Mirel Josa

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 04 Oct 2007 , 19:07

.
-Josa
Mes paleve nuk eshte dashur shume te diskutohet.
Trajneri ka mberritur ne Shkoder aty rreth ores 12.00 dhe menjehere eshte drejtuar per tek Htel “Colosseu” ku e priste presidenti Fushaj. Vetem 30 minuta kane mjaftuar per takimin e tyre dhe çdo gje eshte sqaruar. Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj dhe trajneri Mirel Josa dje jane takuar serish sebashku dhe kane mbyllur çdo gje duke shenuar keshtu rikthimin e trajnerit serish ne krye te kuqebluve. Madje te dy ata ne oren 15.30 kane qene para skuadres per te deklaruar vendimin e marre. Nje vendim qe sigurisht qe ka kenaqur futbollistet shkodrane sepse ishin vete ata qe kerkuan rikthimin e Joses ne drejtimin e tyre. Por ky kthim nuk ka kaluar pa paralajmerim nga ana e presidentit Fushaj ne adrese te futbollisteve. Ai ua ka bere te qarte atyre se nese gjerat nuk ndryshojne atehere penalitete do jene shume te renda. “Jam ketu per te komunikuar zyrtarisht rikthimin e trajnerit Josa serish ne krye te Vllaznise. Vendosa te marr kete vendim nisur nga marrja e pergjegjesise prej lojtareve dhe njekohesisht edhe nga presioni qe kam patur prej njerezve te ndryshem ne Shkoder per rikthimin e tij ne krye te skuadres ngaqe te gjithe e kane vleresuar maksimalisht punen e bere prej tij. Mendoj se kjo ishte zgjidhja me e mire e mundshme per skuadren ne keto momente dhe shpresoj shume qe te filloje kthesa sa me pare. Nese nuk ndodh keshtu atehere do te kete penalitete te renda ndaj atyre qe nuk do perkushtohen maksimalisht per skuadren”-ka thene presidenti Fushaj per mediat. I pyetur me pas nese ky kthim i Joses do te thote qendrim i tij deri ne fund te sezonit, numri 1 i klubit shkodran eshte pergjigjur ndoshta jo ne ate menyre qe jemi mesuar ta shohim zakonisht. “Di te them se une do jem ne krye te Vllaznise deri ne fund te sezonit per te tjeret nuk mund te them asgje me saktesi”-ka deklaruar ai. Ne momentet qe Fushaj ka dhene keto deklarata per mediat, trajneri Josa ka mbledhur ekipin ne gjysmen e fushes dhe ka folur me te rreth situates se krijuar. Sigurisht qe ai ka vleresuar gjestin e futbollisteve qe kerkuan kthimin e tij por nga ana tjeter mesohet te kete deklaruar se te gjithe sebashku duhet te punojne per ta nxjerre ekipin nga kjo situate. Me pas presidenti Fushaj ka shkuar para skuadres dhe ka folur disa fjale. Tonet e perdorura prej tij kane qene disi te ashpra dhe nder te tjera ka thene: “Trajneri Josa u kthye ne krye te skuadres jo se deshet ju por sepse ishit ju qe moret pergjegjesine per situaten e krijuar. Duke qene keshtu jam i bindur se tashme duhet t’i vini gishtin kokes per ta nxjerre skuadren nga kjo situate. Duhet ta keni te qarte se nese kjo gje nuk rregullohet, atehere masat ne drejtimin tuaj do jene te renda. Beni mire ta harroni gjithe [fare ka ndodhur keto dite dhe te mendojme per nje fillim te ri, nje fillim te mbare”. Nderkohe vete Josa ne prononcimin per mediat ka thene: “E pranova kerksen per t’u kthyer e per te vazhduar punen qe kisha nisur sepse isha borxhli ne njefare menyre ndaj gjithe njerezve ketu ne Shkoder te cilet me kane mbeshtetur fuqimisht. Rame dakord me presidentin Fushaj te cilin e vleresoj shume per perkushtimin me te cilin drejton Vllaznine dhe tashme duhet te bejme me te miren per te. Fakti qe ishin futbollistet ata qe kerkuan kthimin tim nuk do thote asgje per mua pasi une kam punuar me ta dhe e di [fare karakteri kane ata por dua t’u bej atyre nje thirrje: ate karakter te mire qe kane jashte fushe duhet ta shnderrojne ne nje karakter me te ashper ne fushen e lojes, per te luajtur me me grinte dhe per te qene me te dnergjegjeshem per misionin qe kane. Pergjegjesia tani e tutje nuk do jete vetem e lojtareve por e te gjithe ne prandaj te gjithe duhet te bejme me te miren per Vllaznine”.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 04 Oct 2007 , 19:11

[b]YLLI i BOTE, kandidat per drejtor teknik?[/b]
Ne biseden me presidentin e Vllaznise Valter Fushaj mesojme edhe nje fakt shume interesant. Behet fjale per propozimin e Hysen Zmijanit dhene atij per zgjidhjen e situates qe po kalon aktualisht skuadra shkodrane. Zmijani siç dihet ka qene nje nga kandidaturat per postin e trajnerit te kuqebluve dhe per kete arsye paraditen e se henen ai eshte thirrur nga Fushaj per te marre nje oferte te tille. Kete e ben te ditur vete numri 1 i klubit shkodran qe zbulon edhe disa detaje te tjera te bisedes me ish-futbollistin e njohur te Vllaznise dhe ekipit kombetar.
“Te henen e kam thirrur Zmijanin per te biseduar rreth mundesise se uljes te tij ne pankinen e skuadres por vete atij me ka bere nje sugjerim vertet interesant. Ai mendonte se zgjidhja me e mire ishte per rikthimin e Joses serish ne pankine sepse me mire sesa ai askush tjeter nuk mund ta nxjerre skuadren nga kjo situate. Nje mendim i tille me ka lene vertete pershtypje te mire sepse tregonte nje akt qytetarie te nje njeriu qe nuk luftonte per te bere karriere ne dem te dikujt tjeter. per kete arsye ideja dhe mendimi im eshte qe Hysen Zmijanit t’i ofroj postin e drejtorit teknik dhe shpresoj shume qe ai t’i pergjigjet pozitivisht kesaj oferte”-ka thene dje Fushaj. Ne kete menyre edhe per kete çeshtje mbase do jete dita e sotme ajo qe do vendose dhe ne kete menyre nuk eshte çudi qe pasdite para skuadres te jene prezent si Josa ashtu edhe Zmijani.
Last edited by Edmond-Cela on Sat, 06 Oct 2007 , 14:59, edited 1 time in total.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 04 Oct 2007 , 20:36

HEU :lol: , Fusha vazhdon me me cudit (pozitivisht) gjithmone e ma shume, ba me marr edhe Zmijanin si drejtor teknik dhe me i dhane hapsine te lire per merkato, them se vllaznia asht ne rruge te mare.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 04 Oct 2007 , 20:43

po pa e shohim ihere maj naqe dhe mandej duhet me fol
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Fri, 05 Oct 2007 , 03:11

• Shkojmë në kryeqytet për të mposhtur kampionët

Trajneri i rikthyer Mirel Josa shprehet mjaft optimist për ndeshjen e së shtynës përball kampionëve në fuqi të Tiranës. “Ne shkojmë në kryeqytet për të marrë tre pikët e mundëshme nga kjo përballje vetëm ky do quhet rezultat pozitiv për ne, dhe kam besim të plotë që do ja arrijmë. Lojtarët janë të bindur për forcën që mbart grupi dhe janë të gatshëm të japin gjithçka në fushën e lojës. Dua të thesoj që kjo ndehsje do jetë kthesa jonë dhe Vllaznia do kërkojë të ngjitet lart më lart në klasifikim me fitore e me lojra të bukura".

Enkel Martini
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Fri, 05 Oct 2007 , 03:35

Po me vjen mire qe qenka kthyer Josa se me taman eshte tranjer klas ,dhe i uroj fitore fitore dhe vetem fitore.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sat, 06 Oct 2007 , 14:53

Edmond-Cela wrote:Hysen Zmijani, kandidat per drejtor teknik?
Ja ke shkrujt emrin gabim maj naqe,sepse nuk quhet Hysen ZMIJANI por quhet YLL BOTE :D
Para VLLAZNIA!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 06 Oct 2007 , 14:57

forri wrote:
Edmond-Cela wrote:Hysen Zmijani, kandidat per drejtor teknik?
Ja ke shkrujt emrin gabim maj naqe,sepse nuk quhet Hysen ZMIJANI por quhet YLL BOTE :D
po ja nrrom per qefin tan maj naqe
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 06 Oct 2007 , 15:00

po si po ja kalon ne itali ma forri.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sat, 06 Oct 2007 , 15:33

Edmond-Cela wrote:po si po ja kalon ne itali ma forri.
Eh!!!! Jetojmë!!........Punojmë!....edhe.........asigja tjetër! :lol: :lol:
Para VLLAZNIA!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 06 Oct 2007 , 15:38

forri wrote:
Edmond-Cela wrote:po si po ja kalon ne itali ma forri.
Eh!!!! Jetojmë!!........Punojmë!....edhe.........asigja tjetër! :lol: :lol:
ska ma mire maj naqe. gzohem qe te ka hec mire
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 06 Oct 2007 , 22:41

forri wrote:
Edmond-Cela wrote:Hysen Zmijani, kandidat per drejtor teknik?
Ja ke shkrujt emrin gabim maj naqe,sepse nuk quhet Hysen ZMIJANI por quhet YLL BOTE :D
o forri, bania shyqyrin yjeve te tuj, se te tana nuk mund tjen yje :lol:

