Dervish Haxhiosmanovic

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Sat, 18 Apr 2009 , 20:58

une per vedi sé kisha dasht dervishin trajner vitin tjeter
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Sun, 19 Apr 2009 , 07:13

GOLDIAN wrote:une per vedi sé kisha dasht dervishin trajner vitin tjeter
As Murinjo nuk na ven ne terezi mar Gold djali.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Apr 2009 , 18:55

Jam dakort me mendimin e Mirit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Sat, 25 Apr 2009 , 19:19

ke drejte ma miri po sdi ky sme duket i pershtatshmi
sot ban tre nderrime direkt ne fillim te pjeses se dyte
po prite zot te na ishte vra nji lojtar ne ne min 50 si me ja ba???
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Sat, 25 Apr 2009 , 19:39

GOLDIAN wrote:ke drejte ma miri po sdi ky sme duket i pershtatshmi
sot ban tre nderrime direkt ne fillim te pjeses se dyte
po prite zot te na ishte vra nji lojtar ne ne min 50 si me ja ba???
Ktu kishte te drejte Goldi sepse rrezultati ishte 1-2 dhe do ishte nje gabim sikur mos te bente levizje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by fpjalmi » Sat, 25 Apr 2009 , 19:57

ka lan shtubinen jashte qe asht ma i miri dhe e futi shum vone.

kurse per nderrimet e tjera nuk ia kam idene

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Sat, 25 Apr 2009 , 22:12

nuk jam dakort me goldin
ne asnji prej ktye ndeshjeve qi ka kene deda trainer nuk kena lujt ma keq se kundershtaret
nuk ka faj deda qi bashiç e beqiri e lajne milen bosh ne durres me nji top te hedhun ne sulm tan lojen prej teutes, e qi hupim dy raste me porte bosh. edhe sot, dy golat jane hanger per dy gafa te qendermbrojtsave.
per ndrrimet, u dote me rreziku se ishim ne disavantazh

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by fpjalmi » Sat, 25 Apr 2009 , 23:14

ke shum te drejte skodrinon .

me sa di un ,qysh se ka ardh dedja ndeshja e pare asht qe hup me teuten ne kampionat.

ndoshta jam gabim sepse kujtesa na ka ra ,por me duket se humbja e pare asht me teuten.

jam dakort me ty skodrinon.

kurse un mund te tham qe vllaznia ka lujt ma mire se kundershtaret ,si jasht ashtu edhe mrend .

2 ndeshjet e fundit me teuten dhe flaMURTARIN ISHIN kaq te bukura qe do te thote vllaznia nuk lujti ma mire ,por dominoj komplet takimin si me flamurtarin ashtu edhe me teuten.

mu me duket se vllaznia asht ngrit shum keto kohet e fundit.

me njaq sa po shoh ,tranieri ka ba nji pune shum te mire .

vetem dicka duhet te kujtojm .

teuta vllaznia perfundoi 4 me 1 per durrsin dhe vllaznia lujti shum keq dhe kishim hanger edhe ma shum nese teuta donte dhe ishte ndeshja e fundit me canen ,i cili kishte deshtim pjesen e dyte .

kurse ndeshja e dyte me teuten tashti qe ishte tranier deda ,ja vetem e meritoshim ta fitoshim takimin ,por biles asht dasht me i ba ne 4 gola durresit ne ate ndeshje ,por sukaj na e hupi ndeshjen ,bashke me bashiqin dhe beqirin qe lane nje aksion fatal ne sulmin durresak.

te kishim lujt tan ndeshjen ashtu siq luajtem ne durres ,vllaznia do te ishte shpall kampion qysh tash.

kur thane po vjen deda ,u merzita ,por tashti qe ka kap ekipin ne dore u qudita se sa mire e kombinoj vllaznine .

