Intervista

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Feb 2006 , 19:34

Hasani: Meritonim me teper se humbja

Objektivi i kuqebluve per te mos dale pa pike nga stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" nuk u realizua. Si asnjehere tjeter ne transferte, thuajse i gjithe kampi shkodran eshte ne sinkron i mendimit se mundesite ishin te tilla. Entuziazmi i shprehur gjate diteve para ndeshjes kishte krijuar bindjen ne opinion se Vllaznia e kerkonte me insistim nje rezultat pozitiv, ndaj pas humbjes nuk jane ndiere aspak mire. Nje gje te tille e konfirmon per gazeten "Sport Ekspres" edhe mbrojtesi Alban Hasani. Ne vazhden e ndeshjeve te mira te tij ka qene edhe ajo e luajtur te dielen ne "Ruzhdi Bizhuta". Madje, duke mbeshtetur fuqishem sulmin drejt golit te barazimit, ne minutat e fundit te ndeshjes ai ka qene fare prane realizimit te tij. "Per hir te se vertetes, duhet te them se, per ate qe u dha ne fushen e lojes, Vllaznia e meritonte te merrte nje pike ne ate ndeshje. Barazimi do te ishte shume me i drejte", thote mbrojtesi kuqeblu. Duke folur dicka me gjate per ndeshjen, Hasani vijon: "Ne zhvilluam nje pjese te pare jo shume te mire, kur dhe u ndeshkuam me nje gol qe me pak kujdes duhej ta evitonim. Por, ne te dyten, kemi luajtur mjaft mire dhe me rastet e shumta qe krijuam perpara portes kundershtare duhej medoemos te shenonim. Ne nje fare mase mund te them se na munoi edhe fati, por mendoj se ne kete ka ndikuar drejtperdrejt edhe gjykimi i arbitrit Latifi, i cili shfaqi njeanshmeri ne favor te vendasve". Megjithate, edhe pse Vllaznia u largua e mundur nga Elbasani, sipas Hasanit, ajo doli kryelarte nga kjo ndeshje, sepse ne teresi loja e kuqebluve u pelqye nga te pranishmit e shumte ne shkallet e stadiumit. "Sikurse e thashe, barazimi ishte perfundimi me i drejte, megjthate, i rendesishem eshte fakti se ne radhet tona eshte rikthyer besimi se kemi forca per te marre rezultate pozitive. Ndonese nuk u muaren piket e kerkuara, ndeshja ishte ne vazhden e atyreve qe kemi zhvilluar ne periudhen e fundit". Duke folur per repartin e mbrojtjes, ku ai luan, Hasani thote se "mungesa e Telit ne kete ndeshje, apo edhe e Ndrekes ne ato te meparshmet, ka dhene ndikimin e vet. Megjithate, trajneri ka arritur ta stabilizoje kete repart". Rikthimi i Telit, qe pritet te jete ne ndeshjen e ardhshme me Dinamon, ne Shkoder, eshte nje garanci me shume per prapavijen, por edhe per skuadren ne teresi. "Ne ballafaqimin me Dinamon do te bejme me te miren tone per te marre fitoren, e cila ne nje fare mase mund te korrigjoje humbjen e pesuar ne Elbasan", thote Hasani, i bindur se skuadra shkodrane i ka te gjitha mundesite per ta realizuar kete objektiv.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 02 Mar 2006 , 14:33

Profesionalizmi i Dedjes

Te gjithe kane pritur se cfare do te ngjiste gjate dites se djeshme. Mungesa e teknikut shkodran ne seancen e se martes, dite kur ishin planifikuar dy takime shume te rendesishme per te, si ai me Drobnjakun ashtu dhe me Bokatolen, e kishte perqendruar vemendjen e te gjitheve pikerisht ne stervitjen e djeshme. Nje gje te tille e priste me interesim jo vetem opinioni sportiv shkodran si dhe skuadra ne pergjithesi, por sidomos perfaqesuesit e medias sportive, te cilet ishin te shumte ne numer ne kete seance stervitore. Por, tekniku shkodran, Hysen Dedja, me profesionalizmin e tij, duke e vene veten ne rolin e nje mesuesi te mire, perpara se te dale ne fushen e stervitjes ka preferuar ta mbledhe skuadren ne dhomat e zhveshjes, duke bere nje bisede te shkurter me futbollistet kuqeblu. Dhe, nder te tjera, duke folur per ndeshjen e kesaj fundjave, ate Vllaznia Dinamo, qe do te zhvillohet ne "Loro Borici", per te cilen u ka kerkuar te gjitheve mobilizim dhe perkushtim maksimal, njeshi i pankines shkodrane ka dale drejtperdrejt edhe tema me e lakuar e dy diteve te fundit, ajo e publikimit te nje konflikti mes tij dhe dy futbollisteve te huaj. Ndaj, duke patur si qellim te sqaroje ate qe eshte folur per kete teme, Dedja i ka thene grupit te kuqebluve se ai nuk ka asgje me dy futbollistet ne fjale. "Nuk kemi perse ta mbajme mendjen per cfare thuhet e shkruhet nga gazetaret", ka deklaruar Dedja dhe menjehere, pa lene shteg per diskutime, eshte shprehur pozitivisht ne lidhje me marredheniet e tij me dy futbollistet e huaj, Drobnjnak dhe Bokatola. "Une nuk kam asgje personale me asnjerin prej tyre. Ata jane pjese e skuadres dhe te tille do te jene ne vazhdim, prandaj i ftoj te shtojne mobilizimin e tyre per te rritur kontributin ne arritjen e objektivave te Vllaznise".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Mar 2006 , 14:15

Suad Lici: Per kupen jemi ne kohe
Suad Lici ka mendimin se skuadra shkodrane nuk u paraqit mire ne ndeshjen e fundit me Dinamon, por perparaeshte perballja me Partizanin, ne tirane, ndersa ne mesjaven e ardhshme do te kene nje rast per te shfaqur pretendimet peer objektivin kryesor aktualisht, qe eshte Kupa e Shqiperise. "Me te vertete qe ne ballafaqimin me Dinamon skuadra nuk u paraqit aspak mire, gje qe ka sjelle pakenaqesi, si ne publik ashtu dhe te drejtuesit e klubit, thote Licine prononcimin per gazeten tone. Megjithate, duhet pranuar se, ne nje fare menyre, rezultati negativ erdhi edhe si pasoje e mungeses se fatit, qofte ne te gjithe ato raste qe u humben ne pjesen e pare, por edhe ne te dyten, kur kemi humbur penalltine. Nuk mund te mos permend dhe mbrojtjen e sigurt te portes se bluve nga portieri Lika". A ka pasur defekte? Sigurisht qe po. Sipas Licit, ato dolen me ne pah atehere kur Dinamo kaloi shpejt ne avantazh. Per rrjedhoje, pas peimit te golit, nga deshira per te barazuar sa me shpejt, lojtaret dolen nga detyrat taktike, pasi, duke u turrur te gjithe ne sulm, krijuan pasiguri ne prapavije.

Te mos gabohet ne vazhdim

"Sidoqofte, une do te isha i mendimit qe te mos e mbajme me mendjen te Dinamo, vijon Lici. Jo se nuk duhet te nxirren pergjegjesite, por per vete pozicionin qe kemi, sidomos kur na pret edhe ndeshja per Kupe, gjykoj se kjo nuk do te sherbente aspak per mire asaj, cka ne pretendojne ne kete kompeticion, pra fitoren e trofeut. Keshtu qe, duke analizuar me syrin kritik ato te meta dhe defekte qe u shfaqen ne ndeshjen me Dinamon, ne duhet te nxjerrim mesime, ne menyre qe te mos gabojme ne vazhdim". Por, perpara ndeshjes se Kupes, me Shkumbinin, te shtunen do te luhet ne "Qemal Stafa", me Partizanin. "Natyrisht, eshte nje ndeshje mjaft e veshtire, thekson Lici. Ballafaqimet me Partizanin perhere kane qene te veshtira, por edhe te shoqeruara me emocione. Edhe kete radhe keshtu ka per te ndodhur, aq me teper kur Partizani eshte ne kulmin e formes se tij sportive dhe pretendent per titull. Deshira e jone eshte te bejme me te miren ne fushe, duke dhene ne nje fare menyre edhe mesazhin e nje kthese. Per kete do te punojme intensivisht gjate gjithe javes, ne menyre qe te shtunen te jemi ne formen me te mire". Sidoqofte, edhe pse Vllaznia do te perpiqet te beje me te miren ne Tirane dhe per kete besimi eshte mjaft i madh, ne diskutimet qe degjohen brenda grupit duket se per ta transferta e kesaj jave, me Partizanin, nuk do te jete si te meparshmet. "Une e thashe edhe me perpara, sqaron Lici, qe me Partizanin do te bejme me te miren. Megjithate, per ne pretendimet ne kampionat, sidomos pas humbjes ne Elbasan, jane krejt te pakta, keshtu qe vemendja kryesore do te jete per te ndeshja e se merkures te ardhshme ne Peqin, per kupen e Shqiperise. E kemi thene se Kupa eshte e vetmja alternative per te marre "bileten" per ne Europe. Nese "frenat" e kampionatit na iken prej duarsh, per garen e kupes jemi ne kohe".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Mar 2006 , 13:21

Sinani: Vllaznia, dinjitoze deri në fund

Në ndeshjen e fundit me Tiranën ai ka qenë gjatë gjithë lojës protagonist për Vllazninë. Loja e Vioresin Sinanit është gjithnjë e rrezikshme dhe për rrjedhojë mbrojtësit bardheblu kanë shpenzuar shumë energji për mbulimin e tij. Vetë kapiteni shkodran, duke folur në lidhje me këtë ndeshje, shpreh keqardhjen që ekipi i tij nuk arriti të dalë me pikë nga "Selman Stërmasi". "Kemi bërë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe, megjithëse ishin në disavantazh të dy golave, arritëm ta ngushtojmë rezultatin. Po të kishim pasur më tepër fat, edhe mund të kishim barazuar. Për pak menduam se përsëritëm ndeshjen me Partizanin," thotë Viori. Nga ana tjetër, të duket pak e pashpjegueshme mënyra sesi kuqeblutë arrijnë të gjejnë forca për të luajtur si të barabartë me skuadrat më të mira të kampionatit, kur vetë ata ndodhen shumë larg zonës së pretendimeve. Megjithatë, kapiteni i kësaj skuadre shprehet se Vllaznia kështu do të luajë deri në fund të kampionatit. "Kemi luajtur përballë të gjitha skuadrave me ndershmëri dhe besoj se kështu do të luajmë deri në fund. Ndaj çdo kundërshtari do të mundohemi të bëjmë më të mirën, sepse kështu respektojmë emrin e Vllaznisë, respektojmë kampionatin. Të gjithë duhet të jenë të bindur se deri në ndeshjen e fundit të kampionatit do të kërkojmë të bëjmë më të mirën," është shprehur Sinani. Por ajo çfarë nuk janë në gjendje të shpjegojnë pjesëtarët e skuadrës shkodrane, është fakti se pse ata fillojnë të reagojnë vetëm kur ndodhen në disavantazh. Kësaj pyetjeje edhe vetë lideri i kuqebluve nuk është në gjendje t'i kthejë një përgjigje të saktë, por vetëm shton: "Nuk i di arsyet pse ndodh kështu, por është e vërtetë se ne reagojmë me shumë vonesë. Ndoshta në këtë mes ndikon edhe gjendja jo e mirë në renditje e ekipit. Megjithatë, ajo që duhet natyrisht është ta fillojmë ndeshjen ashtu siç e mbyllim atë, me të njëjtin ritëm. Nuk ka pse të futemi në fushë si inferiorë." Ndërkohë, nesër Vllaznia do të presë në "Loro Boriçi" ekipin e Shkumbinit për ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët janë shumë favoritë për kalimin në gjysmëfinale, ngaqë e kanë fituar ndeshjen e parë 2 0 në Peqin. Duke folur në lidhje me këtë ndeshje, Vioresin Sinani përfundon: "Natyrisht që hapin e parë e kemi hedhur, duke fituar në ndeshjen e parë, por nuk duhet t'ia lejojmë vetes në asnjë mënyrë ndonjë hap të gabuar. Hapat duhet t'i hedhim ngadalë dhe normalisht Shkumbinin duhet kaluar medoemos. Përderisa edhe në kampionat jemi duke u paraqitur denjësisht përballë skuadrave më të mira, nuk ka pse të mos mendojmë kështu edhe për kupën. Jemi të vendosur për të pretenduar deri në fund për fitimin e këtij trofeu."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Apr 2006 , 15:05

Cela: Rendesia, sipas radhes

Kuqeblute e Vllaznise kane sot nje prove shume te rendesishme per te ardhmen e pozicionimit ne tabelen e klasifikimit. Perballe tyre do te jete Lushnja, ndaj se ciles do te kerkohet nje rezultat pozitiv, per te mos e renduar situaten ne vazhdimesi. Nje gje te tille e ka theksuar perpara skuadres edhe tekniku Dedja, i cili ka zhvilluar me lojtaret seancen e fundit stervitore perpara ballafaqimit me lushnjaret. Ajo qe e ka ngrohur teknikun Dedja ka qene pjesemarrja e plote e lojtareve dhe gatishmeria e tyre per kete ndeshje. Nderkohe, ka bere pershtypje fakti qe, ndryshe nga radhet e tjera, ne kete pragndeshje ka treguar nje interes te madh per gjendjen e skuadres edhe vete numri nje i klubit Vllaznia, presidenti Agron Cela. Ne takimin me te, duke biseduar rreth perspektives se skuadres deri ne fund te sezonit, gjithcka eshte perqendruar ne ndeshjen per turin gjysmefinal te kupes, qe do te luhet te merkuren e ardhshme, ne stadiumin “Loro Borici”, ku perballe do te jete Elbasani. “Eshte e vertete qe ne Shkoder qe prej shume ditesh flitet vetem per ndeshjen gjysmefinale te kupes se Shqiperise, me Elbasanin, por une, ne nje fare menyre, nuk do te isha dakord qe po lihet ne harrese kampionati”, ka bere verejtjen presidenti i skuadres shkodrane. “Ne, realisht jemi larguar krejtesisht nga pretendimet e vendeve te para, per te cilen, ne emer edhe te kolegeve te mi donatore, gjej rastin te bej nje autokritike, pasi per arsye te ndryshme nuk arritem ta mbajme fjalen e te hynim ne zonen e kompeticioneve europiane. Por, megjithate, ne nuk mund te dorezohemi krejtesisht ne ndeshjet e kampionatit. Eshte ne nderin tone te vijojme te paraqesim lojera cilesore, te shoqeruara edhe me rezultate pozitive. Nga ana tjeter, nese nuk luftojme per te marre piket e plota, sidomos ne stadiumin tone, atehere leme shteg te per t’u perfshire ne “zonen e ftohte” te zbritjes nga kategoria superiore. Edhe pse duket e pamundur te shkohet deri aty, vec kur e kujton kete mundesi te krijohet nje alergji, nisur nga emri dhe reputacioni qe ka Vllaznia ne futbollin shqiptar”, eshte shprehur Cela. Duke vazhduar me tej, presidenti ka thene se do t’u kerkonte futbollisteve qe te perqendroheshin maksimalisht ne ndeshjen e sotme ndaj lushnjareve, me synimin qe te fitonin piket e plota. “Eshte nje kerkese, qe duhet realizuar per ta stakuar perfundimisht mendjen ng rreziku i renies nje kategori me poshte” ka thene presidenti i kuqebluve, i cili ka vazhduar: “Pervec sigurimit te tri pikeve, qe na nevojiten se tepermi, nje loje e mire krijon klimen e pershtatshme per ndeshjen e radhes, kete here per gjysmefinalen e kupes, ndaj Elbasanit, qe do te luhet te merkuren e ardhshme”. Keshtu, ndeshja e sotme ndaj Lushnjes per kuqeblute do te jete edhe nje kolaudim per perballjen e mesjaves, ndaj Elbasanit. Gjithsesi, duke u prononcuar per gazeten tone, presidenti Cela ka theksuar: “Perpara eshte Lushnja. Te kalojme kete prove, qe nuk eshte pak e rendesishme, pastaj te flasim per ndeshjen e radhes, me Elbasanin”.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Apr 2006 , 13:49

Çela: Kompromis? S’bëhet fjalë

Gjatë ditëve të fundit, në opinionin publik shkodran, por edhe më gjërë, kanë qarkulluar komentet rreth një kompromisi të mundshëm mes Vllaznisë dhe Elbasanit, për ndeshjet gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë. Natyrshëm, kjo ka shqetësuar pa masë edhe drejtuesit më të lartë të klubit të futbollit Vllaznia. Presidenti i këtij klubi, Agron Çela, i cili në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, me Lushnjën, nuk ka qenë për arsye të një shërbimi pune jashtë vendit, me të mbërritur në Shkodër ka mbledhur stafin, për të marrë masat e duhura në lidhje me gatishmërinë e skuadrës kuqeblu në prag të një ndeshjeje të këtij karakteri, sikurse parashikohet të jetë ajo që do të luhet nesër, mes Vllaznisë dhe Elbasanit. “Jam me të vërtetë tejet i shqetësuar për të gjithë ato që po fliten në kurriz të ndeshjes sonë me Elbasanin”, ka thënë për “Sport Ekspres” presidenti shkodran, duke iu referuar fjalëve të përhapura, jo vetëm në Shkodër, por edhe më tej. Një gjë e tillë, sipas presidentit shkodran, bëhet me qëllim të caktuar, për të ndikuar në mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje. Prandaj, përmes gazetës “Sport Ekspres”, Çela dëshiron të japë sqarimet e duhura rreth kësaj teme shumë të lakuar të ditëve të fundit. “Vllaznia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e kompromiseve në futbollin shqiptar, nënvizon Çela. Një gjë të tillë e kemi treguar mjaft mirë edhe në ndeshjet e tjera të zhvilluara deri tani. Lojërat tona kanë qenë korrekte ndaj të tria pretendenteve, Elbasanit, Partizanit dhe Tiranës, duke kërkuar t’i marrë pikët secilës prej tyre. Nëse arritëm t’ia marrim vetëm Partizanit, kjo ishte thjesht çështje fati”. Por, më tepër se gjithçka, presidentin shkodran e shqetëson efekti që mund të japë ky opinion i përhapur nga persona dashakeq të Vllaznisë. Dhe, frikën më të madhe ai e ka te ndikimi negativ që mund të ushtrojnë zëra të tillë në radhët e tifozëve shkodranë, të cilët, nëse e quajnë si të vërtetë diçka të tillë, mund të ftohen akoma më tepër me skuadrën e tyre. Ndaj, ai kërkon të bëjë sqarimet, për t’i garantuar se një gjë e tillë as që bëhet fjalë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Apr 2006 , 13:21

Fushaj, besimi per te ardhmen e kuqebluve

Vllaznia ka hedhur nje hap te sigurt drejt kualifikimit ne finalen e kupes se Shqiperise, pasi ka arritur nje fitore te paster ndaj Elbasanit, ne gjysmefinalen e pare. Rezultati ka krijuar nje klime optimiste ne kampin shkodran, cka e pranon edhe zevendespresidenti Valter Fushaj, i cili shprehet i kenaqur per ate qe dha skuadra e tij ne ndeshjen ndaj verdhebluve, qe kryesojne kampionatin. “Kishim kohe qe e pritnim kete ndeshje, thekson Fushaj, sepse nga rezultati i saj varej fati i skuadres per nje pjesemarrje ne Europe. Prandaj edhe emocionet tona kane qene jo te vogela”. Zevendespresidenti shkodran vlereson lojen e futbollisteve kuqeblu, te cilet ne kete ndeshje kane paraqitur ne fushe nje grinte krejt tjeter. “Jemi te kenaqur nga kjo ndeshje. Pa dyshim, ajo qe na kenaq me teper eshte rezultati 2 0, qe na garanton per kthimindhe na afron me kualifikimin”, vijon Fushaj. Por, aika edhe ndonje kritike, si per shperdorimin e shume rasteve qe iu krijuan skuadres ne fillimin e lojes. Ne komentin e tij per kete ndeshje, numri i dy i klubit Vllaznia gjen rastin te pergezoje portjerin Grima, i cili e ka shpetuar skuadren nga pesimi i nje goli, ne dy minutat e fundit te ndeshjes. Nese do te ishte pesuar gol, gjerat do te komplikoheshin per ndeshjen e kthimit.

Vemendje edhe kampionatit

Pasi ka vene ne “shina” ate qe i kerkohej prej shume javesh, pra fitorenn e gjysmfinalen e pare te kupes, Vllaznia eshte perqendruar serish ne ndeshjen e kampionatit. Tekniku Dedja ka theksuar se edhe ne Kavaje duhet vemendje e plote, sepse nje rezultat pozitiv mbyll gjithcka ne rruge matematikore, ne lidhje me rreziqet qe vijne nga kati i poshtem i tabeles se klasifikimit. Nje gje te tille e thekson edhe zevendespresidenti Fushaj, kur thote se “ne Kavaje udhetojme per pike”. “Me Besen kemi zhvilluar ndeshje mjaft te mira, si per kampionat dhe sidomos per kupe, ku e kemi eliminuar nga konkurrimi, atehere kur kavajasit ishin ne kulmin e tyre. Ndersa tani, duhet pranuar se niveli i tyr ka pesuar renie, keshtu qe mund te jete nje moment i mire per te marre pike”, thekson Fushaj, madje, duke aluduar edhe per trepikeshin.

Nje kompliment per tifozet

Nje nga te vecantat e ndeshjes se te merkures, me Elbasanin, ka qene edhe rikthimi i publikut shkodran ne shkallet e stadiumit “Loro Borici”. “Me thene te drejten, e prisja kete rikthim te tifozeve, thote Fushaj. Mund te ishte edhe me i madh numri i tyre, sepse nje gje te tille e kane treguar edhe here te tjera, sidoqofte, duhet vleresuar pjesemarrja dhe mbeshtetja qe ata i dhane skuadres. Roli i tyre eshte i pazevendesueshem, prandaj, me kete rast do t’u beja komplimentet e rastit, duke shprehur besimin se tani e prapa nuk do te kete me ndarje”.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 17 Apr 2006 , 13:37

Armir Grima: Shpirtin, per Kupen

Vllaznia u mund te shtunen ne Kavaje, nga Besa, pas dy fitoreve radhazi, te arritura kunder Lushnjes ne kampionat dhe Elbasanit, ne ndeshjen e pare gjysmefinale per Kupen e Shqiperise. Ne ndeshjen e Kavajes, Vllaznia shkonte me mendimin per fitore, me qellim qe te kapercente skuadren vendase ne renditje, edhe pse vendi i peste nuk do t’u sherbente per asgje kuqebluve. Portieri Armir Grima thote se ne Kavaje skuadra e tij shkoi per te marre nje rezultat pozitiv dhe ishte pergatitur seriozisht per kete. “Kishim si objektiv fitoren dhe mendoj se mund ta arrinim, pasi bilanci i ndeshjeve me Besen ne kete sezon anon nga ne. Nje tjeter fitore ishte plotesisht e mundshme”, thote Grima, duke iu referuar edhe kronikes se lojes per te ilustruar besimin e tij. Portieri thote se Vllaznia zhvilloi nje loje sulmuese dhe krijoi shume raste per shenim, ck verteton se shkodranet nuk hyne ne loje per te qendruar pasive. Humbja e shkodraneve erdhi pas nje penalltie te shenuar nga Hamzaj, ne minuten e 57 te. Shkaktari i penalltise ishte vete portieri shkodran, por Grima thote se vendimi i gjyqtarit nuk ishte i drejte. “Une isha ne dyluftim me sulmuesin kundershtar dhe godita topin, jo koken e tij. Gjyqtari u nxitua qe dha penallti, sepse nuk ishte e tille”, siguron portieri, duke thene se ishte e padrejte menyra sesi erdhi humbja. Megjithate, Grima shton se ne ndeshjen e Kavajes skuadra e tij tregoi vlera dhe kjo ka me teper rendesi. “Do te kishte qene mjaft pozitive marrja e nje rezultati pozitiv ne Kavaje. Me tri pike do ta kishim kaluar Besen ne renditje dhe tani do te ishim ne vendin e peste. Nuk eshte se ka shume rendesi vendi i peste, apo i gjashte, por do te shkonim me nje tjeter moral ne Elbasan, per ndeshjen e kthimit gjysmefinale per Kupen. Ajo qe me gezon eshte se skuadra shfaqi ritem te larte”, shpjegon Grima.

Forma qe jep besim

Duke pasur gjithmone ne qender te vemendjes Kupen e Shqiperise, Grima thote se kuqeblute po shfaqin forme ne rritje, cka eshte shume e rendesishme ne keto momente. “E kemi thene edhe me perpara se forcat tona tani jane perqendruar te Kupa. Kemi hedhur nje hap te mire, me fitoren qe arritem kunder Elbasanit, 2 0, por jemi te ndergjegjshem se na pret nje beteje e forte ne “Ruzhdi Bizhuta”. Elbasani do te beje te pamunduren per ta permbysur rezultatin. Gjithcka mund te ndodhe ne futboll, por besoj se nuk do ta leshojme nga dora kete mundesi, kete shans qe na eshte krijuar per te shkuar ne Evrope”, thekson portieri. “Garancia me e madhe eshte edhe forma e mire qe treguam ne ndeshjen me Besen, edhe pse kishim mungesa ne formacion”. Para se te luhet ndeshja e kthimit gjysmefinale ne Elbasan, kryesuesit e kampionatit do te perballen edhe nje here ne stadiumin “Loro Borici”. Per Grimen, kjo eshte nje tjeter histori, qe nuk ka lidhje me Kupen e Shqiperise. “Jane dy ndeshje te ndryshme dhe motivimi i skuadrave do te jete tjeter. Ne ndeshjen e Kupes ishim ne me te motivuarit, sepse e kemi edhe rrugen e vetme per te dale ne Kupen UEFA. Elbasani eshte me i motivuar ne kampionat, sepse kryeson me merite dhe eshte shume prane titullit kampion, nje arritje shume e madhe per te. Keshtu qe nuk ka pse te habitemi, nese Elbasani luan fort dhe merr nje rezultat pozitiv. Ne do te luajme per nje tjeter fitore, por dua t’ju kujtoj se edhe ne ndeshjen e Kupes Elbasani nuk ishte inferior dhe luajti mjaft mire. E perseris qe motivet ndryshojne shume dhe ne nuk kemi pasur te njejtin mobilizim ne kampionat, por kjo eshte normale. Mendja e jone eshte qe tani te ndeshja e kthimit per Kupen dhe keshtu do te vepronte kushdo”, thote Grima, duke sqaruar se te gjitha skuadrat llogarisin forcat tyre ne lidhje me ndeshjet e rendesishme, gje qe nuk ka te beje aspak me lojerat “pas kuintave”. “Ne do te luajme per rezultat pozitiv, por mos prisni qe te japim edhe shpirtin ne fushe ne nje ndeshje pa rendesi per ne. Ate e kemi ruajtur per ndeshjen e Kupes, ku do te japim gjithcka”, siguron portieri shkodran, Grima.

Gasper MARKU
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Apr 2006 , 13:46

Teli: Vllaznia po rrezikon superligën

Situata në kampin shkodran nuk është shumë e qetë, sidomos pas humbjes së fundit në Kavajë me Besën. Tashmë pas këtij takimi jo vetëm që nuk u bë realitet ngjitja në vendin e pestë të renditjes, siç pretendohej, por javët në vazhdim nuk sjellin shumë garanci sa i takon vazhdimësisë. Madje parë në një këndvështrim tjetër, duke ditur edhe vështirësitë e ndeshjeve të ardhshme, nuk është çudi që Vllaznia ta shohë veten në "zonën e ftohtë" të skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria. Këtë gjë e pranon edhe njëri nga pjesëtarët e skuadrës shkodrane, pikërisht mbrojtësi i talentuar i saj Admir Teli. Ai e konsideron diçka negative humbjen e fundit në Kavajë, sepse të gjitha shanset kanë qenë për ta fituar atë ndeshje, prandaj dhe thotë: "Ndaj Besës kemi pasur një mundësi të mirë për të fituar dhe për t'u ngjitur në vendin e pestë në renditje. Por ne jo vetëm që nuk fituam, por tashmë me këtë humbje rrezikojmë edhe kampionatin. Javët që do të vijnë janë shumë të vështira dhe ne natyrisht që duhet të mos gabojmë më, sepse e kemi të përqendruar gjithë vëmendjen te kupa, por më duket se kemi harruar kampionatin. Forcat dhe mundësitë e skuadrës janë shumë më ndryshe nga ato që jemi duke demonstruar sivjet në ndeshjet e kampionatit." Morali i skuadrës duket disi i rënë pas kësaj humbjeje, që mund të konsiderohet e papritur. Shumëkush, duke parë kronikën e ndeshjes dhe rastet e humbura të shkodranëve, mendon se ata nuk kanë pasur shumë dëshirë të fitojnë. Por i këtij mendimi nuk është Teli, i cili merr në mbrojtje shokët e tij të ekipit. "Problemi nuk është se nuk kanë dashur të shënojnë. Por në gjithë ata raste që kemi pasur për shënim, përveçse nuk kemi pasur edhe fat, na ka munguar edhe qetësia para portës. Pa harruar edhe faktin që kemi pasur mungesa në formacion. Duke qenë kështu, e pësuam dhe dolëm pa asnjë pikë nga Kavaja, duke rrezikuar pozitat tona," ka shtuar më tej mbrojtësi shtatlartë dhe shumë elegant. Në lojë ndërkohë janë edhe 12 pikë në 4 ndeshjet që kanë mbetur. Për kuqeblutë, shorti nuk është aspak i favorshëm, teksa presin në "Loro Boriçi" Elbasanin dhe Partizanin dhe do të udhëtojnë në transfertë me Dinamon dhe Skënderbeun. Parë në këtë aspekt, nuk është çudi që deri në fund të kampionatit, Vllaznia me oshilacionet që po tregon në kampionat, të marrë shumë pak pikë, çka do të rrezikonte edhe pozitat e saj. Megjithatë, Admir Teli, në fund të prononcimit të tij, do t'u bënte thirrje shokëve të skuadrës së tij për vëmendje maksimale në ndeshjet që kanë mbetur, për të mos e pasur mendjen vetëm te kupa, por edhe te kompeticioni tjetër. "Ndeshjet që na kanë mbetur janë shumë të vështira, por na duhet që të gjithë të përqendrohemi në maksimum për të grumbulluar sa më shumë pikë. Do të ishte fatale për Vllazninë ta ndiente veten të rrezikuar për rënien nga kategoria, kur në anën tjetër pretendojmë të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Skuadra ka forca për të mos qenë në këto pozita që është, prandaj besoj se do ta kalojmë këtë moment aspak të favorshëm," ka thënë Teli.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Apr 2006 , 13:48

Cela: Paster!

Perkunder zerave qe qarkullojne per “pazare” ne ndeshjen e se shtunes, Vllaznia Elbasani, ne kampin kuqeblu garantojne se do te japin me te miren e tyre dhe fitorja t’i takoje asaj skuadre qe do ta meritoje. I kthyer nga nje sherbim disaditor jashte vendit, numri nje i klubit Vllaznia, presidenti Agron Cela, ka kerkuar te mesoje menjehere rreth gjendjes se skuadres dhe pergatitjet qe po behen per ndeshjen e se shtunes ndaj Elbasanit, per kampionat. Mungesen e informacionit per dy ndeshjet e fundit, ate me Lushnjen ne Shkoder dhe Besen ne Kavaje, ku ai nuk ka qene i pranishem, Cela e ka plotesuar me hollesisht permes bisedes me trajnerin Dedja, me te mberritur. “Me thene te drejten, per ndeshjen ne Kavaje e prisja te pakten nje barazim, edhe per vete faktin se skuadra ka qene e motivuar per te marre nje rezultat pozitiv. Megjithate, sic mora vesh, paraqitja e skuadres ne fushe kishte qene e kenaqshme ne ate ndeshje, gjate minutave te se ciles nuk kane munguar edhe rastet per shenim. Dhe kjo, ne nje fare menyre, me ka gezuar me teper, sepse flet per nje gjendje te shendoshe jo vetem ne anen fizike e tekniko taktike, por edhe ne ate psikollogjike”, ka nenvizuar presidenti Cela.

Lufte pa kompromis

“E kam theksuar edhe here te tjera qe Vllaznia luan futboll te paster, pa u perfshire ne asnje lloj kompromisi, dhe keshtu do te vijojme te paraqitemi deri ne fund te sezonit”, ka qene deklarata e prere e presidentit te Vllaznise, Agron Cela, dje pasdite, teksa i drejtonim disa pyetje ne lidhje me ndeshjen shume te rendesishme te javes XXXIII te kampionatit, Vllaznia Elbasani. “Keshtu kemi luajtur edhe ndaj skuadrave te tjera pretendente per titull, si me Partizanin e Tiranen, te njejtin qendrim do te mbajme edhe ndaj Elbasanit. Ai qe ta meritoje, le te fitoje ne fushen e lojes”. Do te jete nje ndeshje, ku rezultati “peshen” me te madhe e ka ne katin e siperm te tabeles aty ku Elbasani kryeson me merite dhe Tirana, ne ndjekje prej disa javesh, pret ndonje hap fals te verdhebluve. Nje fitore e verdhebluve “firmos” titullin kampion, duke pritur vetem aktin e venies se “vules”. Ne rast te kundert, duke qene se dy rivalet, Elbasani e Tirana, kane nje ndeshje direkte mes tyre, kampionati rihapet teper seriozisht. Por, pervec llogarive te elbasanasve, “lapsin” e kane ne dore edhe shkodranet, te cilet, ditet e fundit, duke mos qene shume te qete me piket qe kane grumbulluar, kercenohen jo pak nga “zona e akullt”. “Eshte e drejte e gjithesecilit te beje llogarite, per te zgjedhur me te miren e mundshme, vijon Cela. Ndaj, edhe ne, si skuadrat e tjera, qofte te “kateve te siperme”, apo edhe atyre “te poshtem”, kemi te drejte te bejme llogarite tona, te cilat, per hir te se vertetes, duhet pranuar se deri tani, per dobesite tona te shfaqura gjate rruges se gjate te kampionatit, na kane nxjerre “deficit”. Nga kampionati, jo vetem qe nuk perfituam asgje europiane, por, ne te kundert, edhe po rrezikohemi per te zbritur”.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 22 Apr 2006 , 09:58

Admir Teli: Nje e nga nje!

Ndonese gjate fazes se katert, mbrojtesi i Vllaznise, Admir Teli, ka kaluar probleme te karakterit fizik, qe e demtuan jo pak, ai perseri mbetet nje nga shtyllat e prapavijes se skuadres kuqeblu. Stafi teknik dhe skuadra presin shume prej tij, sidomos ne ndeshjen e sotme, perballe kryesuesve te kampionatit, te cilet do te luajne vetem per te fituar. Kesisoj, Telit dhe lojtareve te tjere te prapavijes, se bashku me portjerin Grima, do t’u duhet te “perveshin menget” per te ruajtur te paprekur rrjeten e portes se tyre. Ne bisede me Telin, meson se edhe kuqeblute do te luajne per te fituar trepikeshin. “Une nuk kam cfar te them tjeter, pervec asaj qe ka deklaruar presidenti Cela thekson Teli. Edhe pse me pare mund ta kemi menduar me te lehte kete ndeshje, per t’iu “perveshur” ndeshjes se dyte gjysmefinale te kupes, jemi te detyruar te luajme me maksimumin tone, per te arritur rezultatin pozitiv. Nuk kemi asnje alternative tjeter, kur pozita ne tabelen e renditjes eshte ende e pasigurte”.

Kampionati apo Kupa? Sipas radhes

Duke folur per dy ndeshjet radhazi qe kuqeblute kane ndaj te njejtit kundershtar, mbrojtesi Teli thote se “ne do t’i marrim ato nje e nga nje. Se pari, te mbarojme pune me kete te kampionatit, e cila per ne eshte jashtezakonisht e rendesishme, sepse mund te ishte nje tragjedi nese Vllaznia do te zbriste nga kategoria superiore. Ndaj, ne fushe do te shihni Vllaznine qe do te jape maksimumin e saj, per te marre fitoren, e cila do te na jepte qetesine ne kete fund te komplikuar te kampionatit”. Duke kaluar ne perballjen qe do te kene serish keto dy skuadra mes tyre, ne mesjave, por kete radhe per kupe, Teli thote se “ajo eshte nje teme krejt tjeter”. “Natyrisht, per rrjedhen qe mori kampionati, per Vllaznine kupa doli ne plan te pare vijon Teli. Dhe, keshtu do te jete edhe ne vazhdim. Por, e perseris, te gjithe kemi nje mendim se me pare duhet te mbarome pune me kampionatin. Nese e fitojme kete ndeshje, atehere edhe ne gjysmefinalen e kupes do te shkojme me nje moral te larte dhe shanset per kualifikim do te jene me te medha per ne. Duke perfunduar, Teli deshiron te komentoje edhe opinionet e perhapura, si ne publik, por me se shumti edhe ne mediat, te cilat marrin guximin te flasin si “kompetente” per nje marreveshje, qe sipas tyre eshte lidhur ne mes dy skuadrave. “Asgje nuk eshte e vertete. Ne ndeshjen e pare gjysmefinale te kupes kemi fituar me merite dhe e patem “dhurate” te kundershtarit. Kete nuk kane perse ta diskutojne te tjeret, duke e shfrytezuar per interesat e tyre. Nuk eshte ndonje cudi qe mundem Elbasanin, kur me pare kemi fituar edhe me rezultat me te thelle. Nje gje e tille mund te ndodhe edhe kete here, per cka kemi besim te plote. Megjithate, te gjithe e dime se nje loje futbolli i permban te tre rezultatet, prandaj nuk ka asnje arsye te paragjykohemi. E rendesishme eshte qe ne te japim maksimumin dhe me te miren tone ne fushen e lojes. Pastaj, per te tjerat le te na gjykojne tifozet tane” ka perfunduar Admir Teli, i mbiquajturi “shtylla mbrojtjes” se kuqebluve.

Seanca e fundit stervitore

Dje paradite, kuqeblute kane zhvilluar seancen e fundit stervitore, ne prag te ndeshjes se sotme. Edhe pse stervitja eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Borici”, futbollistet nuk kane shkelur per asnje moment ne fushe. Kjo, per te mos e demtuar tapetin e gjelbert, i cili duket se sot do te jete ne gjendjen me te mire, por edhe sepse ne planin stervitor te Dedjes dhe te stafit te tij ishin parashikuar kryesisht vrapime te shkurtra ne piste, ushtrime te ndryshme si dhe ne pjesen me te madhe lojera ne kuadrat. Ajo qe binte ne sy ishte drejtimi i seances nga ndihmestrajneri Astrit Premci, ne mungese te Dedjes dhe pergatitesit te portiereve, Avenir Dani. Nderkohe, lista e kontigjentit te futbollisteve kuqeblu nuk kishtre asnje mungese, me perjashtim te lezhjanit Ndreka, nese ai vazhdon te quhet pjese e Vllaznise, nderkohe qe per pozicionin e tij nuk ka ende asnje prononcim. Gjithsesi, te gjithe futbollistet kuqeblu jane shprehur se do te luajne me impenjimin dhe seriozitetin maksimal, per te arritur nje rezultat pozitiv.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 02 May 2006 , 13:36

Leandro: S’jemi per lemoshe!
Nese kampionati ka nje pike te “nxehte” kete fundjave, kjo eshte sfida ne “Loro Borici” mes Vllaznise dhe Partizanit. Dote perballen mes tyre dy skuadra, qe historikisht kane dhuruar lojera te bukura dhe emocionuese. Por, edhe ne kete sezon futbollistik ato kane dhuruar jo pak emocione ne ndeshjet mes tyre. Ne menyre te vecante, spektakolar ka qene dyluftimi i tyre ne fundin e vitit te kaluar, kur, edhe pse ne nje terren jashtezakonisht te renduar, ajo perballje u vleresua si nder me te mirat e kampionatit shqiptar. Dhe, me sa duket, nje gje e tille ka shume mundesi te perseritet edhe ne kete fundjave, kur kalendari i ka vene keto dy skuadra perballe njera tjetres. Nje gje te tille e shpreh ne intervisten e dhene per gazeten “Sport Ekspres” edhe braziliani i Vllaznise, Leandro Da Silva.



