, e mbylli, ish-trajneri i Tiranës, Agustin Kola.

Sport Ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 18:08

Tirana në luftë civile

16 Maj Në këto ditë vere, njerëzit normalisht duhet të bëhen më të dashur, por te Tirana nuk ndodh kështu… atje duan të përleshen çdo ditë, duan t’i shpallin luftë njëri-tjetrit, sikur po ndajnë centimetrat e qerpiçve. Pikërisht në fund të kampionatit, atëherë kur Tirana kërkon të fitojë trofeun e fundit të mbetur në lojë, ish-trajneri Kola e gjen të keqen te kapiteni Devi Muka, te presidenti Halili dhe te e gjithë dynjaja. Që nga Riza Lushta dhe deri te Agustin Kola, me bardheblu janë veshur një plejadë kampionësh, që i kanë dhënë kuptim kampionatit shqiptar të futbollit. Ka personalitete me kontribut të pamohueshëm, që e kanë ndjerë fanellën, që kanë gëzuar si të marrë për një trofe të marrë dhe që kanë qarë kur kanë dështuar. Ndërsa pas viteve ’90, Muka është personaliteti i kësaj Tirane. Me gjashtë tituj kampion, pesë Kupa të Shqipërisë, gjashtë Superkupa të Shqipërisë edhe tironsat më fanatikë duhet ta nderojnë. Por e keqja është se është lab dhe në këtë rast nuk quhen meritat. Po qe robi lab është edhe marifetçi. E shiti finalen e kupës, shiti më parë edhe ndeshjen me Besën në Kavajë, megjithëse nuk ishte më fushë, tani po “shet men” dhe në fund do të shesë finalen me Vllazninë, që nuk është luajtur akoma. Ai labi është e keqja e të gjithëve, ndërsa unë si një njeri që e ndjek futbollin e vendit, më duhet të përsëris për të 100-ët herë shpehjen e Zhorzh Mone: “Në rradhë të parë jam njeri, rastësisht jam francez”. Por piktori i famshëm u shpreh kështu në kohën e luftës franko-prusiane dhe e kishte me gjermanët e sotëm, kështu që paralelizmi im është fare idiot. Lebërit janë shqipëtarë me histori dhe nuk mund të trajtohen kaq keq, vetëm njëqind e ca kilometra larg vendlindjes së tyre. Tirana ka pasur shumë kampionë në historinë e saj të gjatë, por sigurisht që edhe Devi Muka është një kampion i madh. E hoqi Starovën, atë që erdhi pas tij, e hoqi Slishkoviçin, Agustinin, tani do të më heqi edhe mua nga puna. Broçkulla të papara, të prodhuara nga njerëz që e kanë këndin e vështrimit sa dimensioni i një pllake majolike, që përgjithësisht përdoret për t’u vendosur në banjo. Në këto momente, nëse thërret dikë për një debat televiziv, siç dëshiron ish-trajneri Kola, llogjikisht duhet ta karrikojë për ndeshjen e rradhës kundër Dinamos dhe finales me Vllazninë. Vetëm kështu mund t’i shërbesh tani Tiranës, që natyrisht kërkon të fitojë titullin kampionë edhe pse titullari i pankinës ka ndryshuar. Devi Muka do të jetë sigurisht në fushë, ndoshta e fiton edhe një tjetër titull, ndërsa mua nuk do më mbetet tjetër, veçse të përmend një shprehje, këtë rradhë autentike shqiptare: “Të jesh mosmirënjohës është më keq se të jesh i keq”.

Sport Ekspres

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 21:01

te lumte goja per ket lajmin e fundit skodrinonon.

lufte civile :D :D :D :D

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Man in Redblue » Fri, 15 May 2009 , 21:41

Tirana në luftë civile

Image

skodrinon, ma ban hallal mor burre, une deshta me ta citu titullin, e kam shtyp butonin gabim, e ta kam editu shkrimin pa dashje :oops: ,sjam ambjentu hala si Moderator :oops:

Po mujte postoje edhe nji her ate shkrimin e maparshem.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by GOLDIAN » Fri, 15 May 2009 , 21:58

Man in Redblue wrote:skodrinon, ma ban hallal mor burre, une deshta me ta citu titullin, e kam shtyp butonin gabim, e ta kam editu shkrimin pa dashje :oops: ,sjam ambjentu hala si Moderator :oops:

Po mujte postoje edhe nji her ate shkrimin e maparshem.
opa opaaaaaaaaaaaaaaaa
gersiti denimi prej mirit :D :) :shock: :lol: :lol:
ishall po e shkrun edhe nji here skodrinoni se me mirin do i kesh punet pisk neser :D
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 22:02

Man in Redblue wrote:skodrinon, ma ban hallal mor burre, une deshta me ta citu titullin, e kam shtyp butonin gabim, e ta kam editu shkrimin pa dashje :oops: ,sjam ambjentu hala si Moderator :oops:

Po mujte postoje edhe nji her ate shkrimin e maparshem.
ahaahah kuj po i thu. edhe un ia shiva nji postim mondit dje pa dashje :D
jena t'ri ne ket detyre me pergjithsi qi na ka caktu partia :D

ps: i rregullova

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 22:05

GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:skodrinon, ma ban hallal mor burre, une deshta me ta citu titullin, e kam shtyp butonin gabim, e ta kam editu shkrimin pa dashje :oops: ,sjam ambjentu hala si Moderator :oops:

Po mujte postoje edhe nji her ate shkrimin e maparshem.
opa opaaaaaaaaaaaaaaaa
gersiti denimi prej mirit :D :) :shock: :lol: :lol:
ishall po e shkrun edhe nji here skodrinoni se me mirin do i kesh punet pisk neser :D
aahahahahha sa gati i ndejte ma hahaahahaha

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by kristiani » Fri, 15 May 2009 , 23:44

Man in Redblue wrote:Tirana në luftë civile

Image

skodrinon, ma ban hallal mor burre, une deshta me ta citu titullin, e kam shtyp butonin gabim, e ta kam editu shkrimin pa dashje :oops: ,sjam ambjentu hala si Moderator :oops:

Po mujte postoje edhe nji her ate shkrimin e maparshem.
si sje ambientu maj naqe je tesh 1 vit a ma shume si moderator nqo se sgabohem :lol: :lol:
skodrinon suksese per statusin e ri si moderator
FORZA VLLAZNIA

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by Man in Redblue » Sat, 16 May 2009 , 12:13

kristiani wrote:
si sje ambientu maj naqe je tesh 1 vit a ma shume si moderator nqo se sgabohem :lol: :lol:
skodrinon suksese per statusin e ri si moderator
moderator kam ken deri tesh me "part time"; po ca di, qysh se jan ba edhe shvk e skodrinon moderatora, mkan kap emocionet edhe mu :D

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Plasin Ujrat e Zesa te Tirana

Post by shv13 » Sat, 16 May 2009 , 15:00

Man in Redblue wrote:
moderator kam ken deri tesh me "part time"; po ca di, qysh se jan ba edhe shvk e skodrinon moderatora, mkan kap emocionet edhe mu :D
gjobe e denim ta po han ba me shkru ma shvk...keni nevoje per gjyslyke m duket ti e pjalmi... :D :D
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Post Reply