Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Aug 2005 , 11:31

Bekim Kuli hedh firmë për shkodranët

Dje paradreke është bërë realitet edhe firmosja e kontratës së futbollistit kavajas, Bekim Kuli. Ky i fundit kishte disa ditë që stërvitej me Vllazninë, pavarësisht se nuk kishte firmosur ende kontratë me të. Por kjo gjë nuk përbënte asnjë problem, pasi marrëveshja me presidencën ishte mbyllur në parim. Duke qenë se sezoni tashmë është në prag, drejtuesit e klubit shkodran kanë nxituar të bëjnë edhe firmosjen me këtë futbollist. Një veprim i tillë është kryer dje dhe tashmë zyrtarisht Kuli është futbollist i Vllaznisë për një sezon. Në këtë mënyrë, ai bëhet i pari futbollist kavajas që firmos për këtë klub në gjithë historinë 86-vjeçare të tij. Me firmosjen edhe të këtij lojtari, shkon në shtatë numri i futbollistëve të blerë nga skuadra shkodrane në merkaton e verës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Aug 2005 , 11:33

Radusinoviç, "xhevahiri" i Vllaznisë

Në Shkodër kanë ardhur shumë lojtarë, nga Mali i Zi, Brazili, Kongo e shumë vende të tjera. Por blerje më të mirë se ajo e Igor Radusinoviçit, Vllaznia vështirë të ketë bërë ndonjëherë më parë. Malazezi luan në rolin e mbrojtësit të qendrës dhe në kaq pak kohë që po luan me kuqeblutë është dalluar për klasin e tij të lartë. Igori është vetëm 21 vjeç, por në fushën e lojës tregon një qetësi për t'u admiruar, një teknikë dhe klas të lartë, aq sa i ka bërë për vete të gjithë, duke filluar nga i madhi i futbollit shkodran Sabah Bizi, për të vazhduar me të gjithë specialistët e tjerë dhe për të përfunduar me vetë futbollistët aktualë të Vllaznisë. Rrallë ka ndodhur që një futbollist i ardhur nga jashtë të marrë të tilla vlerësime, aq më tepër kur bëhet fjalë për ego profesionale, apo "zënie vendi". Megjithatë, Radusinoviçi ka marrë vlerësime të larta, duke filluar nga kapiteni Sinani dhe deri te shokët e tij të mbrojtjes, Teli, Ndreka etj. I kënaqur me këtë nisje duket edhe njeriu që e ka lançuar atë në futbollin shqiptar, trajneri Dervish Haxhiosmanoviç. Lojtari në fjalë është i pari që trajneri solli me vete nga vendi i tij, madje që në ditën e prezantimit të tij si trajner i Vllaznisë. Që atëherë, "Deda" u shpreh se kishim të bënim me një lojtar të mirë, megjithatë, në të vërtetë, pakkush i besonte, edhe për faktin që kishin ardhur edhe shumë malazezë të tjerë, por shumica e tyre kishin zhgënjyer. Tani është ndryshe. Të gjithë flasin mirë dhe, për më tepër, Radusinoviçi konsiderohet një pikë kyçe për formacionin shkodran. Dyshja që ai do të formojë në qendër të mbrojtjes me shkodranin Teli mendohet të jetë e pakalueshme për kundërshtarët. I pyetur në lidhje me të ardhurit në skuadër, trajneri Haxhiosmanoviç, teksa i kemi kërkuar të ndalet më tepër te ky futbollist, është përgjigjur: "Për mua është duke i justifikuar plotësisht fjalët që kam thënë që në fillim se është një lojtar i mirë. Edhe gjatë kësaj periudhe përgatitore mendoj se është shfaqur më së miri dhe jam i kënaqur me të. Por më mirë t'ua lëmë të tjerëve të japin një mendim të plotë për këtë lojtar." Vetë malazezi duket i kënaqur me ambientin që ka gjetur. Ndihet i vlerësuar dhe kjo i mjafton për të arritur objektivin që i ka vënë vetes. "Objektivi i ardhjes sime këtu që në fillim ka qenë afirmimi i vlerave të mia. Kjo për arsye të krijimit të mundësive për të synuar pastaj transferimin në një nga kampionatet e Europës," - thotë Igori. Por ndërkohë bëhet e ditur se pikërisht këto komente që po bëhen në lidhje me këtë futbollist, i kanë ngacmuar drejtuesit e klubit shkodran të mendojnë që tani zgjatjen e kontratës njëvjeçare që kanë me të. Ky mbase do të jetë një nga prioritetet e presidentit Çela dhe stafit të tij, të cilët edhe më parë kanë treguar se kanë ndër mend të ndërtojnë që tani edhe Vllazninë e së ardhmes, duke firmosur kontrata afatgjata me lojtarët e saj. Igor Radusinoviçi është vetëm 21 vjeç. Kaq mjafton për të thënë se kemi të bëjmë me një lojtar që ia vlen të investohet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 18 Aug 2005 , 12:33

Kapiteni: Na duhen edhe 2 3 lojtarë të tjerë

Për Sinanin, sezoni që po vjen është sërish shumë i gjatë dhe skuadra duhet të ketë një organikë sa më të plotë, nëse nga ajo kërkohen objektivat maksimalë. Për këtë arsye, njeriu që mban në krahë shiritin e kapitenit të këtij ekipi shpreh mendimin e tij se për një skuadër cilësore duhen sjellë në ekip edhe 2 3 lojtarë të tjerë cilësorë. "Sezoni është i gjatë dhe natyrisht që skuadra duhet të jetë e kompletuar, madje përveçse për një sulmues, ajo ka nevojë edhe për lojtarë të tjerë, nga një për secilin repart," shpjegon idenë e vetë lideri i ekipit të Vllaznisë, Vioresin Sinani. Kontaktet e tij me presidencën e klubit janë të shpeshta, pasi të dyja palët herë pas here bisedojnë dhe diskutojnë për të mirën e tij. Nisur edhe nga kontakte të shpeshta, numri 9 i kuqebluve duket se ka marrë edhe një lloj garancie nga donatorët e skuadrës se këto përforcime do të vijnë shpejt. "Unë kam besim, nisur edhe nga dëshira që presidenca ka shprehur për të ndërtuar një ekip pretendent, sepse këto përforcime do të vijnë shpejt në skuadër," thotë në fund të prononcimit të tij sulmuesi shkodran.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 20 Aug 2005 , 13:02

Ekipi i Vllaznisë, tani merkato "afrikane"

Mund të thuhet ndoshta që tratativat e presidencës shkodrane me disa prej lojtarëve të kampionatit tonë tashmë kanë marrë fund. Kështu rezulton nga fakti që disa prej lëvizjeve të premtuara për t'u realizuar nga drejtuesit e lartë të klubit shkodran nuk janë realizuar deri më sot. Njëkohësisht, vështirë të realizohen më edhe në ditët në vijim, deri në fillim të kampionatit. Vetëm pak ditë më parë, presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, u shpreh se ishte në kontakte me tre lojtarë të kampionatit tonë dhe shanset ishin të mëdha që ata të vishnin fanellën kuqeblu në sezonin e ri. Por ndërkohë burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se këto tratativa mund të quhen të mbyllura. Lojtarët "e peshkuar" nga drejtuesit shkodranë, për një, apo një tjetër arsye, nuk kanë mundur t'u kthejnë përgjigje pozitive atyre, megjithëse thuhet që kanë qenë vetë këta lojtarë që kanë kërkuar të vijnë te Vllaznia. Emrat e tyre vazhdojnë të mbeten ende sekretë, megjithëse kemi mësuar se kanë qenë emra të spikatur të kampionatit tonë. Ndonjë pengesë në marrjen e dokumentacionit nga klubi, ku kanë qenë, apo dhe përsëritja e rastit "Bejzade" që bëri "pazar" mes dy klubeve, kanë bërë që këto lëvizje të mos realizohen. Nga ana tjetër, u tha se në planet e shkodranëve ishte edhe një sulmues kroat dhe një tjetër argjentinas. Por nisur edhe nga vonesa e kthimit të përgjigjes, edhe kjo pistë duket se ka rënë përfundimisht. Megjithatë, presidenca shkodrane duket e vendosur ta çojë deri në fund këmbënguljen e saj për të sjellë në ekip lojtarët që i duhen. Tashmë është e qartë për të gjithë: skuadra ka nevojë edhe për 2 3 lojtarë të tjerë, nga një për secilin repart. Këtë e ka bërë të ditur në prononcimet e tij edhe trajneri Haxhiosmanoviç, por edhe kapiteni Sinani. Skuadra vetëm kështu mund të quhet e kompletuar dhe për këtë dëshira nga ata që paguajnë lekët nuk mungon. Madje ia vlen të thuhet që donatorët e Vllaznisë në këto momente janë gati të paguajnë shuma të mëdha vetëm e vetëm që nesër të mos u mbesë gjë merak. Ndërkohë, lajmet e fundit që mbërrijnë nga klubi shkodran bëjnë të ditur se presidenca e klubit është duke hedhur së fundi vështrimin nga tregu i futbollistëve afrikanë. Kontaktet nga pjesëtarë të presidencës shkodrane me menaxherët e këtyre lojtarëve kanë nisur dhe janë në hapat e fundit. Me shumë të ngjarë, dy futbollistë, njëri sulmues dhe tjetri mesfushor i djathtë, do të mbërrijnë shumë shpejt në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për lojtarë të ardhur nga kushedi se ku, por lojtarë që kanë dhënë prova se janë me vlera. Në këtë mënyrë, tifozëve, por edhe stafit drejtues të skuadrës, u mbetet për të pritur edhe disa ditë, në një kohë që pjesëtarë të presidencës kanë garantuar se këta lojtarë do të jenë në fushë në ndeshjen me Tiranën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 26 Aug 2005 , 13:57

Firmos Sulejmani, mbyllet merkatoja shkodrane

Mbrëmë vonë, rreth orës 21:00, është nënshkruar edhe kontrata e fundit e merkatos së verës për Vllaznië. Blerja më e fundit e saj quhet Erkan Sulejmani, kosovari 24-vjeçar që ka një karrierë disavjeçare në Turqi dhe së fundi edhe në Bosnjë. Ceremonia e firmosjes së kësaj kontrate është zhvilluar në ambientet e hotel "Colosseo", ku kanë asistuar, përveç lojtarit, edhe presidenti Agron Çela dhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj, si dhe sekretari i klubit, Ismet Hoxha. Sulejmani i ka pranuar kushtet e kotratës së ofruar nga shkodranët dhe nuk ka ngurruar të hedhë firmë në kontratën njëvjeçare të hartuar nga noteri i klubit shkodran, Arben Kopliku. "Me firmosjen e kosovarit është mbyllur edhe merkatoja e verës për kuqeblutë." Kështu ka deklaruar mbrëmë vonë presidenti Çela, i cili në këtë mënyrë u ka dhënë fund tratativave me lojtarët pas 9 blerjeve të realizuara. Me këtë pohim të tij, merret vesh që ka dështuar ardhja e dy afrikanëve të premtuar nga presidenca e klubit. Kjo ngaqë vetë afrikanët nuk janë treguar korrektë në marrëdhëniet me shkodranët, të cilët dje i kanë pritur për herë të fundit, por ata nuk kanë ardhur.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 27 Aug 2005 , 14:01

Kuqeblutë presin federimin e Sulejmanit

Blerja e fundit e kuqebluve, kosovari Erkan Sulejmani pritet të jetë në fushë sot për formacionin e Vllaznisë. Ndonëse ai nuk është në 100 për qind të formës së tij, fakti që trajneri Haxhiosmanoviç nuk ka një sulmues tjetër të mirëfilltë për ta vënë përkrah Sinanit, mund të çojë në aktivizimin e lojtarit që ka bërë karrierë në futbollin turk. Por para se të ndodhë kjo, natyrisht që duhet bërë edhe federimi i tij në radhët e skuadrës shkodrane. Kjo gjë pritet të ndodh sot, pasi në zyrat e federatës sonë të vijë edhe leje kalimi përkatës, që lejon aktivizimin e tij nga klubi i Zheljezniçarit, ku Sulejmani ka luajtur sezonin e fundit. Nuk pritet të ketë ndonjë pengesë në këtë drejtim edhe për faktin që klubi "Vllaznia" ka paguar edhe shumën e 1500 eurove që lojtari u detyrohej boshnjakëve në fund të kontratës me të. Në këtë mënyrë, ajo që pritet është aktivizimi i Sulejmanit në sulmin e kuqebluve përkrah Sinanit, në një kohë që kjo gjë do të sjellë spostimin e Kulit në krahun e djathtë të mesfushës. Megjithatë, kjo e fundit nuk është shumë e sigurt, pasi trajneri Haxhiosmanoviç do të bëjë zgjedhjen mes kavajasit dhe malazezit Radonjiç.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Sep 2005 , 15:43

Rumuni Petresku, në provë tek Vllaznia

Një tjetër futbollist ka mbërritur në Shkodër për t'u provuar. Bëhet fjalë për rumunin Angel Petresku, i cili mësohet se luan në rolin e sulmuesit. I shoqëruar nga menaxheri i tij, të dy sëbashku kanë ndjekur ndeshjen e së shtunës me Besën. Sot pritet që Petresku të dalë në stërvitje me kuqeblutë dhe gjatë kësaj jave do të provohet nga ana e stafit drejtues nëse ia vlen për ta mbajtur apo jo. Nëse po, atëherë do të bëhet gati federimi i tij për në tetor,
periudhë kur dhe rihapet merkatoja. Nga ana tjetër tek skuadra shkodrane deri të shtunën ka vazhduar stërvitjen edhe futbollisti febron Ziu. Ky i fundit ka ardhur edhe ai për provë, megjithatë ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje përfundimtare për të.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Sep 2005 , 13:49

Grima: Vllazni, jam gati të kthehem!

Emri i tij është lakuar menjëherë sapo është mësuar nga presidenca e klubit se Orges Shehi nuk do të ishte më pjesë e Vllaznisë. Dhe për Armir Grimën, ndonëse ende nuk ka një ftesë zyrtare, kaq mjafton për të mbyllur gjithçka ka pasur me presidencën e klubit që nga largimi i tij i fundit nga klubi para gati dy vjetësh. Megjithatë, ajo që mbetet është ulja në tavolinën e bisedimeve mes palëve dhe saktësimi i gjërave. Këtë ndoshta pret edhe vetë portieri i njohur dhe me shumë përvojë Grima. "Të them të drejtën, jam befasuar me ngjarjet e fundit te Vllaznia. Kurrsesi nuk kënaqem me faktin që u largua Shehi, madje një gjë të tillë nuk do t'ia uroja askujt, megjithatë janë fenomene që ndodhin në futboll dhe që më kanë ndodhur edhe mua përpara. Nga ana tjetër, jam po aq i habitur kur kam mësuar nëpërmjet mediave që do të isha kandidatura për të zënë vendin e Shehit. Kuptohet që më erdhi mirë, jo se gjeta një skuadër për të luajtur futboll, por sepse po vlerësohesha sërish nga skuadra ime e zemrës,"shpjegon 31-vjeçari me një karrierë të gjatë sportive. Ai që e ka hapur çëshjten "Grima" ka qenë vetë presidenti i skuadrës shkodrane, Agron Çela. Në një deklarim të tij për mediat, ai i ka hapur dyert rikthimit të këtij portieri, nisur edhe nga vlerat e tij të padiskutueshme si portier dhe për më tepër edhe si shkodran. "Ardhja e Grimës është e mirëpritur dhe me të mund të ulemi të bisedojmë ashtu siç mund të presim edhe ndonjë portier tjetër nga jashtë. Sa i takon Grimës, mund të them që më parë duhet të interesohemi për formën e tij dhe më pas do të flasim,"ka shpjeguar njëshi i klubit shkodran. Ndërkohë, dje vetë portieri në fjalë,ka kthyer përgjigje: "Nuk jam në formën time më të mirë, ngaqë e kam filluar vonë stërvitjen, por aktualisht jam duke u stërvitur në mënyrë intensive dy herë në ditë. Paradite bëj stërvitje individuale, duke vrapuar së bashku me Suad Licin, dhe pasdite me trajnerin e portierëve Isa Sukaj. Të jetë për të luajtur në këto momente në formacion edhe unë do thosha "jo", por deri në gjysmë të tetorit, kur mund të bëhet dhe federimi im, natyrisht që kam për të qenë në maksimumin e formës." Në këtë mënyrë, tashmë pritet vetëm që dy palët të ulen për të biseduar. "Hatërmbetjet" e mëparshme tashmë janë lënë prapa dhe këtë e thotë edhe vetë Grima, që në fund do të shprehej: "Tani nuk bëhet fjalë më për ndodhi të kaluara. Vetëm fakti që emri im është përmendur si mundësi për të mbrojtur sërish portën e Vllaznisë, mbyll gjithçka. Ajo që pres unë është të rikthehem sa më parë në shtëpinë time, pasi kështu e quaj unë këtë skuadër ku kam kaluar momentet më të bukura të karrierës sime." Në këtë logjikë, një çështje e tillë duket se flet për erëra të reja që kanë filluar të fryjnë te skuadra shkodrane. Mungesa e rezultateve po bën që shumë mëri e inate të lihen pas dhe të gjithë shkodranët së bashku të kontribojnë për ta çuar Vllazninë aty ku i takon. Rikthimi i mundshëm i Grimës e tregon më së miri këtë gjë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Sep 2005 , 16:04

Fushaj: Vllaznia, "e blinduar" në tetor

Zhvillimet e fundit në kampin shkodran nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë te të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë. Drejtues, futbollistë dhe trajnerë po kërkojnë të reflektojnë sa më shpejt që skuadra të dalë nga gjendja aktuale ku është zhytur. Pavarësisht dënimeve me gjoba dhe largimit nga skuadra të tre futbollistëve, sërish ekziston besimi se situata mund të përmirësohet. Optimist duket edhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj, ai që kishte bërë thirrje për kujdes që para sfidës me Besën. "E kisha menduar shumë të vështirë këtë takim, prandaj e pata vlerësuar skuadrën kavajase edhe në shtyp para ndeshjes. Por kurrsesi nuk duhej të humbisnim ashtu siç humbëm. Një ndeshje që ka shkaktuar shumë mërzi te të gjithë ne, sepse nuk kemi skuadër të tillë që të mundemi edhe në fushën tonë. Të gjithë e dinë që kemi shpenzuar shuma të mëdha për të blerë këta lojtarë që janë në skuadër dhe është e pajustifikuar një paraqitje e tillë. Largimi i atyre tre lojtarëve dhe gjobitja e gjithë skuadrës mendoj se ishin një paralajmërim se gjendja duhet ndryshuar sa më parë,"ka thënë numri 2 i klubit shkodran. Tani duhen pikët për të dalë nga situata aktuale ku ndodhet ekipi. Por nga ana tjetër, duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit pas ndeshjeve të kësaj jave, zëvendëspresidenti Fushaj i ka kërkuar trajnerit Haxhiosmanoviç të punojë pak më tepër me lojtarë të tillë, si Sulejmani, Kuli, apo dhe Belisha, që mund të mos jenë në maksimumin e formës së tyre. "Ne kemi besim te këta lojtarë dhe mendojmë se duhet të japin shumë më tepër nga çfarë kanë dhënë deri tani. Sulejmani ka një karrierë të pasur në Turqi dhe Bosnjë, që do të thotë që ai ende nuk është ambientuar me ekipin dhe mund të mos jetë në formën e tij më të mirë. Po ashtu, Kuli mendoj se, po të punojë pak më tepër, do të jetë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Si mund të them edhe për Belishën, një lojtar edhe tek ekipi tonë kombëtar, i cili duhet t'u japë fund oshilacioneve të formës së tij dhe të kthehet tek ai Belishë që njohin të gjithë. Kam besim se vetëm pas pak kohësh këta lojtarë, apo dhe të tjerë që nuk përmenda, do të jenë ata që do të fitojnë duartrokitjet e publikut shkodran,"ka shtuar më tej Fushaj. Skuadra, megjithatë, ka nevojë për përforcime dhe këtë e kanë të qartë që të gjithë, përfshi pjesëtarët e presidencës së klubit, të cilët duket se kanë filluar menjëherë nga puna për të gjetur lojtarët e nevojshëm për skuadrën. Këtë e konfirmon zëvendëspresidenti Fushaj, i cili do të shprehej: "E kemi të qartë që duhet të marrim lojtarë të tjerë. Për momentin nuk mund të them me saktësi se sa lojtarë do të marrim, por do të ketë blerje. Të paktën nga një për çdo repart. Për portën, përveç Grimës, kemi si alternativë edhe një portier gjerman, ndërkohë që do të marrim edhe një mbrojtës, një mesfushor, teksa presim të vijë Leandro dhe një sulmues. Duke realizuar këto blerje, besoj se do të kemi pastaj një ekip të kompletuar, por, siç e thashë, ne shpresojmë që edhe lojtarët që janë aktualisht në skuadër të dalin sa më shpejt në lojën e tyre."

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 29 Sep 2005 , 22:56

Pershendetje !!!!


Per mendimin tim kan ba gabim ma te madh qe kan largu Shehin !!!!
Per mendimin tem eshte portier i mire dhe e ka tregu vedin edhe se keto 2 ndeshjet e fundit nuk ka qene ne lartsine e duhun , por cdo lojatar ka luhatjet e veta !!!!
Masandej nuk ka portjer te tjere cilsore ne qarkullim , kshu qe Shehin nuk ishte dasht me e largu !!!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Sep 2005 , 13:46

Per mu jo vetem qi asht portier i mire por asht edhe si person shum i mire.Te pakten un kete kam kuptun prej intervistave qi ka dhane,se nuk asht se e njof personalisht!Manej,si tha edhe webmasteri perpara,nuk i shof tane kta portjera te vlefshem ne qarkullim.
Flitet shum per Grimen. :?
Per qa e hoqne Grimen?(per paraqitje jo te mira)!Sa vjeq asht Grima?(31)!A asht ne gjendje fizike me lujt?(jo,e ka thane vete qi nuk asht ne forme)!
I vetmi aspekt pozitiv ne blerjen e Grimes,asht qi aj asht shkodran.I fije pak per me pretendu per nej titull.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 02 Oct 2005 , 13:17

Leandro sjell Zheraldinjon dhe një sulmues

Për Vllazninë vijnë edhe lajme të mira. Leandro, futbollisti brazilian që ishte pritur të vinte në këtë fundjavë, do të mbërrijë në vendin tonë të mërkurën. Një gjë e tillë mësohet nga pjesëtarë të klubit shkodran, të cilët nga ana tjetër konfirmojnë edhe faktin që ai nuk do të vijë i vetëm. Mesfushori që ka luajtur edhe më parë me shkodranët, do të vijë së bashku me dy brazilianë të tjerë. Njëri prej tyre është i njohur për futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin tjetër Zheraldinjo, që ka luajtur disa sezone me Partizanin. Kurse braziliani i tretë është një sulmues që të paktën nga kasetat që ka sjellë menaxheri i tij, duket shumë cilësor. Përveç këtyre lojtarëve, priten edhe lojtarë të tjerë, ndër të cilët edhe një lojtar i njohur i kampionatit tonë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 02 Oct 2005 , 13:18

Patushi, ai që paralajmëron largimin

Blerja më e bujshme e Vllaznisë në merkaton e verës, pikërisht Saimir Patushi, me shumë të ngjarë është duke kërkuar të largohet nga skuadra shkodrane. Për një gjë të tillë ka ditë që flitet, ndërkohë që duket se ajo është përforcuar pas humbjes në Elbasan. Këtë gjë nuk e konfirmon askush, por gjatë gjithë javës së kaluar te lojtari është parë qartë shqetësimi për gjendjen që po kalonte skuadra, duke u shprehur herë pas here se do të jetë më mirë për t'u larguar se sa të qëndrojë në një skuadër pa pretendime. Vetë Patushi e ka shprehur hapur kundërshtimin e tij për disa blerje që Vllaznia ka bërë, duke mos i quajtur cilësore. Në këtë kontekst, ish-lojtari i Tiranës ka menduar largimin nga Shkodra gjatë merkatos së tetorit. Burime pranë klubit kuqeblu ndërkohë bëjnë të ditur se lojtari ka një kontratë njëvjeçare me Vllazninë dhe si e tillë ai nuk mund ta bëjë këtë gjë. Në këtë mënyrë, gjithnjë sipas burimit në fjalë, bëhet e ditur se mesfushori për qëndrimin e tij në këtë skuadër, ku dhe është shpallur kampion 4 vjet më parë, i ka vënë kushte presidencës për të sjellë lojtarë cilësorë gjatë merkatos së tetorit. Ndryshe ai ka bërë gati valixhet për t'i dhënë lamtumirën këtij ekipi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 03 Oct 2005 , 13:35

"Patushi dhe Ndreka nuk largohen"

Në prononcimin e tij të djeshëm, numri 2 i klubit shkodran(Valter Fushaj) i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me lajmet që qarkullojnë mbi dy futbollistët e Vllaznisë, Patushi e Ndreka. Sipas tyre, këta dy lojtarë, duke qenë të pakënaqur me ecurinë e skuadrës shkodrane, kanë paralajmëruar largimin nga Shkodra. Por ai që e kundërshton këtë gjë është zëvendëspresidenti Fushaj, i cili do të shprehej: "Jam njohur me lajme të tilla të mediave dhe në të vërtetë nuk kam dashur t'i besoj. Në radhë të parë, sepse unë nuk besoj që Patushi e Ndreka janë djem të tillë që dalin fjale, sepse ata vetë kanë ardhur me shumë dëshirë të luajnë këtë vit në Shkodër. Pastaj edhe e dyta, ata nuk kanë si të largohen, sepse kanë kontrata njëvjeçare me Vllazninë dhe pa përfunduar ajo nuk mund të largohen. Ne si presidencë jemi vetë të interesuar ta fuqizojmë skuadrën me lojtarët e duhur, sepse nuk duam që investimi i bërë deri tani të na shkojë dëm. Por nëse e bëjmë këtë, e bëjmë për të mirën e Vllaznisë dhe jo për të plotësuar kërkesat e njërit apo tjetrit."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Oct 2005 , 13:51

"Deda" ndien pasiguri për të ardhmen

Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, ende nuk e ka të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Pranë apo larg Vllaznisë, kësaj pyetjeje ai nuk është në gjendje t'i përgjigjet. Malazezi pret ndonjë vendim të presidencës së klubit, por përderisa nuk është ulur të bisedojë shtruar me drejtuesit e saj, kjo ka sjellë
edhe njëfarë paqëndrueshmërie te vetë ai. Një gjë e tillë po reflektohet në seancat e fundit stërvitore, të cilat asnjëherë nuk nisin në orarin e duhur dhe nuk po zhvillohen ashtu si duhet të jetë një seancë e vërtetë stërvitore. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe dje, kur "Deda" së bashku me ndihmësin e tij, Premçi, kapitenin Sinanin dhe më pas edhe me sekretarin Hoxha kanë biseduar në dhomat e zhveshjes rreth situatës aktuale që po kalon skuadra. Futbollistët e tjerë kanë pritur të fillojnë stërvitjen në orën 15:30, siç ishte parashikuar, por ajo në të vërtetë ka nisur me disa minuta vonesë. Haxhiosmanoviçi e ka të qartë tashmë se vendi i tij është në rrezik, pavarësisht deklaratave të drejtuesve të klubit që nuk duan ta fajësojnë direkt për gjendjen që po kalon skuadra. Megjithatë, ajo çfarë përflitet në Shkodër është se Vllaznia është duke kërkuar një trajner tjetër. Pas dy kandidaturave të para, të Starovës dhe Bajkos, të bëra publike pak
ditë më parë, dje në skenë kanë dalë edhe dy emra të tjerë trajnerësh. Bëhet fjalë për Faruk Sejdinin dhe shkodranin e njohur Hysen Dedja. Megjithatë, akoma nuk ka asgjë zyrtare dhe në këtë kontekst duhet pritur realizimi i premtimit të presidencës për kompletimin e skuadrës me lojtarë cilësorë në radhë të parë. Pas
kësaj, atëherë do të vendoset edhe për çështjen e trajnerit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Oct 2005 , 13:52

Ke te dun te marrin veq Staroven ja!Nuk ma mushe menen!Perveq te kalumes te tij. :lol: :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Oct 2005 , 13:53

Mu do te me kishte pelqy Bajkoja.Asht trajner i madh!Asht ner trajnerat ma te mire shqiptar bashke me Hafizin,Zhegen e Bicin.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 04 Oct 2005 , 16:21

Hhahahah

Per mendimin tim Bajkoja asht me te vertet Tranjer i mire edhe nuk do te ishte keqe per postin e tranjerit te Vllaznise , kurse sa i takon Hysen Dedes nuk do te kisha preferu shum , jo se nuk asht tranjer i mire , por Vllaznis i duhet nje tranjer jo shkodran sepse kur asht Shkodran simas mendimit tem ka shum ndikime shoqrore apa familjare , gje e asht ven re edhe ne vitet e meparshme !!!
Por sidocofte un personalisht nuk jam dakort per largimin e Tranjerit pasi aktualisht Vllaznia ka probleme me organiken dhe jo me Tranjerin , sepse tek Vllaznia mungojne Lojtaret Cilsore !!!
Te shohim ishalla presidenca e ven gishtin kokes edhe ban ndonje blerje me randsi tashi ne Tetor .....
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Oct 2005 , 13:43

Naqe fatekeqesisht kan zgjedhe bash njate qi ti nuk doshe. :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Oct 2005 , 13:43

E shyqyr qi nuk kan marre at qi nuk dosha un. :lol: :lol: :lol: :lol:

Post Reply