Portogali-Shqiperi

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 16 Oct 2008 , 19:33

Mediat e huaja: Portugali - Shqiperi, 10 zemra kunder 11 yjeve

Barazimi i kombëtares shqiptare në Braga ndaj Portugalisë është cilësuar si një arritje e madhe e futbollit shqiptar në këto elimiantore të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Në faqen zyrtare të UEFA-s, uefa.com, thuhet se “Shqipëria i reziston Portugalisë konfuze. Një mbrojtje e organizuar ka ndalur 5 sulmuesit portugez të hedhur në fushë nga Karlos Kueiroz”.
Me të njëjtat tone shkruan në faqen e saj, fifa.com, edhe FIFA. “10 heronjtë shqiptarë bllokojnë Portugalinë. Megjithëse sulmuan për 90 minuta djemtë e Kueirozit nuk mundën të kalonin portierin shqiptar Arjan Beqaj”.
Sipas faqes sportive soccerway.com, “Shqipëria me vetëm 10 lojtarë ndali për më shumë se 1 orë 11 yjet portugezë që vlejnë miliona euro”.
Trajneri portugez Karlos Kueiroz nuk ka fajësuar lojtarët e tij për rezultatin. “Ata dhanë maksimumin në fushë, por ka ndeshje kur goli nuk do të vijë. Unë nuk njoh ndonjë mënyrë tjetër sesi mund të luanim për të shënuar sonte”, është shprehur ai .
Gjithsesi komenti më i mirë për këtë ndeshje vjen nga një tifoze kuq e zi, e cila shkruan se dje në Braga u ndeshën 10 zemra kundër 11 yjeve.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 16 Oct 2008 , 19:56

barazimi me portugezet ka shume vlera
sepse si une dhe gjithe ju vllazen mendoj jena dridh ato minuta te funit
vllaznia 1919 e gjete e morme nje pike
sa per punen e haanit asht kot me diskutu.meqe asht kaq mjeshter ta xjerrte nje pike ne budapest
se ketu ne forumin www.fkvlaznia.net vleresohet nje barazim ma shume se nje fitore me greqine e rusine me vlera trepikshe
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 16 Oct 2008 , 21:41

shvk .nuk jam aspak dakord me ty.

ne rradhe te pare nuk kena ba 3 gola ne 4 ndeshje ,por kena ba 4 gola ne 4 ndeshje.

golavarazhi asht 4 me 3,pra kena ba 4 e kena hanger 3 ,dhe te hash 3 gola ne 4 ndeshje me duket docka fantastike qe nuk i ka arrit as brigeli jot e as barici.

kot per kryezytet deshta me te than dicka.

me hanin ne 4 ndeshje e kena golavarazhin 4-3,pra kena hanger dhe kena ba 5 pike.

me brigelin tan ne 4 ndeshjet e para kena kena golavarazhi asht 3-8,0se shkurt kena ba 3 gola e kena hanger 8 gola ,dhe kena pas 4 pike dhe kundershtari ma i forte ka ken greqia ,kurse ne ket grup e ke bomb danimark suedi dhe portogali dhe besoj se e kupton shum qarte se sa asht diferenca. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

e dyta me greqine kena fitu 2 me 1 e kena lujt ne tirane ,e nese e ke pa ndeshjen kena lujt me lojtare te plote ,dhe kena lujt ne tirane ,pra skena lujt jasht,dhe nese e ke pa ndeshjen vetem zoti ne pshtoj me hanger nja 12 gola ,ose me rusine qe kena lujt ne shkoder,ajo ka ken nje rusi pa vlera me futbollista shum te vjeter ,kurse tash rusia ka moshen e skuadres 25 vjecare e atehere ka ken 32 vjecare mosha e skuadres ruse ,kshuqe qe rusia tashti me ardhjen e tranierit hidding ,e ka ndryshu skuaderen 100 perqind duke hek pleqt e duke fut rinine.

me te vertete me brigelin kena ba ma shum pike e jan `12 ,kurse me hari hanin po ban 11 pike ne 2 ndeshjet e ardhshme ,dhe do te kete edhe 6 ndeshje te tjera ,dhe ne kohen e brigelit un nuk kam ma nej njiri qe shpresote me dal shqipnia ,edhe pse ne grup kena pas skuadren ma te forte greqine,

kurse tashti ne kohen e tranierin han jo vetem se do bajm 11 pike ne 5 ndeshje ,por grupi i shqiperise ne kohen e bariqit ka ken shum i lehte ,dhe tashti ky grup asht bomb ,dhe besoj se e din dhe ti vete se ca krahesimit ka pass grupi i brigelit me grupin e vdekjes siq theksohet nga e gjith bota.

shvk ,,e kena grupin bomb naqe ,e nuk e kena pas kurr si asht sot ,dhe ne televizor qe e pash dje ,e quanin grupi i vdekjes.

dicka deshta me te than.

komentatori vete tha.

asht tranieri ma i mire qe shqiperia ka pas ,mbas brigelit dosenes dhe bariqit ,dhe kja kuptohet nga te gjithe naqe.

shqipnia poo shpreson me hy ne botnor e ne kohen e brigelit tand as nuk u bate fjalke naqe.

ti po flet me tifozllek naqe ,se po permend edhe hollanden qe shqiperia u rrah 2 here,por mos harro ,nuk ishte brigeli ,por merita ishte e bariqit ,qe edhe pse shqipnia humbi me hollanden ,prap dolin me koken lart .

pra shkurt.me brigelin kur ka maru ndeshjet kena pas 12 pike e golavarazhi ka ken 9-22 pra kena hanger 22 gola e kena ba veq 90 ne 12 ndeshje dhe asht shum turp ,kurse me hari han si te duket golavarazhi dhe piket ,a nuk te duket si nata me dit duke e krahesuar me brigelin?

meqe permende punen e pikeve qe brigel ka ba ma shum se askush tjeter ,mos te duken shum 12 pike?

me hanin po ban 11 pike vetem, ne 6 ndeshje ,pra sa gjysa e ndeshje qe shqipnia ka marr pike hanin ,me brigelin e kena perfundu me 12 pike ne 12 ndeshje,dhe asht shum turp,prandaj thash qe brigel asht nji plehre .

shvk,ti ke mendimin tand dhe te respektoj mendimin ,por realiteti asht cdo gja qa po them une.

respekte shvk

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 16 Oct 2008 , 22:04

goldiani shkruan.

se ketu ne forumin www.fkvlaznia.net vleresohet nje barazim ma shume se nje fitore me greqine e rusine me vlera trepikshe
______________________________________________

nuk po e kuptoj se si poo flet ne emer te gjithe forumit vllaznia. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

goldian ,a eshte mendimi jot apo i gjith forumit se nuk po te kuptoj nga qe the ne forumin www.vllaznia.net vleresohet ma shum ajo ndeshje,

une mendoj se forumi nuk e vlereson ma shum ndesjen e greqise sea te portogalise diten e djshme.

un mendo se diferenca e ndeshjes me greqine qe kena lujt ne tirane ,e me portogaline qe kena lujt ne portogali asht shum e madhe.

mund te thuash pse.

ne tirane kena lujt me 11 lojtare ,kurse ne portogali kena lujt me 10 lojtare ,per 70 minuta,dhe mendoj se diferenca asht shum e madhe.

keshtu mendoj une,megjithate respekte goldian

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 16 Oct 2008 , 22:27

une mire se si lexoj krejt shkrimet tuja se jane roman po ti ato t mijat qe jane ma t shkurta para se me fole shifi...
se kam livdu kerkund brigelin si gjerman(trajner mesatar vec disiplinen ka pase t mire) e as baricin..thjesht t kam pru shembuj..njashtu si t pruna shembujt e ndeshjeve te zheges e hafizit..
meqe grupi kur kena marre 12 pike paska kene i lehte mi permend ihere ke kena pase n grup??nqs se din shko e shif...

kush e ka ba golin e katert tonin??une kam kene fjete e se kam pa...tane i kena ba me malten edhe ata qorri shenjit ato 2 te fundit.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 16 Oct 2008 , 22:34

shv13 wrote:une mire se si lexoj krejt shkrimet tuja se jane roman po ti ato t mijat qe jane ma t shkurta para se me fole shifi...
se kam livdu kerkund brigelin si gjerman(trajner mesatar vec disiplinen ka pase t mire) e as baricin..thjesht t kam pru shembuj..njashtu si t pruna shembujt e ndeshjeve te zheges e hafizit..
meqe grupi kur kena marre 12 pike paska kene i lehte mi permend ihere ke kena pase n grup??nqs se din shko e shif...

