"Legjionaret e tredhun"

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 10 May 2008 , 20:08

V1919 Canin e ke djali halls i feritit t'Tushit :D
Sdu me dite gja une, Cani i ka mete v1919 ndore :lol: :lol:


sjam dakort me ate qe thu ne lidhje me frymen qe i jep prindi fmis, pra frymen anti-shqiptare per nji te ardhme ma te mire!!

tane ne bashke mundena me kontribu per Shqipnine.
Ti ne shkolle tu fol me shokt tuj amerikan i flet pozitivisht per Shqipnine, e vyrtytet qe kena ne si shqiptar, ke ba dicka te mire per Shqipnine e ke ndihmu ate pasi ky amerikan ka kriju nji pershtypje te mire per te, e kja gja shkan ne zingjir, ku tu u kriju nji pershtypje e mire per shqipnine vine edhe gjanat e mira, si invesimet, rritet ekonomia (se kja asht aja qe leviz tane boten), rritet mirqenia e njerzve e kshu rritet edhe kultura e njerzve ne pergjithesi!!!
Admin ti ke fole si duhet me kene idealisht, por fatkeqsisht asht e vertete qi shume prind jasht shtetit i msojne fmive se shqipnia asht vend "i namun" dhe po te vesh re shume shqiptare jasht shteti nuk diftojne se jan shqiptare, ktu ne austri psh thojne neper disco sejane italiane

Italia deri ne ne vitet 60-70 ka kene si Shqipnia, mas ma than ma keq
,


:shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:
Pra faji ma shume asht i familjve te ktyne "talentave", pasi dojne me pa interesin e tyne personal ose ma mire me thane montar.
:wink: I ke ra bash nte

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 10 May 2008 , 20:26

Man in Redblue wrote:
Italia deri ne ne vitet 60-70 ka kene si Shqipnia, mas ma than ma keq
,


:shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

:wink: :wink: :wink: naqe ke prep qytete ne jug te Italise qe jane ne kushtet qe asht shqipnia :wink:
Man in Redblue wrote: Admin ti ke fole si duhet me kene idealisht, por fatkeqsisht asht e vertete qi shume prind jasht shtetit i msojne fmive se shqipnia asht vend "i namun" dhe po te vesh re shume shqiptare jasht shteti nuk diftojne se jan shqiptare, ktu ne austri psh thojne neper disco sejane italiane
Naqe jo vetem idealisht por edhe praktikisht asht dicka qe DUHET ba prej te tanve, mjafton me e ba me miqt e ngusht austiak, italian, amerikan, etj etj sepse shume prej tyne nuk e NJOFIN Shqipnine, si edhe kane pershtypje komplet ndryshe per Shqipnine, duke i tregu per shqipnin ndryshojne mendje per vendlindjen tone. Njofja fillon tek gjuha, historia jone, kultura e zakonet tona!!!
Une personalisht kur kam taku e bisedu bashkmoshatar te mi te huj, gjithmone jam mundu me fol per shqipnin, ku shumica prej tyne nuk jane asifije ne dijeni te realitetit shqiptar.


Naqe e kam nigju ket punen e shqiptareve qe hiqen si italian :lol: :lol: kam nigju se jane tu ba edhe namin.... :lol: :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 10 May 2008 , 20:48

Admin wrote:
Naqe e kam nigju ket punen e shqiptareve qe hiqen si italian :lol: :lol: kam nigju se jane tu ba edhe namin.... :lol: :lol: :lol:


po ti i merr infot taze prej krytarit tri te albrinise :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 10 May 2008 , 23:22

Man in Redblue wrote:
Admin wrote:
Naqe e kam nigju ket punen e shqiptareve qe hiqen si italian :lol: :lol: kam nigju se jane tu ba edhe namin.... :lol: :lol: :lol:


po ti i merr infot taze prej krytarit tri te albrinise :lol: :lol:
Hhahahah, ja ja kam informusa tjer une andej :D
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 13 May 2008 , 19:57

Keri ka zgjedhur: Preferoj Greqinë

Florenc Keri i është shtuar "kolonisë" shqiptare në Gjermani. Megjithatë, ai rezulton të jetë më i suksesshmi nga të gjithë, pasi në katër vitet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e Bajernit të Mynihut. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të fillojë interesimin për talentin 17-vjeçar të lindur në Berat, por duket se e ardhmja e tij nuk lidhet me përfaqësuesen kuqezi. për mediat greke Keri ka pohuar se pavarësisht interesimit nga FSHF-ja, ai ëndërron të luajë për kombëtaren greke. "Më kanë kërkuar që të bëhem pjesë e kombëtares shqiptare, por e vërteta është se preferoj të luaj me Greqinë. Sapo të marr pasaportën e këtij vendi do të luaj me përfaqësuesen e të rinjve të Greqisë". Talenti i rritur në ekipet zinxhir të Verias, ishte vetëm 2 vjeç kur ka emigruar së bashku me familjen në tokën helene. Përpara kalimit te gjigantët bavarezë, për të ishin interesuar edhe Arsenali, Olimpiakosi, AEK dhe Iralis i Selanikut. Megjithatë, në vend të rrugës që e bënte pjesë të kombëtareve kuqezi, ai ka zgjedhur rrugën e "tradhtarëve" Sotir Nini, Panajot Kone e Elin Dhimuço.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 13 May 2008 , 20:00

Faton Toski zgjedh Gjermanine

Mesfushori kosovar Faton Toski ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Gjermanisë, nëse atij i vjen ftesë nga trajneri. Këtë kosovari e ka deklaruar në një intervistë për "Rhein-Main.net”. Toski, i cili luan me Eintraht Frankfurtin, ka luajtur për të rinjtë e përfaqësueses së Gjermanisë dhe shpreson që në të ardhmen të marrë një ftesë edhe nga Kombëtarja A.

“Unë kam luajtur për të rinjtë e Gjermanisë dhe kjo nënkupton se jam i interesuar që të jem anëtar edhe i përfaqësueses A”, ka thënë Toski. Mesfushori kosovar ka qenë pjesë e përfaqësueses U-19 të Gjermanisë, me të cilën ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. 21-vjeçari këtë sezon për Frankfurtin ka bërë 11 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

“Për mua ky sezon ka qenë shumë i mirë, por unë asnjëherë nuk jam i kënaqur. Dua të përmirësohem edhe më tepër. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jem pjesë e formacionit titullar të skuadrës”, u shpreh Toski. Në këtë mënyrë mesfushori i ka dhënë fund shpresave të Ari Hanit, i cili dëshironte ta kishte në dispozicion gjatë sezonit të ardhshëm.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 13 May 2008 , 21:51

edhe ky tosku kyt gegen tem ta pa let me komtaren gjermane
me taman qe jena popull mendjemadh
cdo njeni pretendon me kap qillin me dore
aj thet me italine ky tjeteri me gjermanine
spa na del ne nji me brazilin
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 May 2008 , 15:27

Ma thoni i shqiptar qe ka ba hejr me komtaret e veneve tjera....!
Vetem Shefki Kuqi ka ba diqka tan tjert nji zero e madhe.Edhe ne te ardhmen njashtu ka me perveq Xhemailit qe noshta nej san e ban me Zvicrren kur te kthehet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 14 May 2008 , 21:13

se kuptaj se si mund te quhen te tredhun keta lojtar kur 90% tyne Shqiperia nuk i ka thirr kurr dhe as nuk din se kush jane.E mbaj mend kur para nje viti doli demek nje interviste sikur Xhemailit i kishin kerku lek per me lujt ne kombtare.doli ateher shefi i ekipeve kombtare Besnik Cela qe megjithese e perjashtune hala sot asht ne at post(kot per me kallxu seriozitetin e fshf) qe as nuk e njihte se kush ishte Xhemaili qe ne ate kohe ishte kapiteni i skuadres kampione te zvicrres dhe ishte vetem 20 vjeç.A mund te quhet Xhemaili i tredhun????dikush mund te thojn po sepse kishte mujt mas me pranu Zvicrren dhe me prit Shqiperine.Bash ishtu bani Labinot Haliti sa erdhi vet me shpenzimet e veta ne Shqiperi,Bariçi e pelqej shume por i vunen kusht qe nqs den me lujt me Shqiperine duhet me ardh me lujt ne europ.ne kekena aq skuader e mir sa tesh fillojm e ei vejm edhe kushte talenteve.Sot kena Shaban Ismailin qe asht pelqy nga Haan por lexova tek panorama sport qe Duka ja kishte blloku pashaportizimin,nuk e di pse ndoshta asht duke prit qe ta thirri ma perpara Maqdonia ose Gjermania mandej ta po kujtohet.Mandej edhe Ismaili ta po na bahet i tredhun.Per mu jane shume ma shqiptari se shqiptari ma i mire qe asht ne fshf dhe i uroj karriere sa me te gjat.un kam me u krenu gjithmone me ta

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 14 May 2008 , 23:31

vvvllaznia wrote:se kuptaj se si mund te quhen te tredhun keta lojtar kur 90% tyne Shqiperia nuk i ka thirr kurr dhe as nuk din se kush jane.E mbaj mend kur para nje viti doli demek nje interviste sikur Xhemailit i kishin kerku lek per me lujt ne kombtare.doli ateher shefi i ekipeve kombtare Besnik Cela qe megjithese e perjashtune hala sot asht ne at post(kot per me kallxu seriozitetin e fshf) qe as nuk e njihte se kush ishte Xhemaili qe ne ate kohe ishte kapiteni i skuadres kampione te zvicrres dhe ishte vetem 20 vjeç.A mund te quhet Xhemaili i tredhun????dikush mund te thojn po sepse kishte mujt mas me pranu Zvicrren dhe me prit Shqiperine.Bash ishtu bani Labinot Haliti sa erdhi vet me shpenzimet e veta ne Shqiperi,Bariçi e pelqej shume por i vunen kusht qe nqs den me lujt me Shqiperine duhet me ardh me lujt ne europ.ne kekena aq skuader e mir sa tesh fillojm e ei vejm edhe kushte talenteve.Sot kena Shaban Ismailin qe asht pelqy nga Haan por lexova tek panorama sport qe Duka ja kishte blloku pashaportizimin,nuk e di pse ndoshta asht duke prit qe ta thirri ma perpara Maqdonia ose Gjermania mandej ta po kujtohet.Mandej edhe Ismaili ta po na bahet i tredhun.Per mu jane shume ma shqiptari se shqiptari ma i mire qe asht ne fshf dhe i uroj karriere sa me te gjat.un kam me u krenu gjithmone me ta

mas fol marrina maj naqe se po pate gjak shqiptar ban te pa munderen ta perfaqsosh vendin tand, por ato nuk kam qef vet dhe jan trathtara e skan per te ba hajr kurr.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Thu, 15 May 2008 , 02:34

me dasht me lujt me Shqipnin gja nuk i pengon...jo B.Cela ...po kerkush..
Ai qe e ka ne gjak e ka dhe e gjen menyren....por kta zagar lypin vetem nji pretekst e .... hopa... zgjedhin ekipet tjera....
Por ska gja se nama Kuqezi do i ndjek mrapa tan. :x :x :x
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 15 May 2008 , 11:14

Me thoni ku ka gabu Labinot Haliti ateher qe jo qe nuk asht htirr ne kombtare por hala nuk i kan ba as pashaporten shqiptare,dmth qe nqs neser Haan e pelqen ateher gjithçka ka me fillu prej se parit e duhet me prit edhe nja gjasht muj te tjer deri sa ta pashaportizojn.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 15 May 2008 , 11:55

vvvllaznia wrote:se kuptaj se si mund te quhen te tredhun keta lojtar kur 90% tyne Shqiperia nuk i ka thirr kurr dhe as nuk din se kush jane.

vvvllaznia, une e kam shkru kyt titull, vazhdoj me kene i mendimit se epiteti "i tredhun" asht i "bute" per kto pelivana, qi spakan pas pike dinjitetit per vedin e tyne ne rradhe te pare, se per kombetaren shqiptare nuk po e cesin qirak.

Di shume raste, qi futbollistat kane akuzu FSHF, por tlutem, tjena ifije realist: FSHF mund te bajne korrupsion tek U19 me Nobodys, po nuk ka si len FSHF jashte futbollista si Xhemaili, Behrami.

Po du me dhane dy shembuj:
Behramin e kena lut boll, u mendu e drodhi bishtin here kndej- here andej, tana ishin lojna per me vu nen presion Zvicrren. Sa e thiri Zvicrra u ter fill e xori pretekstin qesharak, se nuk i ka ba gati FSHF pashaporten.

Vangjeli, iu rrejt mendja se po e thrret Greqia, e ia filloj tu xjerr pretekste ma te ndryshmet, sa erdhi me kamb ntoke, u thirr ne kombetare e sot po let.


Sa per Halitin, e di se jena mundu boll edhe per te, por aman mor burre, kaq poshte paska mrrite kombetraja jone sa me marr Halitin a ?!
Ai mund tbahet ndoshta dikur dica, po sot per sot nuk asht ma mire se Kapaj, Teli etj.


Shembujt e tjere me NININ; KONEN DHE SE FUNDI KERIN MENDOJ SE NUK KANE NEVOJE PER KOMENT

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 15 May 2008 , 11:57

vvvllaznia wrote:Me thoni ku ka gabu Labinot Haliti ateher qe jo qe nuk asht htirr ne kombtare por hala nuk i kan ba as pashaporten shqiptare,dmth qe nqs neser Haan e pelqen ateher gjithçka ka me fillu prej se parit e duhet me prit edhe nja gjasht muj te tjer deri sa ta pashaportizojn.
Haliti ka gabu nga ana sportive, se ka ra aq shume sa vec te teuta gjeti vend, e mos harro teuta ishte kandidate per me ra prej kategoriet...

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 15 May 2008 , 12:34

Man in Redblue wrote:
vvvllaznia wrote:se kuptaj se si mund te quhen te tredhun keta lojtar kur 90% tyne Shqiperia nuk i ka thirr kurr dhe as nuk din se kush jane.

vvvllaznia, une e kam shkru kyt titull, vazhdoj me kene i mendimit se epiteti "i tredhun" asht i "bute" per kto pelivana, qi spakan pas pike dinjitetit per vedin e tyne ne rradhe te pare, se per kombetaren shqiptare nuk po e cesin qirak.

Di shume raste, qi futbollistat kane akuzu FSHF, por tlutem, tjena ifije realist: FSHF mund te bajne korrupsion tek U19 me Nobodys, po nuk ka si len FSHF jashte futbollista si Xhemaili, Behrami.

Po du me dhane dy shembuj:
Behramin e kena lut boll, u mendu e drodhi bishtin here kndej- here andej, tana ishin lojna per me vu nen presion Zvicrren. Sa e thiri Zvicrra u ter fill e xori pretekstin qesharak, se nuk i ka ba gati FSHF pashaporten.

Vangjeli, iu rrejt mendja se po e thrret Greqia, e ia filloj tu xjerr pretekste ma te ndryshmet, sa erdhi me kamb ntoke, u thirr ne kombetare e sot po let.


Sa per Halitin, e di se jena mundu boll edhe per te, por aman mor burre, kaq poshte paska mrrite kombetraja jone sa me marr Halitin a ?!
Ai mund tbahet ndoshta dikur dica, po sot per sot nuk asht ma mire se Kapaj, Teli etj.


Shembujt e tjere me NININ; KONEN DHE SE FUNDI KERIN MENDOJ SE NUK KANE NEVOJE PER KOMENT
une i quj te tredhun kur kan mundsi me zgjedh midis Shqiperise dhe vendeve ku jetojn e sigurisht Xhemaili nuk paska pas mundsi me zgjedh meqe ai qe duhet me u marr me kete pune as nuk e njihte hiq dhe ky lojtar po e perseris ka ken kampion europet U-18 bashk me Behramin dhe vetem 20 vjeç kapiten i skuadres kampione te zvicrres.
Per Behramin me duket se asht abuzu ifije.sigurisht qe ai per nje vjet nuk ka pranu ftesen e U-21 te Zvicrres dhe sigurisht qe keta te tont per nje vjet nuk ja kan ba as pashaporten ja me me e qu rastin ne Fifa gja qe deri tesh nuk ka ndodh per asnje lojtar.E mbaj mend qe kur Bariç u interresu per Toskun e Idrizaj doli Fshf me komunikat per shtyp qe keta lojtar nuk munden me lujt me Shqiperine sepse kur kan debutu me kombtaret e tjera nuk kan pas pashaporten shqiptare,teshti un nuk e kuptaj se pse Behrami paska mujt me lujt me Shqiperine dhe nje diçka qe nuk e kuptoj asht se pse Fshf ne tan keta vite nuk i ka kerku fifas me e hek kete rregull.99% ndoshta nuk ja kishn var por ne te tonen e kishim ba.
Sa per Ninin Konen e tan keta te greqis keta kan pas mundsi me zgjedh por gjithmone fshf ja ka ba ftesen o kur shtypi grek flite per ta ose mas ftese te grekve.
Te marrim Kerin