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Admin » Mon, 27 Apr 2009 , 18:28

Dervishi per memndimin tem nuk asht ndoj tranjer kushedi se ca por kta tont i ven per vije edhe kja ka randsi.
Deri tesh pak ndeshje ka gabu, edhe se ka gabu nji ndeshje shume te randsishme kunder Tiranes, (nuk ban asnji ndrrim...).
Ndeshjen me Besen e kam pa edhe mbrojtja jone flete kajher per 5 minuta edhe golat per ket puna kane ardh se kane fjet..... , Deda ska faj hic. Ndrrimet qe banen kane kene te godituna edhe dhanen rezultat, Nallbani ka lujt me shpirt edhe shume efikas, Shtubina asht tu e tregu vedin, Plantic asht tu e marr vedin edhe se asht pak i ngathte, pa kroset i ka gati perfekt..... Sinani duhet me e marr ma shume vedin se mu duk sikur lvizte me zori ne fushe....
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Mon, 27 Apr 2009 , 20:55

me keni keqkuptu
nuk e akuzoj deden per zevendesimet po me hini frika kur bani tre zevendesime ne fillim te pjeses se dyte
tu mendu se per 45 mund te na demtohej nej lojtar e mandej ca me ba
une nuk shof nej pune te lavderume te tij qe po thuhet ka ba pune te mire
agim canaj pervec ndeshjes me tiranen ne tirane ku u tregu frikacak ose nej gabimi qe bani ne ndeshjen me dinamon ne shkoder mendoj qendron ma nelt se dervishi
mos harrojme se canaj thujse asi her se ka pas te plote kontigjentin e lojtareve
gjithsesi le te shohim kete jave se cdo na bajne
edhe pse une nuk e shoh me sy shume pozitiv
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Sun, 24 May 2009 , 21:40

UNE I RRI MENDIMIT TEM
PER MU SE KISHA DASHT TRAJNER VITIN QE VJEN
DU PROFESOR HAFIZIN
O ZOT NA NDIHMO
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by fpjalmi » Mon, 25 May 2009 , 00:19

ma mire fushaj te derdhin da pare ma shum per tranierin.

bushati ose hafizi do ishte gjaja ma fantastike .

mos te harrojm qe bushati ishte ai qe nxorri elbasanin kampion dhe mos te harrojm qe hafizi kur ishte tranier i vllaznise ,ka zbulu talentet .

kur kena shkodran traniera te mire pse me marr dede e agim canaj.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Mon, 25 May 2009 , 13:18

GOLDIAN wrote:UNE I RRI MENDIMIT TEM
PER MU SE KISHA DASHT TRAJNER VITIN QE VJEN
DU PROFESOR HAFIZIN
O ZOT NA NDIHMO
Edhe une jam i mendimit me ty por nese nuk realizohet do kisha dasht edhe 1 here Mirelin ne Shkoder.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Mon, 25 May 2009 , 14:46

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:UNE I RRI MENDIMIT TEM
PER MU SE KISHA DASHT TRAJNER VITIN QE VJEN
DU PROFESOR HAFIZIN
O ZOT NA NDIHMO
Edhe une jam i mendimit me ty por nese nuk realizohet do kisha dasht edhe 1 here Mirelin ne Shkoder.
mireli shkon te tirana me duket
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Edmond-Cela » Mon, 25 May 2009 , 23:01

Haxhiosmanoviç e Sukaj me bagazhe në dorë

E Hene, 25 Maj 2009 20:37


Pas përfundimit të kampionit dhe humbjes së titullit kampion në përballjen me Tiranën ekipi i Vllaznisë nuk pritet të kalojë një periudhë të qetë përgatitore. Drejtuesit e klubit para takimit me Tiranën janë tërhequr nga vendimi i tyre për të aplikuar gjoba në masën 30% të kontratës së futbollistëve në rast të humbjes së titullit kampion.

Tani që gjithçka ka përfunduar një gjë e tillë deri në këto momente nuk është shqiptuar më. Nga sa mësohet nga burime pranë drejtuesve të klubit pritet që të ketë një mbledhje të dytë për të shikuar me kujdes atë që do të ngjasë me lojtarët e këtij ekipi dhe me vendimet që mund të marrin drejtuesit e klubit përsa i përket përgatitjeve për sezonin e ri. Emri i parë që mund të lërë ekipin kuqeblu mund të jetë pikërisht ai i teknikut malazez Dervish Haxhiosmanoviç. Ai ka mbërritur në Shkodër si një trajner emergjence dhe kontrata e tij ka qënë vetëm tre mujore me të drejtë rinovimi edhe për një vit nëse arrinte që me Vllazninë të merrte të paktën një prej trofeve. Por fundi i sezonit e ka gjetur ekipin kuqeblu në vendin e dytë dhe një nga katër ekipet që ka pretenduar Kupën e Shqipërisë. Kjo mund të jetë shumë pak që tekniku malazez i kuqeblu Dervish Haxhiosmanoviç të vazhdojë punën me ekipin shkodranë. Një tjetër emër që pret me bagazhe në dorë është sulmuesi Xhevair Sukaj. 22-vjeçari ishte në formë huazimi së bashku me afrikanin Boadu dhe mendohet se kontratat e tyre nuk do të rinovohen më nga klubi kuqeblu.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 00:20

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:UNE I RRI MENDIMIT TEM
PER MU SE KISHA DASHT TRAJNER VITIN QE VJEN
DU PROFESOR HAFIZIN
O ZOT NA NDIHMO
Edhe une jam i mendimit me ty por nese nuk realizohet do kisha dasht edhe 1 here Mirelin ne Shkoder.

asht tranier i bute mar mire e nuk e ndigjon kush.

ne duhet te kena nje tranier te rrept dhe hafizi ka ate natyre

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 May 2009 , 20:57

Boadun nuk na e lajne se kishte ken mire me nej me ne.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 18:28

“Deda”: Mirupafshim Vllazni, do të takohemi së shpejti!
Haxhiosmanoviç: Ja e vërteta e liçensës sime!



S’është shuar ende jehona e mbarimit të sezonit të fundit futbollistik. Pa pushuar shumë, kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë ende ruhen emocionet për kampionatin që uli siparin pak javë më parë. Njëri nga ata që mendon ende për të është edhe ish-trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç. i bëmë një vizitë këto ditë vape në Podgoricë, aty ku jeton sëbashku me familje, gruan dhe tre fëmijët. “Deda” siç e thërrasin ata që e njohin, na prêt me kënaqësi dhe bujari. Futbolli është tema kryesore e bisedës sonë. Padyshim ndjen keqardhje për titullin e humbur ndonëse kërkonte të përsëriste suksesin e sezonit 2000-01 me presidentin Myftar Çela.

“Më vjen keq që publikut të mrekullueshëm shkodran dhe presidentit Valter Fushaj, nuk i sollëm titullin kampion. Mund të jenë disa arsye. Por të jeni të bindur- Vllaznia e sivjetme se kishte stofin e duhur për të dalë kampion. S’ishte e plotë për një gjë të tillë. Objektivi fillestar siç e dini ka qenë sigurimi i pjesmarrjes në Ligën Europiane. Duke shprehur konsideratën time për punën e paraardhësit tim Agim Canajt, kuqeblutë u shkëputën 7 pikë nga tiranasit. ishte koha të vërtetohej thënia juaj “oreksi vjen duke ngrënë”. U blenë lojtarë apo u rikthye ndonjëri si Sukaj. Po ç’ ndodhi? U prishën ekuilibrat. Kroati Plantiç rezultoi një dështim i plotë. Sukaj spostoi në stol Dhëmbin dhe luajti për hesap të vet duke harruar se futbolli është një lojë kolektive. Më kishin thënë fjalët më të mirë për lojtarin ganez Boadu por edhe ai humbi në apatinë e lojtarëve të tjerë. Mbrojtja s’mori shumë përsipër kurse në fazën e tretë, thuajse me “grafik” pësoheshin golat për gabimet e papranueshme të Beqirit dhe Bashiç. Kapiteni Sinani për shkak dëmtimi, s’ishte më ai i pari. Thuajse gjithçka pritej nga rendimenti i Nallbanit dhe Shtubinës. Pa harruar këtu edhe dëmtimie e Doçit dhe Osjes. Në 11 javët që kam drejtuar Vllazninë, natyrisht kam patur edhe unë gabimet e mia”- thotë trajneri malazez.

Ai pushon paksa në rrëfimin e tij dhe më pas vazhdon sërish: “E vetmja gjë që s’më ka pëlqyer ka qenë qëndrimi aspak dashamirës i specialistëve të futbollit shkodran por edhe më gjerë. Xhelozia, mesa duket, dhe qëndrimi shumë nihilist, u kishte errësuar jo pak logjikën. Sulmet denigruese të disa prej tyre qoftë në shtypin sportive apo kanalet televizive, sidomos ato locale, qenë pa etikë profesionale dhe pa doganë. Mungesa e LIÇENSES, ishte thjesht një “GJETHE FIKU” për të justifikuar largimin tim. Dhe e kërkonin, derisa ia arritën qëllimit me një dashakeqësi tipike dhe pa as më të voglin bonsens”. “Deda” duhej të largohej në fakt sepse sulmet ndaj tij u shtuan. Puna arriti deri aty sa edhe merita e tij shumëzoheshin me zero, vlerësoheshin si rastësore, të një trajneri “anonim” sipas tyre, pa qenë “i mirëfilltë”, që nuk di të stërvisë (akuzë e një kolegu të tij me të ciliën ka punuar 4-5 javë, këtu e nja 10 vjet përpara), që nuk ka aftësi për të bërë zëvendësime gjatë ndeshjes, nuk njeh taktikën etj, etj Sikur të mos kishte pasur përgatitjen e duhur edhe në aspektin taktik, ai s’do të kishte guxuar të aplikonte për herë të parë në futbollin shqiptar mbrojtjen me 4 lojtarë në një vijë të drejtë(pikërisht në Prishtinë, në ndeshjen Prishtina- Vllaznia 1-1).

Harrojnë se pikërisht Haxhiosmanoviç është më i suksesshmi nga trajnerët e klubebe, se me 104 ndeshje në pankinë, lë pas vetes trajnerë të tillë si Temeshvari (Hungari), Ticleanu (Rumani), Kovaçiç (Kroaci), Gori (Itali), Dumitresku (Rumani), Slishkoviç (Bosnjë- Hercegovinë), Paskuli (Argjentinë), Menekini (Itali), Shulze (Gjermani), Kataliniç (Kroaci), Haxhiabdiç (Bosnjë- Hercegovinë), Arabov (Bullgari), Bonaçiç (Kroaci) e Daliç (Kroaci). “Deda” në krye të skuadrës kuqeblu ka fituar kampionatin, superkupën dhe kupën e Shqipërisë, tre veprimtaritë më të rëndësishme të futbollit tonë. Pas tij asnjëri se ka bërë një gjë të tillë duke përfshirë edhe kritizerët.

Pa iu larguar modestisë së tij tipike, pyet bashkëbiseduesin e tij: “Më thoni i dashur një emër trajneri të huaj që ka punuar në Shqipëri kaq gjatë, që ka fituar një kampionat apo Kupë Shqipërie?” Më poshtë duke vazhduar në këtë linjë dhe për t’ia freskuar disi kujtesën kritikëve që flasin pa asnjë argument, kujton me kënaqësi që disa nga lojtarët e tij kanë luajtur apo luajnë për ekipet kombëtare të Shqipërisë si beqiri, Salihi, Shtubina, Belisha etj. Vetëm ata që kanë punuar me “Dedën” dhe pranë tij, kanë njohur ndershmërinë si tiparin dallues të karakterit të tij, duke i vlerësuar futbollistët jo aq për emrin sesa për rendimentin në fushën e lojës. Dhe kur ka qenë nevoja, stolin e kanë provuar e3dhe Sinani e Lici, edhe OSja e Kaçi, edhe Sukaj e Boadu etj.

Qahen kritizerët se Vllaznia s’ka talente. Cili e pranon një gjë të tillë? Gocaj, Hasani, Bala, Vucaj, Rexha, Tafaj, Karakaçi, Vajushi, Rraboshta, Erkoçeviç, Pirani, Nika, Hasa, Marku etj, janë vetëm disa prejt tyre që garantojnë të ardhmen e klubit kuqeblu. Liçensa ishte ajo që e largoi “Dedën” nga pankina kuqeblu. Por a e kanë atë trajnerët e tjerë, shqiptarë apo të huaj, që punojnë aktualisht në futbollin shqiptar? S’ta ha mendja! U desh “Deda” të bëhej “kurbani i parë” Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç ka punuar me liçensë jugosllave që e ka vlefshmërinë deri më 2011. një kopje e saj i bashkangjitet edhe këtij shkrimi që gjithsesi s’merr përsipër të bëjë avokatin e specialistit në fjalë.

Duke u ndaluar tek puna e tij, “Deda” përmend me kënaqësi synimet që ekipi kuqeblu të mësohet të luajë futboll kolektiv dhe individët të vihen në shërbim të skuadrës. Pyetjes sonë se përse kurdoherë i përgjigjet pozitivisht thirrjes për të drejtuar ekipin e Vllaznisë, trajneri thuajse 50 vjeçar (i mbush më 9 gusht), i përgjigjet: “Së pari Shkodra është afër, së dyti, Vllaznia është një klub i vërtetë profesionist dhe me ambicje të mëdha. Në këto rrethana, kënaqësia për të punuar këtu është e madhe”. Dhe shton: “Në Shkodër ndjehem shumë mirë, njerëzit më respektojnë pa masë”. Pyetjes sonë se sa “Deda” e njeh pasardhësin e tij Hasan Likën, dhe a ndjen “Xhelozi” dhe ç’i uron, trajneri malazez iu përgjigj: “E njoh si djalë të urtë e punëtor. Një këshillë kam për të: të mos shohi lojtarë të vjetër apo të rinj, por të lozin ai që e meriton. Mbështetu tek kolegu yt Armando Cungu sepse është një djalë që nuk të shet. Në qytetin verior ka shumë trajnerë e menaxherë që po të mos tregosh kujdes, të nxjerrin telashe. Pa asnjë ndjenjë xhelozie, i uroj Likës suksese”.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me presidentin kuqeblu Valter Fushaj, “Deda” tha: “Kanë qenë dhe janë shumë të mira, me respect të ndërsjelltë dhe reciprok. Më ka ndihmuar, më ka mbështetur fuqimisht dhe kurdoherë në shërbim të punës”. Për publikun e mrekullueshëm shkodran, Haxhiosmanoviç foli me respekin dhe simpatinë më të madhe. Teksa pa ndaheshim në Podgoricë, “Deda” shtoi: “Do të paisem me liçensën e UEFA-s se së shpejti do të kthehem në Shkodër. E kam të vështirë të jem larg Vllaznisë. Do të jemi sëbashku. Për herë të gjashtë.

Image

Republika Federative e Jugosllavise Republika e Serbisë
Fakulteti i Filozofisë në Nish Grupi studimor për kulturën Fizike
Dëshmi
Haxhiosmanoviç Dervish U lind më 09.08.1959 në Plevle.
Mbrojti programin e formimit professional si specialist në fushën e SPORTIT në kohëzgjatje prej 12 muajsh me
sukses të merituar 8.61. Gjatë periudhës së specializimit ëshët çmuar më notën 10.00 në provimin përfundimtar.
Për sa më sipër, i jepet kjo dëshimi publike për aftësitë si specialist për titullin: TRAJNER FUTBOLLI I SHKALLËS MË TË LARTË.
Nish, më 19.05.1997.

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 18:55

skodrinon grazie qe na prune intervisten
me than drejten vec fillimin lexova jo per pertes por..
i nderumi deda po perserit te njejten histori gjithmone
para disa javesh tha do e la 4 pik mrapa tiranen tash na thote SE KISHIM STOFIN E KAMPIONit
njaty e lashe e slexova ma
kujin ta xjerrin drejtusat me tjer tifoza e jo me ne se na shajme bar
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Jun 2009 , 19:50

Jane muhabete kotit maj naqe.Do te dalin me diftu diqka.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply