Lajmet ne prang te ndeshjeve
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Lajmet ne prang te ndeshjeve
Shehi: E rëndësishme të mos pësojmë
Në ndeshjen e fituar të premten ndaj Shkumbinit, një figurë shumë të mirë sportive për formacionin shkodran ka bërë edhe portieri Orges Shehi. Loja e tij ka qenë e një niveli të lartë, duke qenë një barrierë e pakalueshme me pritjet e tij. Megjithatë, për ndeshjen e sotme, vetë portieri durrsak i Vllaznisë mendon se do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë. Shehi kurrsesi nuk ka dëshirë ta personifikojë një fitore apo humbje, prandaj dhe thotë: "Në një ndeshje, të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin. Secili pastaj vlerësohet për rendimentin që jep, por kurrë nuk mund të thuash se ky apo ai lojtar i dha fitoren apo humbjen ekipit të tij, përfshi këtu edhe portierët. Unë vërtet u paraqita mirë në Peqin në ndeshjen e kaluar, por Vllaznia nuk fitonte nëse nuk do të shënonte Sinani, ashtu siç nuk mund të fajësohet vetëm Billa te skuadra kundërshtare, sepse përgjegjësinë e mbajnë të gjithë. Prandaj, duke qenë kështu, nuk mund të them nëse do të jem apo jo sërish i rëndësishëm edhe në këtë ndeshje. Do të bëj më të mirën për ekipin tim dhe shpresoj që të jemi sërish të suksesshëm. Në këtë sezon, Vllaznia vërtet e ka mundur tri herë Shkumbinin, por në asnjë mënyrë nuk duhet të hyjmë në fushë me këtë ide. Çdo ndeshje ka rëndësinë dhe vlerat e veta, prandaj duhet ta vlerësojmë në maksimum këtë takim. Peqinasit, natyrisht, nuk do heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre për të kaluar edhe ata në turin tjetër dhe, për më tepër, do të kërkojnë të hakmerren për këto humbje. Por ne natyrisht që duhet të luajmë të qetë, të bëjmë lojën tonë dhe besoj se nuk kemi për të zhgënjyer. Objektivi ynë për ndeshjen e parë është të kapim një rezultat sa më të mirë, në mënyrë që ta kemi sa më të lehtë kualifikimin. Dy janë detyrat tona: e para, të mos pësojmë dhe e dytë të shënojmë të paktën një gol. Jam i bindur se do t'ia arrijmë, sepse shanset dhe mundësitë i kemi."

Vllaznia-Shkumbinit: Kemi edhe ndeshjen e dytë!
Pragndeshja e sotme natyrisht që i ka shoqëruar të dy kampet me analiza, kritika dhe lëvdata për suksesin apo disfatën e së premtes së kaluar. Fitorja 1-0 e Vllaznisë brenda në fushën e Shkumbinit, prej lojtarëve të këtij të fundit, u konsiderua pjesë e fatit në favor të shkodranëve. Por në të vërtetë, djemtë e Vasil Bicit nuk e mendojnë krejt ashtu këtë fitore. Disa prej tyre e pranojnë që goli i Sinanit ishte fat, por në momente të ndryshme Vllaznia është shfaqur shumë e rrezikshme, teksa ka pasur edhe raste të tjera për të shënuar, pa harruar edhe golin e anuluar të Abilios në minutat e fundit të ndeshjes. Vetë braziliani edhe sot, ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga ajo ndeshje, nuk është në gjendje të thotë pse iu mohua ai gol. "Kisha premtuar se do të shënoja atë ndeshje dhe unë e mbajta fjalën. Kam shënuar, por, për çudinë më të madhe, goli u anulua. Nuk mora vesh prej askujt pse ndodhi kështu, veçse di të them që ai gol nuk m'u njoh. Kështu që më mbetet të shënoj sërish, për të qenë në rregull me fjalët që kam thënë dhe me skuadrën, e cila pret nga ne sulmuesit të shënojmë, për t'ia bërë më të lehtë punën për kualifikimin,"shprehet Abilio. Nga ana tjetër, ai që nuk dëshiron t'i lërë të tjerët të bëjnë shumë komente mbi golin e së premtes së shkuar është Vioresin Sinani. Sipas tij, sot të dy skuadrat do të kenë edhe një herë mundësinë të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. "Ndoshta vërtet kemi qenë pak me fat në ndeshjen e kampionatit, por unë desha të thosha se Vllaznia nuk hyn asnjëherë në fushë me shpresat te fati. Kështu që edhe sot në këtë ndeshje të kupës do të kërkojmë të bëjmë më të mirën, për ta pasur më të lehtë kalimin në gjysmëfinale,"shprehet sulmuesi i njohur i kuqebluve. Peqinasit, shpeshherë në deklaratat e tyre në këtë pragndeshje të kupës janë shprehur se Shkumbini edhe më përpara ka treguar se mund të kualifikohet edhe brenda në Shkodër, siç ka ndodhur para 5 vjetësh. Në lidhje me këtë fakt, kapiteni i Vllaznisë, Suad Lici, thotë se historia nuk përsëritet shpesh. "Në këtë sezon e kemi mundur tri herë Shkumbinin, por kjo nuk do të thotë se do ta mundim me lehtësi edhe në ndeshjen e katërt. Ashtu si peqinasit, duhet ta dinë se, nëse e kanë eliminuar një herë Vllazninë, kjo gjë nuk mund të bëhet e "modës". Fakti që i kemi edhe 90 minuta në Shkodër për t'i luajtur do të thotë se shanset janë në anën tonë. Megjithatë, jo çdo gjë duhet t'ia lëmë ndeshjes së kthimit. Sot do të bëjmë çmos të kapim një rezultat sa më të mirë, në mënyrë që ta kemi sa më të lehtë pastaj në ndeshjen e dytë,"thotë Lici. Në këtë mënyrë, Vllaznia do të hyjë në fushë në ndeshjen e sotme jo me autoritetin e skuadrës që i ka fituar të nënta ballafaqimet e fundit, por me atë të një skuadre që rezultatet i ka të bazuara te puna e bërë dhe sakrifica e sportistëve.

Elbasani paralajmëron bojkot të kupës
Ekipi i Elbasanit as të hënën nuk ka dalë në stërvitje në mënyrë të organizuar. Ata kanë konfirmuar kështu se janë të vendosur për ta vazhduar protestën e tyre kundër dhunës që u shfaq të shtunën ndaj verdhebluve në qytetin e Peqinit. Nga ana e drejtuesve të klubit, në fillimjavë është paralajmëruar se ekipi nuk do të marrë pjesë as në ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë përderisa FSHF nuk është shprehur për çështjen e skandalit, të regjistruar në ndeshjen e javës së 27-të. "Ne do të bëjmë një sakrificë për të zgjidhur një herë e mirë problemet e dhunës që po rishfaqen, ku më pak e ku më shumë përsëri në stadiumet shqiptare. Jemi të bindur që këtë herë institucioni më i lartë i futbollit shqiptar nuk do të merret me replikat e klubeve, por me faktet dhe provat reale, që dëshmojnë qartë për incidentet e ngjarjet e rënda që ndodhën në ndeshjen derbi midis Shkumbinit dhe Elbasanit. Ata duhet të gjykojnë fillimisht për ato që kanë ndodhur, pastaj le të hetojnë për ato që po thuhen nga segmente të ndryshme pas këtij skandali. Ekipi i Elbasanit duhet ta kenë të qartë të gjithë se po kërkon të goditet fenomeni i dhunës që nuk e mbollën në tribunë dhe në fushën e Peqinit miqtë, por vetë vendësit," - është deklarata e klubit të Elbasanit e bërë dje.

Vllaznia, 6 milionë për kualifikimin
Kaq është shuma që futbollistët e Vllaznisë do të përfitojnë në rast kualifikimi sot ndaj Shkumbinit. Presidenca e klubit në kuadrin e përpjekjeve të saj për të arritur me çdo kusht objektivat, kërkon medoemos daljen në gjysmëfinale të Kupës, për të pretenduar më pas edhe marrjen e këtij trofeu. Për këtë qëllim, ashtu si edhe në gjithë këto ndeshjet e fundit, kanë vendosur të zgjidhin qesen. Që përpara zhvillimit të ndeshjes së parë në Peqin, presidenca kuqeblu për t'i stimuluar edhe më tepër lojtarët e tyre vendosi që të akordojë shumën prej 6 milionë lekësh të vjetra në rast kualifikimi ndaj peqinasve. Por Çela dhe stafi i tij nuk janë mjaftuar me kaq. Përpara ndeshjes së parë, për t'i mobilizuar edhe më tepër, akorduan edhe shpërblimin prej 2 mijë eurosh në rast fitoreje në Peqin. Lekë që përfunduan më pas në xhepat e futbollistëve pas ndeshjes. Por ndërkohë kualifikimi ende nuk është siguruar, ndonëse hapi i parë është hedhur. Megjithatë sponsorët e klubit shkodran kanë vendosur të mos ndërrojnë mendim, aq më tepër që Vllaznia vjen pas një ndeshjeje zhgënjyese në Lushnjë katër ditë më parë. Pavarësisht nga kjo, po të kualifikohen sot, kuqeblutë do të jenë përfituesit e këtij shpërblimi të majmë. Ajo që të tërheq vëmendjen është përkujdesja e madhe që sponsorët e Vllaznisë janë duke treguar për skuadrën në këto javët e fundit. Shpërblimet kanë qenë të konsiderueshme për çdo ndeshje, megjithëse jo gjithnjë skuadra i është kundërpërgjigjur me lojëra dhe rezultate të mira. Mjafton të kujtojmë këtu që presidenca shkodrane përpara ndeshjes së fundit me Lushnjën vuri në dispozicion të skuadrës plot 5 milionë lekë të vjetra për fitore. Për të mos ndodhur kështu edhe sot, të gjithë duken të përkushtuar, duke filluar nga lojtarët e për të përfunduar te stafi drejtues. Trajneri Bici, ndonëse shumë i sëmurë, vazhdon të jetë prezent në çdo seancë stërvitore që po drejtohen nga ndihmësi i tij Mustafaraj. Po ashtu, pranë skuadrës ka qenë gjatë gjithë këtyre ditëve edhe drejtori teknik Paulin Ndoja. Nga Vllaznia sot kërkohet kualifikimi, më shumë se për gjithçka tjetër edhe për të kthyer buzëqeshjen në radhët e saj. Kjo edhe më tepër sesa dëshira për të marrë ato 6 milionë lekë shpërblim të vëna nga presidenca. Pllakos gripi në kampin kuqeblu Pasojat e gripit vazhdojnë të jenë ende prezent në radhët e ekipit shkodran. Disa prej lojtarëve të tij tashmë e kanë kaluar këtë epidemi, por të tjerë janë përfshirë tashmë prej tij. Në seancën e djeshme që është zhvilluar në pistën e stadiumit "Loro Boriçi" nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes fizike Vildan tufi, nuk ka marrë pjesë mesfushori Belisha. Ai ka qenë në ambientet e stadiumit, por nuk ka mundur të stërvitet si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij. Po ashtu, me shenja gripi është dukur edhe portieri Shehi, që ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar me vrapime rreth fushës. Në një gjendje të tillë ka qenë edhe portieri Ndoja, I cili prej ditësh vazhdon të jetë në një gjendje jo të mirë. Nga ana tjetër, gripi nuk ka lënë jashtë tij edhe trajnerin Bici. Ai është dukur shumë i sëmurë gjatë të gjithë këtyre ditëve, por ka qenë gjithnjë në stërvitje, ndonëse vetëm në rolin e vëzhguesit, pasi me stërvitjen është marrë ndihmësi i tij Mustafaraj. Megjithatë, në kampin shkodran stafi mjekësor i tij duket entuziast se sot nuk do të ketë lojtarë të pamundur për të luajtur ndaj Shkumbinit.

Kupa, edhe 90 minuta larg finales
Sot, në dy prej stadiumeve kryesore të Shqipërisë, "Loro Boriçi" të Shkodrës dhe "Qemal Stafa" të kryeqytetit, do të luhen gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së 53-të të Shqipërisë. Për nga rëndësia, ky aktivitet kombëtar vjen pas kampionatit, por nisur nga pozitat e tri prej skuadrave në lojë, Partizani, Vllaznia dhe Teuta, kupa e ka eklipsuar kampionatin. Kjo sepse, veç Tiranës, që thuajse e ka siguruar titullin kampion dhe kësisoj edhe pjesëmarrjen në kupat europiane, të tjerat, Partizani, Teuta dhe Vllaznia, e mëtojnë këtë trofe për të shpëtuar sezonin, e thënë ndryshe nderin e tyre. Sidoqoftë, nisur nga thashethemet e fundit, edhe bardheblutë janë futur "dhunshëm" në vorbullën e pretendimeve, për të kaluar se s'bën në finale, ndryshe... Mjafton të kujtojmë deklaratat paralajmëruese të donatorëve në rast "shkarjeje", për të folur për pasojat e eliminimit. Veç kësaj, bardheblutë nuk mund t'ia privojnë vetes shansin që kanë në dorë dhe që e kërkojnë prej vitesh, për të bërë bis trofesh, çka do t'i konfirmonte ata "padronë" të vërtetë të futbollit shqiptar. Jo në të tilla pozita, që për Tiranën janë komode krahasuar me rivalët, por "në pikë të hallit" për ta fituar këtë trofe vijnë Vllaznia dhe Partizani, dy skuadra me emër e traditë në futbollin shqiptar, ashtu si edhe Teuta, jo larg tyre në këtë drejtim, që portën "Europë" mund ta kalojë vetëm përmes kupës. Gjë që do të thotë se duhet të bëjnë çmos për të triumfuar sot në sfidat e dyta gjysmëfinale, për të mbajtur shpresën gjallë deri në finalen e 11 majit. Një detyrë e vështirë për të katër "motrat" e kupës, që sot do të kërkojnë biletën e finales, për të shpëtuar nderin, dikush të përgojuar nga thashathemnajat, ndërsa të tjerët të humbur rrugës në "betejat" e kampionatit. Kësisoj, aksi Tiranë-Shkodër do të jetë epiqendra e futbollit shqiptar ditën e sotme. Në pritje të emrit të dy skuadrave finaliste të Kupës së 53-të të Shqipërisë, trofe që të dërgon në Europë. Për Partizanin, Vllazninë dhe për Teutën është "treni" i fundit për në Kupën UEFA, ndërsa për Tiranën shansi për të "kyçur gojët e liga" dhe për të bërë bis trofesh.

Kuqeblutë, gati për sfidën me Shkumbinin
Përgatitjet për ndeshjen e nesërme me Shkumbinin kanë nisur që të dielën për Vllazninë. Një ditë pas ndeshjes me Partizanin në stërvitje kanë qenë lojtarët që nuk kanë luajtur ndaj të kuqve, ndërkohë që dje skuadra ka qenë e plotë nën drejtimin e trajnerit Hysen Dedja. Sot do të ketë edhe një seancë të fundit në prag të nisjes për në Peqin, kur do të ndeshen nesër për Shkumbinin vendës për ndeshjen e parë çerekfinale të kupës. I vetmi shqetësim aktual për stafin drejtues është mbrojtësi Teli. Ai prej kohësh është i dëmtuar dhe ende nuk ka një vendim të qartë nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur nesër.

Grima në portë që nga minuta e parë
Formacioni me të cilin Vllaznia do të luajë sot ndaj Shkumbinit pritet të ketë disa të reja. Pikësëpari, në portë do të jetë nga minuta e parë i njohuri Armir Grima. Kjo pasi portieri tjetër, Ndoja, është i dëmtuar. Për Grimën, kjo do të jetë ndeshja e parë që luan si titullar që pas rikthimit të tij te skuadra e zemrës. Nga ana tjetër, mbrojtësi Teli sërish nuk do të udhëtojë me ekipin. Ai ende nuk është rikuperuar dhe për rrjedhojë do të mungojë edhe këtë ndeshje. Po ashtu, me probleme ka qenë edhe Bokatola. Ai ka një dëmtim, por megjithatë do të udhëtojë me ekipin drejt Peqinit. Në këtë mënyrë pritet që në formacionin e sotëm të Dedjes të ketë sërish ndryshime. Ekipi do të niset mëngjesin e sotëm drejt Peqinit.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kur peqinasit ia kishin rrembyer te parin kualifikim, 6 vite me pare, Vllaznise iu desh te hidhej ne “kunderveprim”. Ndonese pritja per te barazpeshuar gjithcka ka nevoje per kater vite “harrese”. Vllaznia megjithate e ben realitet pa asnje “siklet” kualifikimin e saj. E nje vit me vone dhe kalimin e shpejte nga dizavantazhi ne avantazh. Epersia e kualifikimeve ne kupa, por dhe rezultatyi i ndeshjes se pare e bejne komode perballjen e sotme.
Do te mbesin per shume kohe ne kujtese ato dy rezultate te barabarta loje edhe ne Peqin edhe ne Shkoder, ne sfidat e turit te trete cerekfianl te edicionit te vitit 2000. Ishte Brikeno Bizi qe shenonte i pari ne fushen e Peqinit. Burrelasi Vladimir Gjoni do te barazpeshonte gjithcka nga pika e 11 metershit. Ne Shkoder, 10 dite me vone loja ka nisur me golin e Gjonit, ndersa barazon me 11 metersh Vllaznia, me ane te Safet Osjes. Luhet shtesa. Pa asgje ne “trajse”. Dhe kur i vjen radha penalltive, “qeshi” Shkumbini (shenoi 4 here) e “qau” Shkodra qe mbeti te dy realizimet.
Bilanci: 7 ndeshje (3 F, 3 B, 1 H, gol. 9 5)
Rezultati i kualifikimeve: 2 1 per Vllaznine
Do te mbesin per shume kohe ne kujtese ato dy rezultate te barabarta loje edhe ne Peqin edhe ne Shkoder, ne sfidat e turit te trete cerekfianl te edicionit te vitit 2000. Ishte Brikeno Bizi qe shenonte i pari ne fushen e Peqinit. Burrelasi Vladimir Gjoni do te barazpeshonte gjithcka nga pika e 11 metershit. Ne Shkoder, 10 dite me vone loja ka nisur me golin e Gjonit, ndersa barazon me 11 metersh Vllaznia, me ane te Safet Osjes. Luhet shtesa. Pa asgje ne “trajse”. Dhe kur i vjen radha penalltive, “qeshi” Shkumbini (shenoi 4 here) e “qau” Shkodra qe mbeti te dy realizimet.
Bilanci: 7 ndeshje (3 F, 3 B, 1 H, gol. 9 5)
Rezultati i kualifikimeve: 2 1 per Vllaznine
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Cela: Ne Tirane, ose Shkoder, ta percaktoje shorti
Ndersa ne publik duket gjithcka e perfunduar, kur eshte njoftuar se ndeshja finale e kupes se Shqiperise, Vllaznia Tirana, do te zhvillohet ne stadiumin e Lushnjes, nje gje e tille per drejtuesit e skuadres kuqeblu nuk duket aspak normale. "Kesaj i thone qe te nusja hane e pine, kurse te krushqit asgje nuk dine", thote presidendi shkodran, Agron Cela, duke dashur te ironizoje lajmet e dhena nga disa media qendrore. Mandej, gjithnje lidhur me kete teme, ai shton: "Edhe une e kam degjuar ne nje emision televiziv nje gje te tille dhe jam habitur qe Federata e paska percaktuar vendin e zhvillimit te finales, ne stadiumin e Lushnjes". Me tej, Cela vijon duke saktesuar se nje gje te tille nuk e kane te drejte ta vendosin, pa u konsultuar me te dyja skuadrat. "Ndoshta me Tiranen e kane bere nje gje te tille, por me ne asapk. Keshtu qe, ne te tilla kushte, mua me duhet te konfirmoj se nuk eshte aspak e vertete qe finalja dote luhet ne stadiumin e Lushnjes. Kjo do te percaktohet sot, kur drejtuesit e te dy klubeve do te kene nje takim ne federate, per ta caktuar fushen me konsensus". Megjithate, zoti Cela, ne lidhje me kete problem ka nje propozim interesant. "Finalja te luhet ne Tirane, ose ne Shkoder, thote ai duke propozuar qe nje gje te tille ta vendose shorti. Kuj t'i buzeqeshe shorti te marre finalen ne stadiumin e tij".

Autobuse falas per tifozet
Sipas informacionit te marre nga presidenti i skuadres shkodrane, Agron Cela, ne rast se finalja e kupes se Shqiperise do te vendoset te luhet jashte Shkodres (shpresohet qe shorti ta sjelle ate ne "Loro Borici") klubi i futbollit Vllaznia, ne bashkepunim me Bashkine, jane duke marre te gjitha masat e duhura qe ne dispozicion te tifozeve kuqeblu te vendosen autobuse falas, per te udhetuar ne ndjekje te skuadres se zemres. "Do te jene mbi 20 autobuse, apo edhe me teper", thote Cela, duke saktesuar se per nisjen e tyre, orarin dhe vendin e sakte, do te njoftojne me vone. "Ne e dime mjaft mire se tifozet tane kane nje peshe mjaft te madhe ne arritjen e rezultatit te skuadres, prandaj edhe e bejme nje gje te tille. Rikthimi aq i madh i tyre ne ndeshjen e javes se kaluar, ndaj Partizanit, eshte nje ogur i mire, gje qe shpresojme se nje gje te tille do ta bejne edhe ne finalen e kupes, per te mbeshtetur skuadren drejt fitores se saj. Te gjithe shpresojme se, me se fundmi, pas 19 vitesh mungese, trofeu do te vije ne Shkoder" ka perfunduar, presidenti i Vllaznise, Agron Cela.

Tirana- Vllaznia, ideja e gjyqtarëve të huaj
Ky është lajmi që mëson në kampin shkodran një ditë para ndeshjes finale të kupës së Shqipërisë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se Federata është duke shikuar mundësinë e drejtimit të kësaj ndeshjeje nga gjyqtarë të huaj. Mbase kjo është një kërkesë e të dy kampeve për të mos pasur paragjykime në lidhje me emrin e gjyqtarit që do drejtonte këtë takim. Si pasojë mundësia e drejtimit të finales nga një treshe arbitrash italianë është prezente ngaqë nuk është hera e parë që diskutohet një gjë e tillë. Në këtë aspekt, ata që kanë këmbëngulur më shumë në këtë ide duken shkodranët. Kjo pasi dy gjyqtarët më të mirë që ka vendi ynë dhe që mbajnë stemën e Fifa-s janë të dy nga kryeqyteti. Fakti që edhe ndeshja luhet në fushë asnjanëse mund të pasohet edhe me asnjanësinë edhe në drejtim të gjykimit.
Gjergj KOLA

Kuqeblutë, grumbullimin për finalen në Elbasan
Vllaznia përgatitjet e fundit për ndeshjen finale të kupës së Shqipërisë do t’i zhvillojë në qytetin e Elbasanit. Vendimi i marrë nga presidenca e klubit është bërë publik dje pasdite nga zëvendëspresidenti Valter Fushaj i cili ka qenë i pranishëm në stërvitjen e kuqebluve. Për rrjedhojë menjëherë pas përfundimit të kësaj séance, ekipi i Vllaznisë në orën 18.00 të pasdites së djeshme ka lënë qytetin e Shkodrës për t’u nisur drejt Elbasanit. Në këtë qytet të skuadrës kampione të Shqipërisë, shkodranët do të qëndrojnë të grumbulluar deri ditën e mërkurë teksa do udhëtojnë direkt për në qytetin e Lushnjës. Nuk bëhet e ditur pse është zgjedhur Elbasani për grumbullimin e ekipit shkodran por nga sa kuptohet nuk është çudi që bashkë me kuqeblutë të mërkurën në “Roza Haxhiu” të jenë edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh portokalli.

Treshja qe do të drejtoje finalen e kupes se shqiperise mes Vllaznise dhe Tiranes jane Stefano Farina kryesor, ndërsa ndihmës të tij Xhanantonio Puxhiato dhe Marçelo Ambrozini.vllaznia1919 wrote:Konfirmohet lajmi se ndeshjen do ta gjykojne treshe italiane.Albiter kryesor do te jete i njohuri Stefano Farina.
Hajt fitoshim.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kuqeblutë përgatiten edhe për 11-metërshat
Ajo që ka rënë në sy në dy ditët e fundit të stërvitjes së kuqebluve ka qenë edhe aplikimi i gjuajtjes së 11-metërshave. Kjo ngaqë stafi drejtues i Vllaznisë ka shumë besim se në rast të mosfitores së ndeshjes brenda kohës së rregullur apo shtesave, të mendojë për suksesin edhe nga pika e bardhë. Trajneri Dedja i ka provuar të gjithë futbollistët por nga sa është parë peshësja që mund të përzgjidhet për gjuajtjen e tyre, gjithnjë nëse do jetë nevoja, do jetë e përbërë nga Sinani, Leanro, Hasani, Belisha dhe Lika. Fakti që shkodranët po mendojnë edhe për gjuajtjen e tyre, tregon se ata kanë besim tek suksesi, pavarësisht se ai do arrihet nga fusha e lojës apo nga pika e bardhë e penalltive.

-Presidenca, 30 milionë lekë shpërblimi për kupën
Ndonëse ishte menduar e mbase edhe deklaruar për një shumë tepër të majme për ekipin e Vllaznisë në rast të fitores së Kupës të Shqipërisë, realiteti duket krejt ndryshe. Zëvendëspresidenti Valter Fushaj ka deklaruar se nuk do ketë super-premio por në rast suksesi ai i ka premtuar ftubollistëve një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra për gjithë ekipin. Kësisoj duket qartë se presidenca shkodrane kërkon të mos jetë shumë dorëlëshuar në këtë drejtim edhe sepse në rast të një triumfi në këtë kompeticion, atyre u duhet të mendojnë menjëherë për Kupat e Evropës dhe sezonin e ri, shpenzimet për të cilin do të jenë edhe më të mëdha.