Dervish Haxhiosmanovic

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 22:35

vllaznia1919 wrote:Jane muhabete kotit maj naqe.Do te dalin me diftu diqka.
me besoni tan trupi me dridhet kur lexoj ishtu gjanash
u bana i marr
si me mhanger buken teme
edhe shume prej nesh e kuptune mas humbjes me dinamon ne shkoder apo humbja ne peqin qe skuadra ra pertoke
mirepo ky vet doli tu than se e lajm 4 pike mrapa tiranen
nuk tham gja se niri deshton UNE SI gold po me marr vllaznine itash si trajner me ket kontigjent qe ka
nuk dal e tham do la tiranen apo dinamon mrapa po shof realitetin e isha mundu me nxjerr maksimumin ketij kontigjenti qe kam
per mu ma duk aj canaj si fjal pak e pune shume m vjen keq qe se lanen deri ne fund dhe pse e pranoj se a tregu frikacak si trajner ne disa vendim si psh kunder tiranes ne tirane po prap mendoj e kishte meritu me drejtu vllaznine deri ne fund
nejse po lehi kot
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Sat, 20 Jun 2009 , 20:57

Xhevahir Sukaj i kundërpërgjigjet Haxhiosmanoviçit, pas akuzave të bëra nga tekniku
‘Dështuam prej një trajneri amator”’
Sulmuesi: Duhet të mbajë përgjegjësitë e tij. Kështu flet vetëm një që s’e njeh futbollin


Kritikat nga ish-tra jneri i tij, Dervish Haxhiosmanoviç, i kanë ardhur si një rrufe në qiell të pastër Xhevahir Sukajt. Sulmuesi shkodran nuk ka mundur të përmbahet, kur ka marrë vesh se ish-tekniku ka thënë se Xhevahir Sukaj i kishte prishur punë në ekip, pasi vetëm prej tij u detyrua të ndryshonte skemat dhe se shpeshherë lojtari nuk i zbatonte urdhrat e tij. “Ky po që është një justifikim pa lidhje, me të cilin kërkon të shmangë përgjegjësitë e tij një amator, kur e kupton se sa gabime ka bërë. Haxhiosmanoviç po tregohet i padrejtë, jo vetëm me mua, por me të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, – shprehet Sukaj për ‘Panorama Sport’. – Ai nuk mund të shfajësohet dhe të thotë se e kishim ne fajin, ndërkohë që kishte një nga ekipet më të kompletuara në Kategorinë Superiore, por si përfundim nuk arriti të fitonte asnjë trofe. Nuk mund t’i thuash Elvin Beqirit se bënte gabime, apo se nuk dinte të stërvitej, sepse ai ka 50 ndeshje me Kombëtaren dhe dihet shumë mirë se sa i rëndësishëm dhe çfarë vlerash ka ai. Nuk e vë në diskutim fare që Haxhiosmanoviç është një njeri i mirë, por si trajner, ai është thuajse amator. Me keqardhje e them, por nëse e humbëm titullin, kjo ndodhi mbi të gjitha për faj të tij”. Licenca Është diskutuar shpesh, nëse “Deda” kishte ose jo licencën e trajnerit për të drejtuar një skuadër, dhe Sukaj nuk mund të mos e shfrytëzojë rastin për ta shigjetuar edhe në këtë pikë ish-teknikun e tij. “Nuk më ka shqetësuar ndonjëherë licenca e tij, më shumë sesa fakti që nuk kishte shkelmuar asnjëherë top në jetën e vet, apo tërë kohën ka qenë një trajner kalçetoje. Nuk më duket e ndershme që Haxhiosmanoviç nuk mban asnjë përgjegjësi mbi vete për dështimin, por e ka mendjen që të akuzojë dhe të shfajësohet. Përgjegjësia është e të gjithëve dhe ai duhet ta dijë mirë këtë, nëse është vërtetë trajner”, thekson Sukaj.