kush e ka ba golin e katert tonin??une kam kene fjete e se kam pa...tane i kena ba me malten edhe ata qorri shenjit ato 2 te fundit.
brigeli a mu livdu dhe fort biles
po te tham pse
ka ba zbore brigeli ku ka zbulu futbollista
jo ne turqi jo ne itali apo dhe ne rumani me ca kujtohem
e aty dolen ne pah da futbollista
po me haanin ku jane zboret ?????
si den mi afru futbollistat haani apo prej internetit
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 16 Oct 2008 , 22:36

shvk.une ti rrespektoj shkrimet .

ma i fshtir ka ken greqia kampionia e europes,nese nuk gabohem apo ja.



por ky grup qe asht sot nuk e kena pas kurr ma perpara.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 16 Oct 2008 , 22:41

goldian.brigeli nuk ka zbulu asnji talent dhe te tan qi kan lujt me brigelin kan ken shum pleq.

talentet i ka zbulu bariqi e ja brigeli.

mos i ngaterro gjanat naqe :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 16 Oct 2008 , 22:42

fpjalmi wrote:goldiani shkruan.

se ketu ne forumin www.fkvlaznia.net vleresohet nje barazim ma shume se nje fitore me greqine e rusine me vlera trepikshe
______________________________________________

nuk po e kuptoj se si poo flet ne emer te gjithe forumit vllaznia. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

goldian ,a eshte mendimi jot apo i gjith forumit se nuk po te kuptoj nga qe the ne forumin www.vllaznia.net vleresohet ma shum ajo ndeshje,

une mendoj se forumi nuk e vlereson ma shum ndesjen e greqise sea te portogalise diten e djshme.

un mendo se diferenca e ndeshjes me greqine qe kena lujt ne tirane ,e me portogaline qe kena lujt ne portogali asht shum e madhe.

mund te thuash pse.

ne tirane kena lujt me 11 lojtare ,kurse ne portogali kena lujt me 10 lojtare ,per 70 minuta,dhe mendoj se diferenca asht shum e madhe.

keshtu mendoj une,megjithate respekte goldian
pjalmi per mu kisha dasht mu rrah prej portugalise 8-0 ne tirane e mi fitu tana tjerat e mu kualifiku
me gola qorr me penallti e me autogola vec me marr tre pikeshin
se aj ka vlere
po meqe tan vllaznit ne forum e vleresojne 1 pike ma shume se tre atehere po tham ishalla i barazojme tana :lol:
po kam frike se sdalin llogarite per kualifikim mandej

ne futboll asht nje ligj disi i pashkrum kur je me nje lojtar mangut te del loja ma mire disi
ka shume ndeshje qe e kane tregu kete gja
djemte kuq e zi duhen falenderu se na kan dhuru emocione por duhet pranu se dhe fati ishte ne anen tone.
edhe me ruset je tifoz se ke hiding aty
prandaj humbja me hungarine nuk te ka ba pershtypje se kan koeman trajner :lol:
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 16 Oct 2008 , 22:47

fpjalmi wrote:goldian.brigeli nuk ka zbulu asnji talent dhe te tan qi kan lujt me brigelin kan ken shum pleq.

talentet i ka zbulu bariqi e ja brigeli.

mos i ngaterro gjanat naqe :lol: :lol: :lol: :lol:
me sa di une
elvin beqiri u zbulu nga brigeli
e ndeshjen e pare e pat me ruset ne shkoder
po nejse :lol: :lol:
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 16 Oct 2008 , 23:08

fpjalmi kena pase n grup turqine greqine ukrainen e danimarken...plus kazakistanin e gjeorgjine...nqs t duket i lehte asht pune tjeter mandej...

une s du me diftu se cili asht ma i mire per mu asnjenin s ja vlen me e mbajte se s kane shpik ujin e nxehte..haan per momentin duhet me i dhane ifije vedit e me afru t rinj n kombtare e me vazhdu rinovimin qe filloi me brigelin e vazhdoi me baric...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 16 Oct 2008 , 23:18

goldian.une mendimin e vllazerve ne forum nuk e kam shkru un naqe,por e ke shkru ti.

shihe ma mire qa ke shkru.


(((((se ketu ne forumin www.fkvlaznia.net vleresohet nje barazim ma shum se nje fitore me greqine e rusine me vlera trepikshe ))))))))

une thash qe nuk mendoj se tan vllazerit mendojn keshtu ne forum po the ti ,dhe nuk thash se me marr ka nji barazim kualifikona. :lol: :lol: ,e nuk e di ku i lexove ita qe po thu


une thash se per 6 ndeshje shqipnia po ban 11 pike e brigeli per 12 ndeshje ka marr 12 :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
besoj se kja kuptohet nga te gjith,dhe dihet nga te gjithe qe shqipnia jo vetem do ti kalojn piket qe ka ba hari han por do ti kalojn e do ti qojn te pakten 20 pike,dhe ne kualifikim shqipnia ka ma shum mundesi me hanin se me brigelin skena pas aspak shprese e me hanin kena te tan

naqe,nuk asht puna qe jam me holandezt e du me mbrojt tranierin shqiptare ,por ndryshimi i hanit me brigelin asht si dita me naten

nuk asht qe hiding ose kuman siq the ma pare ashtu.

un kumanin nuk du me e pa me sy ,dhe ndeshja me hungarine qe kena ba asht shume fatkeqe se kena lujt bukur .

besoj se me kupton naqe.

goldian te respektoj mendimet por ndryshimi me brigel dhe han shihet shum qarte,dhe kja dihet nga te gjithe.

shiko piket se sa ka ba brigel dhe shikoji piket qe do bajn shqipnia ne 6 ndeshje.

a nuk te duket shum e bukur piket nga han dhe bariq.

deshta me te than dhe dicka tjeter.

ma thuj nji skuader te madhjr qe shqipnia ka lujt per 75 minuta me 10 lojtare e ka marr barazimin.

nuk asht malta naqe,por asht portogalia ,nji nga 3 skuadrat ma te forta ne bote.

besoj se e kupton ndryshimin naqe

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 16 Oct 2008 , 23:26

shv13 wrote:urime per rezultatin se vetem per njat mundena me u gezu..

beqaj ishte ma i miri n fushe e kjo diftone mire se cfare ndeshjet kena ba.Edhe kur ishim me 11 lojtare kena ndeje tane mbas vijes se topit e bile edhe te ndoj qyqe kundersulmit brazilianet tone dojshin me i driblu kundershtaret e jo me perfitu prej epersise numerike te kundersulmi..

portugezet lujten pa kry e me mendje t madhe e na e lehtesunen punen...problemi jone vazhdon me kene te ndertimi i lojes e kjo super taktika sulmuse deri tash ka pru 3 gola ne 4 ndeshje e tane me malten ku vec njeni prej sulmusit.Une se di se si i shkon mendja ndojnjenit ktu per kualifikim po nejse gjithkush ka mendimin e vet..

han edhe mrame e teproi me futjen e telit me vetem 2 ndeshje nderkombtare e u pa rezultati,duro se pason topin me nji takim kurre e nja 2-3 kundersulme i kena hupe topat kot.Mban berishen n stol e fut bogdanin prape??Mbrame vec taktike e skema s kena pase po loje bjeri ti biem e vec me trete topa..
mandej si dreqin i falen rreth 10-12 goditje denimit n hymje te zones??Tu e dite se kan c ronaldon pamvaresisht se mrame lujti keq po nji goditje edhe mund ta gjujne persmarit..

fpjalmi me brigel e baric s kena lujte ma keq...harrove qe at hollanden tande e banen me fole me vedi e n amsterdam na hangren 2 penallti e n tirane na e banen gol ne min 90 me faull??

Per mu ma vlere se barazimi n portugali kane vlera fitorja ne tempullin tone te dashtun loro borici me ruset e festa qe asht ba mrapa e fitorja me greket e sapo shpallun kampion europe pikerisht ndaj portugezeve ne tirane...e mos harro se per at fitore asht derdhe edhe gjak shqiptarit ne athine!!!....han deri tesh s ka ba asgja ma teper se paraardhsit...
nuk jam dakort me ty naqe per mendimin tem je gabim se ne mos u gabofsha deri sa ishim 11 me 11 ne i kemi ardha shum ma afer golit se sa portuganija. mandej mos harro qe ne nuk duhet te presim edhe aq shum se jemi nje vend i vogel dhe kjo nuk duhet harru. dhe mos harro se portugalija nje ne gjirin e saje lojtaren ma te mire ne bote qe te gjith luajn me skuadrat ma te mira ne bote kurje ne jemi nje vend shum i vogel qe 15% e lojtarve nuk kan luajt hala ne skuadrat e tyre dhe 50% hala nuk e kam luajt nje 90 minutshe me skuadren e tyre.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 16 Oct 2008 , 23:28

shvk shkruan.

fpjalmi kena pase n grup turqine greqine ukrainen e danimarken...plus kazakistanin e gjeorgjine...nqs t duket i lehte asht pune tjeter mandej...

_________________________________________
shvk un e di ke kena pas ne grup prandaj thash qe greqia ka ken ma i forti.

nese e kraheson ate grup turqin greqine e hungarine me grupin qe kena sot portogali suedi danimark dhe hungari atehere sdi qa me te than.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 17 Oct 2008 , 00:22

Edmond qela shkruan


nuk jam dakort me ty naqe per mendimin tem je gabim se ne mos u gabofsha deri sa ishim 11 me 11 ne i kemi ardha shum ma afer golit se sa portuganija. mandej mos harro qe ne nuk duhet te presim edhe aq shum se jemi nje vend i vogel dhe kjo nuk duhet harru. dhe mos harro se portugalija nje ne gjirin e saje lojtaren ma te mire ne bote qe te gjith luajn me skuadrat ma te mira ne bote kurje ne jemi nje vend shum i vogel qe 15% e lojtarve nuk kan luajt hala ne skuadrat e tyre dhe 50% hala nuk e kam luajt nje 90 minutshe me skuadren e tyre.

__________________________________________________________

te marsha te keqen edmond qela.

nuk kam qa me shtu asgja ma teper ,e ke fol tamam si burrat,e nuk ma han mendja se ka njiri qe mund ti kunderpergjigjet ityne fjaleve te tuaja

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 17 Oct 2008 , 00:33

per mendimin kja asht fitorja ma historike qe shqipnia ka fitu ndonjehere.

kurse kujtimi jem ma i bukur asht me astrit hafizin ,kur ai ishte tranier e u hoq pa drejtesisht.

e mbaj mend ndeshjen me gjermanet ne gjermani qe humbem pa drejtesisht ,sepse gjygjtari na bani me hile ,e humbem 4 me 3 ,tu na ba gjermani golat ne fund shum me hile dhe ate dite fitoi albitri e ja gjermani.

perseri kur
kur ishte hafizi mbaj mend ndesshjen norvegji shqipni,dhe norvegjia ne ate kohe ishte nder ma te mirat ,ku fitoi me hollandezt gjermanet dhe brazilianet e ishte koha e arte e tyne.

ne ate ndeshje qe u zhvillu ne olso te norvegjise rezultati ishte deri ne minuten e 88 ,2 me 0 ,e ne minuten e 99 na bane gol me penallti ta paqene ,dhe ne 95 mbas 5 minutash shtese na barazune ,por prap ishte rezultat fantastik se3pse norvegjia ishte bomb ne ate kohe ne e mbani mend,dhe ishte astrit hafizi qe ndrroi kombetaren e futi tan te rite dhe shkelqej duke hequr pleqt.

pra tan jeten teme rezultatet ma historike qe shqipnia ka ba jasht jane humja me gjermanet 4 me 3 ne gjermani

barazimi me norvegjine ne olso 2-2 ,keta dyja kur ishte tranier astrit hafizi,

dhe ndeshja e djeshme me 10 lojtare kunder 11 yjeve te botes te portogalise ,ku barazimi ishte historik

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 17 Oct 2008 , 01:13

Si mor djema veni ma pare barazimin e djeshem me Portugalin se sa fitoren kunder ish-kampiones te Europes (e nje nder shtetet qe urrejme ma shume ...) Greqise!!!!!!!!

Lexova emrin e Dossenes, si nje nder tranjerat ma te mire qe ka pas Shqipnia !!! Ky se ka ba nji ndeshje me ne edhe iku si shk**** ........

Haan ka meriten e vet ne kete ndeshja, por FATI ka ken ne anen tone qe na dha mundesine me marr kete rezultat teper pozitiv. Skuadra ska ba ndoj ndeshje kushedi se ca, vetem 1 gjujtje kena ba ne porte ne pjesen e dyte.... sdq nuk pritej ma shume kunder nji super-ekipi si Portugalia.
Kualifikimi asht teper lerg, ndeshjet duhet me u marr nji ka nji, me Malten s'kena me e pas te lehte, kshu qe mas te floturojme kot pa t'i vlersojme sic duhet ekipet kundershtare, si edhe t'i marrim njata 3-piksha
:wink:
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 17 Oct 2008 , 01:15

Ari Han: Besoj te kualifikim

Ishte në delir dhe këtë e
ka shfaqur edhe në konferencën
e djeshme për
shtyp. Trajneri i përfaqësueses
shqiptare është shprehur tejet i
kënaqur për pikën e marrë dje
në Portugali dhe ka përgëzuar
skuadrën e tij për karakterin që
tregoi në fushë. “Ndihem i gëzuar.
Nuk ka se si të mos jem,
pasi arritëm të merrnim një rezultat
shumë të mirë. Të dalësh
nga fusha me një barazim,
përballë një skuadre si Portugalia,
madje në shtëpinë e saj,
e për më tepër të luash një
pjesë të mirë loje me një futbollist
më pak, atëherë padyshim
që kjo mund të cilësohet
si një arritje për t’u vlerësuar
nga të gjithë, – ka theksuar
tekniku i kuqezinjve. – Jam i
kënaqur nga loja e djemve të
mi, sepse arritën të tregonin
karakter të fortë. E kishim përgatitur
mirë ndeshjen dhe gjatë
gjithë këtyre ditëve kishim bërë
një punë shumë të madhe”.
Dhe gëzimi i holandezit është
reflektuar edhe në deklaratat e
mëpasshme, teksa ka thënë se
Shqipëria është akoma në valle
për t’u kualifikuar dhe se ai e
kuqezinjtë do të shpresojnë gjer
në fund, deri sa matematika
t’ua lejojë një gjë të tillë. “Jemi
ende në garë dhe jam shumë i
kënaqur për këtë, sepse kemi
treguar se mund të jemi surpriza
e këtij grupi. Ne vazhdojmë
të besojmë”, ka përfunduar
holandezi. Shqipëria aktualisht
renditet në vendin e katërt,
pasi ka grumbulluar pesë pikë,
po aq sa ka edhe Portugalia e
vendit të tretë dhe Suedia e
vendit të pestë. Skuadra e drejtuar
nga Ari Han arriti të reagonte
mjaft mirë pas humbjes
zhgënjyese në Budapest
kundër Hungarisë. Në fakt,
kuqezinjtë e nisën mjaft mirë
edicionin, pasi arritën të ndalnin
Suedinë dhe më pas të fitonin
ndaj Maltës, duke siguruar
përkohësisht vendin e
parë në Grupin 1 të eliminatoreve
të Botërorit “Afrika e
Jugut 2010”, por më pas pësuan
një humbje të papritur ndaj
Hungarisë, e cila përveçse
shënoi dy golat, nuk bëri asgjë
më shumë nga Shqipëria. Kreu
i pankinës kuqezi, Han, dhe
skuadra morën shumë kritika
për paraqitjen që bënë në
Budapest të shtunën e kaluar,
por korrigjuan gjithçka dje.

admin .me na ba hallaall naqe per shkrimin qe kam marre te manorama por iktij te titullit qe hari hane e ka than i besoj shum te kualifikimi ,dhe un i besoj shum fjaleve te tij

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 17 Oct 2008 , 01:21

admin .asht e vertete qe ndeshja me greqine ka ken e bukur dhe i kena shum inat por ama ndeshja me portogaline ,nje nder 3 skuadrat ma te mira ne bote asht edhe ma e bukur ,dhe asht akoma ma e bukur kur lot pjesen ma te madhe ndeshjes me 10 lojtare kunder 11 yjeve boterore .

un mendoj se kja asht ma e bukur zoti admin.

nuk e di kush i paska that ita fjale qe dosena asht tranieri ma i mire zoti admin

(((((Lexova emrin e Dossenes, si nje nder tranjerat ma te mire qe ka pas Shqipnia )))))))

kush i ka than ita fjale

un e di qe kam than dicka per dosenen por kam than qe jan plehna bashk me brigel qe kurr ska pas sukses me asnji skuader ,as klum e as kombetare

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 17 Oct 2008 , 01:37

Greqia ishte kampion Europet qe e rrahi Portugalin !!! Pra teorikisht ma mire se Portugalia, pra edhe vlera e fitores asht ma e madhe.

Sa i takon Dossenes, me duket se ti ke shkru qe komentatori tha qe Haan asht nji nder tranjeret ma te mire qe ka pas shqipnia ne krahasim me Dossenen.....

Puna e Brigel e Bariç asht gjynah me e hedh poshte, pasi i kane dhan nji mentalitet lojtareve tone si edhe drejtusve te FSHF-se ......

Une Haan nuk e gjykoj pasi hala nuk e ka pas mundesine me njoft ekipin si edhe me kriju grupin e tij, deri tesh Haan asht tu lujt me te njejtit lojtare qe ka lujt edhe Bariç...
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply