Shqipni - Hungari

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Locked
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Wed, 25 Mar 2009 , 17:28

Nexho Shabani, humoristi viziton Kombëtaren

Një mik të veçantë ka pasur dje rezidenca e Kombëtares
në hotel "Dyrrah". Bëhet fjalë për humoristin
shkodran, Nexho Shabani. Ky i fundit njihet si tifoz i
flaktë i kuqezinjve, e aq më tepër i futbollistëve shkodranë.
Këta të fundit nuk janë pak në Kombëtare. Elvin
Beqiri, Hamdi Salihi, Admir Teli, Gilman Lika dhe
Xhevahir Sukaj, kanë qenë të gjithë nën shoqërinë e
humoristit, që me batutat e tij, krijoji një atmosferë
gazmore në hollin e hotelit.
Mbrojtësi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Wed, 25 Mar 2009 , 18:10

Batuta e humor, harmonia kuqezi mban emrin e kapitenit
“Barazimi s’bën punë, Hungaria duhet mundur”
Lala: Bogdani? Pyesni trajnerin, ai e di mirë se çfarë bën


Mungesa e gjatë pas një operacioni që e mbajti jashtë fushave për shumë kohë, nuk ia ka ndryshuar humorin dhe sensin e të qenit gjithnjë i drejtpërdrejtë. Thjesht, tani është pak më elegant, ose në gjuhën sportive, stërvitjet intensive të muajve të fundit, i kanë kushtuar dy apo tre kilogramë. E megjithatë, kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, ndihet në formë dhe kërkon maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme. Klubi i Hanoverit nuk ka dashur ta lejojë që të grumbullohet me Kombëtaren, por sipas tij, nuk kishte asnjë shans që të mund ta pengonin të riveshë fanellën kuqezi. Në një deklaratë të dhënë dje për mediat, Lala ka folur për të gjithë. Edhe për ndeshjen me Maltën, që sipas tij, duhej fituar, por edhe për Hushtin, dikur shok te Hanoveri, të cilin do ta ketë sërish kundërshtar të shtunën në mbrëmje.

Në ndeshjen e radhës luajmë kundër Hungarisë, një ndeshje që cilësohet jetike për të ardhmen e skuadrës tonë gjatë këtij edicioni. A është në gjendje Shqipëria që këtë radhë të bëjë hapin e madh?
Me Hungarinë është një ndeshje e vështirë, por ne mund t’ia dalim mbanë. E dimë rëndësinë e saj dhe shpresoj që të mos zhgënjejmë. Na duhet patjetër fitorja, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Shqipëria, zakonisht has probleme në të tilla ndeshje, ndaj edhe mendoj se duhet të bëjmë kujdes. Me Maltën, që ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk e arritëm dot objektivin. Megjithatë, e rëndësishme është ta fitojmë këtë takim, sepse synimi ynë është që të lëmë pas Hungarinë. Kjo skuadër ka shtatë pikë, por nëse ne fitojmë, atëherë kemi shanse që t’i lëmë pas ata. Barazimi nuk do të ishte keq, por në rrethanat që jemi, mendoj se na duhet vetëm fitorja.

Jeni rikthyer pas një mungese të gjatë dhe të gjithë presin që ju të jeni titullar kundër Hungarisë, por në fakt në Bundesligën 1 me Hanoverin keni luajtur vetëm tri minuta. A jeni në gjendje që ta përballoni një ndeshje të plotë?
Unë jam stërvitur me një trajner personal dhe i kam kaluar të gjitha parashikimet. Ndihem në formë shumë të mirë dhe mendoj se jam në gjendje të përballoj 90 minuta. Jam stërvitur enkas për këto dy ndeshje dhe kam bindjen se do të mund t’ia dal.

Klubi ju kërkoi që të luanit pak, ose të mos sforcoheshit shumë?
Për të qenë i sinqertë, trajneri i skuadrës së Hanoverit nuk donte fare që unë të vija për këto dy ndeshje. Megjithatë,
kur bëhet fjalë për Kombëtaren dhe sidomos për dy ndeshje shumë të rëndësishme si kjo me Hungarinë dhe ajo me Danimarkën, nuk mund të mungoja.

Sulmi i Kombëtares nuk ka funksionuar si duhet. Në pesë ndeshje kemi shënuar tre gola, dy prej të cilëve një
mbrojtës dhe një mesfushor...

Nuk është vetëm faji i sulmit, por edhe i mesfushës dhe i të gjithë skuadrës në tërësi. Tani që u ktheva unë me
Canën, do ta forcojmë më shumë mesfushën dhe do ta ndihmojmë më shumë sulmin. Ndaj kam ardhur, të
forcoj mesfushën...(qesh). Sulmi pati mundësi me Maltën të shënonte, por ajo i përket së shkuarës.

Trajneri Ari Han shpeshherë ka ndryshuar skemat e skuadrës, sidomos në repartin ofensiv, a është ky një problem për ekipin tonë Kombëtar?
Ne e njohim njëri-tjetrin prej shumë kohësh dhe e dimë sesi funksionon skuadra. Megjithatë, mendoj se grupi
është i stabilizuar. Gjithsesi, për detaje më të hollësishme, mund të pyesni trajnerin, jo mua

Shqipëria e ka të vështirë që në ndeshjet vendimtare të mund të arrijë rezultatet që do. A i druheni këtij fakti
para ndeshjes me Hungarinë?

Varet nga gjendja e të gjithë skuadrës dhe sesi përgatitet ndeshja. Megjithatë, takimi me Hungarinë është paksa i ndërlikuar, se pastaj i kemi të gjitha ndeshje të lehta...(shkakton të qeshura në të gjithë sallën).

Një pjesë të lojtarëve hungarezë luajnë në kampionatin gjerman dhe disa prej tyre ju i njihni mjaft mirë. A kanë ata ndonjë veçori, së cilës ju i druheni?
Shikoni, ata janë lojtarë cilësorë dhe shumë të disiplinuar. Pjesa dërrmuese luajnë në kampionate me nivel dhe rregullisht. Megjithatë, edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, te të cilët duhet dhe mund të mbështetemi. Pas ndeshjes së parë në Budapest, edhe ata e pranuan se mund të kishin humbur. Unë fola pak me Hushtin, që e kam pasur te Hanoveri dhe ai e pohoi se nëse shtylla e pjesës së parë do të kishte qenë gol, ata mund ta kishin humbur ndeshjen. Ndonjëherë duhet edhe pak fat. Megjithatë, dua të them se nuk kemi diferenca shumë të mëdha me ata dhe se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e barabartë për të dyja skuadrat.

Meqë përmendët mesfushorin Hushti, me të cilin keni luajtur te Hanoveri, a keni vënë sërish ndonjë bast tjetër, sepse në ndeshjen e parë ju e humbët bastin me të?
Ia kam bërë të qartë se nëse fiton Shqipëria, do ta ketë të vështirë ta gjejë rrugën drejt Rinasit....(qesh).

Ari Han ka lënë jashtë Bogdanin dhe Kapllanin, dy sulmues, të cilët gjatë kohëve të fundit kanë qenë pikë referimi për Kombëtaren...
Të dy janë sulmues shumë të mirë dhe kanë shumë peshë në skuadër. Ata nuk kanë se çfarë të tregojnë, pasi dihet
rëndësia dhe kualiteti që kanë. Unë nuk mund të përgjigjem në emër të trajnerit, sepse nuk jam unë ai që drejtoj ekipin Kombëtar. Pyetni atë.

Ju pyesim, meqë jeni kapiteni....
E thashë njëherë, Bogdani është një pikë referimi. Nuk ka pasur shumë fat, por dy javë më parë i shënoi Lacios. Me
Maltën nuk i eci edhe aq shumë, por gjithsesi askush nuk mund t’i vërë në diskutim cilësitë e tij. Ari Hani duhet ta
dijë mirë se çfarë po bën dhe besoj se ka pasur arsyet e veta, pra ato të një trajneri, që ka marrë këtë vendim. Unë nuk mund të hyj në kompetencat e tij. Gjithsesi, kam besim te të gjithë lojtarët që janë thirrur, sepse të gjithë e duan kombëtaren.

Ju jeni më i vjetri në përfaqësuese, cili mund të jetë “Altin Lala i ri”, ai që ju ngjason më shumë dhe që mund t’ju zëvendësojë në të ardhmen?
Këtu janë të gjithë të gjatë ...(qesh)...Hyka, që është shtatshkurtër ka të tjera karakteristika, plus që këtë ndeshje nuk është me ne. Nuk e di se kush mund të jetë. Bakaj është një lojtar grintoz dhe shumë i talentuar. Jam i bindur se në të ardhmen ai mund të luajë fare mirë edhe në Bundesligën 1.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Wed, 25 Mar 2009 , 18:14

Holandezi teston mbrojtjen me Lorik Canën në qendër

Stërvitja e së martës në “Niko Dovana” ka zbuluar një pjesë të
mirë të enigmës anti-Hungari. Përmes një ndeshjeje kontrolli, të
kryer mes dy skuadrave jo të barabarta, për sa i përket numrit
të lojtarëve, është kuptuar fakti se Ari Han dëshiron të testojë
sa më shumë vijën mbrojtëse dhe ofsajdin artificial. Skuadrat
kanë qenë të ndara, njëra me tetë lojtarë, ndërsa tjetra me
pesë. Skuadra inferiore në numër përbëhej nga lojtarët më të
kuotuar të mbrojtjes kuqezi. Në portë ishte Beqaj, ndërsa në
mbrojtje rreshtoheshin Beqiri e Cana në qendër, kurse Teli dhe
Vrapi nga krahët. Duket se ky do të jetë edhe rreshtimi përfundimtar
i mbrojtjes, në takimin me Hungarinë, edhe për faktin se
kundër këtyre pesë futbollistëve, Han kishte rreshtuar Ujkanin,
Lalën, Bulkun, Dallkun, Duron, Salihin (Memellin), Skelën dhe
Likën. Pra, plot tetë lojtarë. Ndeshja nuk pati histori, ajo u fitua
9-0 nga skuadra që luante me tre lojtarë më tepër, por më
shumë se rezultati, Han donte të shikonte, sesi reagonte në
mbrojtje katërshja Teli-Beqiri-Cana-Vrapi.
Hani bëhet arbitër - Holandezi Ari Han ishte aq i interesuar për
këtë ndeshje kontrolli, saqë u vu vetë në rolin e arbitrit. Duket se
kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, do të jetë lideri i mbrojtjes
kundër Hungarisë, pasi në ndeshjen stërvitore ishte ai që kontrollonte
vijën e ofsajdit. Ndonëse në inferioritet të dukshëm numerik,
skuadra e Canës meritonte të shënonte të paktën një gol, por ka
qenë Ujkani që ka pritur në mënyrë të pabesueshme “silurat” e
lëshuara nga 28-vjeçari. I papërmbajtshëm ka qenë Ervin Skela
në stërvitje. Vlonjati ka shënuar plot tri herë në portën e Beqajt,
ndërsa G.Lika, Salihi dhe më vonë Memelli, realizuan sërish, duke e
çuar rezultatin në 9-0. Stërvitja e kuqezinjve në “Niko Dovana” ka
zgjatur afro 100 minuta dhe është shoqëruar gjatë të gjithë kohës
nga një erë e fortë dhe e ftohtë.

Oerd Ulqini

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Thu, 26 Mar 2009 , 13:41

Lojtari e sheh si detyrë fitoren në sfidën e së shtunës
Duro: Me Hungarinë do thyejmë tabunë e golit
“Humbasim shumë raste, por kësaj here do të jetë ndryshe”


Për fantazistin e
Omonia Nicosia-s,
Klodian Duro, Shqipëria
ndodhet përpara një
takimi vendimtar. “Kemi një
detyrë tepër të vështirë. Të
mposhtësh Hungarinë nuk
është e pamundur. Fitorja do
të na jepte një renditje komode.
Ajo është e vetmja
skuadër që na ka mundur,
ndaj ne do të përpiqemi vetëm
për tri pikët”, tha Duro. Në
planin personal mesfushori
elbasanas deklaroi se është
në 100% të formës. Ndryshe
nga ndeshja e zhvilluar në
Budapest, kur jo vetëm Duro,
por edhe shumë lojtarë të tjerë
ishin jashtë forme, kësaj herë
situata në kampin kuqezi
duket se ka ndryshuar për
mirë. “I gjithë ekipi ka marrë
formë të plotë. Dua të jap
maksimumin. Na duhet fitorja,
qoftë edhe me një gol të
vetëm”, komentoi Duro në
konferencën për shtyp. Mesfushori
foli jo vetëm për Hungarinë,
por edhe për Danimarkën.
“Nëse në ndeshjen e
parë arrijmë fitoren, atëherë
do të udhëtonim në Danimarkë
me një moral tepër të lartë.
Edhe atje shkojmë për të marrë
pikë. Pavarësisht faktit se
Danimarka është skuadra
më e fortë e grupit, ne do ta
nderojmë fanellën e përfaqësueses,
duke dhënë gjithnjë
maksimumin”, u shpreh
Duro. Sipas tij, Shqipërisë i
duhet një kthesë shumë e
fortë për të harruar sa më
parë zhgënjimin me Maltën.
Ajo ndeshje ishte vetëm një
aksident dhe sipas Duros
mund të riparohet, pasi Sh-
Nga Durrësi
OERD ULQINI
qipëria do të synojë në çdo
ndeshje dhe në çdo fushë ku
do të luajë rezultatin pozitiv.
Përsa i përket ndeshjes më të
afërt, mesfushori deklaroi se
“nuk pajtohej me asnjë rezultat
tjetër veç fitores”.
Ndonëse luan në mesfushë,
Klodian Duro do të ketë
kundër Hungarisë dëshirën
e madhe për të shënuar. “Së
pari, kam si detyrë të furnizoj
me topa të mirë sulmuesit,
por po të më jepet rasti do
të provoj të shënoj. Është
shumë bukur të bësh gol për
Shqipërinë”, tha futbollisti. I
pyetur për golat e mangët të
kuqezinjve, mesfushori u
shpreh se “është e vërtetë që
kemi humbur shumë raste në
ndeshjet e mëparshme, por
tabuja e golit do të thyhet ndaj
Hungarisë. Prodhojmë lojë, por
jo gola. Kësaj here do të jetë
ndryshe. Do të përpiqemi të
gjithë të bëjmë më të mirën. Unë
besoj se do t’ia dalim”, vijoi
deklaratën e tij elbasanasi.
Sfida me Danimarkën
“Shqipëria shkon me
bindje dhe besim për t’i marrë
pikë Danimarkës”. Klodian
Duro u ndal edhe në
ndeshjen e 1 prillit, duke mos
përjashtuar asgjë edhe në Kopenhagen.
“Oreksi vjen duke
ngrënë. Padyshim, nëse arrijmë
suksesin ndaj Hungarisë,
edhe në Danimarkë
do të shkojmë të uritur për fitore,
- u shpreh elbasanasi. -
Nëse japim maksimumin,
mund të përsërisim në Danimarkë
ndeshjen e Portugalisë.
Mund të shkojmë edhe
më tej, ku i dihet, por më parë
duhet të kalojmë pengesën
Hungari”, theksoi mesfushori
që luan në kampionatin
qipriot. Sipas tij edhe në
fushat kundërshtare, pavarësisht
emrit të madh që
mund të kenë në botë Danimarka
apo Suedia, vendi
ynë do të luajë për të bërë
surprizën e madhe. Klodian
Duro nuk ka hezitim teksa
thotë se “Danimarka është
lidere e grupit dhe njëkohësisht
ekipi më i fortë që
do të kemi përballë në këto
eliminatore. Por pavarësisht
kësaj, i siguroj tifozët
se atje do të luajmë për pikë.
I kemi marrë pikë si Suedisë
ashtu edhe Portugalisë, ndaj
ky objektiv është i realizueshëm”,
tha Duro.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shqipni - Hungari

Post by Admin » Thu, 26 Mar 2009 , 19:07

Ket ndeshje duhet me e fitu sesban....
Hungaria s'me duket ndoj skuader e pamundun , ka disa kualitete ma shume se ne por faktori fushe e etja per fitore e Shqipnis me ban optimist per ket ndeshje.
Ishalla djemt e komtares na nderojne.
Vllaznit Ultras

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Shqipni - Hungari

Post by REINIS » Thu, 26 Mar 2009 , 20:17

Admin wrote:Ket ndeshje duhet me e fitu sesban....
Hungaria s'me duket ndoj skuader e pamundun , ka disa kualitete ma shume se ne por faktori fushe e etja per fitore e Shqipnis me ban optimist per ket ndeshje.
Ishalla djemt e komtares na nderojne.
Llafi jot n vesh t Perenis Admino.
T lumt goja. :D
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 13:10

ADMIN KUR THU ETJA PER FITORE DHE FAKTORI FUSHE JAM DAKORD ME TY po tu pa formacionin me nje sulmues me ul pak optimizmin
gjithsesi zoti na ndihmofte
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shqipni - Hungari

Post by Admin » Fri, 27 Mar 2009 , 22:13

e di naqe edhe mu sme pelqen rreshtimi qe ka vu, nuk duhet me lujt me 1 sulmus.....
pa ishalla na nderojne
Vllaznit Ultras

Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Shqipni - Hungari

Post by shv13 » Fri, 27 Mar 2009 , 23:14

po lujtme me nji sulmus s kena gja n vije.Salihi nuk asht tip sulmusit qe mban komplet peshen mbi vedi,ka nevoje per nji qe i rrin afer dhe qe ka aftsi me terhek mbrojtsat tu i kriju hapsine kshtu hamdushit.Per momentin i vetmi qe mund t bajne kyt loje asht berisha,asht n forme,gola ka ba...po i madhi trajner me tipare sulmuse lot vec me nji sulmus,mesfusha asht reparti ma i merdhitun i kombtares e sidomos mesi...ky fut bulkun e terhek canen n mbrojtje...ishalla se fut telin si "terzino" se s ka lujte ndojhere ne jete te vet e po e djege per here te dyta mbas ndeshjes me portugezt...
ishalla jane te gabume tane parashikimet e deritanishme te formacioneve se kena me lane nam..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 23:46

shv13 wrote:po lujtme me nji sulmus s kena gja n vije.Salihi nuk asht tip sulmusit qe mban komplet peshen mbi vedi,ka nevoje per nji qe i rrin afer dhe qe ka aftsi me terhek mbrojtsat tu i kriju hapsine kshtu hamdushit.Per momentin i vetmi qe mund t bajne kyt loje asht berisha,asht n forme,gola ka ba...po i madhi trajner me tipare sulmuse lot vec me nji sulmus,mesfusha asht reparti ma i merdhitun i kombtares e sidomos mesi...ky fut bulkun e terhek canen n mbrojtje...ishalla se fut telin si "terzino" se s ka lujte ndojhere ne jete te vet e po e djege per here te dyta mbas ndeshjes me portugezt...
ishalla jane te gabume tane parashikimet e deritanishme te formacioneve se kena me lane nam..
nuk kam ca me komentu hic
se i ke qendis fjalet
itash tu fol me man in redblue e po thoshim qe salihi vetem asht pak si zor me ba hajr
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Sat, 28 Mar 2009 , 00:03

nuk dihet hala gja por mund te them qe te lush me nji sulmues ke me pak shans te bash gol ,por nese han rreshton mesfushen mire dhe do kete nje mesfushor ma afer me ndihmu salihin ,atehere nuk do ishte keq,veqse do te doja te dija se kush do ishte.

arsyja qe shqipnia lot me 1 sulmues ne sulm mund te jete frika ne rreshtimin qe nuk te jep siguri ne mbrojtje.

edhe arsyja qe canaj nga mesfusha do lozin ne mbrojtje ka nje arsyje qe mbrojtja nuk funksionon ne rregull.

mund te them qe edhe bariq te gjitha ndeshjet e fundit i bani i terhekun ,pasi nje teknik mund ta kuptojn shum mire difektin e skuadres.

do ishte mire qe ne sulm te ishte salihi me berishen ,pasi shum njerez mendojn se keta lojtare kombinojn shum pasi jan qe te dy teknik te shpejte dhe ne formen e duhur.

lete te shohim nese shqipnia do kete difekte me kete ndeshje apo ja.

nese 75 perqing e titullareve nuk lushin kunder maltes ,mendoj se tashti qe skuadra asht 100 perqind e plote nuk do diskutohet 3 pikeshi .

hungaria na shkaktoj humbjen e pare ne 5 ndeshje dhe per tu hakmarre duhet vetem fitore ,dhe nese fitohet mund te besoj se jena ne 3 vendet e para.

lete te shohim ma mire nese do kete difekte apo skuadra kunder hungarise.

vetem se duhet te them qe kena formacionin ma te mire ne 5 ndeshjet qe kena zhvillu

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 00:08

lexova te sporti shqiptar paskena rekord super negativ me hungarezt
as i fitore e as nji gol :shock: :shock: :shock: :shock:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqipni - Hungari

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 12:50

GOLDIAN wrote:lexova te sporti shqiptar paskena rekord super negativ me hungarezt
as i fitore e as nji gol :shock: :shock: :shock: :shock:
Nje nga humbiet me te medha eshte ajo 12-0 :( :( :(

ostend
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 1
Joined: Fri, 26 Sep 2008 , 16:41

Re: Shqipni - Hungari

Post by ostend » Sat, 28 Mar 2009 , 13:18

a ka ne internet live lojen sod ??

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 14:11

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:lexova te sporti shqiptar paskena rekord super negativ me hungarezt
as i fitore e as nji gol :shock: :shock: :shock: :shock:
Nje nga humbiet me te medha eshte ajo 12-0 :( :( :(
ka kene koha e hungarise se puskashit qi i ka ba 8 gola edhe gjermanise e anglise.

sonte maron 1-0. gol lika

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqipni - Hungari

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 15:48

ishalla ka vdek aja kohe :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 16:40

Skodrinon wrote:
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:lexova te sporti shqiptar paskena rekord super negativ me hungarezt
as i fitore e as nji gol :shock: :shock: :shock: :shock:
Nje nga humbiet me te medha eshte ajo 12-0 :( :( :(
ka kene koha e hungarise se puskashit qi i ka ba 8 gola edhe gjermanise e anglise.

sonte maron 1-0. gol lika
ja morre profesionin pjalmit ti me rezultate dhe pike :lol: :lol:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 17:06

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote: ka kene koha e hungarise se puskashit qi i ka ba 8 gola edhe gjermanise e anglise.

sonte maron 1-0. gol lika
ja morre profesionin pjalmit ti me rezultate dhe pike :lol: :lol:
ishalla po kam ma shans se pjalmi thuj :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 17:10

Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote: ka kene koha e hungarise se puskashit qi i ka ba 8 gola edhe gjermanise e anglise.

sonte maron 1-0. gol lika
ja morre profesionin pjalmit ti me rezultate dhe pike :lol: :lol:
ishalla po kam ma shans se pjalmi thuj :D
vec nje gabim mas ban
kurr mos del kundra haanit se e han mandej :lol:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 17:20

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote: ja morre profesionin pjalmit ti me rezultate dhe pike :lol: :lol:
ishalla po kam ma shans se pjalmi thuj :D
vec nje gabim mas ban
kurr mos del kundra haanit se e han mandej :lol:
:lol: :lol: :lol:

Locked