Beqiri e cilëson të pabesë

Elvin Beqiri përpiqet të jetë i matur në reagimin ndaj kritikave të forta të bëra nga ish-trajneri i Vllaznisë.
Megjithatë, ai e konsideron të papranueshëm faktin që trajneri flet me tone të ashpra pasi është larguar nga
Vllaznia. “Secili ka mendimin e tij, por të kritikosh pasi ke ikur, duke iu shmangur përgjegjësive që të takojnë,
kjo më duket si pabesi. Me Haxhiosmanoviçin kemi pasur marrëdhënie korrekte dhe nuk mendoja se do të mbërrinte deri në këtë pikë. Megjithatë, kjo është punë e tij, jo e imja”, është shprehur qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Sat, 20 Jun 2009 , 21:01

“‘Deda’ dështoi, ndaj u largua”

Janë të shkuara të harruara për presidentin e Vllaznisë së Shkodrës marrëdhëniet me ish-trajnerin Dervish Haxhiosmanoviç. Sipas tij, “Deda” kishte në dorë një skuadër të mirë, por dështoi ndaj edhe u largua nga drejtimi i ekipit. “Haxhiosmanoviç kishte një kontratë tremujore me opsion për një vit rinovim, por vetëm nëse ai do të arrinte që të fitonte titullin kampion. Siç e dini, në këtë pikë ai dështoi ndaj edhe u largua”, pohon Fushaj në një prononcim për “Panorama Sport”. Më tej, kreu shkodran shpjegon edhe mospranimin e licencës së ish-trajnerit. “Shikoni, ai kishte një licencë B të trajningut, e cila nuk lejohet më në Superligë. Kjo është e vërteta, paçka ç’thotë ai. Trajneri ka pasur në dispozicion një grup të mirë futbollistësh, por nuk rezultoi triumfues, ndaj edhe ne menduam që të mos vazhdonim më aventurën tonë me të”, ka vazhduar të tregojë presidenti i skuadrës kuqeblu, Valter Fushaj. Lidhur me thumbimet dhe akuzat që Dervish Haxhiosmanoviç i ka bërë edhe disa prej futbollistëve të skuadrës së Vllaznisë, Fushaj është pjesërisht dakord. “Nuk mund të jem në një mendim me të as në këtë pikë. Normalisht ka pasur lojtarë, të cilët nuk kanë dhënë maksimumin e tyre në të gjitha takimet dhe këtë gjë e kam vërejtur me kujdes. Nuk mund të pohoj, por as nuk e mohoj që në këtë listë janë edhe emrat që ka përmendu ish-trajneri, por ju them se disa nga ata lojtarë që gjatë sezonit të shkuar nuk dhënë maksimumin e tyre, u larguan menjëherë nga skuadra. Por nëse ka mbetur ende ndonjë tjetër në ditët në vazhdim do të shikojmë të gjithë situatën”, ka thënë në prononcimin e tij, Valter Fushaj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Fri, 02 Oct 2009 , 14:44

Dervish Haxhiosmanoviç
Me trup në Podgoricë dhe me zemër në Shkodër


I kanë bërë nder por edhe e kanë larguar në mënyrë të padrejtë. Megjithatë Dervish Haxhiosmanoviç, edhe pse është larg Shkodrës, nuk flet keq për askend. Në Podgoricë ai drejton një ekip futbolli por kur i thanë se kanë ardhur për të takuar nga Shkodra, ai le ekipin në dorën e zëvendësit të tij dhe drejtohet nga të posa ardhurit e qytetit me të cilin e lidhin pazgjidhshmërisht ëndrra, dëshira, malli dhe nostalgjia. Shkodra dhe shkodranët janë për mua njerëzit më të dashur, thitë malazezi, i cili mesa duket me trup është në Podgoricë dhe me zemër në Shkodër. Nuk e kishe parë asnjëherë ish- trajnerin e Vllaznisë. Me këtë do të them se as nuk e kisha takuar ndonjëherë, por megjithatë nuk mund të rrija pa e takuar atë njeri, që është dashuruar aq shumë me qytetin tim dhe bashkatdhetarët e mi. Jam takuar gjatë punës time si gazetar me shumë të huaj por asnjë prej tyre nuk më ka folur me aq superlativa për Shkodrën dhe shkodranët. Pra edhe pse larg njeriu i trofeve të Vllaznisë, nuk flet keq për asnjë edhe pse mund të flasë. Nuk ka se si të mos bëjë përshtypje një gjë e tillë kur koha ka sjellë në skenë njerëz të ndryshëm, që nuk kursehen duke shprehur fjalë të ndryshme për njëritjetrin. Pra Dervish Haxhiosmanoviç është krejt tjetër. Është një njeri, që flet veç mirë. Dhe kjo është një dhunti e radhë e njerëzve të sotëm. Pasi jam prezantuar kush jam, ish -futbollisti i kombëtares malazeze dhe ish trajneri i suksesshëm i Vllaznisë, tregon gjithçka për veten, për Shkodrën dhe shkodranët dhe ndoshta për herë të parë thotë se futbollisti më i mirë, që ai ka stërvitur në Shkodër ka qenë Edi Martini, por më vjen keq thotë ai se Martini nuk arriti të bëhej një futbollist profesionist. Dervish Haxhiosmanoviç flet me superlativa gjithashtu për drejtuesit e sportit në Shkodër, për Vllazninë dhe për lojtarët Lici, Teli, Beqiri, Salihi, Sukaj, Shtupina, Lika , që kanë arritur të veshin fanelën e kombëtares së Shqipërisë. Ish trajneri i Vllaznisë, thotë gjithashtu se “Nuk do të ishit gabuar por të më kishit zgjedhur për të drejtuar kombëtaren e Shqipërisë. Për më shumë lexojeni këtë intervistë të sinqertë, që flet për gjithçka.

