Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by shv13 » Sun, 29 Mar 2009 , 10:48

ma trajner bajat s kam pa ndojhere.Bakajn e ka ndihmu stervitja me kombtaren.. :lol: :lol: :lol: pse perpara ca ka ba,ka ndeje tu kru lobet a?
pse tha n fillim se do shkojme ne botnor?na tane e kena dite se ku jena e se vume trajner me na e thane ky profesori.Na e morrme me na cu perpara me demek.Te pakten mos ti delte per zot.Po zati perderisa u vu trajner i joni dmth se tjeret as nuk e kane marre n konsiderate kyt te paafte.Ka edhe tane ata vite karriere demek.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by vllaznia1919 » Sun, 29 Mar 2009 , 15:28

Haani,e kam thane ka her,nuk asht trajner por zhele.
Teshti po te kishim federat si duhet u dote me vepru ne kyt menyr:Me hjek urgjentisht Haanin,me vu trajner shqiptar deri ne fund te kualifikimeve,me i thane me thirre vetem lojtar te ri edhe nenji tek tuk prej ktyne qe jane kshtuqe ne te ardhmen me pase nji brez persmarit me shpresen qe mos te nodhin ma kta gjana te turpshme. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Edmond-Cela » Sun, 29 Mar 2009 , 16:26

Image
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by vvvllaznia » Sun, 29 Mar 2009 , 18:35

Edmond-Cela wrote:Image

shume e bukur kja foto.e vuna edhe ne facebook

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 22:00

o PJALMI me brigelin e kena myll me 13 pike
me baricin 11 pike
po ky a den me i ba dyshifrat a hic
me duekt e ke marre msysh ne fillim kur the i kena 6 pike te asigurta me malten ne malte
e hungearine ne shqipri :lol:
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Sun, 29 Mar 2009 , 23:57

Ari Han , o i paftyre, parazit qi merr qindra mijra euro ne nje vend ku ka njerez qi marrin buken me liste, dhe ti jo vetem harxhon leket e tyne neper bordelet kineze, me pretekstin se ndjek lojtaret e kombetares por tallesh me ndjenjat e tyne, duke deklaru her se ke anderr boterorin, e her se te barazosh me malten esht rezulatat pozitiv.
O i paftyre, nuk po te kerkohet qe te rrezikosh jeten per kombetaren, sic bani Baric kur u nis i semure rand drejt Bullgarise per me drejtu kombetaren drejt barazimit, por te pakten tre-kater ore ne internet mund te ishe informu para ndeshjes sa minuta lun Duro, sa gola ka ba Xhihani etj.
Ari Han, misioni jot duhet te jete te shkaterrosh kombetaren tone ose do te jesh i drogum edhe kur lun kombetarja, se ndryshe nuk shpjegohen gabimet eklatante, si loja me topa te gjate, me Bersihen e Salihin ne sulm. kto i kupton edhe nji fmi 13 vjec qi ndjek futbollin.
Nuk e pate aq cipe sa te deklarosh vetedorheqjen mas ktij kapitullimi te turpshem, por me paftyrsine tande, vazhdove te na shpjegosh ne shqiptareve, popullit injorant, qe ska buke me hanger, por qindra mijra euro per ti dhuru nji hallendezi per te vizitu shqiperine nje her ne tre muj, se shqiperia kaq i ka mundesite, se edhe nji hero kaq i madh sa ti nuk mund ta ndihmoje futbollin e nji populli kaq injorant me shume se te barazoje ndaj maltes apo te humb edhe ndaj hungarise ne shqiperi...dhe ti ke te drejte Ari Han, ne e meritojm plotesisht kete poshterim, ti dhe Armando Duka vazhdoni te talleni me lekt e njenjat e nji populli kaq te varfen dhe te babzitun per nji sukses, per nji ngjarja qi ta bajn te ndihet krenar per Shqiperine, mos ke frige Ari Han dhe Armando Duka, ky popull asht msu te durojn shume e shume padrejtesina ne shpinen e tij, por vetem Zoti i Madh Inashalla e shef dhe ven drejtesi per ty, per Duken, per shqiptaret!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by fpjalmi » Mon, 30 Mar 2009 , 03:05

goldiani shkruan

o PJALMI me brigelin e kena myll me 13 pike
me baricin 11 pike

__________________________

kur shitet ndeshja duhet me iu lut zotit me ba edhe nji pike .

gjithsesi nuk e kam emrin hani por pjalmi .

shqiperia ka grupin bomb dhe brigeli e pat shum te kollajt sepse me azerbaxhanin dhe san marinon merren edhe 15 pike ,por san marino dhe azerbaxhani nuk asht hungaria.mos harro

faleminders goldi

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Ujku » Mon, 30 Mar 2009 , 09:36

Man in Redblue wrote:Ari Han , o i paftyre, parazit qi merr qindra mijra euro ne nje vend ku ka njerez qi marrin buken me liste, dhe ti jo vetem harxhon leket e tyne neper bordelet kineze, me pretekstin se ndjek lojtaret e kombetares por tallesh me ndjenjat e tyne, duke deklaru her se ke anderr boterorin, e her se te barazosh me malten esht rezulatat pozitiv.
O i paftyre, nuk po te kerkohet qe te rrezikosh jeten per kombetaren, sic bani Baric kur u nis i semure rand drejt Bullgarise per me drejtu kombetaren drejt barazimit, por te pakten tre-kater ore ne internet mund te ishe informu para ndeshjes sa minuta lun Duro, sa gola ka ba Xhihani etj.
Ari Han, misioni jot duhet te jete te shkaterrosh kombetaren tone ose do te jesh i drogum edhe kur lun kombetarja, se ndryshe nuk shpjegohen gabimet eklatante, si loja me topa te gjate, me Bersihen e Salihin ne sulm. kto i kupton edhe nji fmi 13 vjec qi ndjek futbollin.
Nuk e pate aq cipe sa te deklarosh vetedorheqjen mas ktij kapitullimi te turpshem, por me paftyrsine tande, vazhdove te na shpjegosh ne shqiptareve, popullit injorant, qe ska buke me hanger, por qindra mijra euro per ti dhuru nji hallendezi per te vizitu shqiperine nje her ne tre muj, se shqiperia kaq i ka mundesite, se edhe nji hero kaq i madh sa ti nuk mund ta ndihmoje futbollin e nji populli kaq injorant me shume se te barazoje ndaj maltes apo te humb edhe ndaj hungarise ne shqiperi...dhe ti ke te drejte Ari Han, ne e meritojm plotesisht kete poshterim, ti dhe Armando Duka vazhdoni te talleni me lekt e njenjat e nji populli kaq te varfen dhe te babzitun per nji sukses, per nji ngjarja qi ta bajn te ndihet krenar per Shqiperine, mos ke frige Ari Han dhe Armando Duka, ky popull asht msu te durojn shume e shume padrejtesina ne shpinen e tij, por vetem Zoti i Madh Inashalla e shef dhe ven drejtesi per ty, per Duken, per shqiptaret!
Pse Brigeli ka pa punu per komtaren gratis a ?
kap njenin shkapet per tjetrin cilido te vin ne SHqipri djeget
na s'jena per futboll as s'kena me u ba kurr te vin kush te dojn .

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by ingleo » Mon, 30 Mar 2009 , 14:26

une e kam shkru edhe do her tjera. harxhojme lek kot mas tranjereve te huaj se nuk kena ekip per me shpresua gja. duhet me i ba shkallat ngadale. eliminatoret e 2008 i kena mbarua ne vend te parafundit, si mendojme me u kualifikua.
tan tranjer e huaj shohin se cfare realiteti te korruptum ka shqipnia e nuk lodhen me ba naj gja te madhe. kur ke fedeerat te korruptume ska ca me ba tranjewri i huaj.
gjithsesi une dua me lancua nje peticion:"HAFIZI NE KRYE TE KOMBETARES"
bashkimi ben fuqine!!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Mon, 30 Mar 2009 , 14:41

fpjalmi wrote: kur shitet ndeshja duhet me iu lut zotit me ba edhe nji pike .

gjithsesi nuk e kam emrin hani por pjalmi .

shqiperia ka grupin bomb dhe brigeli e pat shum te kollajt sepse me azerbaxhanin dhe san marinon merren edhe 15 pike ,por san marino dhe azerbaxhani nuk asht hungaria.mos harro

Pjalmi mos ma merr per te keq, por kam nji verejtje:

kur flasim e debatojme, ne interpretojme faktet. Nqs ia fillojme e nuk dime as faktet ma thelbesore, si ne kyt rast, se cila skuadra kan ken ne grupin e Shqiperise, ateher debati humbet komplet kuptimin. Ti thu Brigeli pati Azerbajxhanin dhe San Marinon ne grup, nderkohe qe asnjena prej ketyne dy skaudrave nuk ka ken ne grupin tone. Prandaj eshte e mira qe me u informu perpara, se nqs vazhdojme kshtu duke fol tjeter per tjeter,e humbet debati lezetin komplet.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Mon, 30 Mar 2009 , 14:47

Ujku wrote:
Pse Brigeli ka pa punu per komtaren gratis a ?
kap njenin shkapet per tjetrin cilido te vin ne SHqipri djeget
na s'jena per futboll as s'kena me u ba kurr te vin kush te dojn .
- Ujku, a lexove dikund emrin e Brigelit a ? Nuk levdoi kush Brigelin mgjs ai jo vetem zbuloi Dallkun, Kapllanin, Beqirin, por hyni si shkus per me i gjet edhe skuadra, nderkohe qe ZBULIMI GJENIAL I HANIT ASHT ISMAILI.

- E kam than disa her se jam per tranier shqiptar, sepse te hujt po tallen me qindra mijra eurosh, dhe shkrimi i maspierm kishte kyt qellim.

-Nuk u djeg Hani se erdhi ne Shqiperi, se i djegun e i percllum ka ken me Kohe, mos bani hajr ne Kine apo ne Kamerun ??

- Nqs nuk jena per futboll, ateher ckuptim ka me ndjek kombetaren?!

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Ujku » Mon, 30 Mar 2009 , 16:04

O Main nuk replikova me ty me mbrojt Hanin po e mora si shembuul se Hani e Brigel i kan marr kontratat financiare
te peraferta mos u gabosha, dhe un jam shum dakort me ty se FSHF po harxhon pare kot me te huaj
na gjithmon vendin e parafundit pa kapim me te huajt.
Bep Dosena Italian
Hans Peter Brigel GJerman
Oto Baric kroat
Arie Han hollandes
qa kan ba dikush ka marr 2 pik ma shum ne naj eleminatore dikush ma pakfundi 0 me bisht te tan.
Un jam per tranjer shqiptar.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Mon, 30 Mar 2009 , 20:11

fpjalmi wrote:goldiani shkruan

o PJALMI me brigelin e kena myll me 13 pike
me baricin 11 pike

__________________________

kur shitet ndeshja duhet me iu lut zotit me ba edhe nji pike .

gjithsesi nuk e kam emrin hani por pjalmi .

shqiperia ka grupin bomb dhe brigeli e pat shum te kollajt sepse me azerbaxhanin dhe san marinon merren edhe 15 pike ,por san marino dhe azerbaxhani nuk asht hungaria.mos harro

faleminders goldi
naqwe azerbagjan e san marino sdi se kena lujt nej her per eleminatore flas per keto 10 vjet qe ndjeku une futboll
gjithsesi naqe perpara pretendove me marre tre piket ne hungari si morme NORMALE
tash as ne shqipri si morme tre piket tash na del hungaria ékip i pamposhtur apo si
me kupto nuk po shkruj me ba debat po thjesht ti si mbeshtets i haanit prita me fol realitin tash
se the pritni se kena shanse ne hugari hupme
na the ne malte i kena te sigurta dolme barazim
pritni se kena mrend hungarine qe na hupme prap
sa kohe duhet me i lan haanit kisha dasht me pyt ty


p.s NUK DONA MU BA ME NERVA E AS SDU ME TE PROVOKU PO THJESHT TE DREJTOHEM TY SI MBESHTETS I HAANIT
sa duhet me prit
RESPEKTE NAQE
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Mon, 30 Mar 2009 , 20:17

tashti ´si tifoz gjerman po tham
brigeli i mori 6 piket kazakistanit
fitoi me grekt e me gjeorgjine ne shqipri
jashte mori nje 2-2 ne ukraine
sbesoj se kjo hungaria e sotme ka nej gja ma shume se ajo ukraina e shevcenkos

kja asht tabela perfundimtare e shqiperise me brigelin

Tabelle
# Mannschaft Sp. S U N Tore Dif Pk.
1 Ukraine 12 7 4 1 18:7 11 25
2 Türkei 12 6 5 1 23:9 14 23
3 Dänemark 12 6 4 2 24:12 12 22
4 Griechenland 12 6 3 3 15:9 6 21
5 Albanien 12 4 1 7 11:20 -9 13
6 Georgien 12 2 4 6 14:25 -11 10
7 Kasachstan 12 0 1 11 6:29 -23 1
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Wed, 01 Apr 2009 , 17:13

Ari Hani, një “patate e nxehtë” për drejtuesit e kombëtares

Nga Alfred LLESHI

Pas humbjes me Hungarinë dhe mënyrës se si reagoi trajneri Ari Han, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, në mendje na erdhi një shprehje e Jean Paul Sartre, një ekzistencialist shumë i njohur, që mund t’i jepte sadopak karar “mbijetesës” së këtij holandezi në krye të kuqezinjve: “një njeri që kaq pak ide në kokë, mbetet gjithnjë skllav i tyre”. Paraqitja e kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit, me Maltën dhe Hungarinë, ç’është e vërteta, veç humbjeve, nuk frymëzon askënd me lojën e zhvilluar, as shqiptarin më të thekur në radhët e tifozëve dyngjyrësh. Përkundrazi, lojtarët që luajtën në fushën e blertë na u dukën si fruta të vjetra e të thara, ndërsa vetë Ari Han i stresuar në rrugën e përzgjedhjes së tyre. Shumë befasues është fakti që tek kuqezinjtë, ashtu sikurse thoshte dy ditë më parë edhe ishtrajneri i kombëtares, Neptun Bajko, po vihet re mungesa e grintës dhe e shpirtit të sakrificës në fushën tonë, veti të cilat, falë tyre, kemi shkurorëzuar Greqinë si kampione e Europës, kemi mundur Rusinë në Shkodër, kemi barazuar edhe këtë edicion në Portugali, pa shkuar shumë vite më përpara. Gjithashtu, me trajnerin Han, jo vetëm nuk kemi lojë sulmuese, siç premtoi me bujë kur erdhi (do të bënte një Holandë të vogël me Shqipërinë), por po vihet re një rënie e dukshme në lojën mbrojtëse, të cilën paraardhësi i tij, Oto Bariç, na e ngriti në nivelin më të mire të mundshëm. Veç këtyre fakteve teknike të verifikueshme lehtë (kemi 360 minuta pa shënuar gol), jo pak tronditës është fakti se shpresa e nxjerrjes së një ndeshjeje të mirë nga kuqezinjtë mbetet tek yjet në perëndim, por që nuk janë në zenitin e tyre tashmë, ndërsa ka pak shenja të reja, tek të cilat trajneri Ari Han beson. Zëvendësimet e pakta, vetëm një ndaj Hungarisë, të lë të mendosh këtë gjë, të paktën. Nga ana tjetër, kuqezinjtë duket se i ka zënë mallkimi edhe në një repart të konsideruar me bollëk lojtarësh “të mirë”, në mesfushë, pikërisht në këtë repart ku besojnë të gjithë, por që ndaj hungarezëve ishte në ditën më të errët, me në krye Skelën dhe Duron, të lodhur tashmë dhe pa freskinë e duhur fizike. Ndaj europianolindorëve të Ervin Koemanit, por edhe në katër ndeshje të tjera të këtij edicioni kualifikues, nuk kemi arritur të shënojmë dot (qysh ndaj Maltës në Tiranë). Nuk na dhanë shpresa as Hamdi Salihi me Besart Berishën, pavarësisht se kësaj dysheje i ishte dhënë një “votëbesim” paraprak i publikut. Edhe Edmond Kapllani, duke mos llogaritur këtu Erion Bogdanin, mbetën jashtë kombëtares për këto dy ndeshje, ndoshta për arsye të tjera, sesa mungesa e cilësisë në krahasim me sulmuesit e ftuar. Dhe ja ku gjendemi, në atë pikën ku bashkohet loja e dobët dhe mungesa e rezultateve. Kombëtares shqiptare, në këto momente, i duhet qoftë edhe një grimë fryme magjike, për t’u dhënë sadopak zemër e besim edhe të rinjve. Në planin sportiv dhe të meritave të shfaqura në fushën e lojës, humbja me Hungarinë ndoshta nuk ka pse të shihet si një dështim i madh. Problem i mprehtë, sikurse është demonstruar gjatë tërë këtyre eliminatoreve, mbetet trajneri Ari Han, i cili nuk ka dhënë qoftë edhe një shembull të vetëm se e ka nuhatjen e duhur për të bërë korrigjimet e duhura, se do të përpiqet për t’i menaxhuar më mirë elementët e mundshëm që ka futbolli shqiptar dhe, pse jo, të japë besim e shpresë se tifozët kuqezinj kanë pse të besojnë tek skuadra e tyre. Ndoshta kjo gjë tashmë duket disi e pamundur, pasi, nisur nga vështirësia e ndeshjeve në vazhdim, më shumë sesa në aspektin e llogarive dhe mundësive matematikore, edhe kësaj radhe e kemi të sigurt vendin e parafundit në grup. Në këtë pikë të gjërave, mbetet të bëhet një riformulim i objektivave të kombëtares, që në fakt nuk janë bërë kurrë të ditura edhe në fillim të edicioneve. Për pasojë, edhe gjykimi (jo moral) kontraktual i trajnerit Ari Han mbetet një ekskluzivitet i “të panjohurave” për të. Duhet të ikë apo të qëndrojë holandezi i kuqezinjve? Qoftë njëra, qoftë tjetra, sikur të ndodhë, mendojmë se do të kishin të njëjtën vlerë. Nuk do të nxirrnim gjë në dritë, përveçse do të na duhej të paguanim dy trajnerë, holandezin, duke qëndruar në shtëpinë e tij, në bazë të kontratës, por edhe një tjetër, që do ta zëvendësonte atë. Thënë ndryshe, Hani na ka mbetur si ajo “dopiogjashta” në dorë, ashtu sikurse edhe vendi i parafundit në grup, një “patate e nxehtë” në duart e drejtuesve. Që këtej, lind si diçka e nevojshme premisa kryesore e vijueshmërisë së kombëtares, që ka të bëjë me dialogun dhe gatishmërinë e palëve për t’i ndryshuar pozicionet. Gjëja më e mirë në këto kushte, në këtë pikë të edicionit kualifikues, është që të dyja palët të abandonojnë pozicionet e tyre fillestare, për t’iu afruar një pozicioni të tretë, që nuk koincidon me asnjë prej pozicioneve të pikënisjes. E rëndësishme këtu, megjithatë, nuk është gatishmëria për kompromis, por gatishmëria për të arsyetuar së bashku me tjetrin, me specialistët shqiptarë, me ata anëtarë të Komitetit Ekzekutiv që marrin vesh nga futbolli, se ç’duhet bërë në vazhdim me ekipin kombëtar. Ia vlen të shpenzojmë sërish mijëra euro për trajnerë të huaj, fasadë, apo duhet t’i hedhim sytë nga infrastruktura, nga sistemi zinxhir i ekipeve tona të futbollit, nga gjurmimi dhe afrimi i talenteve të reja, që nuk mungojnë anekënd botës? Thënë ndryshe, puna e do që të bëhet një analizë e hollësishme e fakteve dhe e dukurive të shfaqura deri tani, për të përcaktuar qartë edhe hapat në vazhdim. Ndoshta një analizë e tillë, për fat të keq, nisur edhe nga kultura “tradicionale” e drejtuesve të futbollit shqiptar, nuk pranohet lehtë si formë komunikimi me opinionin sportdashës shqiptar. Çka do të thotë se instinktivisht, ashtu siç është bërë edhe me kushtet kontraktuale të trajnerëve të huaj kuqezinj, do t’i shmangemi dialogut, ose, më e shumta, do t’i referohen atij vetëm si mjet ose manovër taktike, për të mbërritur në qëllimet fillestare, në përfundimet e përhershme, vendin e parafundit. Kjo teknikë pune ka kohë që themelohet mbi një gabim logjik sportive elementar; ose mbi supozimin se ndryshimi në qëndrime dhe në pikëpamje është tregues i dobësisë, hipokrizisë apo gënjeshtrës dhe; se drejtuesi i vërtetë, ose “burrnor”, është ai që nuk ndryshon kurrë mendim. Muri lu, burri s’lu, - thotë fjala e urtë. Që këtej, burimi i këtij keqkonceptimi të drejtimit të kombëtares dhe futbollit shqiptar duhet kërkuar në mendësinë autoritare tradicionale tonën. Për t’u kthyer në realitet, tek një analizë e nevojshme dhe e
hollësishme e situatës, në mes të edicionit kualifikues, me të gjithë aktorët dhe faktorët e kombëtares kuqezi, duket se është më shumë një etiketë e ngjitur mbi një flluskë; meqë koncepti i referohet jo aq gatishmërisë për t’iu qasur një zgjidhjeje, sesa dëshirës dinake për të vonuar lojën, për të fituar kohë. Siç kemi bërë deri tani, në fakt. Prandaj edhe fundi i kombëtares kuqezi duket i qartë, i qëruar, sepse me të po sillemi si në edicionet e fundit, ku pikat e nisjes janë trumbetuar në forma të ndryshme, me një fill të përbashkët, kualifikimin në Europianë e Botërorë, ndërkohë që pika e mbërritjes ka qenë e njëjtë, vendi i parafundit. Kjo na shpie edhe neve, në këtë shkrim tonin, në fillim të tij, kur e përqasëm trajnerin Ari Han me një shprehje të Jean Paul Sartre, se “njerëzit që kanë pak ide në kokë, mbeten gjithnjë skllav i tyre”. Në fakt, kjo vlen jo vetëm për Hanin, që do t’i besojë sërish formacionit anti-Hungari edhe në Danimarkë, por për tërë drejtuesit e kombëtares. Andaj, dukshëm, kombëtarja na “deshifrohet” sot, më shumë se kurrë, si një skllave e ideve të pakta të drejtuesve të saj.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Wed, 01 Apr 2009 , 17:25

