Armando Duka

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Duka

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 15:11

Replika e presidentit të Bylisit për deklaratën e anësorit Biçaku. “Më bëri trimin”
“Prisni, ka edhe më për gjyqtarët!”
Besnik Kapllanaj: “Disa prej tyre janë gati të nxjerrin fakte që kompromentojnë FSHF-në”


Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka bërë të ditur një ditë pas publikimit të skandalit, se ka edhe shumë fakte të tjera që kompromentojnë drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar. Gjithashtu, kreu i klubit ballshiot është shprehur se disa gjyqtarë janë gati t’i nxjerrin këto fakte.
“Kam shumë fakte të tjera që implikojnë gjyqtarët dhe FSHF-në, - pohon Kapllanaj për ‘Panorama
Sport’. - Madje, disa gjyqtarë janë gati të nxjerrin në publik disa fakte shumë të forta, që kompromentojnë
drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar. Mirëpo, po presim momentin e duhur për t’i bërë publike ato.
Gjyqtarët duhet të kenë parasysh se Armand Duka dhe Ilir Shulku nuk janë të përjetshëm në atë post.
Nëse Duka do që ta nxjerrë Bylisin nga Kategoria Superiore apo ta luftojë atë, le të na e thotë haptazi, në mënyrë që unë të mos harxhoj gjithë ato para. Nëse ai do të vazhdojë kështu, më mirë të na e thotë që unë ta shpërbëj ekipin”.

Biçaku dhe të tjerët
Pas reagimit të anësorit Emiljano Biçaku, i cili ka thënë ndër të tjera se presidenti Kapllanaj e ka kërcënuar me jetë,
ky i fundit ka replikuar.
“Çuditem që FSHF-ja ka lejuar që të flasë gjyqtari, - pohon fillimisht kreu i klubit ballshiot. - Unë kam pasur një debat verbal me gjyqtarin, pasi nuk mund të lejoj që këta njerëz të tallen me investimet e mija dhe
me një komunitet të tërë. Mund t’iu them se, edhe gjyqtari më ka kërcënuar nëpërmjet mesazheve të tjera, madje ka bërë edhe “trimin”, duke më çuar mesazhe ofenduese, pasi ka marrë vesh lajmin që është përjashtuar”,

thotë Kapllanaj, i cili më tej flet për rastet kur gjyqtarët janë pezulluar sipas tij, se Bylisi ka marrë pikë kur
ata kanë gjykuar. “Unë nuk kam për të heshtur se duan këta njerëz dhe do t’i denoncoj të gjitha rastet kur
ndaj nesh janë bërë padrejtësi. Ka pasur shumë raste kur gjyqtarët janë pezulluar menjëherë pasi kanë gjykuar një ndeshje, ku Bylisi ka marrë pikë. Në takimin e fazës së dytë ndaj Flamurtarit, ka pasur një gafë të madhe të gjyqtarit Elvis Peza, i cili nuk akordoi një penallti shumë të qartë në minutat e fundit, teksa rezultati ishte në barazim 1-1. Ka qenë një rast i bujshëm, sepse moviola e tregoi qartë se ishte një penallti dhe gjyqtari ishte pranë. Mund t’ju përmend edhe shumë raste të tjera me gjyqtarët Guçe, apo edhe Latifi. Gjithsesi, unë nuk kam asnjë arsye për të debatuar me gjyqtarët apo me FSHFnë, nëse ndeshjet e Bylisit do të gjykohen në mënyrë korrekte. Kur gjithçka në fushë është në rregull, unë do t’i kërkoj llogari skuadrës sime. Nëse gjyqtari më degjeneron si në ndeshjet brenda ashtu edhe jashtë, atëherë unë nuk mund ta pranoj dhe s’mund të rri duarkryq. Mund të përmend se janë 4 pikë të hequra së fundmi, me të cilat Bylisi nuk do të ishte në vendin e fundit”, ka thënë presidenti Kapllanaj.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Armando Duka

Post by vvvllaznia » Wed, 22 Apr 2009 , 20:03

Skodrinon wrote:Reagon shefi i sektorit të garave, duke hedhur poshtë akuzat
Shulku: S’ka komplot, të gjithë të barabartë


Përgjegjësi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, nuk ka dashur t’i komentojë
gjatë akuzat e bëra nga presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj. Ai ka thënë se drejtuesit e Bylisit kanë abuzuar dhe se askush nuk mund të hedhë poshtë punën e arbitrave dhe të federatës.
“Gjatë gjithë sezonit, ashtu si edhe në vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Shqipëria, ka ankesa nga skuadrat apo nga lojtarët për gjykimin dhe kjo është normale, pasi arbitrat janë njerëz dhe si të tillë, bëjnë edhe gabime.
E rëndësishme është që gjërat të mos ndodhin në mënyrë të paramenduar, pra me tendencë dhe deri tani nuk ka pasur raste të tilla. Megjithatë, është tërësisht e pavërtetë se ka tendencë nga FSHF-ja, apo nga zyrtarët e saj për
t’i prishur punë një skuadre, pasi nuk ka asnjë interes dhe asnjë përfitim për ta bërë një gjë të tillë. Për ne, të gjitha skuadrat dhe lojtarët janë të barabartë dhe këtë e kemi treguar me punën që kemi bërë deri tani. Nëse dikush ka prova, le t’i drejtohet federatës dhe jo gazetave”, ka deklaruar Shulku. Ai nuk ka dashur të komentojë, nëse
akuzat e bëra nga kampi ballshiot mund të kalojnë në shqyrtim nga Komisioni i Disiplinës. Madje, burime pranë federatës bëjnë të ditur se nuk do të bëhen hetime për këtë çështje nga prokurorët sportivë të FSHF-së. Ndërkaq, shefi i sektorit të gjyqtarëve në FSHF, Plarent Kotherja, ka pohuar se Biçaku është pezulluar për shkak se ka shkelur rregullat e etikës dhe ka pranuar të kontaktojë me një president klubi. Ai nuk ka dashur të sqarojë se si do të shkojë puna e Biçakut dhe nëse arbitri rrezikon, ose jo që t’i hiqet stema e FIFA-s.
prokurort e fshf u dokan me hetu fshf.shume mir keka puna.ishalla presidenti i bylysit ka prova e i qon direkt e ne uefa

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Armando Duka

Post by Edmond-Cela » Wed, 22 Apr 2009 , 23:10

si veshtire. ai personi qe ka keto fakte asht dashte qe te shkoj ne drejtim tjetur kesaj pune dhe jo ne per gazeta se ja hek vleren nese ato fakte jan te verteta.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Duka

Post by fpjalmi » Thu, 23 Apr 2009 , 05:43

edhe un mendoj mondi se asht dasht me u qu dikun tjeter keta GJANA .

mund te them se asht shum e vertete per gjygjtarin dhe armando duken.

emagjinoje se si ndihet duka ne keto qaste.

hajt ishalla e hekun ket qelpesine

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Armando Duka

Post by Man in Redblue » Thu, 23 Apr 2009 , 17:59

Edmond-Cela wrote:si veshtire. ai personi qe ka keto fakte asht dashte qe te shkoj ne drejtim tjetur kesaj pune dhe jo ne per gazeta se ja hek vleren nese ato fakte jan te verteta.

Harrojeni se i hyn ferr nkam Dukes prej ktyne gjysemdeklaratash si me ken ne han.
Presidenti i Bylisit kerkon vetem me ba presion federates e gjyqtareve per me favorizu Bylisin ne ndeshjet e ardhshme, se po te kishte pas fakte tamam do te ishte drejtu gjykatave. Ne kyt menyre vazhdon te mbijetoje matrapazi Duka...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Duka

Post by Skodrinon » Fri, 24 Apr 2009 , 17:38

Skandali/Shorti, i manipuluar. Ballshiotët mendojnë bojkotin
Gjyqtari i Bylis-Partizani ishte paracaktuar. Ja prova
Kapllanaj e deklaroi 24 orë para që do të ishte Kridens Meta


Tjetër skandal godet futbollin shqiptar. Shorti i gjyqtarëve rezulton të jetë i paracaktuar, pasi dy ditë më parë presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, kishte deklaruar publikisht se kishte informacion për emrin e gjyqtarit që do të gjykojë ndeshjen Bylis-Partizani. Dhe pretendimi i tij rezultoi të ishte i vërtetë, pasi gjyqtari i këtij takimi është pikërisht ai i përmendur nga Kapllanaj.

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” ditën e mërkurë, Kapllanaj u shpreh:
“Nga burime të sigurta brenda federatës, kemi mësuar se këtë ndeshje po punohet për ta drejtuar gjyqtari Kridens Meta, në mënyrë që Bylisit t’i punohet një rreng tjetër, për të mos arritur rezultatin që në fund të fundit do ta vendoste loja, pas një gjykimi me ndershmëri”.
Shorti i hedhur dje nxori pikërisht Kridens Metën gjyqtarin e ndeshjes Bylis-Partizani, ashtu siç kishte deklaruar presidenti ballshiot dy ditë më parë, duke hedhur dyshime të forta për pastërtinë e sistemit të përzgjedhjes së gjyqtarëve.


Lajmi ka qenë shokues, ndërkohë që takimi Bylis-Partizani nuk u shpëton dot polemikave, teksa FSHF-ja ndodhet me të vërtetë në një pozicion të vështirë në këtë. Situata e krijuar mund të shkaktojë edhe bojkotimin e ndeshjes nga ana e ballshiotëve, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për manipulimin e shortit të gjyqtarëve.

Reagimi i Bylisit
Reagimi i ballshiotëve ka ardhur nëpërmjet presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili ka deklaruar se po mendon
edhe bojkotimin e kampionatit, duke parë padrejtësitë që po i bëhen. “Dola 24 orë para me një deklaratë
për ‘Panorama Sport’ dhe denoncoj faktin se janë bërë plane për të paracaktuar gjyqtarin Kirdens Meta, për të
manipuluar ndeshjen Bylis-Partizani. Këtë e kam zbuluar nga burimet e mia brenda dhe jashtë Federatës Shqiptare të
Futbollit. Unë nuk e kuptoj, pse FSHF-ja, kur ka gjithë ata gjyqtarë në dispozicion, del tani dhe cakton këtë gjyqtar
për ndeshjen Bylis–Partizani, - tha Kapllanaj. - Mos vallë duan të krijojnë kaos dhe rrëmujë në Ballsh, ku nuk e
duan Metën? Apo FSHF-ja do që ta spostojë vëmendjen diku tjetër, për ta shpërqendruar publikun nga problemet,
apo pisllëqet e veta? Këtu ka një short dhe kur unë dal hapur një ditë më parë dhe them se është paracaktuar dhe nuk e dua Kridens Metën, pse FSHF-ja shkon dhe e cakton gjyqtar. Duket qartë se ishte i vënë me porosi Meta. Nuk
është e drejtë që FSHF-ja të bëjë gjithçka për të krijuar probleme dhe trazira. Në të tilla raste ajo duhet të bëjë gjithçka për të shmangur problemet edhe në raste si ky, duhet të ndërhyjë për të shmangur çdo lloj problemi. Dua të theksoj, se ne duam që të luajmë futboll të pastër dhe nuk kemi asgjë me Partizanin”.

Kërcënimi
Më tej, Kapllanaj lëshon edhe ultimatumin për bojkot. “Duke parë se FSHF-ja kërkon me çdo kusht do të na
sabotojë, atëherë unë po iu them se bashkë me stafin drejtues të klubit, po mendojmë seriozisht të bojkotojmë kampionatin ditën e shtunë. Ky sezon ka qenë i mbushur me skandale, duke filluar që nga përcaktimi i vendit të parë në kampionat pas fazës së dytë, ku u favorizua Tirana dhe duke vazhduar me turpin që ndodhi në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me shkeljen e rregullores. Për t’u bërë qejfin drejtuesve të FSHF-së, ne mund ta bojkotojmë kampionatin.
Meqenëse këtu po paracaktohen gjyqtarët në dritën e diellit dhe shorti është një farsë e vërtetë, sepse s’është real, mund të mos pranojmë më të vazhdojmë këtë kampionat të manipuluar. Ja ku i keni faktet, pyeteni Dukën nëse kemi të bëjmë me akuza emocionale këtë herë”, përfundoi presidenti i Bylisit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Duka

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 19:34

sa te jete duka president edhe un mendoj si man in red blu ,qe ska kush me i ba gja.

kur sfitoj sali berisha me te ,presidenti ballshiot nuk ma han mendja se do kete shprese edhe nese gjanat jan te verteta

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Armando Duka

Post by Man in Redblue » Mon, 27 Apr 2009 , 14:24

Mas kerkeses teme, mka premu Duka dje kur ishte ne Vjene, se nqs nuk merr tranier gjerman, mundsia e dyte asht patjeter tranier hollandez. Prandaj Pjalmi ma ke i tave krapit borxh :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Armando Duka

Post by Miri » Mon, 27 Apr 2009 , 16:52

Une jam i mendimit qe A.Duka duhet me u zhduk nga fshf nese mendohet qe futbolli Shqiptare te ecin nje shkalle me nelt,ky zoteri nuk vlene per asgje dhe nuk meriton kete post.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Duka

Post by GOLDIAN » Thu, 30 Apr 2009 , 19:12

dreqi ja theft qafen duhet me than
i perjashtuar

Post Reply