- Zoti Haxhiosmanoviç, kur ka qenë viti i parë që ju keni drejtuar një ekip shqiptar?
- Ka qenë viti 2001. - Si arritët të lidhnin kontraten e parë me Vllazninë? - Ka ardhur këtu në Podgoricë për tu interesuar për trajner, i ndjeri Myftar Qela dhe i kanë rekomanduar, emrin tim.

- A kishit dëgjuar më parë për Shkodrën?
- Sigurisht që kisha dëgjuar por kjo ishte rruga e parë që kam bërë në Shqipëri. Më parë nuk kam qenë.

- Sa kohë keni qëndruar gjithsej në Shqipëri?
- Ta mbledh të gjithë kohën bëhen nja 3 vjet.

- Gjatë kësaj kohe cilat janë trofetë që keni fituar?
- Të gjitha trofetë e fundit që ka fituar Vllaznia i ka fituar nën drejtimin tim. Kam fituar kampionatin në sezonin 2000 – 2001 . Ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 21 vjetësh në vitin 2008 dhe superkupën e Shqipërisë në vitin 2001.

- Gjatë kësaj kohe, keni shkuar dhe ardhur disa herë, më saktë 5 herë. Cilat ishin arsyet e këtyre ecejakeve?
- Kjo nuk ka qenë dëshirë e ime por e drejtuesve të Vllaznisë.

- Cilat janë mbresat tuaja nga këta drejtues ( Është fjala për presidentët)?
- Me të gjithë presidentët pa asnjë diskutim unë kam pasë marrëdhënie shumë të mira Nuk kam pasur asnjë problem dhe them që marrëdhëniet e mia me ta kanë qenë shumë të korrekte.

- Edhe atëherë kur padrejtësisht ju kanë larguar?
- Ju thashë që marrëdhëniet e mia me drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë shumë të mira.

- Po me lojtarët çfarë marrëdhëniesh keni pasur?
- Edhe me lojtarët marrëdhëniet e mija me to kanë qenë shumë të mira.

- Po me trajnerët shqiptarë a keni pasur ndonjë problem?
- Me të gjithë marrëdhëniet kanë qenë shumë korrekte. Unë kam vlerësuar gjithnjë punën e tyre dhe e kam parë se edhe ata kanë respektuar punën time.

- Gjatë kohës që keni qëndruar në Shqipëri a ju ka mbetur ndonjë peng?
- Ndoshta ishte dashur ta ngrinim më lart nivelin profesionist të futbollit. Kam vërejtur se ka shumë probleme midis trajnerëve dhe futbollistëve në ekipe. Drejtuesit mbështesin në përgjithësi disa lojtarë, të tjerat i kalojnë disi në hije. Këtë vështirësi e kalojnë trajnerët.

- Një vit më parë Vllaznia humbi titullin kampion. A ju ka ardhur keq për këtë?
- Sigurisht që po.Por unë e kam ndjerë se kampionatin ne si Vllazni e kemi humbur në Durrës. Jemi mundur 1- 0. Ishte e vështirë që kampionati të fitohej javën e fundit.

- A ka ndodhur siç ndodh në shumë ekipe, që ligjin në skuadër ta bëjnë një grup futbollistësh?
- Mund të ndodhë por gjatë kohës që unë kam drejtuar Vllazninë nuk më ka ndodhur.

- Kampionatin e humbët ju apo e humbën futbollistët?
- Jo, nuk e kam humbur unë. Unë erdha për ta fituar kampionatin.

- A keni dëshirë të ktheheni për të drejtuar Vllazninë?
- Kam kënaqësi për të drejtuar Vllaninë. Dhe sa herë që më kanë thirrë unë kam qenë gjithmonë i gatshëm për të drejtuar Vllazninë. Këtë do ta bëja përsëri, madje që sot nëse më thërrasin.