Trajnerët e superligës “kryqëzojnë” Ari Hanin

Autori: Sporti Shqiptar
Data: 30/03/2009



Zgjedhjet e Ari Hanit për sa u përket futbollistëve të grumbulluar dhe formacionit bazë shihen me mjaft dyshim

Pas ndeshjes është shumë e thjeshtë t’i konstatosh gabimet e kombëtares sonë, që nuk mundi t’i marrë qoftë një pikë Hungarisë, të cilën kishim menduar se do ta mundnim në të dy takimet eliminatore të grupit tonë. Pse dështoi kombëtarja shqiptare? Disa nga trajnerët e skuadrave të superligës kanë dhënë mendimin e tyre për dështimin e radhës, ku bie në sy kritika në drejtim të Ari Hanit, i cili, sipas tyre, jo vetëm që ka gabuar në përzgjedhjen e lojtarëve, por edhe në rreshtimin e tyre, në mënyrën sesi e ka përgatitur ndeshjen dhe në pamundësinë për të zgjidhur problemet që u vunë re gjatë 90 minutave. Kritika e parë ka të bëjë me mosgrumbullinin e Erjon Bogdanit, lojtarit të Serisë A, që pavarësisht se nuk është aktivizuar rregullisht me Kievon, është një lojtar me shumë eksperiencë dhe që mund t’i bënte punë Shqipërisë me Hungarinë. Por jo vetëm kaq. Ndryshimi i shpeshtë i formaconit, në vend që të sjellë risi në komnbëtaren tonë, ka bërë që të humbin ekuilibrat. Cana në mbrojtje? Është lojtari më i mirë i Olimpikut të Marsejës në mesfushë dhe si i tillë do t’i shërbente më mirë Shqipërisë në pozicionin e tij natyral. Pra, ka shumë për të diskutuar për vendimet e trajnerit Ari Han, që për disa nga homologët e tij të superligës nuk ka sjellë asgjë të re, madje ka bërë hapa prapa krahasimisht me paraardhësit e tij.



Sulejman Starova, trajner i Teutës

“Për mendimin tim, gabimi i parë i Hanit ka të bëjë më deklaratën e tij të kahershme për një Shqipëri sulmuese. Kjo deklaratë nuk rezultoi e vërtetë. Rasti më i mirë për ta parë Shqipërinë në sulm ishte ndeshja me Maltën, por Hani edhe në këtë ndeshje luajti me një sulmues. Hani nuk jeton në Shqipëri dhe vjen këtu sikurse Lala, Cana apo Skela, çka do të thotë se nuk i njeh lojtarët. Për mendimin tim, Han ka gabuar në rëdhë të parë në seleksionim. Salihi për herë të parë, papritmas, luan në formacion, ndërkohë që duhet të luante më parë në këtë rol, dhe lihet jashtë Bogdani apo Kapllani, që luajnë në Serinë A dhe në Bundesligë. Nuk mund të krahasohet futbolli italian me atë shqiptar. Bogdani shënoi me Kievon dhe luajti titullar edhe në Palermo. Hani luajti me Salihin, Berishën dhe Likën më të avancuar, për herë të parë ky rreshtim, ndërkohë që Lika shquhet më shumë si mesfushor. Shqipëria ka alternativa të tjera, duke filluar që nga Hyka, Bogdani dhe Muzaka etj. Hani nuk bëri asgjë për të ndryshuar rezultatin. Nuk kishte alterantivë për të ndërruar Berishën e konsumuar. Nuk bëri asnjë ndryshimn në sulm, për ta forcuar këtë repart, sepse ne filluan në fund të luanim me pasin e gjatë.”



Hasan Lika, ish?trajner i Partizanit

“Skuadra ishte e orientuar para, por pa gjetur ekuilibrat në fushë. Ndoshta Hani duket të kishte menduar ndërtimin e një skuadre më të fortë në mesfushë, pastaj të mendonte për fazën sulmuese. Zgjedhjet e lojtarëve nuk ishin aq të drejta. Gjatë gjithë javës kishte dalë në pah një formacion tjetër, ndërkohë që në minutat e fundit u hoq nga formacioni mbrojtësi Elvin Beqiri. U kthyer Cana në këtë repart dhe në mesfushë u bënë modifikime të tjera. Për mendimin tim, të gjitha këto lëvizje sollën prishjen e ekuilibrave të skuadrës. Trajneri mund të kishte vepruar ndryshe edhe me ndërrimet. Për mendimin tim, ai veproi vonë, duke futur vetëm Bakajn në lojë në vend të Gilman Likës. Për formacionin mund të ketë rezerva të tjera, që nga mospërfshirja e Bogdanit në formacion, lojtar që luan në Serinë A, pavarësisht se në këtë sezon nuk është aktivizuar rregullisht. Gjithashtu mund të përmend edhe mospërfshirjen në formacion të Kapllanit, që është një lojtar me eksperiencë, sikurse Bogdani. I përmend këta lojtarë, sepse me Hungarinë ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, pra na nevojitej një formacion me shumë alternativa në sulm. Na duheshin lojtarë më të pjekur.”



Hysen Dedja, trajner i Bylisit

“Shqipëria ka zhvilluar me Hungarinë një nga ndeshjet më të dobëta të këtyre eliminatoreve, ndoshta me e dobëta nën drejtimin e këtij trajneri. Mendimi im është që skuadra jonë kombëtare nuk ka një bosht, ku mund të bazohet loja. Ari Han është ndryshe nga paraardhësi i tij Bariç, i cili kishte një mendim të qartë taktik si dhe alternativa për sa u përket futbollistëve që seleksiononte. Nuk ka një grup stabël si për momentin dhe për vazhdimësinë e skuadrës kombëtare. Këni vënë re shpesh që për një ndeshje grumbullon disa lojtarë, ndërkohë që i lë jashtë për takimin e radhës. Më bën shumë përshtypje thirrja e Dorian Bylykbashit, që për mendimin tim jo vetëm që duhet të thirret, por edhe të luajë në formacionin bazë. Gjithashtu më ka bërë përshtypje lënia jashtë e Erjon Bogdanit, që pavarësisht se kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me Kievon, mbetet një lojtar i fortë, që luan në serinë A. Ne mund ta logjikojmë në kushte mjaft të mira, pasi ka përfunduar ndeshja. Një njeri që e sheh skuadrën nga jashtë, mund të bëjë kollaj një analizë. Mund të theksoj që skuadra jonë përfaqësuese nuk ka një mendim të qartë për lojën dhe nuk ka funskionuar loja e krahëve. Cana nuk mund të dërgohet në mbrojtje kur ne mund të gjejmë futbollistë të tjerë për këtë repart. Hani ndoshta nuk i njeh lojtarët, pasi e ndërron formacionin në çdo ndeshje. Kjo ka sjellë edhe mungesën e besimit për të bërë më shumë ndërrime.



Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës

“Për mendimin tim, dyshimi i parë për zgjedhjet e Hanit mbetet aktivizimi i Lorik Canës në qendër të mbrojtjes. Ky futbollist i shquar ka luajtur gjithmonë në mesfushë me Olimpikun e Marsejës. Gjithashtu, edhe Kristi Vangjeli nuk m’u duk në lartësinë e duhur për t’u aktivizuar si titullar që nga minuta e parë. Po kështu edhe Berisha nuk na dha atë që prisnim në krahun e djathtë. Ndërhyrja e Hanit në formacion ka qenë shumë e vonuar, për më tepër për mendimin tim, edhe e gabuar. Mendoj se e ka dëmtuar shumë edhe dëmtimi i portierit titullar Arjan Beqaj, i cili u dëmtua rëndë në stërvitje. Por janë shumë faktorë që kanë ndikuar në paraqitjen e kombëtares sonë, që kanë të bëjnë më së shumnti me përzgjedhjen e formacionit dhe aktivizimin e lojtarëve. Me një fjalë, Hani duhet të ishte shumë më i kujdesshëm në përzgjedhjen e futbollistëve, sepse me aq sa pamë shumë prej tyre nuk dhanë atë që prisnim të gjitha. Mund të gjejmë shumë gabime në ndeshjen me Hungarinë, sidomos për sa i përket formacionit dhe vendosjes së futbollistëve në fushë, çka ndikoi edhe në rendimentin e ulët të tyre. Nuk mund të anashkalojmë edhe meritën e kundërshtarëve, por më shumë problemin e patëm te formacini ynë. Pra, disa futbollistë nuk mund të jepnim më të mirën e tyre aty ku luajtën. Ky është mendimi im për këtë ndeshje.”


Shpëtim Duro, trajner i Partizanit

“Që në fillim të pjesës së parë u pa që Hungaria kishte frikë nga skuadra jonë, mirëpo ata e studiuan shumë shpejt kundërshtarin. Për mendimin tim, trajneri Ari Han duhet të kishte guxuar më shumë në fazën sulmuese, pasi pati në dispozicion shumë lojtarë sulmues. Kishte grumbullur Memellin apo Bylykbashin, por nuk e pa të arsyeshme t’i fuste në lojë. Me të drejtë lind pyetja: pse udhëtoi Hani në Ukrainë, për ta mbajtur Bylykbashin në stol? Salihi është një sulmues shumë i mirë, por e ka shumë të vështirë të bëjë më shumë kur është vetëm mes mbrojtësve të shumtë hungarezë. Gjithashtu kam rezerva për lënien jashtë të Bogdanit dhe Kapllanit, që janë lojtarë me eksperiencë dhe që kanë fituar një status në kombëtaren tonë. Bakaj, i futur në lojë në pjesën e dytë, sigurisht e kreu mirë detyrën e tij, por nuk është sulmues i mirëfilltë, për të cilin kishte nevojë kombëtarja jonë. Në pjesën e dytë Hungaria u tërhoq në mbrojtje me shumë forca, ndaj na duheshin lojtarë shtatlartë, që të mund të ulnin topat e gjatë. Në fakt, nuk kishim lojtarë për ta vënë në vështirësi reale mbrojtjen hungareze. Si përfundim, skuadra jonë nuk bëri atë që duhej për ta fituar ndeshjen, kështu që tani ka humbur edhe shanset për të arritur vendin e katërt.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Wed, 01 Apr 2009 , 23:47

te ikin haani e ta marrin shpetim duro cim muca ose astrit hafizi keto tre ndeshjet e fundit
SHUME INTERESANTE kjo e shpetim duros ku thot per ca udhetoii deri ne ukraine?
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by vllaznia1919 » Thu, 02 Apr 2009 , 11:49

Pse spo udhton.A po e pagun vet rrugen a?????Na e shpifi ky trajner debil.Manej deshta me pyt pjalmin si bahen 15 pike me 4 neshje perveq faktit qe thate ju qe nuk i kishim ne grup ata ekipe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Wed, 15 Apr 2009 , 22:56

ska ma haan
dha doreheqjen zyrtare
shyqyr
pjalmi tash komento ma me qetesi rezultatet e komtares i pa ndikum prej tifozllekut hollandez
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Miri » Thu, 16 Apr 2009 , 15:19

FSHF e bën zyrtare: Largohet Ari Han!


Image

Që nga dita e djeshme zyrtarisht holandezi Ari Han nuk është më trajner i kombëtares së Shqipërisë

Ajo që është përfolur prej javësh, dje është bërë zyrtare edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ari Han nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Shqipërisë. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të FSHF së, ku thuhet gjithashtu se mes palëve është arritur konsensusi.

Ja çfarë shkruhet në deklaratën për shtyp të FSHF së: “Federata Shqiptare e Futbollit njofton median shqiptare dhe të huaj dhe opinionin futbolldashës shqiptar se prej ditës së sotme (të djeshme) trajneri holandez, Ari Han, nuk do të jetë më në drejtimin e pankinës së kombëtarës shqiptare. Vendimi është marrë në bazë të një akordi dypalësh dhe të mirëkuptimit reciprok mes FSHF së dhe teknikut holandez.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e lojërave të dobëta të kombëtares së futbollit në ndeshjet e fundit dhe largimit të saj nga objektivat për një vend më të mirë në grupin e parë eliminator të Kupës së Botës “Afrika e Jugut 2010?.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon teknikun holandez dhe stafin e tij për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e skuadrës kombëtare. FSHF njofton opinionin sportiv dhe median shqiptare e të huaj se në ditët në vazhdim do të bëjë të njohur emrin e trajnerit të ri, që do të drejtojë ekipin tonë përfaqësues, pas largimit të teknikut Ari Han.”

Holandezi në fakt është shkarkuar nga detyra që pas humbjes me Danimarkën në Kopenhagen, por drejtuesit e FSHF së vetëm dje e kanë bërë zyrtare, pasi gjatë kësaj kohe kanë punuar për të arritur marrëveshjen me holandezit, i cili, në rast se do të shkarkohej pa mirëkuptim, do t’i shkaktonte një dëm financiar FSHF së prej më shumë se 100 milionë lekësh.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e vonesës së dhënies së lajmit zyrtar. Ari Han është do të përfitojë vetë dy muaj rrogë nga pjesa e mbetur e kontratës.

Ari Han u emërua trajner i kombëtares së Shqipërisë në fund të dhjetorit të vitit 2007, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, për eliminatoret e Botërorit Afrikan. Edhe pse emërimi u bë që në fund të 2007 s, zyrtarisht Hani e nisi punën në maj, pasi në atë periudhë Shqipëria u pezullua nga FIFA dhe UEFA për shkak të ndërhyrjes së politikës në FSHF.

Gjatë qëndrimit në krye të pankinës së Shqipërisë Hani ka zhvilluar nëntë ndeshje zyrtare, prej të cilave dy janë miqësore, ndërsa shtatë i përkasin eliminatoreve të botërorit të ardhshëm. Eksperienca e Hanit me Shqipërinë nisi më 28 maj në miqësoren me Poloninë, e humbur me rezultatin 1 0.

Më pas janë zhvilluar katër ndeshje eliminatore, me Suedinë, Maltën, Hungarinë dhe Portugalinë, për të ardhur te miqësorja e 19 nëntorit me Azerbajxhanin, e cila përfundoi në barazim 1 1. Pas kësaj ndeshjeje ka ardhur edhe pikiata e kombëtares sonë, me Hanin në krye.

Barazimi me Maltën dha shenjën e parë të zhgënjimit të kombëtares shqiptare me holandezin, për t’ia vënë vulën në dy ndeshjet pasuese me Hungarinë në “Qemal Stafa” dhe me Danimarkën në Kopenhagen, që është ndeshja e fundit e holandezit.

Në dy ndeshjet miqësore me Poloninë dhe Azerbajxhanin Shqipëria arriti një humbje dhe një barazim, ndërsa në ndeshjet eliminatore një fitore, dy barazime dhe tri humbje. Golaverazhi i përgjithshëm i Shqipërisë me Hanin në krye është katër gola të shënuar dhe tetë të pësuar.

Post Reply