Eurovizion Song 2008

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Eurovizion Song 2008

Post by Man in Redblue » Wed, 21 May 2008 , 17:52

Zemrën e lamë peng



Kete vit, Eurovizion po zhvillohet ne Beograd, kanga shqiptare do te jete te enjten, Ishalla Olta Boka na perfaqson me sukses, se po na digjet zemra me ndi nji sukses per Albanian.

Sukses Oltes (normalisht do te kete si 16-vjecare emocione shume te medha) dhe bani gati telefonat.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 21 May 2008 , 17:56

Shqiperia ne "Eurovizion", Olta Boka rrefen per ALSAT pergatitjet e fundit


Ne 22 maj skena e Beogradit do te flase shqip dhe per here te pare ne 6 vjet pjesemarrje ne festivalin europian te kenges perfaqesimi shqiptar nuk do te jete ne anglisht. “Zemren e lame peng” e kenduar ne variantin origjinal nga 16-vjecarja Olta Boka, do te jete kenga perfaqesuese ne “Eurovizion”.

Edhe pse e ndajne pak dite nga festivali Olta rrefen per ALSAT se ndihet mire dhe e pergatitur per garen me 42 konkurrentet e tjere. "Ndihem mire. Provat i kam filluar qe pas shpalljes fituese ne festivalin e dhjetorit, por tani jane shume me intensive. Ndihem mire, shpresojme qe te jete dicka e bukur dhe ta perfaqesojme sa me mire Shqiperine", shprehet Boka.

“Zemren e lame peng” eshte nje kompozim i Adrian Hiles dhe tekst te Pandi Lacos. Ndersa kete here nuk do te kete koreografi. "Do te jem e shoqeruar nga banda ime, nuk do te kete ndonje performance koreografike. Mendoj se interpretimi do te dale bukur edhe pse kenga do te flase shqip", shton Olta.

Olta Boka eshte vetem 16 vjec. Ajo eshte e lumtur qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong ne Beograd. Arti dhe politika jane dy gjera te ndryshme. "Kam marre informacione per vendin qe do te shkoj, eshte komunikuar midis 2 ambasadave, asaj shqiptare dhe serbe, gjithcka eshte ne rregull, keshtu qe dhe une ndihem me e sigurte", perfundon 16-vjecarja qe do perfaqesoje Shqiperine ne "Eurovizion".



http://www.youtube.com/watch?v=xwy3ziB6 ... re=related

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 21 May 2008 , 17:58

tesh ka me plas kokrra denimit 5 her e njejta tem :lol: :lol: :lol:
nuk po i fshij deri sa te vin e ti shohin komisioni :lol: :lol:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 21 May 2008 , 18:11

Miri wrote:tesh ka me plas kokrra denimit 5 her e njejta tem :lol: :lol: :lol:
nuk po i fshij deri sa te vin e ti shohin komisioni :lol: :lol:
o naqe, ne mujsh shiji ato temat e tjera, se gjynah per temen,
une nuk kam pike fajit, ka kene problem teknik, per te mban stafi i vllazniaforum pergjegjesi :lol: :lol:

sa per denimin, te fitojn kjo vajza Songkontestin, se gadi jam me marr cdo denim :wink: :P

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 21 May 2008 , 18:50

Koreografi shqiptar në Eurovizion

Një koreograf shqiptar, Julian Bulku, ka marrë përsipër perfomancën e përfaqësimit të Greqisë në festivalin europian të këngës, Eurovision, që do të zhvillohet më vonë këtë muaj në Beograd.

Këngëtarja më e popullarizuar aktualisht në Greqi, Kalomira, është përzgjedhur që të përfaqësojë atdheun e vet në festivalin europian të këngës, Eurovision, që do të zhvillohet në Beograd, dhjetëditëshin e tretë të këtij muaji.

Me Kalomirën, një greko-amerikane e lindur në Nju Jork, por që bën karrierë në Greqi këto vitet e fundit, Grekët shpresojnë që të përsërisin suksesin e vitit 2005, kur Elena Paparizu fitoi vendin e parë.

Por që objektivi i tyre të jetë më i bazuar, ata kanë thirrur në stafin e tyre një koreograf shqiptar.