“Shoku” (keshtu e therrasin koleget e tij), si e parashikon ndeshjen e kesaj te shtune, Vllaznia Partizani?

Per mua, do te jete nje ndeshje shume interesante, sepse te tille e bejne vete pozitat ne te cilat ndodhen keto dy skuadra ne tabelen e klasifikimit. Tashme, dihet qe ne jemi ne perllogaritjet e fundit per te mos rrezikuar daljen nga Superiorja, ndersa Partizani po lufton per vendin e dyte, apo edhe per te mbajtur te tretin. Kjo eshte arsyeja kryesore qe e ben mjaft intriguese kete perballje. Se pari, jane vete objektivat e seciles skuader, qe eliminojne cfaredo psikoze te perhapur per te toleruar, sic mund te ndodhe rendom ne ndeshjet e fundit, kur interesi i publikit ka rene. Dhe, perpos kesaj, ne fushe jane perballe dy skuadra te denja per njera tjetren, gje qe edhe kjo ka efektin per ta ngritur lojen ne nje nivel te larte.

Po tjeter, cfare mund te kete ngacmim kjo ndeshje, qe te dhuroje emocione?

Duke i lene te gjitha perllogaritjet matematikore, edhe sikur te mos kishim asnje nevoje per pike, nje element tjeter, madje mjaft i rendesishem, qe do ta detyroje Vllaznine te luaje mire me Partizanin, eshte edhe fakti qe kjo eshte ndeshja e fundit qe luajme ne “Loro Borici” per sezonin 2005 2006. Pikerisht kjo mjafton te mendojme se duhet fituar, edhe per te bere nje autokritike ndaj tifozeve tane, te cileve u jemi borxhlinj me keto rezultate te dobeta qe kemi arritur ne kampionat.

Dhe, cii eshte mesazhi juaj per tifozet?

Do te kisha deshire t’iu drejtohesha si nje mik i Shkodres dhe i vete atyre, te cilet nuk kane nguruar te me duartrokasin ne mjaft ndeshje, qe te vijne sa me shume ne stadium, te shtunen. Atyre u garantoj se Vllaznia do te dhuroje nje ndeshje mjaft te bukur, jo vetem sepse na duhet rezultati pozitiv, por edhe, sikurse e thashe me siper, per t’i kenaqur dhe ata. Duke i lene prapa te gjithe ato qe ndodhen dhe me shpresen se do te kompensojme dicka nese arrijme te marrim kupen e Shqiperise, mendoj se nje mbyllje e kampionatit (ndeshja e fundit ne Shkoder), me nje fitore dhe publik te shumte ne tribuna, do te ishte gjeja me e mire per Vllaznine dhe tifozerine e saj.

Po permendni vazhdimisht fjalen “fitore”; besoni ne te?

Pa diskutim. Ajo eshte objektivi yne i vetem ne kete ndeshje. Edhe pse matematikisht na duhet nje pike per te shpetuar, ne do te luajme per te marre te trija. Jam i bindur se do t’ia arrijme.

Dhe, se fundmi, si ju duket deklarata e Staroves ne lidhje me “borxhin”, dhene ne nje gazete tjeter sportive?

Nuk arrij ta kuptoj, se kush ka nevoje per “lemoshe” ne kete ndeshje, ne apo at? Per te mos e zgjatur, do te thoja se pergjigjen e kesaj pyetjeje, qe po me drejtoni, mund t’ua jap me mire pas ndeshjes, kur Partizani i Staroves te largohet i mundur nga “Loro Borici”.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 03 May 2006 , 13:24

Dedja: S’do te kete ’63!
Seanca e dyte stervitore e javes anti Partizan eshte zhvilluar serishmi ne stadiumin “Loro Borici”. Moti i mire qe po mban keto dite ne Shkoder, e ka favorizuar futjen e skuadres ne tapetin e gjelber te ketij stadiumi, qe fale punes mjaft te mire qe ben personeli i tij, vazhdon te jete ne gjendje cilesore. Pas asaj te nje dite me pare, mungesat e se ciles ishin te medha, ajo e djeshmja i ka ngjare nje seance jashtezakonisht serioze. Tekniku Dedja, ne dispozicionin e te cilit ishte i gjithe kontigjenti i skuadres, i kishte “perveshur menget” persembari. Pas me se dy ore stervitjeje, bilbili i Dedjes ka sinjalizuar mbylljen e saj, por sidomos te rinjte kane vijuar te sterviten edhe per pak kohe.

Sfida me Partizanin po afron. Si po e perjeton skuadra?

Kuptohet qe eshte nje mobilizim maksimal. Kundershtari te mos mendoje asnje rezultat tjeter pervecse fitores sone! Vllaznia di te dale kampion dhe jo me te mos kaperceje nje situate te tille, e cila, qe nga viti 1963, nuk eshte pare me... Kundershtari eshte shume i forte dhe ka objektivat e veta. Ne e kemi respektuar gjithmone ate, por momentalisht, une nuk shoh asnje alternative tjeter per ne pervec tripikeshit.

Si eshte gjendja e skuadres?

Jashtezakonisht e mire. Portieri Grima eshte me nje demtim te lehte ne rrezen e kofshes, nderkohe qe Doci eshte me tre kartona; te tjeret jane te gjithe te gatshem.

Cfare vleresoni tek ekipi kundershtar?

Shume gjera. Mbarevjatjen, qe me ardhjen ne krye te skuadres te Sulejman Staroves, duke mos lene menjane padyshim edhe kontributim e dyshes Xhani Angjeli. Eshte nje skuader qe ka ditur te mbaje ritmin e kampionatit, ku ne disa momente ka synuar te kape edhe vendin e pare ne renditje. Ka ruajtur feirplein dhe per kete e respektojme shume.

Sa ju ngacmon fakti qe ekipi i Vllaznise vazhdon te lakohet per zbritje nga kategori?

Nuk mendoj se jemi ne nje gjendje te tille. As mua, as futbolisteve dhe as sportdashesve te zjarrte te Shkodres, nuk duhet t’i shkoje ndermend nje gje e tille. Vllaznia ka per ta treguar veten se sa vlen. Duke marre tre piket e duhura, mbyllim cdo gje ne lidhje me kete teme te pakendshme.

Cfare mund t’i shtoni komenteve Staroves ne lidhje me “lemoshen”?

Nuk eshte momenti te polemizojme. Ndoshta, mund te kete qene edhe ndonje lapsus. Por, po t’i futemi kesaj teme, Shkodra nuk i ka pas borxh askujt. Ne te kundert, historikisht, qe ne vitet e para kur ky sport lindi ne Shkoder dhe deri me sot, futbollit shkodran i kane shume borxhe te gjitha ekipet e Shqiperise, sidomos ato t _ranes. Pa dyshim edhe Partizani, tek i cili per vite me radhe kane luajtur me djemte e ketij qyteti.

Per kupen, sa ndikon kjo ndeshje?

Pa diskutim qe ndikon shume, sespe finalja e kupes, e cila eshte edhe evenimenti me i rendesishem i ekipit tone per kete sezon, eshte shume shpejt, ne mesjaven e ardhshme. Por, une dhe skuadra, se bashku me koleget e mi, e kemi vemendjen tek ndeshja e kesaj jave me Partizanin. Mandej, te shtunen ne darke, ne grumbullimin qe do t’i ofrohet skuadres per finalen, do te fillojme e te mendojme per kupen.

Dhe, se fundmi, duke qene se eshte takimi i fundit i ketij sezoni ne “Loro Borici”, a besoni se do te ndaheni si “miq” me tifozet tuaj?

Ne emer te skuadres, i garantoj per nje shfaqje te bukur sportive, ashtu si ne takimin e fazes se dyte kur, pervec fitores, skuadra e jone dhuroi nje ndeshje spektakel ne fushen e lojes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 03 May 2006 , 13:25

Fushaj: Na ka ecur gjithnjë me Partizanin

Mendja e shkodranëve është e përqendruar vetëm te ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë. Kjo për shumë arsye. Në radhë të parë, sepse me këtë trofe justifikohet i gjithë sezoni i Vllaznisë, duke bërë të harrohet edhe paraqitja jo e mirë në kampionat. Në radhë të dytë, sepse Shkodra ka plot 19 vjet që nuk i gëzohet këtij trofeu. Dhe e treta, sepse investimi që presidenca e klubit ka bërë e meriton një shpërblim. Këtë ka parasysh edhe zëvendëspresidenti i klubit, Valter Fushaj, i cili për "Sportin shqiptar" dje do të shprehej: "Sigurisht që e gjithë vëmendja jonë është përqendruar te finalja e kupës. Janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, sepse fitorja e këtij trofeu do të justifikonte shumë gjëra për Vllazninë. Fitimin e kupës e konsideroj plotësisht të mundshëm, sepse finale është dhe, pavarësisht se përballë kemi Tiranën, që na ka mundur 4 herë në këtë sezon, i kemi të gjithë mundësitë që të paktën një herë të triumfojmë ndaj saj." Për këtë arsye, gjithnjë sipas Fushajt, presidenca e klubit është duke bërë gati çdo gjë sa u takon përgatitjeve të skuadrës, teksa kanë menduar që tani edhe për grumbullimin e saj menjëherë pas ndeshjes së të shtunës me Partizanin. Nga ana tjetër, duke folur për shumë kohë për kupën, duket se kuqeblutë e kanë anashkaluar disi kampionatin, aktivitetin më të rëndësishëm, ku gjithsesi ende nuk e kanë shmangur përfundimisht rrezikun e rënies nga kategoria. Vllaznisë i duhet edhe një pikë e vetme për të shpëtuar dhe kësisoj Fushaj nuk sheh asnjëfarë rreziku në këtë drejtim. "Fola më shumë për kupën, sepse nuk mendoj për rrezikun e rënies nga kategoria në kampionat. Këtë javë kemi një ndeshje të vështirë me Partizanin, skuadër me të cilën na ka ecur gjithnjë dhe nuk ka si të mendojmë ndryshe, përveç një rezultati pozitiv edhe këtë herë. Sigurisht që edhe barazimi na kryen punë, megjithatë ne do të kërkojmë patjetër fitoren, meqë është edhe ndeshja e fundit që do të luajmë në këtë sezon në "Loro Boriçi". Duke qenë kështu, jam shumë i bindur se nuk ka për të ndodhur ndryshe, përveçse ta kalojmë pa asnjë problem këtë ndeshje," ka deklaruar zëvendëspresidenti Fushaj. Entuziazmi në radhët e kuqebluve në këtë fundsezoni nuk mungon edhe për faktin se ekipi gëzon një formë të mirë dhe njëkohësisht të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerëve Dedja dhe Premçi, duke përfshirë këtu tashmë edhe mbrojtësin Henri Ndreka, i cili ka luajtur edhe në pjesën e dytë ndaj Dinamos, duke treguar një formë relativisht të mirë. Meritë në rikthimin në ekip të mbrojtësit lezhjan sigurisht që ka zëvendëspresidenti Fushaj, i cili ka besuar gjithnjë te vlerat e lojtarit dhe shpreson sërish që ai do të jetë i rëndësishëm në këto ndeshjet e fundit të sezonit. "Vetëm se ia njihnim vlerat këtij lojtari këmbëngulëm për rikthimin e tij në skuadër dhe njëkohësisht shpresojmë shumë që ai ta justifikojë besimin tonë me një paraqitje të mirë në këto ndeshjet që kanë mbetur, sidomos në finalen e kupës," ka thënë në fund të prononcimit të tij Valter Fushaj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 18 May 2006 , 13:48

Fushaj: Presidenca ka debate, jo çarje

"Në radhët e atyre që sponsorizojnë dhe drejtojnë Vllazninë nuk ka asnjë çarje." Ky është reagimi që vjen nga njëri prej donatorëve të kësaj skuadre, pikërisht zëvendëspresidentit Valter Fushaj. Ai e pranon që në radhët e presidencës edhe mund të ketë pasur debate për të mirën e punës, por kurrsesi për të sulmuar njëri tjetrin. Nga ana tjetër, numri 2 i klubit shkodran ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të sqarohen shumë gjëra, njëkohësisht do të hidhen edhe piketat për sezonin e ri. Ja si shprehet zëvendëspresidenti i kuqebluve, Valter Fushaj:
A është e vërtet se mes jush si donatorë të Vllaznisë ka diçka që nuk shkon?
Ajo që mund të them unë është se mes nesh si donatorë nuk ka asnjëlloj çarjeje, siç mund të jetë aluduar, por ndërkohë ne do të ulemi të bisedojmë me njëri tjetrin për gjërat që janë bërë gabim, apo ato që janë bërë mirë, duke marrë gjithësecili meritat dhe përgjegjësitë e veta. Vetëm kaq, do të jetë një takim i thjeshtë mes shokësh e kolegësh, për të përcaktuar më pas edhe gjërat për të ardhmen. Sepse është e drejta e çdo donatori që në marrëdhënie me njëri tjetrin të shikojë pozicionin e tij.
Aludohet që mes jush si donatorë ka mendime të kundërta në shumë çështje, gjë që ka çuar edhe në mosecurinë si duhet të Vllaznisë...
Di të them se jemi munduar të bëjmë më të mirën për Vllazninë, duke harxhuar kohë, por edhe shuma të konsiderueshme financiare. Por meqë puna nuk ka shkuar siç duhet, atëherë natyrshëm që mund të ketë edhe debate në lidhje me këto probleme. E theksoj, janë debate të zakonshme pune dhe asgjë më tepër. Fjala çarje që ka dalë nëpër gazeta nuk ekziston mes nesh. Po të ishte kështu, unë do të pranoja të largohesha nga drejtimi i mëtejshëm i klubit, ngaqë nuk më pëlqejnë të tilla gjëra. Prej 3 vjetësh merremi vesh shumë mirë me njëri tjetrin dhe besoj se do të vazhdojmë të merremi sërish.
Atëherë cila do të jetë arsyeja e mbledhjes që ju si presidencë do të zhvilloni këto ditë?
E thashë edhe më lart, do të jetë një takim i zakonshëm që ne si donatorë bëjmë çdo përfundim sezoni. Aty diskutojmë çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq. Njëkohësisht, vendoset nëse do të vazhdojmë të punojmë për Vllazninë, apo jo? Gjithsecili sheh pozicionin dhe mundësitë e tij për të vazhduar apo për t'u tërhequr. Këtë temë do të ketë edhe takimi i kësaj fundjave.
Jeni shprehur herë pas here se duhen rregulla të reja loje. Do të kërkoni sërish të njëjtën gjë?
Ajo që kërkoj unë është që gjërat t'i bëjmë ashtu siç duhet t'i bëjmë. Të zgjedhin njerëzit e duhur për të drejtuar skuadrën, si dhe lojtarët e duhur për ta bërë atë. Sezonin që sapo shkoi kemi provuar rreth 30 futbollistë në merkato, nga të cilët me 15 prej tyre kemi firmosur edhe kontrata, por dështuam, sepse nuk gjetëm lojtarët e duhur. Kjo erdhi ndoshta edhe nga fakti se njerëzit që caktuam për të bërë merkaton nuk ishin zgjedhur ata që duhej. Për të mos ndodhur më kështu, thashë që do të kërkoj që gjërat sivjet të bëhen shumë më mirë. Por më parë se kjo, ne duhet të mblidhemi për të diskutuar nëse do të vazhdojmë ajo të sponsorizojmë, sa lekë do të hedhin dhe gjëra të tjera.
Flitet se ka edhe persona të tjerë të interesuar për të sponsorizuar Vllazninë, nisur edhe nga deklarata e para disa kohëve e kryebashkiakut Haxhi. Keni dijeni më tepër për këtë gjë?
Di të them se nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë, por nëse ka njerëz që duan të sponsorizojnë për Vllazninë, e kemi thënë edhe më parë që rrugën e kanë të hapur. Të vijnë dhe të gjithë së bashku të punojnë për të ndërtuar atë skuadër që presin tifozët tanë.
Meqë dolët te tifozët, një pjesë e mirë e tyre ju fajësojnë ju si presidencë për mosecurinë e duhur të Vllaznisë...
Ky mund të jetë mendimi i tyre, por unë dua të sqaroj se ky sezon nuk mund të quhet plotësisht i dështuar. Kemi shkuar deri në finale të kupës, kemi luajtur denjësisht dhe mund ta kishim fituar atë siç e fitoi Tirana. Nëse do ta fitonim, askush nuk do të dilte kundër, ndërsa tani gjykohemi ndryshe. Për mendimin tim, e pranoj që mund të kemi bërë gabime, por kurrsesi nuk mund të konsiderohemi fajtorë. Kemi harxhuar kohë dhe para për futbollin shkodran dhe kjo nuk mund të hidhet poshtë.
Së fundi, disa prej futbollistëve shkodranë kanë filluar të kërkohen nga ekipet e tjera. Mos jeni disi të vonuar për sezonin e ri?
Futbollistët janë të lirë të kontaktojnë me të gjitha ekipet. Por njëkohësisht nuk mund të themi se jemi të vonuar, sepse deri të dielën do të zgjidhim shumë gjëra dhe besoj se do të vendosim edhe piketat për sezonin e ti. Të hënën çdo gjë do të bëhet publike dhe të gjithë tifozët tanë duhet të jenë të bindur se dëshira jonë është për të ndërtuar një Vllazni shumë më të fortë në sezonin tjetër.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 19 May 2006 , 13:16

Haxhi: Vetëm sh.a.-ja e shpëton Vllazninë

Gjendja aktuale e Vllaznisë ka risjellë shqetësim edhe në radhët e drejtuesve të pushtetit lokal. Ashtu si dhe disa muaj më parë, numri 1 i Bashkisë së Shkodrës, Artan Haxhi, dje ka kërkuar të jetë prezent në problemet që shqetësojnë futbollin shkodran. Për këtë qëllim, ai ka thirrur në zyrën e tij në mesditën e djeshme sekretarin e klubit të futbollit "Vllaznia", Ismet Hoxha. Por nga ana tjetër, nga takimi i djeshëm është bërë e ditur se ky është vetëm hapi i parë i ndërhyrjes së tij. Kjo pasi këto ditë do të kërkojë një takim edhe me treshen e donatorëve, për të shikuar si gjërat mund më mirë për këtë ekip. Vllaznia është shqetësimi i përgjithshëm për të gjithë shkodranët dhe në këtë kontekst vendi i gjashtë në kampionatin që sapo përfundoi është i pajustifikueshëm. Këtë gjë e ka bërë të ditur dje edhe vetë Haxhi, kur në një prononcim është shprehur: "Unë bashkohem me shqetësimin e të gjithë shkodranëve për gjendjen jo të mirë që ka kaluar Vllaznia këtë sezon. Eshtë e pafalshme që skuadra të diskutojë edhe qëndrimin në kategori. Për këtë arsye, institucioni që unë drejtoj do të ndërhyjë në këtë mes për t'i dhënë një rrugëzgjidhje këtij problemi. Jam shumë dakord që donatorët aktualë të skuadrës shkodrane kanë shpenzuar jo pak për të mbajtur skuadrën dhe i falënderoj sinqerisht për kontributin që kanë dhënë. Natyrisht, nuk jam i mendimit se ata duhet të largohen nga drejtimi i mëtejshëm i klubit. Por nga ana tjetër, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë një ekip që të fitojë trofe, ashtu siç janë mësura ta shohin të gjithë shkodranët."
Në takimin e djeshëm, të zhvilluar në zyrën e numrit 1 të bashkisë, kanë marrë pjesë, përveç kryetarit të saj, Haxhi, edhe dy nënkryetarët Rasha dhe Ademi, juristja e këtij insitucioni, si dhe sekretari i prefekturës, Sheqi. Përballë tyre, sekretari i klubit të Vllaznisë, Ismet Hoxha, ka qenë i detyruar të japë shpjegime në lidhje me situatën në klubin që ai drejton. Njëkohësisht, megjithëse thuhen pak gjëra nga ky takim, bëhet e ditur se sekretarit Hoxha i janë lënë disa detyra për ditët e ardhshme, ku më kryesorja do të jetë bërja gati e një relacioni të përgjithshëm të ecurisë së futbollit shkodran. Nga ana tjetër, ai do të vërë në dijeni edhe pjesëtarët e presidencës së klubit për takimin që do ketë me ta kryebashkiaku, i cili po mendon të vërë në zbatimin ndërtimin e shoqërisë aksionare. "Do të ngremë dy grupe pune. I pari do të punojë në ministri për të kryer dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e sh.a.-së, ndërsa grupi tjetër do të marrë eksperiencën e disa klubeve që e kanë kryer këtë hap," - shton më tej Haxhi. Në këtë mënyrë, edhe një herë tjetër institucioni i pushtetit lokal të Shkodrës, nga i cili ka varësinë direkte edhe klubi i futbollit, kërkon të marrë situatën në dorë. Shkodra nuk mund të tolerojë më futbollin e saj në pozita të tilla. Ndërkohë, me të marrë informacion se kryebashkiaku do të kërkojë takim me ta, drejtuesit e presidencës së Vllaznisë duket se e kanë mirëpritur atë, sepse vetëm me takime të tilla mund të sheshohet çdo diskutim, apo problem që ka Vllaznia.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 31 May 2006 , 13:50

Çela: Vllaznia, peng i shoqërisë aksionare

Kishte munguar në takimin e së hënës organizuar në Bashkinë e Shkodrës dhe për rrjedhojë kjo mungesë la vend edhe për keqkuptime. Aq sa ndokush mund të ketë menduar se Agron Çela nuk ishte në të njëjtën linjë me kolegët e tij donatorë te Vllaznia sa i takon vullnetit për krijimin e shoqërisë aksionare. Por vetë presidenti i klubit kuqeblu ka shpjeguar dje se ndan të njëjtat mendime me ta dhe për rrjedhojë këtë e shpreh edhe në intervistën e tij për "Sportin shqiptar". Madje ai ka shkuar edhe më tej se, nëse sh.a. ja nuk krijohet, atëherë sezoni i ri do të gjejë një Vllazni shumë më të dobët nga kjo e sezonit të fundit.
A mund të na shpjegoni se cilat janë arsyet pse munguat në mbledhjen e së hënës në bashki?
Kam qenë për arsye pune në Mal të Zi dhe nuk munda të jem prezent në këtë takim, megjithëse mendoj se nuk ka vend për keqkuptime për këtë mungesë.
Ndërkohë është diskutuar për krijimin e shoqërisë aksionare dhe kolegët tuaj donatorë kanë shprehur idenë se, nëse nuk krijohet ajo, ata nuk mund të vazhdojnë të jenë pjesë e Vllaznisë. Keni edhe juve të njëjtin mendim?
Mendoj se është gjëja më e rëndësishme të kërkojmë krijimin e shoqërisë aksionare. Kjo sepse deri më tani po hedhim para, por pa pasur të bëjmë me pronësinë mbi klubin. Duke qenë kështu, ne si donatorë na lind e drejta të kërkojmë një formë të re të organizimit të klubit dhe për rrjedhojë po diskutohet për shoqërinë aksionare. Madje mendoj se në këtë moment është e mira të diskutojmë edhe për koncensionet, sepse vetëm duke gjetur mënyra të tilla mund të gjejmë edhe burimet e financimit për futbollin.
E shikoni të vonuar procedurën për krijimin e kësaj sh.a. je?
Ne si donatorë kemi disa kohë që e kërkojmë këtë gjë, por më duket se pengon mosnjohja e mirë e ligjeve dhe akteve nënligjore për mënyrën si do të funksionojë kjo shoqëria aksionare.
A është e vërtetë se nuk keni firmosur kontratë me trajnerin e ri të Vllaznisë vetëm se ende nuk keni marrë pëlqimin edhe të dy donatorëve të tjerë të skuadrës?
Nuk mund të them se na ka penguar vetëm kjo gjë. E vërteta është se jemi në kontakte me disa trajnerë dhe ende nuk e kemi arritur marrëveshjen përfundimtare me asnjërin prej tyre. Deri këtu më duket se gjërat janë në rregull, ngaqë siç dihet, puna për ndërtimin e skuadrës fillon që nga trajneri. Sa i takon faktit që do të merret edhe pëlqimi i kolegëve të mi, kjo është më se e vërtetë, sepse ashtu siç i kemi bërë të gjitha punët së bashku deri tani, do t'i bëjmë edhe në të ardhmen. Megjithatë, fakti që nuk kemi firmosur me trajnerin e ri, mendoj se ka ardhur më tepër ngaqë ende nuk dihet si do të shkojnë punët te Vllaznia.
Në ç'kuptim?
E kam fjalën te mënyra si do të rrjedhin ngjarjet për krijimin e shoqërisë aksionare. Sepse nëse ajo nuk krijohet deri në fillimin e sezonit të ri, atëherë edhe punët nuk mendoj se do bëhen ashtu siç duhet.
Futbollistë titullarë të ekipit ndërkohë çdo ditë e më tepër po shprehen se e shohin veten gjithnjë e më larg Vllaznisë. Ju shqetëson ky fakt?
Unë dua të saktësoj gjë, se me asnjërin prej këtyre lojtarëve nuk kemi kontaktuar. Ata që e kanë mbaruar kontratën me Vllazninë janë të lirë të bisedojnë me ekipet e tjera, ndërsa ata që janë nën kontratë, sigurisht që nuk kanë ku të shkojnë. Këta titullarë për të cilët flisni nuk është se i shikoj as larg Vllaznisë, por as te Vllaznia. Kjo sepse, siç e thashë, çdo gjë do të varet nga mënyra si do të shkojnë punët me organizimin e klubit.
Së fundi, a mund të themi se Vllaznia e sezonit të ri duket shumë e largët dhe pa ndonjë gjë të veçantë?
Në përgjigjen e kësaj pyetjeje dua të jem më i qartë. Nëse krijohet shoqëria aksionare, sigurisht që ne si donatorë do të hedhim shumë para për të ndërtuar një Vllazni shumë të fuqishme. Por nëse nuk krijohet ajo, atëherë dua të sqaroj se keni për të parë një skuadër jo të bujshme. Do të bëjmë një organizim të ri të klubit, kryesisht me lojtarë të rinj dhe për rrjedhojë do të shpenzojmë vetëm pak para. Pra, gjërat janë në pikëpyetje, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci për të ardhmen se çfarë do të ngjasë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 01 Jun 2006 , 13:46

Dedja: As Kupa s’me mbante!
Hysen Dedja nuk do te jete me trajner i Vllaznise. Edhe pse me presidencen shkodrane nuk e ka bere ende “adetin” e ndarjes, nje gje e tille kuptohet lehtesisht, kur ai thote prerazi: “As fitimi i Kupes se Shqiperise nuk do te me mbante te Vllaznia!”.

Cka ndodhur realisht? “S’mund t’ju them me teper”, thote Seri (shkurtimi i emrit, me te cilin e njohin ne qarqet e futbollit), qe nuk mungon te shtoje, “ndoshta pas disa ditesh... mund te hapem”.

Ne fakt, Dedja erdhi ne krye te skuadres kuqeblu ne nje moment delikat per ecurine e saj. Dhe nuk eshte se kishte “shkopin magjik” me vete. Sidoqofte, Vllaznia, edhe pse deri ne javen e parafundit u desh te luftonte si rrallehere per te qendruar ne kategorine superiore, ia doli te kapte finalen e Kupes. Por, humbja ne te ndaj Tiranes, zvetenoi dhe shpresen e fundit per nje bilete ne kompeticionet europiane, qe per me teper do te ishte nje “kapak floriri” per nje sezon te deshtuar. Pare keshtu, largimi i Dedjes nga Vllaznia mund te konsiderohej normal, te pakten ne sensin teknik e rezultativ. Por, “As Kupa s’me mbante” e Serit e hedh poshte kete version. “Krisja” duhet te kete ndodhur shume me pare. Mund te hamendesohet per mungese force ne komandimin e skuadres. Vete Dedja jo nje here ka “sulmuar” te tijte pas ndeshjeve, me argumentin se luajne “pa gjak e shpirt”. Por, kjo nuk eshte fort e besueshme, nisur nga fakt qe ai, jo vetem me eksperiencen e fituar ne mjaft skuadra te tjera, ka punuar ne Durres, Lushnje, Gjirokaster, Ballsh etj, por edhe ne drejtimin e Vllaznise si kampione e vendit ne sezonin....., ka “pasaporten” e duhur “per te bere zap” nje skuader.

Duke e konsideruar te logjikshme sa me siper, i bie qe “krisja” te kete qene me drejtuesit e skuadres. Kjo perkunder faktit qe ne momente “krize” ka qene vete presidenti Cela qe e ka votbesuar fuqishem ate. E megjithate, duhet te kete qene dicka siperfaqsore. “Poshte” gjerat kane rrjedhur ndryshe, aq sa “kupa eshte mbushur”. Per me teper, largimi “i heshtur” i Serit mund te merret edhe si nje sinjal ogurzi per te ardhmen e Vllaznise. Kjo sepse, nese ai do te shihte qe situatat mund te kishin perspektive, s’kish pse te largohej.

Me ne fund, nga fjalet e pakta qe nxjerr, Seri kerkon te pergenjeshtroje fjalet qe qarkullojne. “Kam lexuar se mund te shkoj ne Lac, apo tjeterkund”, thote a me humorin karakteristik shkodran. Dhe duke u kthyer ne “serioz”, do te shtonte: “Nuk kam kontaktuar, jo vetem me ato qe shkruani ne gazete, por me asnje skuader tjeter. Eshte tjeter gje qe mund te kene nuhatur per largimin tim dhe shprehin deshiren e tyre. I falenderoj per kete, por vetem kaq”. Vetem Kaq? “Ndoshta, por dhe kjo eshte ende nje hipoteze: mund te largohem fare nga Shqiperia per te drejtuar nje skuader te huaj”. Ke? “Eshte heret”, mbyll Seri. Ashtu sic e konsideron te mbyllur “kapitullin Vllazni”.

Fatmir Meneri

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 05 Jun 2006 , 13:43

Medja: Koha nuk na pret

- Ceshtja "Vllaznia" eshte ne fokusin e diskutimeve te opinionit futbolldashes ne Shkoder. "Ngrirja" momentale e marredhenieve Bashki presidence skuader, po ndiqet me nje preokupacion mjaft te madh, por shqetesimin me te madh e tregojne njerezit qe jane te lidhur me nga afer me futbollin. Njeri prej tyre eshte Agim Medja, prej vitesh pjese perberese e strukturave te futbollit kuqeblu, si specialist, trajner i i Vllaznise dhe i skuadrave te moshave, sekretar klubi, drejtor teknik, i cili zhvillimet e fundit i ka ndjekur kryesisht permes mediave.

Vlereson sensibilizimin

Ajo qe po lakohet me te madhe ne opinion, per "ngrirje" dhe "shkrirje" te marredhenieve Bashki Presidence, sipas specialistit Agim Medja eshte nje gje mjaft pozitive. Sepse, gjithnje sipas tij, per te paren here duket se drejtimi profesional i klubit eshte marre shume seriozisht. Perballe ketij presioni si dhe udhezimeve te UEFA s qe klubet e futbollit te funksionojne si shoqeri tregtare, ka vene ne levizje te gjithe mekanizmat, nga poshte e deri ne institucionet shteterore. Vetem ne kete menyre, duke u fuqizuar buxheti ne dispozicion te futbollit, jane te gjitha shanset per te ecur me perpara ky sport edhe ne vendin tone. Por, ne te njejten kohe, Medja terheq vemendjen se "duhet punuar edhe per organizimin e skuadres per sezonin e ri futbollistik, duke filluar me percaktimin e stafit teknik dhe perberjen e lojtareve, sepse koha kalon dhe shume shpejt kemi per t'u kujtuar se jemi te vonuar".

Baza formon skuadren

Duke folur per te vazhdimesine e skuadres kuqeblu, specialisti Medja shprehet se, pikesepari, duhet te percaktohet se cila do te jete baza e saj. Me fjale te tjera, duhet te jete e qarte e transparente se cili do te largohet e cili do te mbese te Vllaznia. Kjo ka rendesi, sepse pasi te percaktohen titullaret, nis dhe plotesimi i perberjes se skuadres, duke perfshire dhe ata futbolliste, qe jane planifikuar te afrohen permes nderhyrjes ne merkato. Ne kete grup duhet te perfshihen edhe futbollistet shkodrane qe luajne ne skuadrat e tjera,disa prej te cileve jane nder me te spikaturit e kampionatit shqiptar.

Trajneret e huaj, te deshtuar

Ne lidhje me piken me te lakueshme te diteve te fundit ne kampin kuqeblu, ate te trajnerit, kur fliet se ne pankine do te ulet nje teknik nga Mali i Zi, Vojo Pejovic, Medja eshte prononcuar: "Ne pergjithesi, qofte te Vllaznia, Dinamo apo Tirana, trajneret e huaj kane deshtuar. Ne te vertete, vendosja e nje trajneri te huaj mund t'i jape shtytje perpara nivelit te futbollit, por gjithnje nese emri, karriera dhe niveli i tij e justifikojne nje veprim te tille. Por, kur flasim per rastin konkret, qe lidhet me malaziasin Vojo Pejovic, i cili mendohet te vije tek Vllaznia, nuk me duket aspak i gjetur dhe profesional. Ne futbollin e vendit te tij ai eshte krejt i panjohur, pa nje karriere mbreselenese. Vllaznia nuk ka nevoje per trajnere, qe vijne per te mesuar dhe kualifikuar prane saj. Ardhja e trajnereve te kesaj kategorie eshte me mjaft rrezik per futbollin shkodran, sepse, ne vend qe te rregullohet dicka, prishet me shume. Keshtu, nese eshte menduar per te marre medoemos nje trajner te huaj, ai duhet te jete me shume emer e i afte per te bere revulucion ne futbollin shkodran. Ne rast te kundert, une mendoj se ne Shkoder e Shqiperi ka trajnere te kualifikuar dhe ajo, qe eshte me e rendesishme, qe e njohin mjaft mire mentalitetin e futbollit tone. Nje trajner, qe vjen, ben fazen pergatitore, drejton pankinen ne dy-tri ndeshje dhe iken, ai vetem probleme sjelle per ecurine e skuadres. Nje shembull i tille eshte edhe ai i Dervish Haxhiosmanovicit, i cili, megjithe eksperiencen disavjecare me Vllaznine, rezultoi i deshtuar. Prandaj, ne kete pike duhet patur mjaft kujdes", ka perfunduar per "Sport Ekspres", specialisti Agim Medja. GASPER MARKU

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Jun 2006 , 13:24

Grima: Largohem i fundit nga Vllaznia

Në momentet kur të gjithë duan të ikin nga Vllaznia, ka edhe nga ata futbollistë që nuk mund t'ia kthejnë shpinë kollaj. Njëri prej tyre është pikërisht portieri i njohur Armir Grima. Duke folur rreth gjendjes që po mbizotëron aktualisht te skuadra shkodrane, 32 vjeçarit i vjen keq që punët po shkojnë në këtë mënyrë, kur ende nuk po dihet se çfarë do të bëhet. Fjalë të shumta qarkullojnë për largime lojtarësh, për largime të donatorëve, apo edhe për një të ardhme shumë të mirë, për të mos thënë jo si deri tani. Në këtë kuadër, fillimisht Grima shpreson shumë në përmirësimin e situatës sa më shpejt, duke i bërë thirrje edhe bashkisë për të ndërhyrë dhe për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. "Të them të drejtën, në pamje të parë të duket se nuk ekziston Vllaznia. Askush nuk na ka thënë asnjë fjalë që prej përfundimit të kampionatit. Nuk e dimë se çfarë po bëhet dhe si do rrjedhin punët. Nga ato çfarë kemi lexuar përmes shtypit, pengesë me sa duket është krijimi i shoqërisë aksionare, prandaj bashkia, mendoj unë, duhet të lëvizë nga vendi për t'i dhënë një zgjidhje sa më shpejt këtij problemi," thotë portieri i kuqebluve Armir Grima. Ndërkohë, ditët e fundit, shumë prej futbollistëve kuqeblu kanë filluar të mendojnë për të gjetur skuadra të tjera, prandaj kontaktet nuk kanë munguar. Duke qenë kështu, e ardhmja e Vllaznisë nuk përjashtohet të jetë vetëm me të rinj. Grima, si më veterani i skuadrës, u bën thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë të shpejtojnë për rregullimin e situatës, sepse nesër pastaj do të "qajmë" për largimet e këtyre sportistëve. "Futbollistët e Vllaznisë besoj se kanë dhënë prova se mund të bëjnë vend në çdo ekip të vendit. Prandaj në mënyrë që nesër ata që kanë në dorë diçka sot, të mos pendohen pse i lanë të largohen, duhet të shpejtojnë për t'u dhënë një përgjigje këtyre lojtarëve. Edhe në këto momente jam shumë i bindur se të gjitha ato që thuhen për ofertat që kanë ardhur në adresë të këtyre lojtarëve janë shumë të vërteta. Por shpresoj shumë që këta lojtarë të mos largohen, se situata te Vllaznia do të ndryshojë shpejt për mirë dhe të kemi sërish një skuadër pretendente," shton Armiri. Po vetë Grima a ka pasur ndonjë ofertë deri tani, apo më saktë, ku mendon të aktivizohet sezonin tjetër? Përgjigjja e tij është shumë e veçantë: "Të them të drejtën, deri në këto momente që po flasim nuk kam menduar për ofertat. Janë ditë pushimi dhe për më tepër të gjitha skuadrat janë disi rrëmujë. Me përjashtim të ndonjë lëvizjeje që janë duke bërë ato skuadra që do të luajnë në kupat e Europës, të tjerat nuk kanë lëvizur nga vendi. Dhe kjo është më se normale, sepse sezoni i ri do kohë të nisë. Sa për të ardhmen time, mund të them se nuk kam ndër mend të lëviz nga Shkodra. Jo se nuk mund të gjej ndonjë skuadër tjetër, por sepse dikush duhet të mbetet te Vllaznia. Po e them publikisht: Do të qëndroj te Vllaznia edhe nëse ajo mbetet pa presidencë. Dikush duhet të mbetet këtu, dikush duhet të ndihmojë këtë skuadër për të mos u shpërbërë. Këtë nuk e bëj për patriotizëm, apo diçka tjetër. Grima do të vazhdojë t'i shërbejë kësaj skuadre, siç ka bërë gjithmonë, aq më tepër kur ajo ka pasur nevojë dhe nuk ka pasur para, megjithëse në disa raste tjera, kur ka pasur lekë, janë preferuar portierë të tjerë. Prandaj po e përsëris: Do të largohem i fundit nga kjo skuadër." Kësisoj, duket se në radhët e skuadrës shkodrane ka edhe të tillë futbollistë. Megjithatë, ajo që shpresohet është që situata të mos precipitojë më keq, por të marrë një zgjidhje pozitive sa më parë.

Post Reply