- Keni drejtuar Vllazninë, Erzenin e Shijakut dhe Kastriotin. Ku e keni ndjerë veten më mirë.
- Sigurisht në Shkodër. Megjithatë kudo që kam shkuar në Shqipëri e kam ndjerë veten mirë. Unë punoj si profesionist. Ky është qëllimi im.

- Cili nga futbollistët shqiptarë ju ka pëlqyer më shumë gjatë kohës që ju keni punuar në Shqipëri?
- Mua më shumë më ka pëlqyer Edi Martini . Ai ka qenë një futbollist i talentuar por nuk ka qenë një futbollist profesionist. Martini për mua ka qenë një futbollist shumë i mirë po nuk arriti të bëhej një futbollist profesionist.

- A është e vërtetë se keni shprehur dëshirën për të drejtuar edhe ekipin tonë kombëtar?
- Po të më emëronin trajner të kombëtares së Shqipërisë, nuk kishin për të gabuar.

- Mendoni se kombëtarja e Shqipërisë është më lart se kampionati shqiptar?
- Po, pa dyshim sepse shumë lojtarë të ekipit tuaj kombëtar luajnë jashtë Shqipërisë, ku edhe kampionatet janë më të fortë.

- Cilët janë futbollistët e kombëtares, që keni përgatitur ju por që janë bërë futbollistë të kombëtares?
- Lici, Teli, Beqiri, Salihi, Sukaj, Lika, Shtupina. Por nuk mund të mos vlerësoj futbollistë po kaq të mirë si Sinani, Grima apo ndonjë tjetër”

- Kush është Dervish Haxhiosmanoviç?
- Kam lindur në Plevle më 1959.

- A keni pasur karrierë si futbollist?
- Kam luajtur me Buduçnost. - Sa vjet? “6 vjet”

- Cili ka qenë roli juaj?
- Sulmues. Kam luajtur edhe me përfaqësuesen e Malit të Zi.

- A keni luajtur ndaj Vllaznisë në ndeshjen e zhvilluar në Titograd midis Budupnost dhe Vllaznisë në vitin 1987?
- Po, një prej golave që ne shënuam kundër jush ( 2-1) e bëra unë. Por në ndeshjen e kthimit në Shkodër nuk kam qenë.

- Në atë ndeshje ka luajtur edhe Dejan Saviçeviç apo jo?
- Po, unë dhe Saviçeviç kemi qenë edhe futbollistë të të njëjtit ekip.

- Cilat janë marrëdhinet tuaja me Saviçeviç, tani president i futbollit të Malit të Zi?
- Janë shumë të mira.

- Nëse do tju bëhet ndonjë ofertë për të shkuar sërish në Shkodër, a do të pranoni? - Menjëherë.

- Çfarë keni dalluar si gjënë më pozitive në Shkodër?
- Më pëlqen shumë Shkodra. Shkodranët janë një popull i mrekullueshëm dhe unë e ndjej se ata më respektojnë shumë. Kam kënaqësi të punoj me Vllazninë sepse ajo tashmë është bërë pjesë e jetës sime. Kjo është biseda që bëmë në Podgoricë me Dervish Haxhiosmanoviç. Njeriu që ka drejtuar 3 herë Vllazninë mund të vihet në krye të drejtimit të saj edhe për të 4-tën herë. “Nuk e kam për fyerje, thotë ai.përkundrazi e kam për nder. Shkodra më ka dhënë shumë gjëra dhe unë nuk kam kursyer asgjë për t’i dhanë asaj çfarë ajo ka kërkuar”.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Fri, 02 Oct 2009 , 14:49

ket interviste ky duhet ta kete dhane para se me zgjedh vllaznia luçin si trainer. ka dashte me u ofru. ka harru se vllaznimi sportiv del nji here n'jave e i ka shku kot intervista :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by vllaznia1919 » Sun, 04 Oct 2009 , 17:13

O ne sna ban derman as Capeloja me kta lojtar legena.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Sun, 04 Oct 2009 , 17:17

vllaznia1919 wrote:O ne sna ban derman as Capeloja me kta lojtar legena.
Ska problem bjen Vllaznia e ngjitet Ada ne superlig.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by vllaznia1919 » Sun, 04 Oct 2009 , 17:22

Tesh po e bajne Ada e Shkodres e Vllaznia e Velipojs. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply