Man in Redblue wrote:vvvllaznia wrote:se kuptaj se si mund te quhen te tredhun keta lojtar kur 90% tyne Shqiperia nuk i ka thirr kurr dhe as nuk din se kush jane.
vvvllaznia, une e kam shkru kyt titull, vazhdoj me kene i mendimit se epiteti "i tredhun" asht i "bute" per kto pelivana, qi spakan pas pike dinjitetit per vedin e tyne ne rradhe te pare, se per kombetaren shqiptare nuk po e cesin qirak.
Di shume raste, qi futbollistat kane akuzu FSHF, por tlutem, tjena ifije realist: FSHF mund te bajne korrupsion tek U19 me Nobodys, po nuk ka si len FSHF jashte futbollista si Xhemaili, Behrami.
Po du me dhane dy shembuj:
Behramin e kena lut boll, u mendu e drodhi bishtin here kndej- here andej, tana ishin lojna per me vu nen presion Zvicrren. Sa e thiri Zvicrra u ter fill e xori pretekstin qesharak, se nuk i ka ba gati FSHF pashaporten.
Vangjeli, iu rrejt mendja se po e thrret Greqia, e ia filloj tu xjerr pretekste ma te ndryshmet, sa erdhi me kamb ntoke, u thirr ne kombetare e sot po let.
Sa per Halitin, e di se jena mundu boll edhe per te, por aman mor burre, kaq poshte paska mrrite kombetraja jone sa me marr Halitin a ?!
Ai mund tbahet ndoshta dikur dica, po sot per sot nuk asht ma mire se Kapaj, Teli etj.
Shembujt e tjere me NININ; KONEN DHE SE FUNDI KERIN MENDOJ SE NUK KANE NEVOJE PER KOMENT
une i quj te tredhun kur kan mundsi me zgjedh midis Shqiperise dhe vendeve ku jetojn e sigurisht Xhemaili nuk paska pas mundsi me zgjedh meqe ai qe duhet me u marr me kete pune as nuk e njihte hiq dhe ky lojtar po e perseris ka ken kampion europet U-18 bashk me Behramin dhe vetem 20 vjeç kapiten i skuadres kampione te zvicrres.
Per Behramin me duket se asht abuzu ifije.sigurisht qe ai per nje vjet nuk ka pranu ftesen e U-21 te Zvicrres dhe sigurisht qe keta te tont per nje vjet nuk ja kan ba as pashaporten ja me me e qu rastin ne Fifa gja qe deri tesh nuk ka ndodh per asnje lojtar.E mbaj mend qe kur Bariç u interresu per Toskun e Idrizaj doli Fshf me komunikat per shtyp qe keta lojtar nuk munden me lujt me Shqiperine sepse kur kan debutu me kombtaret e tjera nuk kan pas pashaporten shqiptare,teshti un nuk e kuptaj se pse Behrami paska mujt me lujt me Shqiperine dhe nje diçka qe nuk e kuptoj asht se pse Fshf ne tan keta vite nuk i ka kerku fifas me e hek kete rregull.99% ndoshta nuk ja kishn var por ne te tonen e kishim ba.
Sa per Ninin Konen e tan keta te greqis keta kan pas mundsi me zgjedh por gjithmone fshf ja ka ba ftesen o kur shtypi grek flite per ta ose mas ftese te grekve.
Te marrim Kerin
Ky asht nje shkrim per te ne shtypin shqiptar para me shume se nje viti
Arsenali, 280 mijee euro per 16-vjecarin shqiptar
Tashme nuk perben ndonje sekret, edhe pse cudia eshte e madhe. Mediat greke, nepermjet faqeve te tyre te internetit, kane bere publik lajmin e bujshem, qe vjen nga qyteti i vogel grek Volos. Behet fjale per Lori Kerin, shqiptarin 16 vjecar, qe luan me skuadren inferiore te Magnesiakos. Por, nuk jane vetem mediat greke, qe e kane bere publik kete fakt. Per djaloshin shqiptar ka shkruar me superlativa edhe gazeta britanike "Sport Daily".
Nen titullin "Raca e Nineve", midis te tjerave thuhet: "Talenti 16 vjecar shqiptar, Lori Keri, mendohet nje nder futbollistet me shpresedhenes qe ka futbolli i Thesalise. Ai eshte nje qendersulmues qe luan me kemben e majte ne skuadren e Magnesiakos dhe padyshim dallohet si me i miri i brezit te ri te futbollisteve te Thesalise.
Nga Athina RAMADAN BIGZA - Admin
kjo asht kombtarja U-17 e shqiperise para disa mujsh
Xhino Sejdo (Venecia), Deljan Bregasi (Sampdoria), Selami Ajazi (Shkumbini), Erti Koni (Olimpik), Virgjil Çipa (Shkëndia), Albi Dosti (Teuta), Gledi Mici (Apolonia), Gerhard Tushe (Tirana), Klevis Lleshi (Olimpik), Guido Tepshi (Teuta), Teodor Përleshi (Besëlidhja), Andi Corri (Milan), Jetmir Nikolla (Ap.Cimical), Orkeljend Baze (Lushnja), Derjan Dosti (Shkëndia), Leutrim Mulgecaj (Dinamo), Daniel Xhaferaj (Panathana), Skerdi Seitaj (Patra), Endern Magani (Shkumbini), Kristjan Marku (Pavia), Ledio Metaj (Partizani) dhe Odise Rroshi (Apolonia). Trajner Shpëtim Duro
nqs e kishin thirr ndoshta edhe kishte pranu.kaj her nuk duhesh me u vonu