Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Miri » Thu, 16 Apr 2009 , 15:20

Mos e pafsh as ne tv kurr me kombetaren tone.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Thu, 16 Apr 2009 , 17:22

Miri wrote:Mos e pafsh as ne tv kurr me kombetaren tone.
ishalla po te ndin ma miri
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Fri, 17 Apr 2009 , 01:57

MË I DOBËTI


Premtoi një Shqipëri “holandeze”, por na ktheu 30 vjet mbrapa


Holandezi Ari Han, me tri ndeshjet e fundit të Kombëtares (një
barazim e dy humbje), ato kundër Maltës, Hungarisë (përcaktuese
për renditjen në grup) dhe Danimarkës (më shumë me
karakter prestigji), dëshmoi se është trajneri më i paaftë
(ndoshta dhe më i pafat) në raport me paraardhësit e tij,
gjermanin Hans Peter Brigel e kroatin Oto Bariç, pa futur këtu
krahasimin me italianin Xhuzepe Dosena (i vetëlarguar pas
dy ndeshjeve: kundër Zvicrës, 1-1, e Rusisë, 1-4). Emri i
madh ndërkombëtar i Hanit, në fakt me Ajaksin, i ideuar nga
gjeniu i pankinave, Rinus Mishels, zgjoi shpresën te tifozeria
kuqezi se Shqipëria mund të shndërrohej në një “mini-Holandë”.
“Të gjithë e njihni dhe i mbani mend golat e shënuar në
kupën e botës. Është një trajner shumë i kompletuar dhe një
ish-futbollist mjaft i njohur e me mjaft arritje”, - tha Duka pak
zyrtarizimit të emrit të Hanit (4 janar 2007). “Pata një takim në
Vjenë me presidentin Duka dhe krijova një përshtypje e një
ndjenjë shumë të mirë për të. Kam hezituar jo pak për të
pranuar detyrën e trajnerit, fillimisht thashë ‘po’, më pas ‘jo’,
por duke reflektuar më shumë vendosa t’i përgjigjem pozitivisht
ofertës së bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe
Holanda para viteve `70 ishte një vend i vogël në botën e
futbollit, por besoj se ju i njihni sukseset e saj. Ajo që ndodhi
me Holandën, mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Unë kam
bindjen se do të arrijmë të krijojmë një kombëtare të mirë”, kjo
ishte deklarata e parë publike e Hanit. Por realiteti, në fakt,
është krejt tjetër. Kombëtarja reflekton tjetër gjë. Batuta e tij e
parë në “Hotel Rogner” gjatë prezantimit zyrtar (4 janar 2008)
është botërisht e famshme: “Mos më kërkoni të dal kampion
bote me Shqipërinë, pasi ndryshe do të largohem qysh tani”.
Askush nuk ia kërkoi këtë gjë holandezit, as në atë konferencë
të bujshme shtypi e as tani, kur janë luajtur 70 për qind
e ndeshjeve. Han është kritikuar shpesh për strategjinë e tij
të paqartë në thirrjen e mosthirrjen e kontestuar të lojtarëve
titullarë e me prestigj ndërkombëtar, në mosnjohjen ose paknjohjen
e kampionatit shqiptar, çka është reflektuar edhe
me ndryshimet e shpeshta të rreshtimeve e shpeshtësisë
së titullarëve në të shtata ndeshjet zyrtare të drejtuara prej
tij, ku bilanci i deritanishëm është 1 fitore, 3 barazime dhe 3
humbje. Objektivi i Hanit (por dhe i FSHF-së) ishte zënia e
vendit të katërt, duke pasur parasysh rivalitetin me Hungarinë,
si rivalja direkt me Kombëtaren tonë. Tragjikisht i
humbëm me një shije shumtë hidhur të dyja takimet me “magiarët”,
të cilët ironikisht drejtoheshin po nga një trajner holandez,
Ervin Kuman. “Hani duhet të mësojë nga thjeshtësia e
lojës që aplikon Kumani”, tha ish-trajneri i Kombëtares, Astrit
Hafizi, menjëherë pas humbjes me Hungarinë. Tashmë,
edhe zyrtarisht vendi i katërt është një utopi “britanike”,
pasi Hungaria ka 7 pikë më shumë se ne, ndërkohë që ka
edhe një ndeshje më shumë se Shqipëria për të luajtur.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Fri, 17 Apr 2009 , 02:00

Han pas çdo ndeshjeje

Pas Shqipëri-Suedi (0-0)
“Skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe e
merituam barazimin. Mendoj se ky grup
lojtarësh ka të ardhme dhe se mund të
bëjmë mjaft mirë këtë edicion”.


Pas Shqipëri-Maltë (3-0)
“Ishte një fitore e merituar, por jo e
lehtë. Tani jemi në vend të parë, por
s’duhet të nxitohemi. Kualifikimi? Është
shumë herët, por mund të ëndërrojmë”.

Pas Shqipëri-Hungari (2-0)
“Fati nuk na ndihmoi, pasi mund të kishim
shënuar në pjesën e parë. Kundërshtarët
s’bënë asgjë më shumë se ne, por ky është
futbolli dhe duhet t’i pranojmë verdiktet”.


Pas Portugali-Shqipëri (0-0)
“Jam i kënaqur nga barazimi, sepse skuadra
tregoi karakter të fortë dhe gjithashtu
se mund të reagojë mirë pas një humbjeje.
Ekipi bëri një paraqitje madhështore”.


Pas Maltë-Shqipëri (0-0)
“Ndoshta gabuam që pranuam të luanim në
këtë periudhë, pasi një pjesë e lojtarëve
nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë.
Mund ta kishim humbur ndeshjen”.


Pas Shqipëri-Hungari (0-1)
“Futbolli ky është. Skuadra
kundërshtare i shfrytëzoi si duhet rastet,
ndërsa ne jo. Ekipi e ka shumë të
vështirë të reagojë kur pëson një gol”.


Pas Danimarkë-Shqipëri (3-0)
“Shqipëria nuk është Brazili. Këta lojtarë
keni dhe kaq mund të bëni. Mos prisni
më tepër. Tifozët shqiptarë bëjnë gabim
që shpresojnë kualifikimin në Botëror”.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Man in Redblue » Fri, 17 Apr 2009 , 02:03

Trajneri Ari Han i ka kushtuar shumë shtrenjtë FSHF-së
Holandezi na mori 36 mijë € për çdo pikë

pikë të marrë. Kaq i ka
kushtuar Shqipërisë Ari
Hani. Ai kishte një pagë
mujore prej 12 mijë eurosh
në sezon dhe u pagua nga
Federata Shqiptare e Futbollit
për 18 muaj, çka do
të thotë se Ari Hani futi në
xhepat e tij një shumë totale
prej 216 mijë eurosh.
Ai kishte një kontratë 2-
vjeçare, e cila skadonte më
31 dhjetor të këtij viti, por
në fakt do të paguhet deri
më 30 qershor. Shqipëria
ka arritur të grumbullojë
nën drejtimin e tij vetëm
gjashtë pikë në shtatë
ndeshje të zhvilluara në
eliminatoret e Botërorit
“Afrika e Jugut 2010”. Kjo
do të thotë se për çdo pikë
të marrë nga kombëtarja,
Ari Hani ka marrë 36 mijë
euro. Sigurisht një shumë
e majme kjo, për një vend
të vogël si Shqipëria dhe
për një trajner që ka merita
“speciale” për faktin që
skuadra në muajt e fundit
humbi tërësisht identitetin.
Si asnjëherë më parë,
kuqezinjtë nuk kishin qëndruar
asnjëherë pa shënuar
pesë ndeshje radhazi.
Edhe mbrojta, ajo për të
cilën Ari Hani u krenua
deri pas ndeshjes me
Maltën në transfertë, pësoi
katër gola në dy takimet e
fundit. Gjatë viteve të fundit,
kur Kombëtarja shqiptare
është drejtuar nga
trajnerë të huaj, kjo ishte
hera e parë që dihej me siguri
nëntë muaj para se t’i
skadonte kontrata, që trajneri
i Shqipërisë nuk kishte
asnjë shans për të rinovuar
dhe për të qëndruar
edhe për një edicion tjetër
në krye të përfaqësueses.
Për zgjedhjen e holandezit
në krye të skuadrës kuqezi
është kritikuar kohët e fundit
edhe presidenti i FSHFsë,
Armand Duka

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Miri » Mon, 20 Apr 2009 , 08:01

Han vjell vrer: “Në Shqipëri nuk kishte ushqim e pije”

Image

Vetëm 24 orë pas zyrtarizimit të shkarkimi të tij, ish-trajneri holandez i Shqipërisë, 60-vjeçari Ari Han, hodhi vrer jo vetëm ndaj Kombëtares shqiptare, të cilën e drejtoi për gati 16 muaj, por dhe ndaj vendit prej të cilit arriti të përfitojë rreth 240 mijë euro për 6 pikët e grumbulluara nga shtatë ndeshjet e drejtuara prej tij në fushatën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Deklaratat cinike të trajnerit të katërt të huaj gjatë “epokës Duka” në një prej revistave më prestigjioze në Holandë, “Voetbal International”, për mungesë “uji e buke” në Shqipëri, janë nga më të turpshmet të bëra ndonjëherë nga një teknik i huaj që ka drejtuar në Shqipëri, përfshirë edhe ata që janë drejtuar në klubet e Kategorisë Superiore apo të Parë.
“Voetbal International” citon faktin se Han u shkarkua nga “Federata e Futbollit të vendit të Europës Lindore, për rezultatet e dobëta në kualifikueset e Kupës së Botës. Bashkë me Hanin u larguan automatikisht nga stafi teknik edhe dy ndihmësit e tij, Vim Surbier e Nikola de Bri. Han gjatë intervistës dhënë për revistën sportive holandeze e përkufizoi punën e tij: “Unë isha më shumë një menaxher ekipi, sesa një trajner”. Ja dhe intervista e plotë:

“Voetbal International”: Sipas komunikatës së shtypit të dhënë dje (të mërkurën, nga Federata Shqiptare e Futbollit), ju u ndatë përmes një marrëveshje të pranueshme (nga drejtimi i Kombëtares shqiptare).
Ari Han: “Federata nuk dëshironte që unë të largohesha, por thjesht ne nuk arritëm të punonim së bashku. Ju mund të humbisni gjithmonë ndeshjet, por unë dëshiroja të punoja në një mënyrë tjetër, sesa ajo që m’u mundësua në Shqipëri.

Federata theksonte se rezultatet në kualifikueset e Kupës së Botës nuk ishin mjaftueshëm të mira.
Rezultate të dobëta? Ok, por ata do të thoshin patjetër diçka. Ndeshja kundër Maltës ishte shumë e keqe, por kundër Hungarisë ne humbëm se ishim të pafat në shtëpi, dhe po kështu atje në vendin e tyre, edhe pse ne u përpoqëm.

Përse ndodhi kjo?
Ishte Federata, që gati në mënyrë direkte më kërkoi që ne të kualifikoheshim për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, dhe duhej të fitonim patjetër ndeshjen me Hungarinë. Ne nuk ishim mirë në punët organizative. Këtë e diskutova edhe gjatë stërvitjes së parë që unë pata në Shqipëri (për ndeshjen me Hungarinë). Nuk kishte asgjë të rregullt dhe unë i shkrova një letër presidentit Armando Duka. Stadiumi ishte mbyllur dhe përfundimisht ishte ministri (i MTKRS-së, Turku), ai që urdhëroi të hapej. Nga ana tjetër, atje ku qëndronim nuk ishte një hotel i rregullt, nuk kishte ushqim, nuk kishte pije. Unë ndihesha më shumë një menaxher, sesa një trajner. Përfundimisht, ishte iniciativa ime që Duka dhe unë të flisnim me njëri-tjetrin. Ishte thjesht një bisedë formale “çfarë mendon ti dhe çfarë mendoj unë”. Arritëm shumë shpejt në përfundimin se nuk kishte më arsye të punonim së bashku.

Çfarë nuk arritët ju të bënit?
Ne nuk fituam. Dhe ndoshta, unë dëshiroja të bëja shumë gjëra përnjëherësh. Ndoshta unë e di se në një vend si Shqipëria, jo gjithçka është e mundur. Unë nuk kish më fuqi. Më tepër isha i zënë me planifikimin e ndeshjeve. Ata nuk kishin asnjë objektiv, asnjë plan. Ok, kaq është mjaftueshëm për Shqipërinë. Unë nuk kisha shumë influencë aty. Kjo e krahasueshme, për shembull, me kohën time në Kinë. Atje kisha gjithçka.

Sa herë që ikni nga diku, kujtoni kohën tuaj në Kinë. Përse nuk kthehen atje?
Muajin tjetër do të shkoj atje. Federata Kineze gjithmonë më telefonon menjëherë sapo unë largohem nga diku. Brenda pak javësh ne do të bisedojmë sërish.

Hani në “variantin pozitiv”

Han jep përshtypjet e tij për Shqipërinë në faqen holandeze depers.nl, menjëheerë pas barazimi me Suedinë, më 6 shtator 2008, në Tiranë: “Unë erdha në vitin 1971 kur Ajaksi u ndesh me Tiranën. Imazhi që unë krijova gjatë atij udhëtimi është shumë larg realitetit të sotëm. Shqipëria është një vend në zhvillim e sipër. Hidhni një sy përreth jush, ju do të shikoni se ekonomia punon. Vendi është pozicionuar në mënyrë ideale në detin Adriatik, me një influencë të dukshëm nga Europa Jugore dhe Ballkani. Herën e fundit unë isha në një restorant në qendër të Tiranës, ku kishte një restorant francez”
Marrë nga depers.nl

Largimet, nga Dosena te Hani

Vetëm dy nga katër trajnerët e huaj të punësuar në “epokën Duka”, gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005) dhe kroati Oto Bariç (2006-2007) kanë mundur ta përfundojnë kontratën e tyre në drejtimin e Kombëtares, ndërsa nga dy të tjerët, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009), i pari e braktisi Shqipërinë, ndërkohë që i fundit u shkarkua.

16 muaj si trajner

Ari Han i dha fund aventurës së tij me Kombëtaren dhe futbollin shqiptar, 16 muaj pasi holandezi drejtoi pa sukses kuqezinjtë e kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, por duke marrë si kompensim për pranimin e dorëheqjes një faturë të kënaqshme financiare: 24 mijë euro plus. Hani e mori ekipin, më 3 janar 2008 dhe e la më 15 prill 2009.

7 ndeshje, 6 pikë

Pas një fillimi befasues në katër ndeshjet e para, ku spikasin dy barazimet e mëdha me Suedinë në Tiranë (0-0) e Portugalinë në Braga, të shoqëruara edhe me fitoren kundër Maltës (3-0) në “Qemal Stafa” e humbjen me Hungarinë (2-0) në “Ferenc Pushkash”, pjesa e dytë e aventurës së Hanit ishte një katastrofë e vërtetë: 0-0 në Maltë, 0-1 me Hungarinë në Tiranë dhe 0-3 me Danimarkën në Kopenhagen. Ndeshjet për t’u luajtur: Portugali, Danimarkë, Suedi.

Hani, i huaji më i dobët

Performanca e Ari Hanit në krye të ekipit më të rëndësishëm përfaqësues të Shqipërisë, atë A, përveç kurbës në rënie të rezultateve (7 takime zyrtare; 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje) ka qenë edhe nga ana profesionale e drejtimit të Kombëtares më e varfra në raport me dy paraardhësit e tij, gjermanin Hans Peter Brigel dhe kroatin Oto Bariç, pa përfshirë këtu italianin Xhuzepe Dosena, pasi ky i fundit e drejtoi Shqipërinë vetëm në dy ndeshje.

Listë e gjatë shkarkimesh

Në fakt, FSHF-ja nuk është federata e vetme europiane që shkarkon trajnerin gjatë kësaj fushate eliminatore të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, pasi më parë këtë e kishte bërë edhe Belgjika me trajnerin Rene Vandereycken, Çekia me Petr Rada, Maqedonia me Sreçko Katanecin dhe së fundi edhe Rumania me të mirënjohurin Viktor Picurka, edhe pse ky i fundit e kishte çuar në finalet e Euro 2008.


“Valsi” i kandidatëve, “boom” emrash

Faksi i zyrës për marrëdhënie me jashtë në Federatën Shqiptare të Futbollit është duke punuar në maksimum. Kandidatura trajnerësh po vërshojnë nga të gjitha anët, ku mbizotërojnë ato gjermane, por edhe polake, rumune e madje holandeze. Një nga të vetëofruarit për të drejtuar Kombëtaren shqiptare ishte edhe gjermani Lorenz-Günther Këstner, i cili aktualisht drejton ekipin e dytë të Volfsburgut, apo U-23. Kostner, 57 vjeç, ka qenë edhe trajneri i Edmond Kapllanit te Karlsruhe, por dhe me Frajburgun, Unterhaching, Karlsuhe, Hofenhajmin, Këlnin, Rot-Vajs Esenin, ndërkohë që ka punuar edhe si ndihmëstrajner me Kristof Daumin te Shtutgardi, ku në vitin 1982 arriti edhe të shpallej kampion i Gjermanisë.


Si iku Hani nga Kameruni

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me siguri duhet ta dijë arsyen se përse ish-trajneri i Shqipërisë u largua nga drejtimi i Kamerunit përpara se bosi i FSHF-së të vendoste për të punësuar holandezin Ari Han dhe jo austriakun Hans Krankël. Ari Han dha dorëheqjen nga drejtimi i “luanëve” afrikanë për një arsye shumë të thjeshtë kur kishte mbushur vetëm gjashtë muaj në drejtimin e Samuel Eto’së me shokë. “Unë nuk mund të ndërtoj një ekip të mirë për Kamerunin për shkak të ndërhyrjes në punën time”, - tha Han për prestigjiozen britanike “BBC” në shkurt të vitit 2007, duke fajësuar presidentin e Federatës Kamerunase të Futbollit, Mohamed Iya. “Gjithkush në federatë ndërhyn dhe në mënyrë të veçantë presidenti, kështu që nuk është më e nevojshme që unë të qëndroj”. Han tregon edhe shkakun e largimit. Federata kamerunase organizoi një ndeshje miqësore me Togon (një vend tjetër afrikan), por pa dijeninë e holandezit. “Ata nuk respektuan dëshirën time për miqësoren kundër Togos dhe i nisën përgatitjet pa marrë më parë aprovimin tim. Jam unë ai që duhet të organizoj ndeshjet për ekipin kombëtar dhe jo federata”, - sqaron Han për “BBC”-në. Për ta përkeqësuar edhe më shumë humorin e Arit, federata kamerunase e përjashtoi atë nga një delegacion zyrtar për Kampionatin Afrikan të të Rinjve që u zhvillua në Kongo. “Unë dëshiroja të monitoroja disa lojtarë të rinj për ekipin kombëtar, por ata refuzuan. Kjo tregon se federata ka një vizion ndryshe nga ai që kam unë për futbollin kamerunas. Unë do të kthehem pas nëse gjërat do të ndryshojnë”, - përfundoi Han, por ai nuk u kthye më kurrë aty.

Ari Hani për veten në 360 gradë

“Jam i martuar, kam tre fëmijë dhe bëj një jetë të mirë. Martesa ime shkon mirë dhe karriera më ka ecur mirë në përgjithësi. Në jetën private nuk kam asgjë që mund të mbetet merak”
* * *
“Kam shëtitur në të gjithë botën. Kam qenë në Nju Jork, Meksikë, Kinë, Kamerun, Amerikën e Jugut, në Amerikën e Veriut, në Qipro, Greqi, Rio de Zhaniero, Iran. Vetëm në Antarktidë nuk kam qenë ndonjëherë”
* * *
“Në karrierën time kam pasur ulje-ngritje të vazhdueshme, por kjo është e bukura. Nuk do të doja të kisha vetëm ngritje dhe më pas të rrëzohesha keqazi, dhe anasjelltas.
* * *
“Futbolli është pasioni im. Çdo njeri ka pasionet e tij dhe për mua futbolli është gjithçka. Më tërheqin librat 'thriller', ose ata të shkruar nga njerëz të politikës, pasi këta të fundit ta kenë mbyllur karrierën. Kanë gjithnjë mistere”
* * *
“Dëgjoj muzikë nga të gjitha rrymat. Varet se si jam shpirtërisht dhe në çfarë rrethanash. Këngëtari im i preferuar është Elvis Presli”.
* * *
“Gazetarët janë gjithnjë problem, sepse i fusin hundët edhe atje ku nuk duhet. Megjithatë unë nuk është se kam shumë probleme me ta, sepse jam mësuar tashmë”
* * *
“Problemi im i vërtetë, të paktën gjatë kohës që kam punuar me klube, janë menaxherët e skuadrave. Ata gjithnjë krijojnë marrëdhënie më të mira me presidentët, sepse mburren ose i gënjejnë kur shesin e blejnë lojtarë”
* * *
“Nuk dua që lojtarët të pinë duhan në praninë time. Ata mund të bëjnë çfarë të duan në kohën e lirë, por jo në praninë time. As të shkojnë në kazino apo për darka jashtë hotelit një ditë para ndeshjes
* * *
“Jam i predispozuar të mos kem probleme me lojtarët. Ata duhet të bëjnë punën e tyre dhe unë timen. Unë kam fatin e madh që kam qenë një futbollist i madh dhe e di se si mendon një futbollist i tillë. Futbollistët e mëdhenj janë si artistët, janë shumë të ndjeshëm.
* * *
“Në Shqipëri njerëzit jetojnë më shumë me futbollin dhe e ndjejnë më shumë atë. Kjo pasqyrohet edhe te lojtarët, të cilët përpos mundësive, kanë shumë më tepër dëshirë dhe zell për të mësuar se sa kinezët apo kamerunasit”

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by Miri » Mon, 20 Apr 2009 , 08:02

Pffffffff ske faj ti JO,ha mut tesh qe je largu meqe nuk ke hanger ushqim ne Shqiperi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Zyrtare Ari Haan trajneri i Kombetares

Post by GOLDIAN » Sun, 26 Apr 2009 , 21:18

njashtu ka fol dhe kur iku nga afrika
plehi
i perjashtuar

Post Reply