Ky asht nje shkrim per te ne shtypin shqiptar para me shume se nje viti

Arsenali, 280 mijee euro per 16-vjecarin shqiptar

Tashme nuk perben ndonje sekret, edhe pse cudia eshte e madhe. Mediat greke, nepermjet faqeve te tyre te internetit, kane bere publik lajmin e bujshem, qe vjen nga qyteti i vogel grek Volos. Behet fjale per Lori Kerin, shqiptarin 16 vjecar, qe luan me skuadren inferiore te Magnesiakos. Por, nuk jane vetem mediat greke, qe e kane bere publik kete fakt. Per djaloshin shqiptar ka shkruar me superlativa edhe gazeta britanike "Sport Daily".
Nen titullin "Raca e Nineve", midis te tjerave thuhet: "Talenti 16 vjecar shqiptar, Lori Keri, mendohet nje nder futbollistet me shpresedhenes qe ka futbolli i Thesalise. Ai eshte nje qendersulmues qe luan me kemben e majte ne skuadren e Magnesiakos dhe padyshim dallohet si me i miri i brezit te ri te futbollisteve te Thesalise.

Nga Athina RAMADAN BIGZA - Admin

kjo asht kombtarja U-17 e shqiperise para disa mujsh


Xhino Sejdo (Venecia), Deljan Bregasi (Sampdoria), Selami Ajazi (Shkumbini), Erti Koni (Olimpik), Virgjil Çipa (Shkëndia), Albi Dosti (Teuta), Gledi Mici (Apolonia), Gerhard Tushe (Tirana), Klevis Lleshi (Olimpik), Guido Tepshi (Teuta), Teodor Përleshi (Besëlidhja), Andi Corri (Milan), Jetmir Nikolla (Ap.Cimical), Orkeljend Baze (Lushnja), Derjan Dosti (Shkëndia), Leutrim Mulgecaj (Dinamo), Daniel Xhaferaj (Panathana), Skerdi Seitaj (Patra), Endern Magani (Shkumbini), Kristjan Marku (Pavia), Ledio Metaj (Partizani) dhe Odise Rroshi (Apolonia). Trajner Shpëtim Duro

nqs e kishin thirr ndoshta edhe kishte pranu.kaj her nuk duhesh me u vonu

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 15 May 2008 , 12:38

vvvllaznia wrote:Me thoni ku ka gabu Labinot Haliti ateher qe jo qe nuk asht htirr ne kombtare por hala nuk i kan ba as pashaporten shqiptare,dmth qe nqs neser Haan e pelqen ateher gjithçka ka me fillu prej se parit e duhet me prit edhe nja gjasht muj te tjer deri sa ta pashaportizojn.
hiqe prej mendjes naqe se ato nuk i pengon kush me perfaqsu shqiperin nese jan ne form ta perfaqsojn. lojtar ke sa te duash por duhet me ken shum i mire per me perfaqsu vendin tand se ka shum lojtar ke kunkurojn per at vend fantastik.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 15 May 2008 , 12:41

Man in Redblue wrote:
vvvllaznia wrote:Me thoni ku ka gabu Labinot Haliti ateher qe jo qe nuk asht htirr ne kombtare por hala nuk i kan ba as pashaporten shqiptare,dmth qe nqs neser Haan e pelqen ateher gjithçka ka me fillu prej se parit e duhet me prit edhe nja gjasht muj te tjer deri sa ta pashaportizojn.
Haliti ka gabu nga ana sportive, se ka ra aq shume sa vec te teuta gjeti vend, e mos harro teuta ishte kandidate per me ra prej kategoriet...
Shife Haliti asht vezhgu ne nje grumbullim me talente qe zyra e talenteve te Gjermanise kishte perzgjedh.ne at grumbullim Bariç veçon mbi te tan Halitin dhe ne ne vend qe tja bajm fill pashaporten ashtu siq bani greku me ninin qe per nje muj ja bani gadi ne i vume si kusht qe ai duhet me lujt ne europ sepse Australia asht shume larg por nuk besaj se Australia i thet lojtarve te vet mos luni ne europ se jeni shume larg.ne qe jena nder kombtaret me te dobta ne europ besaj se nuk mundena me i vu kusht nje lojtarit qe cilsohet si talent,qe thirret nga nje kombtare tjeter sigurisht ma e mire se e jona.ky asht vetem nje shembull se si kur gjith bota ban çmos me afru talente ne bajm çmos me i largu prej kombtares.mandej ai tu dasht me gjet skuader neper europ donte edhe kushte te mira e meti pa skuadr per nje vjet dhe ra fizikisht.Teli e Kapaj jane mbrojtsa kurse ky asht mesfushor krahut

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 15 May 2008 , 12:50

mbase ka te drejte edhe vvvllaznia per kete qe tho se ndoshta nuk i kan ber thirrje nga kombetarja e shqiperis se di edhe une 1 lojtar qe tani eshte 17 vjec dmth njeri i imi dhe ka kerkuar manaxheri i tij nga tranjeri i te rinjeve per ta marre ne skuader dhe nuk kan dhan asnji dhoj interesimit megjithate fakti qe florenc Keri thot qe preferoj greqine per mu meriton 1 urrejtje te pa mase....

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 15 May 2008 , 12:53

Edmond-Cela wrote:
vvvllaznia wrote:Me thoni ku ka gabu Labinot Haliti ateher qe jo qe nuk asht htirr ne kombtare por hala nuk i kan ba as pashaporten shqiptare,dmth qe nqs neser Haan e pelqen ateher gjithçka ka me fillu prej se parit e duhet me prit edhe nja gjasht muj te tjer deri sa ta pashaportizojn.
hiqe prej mendjes naqe se ato nuk i pengon kush me perfaqsu shqiperin nese jan ne form ta perfaqsojn. lojtar ke sa te duash por duhet me ken shum i mire per me perfaqsu vendin tand se ka shum lojtar ke kunkurojn per at vend fantastik.
mas u tall me mu maj naqe.ku jan keta lojtar fantastik qe kena.ne i paqim dy tre.kur sbame hero vjet Kapllanin sepse shenoj ne kategorine e dyt gjermane 17 gola.tesh asht Ardian Gjokaj qe ka shenu si mesfushor 14 gola me duket dhe me zor e therret Mali i Zi qe banor njaq sa ka bathorja.ne e mbajm vedin si vend me tradit ne futboll por harrojm faktin se kjo tradite na ka qu me ken gjithmone ne vend te parafundit.E mbaj mend para disa vjetsh qe ne si zyre propozume Perparim Hetemaj kur lunte ne Finlande.Na thanen jo sepse ne Finlande asht futbolli i dobt dhe nuk dmth qe asht talent megjithese ai kishte lujt me kombtaren U-19 keshtu qe prap se prap skishin ba gja.Mandej ai shkaj me lujt me Aek dhe na doli lojtar i mire.Mbaj mend qe Bojinov kur e bleu Lecce e mori prej nje skuadre te Maltes kur ishte 14 vjeç dhe sot asht nje lojtar i ri shume interresant.imagjino tesh ti verdin qe i thu je tranjerit te kombtares shqiptare merr nje lojtar qe lun ne Malte se asht talent.fillon e tallet me ty sepse nuk ja kan haberin as se qa asht futbolli

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 16 May 2008 , 16:43

vvvllaznia, ato pune ne detaje nuk i di une, dhe me siguri ti mqs keke te zyra e talentave i din shume ma mire,

megjithate une vazhdoj em kene i mendimit se:

shqiptari qi a shqiptar e ban pak sakrifice per kombin e tij, Ninit me behramin nuk po i kerkohet me luftu neper male, por me ba pak durim se nqs jane dikushi fhf nuk ka ka me majt, por kta nuk kane respekt para kombetares shqiptare qe sillen ne kete menyre sikur po e qesin cirak shqiprine

kur lexoj deklaratat e mavraj, behramit etj une si shqiptare ndjehem i fym, se kto persona kerkojne me paturpsi me lujt direkt me kombetaren shqiptare,

ti akuzon Fshf se nuk kujdeset me kohe per talentat, pra qi me i thirr ne kombetare e me ia myll mundesine me debutu me kombetare te tjera.
kritika ndaj Fshf asht e drejte, por kta futbollsiat nqs gjak shqiptare duhet me pranu me lujt per komatern shqiptare edhe kur kane alternativa te tjera, njashtu si Rakitic, Kovac, Altintop etj..

dhe ne fund: sa per Idrizaj, sulimani kam lexu disa intervista ne gjermanisht te tyne, ata kane lind ne austri dhe as nuk i bjen ne mend me lujt per shqipnine, megjitahte idrizaj asht ne krize te madhe dhe nqs perfundon ne kategorine e dyte austriake ka mundsi qe kujtohet me thaen une du me lujt per shqipnine

Post Reply