Page 56 of 56

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 12 Jul 2010 , 17:13
by shv13
gold rregullorja e fifa parashikon qe nqs jane me gola te barabarte ne krye del ai qe ka ma shume asiste, mulleri ka 3 e kto tjeret nga 1.As une nuk e dishe kyt rregull po kshtu keka...e spo m vjen keq hic :-)
Bravo i qofte mullerit te ri :-)

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 12 Jul 2010 , 21:06
by Martiniden
Notat per ekipin gjerman:

1- Neuer, nota 7- Nje paraqitje mjaft e mire dhe nder 4 portjeret me te mire te boterorit. Mjaft i sigurte, gabimi i vetem tek goli i lampard, tregohet dinak dhe reaktiv duke vazhduar lojen si te mos kishte ndodhur gje. I pafajshem tek goli i Puyol. Me te dhe Adler porten e kemi te siguruar edhe per 10 vjet!

2-Friedrich, nota 7.5 Nje turne fantastik, eshte saracineska e mbrojtjes, gjithmone i vemendshem mban ne dore rrepartin e mbrojtjes, shperblehet me gol ne ndeshjen me argjentinen. Te vjen keq qe eshte 31 vjec!

3- Mertesacker, nota 6.5 Boteror pozitiv por pritej dicka me shume. Me 196 cm e tij harron Puyol tek goli i spanjes, po ashtu i pavemendshem ne golin e Serbise. Ne goditjet standarte rralle here e mbaj mend te kete goditur me koke. Mesatar!

4- Badstuber, nota 4.5 Nuk e kuptoj si ka arritur te jete titullar tek Bayerni, i ngadalte, konfuz, nuk merr kurr inicitive per te dale ne sulm. Ne ndeshjen me serbine ben qe Krasic te duket si Garrinca. Uroj mos ta shikoj me ne kombetare.

5- Boateng, nota 6.5 Ne ndeshjen me Ganen kishte emozione, pastaj 2 ndeshje shume te mira ndaj anglise dhe argentines, vihet shume ne veshtiresi nga Ramos dhe me te drejte Loew e nderron. Me Uruguain luan ne krah te djathe dhe ndjehet shume me i sigurte dhe kercenues, mund te rritet shume ne te ardhmen. Pozitiv!

6- Lahm, nota 6.5 Pritej dicka me shume ne fushe nga kapiteni, sidomos ne ndeshjet e veshtira. Llafet me Balack per fashen e kapitenit nuk i bejne mire. Shume ne veshtiresi ne ndeshjen me Spanjen ku nuk arrin te kaloje gjysmen e fushes i mbeshtetur keq nga trochowski. Jo decisiv!

7- Aogo, nota 5.5 Nje ndeshje nuk mjafton per ta vleresuar por nuk la asnje mbrese me Uruguain. Per tu rishikuar!

8- Tasci, pa note. Luan vetem 30 sec ne boteror, nuk duket se ben pjese ne planet e Loew.

9- Jansen, nota 6, Zevendeson Boateng ne ndeshjen me spanjen por tregohet i turpshem dhe rralle here merr iniziativen, me Uruguain paraqitje e mire ku arrin dhe te shenoje me ndihmen e Musleres. Nuk me duket e ardhmja e futbollit gjerman.

10- SCHWEINSTEIGER, nota 7.5 Eshte motorri i Benzit gjerman, kete vit e kurorezon duke hyre ne Olimpin e yjeve te futbollit boteror. Me spanjen lufton sa per 3 dhe eshte i fundit qe dorezohet. Pengohet ne hyrje te zones nga Puyol por albitri nuk jep faull, mbase do te shikonim kohe shtese. Nje gabim me Uruguain nuk zbeh boterorin e tij. Monumental!

11- Khedira, nota 7+ Eshte krahu i djathe i Schweinit, shume pozicinal luan me nje disipline taktike te nje veterani, nuk duket shume ne lojen e tij dhe atehere kur del perpara godet. Mund te rritet shume nese kalon tek Reali. Titullar!

12- Trochowski, nota 5 Thirret ne lufte per te zene vendin e Mylerit ne ndeshjen me spanjen por ben qe ta qajme mungesen e tij. I brishte nuk arrin te luftoje asnje dyluftim, i paafte ne mbrojten e topit dhe per te shtyre, kunder Capdeviles duhet te bente shume me teper. Nuk arrin ti jape Lahmit mbrojten e duhur per te dale ne sulm. Aventura e tij ne kombetare mund te konsiderohet e mbydhur!

13- Marin, nota 5.5 Ato pak minuta qe luan nuk jep ndonje gje positive por vetem humbet topa ne driblime te panevojshme, pastaj Loew nuk e fut me ne fushe. Krahasimet qe i behen me Haessler perfundojne tek statura e trupit. Lepur i lagur!

14- Oezil, nota 7- Eshte me te vertete nje talent qe gjithe bota e ka lakmi, menyra se si e perkedhel topin e jep pasimet jane nje bukuri per syte. Ne ndeshjet e fundit duket i lodhur dhe nuk arrin ta mbaje mbi shpatulla skuadren. Sikur te forcohet me shume fizikisht dhe te jete me pjesmarres ne loje mund te behet lojtar i nivelit boteror perkrah Mesit, Ronaldos e shoke. Fantazia qe na mungonte prej vitesh!

15- Kroos, nota 6 Sikur te kishte shenuar me spanjen do te kishte 3 nota me teper e do te kthehej ne hero kombetar. Ato pak minuta qe luajti nuk beri diferencen por me siguri e ardhmja do te flase per te. Podolskit i duhet pune per te mbojtur vendin e titullarit.

16- Mueller, nota 8, Fati i tij i shkruar tek mbiemri qe mban mbi fanelle. Surpriza e vertete e ketij boterori por jo per ato qe kane ndjekur Bayernin kete zezon. I ka kembet si banane dhe shpatullat e ngushta por luan futboll si askush. I shpejte, i fuqishem, altruist, asnje here nje driblim i panevojshem, jep shpirtin per skuadren, karakter i celikte qe nuk e njeh friken. Po te vazhdojne keshtu heret apo vone kupa do ngrihet nga duat e tij. Maje zot!

17- Gomez, nota 0, duket sikur nuk ka pare ndonje here top me sy. I ngadalte, gabon ne pasime, jo pozicional. Bidoni i arte i boterit. Nese kete vit nuk zgjohet nga gjumi rrezikon seriozisht karrieren. Bayerni me te ka hedhur ne pleh 30 mil €. Kombetaren do ta shikoje ne televizor here tjeter!

18- Kiessling, nota 6, Ato pak minuta qe luan me Uruguain tregon levizshmeri dhe i jep zemer sulmit gjerman. Kush eshte mesuar me Klinsmann e Voller nuk mund te emocionohet me te. Veshtire te ngrejme kupen me te ne sulm. Shpresojme me mire!

19- Podolski, nota 6.5, Pas nje sezoni te deshtuar ne bundeslige ka bere nje paraqitje te mire ne boteror, por me Serbine humbi shume raste dhe me spanjen u kthye ne anonim. Mund te jete nje rrezerve me vlera ne te ardhmen por nuk mund te presim me teper nga Poldi. I paplotesuar!

20- Cacau, nota 6 Lufton shume ne fushe por asnjehere i rrezikshem. Fitoret ne te ardhmen nuk mund te ndertohen duke u bazuar te Cacau.

21- Klose, nota 7+ Pas nje viti te veshtire e shume stol tek Bayerni shnderrohet plotesisht ne boteror. Goli e pari me argjentinen tregon me se mire karakteristikat e tij, i forte fisikisht si celik. Ndodhet gjithmone ne vendin e duhur per te goditur. Me spanjen nuk duket. Sikur te luante me Uruguain me siguri do kishte thyer rekordin e Ronaldos. Por mosha ben te veten dhe do te jete shume e veshtire per ta zevendesuar!

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 13 Jul 2010 , 21:51
by jeti
Ledi1920 wrote:
jeti wrote:Futbollisti ma i mir i botnorit ash shpall Diego Forlan qe fiton topin e art.

Kurse Thomas Muller ka fitu dy cmime.
1) futbollisti ma i mir nder te rite.
2) "Golden boot" kepuca e art nga se ka dal golshenusi ma i mir i kampionatit me 5 gola si Snajder, Forlan,Villa por Muller ka dal para te tjerve nga se ka dhan ma shume asisit 3 ne total.

Kurse portieri ma i mir shpallet iker casillas qe merr dorezat e arta.

Kurse Spanja asht shapall edhe fituese e cmimit fair-play

Une e di qe Muller eshte shpall golashenuesi me i mire per arsye se ka lujt me pak minuta se ktate tjeret.
Lajmin e kam marr nga faqja e fifas e sipas tyne n,q,s ma shume se nje futbollist ka te njejten sasi golash a,t,h fitusi shpallet ne baze te numrint te asistave qe ka dhan gjate turneut.

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 13 Jul 2010 , 21:54
by jeti
Rekordi, Zelanda e Re, e vetmja pa humbje
Ishte dikur Zelanda e Re që njihte vetëm regbinë dhe çmendej pas “All ëhites”. Tani ky komb ka bërë një hap përpara.

Në Zelandën e Re ka edhe nga ata që luajnë futboll dhe arrijnë të mbyllin një kampionat botëror pa humbur as edhe një ndeshje.

Madje më mirë se sa vetëm kampionia e re e botës, Spanja, sigurisht më mirë se sa Brazili e Argjentina, apo Holanda e Portugalia. Për të mos folur për Francën e Italinë. Të 31 skuadrat e tjera të botërorit e kishin të paktën një humbje, ndërsa Zelanda ka vetëm tri barazime në grupin me Italinë e Lipit.

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 13 Jul 2010 , 23:43
by Man in Redblue
Ky botnor ka tregu per mendimin tem ma se miri, se edhe skuadrat e "vogla" nqs lujn me disipline e me shpirt munden tpakten me marr nji barazim ndaj skuadrave tmdhaja. Zelanda e Re, Australia, Sllovenia edhe pse nuk kan kalu grupin kan lujt jashtzakonisht mire, po ashtu ishin spektakulare fitoret e Zvicres ndaj Spnajes e te Sllovakise ndaj Italise.

Megjithate Shqipnia nuk do arrijn kurr te kualifikohet per nji botnor apo europian (per sa kohe qe te vazhdojn ky mentalitet), dhe kjo jo per ato arsyet e rendomta qi perseriten koh mas kohe prej "specialistave" tone si psh. vendi jon asht i vogel (Uruguai e Sllovenia nuk jan ma te medhenj), nuk kena tradita futbollit (Zelanda e re spo ka ma shum), apo jena vend i varfen e nuk kena infrastruktur futbollit (Sllovenija normalisht nga ana ekonomike asht ma nalt se Shqipnia, por me at ca kam pa un, nuk kishte as infrastruktur futbollit, as nai interesim e kulture aq tnalt futbollit; mandej na mos te harrojm qi kena Tacin qi bjen Milanin e Real Madridin nShqipni, qi m pa dasht mund ta kishte hedh nji lek thajrit per futbollin).

Ne na mungon mentaliteti per me punu me disipline, na myti korrupsioni, po e shkatrrojm (FSHF)me dore tonen kombetaren, e kena shkatrru e degjeneru me kohe kampionatin shqiptar, sa qi futbollistat ma te dallum te ketij pseudo-kampionati vec per transferim te nai klub ne azerbaxhan a qipro jan te zot.

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 14 Jul 2010 , 06:33
by jeti
Image
Bastet kundër Paulit

Spanja është kampionia e botës në futboll, ndërsa oktapodi Paul është kampioni i botës në parashikimin e rezultateve.

Edhe kafshës e cila jeton në akuariumin e muzeut të Oberhausen i është dhënë një kupë bote, pasi në 8 parashikime për botërorin 2010 ka rezultuar i saktë në gjitha.

Saktësia në parashikimet e ndeshjeve ka shqetësuar kompanitë e basteve të cilat do të kërkojnë t'ia mbyllin gojën të famshmit oktapodi Paul.

Është pikërisht kompania angleze, William Hill e cila është ofruar për të bërë të tijin oktapodin, dhe për ta zhdukur nga tregu i parashikimeve.

"Saktësia e Paul në parashikime na shqetëson, - ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë angleze Rupert Adams.- Prandaj ne jemi të gatshëm ta blejmë atë, ose mund të sponsorizojmë atë. Nuk jam i sigurtë nëse do ta arrijmë këtë marreveshje, por nëse do të përfundojë pozitivisht, ne nuk do të lejojmë që Paul të japë parashikime".

Negociatorët e kompanisë angleze të basteve kanë kontaktuar me drejtuesit e akuarimit të Oberhausen, por nuk kanë bërë të ditur shifrën të cilët ata janë në gjendje të ofrojnë për blerjen e oktapodit parashikues. Pak kohë më parë drejtuesve të këtij akuariumi u janë ofruar edhe oferta të cuditshme, 6.300 euro për të ngrënë oktapodin Paul, por ata e kanë refuzuar në mënyrë të menjëhershme.

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 29 Aug 2010 , 20:12
by fpjalmi
FIFA World Cup 2010 Top 10 Goals

10 golat ma te bukur te botnorit

http://topsporti.com/2010/08/fifa-world ... -10-goals/

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 26 Oct 2010 , 17:08
by jeti
Image

Oktapodi më i famshëm në botë, Paul ngordhi mbrëmjen e kaluar në akuariumin Sea Life.

Oktapodi ishte shumë i njohur falë parashikimeve të tij të sakta për botërorin e futbollit Afrikë e Jugut 2010.
Paul gjeti rezultatet e të gjitha ndeshjeve të rëndësishme që kreu kombëtarja gjermane. Parashikoi fitoret e gjermanëve ndaj Australisë, Ganës, Anglisë, Argjentinës dhe Uruguajit, si dhe humbjet me Serbinë dhe Spanjën.
Paul gjeti po ashtu edhe fituesin e takimit Spanjë-Hollandë, duke u bërë kështu parashikues i besueshëm nga të gjithë.

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 26 Oct 2010 , 17:44
by fpjalmi
jeti wrote:Image

Oktapodi më i famshëm në botë, Paul ngordhi mbrëmjen e kaluar në akuariumin Sea Life.

Oktapodi ishte shumë i njohur falë parashikimeve të tij të sakta për botërorin e futbollit Afrikë e Jugut 2010.
Paul gjeti rezultatet e të gjitha ndeshjeve të rëndësishme që kreu kombëtarja gjermane. Parashikoi fitoret e gjermanëve ndaj Australisë, Ganës, Anglisë, Argjentinës dhe Uruguajit, si dhe humbjet me Serbinë dhe Spanjën.
Paul gjeti po ashtu edhe fituesin e takimit Spanjë-Hollandë, duke u bërë kështu parashikues i besueshëm nga të gjithë.
past drite :D :mrgreen:

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 26 Oct 2010 , 19:43
by Man in Redblue
I madh, NJISH krejt ka ken !

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 27 Oct 2010 , 17:29
by fpjalmi

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 27 Oct 2010 , 20:35
by Skodrinon
der te gjysfinalet m'pelqete, mandej e mora inat :)

Re: Boterori 2010

Posted: Fri, 19 Nov 2010 , 04:26
by jeti
fpjalmi wrote:
jeti wrote:Image

Oktapodi më i famshëm në botë, Paul ngordhi mbrëmjen e kaluar në akuariumin Sea Life.

Oktapodi ishte shumë i njohur falë parashikimeve të tij të sakta për botërorin e futbollit Afrikë e Jugut 2010.
Paul gjeti rezultatet e të gjitha ndeshjeve të rëndësishme që kreu kombëtarja gjermane. Parashikoi fitoret e gjermanëve ndaj Australisë, Ganës, Anglisë, Argjentinës dhe Uruguajit, si dhe humbjet me Serbinë dhe Spanjën.
Paul gjeti po ashtu edhe fituesin e takimit Spanjë-Hollandë, duke u bërë kështu parashikues i besueshëm nga të gjithë.
past drite :D :mrgreen:
Pas Drite? ku e din ti se Paul ka ken i krishter... :mrgreen:

Re: Boterori 2010

Posted: Thu, 30 Dec 2010 , 19:08
by fpjalmi
Doping? Spanja rrezikon titujt, Europianin kunder Gjermanise dhe Boterorin kunder Hollandes ,reagon Ksavi

SPANJE- Lojtari i ekipit kombëtar të Spanjës dhe Barcelonës Xavi Hernandez mohoi publikisht se ai dhe shokët e tij të skuadrës kishin përdorur doping gjatë zhvillimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.


Xavi tha se në botën e futbollit spanjoll nuk ka asnjë me doping, pasi sipas tij dëshmi për këtë janë kontrollet e vazhdueshme


Komentet e Xavit erdhën pas deklaratave të forta të një të burgosuri, i cili zbuloi publikisht se doktor Eufemio Fuentes i kishte rrëfyer se nëse fliste për Spanjën, ata nuk do të ishin as kampionët e botës dhe as të europës.


"Nëse unë flas, Spanja nuk do ketë më Europianin dhe Botërorin!"- mësohet të ketë thënë Fuentes


Fuentes është arrestuar disa ditë më parë për dhënie substancash të paligjshme sportistëve të ndryshëm, kryesisht në atletikë.