Julian Bulku, u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të dhe pas një endjeje nëpër Europë, ndaloi përfundimisht në Greqi, ku që prej dhjetë vjetësh po bashkëpunon me emrat më të shquar të shoubizit vendas.

"Gjithmonë pjesëmarrja e një koreografi apo e një kërcimtari në një festival si Eurovision që shikohet njëkohësisht në kaq shumë shtete, është një mundësi e bukur për të paraqitur punën tënde si krijues dhe të jep edhe kënaqësinë shpirtërore, që ti këtë punë që po bën në këtë vend të jep mundësi edhe më tepër, të shkojë puna më larg se sa Greqia, kjo është kënaqësia ime për Eurovizionin."

Kalomira i kishte filluar përgatitjet për Eurovisionin me dy koreografë të tjerë, por performanca nuk ishte ajo që pritej, kështu që, pasi u shoshitën shumë emra, u konkludua tek koreografi shqiptar.

Kjo shkaktoi reagime nga disa prej mediave vendase që protestuan, pasi donin që koreografi të ishte grek.

Vetë Kalomira, duke folur në mikrofonin e BBC-së, thotë se për një të talentuar nuk ka rëndësi origjina.

"Unë mendoj se për atë që ka talent nuk ka rëndësi se prej nga është! Ma ka treguar njeri se nga është Juliani? Po, më duket se më kanë thënë. Po ai është kaq i talentuar. As që dua t’ia di se prej nga është? Unë vetë kam lindur në Nju Jork, por njerëzit nuk mund të më thonë se nuk jam greke. E vërteta është se unë jam greke. Thjesht kam lindur në Nju Jork! Punë e madhe!"

Këngëtarja greko-amerikane nuk i kursen fjalët e mira në adresë të Julianit.

"Juliani erdhi tek kompania jonë me ide të mrekullueshme. Idetë e tij ishin të reja e të freskëta. Ne na pëlqyen gjitha lëvizjet e propozuara prej tij. Ato kanë diçka të re. Në Greqi nuk ka aq shumë lëvizje (në koreografi).

Shpeshherë ndeshesh me gjëra që i ke parë edhe më përpara. Neve na u desh të zgjidhnin më perfektin mes kandidatëve. Dhe i tillë është Juliani.

Unë me të vërtetë mezi po pres. Dua të shtoj edhe këtë. Me të kam bërë prova për të qenë në gjendje të mirë fizike për në Eurovizion. Kemi bërë stervitje me joga.

Unë ndjehem me fat që kam një koreograf që di më shumë se lëvizjet e kërcimit."

Ka një filozofi sipas së cilës për të bërë karrierë një talent në Greqi, duhet të bëjë ca kompromise me ndërgjegjjen, të ndërrojë emrin, të ndërrojë besimin fetar, me qëllim që të jetë i pëlqyeshëm për vendasit.

Juliani, jo vetëm nuk ka bërë asgjë nga këto, por në çdo hap të veprimtarisë së vet këmbëngul të tregojë origjinën.

Bie fjala, një filxhan kafeje, me shkabën dykrenare dhe emrin Shqipëri, e mban gjithmonë me vete gjatë punës së tij, kudo që të ndodhet. Ai nuk ka asnjë kompleks për origjinën e tij.

"Besoj se të gjithë emigrantët që jemi larguar nga atdheu ynë, vitet e para të emigracionit kanë qenë të vështira, sepse edhe ne jemi të huaj për këta, edhe këta janë të huaj për ne.

Kështu që duhej të bëhej një martesë e bukur ndërmjet mendjes sime dhe mendjes së grekut, jetës këtu që unë të bëhesha ky që jam sot.

Greqia madje më ka dhënë mundësi që unë të vazhdoj edhe më tej hapat e mia si kërcimtar, si krijues, si artist, gjë që Shqipëria ma ka mbyllur, pse më konsiderojnë si “grek”! Unë jam larguar nga Shqipëria në moshën 19-20 vjeçe, jam lindur e rritur në mes të Tiranës, nuk kam asnjë lidhje me Greqinë; por në këto momente kam lidhje, sepse janë dhjetë vjet të jetës sime.

Greqia më ka dhënë shumë mundësira: më dha bursë për në Amerikë, më dha Kalomirën, më dha Eurovisionin... Do të thuash që puna ime m’i dha këto, por edhe roli i Greqisë ishte vendimtar pse më krijoi mundësi që unë t’i realizoja aspiratat e mia", thotë Juliani

Pas pak ditësh, Juliani e Kalomira do të marrin rrugën për në Beograd. U uroj sukses, ndërsa Kalomira, sikur kujtohet befas për diçka, kërkon përsëri mikrofonin.

"Dua gjithashtu t’i uroj Shqipërisë fat në Eurovizion. Mendoj se këngëtarja është e shkëlqyer dhe këngë është e mrekullueshme. Ju uroj shume fat dhe JU DUA SHUME. I love you!"

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 21 May 2008 , 23:49

Miri wrote:tesh ka me plas kokrra denimit 5 her e njejta tem :lol: :lol: :lol:
nuk po i fshij deri sa te vin e ti shohin komisioni :lol: :lol:
Denim edhe te forte bile! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 22 May 2008 , 00:56

a tash pa denoheni edhe ju dy qe doni me dhane denime!!

Po mu me pritni per me i fshi!!! :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 May 2008 , 11:48

Admin wrote:a tash pa denoheni edhe ju dy qe doni me dhane denime!!

Po mu me pritni per me i fshi!!! :lol:
mire qe te fala 1 her por don me dal edhe siper tesh,ti a ke qef me na vu kundra tejet a???? :lol: :lol: :lol:
pse a je i vogel ti me ei fshi aaaa? :lol: :lol:

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Post by Altin » Thu, 22 May 2008 , 11:53

o cuna si votohet??

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 May 2008 , 12:19

Altin wrote:o cuna si votohet??
me ane te celularit,do shikosh ne tv ne vendin ku ndodhesh dhe aty do ket nr si dhe kodin 06 qe esht per shqiperin te votosh.

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Thu, 22 May 2008 , 16:26

une s'votoj dot :(
FORCA DEMAT E KUQImage

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Post by Altin » Thu, 22 May 2008 , 16:47

PARTIZANI wrote:une s'votoj dot :(
PSE CA KA QE NUK VOTO DOT

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Thu, 22 May 2008 , 21:35

se italia s'merr pjese e keshtuqe s'voton
FORCA DEMAT E KUQImage

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 May 2008 , 22:03

PARTIZANI wrote:se italia s'merr pjese e keshtuqe s'voton
partizani, nuk ka lidhje italia hic. Ti dhe te tan na mundena/duhet me votu

sonte jan eliminatoret, dhe ato vende qe marrin ma shume telefonata/vota kalojne ne finale.
Duhet vetem me dergu SMS me tekst "06" tek nji numer telefonit, qi hala nuk asht ba i ditun.
MIRI, nqs mundesh naqe me e postu numrin e telefonit, kur te vijne momenti, ngaqi une ka mundesi qi e kam te pamujtun me kene online.




PS: Olta ka konkuru tashma, hallall i qofte, dallohej se kishte emocione, por mka pelqy shume.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 May 2008 , 22:06

vllaznia1919 wrote:
Miri wrote:tesh ka me plas kokrra denimit 5 her e njejta tem :lol: :lol: :lol:
nuk po i fshij deri sa te vin e ti shohin komisioni :lol: :lol:
Denim edhe te forte bile! :lol: :lol: :lol: :lol:

Po duhet me u bashku per qellime kombetare mor burra, me lane menjane ndasite politike, personale :lol: :lol:

eh si nuk zuni mend kurre shqiptari mor aman :lol: :lol:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 May 2008 , 22:31

DERGO SMS ME KODIN



06



NE NUMRIN



15 1 66

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Post by Altin » Thu, 22 May 2008 , 22:57

SHQIPERIA U KUALIFIKUA PER NE FINALE OEEE.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 May 2008 , 22:57

SHQIPRI
SHQIPRI
SHQIPRI
SHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI
SHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRISHQIPRI



sHQIPRIA KALON NE FINALE

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Thu, 22 May 2008 , 23:01

bravo shqipera
FORZA VLLAZNIA

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 22 May 2008 , 23:22

kur asht finalja
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply