Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 23:35

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:49

Ari Han: “Edhe unë e kam ëndërr Botërorin”


“Nëse nuk ëndërron në jetë, është njësoj sikur nuk jeton. Edhe unë kam ëndrrat e mia, dhe ato lidhen me futbollin. Shqipëria në Botërorin 2010? Këtë përgjigje mund ta them vetëm pasi të mbyllim ndeshjen me Maltën”





Si një profesionist i vërtetë dhe me një “llogaritar” i mirë, trajneri i përfaqësueses shqiptare, holandezi Ari Han, e përshkroi vitin e tij të parë me kuqezinjtë, 2008-n, si të suksesshëm, ndërsa shprehu bindjen se dhe 2009-a do të ketë të njëjtat ngjyra rozë.

“Nëse nuk ëndërron në jetë, është njësoj sikur nuk jeton. Edhe unë kam ëndrrat e mia, dhe ato lidhen me futbollin. Shqipëria në Botërorin 2010? Këtë përgjigje mund ta them vetëm pasi të mbyllim ndeshjen me Maltën”, - tha duke qeshur Han gjatë konferencës së tij për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Futbolli jeton në Shqipëri”
Han e vlerësoi me optimizëm praninë e jashtëzakonshme të medias në konferencën e tij për shtyp. “Kjo do të thotë se futbolli në Shqipëri jeton”, -tha ish-trajneri i Kinës aziatike dhe Kamerunit afrikan. “Dëshiroj t’i kthehem pak së shkuarës sime me Kombëtaren shqiptare, vitit 2008, duke i bërë atij një përmbledhje. E fillova punën me grumbullimin në Turqi. Më ndihmoi për të krijuar përshtypjen e parë për kualitetin e futbollistëve shqiptarë, duke krijuar edhe idenë fillestare për futbollin shqiptar. Kjo më ndihmoi që në vazhdimësi të punoj mirë”.

“Nuk filloi mirë”
“Ju e dini shumë mirë, që futbolli shqiptar në arenën ndërkombëtare e nisi vitin me shumë probleme, për shkak të pezullimit nga FIFA. Kjo situatë për mua nuk ishte e favorshme, - theksoi dyherë nënkampioni i botës me Holandën, - pasi nuk munda të organizoj gjatë asaj kohe asnjë ndeshje testuese, pasi ato u ndaluan, duke humbur miqësoret me Moldavinë dhe Arabinë Saudite. Për fat të mirë problemet u zgjidhën, pavarësisht se zgjati shumë në kohë, teksa rrezikuam të moszhvillonim edhe miqësoren me Poloninë (humbëm 0-1, 27 maj 2008). Edhe kundërshtarët tanë nuk ishin të sigurt atëherë, nëse ne do të luanim kundër tyre apo jo”.

“2008-a, vit i suksesshëm”
“I parë në tërësi viti 2008, mund ta konsideroj një vit të suksesshëm, duke e parë atë me kënaqësi. Fituam ndeshjen miqësore me Lihtenshtejnin (fituam 2-0, 20 gusht 2008 ). Kjo ishte e rëndësishme për lojtarët, për besimin që ata krijuan në veten e tyre, pasi kishte kohë që Shqipëria nuk fitonte (miqësorja me Maltën, 3-0, 22.08.2007). Kjo na dha një shtytje të re për t’i filluar mirë eliminatoret. Morrëm katër pikë në dy ndeshjet e para (barazim 0-0 me Suedinë, fitore 3-0 me Maltën). Për fat të keq në Hungari humbëm (2-0), edhe pse 45 minutat e para luajtëm shumë mirë (0-0)”, - tha Han, duke rishprehur keqardhjen për humbjen në Budapest, sidomos përballë teknikut tjetër holandez Ervin Koeman.

“Treguam se kemi skuadër”
“Më pas erdhi Portugalia (0-0), - vazhdoi rrëfimin e tij kampioni i madh i Ajaksit, - ku skuadra shqiptare dëshmoi karakter të madh, mentalitet të mirë, duke treguar se ishte një ekip i vërtetë. Secili nga lojtarët u mundua, sidomos në 45 minutat e dyta, kur skuadra mbeti me dhjetë lojtarë pas largimit të Admir Telit me të kuqe, pas dy kartonëve të verdhë. Njëra prej tyre ishte e pamerituar. Pati një eufori të madhe pas kësaj ndeshje. Ndeshja miqësore me Azerbajaxhanin (1-1, në Baku) pati dhe skena të paturpshme nga gjyqtari, pasi luajtëm në pjesën e dytë me 10 lojtarë (Beqiri u ndëshkua me karton të kuq)”.

“Gjithçka është e mundshme”
“Më e rëndësishmja që unë dua të them nga dy ndeshjet e fundit, është fakti se treguam karakter dhe besoj se e ardhmja, që është dhe me e rëndësishmja, dëshmoi se ne jemi të bindur pas dy ndeshjeve në fushë të huaj, jemi të aftë të përballojmë kundërshtarin, kur shikon se të gjithë i ke kundër teje e sjell në shtëpi rezultatin që dëshiron, atëherë e them se këto cilësi skuadra duhet t’i përsërisë edhe në vitin 2009. Gjithçka është e mundshme për Shqipërinë nëse do të tregojmë të njëjtin mentalitet dhe motivim. Duhet të besojmë shumë tek këta lojtarë”, - shtoi Han.

“Malta, jo e lehtë”
“Kemi ndeshjen e parë kundër Maltës. Nëse dikush mendon se në do të fitojmë lehtësisht 2-0 apo më thellë, unë nuk e mendoj kaq të thjeshtë punën. Edhe ndeshja kundër Maltës në Shqipëri, edhe pse përfundoi 3-0 nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati, duke parë dhe zhvillimin e takimit në fillim të pjesës së parë dhe të dytë. Gjithsesi, unë them, - theksoi Han, - se viti 2009, me këtë skuadër, ashtu si ajo është ndërtuar, me lojtarë që e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit, duhet të vazhdojmë më tej për të arritur rezultate të mira”

“Besoj te ky grup”
“Gjithmonë ka pyetje në lidhje me lojtarët e thirrur, por unë dua të theksoj se besoj te i njëjti grup futbollistësh që luajnë prej një kohë të gjatë së bashku. Natyrisht, që kemi pasur probleme me dëmtimet e Lorik Canës e Altin Lalës, apo ato të Bogdanit e Beqajt që nuk kanë luajtur pak, apo futbollistët në Ukrainë (Dallku, Curri, Bulku) që nuk luajnë për shkak të ndërprerjes së kampionatit, apo Salihi në Austri. Unë dua të them ndershmërisht se besoj te ky grup, të luajë së bashku për hir të së kaluarës, por dhe të ardhmes. Probleme ka gjithmonë, edhe sikur Cana apo Lala të ishin. Skuadra duhet të jetë në gjendje të marrë rezultat pozitiv. Unë mendoj se lojtarët e thirrur janë të rëndësishëm”

--------------------------------------------------------------------------------

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Feb 2009 , 16:23

Shi shi shi e paska anerr.Qa po difton mor bajraktar. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Feb 2009 , 23:45

vllaznia1919 wrote:Shi shi shi e paska anerr.Qa po difton mor bajraktar. :lol: :lol: :lol: :lol:
edhe une kam nje anderr per kyt haanin :evil:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 12 Feb 2009 , 04:48

goldiani shkruan

edhe une kam nje anderr per kyt haanin :evil:
___________________________________________________

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

ja me ken han naqe ,por me ken traniera krojfi me bakenbaulin bashk e skan qa me i ba ma teper kombetares sone .

nuk kena lojtare naqe dhe lozin pa gjak flamurit

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 12 Feb 2009 , 08:13

pjalmi t lutem s ke ca e mbron haanin se per ndeshjen e mramshme s ka avokat qe e mbron...
du nji konference shtypit te haanit bashke me tane ata qe kane lujte e me mafiozin duka ku ti kerkojne te falun tane shqiptarve qe jane talle me ta...

sa pagujne haanin,t ja napin ndojnjenit prej nesh 30.000 euro ne vit e po ta merr secili nji barazim me malten...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Post by ingleo » Thu, 12 Feb 2009 , 13:05

une ndeshjen nuk e kam pa, por me duket se e paskeni pjerdh krejt ne malte. si more mos me kene te zotet kta qyqart tone me ba dy ndeshje si duhet. Hani deri tash nuk ka tregua ndaj vlere si tranjer. me suedine e portugaline kena barazua kot(per faj te tyne e jo per merit tone), malten ne shqiperi e kena rrah gjithmon e ndeshjen me hungarine qe eshte nje kundershtar i nivelit tone e kena humb.
tash se ku fpjalmi e sheh tan kyt tranjer te madh une nuk e di.
gjithsecili prej nesh me ken tranjer i kombtares nje barazim 0-0 ne malte e merr pa kurr cfare veshtirsie.
mendoni vllazen pervec maltes ne shqiperi nuk kena arrit me i ba gol kurrkuj tjter e hani jone me thrret bogdanin qe tash 10 vjet qe lua me kombatraen ka ba gjithsej 9gola.
une kisha me dasshte qe me e nderrua komplet kombetaren.
dyhet mos me thirr ma:bogdanin, duron, skelen e ndaj tjeter.
duhet me thirr te rinjte se nuk kena gja ne terezi.
gjithsesi duhet me prite qe me perfundua eliminatoret qe me vleresua ma mire hanin.
se ne shqiptarve na kap entuziasmi shpejt.
nqs hani fiton ndeshjen tjeter e kta pleqt bajn paraqitje te mire nderrojme mendje e i luvdojme si me kene lojtart e spanjes.
bashkimi ben fuqine!!!!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 12 Feb 2009 , 14:10

fpjalmi wrote:goldiani shkruan

edhe une kam nje anderr per kyt haanin :evil:
___________________________________________________



nuk kena lojtare naqe dhe lozin pa gjak flamurit
E ke shume gabim naqe se shqiperia ka plot lojtar te mire qe nese ftohen me kombetaren do sjellin dite te bukura per futbollin shqiptar por kush me i gjet Hani qe vjen per festat te funvitit me marr dhuraten qe plaku i vitit te ri i ka sjell?Apo djelmocat e ri qe i kan ftu me kombetaren dhe i lajne ne tribune me pa ndeshjen,gja e mire asht edhe kja se futen ne stadium pa bilet.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 12 Feb 2009 , 15:48

Disa nga gafat e shumta te MR. Ari Han


Lun me Bogdanin per 75 minuta

Me Bogdanin ne sulm luhet me topa te ulet

Bylykbashi nuk thirret mgjs asht titullar

Ai kavajasi ne ukraine nuk thirret mgjs ka ba disa gola. Arsyetimi i Hanit: Nuk e kam pa tu lujt ???!!!! Ne ukraine ka ra bomba atomike qe Han nuk mund te shkojne me e pa.

Mavraj nuk thirret per inate dhe teka personale te Hanit

Thirret nji lojater komplet i panjohun si Ismaili ne zbor. Ku perfundoi Ismaili ??? Per at zbor jan harxhu lek---pra jan harxhu lek kot per Ismailin

Sillet si legeni neper staiumet shqiptare dhe jep perfundimin "gjenial": Kampionati shqiptar asht i dobet

Shkon ne Kine, gjoja me pa Deden, neper evrope ku ka plot futbollista shqiptar nuk shkon

Lun miqesore me azerbajxhanin dhe nuk provon futbollistat e rinj

Barazimi me Malten e knaq

Kombetarja shqiptare nuk asht ne gjendje me ba asnji gol pervec ndaj maltes.
......

............................

.........................................................................................................
Zgjidhja





HAN - JASHT


Hafizi ose Zhega - Tranier


Bogdani, Skela, lala, Duro- Jashte

Mavraj, Xhihani, Sadriaj etj. etj. etj. etj per kombetaren[/b]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 12 Feb 2009 , 20:21

man in redblue mire se u riktheve naqe
te jete haani burre jep doreheqjen vete
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Feb 2009 , 21:04

Jam mase dakort me Mrb.
Haani me ike nji minut e ma pare se asht skandal.Un jam gjithmone e ma teper i bindun qe trajneri i vetem i mire qe patme ishte Bariç dhe ate e hoqne qafet.
Pjalm as mas u lodh me e mrojt kyt debil trajnerit se ske ku kapesh kerkun.
Lojtart i pat ne pankin ma te mire se ata qe kishte ne fush.Por ne vend qe me fut sulmus me fut 3 mrojtsa ne loj.Kuku qfare marrijet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 12 Feb 2009 , 22:34

Miri wrote:GOLDI:
Han: Nuk i kam kërkuar Marvajn dhe Sadriajn



Mërgim Mavraj, mbrojtës i Bokumit, dhe Bajram Sadriaj, mesfushori i Borusias së Dortmundit, janë shndërruar ditët e fundit si dy kandidatë potencialë për të fituar një vend në Kombëtare.
Gjithçka është bërë rreth një interesimi të supozuar të trajnerit të Kombëtares sonë, Ari Han.

Por vetë tekniku holandez ka hedhur poshtë të ketë shprehur interes për dy futbollistët. Një gjë të tillë e ka bërë në një intervistë të gjatë, të dhënë për të përditshme kosovare “Koha Ditore”.

“Kam dëgjuar që në Federatën Shqiptare është folur shumë për mundësinë e thirrjes së këtyre dy futbollistëve në Kombëtare, por unë nuk kam folur asgjë për këta dy lojtarë”.

Megjithatë, tekniku i kuqezinjve as nuk e ka mohuar, por as pohuar mundësinë e thirrjes së tyre për ndeshjen miqësore që Shqipëria pritet të luajë më 19 nëntor.
iky asht haani pra qe nuk i hyjn ne sy dy lojtare te bundesliges
po perseris fjalet e Man in redblue me vjen keq rroga qe merr si me marr mu prej xhepit
haram i qofte
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 12 Feb 2009 , 23:50

nji gazete franceze ka ka shkru qe lojtaret shqipetare kan shit ndeshjen me malten per bastet dhe asht mese e vertete .

edhe ne shqipni keshtu asht hap nami dhe aty ku flitet nuk asht pa gja.

flitet se futbollistat kan shit ndeshjen dhe ketu nuk ka faj tranieri por lojtari .

edhe un deri dje isha dakort se han ka komplet fajin per ndeshjen dhe mu dukte tamam pa eksperience si brigeli e bariqi ,por simbas lajmeve te sotme po e kuptoj se nuk e ka fajin han por lojtaret qe kan shit ndeshjen per bastet.

haram i qofte nese e kan ba kete pune

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 12 Feb 2009 , 23:56

goldiani shkruan

iky asht haani pra qe nuk i hyjn ne sy dy lojtare te bundesliges .
__________________________________________________________

per ate mavrajn jam dakort kurse per zadrine nuk ban per ne.

biles asnjeni nuk ban per kombetare sepse shqiperia ka plort talente te tjere.

asht turp me perfundu shqipnia te mavraj dhe zadriaj dhe do te doja qe keto e4mra mos te permenden kurr sepse kena lojtare shum ma te mire se ta. me sa di un jan nja 2 djem te ri qe ia kam harru emrat ne kampionatin francez dhe 3 te rij ,njeni ne kategorine e pare e dy te tjere ne kategorine e dyte qe nuk po me kujtohen emrat.

pra kena shum lojtare ma te mire se ata dy zdralukt mavraj dhe zadriaj.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 12 Feb 2009 , 23:59

pjalmi po sa here hupim na e shesim pash nderin...atehere e ka shit edhe hani pra se ka fute formacion leshit n fushe,ka ba ndrrime leshit,ka lujte me taktike leshit....si dreqin me maltezet qe jane ma t ngadalte se na lun me torre e nuk fut lojtare te shpejte si berisha apo salihi ose edhe sukajn vete...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 12 Feb 2009 , 23:59

m falni per mesazhin dopio
Last edited by shv13 on Fri, 13 Feb 2009 , 00:06, edited 1 time in total.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Feb 2009 , 00:00

o pjalm nuk du me ba debat po nuk besoj se ja vlen me e mrojt kot haanin tash
gjithmone kur skena theb me marr rezultat thojme u shit
aj haani jot del pa pik ftyret sot ne interviste e thot jam i kenaqun me barazim ti thu a shit ndeshja
te lutem mas me keqkupto
po se mendoj se duhet me ja ba avokatin haanit mas isaj ndeshjet mizerabel
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Fri, 13 Feb 2009 , 10:31

fpjalmi wrote:nji gazete franceze ka ka shkru qe lojtaret shqipetare kan shit ndeshjen me malten per bastet dhe asht mese e vertete .

edhe ne shqipni keshtu asht hap nami dhe aty ku flitet nuk asht pa gja.

flitet se futbollistat kan shit ndeshjen dhe ketu nuk ka faj tranieri por lojtari .

edhe un deri dje isha dakort se han ka komplet fajin per ndeshjen dhe mu dukte tamam pa eksperience si brigeli e bariqi ,por simbas lajmeve te sotme po e kuptoj se nuk e ka fajin han por lojtaret qe kan shit ndeshjen per bastet.

haram i qofte nese e kan ba kete pune

Nqs ndeshja eshte shit...te ***** federaten,lojatret e te gjithe ato qe jane perfshire.Se nuk eshte hera e pare qe dalin kshu zerash ne qarkullim.Turp per ato lojater qe shesin fanellen e kombetraes dhe turp per te gjithe ata qe tallen me tifozat. Se edhe Baric kshu tha qe disa lojtar kane shit neshjen dhe ishin kta plera qe e hoqen dhe na morren ket pallen,ket Hanin.Harom i qofte qe te gjitheve...
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Feb 2009 , 11:14

o ledi po keta plehat tone haramin e hajne me buke po puna eshte se sikur u ba boze keshtu kur smarrim ate qe duam e kemi shit
po mire atehere po pse stha njeri qe e ka shit portugalia me ne???
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 13 Feb 2009 , 11:44

GOLDIAN wrote:o ledi po keta plehat tone haramin e hajne me buke po puna eshte se sikur u ba boze keshtu kur smarrim ate qe duam e kemi shit
po mire atehere po pse stha njeri qe e ka shit portugalia me ne???

Taman ke fol Goldian, kur barazume me Portogalin askush nuk akuzoj asnjenen pale.
Barazimi erdhi per merite te Maltes, dhe te pa aftesis te trajnerit tone me gjith fubollistat qe ka.
Lajmi qe e kan shit ndeshjen nuk eshte i veret, gjithmon ne raste zhgenjimesh mundohemi me e kthy dhimbjen ne force me pretendimin qe e kan shit.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Post Reply