Eurovision 2009

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Eurovision 2009

Post by Man in Redblue » Sat, 03 Jan 2009 , 15:19

Kete vit shqiperia do te perfaqesohet ne eurovision me kengen "Më mërr në ëndërr" te KEJSI TOLA:

http://de.youtube.com/watch?v=1aV5gf943oU


I uroj suksese Kejsit e ishalla na perfaqeson me sukses ne Eurovision.

Kur kndojn shqiptart ne eurovison jam i emocionum si me lujt kombetarja :lol:

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 03 Jan 2009 , 16:04

Ishalla vendin e pare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 03 Jan 2009 , 19:24

Nuk kena per te ba kurr hajr ne at festival.Asht nji korrupsion i madh shum.Kur nuk bani hajr Rrik Ndoci qe te tane e cilsunen si nder kangt ma te mira te atij festival.....!
Ishalla nrron nej san edhe Kejsi na nderon ne Moske.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 03 Jan 2009 , 21:42

i uroj fat KEJSIT
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Eurovision 2009

Post by GOLDIAN » Sun, 03 May 2009 , 13:14

KUR ASHT EUROVISIONI?
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Edmond-Cela » Mon, 04 May 2009 , 18:38

Kejsi Tola me 14 maj do perfaqsoj shqiperian ne eurovision 2009 16 maj nata finale. si mas specilastave te muzikes thuhet se kejsi do e arrije te sigurt naten finale dhe do jet ne doren e shikusve ato qe do votojn finalestet ne natn finaliste. pra per te gjith ato qe kan mundesi ta votojm kengen ton qe do perfaqsohet shqiperin ne mosk

nje video e pergatitur nga une nga nata finale e RTSH http://www.youtube.com/watch?v=WtJALxcsiqY
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Eurovision 2009

Post by fpjalmi » Mon, 04 May 2009 , 19:07

mondi ,te lumshin durt per videon.

mu nuk me pelqej aspak kanga ,dhe nuk mendoj se do shkojm as ne finale ,edhe pse do kisha pas qefe qe te shkonte.

kanga asht krejt si kanget e vjetra kur u kendoshin ne sistemin e komonistave ,dhe nuk ka aspak bukuri dhe lezet.

ndoshta jam gabim ,por jena shum poshte me kanget qe po bahen

dihet qe fituesi i festivalit del me lek fitues,

dhe habitem se si nje kang kaq e keqe te dale fituese ,biles per mendimin tem asht turp me shku me perfaqesu shqipnine me ate kange.

mjaft kang e shemtume.

uroj qe kjo kang te dale ne finale ,edhe pse nuk asht kerkund per finale ,dhe asht kanga ma e shemtume qe shqipnia ka perfaqesu ne euro vizion deri tash

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Eurovision 2009

Post by Man in Redblue » Thu, 07 May 2009 , 17:46

Interpretimi i "rrezikshëm" i Kejsit


Image

Kejsi Tola pati dje interpretimin e parë në skenën ruse. Në performacën e këngës shqiptare tërheqin vëmendjen gjërat e jashtme, takat e larta dhe akrobacitë. Tola, po dje, ka përballuar e vetme konferencën për shtyp


Kejsi Tola këndoi dje për herë të parë "Carry me in your dreams", në skenën "Olimpiysky Arena" të Moskës. Ishte prova e parë zyrtare edhe për Slloveninë, Hungarinë, Danimarkën, Greqinë, Moldavinë, Ukrainën, Lituaninë, Estoninë dhe Holandën.


Pas provës ka vijuar konferenca për shtyp, ku sipas faqes elektronike të "Eurovision Song Contest", ka qenë këngëtarja 17-vjeçare ajo që mbajti peshën e gjithë konferencës së realizuar në gjuhën angleze.


E pranishme ka qenë edhe drejtoresha e Radio Tiranës, Zamira Koleci, e cila kryeson delegacionin shqiptar në këtë ngjarje muzikore.


Kejsi ka folur për videoklipin e këngës që është realizuar në Mynih dhe ka bërë disa komente për këngëtaret e reja në moshë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në "Eurosong", duke shtuar se me njërën prej tyre, Olta Bokën, kishte miqësi.


"Unë nuk kam karrierë të gjatë muzikore, por mendoj që mosha nuk përbën një problem këtu",- ka thënë Kejsi para mediave në Moskë.


"Carry me in your dreams" do të këndohet e 16-ta në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale, që bëhet në "Olimpiysky Arena". Por në faqen elektronike të "Eurovision Song Contest 2009", jepet diçka për atë që publiku do të ndjekë gjatë dy mbrëmjeve gjysmëfinale më 12 dhe 14 maj.


Komenti për provën zyrtare të Kejsit në këtë faqe mban titullin "Taka të larta dhe figura akrobatike për Shqipërinë". Prova e së mërkurës ishte e përqendruar vetëm tek vokali dhe koreografia e këngës. Këngëtarja kishte veshur pantallona rozë, një bluzë të bardhë dhe taka shumë të larta.


"Duhet të ketë qenë sfidë shumë e madhe për këngëtaren të kërcejë me ato taka",- shkruhet për Kejsin në faqen elektronike.


Koreografia e Julian Bulkut nuk shkon në një linjë me ritmet dance të këngës së kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit. Është po ajo "formulë" që u prezantua para nisjes së grupit për në Moskë: këngëtarja kryesore, tre balerinë dhe diku në sfond dy vajzat e zërave shoqërues.


Në videon e realizuar gjatë provave të këngës shqiptare, koreografia nis me figura orientale dhe më pas përzihet me lëvizje të breack dance.


Akrobacia nuk ka të bëjë as me njërën dhe me tjetrën situatë koreografike, por akrobacira mund të quhen hipjet dhe zbritjet e Kejsit mbi shpinat e balerinëve. Në një moment të tillë, ajo ulet "këmbë mbi këmbë" në brinjën e njërit dhe këmbët i vendos në prehrin e tjetrit.


Megjithatë, nuk mund ta marrësh vesh kush e ka më të vështirë dhe kush është më në siklet, Kejsi që qëndron e ulur, apo balerinët që duhet të durojnë takat e holla majë gjilpëre.


Në provat e përgjithshme ekipi ishte veshur si përditë, duke i lënë surprizë për në 14 maj veshjet e realizuara nga Anila Zajmi.


Ajo që është komentuar më shumë në internet nuk është performanca apo kënga e Kejsit, por zëri i saj, që cilësohet "i fuqishëm".



Është e dyta herë që "Eurovizion" aplikon një formulë ndryshe për konkurrimin dhe votimin e këngëve. Nëse Anjeza Shahinit ju desh të klasifikohej me "forcat e veta" në natën finale dhe të siguronte një vend për pasardhësin e saj, këtë vit të gjithë do të jenë të barabartë.


Vendet pjesëmarrëse konkurrojnë në dy net, 12 e 14 maj dhe në natën finale, më 16 maj, dalin më të mirët, si dhe ata këngëtarë që përfaqësojnë vendet organizative që janë përherë të kualifikuara, Franca, Spanja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Rusia.


Ndërsa në përzgjedhjen e këngës fituese të "Eurosong Contest 2009", do të merren dy mendime, ai i jurisë profesionale dhe i publikut. Ky i fundit, si çdo vit, do të ketë mundësinë të votojë nëpërmjet mesazheve me celularë për cilëndo këngë që preferon, përveç këngës së vendit të vet.


Franca ka fytyrën e Patrisia Kaas


I rëndësishëm apo jo, për Festivalin Evropian të Këngës, Franca ka zgjedhur të përfaqësohet as më shumë dhe as më pak, por me Patrisia Kaas, një nga zërat francezë më të njohur në botë.


"Et s'il fallait le faire" titullohet kënga që Kaas interpreton më 16 maj në "Olimpiysky Arena", në Moskë. Në dhjetor të 2008-ës ajo u nderua nga Rusia me dy çmime prestigjioze, duke u konsideruar si një urë lidhëse mes kulturës franceze dhe asaj ruse.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Eurovision 2009

Post by Man in Redblue » Thu, 07 May 2009 , 17:53

Kjo eshte video ne anglisht, ashtu sic do te paraqitet kenga ne Song Contest


http://www.youtube.com/watch?v=-YsnoAmduGc


versioni ne anglisht po me duket shume dobet, muzika asht e shpejte, kurse teksti shume i ngadalshme, nuk kombinojn aspak. Per ma shume eshte shkurtu pjesa ma e bukur, qi ka ken te versioni shqiptar, ajo muzika me at veglen, se sdi si e ka emrin.
per mendin tem a gabim, qi kndojn ne anglisht, se dihet se votat kanga shqiptare i merr vetem nga ashqiptaret jashte shtetit, pak e aspak nga te hujt, prandaj skan nevoje hic me kndu anglisht per shqiptaret, kshtu humbin bile edhe nji pjese te votave te tyne.

Une i uroj Kejsit suksese e ta naltesojne flamurin shqiptar sa ma shume Image, (por kjo kang nuk ma mush synin)

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Edmond-Cela » Thu, 07 May 2009 , 19:28

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Edmond-Cela » Thu, 14 May 2009 , 21:47

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Edmond-Cela » Thu, 14 May 2009 , 23:23

kendon kejsi ne arenen e moskes http://www.youtube.com/watch?v=xZtZvSpISwk
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Edmond-Cela » Thu, 14 May 2009 , 23:24

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Eurovision 2009

Post by Man in Redblue » Fri, 15 May 2009 , 11:03

“Eurosong 2009”, Kejsi Tola kalon ne finale



Kejsi Tola ka kaluar ne finalen e festivalit evropian te kenges, “Eurosong 2009”, qe po zhvillohet ne Moske.

17 vjecarja perfaqeson Shqiperine ne kete eveniment me kengen “Me merr ne enderr”.

Kengetarja shqiptare ka shfaqur nje performance te shkelqyer duke marre votat e nevojshme per te vazhduar me tej garen.

Tola do te kendoje ne finalen qe do te zhvillohet te shtunen e 19-ta.

“Jam e lumtur dhe krenare qe prezantoj Shqiperine ne Eurovision dhe mendoj se nje artiste nuk e ben mosha. Mund te jesh i ri ne moshe, por je i mire ne ate qe ben. Ate performance qe une bera sot e dija se mund ta beja dhe me pelqen kenga”, eshte shprehur Tola gjate hedhjes se shortit per naten finale.


:eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Eurovision 2009

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 16:03

sa kangtar jane n'finale?

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Miri » Sun, 17 May 2009 , 00:15

Ja dhime vedit edhe ksaj rradhe.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Eurovision 2009

Post by vvvllaznia » Sun, 17 May 2009 , 10:02

e pashe nje pjese te festivalit.si rralle her mu duk se fitoj nje kange qe e meritoj me fitu.spektakli ne pergjithsi ishte organizu mire.me thane te drejten jane disa gjana qe nuk i konceptoj.nje pse femna duhet zhdesh per me kendu nje kange.komplet njerz pa dinjitet.dy pse nuk e dha TVSH koncertin??????kjo damtoi Kejsin sepse un kot tu leviz kanalet pashe qe e jepte Kosova.Jane kshi gjanash qe tham a thu e bajn me qellim apo jane kaq idiota.dhe e treta pse Shqiperia i jep per çdo vjet pikt maksimale Greqis????ndoshta kjo shpjegohet me faktin qe AMC e VODAFONE ndonje sms ja qojn ved greqis.shyqyr qe kete vjet nuk fitoi asnje vend lindor ku edhe muzika asht bajagi e dobt ne krahasim me perendimin

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Eurovision 2009

Post by Ujku » Sun, 17 May 2009 , 12:11

Kuptohet se ky festival esht thjesht fars shifet qart menyra se si votohet
aty nuk votohet per at kang qe e meriton por votohet menyr gjeografike
pra shtetet kembejn pikt dhe e bajn si kompeticion pa vler.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Eurovision 2009

Post by Miri » Sun, 17 May 2009 , 17:01

Si puna e fshf asht edhe puna e Eurovizion ja jep kampionatin kuj te dojne vete keshtu u fitu edhe mbrem Eurovizion.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Eurovision 2009

Post by REINIS » Mon, 18 May 2009 , 02:11

Miri wrote:Si puna e fshf asht edhe puna e Eurovizion ja jep kampionatin kuj te dojne vete keshtu u fitu edhe mbrem Eurovizion.
O Miro po un te lash mir ty me!!! Kur qeke bo ene ti ANTI TIRONAS???
Si nryshojn kto rob sot me ej! :shock:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Post Reply