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 07 Oct 2007 , 14:40

Man in Redblue wrote:
o forri, bania shyqyrin yjeve te tuj, se te tana nuk mund tjen yje :lol:
:lol: Ha ha ha !!! :lol:
Hë pra a e sheh ça grade kam?!!Gjeneral brigade jo shaka. :lol: :wink:
Para VLLAZNIA!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 02 Feb 2008 , 17:36

JOSA MENDOJ SEDUHET TA MBYLLI MISIONIN TE VLLAZNIA
KAM KEN SHUME I GZUM ME ARDHJEN E TIJ
PO FATURA E HUPJES SOT KA EMRIN MIREL JOSA
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 02 Feb 2008 , 17:52

Ke me vu maj naqe??????????????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 02 Feb 2008 , 17:54

vllaznia1919 wrote:Ke me vu maj naqe??????????????
naqe ti e njeh futbollin ma mire se une
po kete takim e ka hup mireli se mos me fitu kunder nje skuadre qe ska ba pergatitore dhe qe a grumbullu para dy ditesh a marre
DIN ZHEGEN
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 03 Feb 2008 , 19:44

Pas ndeshjes

Vasil Bici (trajner i Kastriotit): Eshtë një fillim i bukur i skuadrës sonë në këtë pjesë të dytë të kampionatit. Jam mëse i kënaqur nga loja që zhvilluan sot futbollistët e mi, duke filluar që nga portieri e deri te lojtari më i fundit i skuadrës. Gjej rastin t’i përgëzoj të gjithë lojtarët për lojën që zhvilluan, të cilën e shoqruan me një fitore bindëse. E kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Vllazninë, nj- skuadër mjaft e njohur e vendit tonë, dhe tani mendojmë për përballjen e radhës, me Tiranën. Kjo fitore na bën më të sigurt, për të zënë në tabelën e renditjes një vend më afër skuadrave të kreut.

Mirel Josa (trajner i Vllaznisë): Loja filloi mjaft keq për ne, sepse u goditëm shpejt, dhe për këtë na u desh shumë punë për të rimarrë veten. Duhej të kishim shënuar në pjesën e parë, sepse rastet nuk na munguan. Gjithsesi, nuk jam i kënaqur nga mënyra e organizimit të lojës nga ekipi ynë. Humbja e kësaj ndeshjeje na vë përpara detyrave më të mëdha, për të riparuar shumë gjëra në lojën tonë në vazhdimësi.




Pse mor xhaxhi Mireli ishte po don me hanger turpin me buke ti a ? Ca jan mor kta fjale letret ?!!
1: Ca flet ky njiri, na nuk jene ne premiera division qi Reali ban 150 million euro merkato e ndeshjen e pare duhet me u ambjentu skuadra,
2. Kto fjalimet teorike : "menyre organizimit e lojes etj, etj," ti kursjen, se ktu nuk ka nai marifet te madh, na mujti nji skuader amatore
3. "ne vazhdimesi" ca don me thane me vazhdimesi mor ar: car vazhdimesiet, po ke pas kohe boll, nqs mas tan ksaj pergaditore han tri petlla kunder kastriotit, e nuk je zot me ba gol vec me penallti, ti ke maru me te tana, nuk ke ca permirson kurgja.




Jam shume i zhgenjym prej Joses: mos harroni me Josen kena hy ne histori me humjet e turpshme me trabzonsporin, dhe shkumbinin, edhe me kastriotin kena hum per here te dyte ne histori

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 03 Feb 2008 , 20:23

hazhiosmanovic se spa di me ja than emrin. ka ken tranjeri ma i sukseshem keto 10 vitet e fundit per mendimin tem
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 03 Feb 2008 , 21:21

Edhe pse problemi osht tjeterkun ne Shkoder (ke kryesia) une them qe Josa te iki, edhe ta mori Vllaznin na i Zmijan (ose te pakten dora ktyne), sepse duket qe Fushaj-Josa-Lojtar nuk funksionon. Jo se Josa ka bere gjera me qellim se ashtu osht i nershem, por kur s'te ec nuk te ec. Aty duhet i trajner i forte, edhe jo i bute si Josa.

Persa i perket Bicit dje i kom von viz si njeri, se mase si trajner ja vlen. Kur tha te Skaner Kampionat: "Ne duhet t'i kishim fut Shkodres edhe mo shume gola, por s'na doli koha (dicka e tille).
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 04 Feb 2008 , 16:12

tironsi_tr wrote: Edhe pse problemi osht tjeterkun ne Shkoder (ke kryesia) une them qe
Persa i perket Bicit dje i kom von viz si njeri, se mase si trajner ja vlen. Kur tha te Skaner Kampionat: "Ne duhet t'i kishim fut Shkodres edhe mo shume gola, por s'na doli koha (dicka e tille).

ashtu asht, Bici asht shume legen, nuk e di ca ka kyt kuj kaq te madh me shkodren, vec te mira ka pa prej nesh, kurse ai na ka lan ne balte
ma mire te shofin punen e vet, se sot asht me kastriotin, neser e nisin, nashtu si ia banen me besen

Post Reply