Armando Duka

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Armando Duka

Post by Edmond-Cela » Wed, 12 Dec 2007 , 13:38

Ca duhet me ba ma burra me e hek kyt poshtursin te futbollit shqiptare. sa po na degjeniron futbollin ton, qe e kena ne zemer dhe nuk mund te rrim pa te.



http://it.youtube.com/watch?v=nV6OCiUcnYw
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Wed, 12 Dec 2007 , 13:52

duhet me e heq se sben kete mafioz
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Dec 2007 , 15:07

Ishalla po e xen kamioni i mutit tuj dale prej federatet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 12 Dec 2007 , 16:19

vllaznia1919 wrote:Ishalla po e xen kamioni i mutit tuj dale prej federatet.
:lol: :lol: :lol:

po ca ka lyp kamioni i mutit ne federat, apo jan cidha te mdhej kta te federates e bllokojne banjot perdite

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 13 Dec 2007 , 18:49

Me e pre ne fyt

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Dec 2007 , 01:46

Man in Redblue wrote:
vllaznia1919 wrote:Ishalla po e xen kamioni i mutit tuj dale prej federatet.
:lol: :lol: :lol:

po ca ka lyp kamioni i mutit ne federat, apo jan cidha te mdhej kta te federates e bllokojne banjot perdite
Dika do te kalojne edhe kamjoni. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Duka

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 20:59

deri kur ka kontraten ky mostra :evil: :twisted: :twisted: :roll: :evil:
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Armando Duka

Post by shv13 » Sun, 29 Mar 2009 , 21:37

i asht poltroni per thebe ma goldian se lshon ma...do te jete ba bos ky hor horit... sa mandate mundet me ba apo se merr dreqi vesh ca bahet aty mbrende,s ka makine komunalet qe e pastron tane ate llom qe asht aty mbrende
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Duka

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 21:49

shv13 wrote:i asht poltroni per thebe ma goldian se lshon ma...do te jete ba bos ky hor horit... sa mandate mundet me ba apo se merr dreqi vesh ca bahet aty mbrende,s ka makine komunalet qe e pastron tane ate llom qe asht aty mbrende
:lol: :lol: pse a ekziston komunalja ma a :D
a dona me fitu ne danimarke ma
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Armando Duka

Post by shv13 » Sun, 29 Mar 2009 , 21:59

[quote="GOLDIAN"]a dona me fitu ne danimarke ma[/quote]

me rrush qe t piqet...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Duka

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 22:02

shv13 wrote:
GOLDIAN wrote:a dona me fitu ne danimarke ma
me rrush qe t piqet...
si dihet ma
mas u ban kaq pesimist
se me brigelin 13 pike kena marre
kurase me haanin deri tash 6 keshtu qe i duhen dy fitore me thy rekordin si dhe dy barazime se harrova :D
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Armando Duka

Post by shv13 » Sun, 29 Mar 2009 , 22:15

po po...portugaline e rrahim ne tirane,danimarkes ja marrim me loje ajrore e s kane ca na bajne.U banen 6 pike.Edhe dy barazime ne danimarke e ne suedi e mbaroi ajo pune...ca m krahason brigelin me haanin..Ah ku je ma brigel,si e cove tane shkodren n kambe at nate me ruset...s kam per ta harru kurre at nate ne shesh para ptt...e po n at vend kane pa vu ekranin e madh edhe per ndeshjen me greqistat 2-1...ato mbahen mend e jo barazimi tu na u lag breket pike pike se po na ban portugalia gol
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Duka

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 22:17

shv13 wrote:po po...portugaline e rrahim ne tirane,danimarkes ja marrim me loje ajrore e s kane ca na bajne.U banen 6 pike.Edhe dy barazime ne danimarke e ne suedi e mbaroi ajo pune...ca m krahason brigelin me haanin..Ah ku je ma brigel,si e cove tane shkodren n kambe at nate me ruset...s kam per ta harru kurre at nate ne shesh para ptt...e po n at vend kane pa vu ekranin e madh edhe per ndeshjen me greqistat 2-1...ato mbahen mend e jo barazimi tu na u lag breket pike pike se po na ban portugalia gol
ti mirboll po thu tu u lag brekt pike pik
po mu mkishte fillu me me ardh era para televizorit :oops: :oops:
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Armando Duka

Post by Ujku » Mon, 30 Mar 2009 , 22:56

GOLDIAN wrote:
shv13 wrote:po po...portugaline e rrahim ne tirane,danimarkes ja marrim me loje ajrore e s kane ca na bajne.U banen 6 pike.Edhe dy barazime ne danimarke e ne suedi e mbaroi ajo pune...ca m krahason brigelin me haanin..Ah ku je ma brigel,si e cove tane shkodren n kambe at nate me ruset...s kam per ta harru kurre at nate ne shesh para ptt...e po n at vend kane pa vu ekranin e madh edhe per ndeshjen me greqistat 2-1...ato mbahen mend e jo barazimi tu na u lag breket pike pike se po na ban portugalia gol
ti mirboll po thu tu u lag brekt pike pik
po mu mkishte fillu me me ardh era para televizorit :oops: :oops:[/quote


Je 1-sh Goldjan jam dhi tu qesh kur e lexova iket qa ke shkru ma nelt
me beso nuk m'nalet gazi :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Duka

Post by Skodrinon » Tue, 21 Apr 2009 , 23:37

Skandali/ Ngjarja pas ndeshjes me Flamurtarin më 11 prill
Gjyqtari: Duka na tha se Bylisi s’duhet të fitonte
Presidenti ballshiot, Kapllanaj, zbulon SMS-në e Biçaku


Image

Zbulohet mesazhi i një prej gjyqtarëve të futbollit, që tregon manipulimin e mundshëm të ndeshjeve të kampionatit shqiptar. Në këtë superskandal, protagonist kryesor është anësori Emiljano Biçaku, presidenti i klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, dhe gjyqtari Albano Janku. Të përmendur në komunikimin mes këtyre të fundit,janë as më pak e as më shumë, por drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar.

Gjyqtarët komunikojnë me presidentin e Bylisit, në emër të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe shefit të sektorit të garave, Ilir Shulku. Esenca e mesazhit, dërguar në numrin personal të presidentit të Bylisit, që zbuloi këtë skandal, është se “bluzat e zeza” kanë marrë urdhër nga FSHF-ja për manipulimin e ndeshjes Bylis-Flamurtari, e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Por si kanë rrjedhur ngjarjet? Ai që hedh dritë dhe fakte është presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj. Ky i fundit tregon për “Panorama Sport”, gjithçka që ka lindur pas ndeshjes Bylis-Flamurtari (1-1), e zhvilluar më 11 prill në stadiumin “Adush Muça”. Më parë, Kapllanaj ka kërkuar sqarime te gjyqtarët, në lidhje me ndeshjen, në të cilën ekipi ballshiot ka pasur shumë pretendime për gjykimin. Presidenti Kapllanaj bën të ditur bisedën nëpërmjet telefonit dhe mesazhit me anësorin Emiljano Biçaku dhe kryesorin Albano Janku.

Mesazhi i anësorit
“Tri ditë pas ndeshjes Bylis-Flamurtari, më konkretisht më 14 prill ora 14:52, më ka dërguar një mesazh asistenti i takimit, Emiljano Biçaku. Dhe për këtë jam gati të përballem në çdo kanal televiziv dhe ta vërtetoj, e deri në gjykatë, sepse në mesazh flitet hapur”, thotë fillimisht Kapllanaj. Asistenti i kolegjiumit të Tiranës, Emiljano Biçaku, në numrin personal të presidentit të klubit ballshiot, ka shkruar këtë mesazh, që tregohet nga vetë Besnik Kapllanaj. “Po të kesh burrëri, merru me Armand Dukën dhe me Albano Jankun, jo me mua, se s’të erdhi e keqja nga unë. Po deshe të provosh korrektësinë time që nuk kam gjë me ty, më merr ndonjë ndeshje jashtë. Leri këto lloj presionesh dhe shiko njerëzit që ta kanë me të keq. Tung”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga anësori Biçaku, i cili ka qenë bashkë me kryesorin Albano Janku dhe asistentin Dritan Salaj, në ndeshjen e 11 prillit të zhvilluar në Ballsh.

Urdhri për ndeshjen
Numri një i klubit ballshiot tregon edhe për telefonatën me anësorin Biçaku, ku dolën në skenë emrat e presidentit të FSHFsë, Armand Duka dhe shefit të sektorit të garave, Ilir Shulku. Sipas Kapllanajt, i cili referohet Biçakut, për ndeshjen Bylis-Flamurtari është dhënë urdhër nga vetë presidenti Duka, që nuk duhet të fitonte ekipi ballshiot. “Pas mesazhit që ai më dërgoi, unë kam komunikuar vetë me Biçakun, duke e pyetur: “Si është ky mesazh?” Ndërkohë, ai më ka treguar se Albano Jankut i kishte thënë Ilir Shulku, që me urdhër të Armand Dukës, me patjetër nuk duhet të fitonte Bylisi. Nëse ndodhte e kundërta, ata do të kishin probleme”, pohon Besnik Kapllanaj.

Telefonata me Jankun
Pasi konsumon gjithçka me anësorin Biçaku, presidenti i Bylisit i telefonon gjyqtarit ndërkombëtar Albano Janku, i cili gjykoi ndeshjen kundër Flamurtarit.
“Unë menjëherë, - thotë Kapllanaj, - kam telefonuar Jankut, duke i komunikuar mesazhin e Biçakut, që ai ta vërtetonte. Albano më tha fillimisht që kjo nuk është e vërtetë. Më pas ia dërgova mesazhin që më kishte nisur Biçaku, vetë Jankut në numrin e tij. Pasi e lexoi më tha për Biçakun që ‘ia tregoj unë atij plehrës’.”

Përjashtimi dhe e kaluara
Natyrisht që më pas “kokë turku” do të bëhej asistenti Biçaku, i cili sipas rrëfimit të presidentit të Bylisit, Kapllanaj, është përjashtuar menjëherë. “Mesazhin që më dërgoi Biçaku, gjyqtari Albano Janku ia ka përcjellë menjëherë shefit të garave, Ilir Shulku. Dhe kësisoj, Emiljano Biçaku pezullohet direkt për shkak të sekreteve që i nxjerrë shefave të tij”, thotë Besnik Kapllanaj, i cili tregon edhe për pasojat e së kaluarës, më konkretisht me gjyqtarin Tanush Latifi. “Edhe sikur të gjykonin drejtë, Janku me Biçakun, ashtu siç gjykoi Tanush Latifi në takimin me Apoloninë më 5 prill, që përfundoi në barazim pa gola, do të pezulloheshin. Tanush Latifin nuk e fusin më në short dhe e kanë pezulluar në heshtje Ndoshta e kanë lënë që ta sjellin këtë radhë në Ballsh, që të arbitrojë për të ndrequr gabimet. Të na godasë ne dhe të vazhdojë gjykimet normalisht”, ironizon Kapllanaj.


Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit reagon pas deklaratave nga kampi ballshiot
Përgjigjet Duka: Akuza emocionale
“Të gjitha skuadrat janë të barabarta, s’ka tendencë ndaj asnjë ekipi. Do të prishej gara”


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka hedhur poshtë akuzat që vijnë nga drejtuesit e klubit të Bylisit, sipas të cilëve, kreu i institucionit të futbollit dhe vartësit e tij po punojnë kundër skuadrës ballshiote.
Ai i ka cilësuar deklaratat e drejtuesit Kapllanaj, si të nxituara dhe emocionale.“Klubet janë të gjitha të barabarta për federatën dhe askush nuk ka tendencë që të penalizojë një skuadër të caktuar. Kjo është anormale dhe e pakuptimtë, dhe me sa kam vënë re unë deri tani, nuk ka pasur asnjëherë një tendencë të tillë, – ka thënë Duka për ‘Panorama Sport’. – Sigurisht që kritika dhe ankesa për gjyqtarët ka pasur e do të ketë gjithnjë, sepse jo të gjithë mund të kënaqen, por ky është një fenomen që ndodh kudo. Ne si drejtues federate përpiqemi që të minimizojmë gabimet e gjyqtarëve dhe të ndikojmë në përmirësimin e punës së tyre, por e kemi të pamundur t’u mohojmë njerëzve të ankohen”.

Përgjigja
“Për federatën dhe për të gjithë administratën e saj, një gjë është e qartë: të gjithë anëtarët e FSHF-së janë, konsiderohen dhe trajtohen si të barabartë. Ndaj askujt nuk punohet me tendencë”, ka deklaruar Duka. Ai la të kuptohej se deklarata e bërë nga drejtuesi i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka qenë emocionale dhe jo e menduar me qetësi, edhe për shkak të momenteve aspak të mira që po kalon skuadra ballshiote.
“Unë mendoj se deklarata dhe qëndrimi i mbajtur nga drejtuesit e Bylisit është pasojë e një periudhe të sikletshme që po kalon kjo skuadër. Nuk mund të them asgjë më shumë se kaq”, ka theksuar Duka.

Kampionati
Kreu i institucionit të futbollit ka vlerësuar punën e bërë nga FSHF, duke thënë se kampionati ka ecur siç duhet dhe gara ka qenë shumë deri në këtë fazë të sezonit.
“Për ne është e rëndësishme që të ketë garë korrekte dhe sa më shumë rivalitet. Në këtë aspekt mendoj se gjërat kanë shkuar si duhet dhe FSHF i ka kryer mirë detyrat e saj, ndonëse gjithnjë ka vend për përmirësime”, ka deklaruar presidenti i FSHF-së.


U takua me kreun e FSHF-së, tani s’gjykon më
Pas Bylisit, përjashtohet anësori

Edhe pse nuk ka dalë ende zyrtarisht nga institucioni i futbollit, burime kofidenciale pranë këtij të fundit, kanë bërë të ditur për “Panorama Sport”, se menjëherë pas skandalit, asistenti Emiljano Biçaku është përjashtuar nga gjykimi. Këtë e tregon edhe java e fundit e kampionatit shqiptar, ku ai, si një prej asistentëve elitarë dhe që mban stemën e FIFA-s, nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga ndeshjet. Ndërkohë, me të marrë vesh për këtë skandal, mësohet se shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku, ka thirrur në një takim urgjent në FSHF, vetë asistentin, gjithashtu në praninë e drejtuesit të gjyqtarëve, Plarent Kotherja.
Burime të sigurta në federatë konfirmojnë gjithashtu, se po në këtë ditë, Biçaku është takuar edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Pas ballafaqimeve të Biçakut me drejtuesit e FSHF-së në lidhje me këtë ngjarje, tashmë mbetet për t’u thënë se ai thuajse i ka dhënë lamtumirën gjykimit. Gjithsesi, zyrtarisht pritet të mësohet diçka më tepër në ditët e ardhshme, edhe pse përjashtimi i tij nga gjykimi duket i sigurt


Kotherja, në dijeni të SMS-ve të Biçakut
Shefi i gjyqtarëve: Nuk mund t’i komentoj mesazhet. Do takohem me arbitrin

Plarent Kotherja, shefi i sektorit të gjyqtarëve në FSHF, ka pohuar se është në dijeni të “mesazheve” të Biçakut, por ka thënë se nuk është i informuar sa duhet për përmbajtjen e tyre.
“Po, jam në dijeni të këtij mesazhi të gjyqtarit Biçaku, por nuk e di saktësisht se çfarë shkruhet aty – ka pohuar Kotherja.– Kam kontaktuar me arbitrin para disa ditësh dhe ramë dakord që të takohemi këtë javë për të diskutuar për këtë çështje”.

Emiljano Biçaku mësohet se “de fakto” është pezulluar deri në fund të sezonit nga arbitrimi, por shefi i gjyqtarëve nuk ka dashur të japë detaje.
“Nuk mund të them asgjë më shumë për këtë arbitër. Do të flas me të dhe më pas do të marrim një vendim, por për momentin nuk jam shumë në brendësi të situatës”, është shprehur Kotherja.

Biçaku cilësohet si një nga gjyqtarët më me perspektivë, madje shpeshherë gjatë këtij sezoni, ai ka marrë elozhe nga zyrtarët e FSHF-së, për punën që ka bërë. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar që arbitri t’i nënshtrohet një “dushi të ftohtë”, nga ana e zyrtarëve të federatës, për shkak të komunikimit që ka pasur me drejtuesit e skuadrës së Bylisit. Gjatë këtyre ditëve pritet një tjetër takim mes drejtuesve të FSHF-së dhe arbitrit Biçaku, të paktën kështu ka thënë Kotherja.

Panorama Sport

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Duka

Post by fpjalmi » Wed, 22 Apr 2009 , 01:56

u cfare lajmit i bukur.

tash armando dukes i shpetoj shurra. :lol: :lol:

ishalla po e hekun me iket gja se asht gadi sali berisha :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Duka

Post by fpjalmi » Wed, 22 Apr 2009 , 01:59

nuk di qa me than per iket lajm.

bylisi ka kohe qe ankohet biles qe ne tetorin e vitit te kalum ,ku ne rubrike sportive nji dite para se me ardh platinia ,doshim me shku tifozat ballshiot ne proteste nese e mbani mend .

un mendoj se bylisin e kan ndershku qalbitrat me ne krye armando duken .

i besoj shum itij lajmi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Duka

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 14:44

Skandali/ Flet gjyqtari: Ju rrëfej të vërtetën e mesazhit
Biçaku: Kapllanaj më kërcënoi me jetë
“Presion i tmerrshëm nga krerët e Bylisit, ndaj reagova ashtu”


Një mesazh i dërguar nga telefoni i tij, për pak sa nuk shpërtheu një skandal të tipit “calciopoli” në futbollin shqiptar. Emiljano Biçaku, gjyqtari anësor me stemën e FIFA-s, është bërë protagonist i një përplasjeje të fortë dhe
tronditëse mes klubit të Bylisit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas disa polemikave të ashpra që ka pasur
me kreun e klubit ballshiot, Besnik Kapllanajn, Biçaku i ka dërguar një “sms” atij, duke i thënë se duhej të merrej
me Armandon (Dukën) dhe arbitrin Albano Janku, pasi ai vetë nuk kishte gisht në ndonjë komplot kundër ekipit të Bylisit. Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes Bylis-Flamurtari 1-1 më 11 prill, ku Kapllanaj ka mbetur i pakënaqur
nga gjykimi i anësorit dhe e ka akuzuar Biçakun si levë të presidentit të FSHF-së. Debati dhe presionet në telefona sipas Biçakut kanë zgjatur për disa ditë, aq sa më në fund ai për ta “hequr qafe” presidentin e Bylisit, i ka dërguar një mesazh ku i kërkonte që inatet me Federatën t’ua nxirrte drejtuesve të saj dhe jo gjyqtarëve.
Në fakt konteksti i atij mesazhi, linte hapësira për interpretime dhe drejtuesit e Bylisit janë të bindur se ajo
është një provë e qartë ku vërtetohet se arbitrat udhëzohen nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka për t’i nxjerrë
ndeshjet ashtu siç dëshiron ai. Në një intervistë për “Panorama Sport”, gjyqtari Biçaku rrëfen të vërtetën e atij
mesazhi. “Kapllanaj më kërcënoi me jetë, ndaj i dërgova atë ‘sms’”, ka thënë arbitri.

Biçaku, kur e dërguat atë mesazh a e menduat se gjërat do të shkonit kaq thellë dhe ju do të pezulloheshit?
Asnjëherë nuk e mendoja se do të mbërrinim deri në këtë pikë. Ishte thjesht një reagim jo fort i mirë nga ana
ime, por duhet të më kuptoni drejtë se isha nën një presion shumë të madh.

Çfarë presioni, kush ju bënte presion?
Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit. Më mori në telefon që një ditë para ndeshjes. Nuk ia njihja numrin dhe e
hapa telefonin. M’u prezantua dhe filloi të më thoshte se duhej të bëja kujdes të nesërmen, pasi sipas tij unë isha
një i dërguar i Armand Dukës dhe iu bindesha urdhrave të tija. Ia preva shkurt, duke i thënë se po fliste broçkulla dhe se në punën time nuk influencon askush. Megjithatë, ai vazhdoi me presionet duke më thënë se nëse nuk do të gjykoja “mirë”, atëherë nuk dilja gjallë nga stadiumi. Fjalë të tilla në fillim nuk më bënë shumë përshtypje, pasi kjo ndodh shpesh me presidentët.

Po më pas?
Edhe pak para se të fillonte ndeshja, filloi të bënte presion verbal, por nuk i kushtova rëndësi. U përpoqa që në
ndeshje ta bëja sa më mirë punën time dhe mendoj se kam arbitruar drejt.

Ç’ndodhi pas ndeshjes?
Më mori në telefon, por ia njihja numrin dhe nuk iu përgjigja. Mirë që aty kishin ardhur edhe forca të FNSHsë
(forca të ndërhyrjes së shpejtë), pasi do të kishte ndodhur ndonjë batërdi edhe me tifozët.

Pse çfarë ndodhi?
Fansat e skuadrës vendëse u karikuan keq nga vetë drejtuesit e klubit, të cilët me anë të një altoparlanti deklaronin
me zë të lartë se Duka donte t’i nxirrte jashtë Kategorisë Superiore, apo se gjyqtarët kishin ardhur aty me tendencë,
e shumë gjëra të tjera dhe për pasojë u krijua një atmosferë aspak e mirë.

“OK”, le të rikthehemi te mesazhi, ju i keni dërguar një sms Kapllanajt, ku i thoni të merret me Dukën dhe
jo me ju, pasi e keqja nuk i vjen nga Biçaku... Keni dashur të thoni se e keqja e Bylisit është Duka dhe jo Biçaku apo ndonjë gjyqtar tjetër?
Jo, absolutisht jo. Po ua shpjegoj njëherë e mirë punën e atij mesazhi të mallkuar. Pas ndeshjes, Kapllanaj vazhdoi të më bënte presion. Më merrte nga telefona të ndryshëm, pasi numrin e tij e kisha dhe nuk e hapja më. Më telefononte dhe sapo përgjigjesha, më fyente me fjalë nga më të rëndat. Më pas filloi të më kërcënonte me jetë, duke më thënë se do të më zhdukte. U përpoqa ta sqaroja se nuk kisha bërë asnjë gabim dhe se kisha bërë vetëm detyrën dhe punën time, por ai nuk dëgjonte. Presioni i tij vazhdoi edhe tre ditë pasi ishte zhvilluar ndeshja. Duhet të më kuptoni, sepse edhe unë njeri jam. Më pas filloi të më përmendte familjen. Madje në një moment Kapllanaj më tha se e dinte edhe se ku banoja unë, duke më cituar saktësisht adresën e shtëpisë time këtu në Tiranë.
Aty fillova të shqetësohesha, pasi e kuptova se nuk kisha të bëja më me një njeri normal. Në këtë moment, i dërgova edhe mesazhin. Ndoshta nuk bëra mirë, por këtë e bëra për ta spostuar diku tjetër gjithë atë trysni dhe atë presion.

Po ç’lidhje ka Duka në këtë mes?
Kapllanaj gjatë gjithë kohës më thoshte se unë isha një ushtar i Dukës dhe se veproja sipas urdhrave të tij, gjë që
nuk është absolutisht e vërtetë. Ai më thoshte se nuk pyeste për presidentin e FSHFsë dhe lëshonte sharje, fyerje
e kërcënime edhe në adresë të tij. Madje dukej sikur një pjesë të madhe të mllefit e kishte pikërisht me të. Në këtë moment, meqë ai ma përmendte Dukën në çdo kontakt që kishim, vendosa t’i them me mesazh se “nëse je burrë merru me Dukën dhe me Jankun, jo me mua”. Më kuptoni drejt, unë e di që nuk kam bërë mirë që kam kontaktuar me një president klubi, por u krijua një atmosferë kaq e rëndë dhe e sikletshme, saqë e pashë të arsyeshme që t’i thosha këtij tipit që të mos merrej më me mua, sepse më stresoi.

Po gjyqtari Albano Janku ç’lidhje ka në këtë mes?
Kapllanaj mendonte se Janku, që ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes, meqë punon në Vlorë dhe meqë Bylisi luante
ndaj Flamurtarit, mund të favorizonte vlonjatët, gjë që nuk ndodhi dhe për këtë isha i bindur që pa filluar ndeshja,
pasi kam besim te Janku. Drejtuesi i Bylisit thoshte se do të merrej edhe me Jankun dhe se Federata bashkë me
Dukën nuk kishin asnjë mundësi që t’i mbronin përballë tij. Duke parë që gjërat nuk po qetësoheshin, vendosa
që t’i kthej një përgjigje të tillë.

Ju fare mirë mund ta kishit injoruar duke mos reaguar fare?
Është e lehtë ta thuash këtë, por imagjinoni pak veten tuaj, sikur t’ju përmendin familjen dhe t’ju kërcënojnë
ju apo jetët e familjarëve tuaj. E imagjinoni pak si do ndiheshit nëse kjo gjë zgjaste katër ditë?

A jeni takuar ndonjëherë me Dukën?
Asnjëherë. I kam kërkuar një takim para disa ditësh në lidhje me këtë çështje, por ai nuk pranoi.

Po me drejtues të tjerë të FSHF-së, keni folur?
Kam folur me Shulkun para disa ditësh, por jo shumë gjatë, pasi ai ishte shumë ingarkuar. Megjithatë, ai më
bëri vërejtje, me të drejtë për faktin që kisha kontaktuar me një president klubi dhe pasi u konsultua edhe me
shefin e gjyqtarëve, Kotheren, më komunikoi se isha i pezulluar deri sa kjo çështje të zgjidhej.

A jeni i zhgënjyer nga qëndrimi i Shulkut, apo i Federatës?
Jo, unë i di detyrat dhe rregullat. Nuk kam çfarë të them në këtë rast.

Ju thatë se keni marrë edhe mesazhe kërcënuese nga Kapllanaj, a i dispononi ato?
Jo, i kam fshirë, sepse kishin një fjalor shumë banal. Po ta dija që gjërat do të shkonin deri këtu, do t’i kisha ruajtur.

Nëse çështja shkon në gjyq, si do të vepronit?
Shpresoj që telefonatat të jenë regjistruar nga kompanitë e telefonave dhe jam gati të shkoj në gjyq, nëse punët
mbërrijnë deri aty.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Duka

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 14:51

I dha leje FSHF-ja

Gjyqtarët e kanë të ndaluar të komunikojnë me mediat, për shkak të rregullores së tyre të brendshme. Emiljano ka refuzuar fillimisht të prononcohet edhe për "Panorama Sport", por shefi i sektorit të garave dhe shefi i gjyqtarëve, i kanë dhënë leje arbitrit që të fliste publikisht, duke i bërë të qartë se për këtë nuk do të kishte masa ndëshkimore ndaj tij.



eh, dihet ajo pune. i kan dhane leje e i kan sygjeru ça me fole. edhe ky ka hall me vazhdu prap me arbitru.... :evil:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Duka

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 14:57

Reagon shefi i sektorit të garave, duke hedhur poshtë akuzat
Shulku: S’ka komplot, të gjithë të barabartë


Përgjegjësi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, nuk ka dashur t’i komentojë
gjatë akuzat e bëra nga presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj. Ai ka thënë se drejtuesit e Bylisit kanë abuzuar dhe se askush nuk mund të hedhë poshtë punën e arbitrave dhe të federatës.
“Gjatë gjithë sezonit, ashtu si edhe në vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Shqipëria, ka ankesa nga skuadrat apo nga lojtarët për gjykimin dhe kjo është normale, pasi arbitrat janë njerëz dhe si të tillë, bëjnë edhe gabime.
E rëndësishme është që gjërat të mos ndodhin në mënyrë të paramenduar, pra me tendencë dhe deri tani nuk ka pasur raste të tilla. Megjithatë, është tërësisht e pavërtetë se ka tendencë nga FSHF-ja, apo nga zyrtarët e saj për
t’i prishur punë një skuadre, pasi nuk ka asnjë interes dhe asnjë përfitim për ta bërë një gjë të tillë. Për ne, të gjitha skuadrat dhe lojtarët janë të barabartë dhe këtë e kemi treguar me punën që kemi bërë deri tani. Nëse dikush ka prova, le t’i drejtohet federatës dhe jo gazetave”, ka deklaruar Shulku. Ai nuk ka dashur të komentojë, nëse
akuzat e bëra nga kampi ballshiot mund të kalojnë në shqyrtim nga Komisioni i Disiplinës. Madje, burime pranë federatës bëjnë të ditur se nuk do të bëhen hetime për këtë çështje nga prokurorët sportivë të FSHF-së. Ndërkaq, shefi i sektorit të gjyqtarëve në FSHF, Plarent Kotherja, ka pohuar se Biçaku është pezulluar për shkak se ka shkelur rregullat e etikës dhe ka pranuar të kontaktojë me një president klubi. Ai nuk ka dashur të sqarojë se si do të shkojë puna e Biçakut dhe nëse arbitri rrezikon, ose jo që t’i hiqet stema e FIFA-s.

Post Reply