Shqipni - Hungari

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Locked
jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Shqipni - Hungari

Post by jeti » Fri, 13 Feb 2009 , 20:39

Me date 28 Mars 2009 shqipnija do ballafaqoje ne Tirane me skuadren e Hungaris.
Ndeshja luhet per eliminatoret e kampionatit botnor te Afrikes se Jugut

Me gjith se nga ndeshja e fundit Komtaraja jone ka zhgenjy pa mase, une them se kete ndeshje do paraqitemi mire, spepse zakonisht ne Tirane kemi ba ndeshje te mira.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 13 Feb 2009 , 20:42

Me falni por kam ngatrru vendin e postimit padashje!!!
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 14 Feb 2009 , 11:49

Uroj suksese Hungaris ne Tirane me shpres qe do largohet ky tranjer budall qe kena.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Sat, 14 Feb 2009 , 12:40

PO me hum me Hungarin nuk e hekun pushtat e FSHF.
Ai vet s'ka moral me dhan dorheqje, se te kishte i fice ftyr jepte dorheqjen fill mas neshjes me Malten.
Mos me mujt me i marr 3 pik Maltes ku ku pa cfar teknikut asht ai e cfar m.. lojtarsh jan ky grup, pacin faqen e zez.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 14 Feb 2009 , 19:42

Aj nuk asht i marre me dhane dorheqjen e mas me marr 250 000 euro.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Mon, 16 Feb 2009 , 14:13

me siguri do fitojme :lol:
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Shqipni - Hungari

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 Feb 2009 , 21:30

Hajt ishalla asht njashtu po un ja kam frigen shum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 11:03

me siguri shqipnia do fitojn se asht shansi i fundit.

nje fitore do te thote me na dhan shum shpresa per kualifikim .

kuptohet se ndeshja e lujtun ne malte nuk ishte i favorshem sepse humbem vendin e pare por nese cdo gja duhet te harrohet atehere duhet te fitohet me hungarine.

sido qofte ne fund te sezonit do shohim rezultatet e hanit dhe shpresojm qe rradhen tjeter te na vije nej tranier shqiptare e mos te kena nej tranier qelpsin gjerman ose nej tranier italian te paftyre si dosena .

un mendoj se ndeshja do fitohet dhe mendoj se do kalojm hungarine ne renditje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 11:07

Duka: "Hani ka bërë punë të shkëlqyer”


Presidenti i FSHF-së: “Di të motivojë ekipin, po sjell emra të rinj”. Bosi i federatës beson te surprizat e Arit me Hungarinë e Danimarkën





“Han po bën një punë të shkëlqyer”. Ky është konkluzioni i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, uefa.com.

Bosi i futbollit shqiptar e cilësoi si një start inkurajues punën e kryer deri tani nga trajnerit holandez Ari Han dhe ekipit Kombëtar në kualifikueset e Kupës së Botës “Afrika e Jugut 2010”.

Han, trajneri i katërt i huaj i “epokës Duka” (më parë kanë drejtuar italiani Dosena, gjermani Brigel e kroati Bariç), ka grumbulluar gjashtë pikë në pesë ndeshjet e para, një start me vetëm një humbje, por me dy barazime të bujshme kundër Suedisë e Portugalisë.

Presidenti Duka është optimist për dy ndeshjet e ardhshme, ato kundër Hungarisë në Tiranë (28 mars) dhe Danimarkës në Kopenhagen (1 prill), duke i parë si një tjetër mundësi të përfaqësueses për të shkëlqyer.

“Unë kam një përshtypje të mirë dhe shumë pozitive për Ari Hanin. Ai di sesi të motivojë ekipin dhe unë e pëlqej më mënyrën sesi ai i përgatit atë për çdo ndeshje”, - tha Duka për uefa.com.

“Ai është shumë profesional, e pëlqej disiplinën e tij me lojtarët dhe ai është duke bërë një punë të stërmadhe me ekipin tonë. Ai ka një qëndrim shumë inkurajues, të cilën unë e admiroj”.

Barazimi pa gola në Maltë në ndeshjen më të fundit kualifikuese nuk u prit mirë në Shqipëri, me gjithë mungesën e lojtarëve kyç Arjan Beqaj, Altin Lala e Lorik Cana. Por, Duka sheh gjithmonë në sensin e perspektivës.

“Duke parë sesi shkoi ndeshja, ne duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, - citohet Duka. “Malta luajti mirë dhe ishte e rrezikshme në pjesën e dytë, duke bërë presion mbi ekipin tonë. Ishte shumë vështirë të sulmonim, dhe nëse do ta bënim atë, ndoshta mund të pësonim gol dhe mund të humbnim ndeshjen”.

Presidenti Duka, gjithashtu i thuri lavde politikës së Hanit, duke sjellë lojtarë të rinj premtues. “Ari ka bëri një punë të shkëlqyer me sjelljen e lojtarëve të rinj në ekip. Kundër Maltës ne përfshimë dy ose tre lojtarë, të cilët bënë debutimin e tyre gjatë kësaj fushate kualifikuese.

“Hani gjithmonë është në kërkim të lojtarëve të rinj dhe t’i bëjë ata gati për sistemin e tij të lojës. Brenda disa javëve të ardhshme, Han dhe stafi i tij do të shohë nga afër disa lojtarë të rinj për të ardhmen. Disa luajtën kundër Maltës si Andi Lila, Gilman Lika, Elis Bakaj dhe Xhevair Sukaj dhe ata do të jenë vazhdimisht nën vëzhgim, ashtu dhe si disa të tjerë si Ahmed Januzi, Debatik Curri e Armend Dallku te Vorskla Poltava”.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqipni - Hungari

Post by Man in Redblue » Fri, 06 Mar 2009 , 14:12

fpjalmi wrote:Duka: "Hani ka bërë punë të shkëlqyer”
he mor pjalmi, sa here don me epostu i kyt lajm, e ke postu edhe tek nji teme tjeter :D :D

E dina se Hanin e ke shok, sa per duken, pres te perfundojne si Pango

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Mar 2009 , 22:35

me nje barazim do i sha i kenaqur
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqipni - Hungari

Post by Miri » Sat, 07 Mar 2009 , 15:55

GOLDIAN wrote:me nje barazim do i sha i kenaqur
Mas te presim ma shume se kaq.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Sat, 21 Mar 2009 , 00:22

goldiani shkruan

E dina se Hanin e ke shok, sa per duken, pres te perfundojne si Pango

____________________________________________

nese duka bjen mrend i takon edhe hanit sepse ka ndigju duken ke me fut me lujt dhe kan ba korrepsion bashke :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Sat, 21 Mar 2009 , 00:25

un mendoj se do marrim 3 piket e mundshme .

nese do merrshim 3 piket do te thoshte me shpresu prap ,por duhet me pas byth me fitu me danimarken dhe me fitu me portogali.

ne fund te fundit te xajm vendin e trete a te katert ,dicka qe se kena fitu kurr dhe do ishte sukses,megjithate duhet te shpresojm per kualifikim sepse ne fund te fundit shpresa vdes e fundit :roll: :roll: :wink: :wink:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 17:00

Ish-mesfushori kuqezi i druhet cinizmit të hungarezëve
Hasi: Shqipëri, këtë herë bëhu e madhe!
“S’kemi lojtarë që bëjnë diferencën. Ky, shansi ynë i fundit”

Hungaria është i vetmi shans që Shqipëria të mund të korrigjojë ndalesën e panevojshme ndaj Maltës më 11 shkurt. I këtij mendimi është edhe ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, i cili aktualisht është zv.trajner i Anderlehtit. “Hungaria do të përpiqet të luajë në mbrojtje, për të shfrytëzuar rastin dhe për të ndëshkuar. Me pak fjalë, do të luajë si në ndeshjen e kaluar, ku megjithëse nuk bëri diferencën në fushë, arriti të merrte tri pikët. Skuadra jonë duhet të jetë e kujdesshme, sepse nëse përqendrohemi në sulm, do të rrezikojmë shumë”, ka thënë Hasi në një intervistë për “Panorama Sport”. Ish-numri 6 i kuqezinjve e konsideron të hap fals të të gjithë skuadrës
barazimin 0-0 në Maltë, duke mos ia faturuar të gjitha përgjegjësitë trajnerit.

Shqipëria luan kundër Hungarisë dhe ka një shans të mirë për të korrigjuar gabimin që bëri ndaj Maltës. Në Budapest dështuam, ndonëse kundërshtarët nuk zhvilluan ndonjë lojë për t’u pasur zili. Çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë që t’ia dalin mbanë në këtë ndeshje?
Të mos e nënvlerësojnë Hungarinë. Ata kanë një grup lojtarësh të mirë, që arrijnë të bëjnë diferencën. Kur them të mos e nënvlerësojnë, kam parasysh një karakteristikë tipike të hungarezëve: ata luajnë mekanikisht, pa e vrarë mendjen për spektakël, por dinë të fitojnë në ndeshje të tilla, gjë që Shqipëria e ka të vështirë ta bëjë. Lojtarët tanë nuk duhet të gënjehen nga loja që do të bëjë në Tiranë ekipi i Kumanit. Edhe në këtë takim ata do të përpiqen të luajnë vakët, pa bërë shumë presion dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë gabimet e skuadrës tonë. Nuk janë një
ekip që shkëlqejnë, por ama i shfrytëzojnë më mirë se ne rastet që u jepen. Nuk duhet të mendojmë të sulmojmë
në çdo moment, sepse do t’u lëmë shumë hapësira. Unë mendoj se nëse skuadra zbret me mentalitetin e duhur dhe me besim në vetvete, plus edhe mbështetjen e tifozëve tanë të mrekullueshëm, mund t’ia dalë mbanë. Megjithatë,
e theksoj edhe njëherë se duhet të jemi të kujdesshëm.

Pas asaj paraqitjeje më 11 shkurt kundër Maltës, besimi i tifozëve nuk është më ai i mëparshmi ndaj skuadrës dhe sidomos ndaj trajnerit, ju si mendoni?
Unë e pashë atë ndeshje në stadium. Luajtëm keq. Me përjashtim të Skelës që u përpoq të bënte diçka, të tjerët nuk ishin aspak në formë. Tifozët kanë të drejtë, ai ishte një shans i mirë për Shqipërinë dhe nuk e shfrytëzuam. Ky është një defekt i vjetër i skuadrës sonë, që në ndeshjet vendimtare, nuk arrin të bëjë atë që duhet. Megjithatë, nuk duhet kritikuar vetëm Ari Hani, por edhe skuadra.

Para ndeshjes, Ari Hani tha se do të ishte një katastrofë një rezultat tjetër veç fitores, por dështoi. Për më tepër që edhe kundër Maltës, ashtu si me Suedinë e Portugalinë, hodhi në fushë një skuadër me një sulmues të vetëm....Nuk dua të komentoj zgjedhjet e Hanit. Nuk është etike. Megjithatë, kam përshtypjen se është çështje mentaliteti. Është tipike e holandezëve të luajnë me skemën 4-4-3. Ai kishte menduar që Skela e Duro do të bënin rolin e sulmuesit të fshehur, por kjo nuk funksionoi. Përveç kësaj, mos harroni se kishte edhe dy mungesa shumë të rëndësishme si Cana e Lala, të cilët janë dy shtylla të skuadrës sonë.

Një rezultat tjetër veç fitores ndaj Hungarisë, do të thotë dështim i edicionit?
Unë mendoj se kemi një mundësi të mirë për të korrigjuar atë çka kemi lënë prapa. Pas Hungarisë kemi ndeshje shumë të vështira me Danimarkën, Portugalinë dhe Suedinë. Të gjithë e dimë sesa është probabiliteti që skuadra jonë t’ia dalë mbanë. Për të fituar ndaj Hungarisë, shtyllat e skuadrës duhet të bëjnë diferencën. Sulmi duhet të bëjë diferencën, sepse vetëm nëse shënojmë, mund të fitojmë.

Meqë jemi te sulmi, Ari Han ka lënë jashtë dy sulmues me peshë si Bogdani e Kapllani.....
Nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shënuar. Për këtë trajneri nuk mund të kritikohet. Të tjerët, si Salihi, Berisha apo Memelli kanë shënuar dhe me të drejtë pretendojnë një vend në Kombëtare. Është tjetër punë pastaj, se Bogdani apo
Kapllani janë nga ata lojtarë që në Kombëtare arrijnë të bëjnë diferencën. Tërheqin skuadrën, mbrojnë mirë, pra janë lojtarë që i japin siguri gjithë grupit. Për më tepër që Shqipëria është mësuar që të marrë në ekip futbollistë,
që megjithëse nuk luajnë, arrijnë të paraqiten mirë në Kombëtare. Kjo ndodh, sepse ata kanë eksperiencë jo vetëm në ekipin përfaqësues, por edhe sepse stërviten në skuadra të një niveli të lartë në arenën ndërkombëtare. Më besoni, kjo është shumë e rëndësishme.

Çfarë i druheni te Shqipëria para kësaj ndeshjeje?
Fakti që nuk ka lojtarë, të cilët qoftë edhe në një ndeshje të vetme, por shumë të rëndësishme, siç është kjo me Hungarinë, të mund të bëjnë diferencën. Unë shpresoj shumë, që edhe këtë herë, lojtarët të vënë zemrën në fushë dhe të bëjnë atë që presin të gjithë. Mezi pres që në këtë ndeshje, të bëjmë atë hapin e madh, pra të dimë të jemi vendimtarë dhe cinikë në takimet më të rëndësishme. Në të kaluarën nuk e kemi bërë dot një gjë të tillë. Shpresoj shumë që më 28 mars Shqipëria të tregoje se është maturuar.

“Mungesa e Juhashit, një plus për kuqezinjtë”
Te Anderlehti, ku Besnik Hasi punon si zëvendëstrajner, luan edhe qendërmbrojtësi i Hungarisë, Roland Juhash. Ky i fundit nuk do të mund të luajë ndaj Shqipërisë, për shkak të numrit të kartonëve. “Mungesa e tij është një plus shumë i madh për Shqipërinë, – thotë Hasi. – Ai është qendërmbrojtësi kryesor i skuadrës së tyre. Është një lojtar shumë i mirë dhe jo vetëm që është i pakalueshëm në mbrojtje, por është mjaft i rrezikshëm në zonë me gjuajtjet me kokë. Këtu ka shënuar shumë gola në goditjet standarde apo nga goditjet e këndit. Kjo është një mungesë
shumë e madhe përta”. Juhash e ka bombarduar me pyetje Hasin gjatë kësaj periudhe, duke i kërkuar informacion
për Shqipërinë, por edhe për tifozët e skuadrës sonë. “Më pyet vazhdimisht si është Shqipëria, niveli i jetesës, më pyet për njerëzit. Kohët e fundit më ka pyetur shumë për tifozët, me sa duket do t’i ketë rënë diçka në vesh për
ultrasit tanë”, tregon Hasi duke qeshur.

JETMIR HALILAJ PANORAMA SPORT

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqipni - Hungari

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 17:23

EKSKLUZIVE/ Flet Ari Han, trajneri i Shqipërisë
“Salihi e Memelli e meritojnë. Bogdani? E pashë me Maltën”

Ari Han, trajneri i përfaqësueses sh qiptare, komenton zgjedhjet e tij dhe shpjegon lënien jashtë të Bogdanit e Kapllanit. Tekniku holandez është i bindur se këtë radhë ka marrë lojtarët më në formë dhe se kundër Hungarisë mund të fitojmë. Ai e cilëson sfidën e 28 marsit si “jetë a vdekje” për të ardhmen e Shqipërisë këtë edicion.

Salihi, Memelli, Sukaj dhe Berisha në vijën e sulmit, këta janë vërtet më të mirët?
Në ekipet ku luajnë janë golashënues. Janë aktivë, titullarë dhe ekipeve të tyre po u japin shpresa. E përballë këtij realiteti, nuk kishte pse të ngurroja edhe unë. Tashmë kjo është bërë fakt i kryer.

Ka shokuar disi opinionin sportiv shqiptar mungesa e Bogdanit, aq më shumë që edhe ai është autor goli dhe megjithatë për të u mbyllën dyert e Kombëtares...
Për të qenë i sinqertë dhe transparent me shtypin, listën e ekipit kombëtar e kisha bërë para se Bogdani të shënonte. Ai edhe nuk ka luajtur rregullisht. Situatën e golit e konsideroj sporadike, të rastësishme dhe jo si tipar kyç të aftësive normale e të zakonshme të Bogdanit. Në disa ndeshje është trajtuar në rolin e titullarit dhe... zhgënjimi na ka ndjekur pas. Ndeshja me Maltën, që aq shumë po vazhdon të përflitet, ka pasur brenda edhe Bogdanin.

Praktika që keni ndjekur për grumbullimin e ekipit kombëtar?
Krahas informacioneve që marrim në rrugë të ndryshme, i kemi ndjekur nga afër kandidatët e mundshëm. Trajneri i portierëve, De Bre, ka ndjekur javën që kaloi Beqajn në kampionatin qipriot. Dhe është mrekulluar nga gjendja e shkëlqyer e kosovarit.

Mos duhet të kuptohet kjo se Beqaj mbetet siguria e portës shqiptare në dy ndeshjet e radhës?
Janë thërritur në ekip edhe portierët Hidi dhe Ujkani. Stërvitja e këtyre ditëve do të krijoj bindjen për alternativën
më të mundshme, se cili prej tyre meriton mbrojtjen e portës. Pohoj vetëm kaq: Beqaj paraqitet shumë në formë.

Më në fund edhe Bylykbashi, i besuari juaj më i ri..
Është zgjedhur si alternativë. E kam ndjekur nga afër Bylykbashin para dy javësh, kur luante te ekipi i tij, Krivbas, dhe më pëlqeu. Ishte më i miri nga ata që luanin. Por duhet të theksoj se kampionati ukrainas më ka zhgënjyer, sepse ishte i nivelit të dobët. Mund ta konsideroj më poshtë se kampionati shqiptar. Mesfushori ka detyrë të organizojë lojën, por edhe të mbështesë sulmin, e njëkohësisht të ndihmojë edhe mbrojtjen. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ç’shkruhen neper gazeta.

Deri në çfarë mase është siguria juaj për të ofruar fitore ndaj hungarezëve?
Maksimale. Duhet bërë e qartë se ndeshja me Hungarinë do të jetë siç thoni ju shqiptarët: ”Për jetë a vdekje”, nuk ka alternativë tjetër veç fitores.

Nga Durresi, Bujar Qesja Panorama Sport

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqipni - Hungari

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Mar 2009 , 22:00

une se du bogdanin po shprehja qe memelli e meriton sepse po shenon ne skuadren ku luan me duket si e teprume
dhe bogdani po te ishte me tiranen do shenonte njashtu apo jam gabim
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:08

ke te drejte goldi por sma han mendja se len memellin me lujt

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:11

Lorik Cana: Të mos tregohemi naive sin ë Budapest!


Autori: editor
Data: 23/03/2009
Version Print


E ka hedhur pas krahëve dëmtimin, që e la jashtë ndeshjes më Maltën. E ka përcjellë nga televizioni atë barazim zhgënjyes në La Valetta, ka rezervat e tij për lojën e kuqezinjve në atë 90-minutësh, por sidoqoftë kërkon t’i hedhë sytë përpara. Ky është Lorik Cana, shtylla kryesore e kombëtares shqiptare. Si gjithmonë, i gatshëm për mediat, mesfushori i Olimpikut të Marsejës ka pranuar të japë parashikimin e tij për ndeshjen e së shtunës me Hungarinë, që do të luhet në “Qemal Stafa”. I pyetur se, pas dy takimeve më Maltën, ndeshja e kthimit me Hunganinë konsiderohet më e rëndësishmja për kombëtaren tonë në këto eliminatore, Cana është përgjigjur: “Jam i të njëjtit mendim me juve. Gjithsesi, mendimi im personal është se edhe ndeshja me Malën ka qenë shumë e rëndësishme për ne, sepse të gjithë shpresonim te merrnim gjashtë pikë me këtë kundërshtar dhe tani të ishim në krye të grupit. Ndodhi ajo që ndodhi, luajtëm dobët dhe nuk fituam dot, kështu që ndeshja me Maltën i përket së kaluarës tashmë. Nuk kemi pse ta qajmë pafundësisht, aq më tepër kur në derë po troket Hungaria. Në këtë kuptim, tani ndeshja më r rëndësishme del Hungaria. Për këtë ndeshje kërkohet angazhimi maksimal i gjithë pjesëtarëve të ekipit. Këtu fus futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e federatës.”

Dhe nëse flitet për angazhimin total të kuqezinjve dhe dhënien e maksimumit në fushën e lojës, patjetër që kjo nuk kuptohet pa Lorik Canën dhe Altin Lalën, dy shtylla kryesore të ekipit kombëtar, mungesa e të cilëve ra dukshëm në sy ndaj Maltës. Ja dhe shpjegimi i Lorik Canës për këtë: “Kombëtaren nuk e bëjnë dy lojtarë, por grupi. Fatkeqësisht munguam të dy me Maltën, megjithatë gjithmonë kam menduar se edhe me mungesa, kombëtarja jonë i ka forcat për ta mundur këtë ekip. Takimin në fjalë e kam ndjekur në televizor dhe kam vënë re se ndeshja nuk ka shkuar mirë. Edhe unë nuk e kam pasur të lehtë jashtë fushës, kur i kam parë shokët e mi të skuadrës që nuk po fitonin me Maltën. Të gjithë futbollistët që luajnë më kombëtaren kërkojnë të japin maksimumin. Unë kam rreth një muaj që jam kthyer në fyshën e blertë dhe dita-ditës po arrij formën më të mirë. Ndërkohë, kam dëgjuar që edhe Lala është rikthyer, madje ka luajtur në ndeshjet e fundit. Rikthimi i lojtarëve me eksperiencë është diçka shumë e mirë për kombëtaren, pasi edhe nëse nuk do të jenë në fushë, mbështetja e tyre morale është e nevojshme edhe jashtë saj.”

Shqipëria, në ndeshje me skuadra të të njëjtit nivel me të, apo edhe më të dobëta, siç ishte Malta, has shumë vështirësi. Ja pse ndodh kështu, sipas Canës: “Kjo është e vërtetë. Kombëtarja jonë e ka shumë të vështirë me skuadra në nivelin e saj, apo edhe më të dobëta. Them se kjo ka këtë shpjegim: kur je në të njëjtin nivel, fatin e ndeshjes e vendosin disa detaje të vogla. Për shembull, në ndeshjen e parë me Hungarinë ekipi ynë u tregua paksa naiv. Pra, u shfaqëm një skuadër pa përvojë. Mendoj se në atë takim duhet të kishin treguar vazhdimësi në lojë dhe të mos lëshonim në ato momente kur u ndëshkuam. Akoma vazhdoj të mendoj se mund të kishim fituar në Hungari. Të paktën duhet të kishim marrë barazimin. Ne pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ndërsa në të dytën e humbëm përqendrimin dhe u ndëshkuam në dy raste. Humbja në ndeshjen e parë me Hungraninë duhet të na shërbejë si eksperiencë për të mos gabuar në ndeshjet e ardhshme. Mendoj që Hungaria nuk është ekip më i mirë së i yni, kështu që duhet patjetër të fitojmë. Për ta arritur këtë, na duhet mbështetja e madhe e publikut. Në “Qemal Stafa” dhe me mbështetjen e madhe të publikut tonë ne jemi shumë të fortë për çdo kundërshtar. Nëse nuk kemi mbështetjen e duhur të publikut, bëhemi ekip mëse i zakonshëm.”

Një nga temat më “të nxehta” duket se është lënia jashtë kombëtares për dy ndeshjet e radhës e sulmuesit Erion Bogdani, gjë të cilën Cana e ka të vështitë ta komentojë: Këto janë zgjedhje të trrajnerit. Për mendimin tim Bogdani është një ndër elementët më të rëndësishëm të kombëtares. Nëse trajneri ka vendosur ta lërë jashtë, do të ketë pasur arsyet e veta. Ndoshta Bogdani nuk ka qenë në formën e duhur kohët fundit. Trajneri me sa duket kërkon të provojë edhe lojtarët të tjerë, që ka lajtur rregullisht dhe kanë shënuar me skuadrat e tyre. Gjithsesi nuk e vë në dyshim që Bogdani shumë shpejt do të jetë sërish pjesë e kombëtares.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqipni - Hungari

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:13

Kombëtarja “ndez motorrët”, s’ka më vend për justifikime


Autori: editor
Data: 23/03/2009
Version Print


Kombëtarja kuqezi, nën drejtimin e treshes së teknikëve holandezë, të kryesuar nga Ari Han, ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e së shtunës, 28 mars 2009, ndaj Hungarisë, ndeshje që do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Grupi kuqezi nuk ka qenë i plotë, sepse mbrëmjen e së hënës pritet të bëhet realitet kjo gjë, pasi legjionarët e Ukrainës dhe Berisha nga Danimarka do të jenë të fundit që do të mbërrijnë në rezidencën kuqezi, hotel “Dyrrahu” në bregdetin e Durrësit. Sidoqoftë, trajneri Ari Han ka udhëhequr dy seancat e para stërvitore, që janë zhvilluar në stadiumin “Besa” të Kavajës. Lojtarët që kanë qenën në dispozicion të trajnerit holandez nuk kanë patur asnjë problem fizik, vetëm Cana ka zhvilluar stërvitje shkrythëse, i veçuar paradite, ndërkohë që pasdite i është bashkuar grupit. Lojtarët kuqezinj, në deklarimet e tyre të para për shtyp, para ndeshjes me hungarezët, janë shprehur të matur, por nuk u ka munguar edhe optimizmi. Skela dhe Cana, që u prononcuan të parët për mediat, kanë evidentuar nevojën e madhe për mbështetjen e tifozëve kuqezinj, edhe pse e dinë se i kanë zhgënjyer mjaft në transfertën e fundit me Maltën. Pa tifozët, ata e konsiderojnë kombëtaren shqiptare si një ekip të zakonshëm. Nga ana e tij, Skela ka bërë apel për të dhënë shpirtin në fushën e lojës, që sulmuesit, më në fund të rigjejnë golin, sepse ndeshja me Hungarinë është “semafori” i tërë këtij edicioni kualifikues.

“Qemal Stafa” i mbyll dyert për stërvitje kombëtares

FSHF-ja, përmes një konference për shtyp, ka shprehur keqardhjen për mungesën e gadishmërisë së drejtuesve të stadiumit “Qemal Stafa”, të cilët nuk i janë përgjigjur kërkesës së saj për të zhvilluar ditën e enjte seancën stërvitore zyrtare. “Do vecoja me keqardhje që, nëse në Durrës dhe Kavajë kemi gjetur mbështetje, në “Qemal Stafa” kemi hasur një problem. Nuk bëhet fjalë për deshirën se do apo nuk do dikush, sepse në ndeshje zyrtare u lejohet një stërvitje vendasve dhe një stërvitje miqve”, thekson shef i zyrës së shtypit në FSHF, Tritan Kokona

Locked