Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Thu, 02 Jun 2011 , 08:54

Jam dakord me Manin por edhe me Skodrinon.
Kto ekipe jane pjelle e nje komunizmi qe i krijoi me tregu qe dhe ne sport fitojm ne... duke penalizu kryesisht dy ekipe Vllaznine dhe Tironen. Ne e kemi vujt ket gjo si askush tjeter. P me lojtar te shkodres dhe te vllaznise kane fitu kupen ballkanike dhe mu me behet qejfi si shqiptar per ket gjo...por kur vje nji tifoz i morrave vje dhe te shet men per ket gjo te vje me plas...(gjithmone ne kuadrin e tifozllikut).

Pavarsisht antipatine qe kam per D. dhe P. Nuk ja kam uru qe te shkrihen si ekipe. Por qe tirona ti rrifte gjithmone ne futboll. Gezimi im eshte kur kundershtaret hisotrik qe i urren ti rrafesh gjithmon e jo ata te perpeliten tu lujt me mamurrasin. Problemi eshte qe si D. dhe P. kane histori (se si e kan bo eshte pune tjeter,por thjesht kane qene vegla te atij regjimi dhe per ket gjo nuk i vej faj as tifozave,as lojtareve te ktyre ekipeve,por thjesh vegla te atij sistemi.)Kane mar mjaft lojtar te talentuar ne ekipe te tjera por duhet me pranu qe dhe i kane dhon lojtar futbollit shqiptar.
Cdo histori e keqe apo e mire, populli tregon kulture nqs e ruan. Ne Nurenberg te gjermanise vendi ku mbante fajlime Hitleri eshte ruajt nuk u shkaterru. Sot e kesaj dite ne ate vend mbajn koncerte muzikore Grupe famoze si Rrolling Stones,U2 etj etj. Ne jemi njisha per me shkatrru ate qe ndertojm vet.

Ata historine e kane shkrujt me menyren me te shemtut te mundshme por faji sesht i atyne ekipeve por i atyne qe i krijun.Sot jemi ne kapitalizem. P. dhe D. nga ajo kohe vetem emri i ka ngel i njejte dhe ket duhet me e pranu. Sa per kompleksin etj etj ktu luhen interesa te tjera qe ne Shqiperi jane bere te modes...te ishte se shqiptaret apo drejtusit e venit tone do mendonin me shume per futbollin apo sportin nuk do ishim ne ket gjendje dhe nuk do shifnim ket lloj superlige...
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Thu, 02 Jun 2011 , 15:28

Skodrinon po te kthej prap pergjigje, kuptohet jo per replike personale, por ngaqi asht nji teme interesante:

Sic e kam shkru dhe ma siper, mu nuk me interesojn Dinamoja si x-klub apo tifozat e Dinamos, me intereson thjesht e mira e futbollit shqiptar dhe Shqipnise. Normalisht kompleksin ishte dasht me e shfrytezu dikush (pak randsi ka se kush) cdo dite. Edhe ti thu se itash ia morren e do vendoset se kujt me ia dhan, mu kjo me duket veprim amator, se te merret ne mes te kampionatit kompleksi stervitor, te rrijn tan pranveren e veren vec per kuajt e qejte e mandej ndoshta i jepet dikujt - ky nuk asht veprim i mireplanifikum.

The qi me taku nji dinamovit te thot kena fitu kaq e aq tituj etj.
Un me te than te drejten as nuk i shes mend kuj, e as nuk la kend me me shit mend. Kurre ne jet teme nuk i kam than kujt, as katundar, as magjyp a ku di une ca, por kam respektu kush ka ken ne rregull. As Dinamovitin e askend tjeter nuk e la me shit mend, se me nder me than, tan nji mut jena: ne te tana drejtimet te fundit, kena vra njeni-tjertin ne komunizem dhe ne postkomunizem si asnji popull tjer ne europe. Tana ekipet shqiptare pallohen vit per vit ne europe njena mas tjeters - pra sna takon me hap gojen asnjenit, se per me hap goje paskena pa ken te paret.

Nuk e kuptoj ça ka lidhje ktu demokrat e jo-demokrat. Apo Fushaj demokrat Sula jo? Nuk e di a e ke fjalen ktu por mendoj se nuk mund te bahet ky krahasim ne ket rast (ne raste te tjera po, se Vllaznine p.sh. nuk ia japin nji socialistit. jam dakort)
Kyt e dhash si shembull se jan ceshtje politike dhe jo drejtesie. Ne fakt nuk asht se po me shqeteson shume a ka drejtesi mes demokrateve dhe seocualistave, se ne shqipni ska politike por vec hajni. Masi qe Doktori i Drilonit dhe Tosi na dolen miq, ska ma kuptim me fol per "demokrate" apo "socialista"

Pse tham se nuk mund te bahet ky krahasim. Se Vllaznia asht prone e Bashkise, qi i ven ne dispozicion stadiumin qi asht prone e saj gjithashtu. Per ma teper qi Bashkia e shkodres ban interesat e shkodranve (konkretisht te ekipit te tyne), kurse MTKRS duhet me ba interesat e tan shqiptarve (pra jo vetem te tifozave dinamovit) e jo te nji ekipit. Pse u dashka favorizu Dinamo tu i fal nji kompleks e jo Beslidhja, Elbasani apo Flamurtari? (nji dinamovit do t'ishte pergjigje: se na jena ekip i madh. edhe dalim mandej te ai muhabeti siper)
Pra, padrejtsia mendoj une asht ba der tash, ku shteti ka favorizu nji ekip te caktum, e jo tash qi merr nji prone te veten.
Njashtu si MTKRS duhet me pa interesat e tan shqiptareve, njashtu duhet me pa edhe bashkia Shkoder interesat e tan shkodraneve. Ti japesh Valterit stadiumin falas (nuk dihet asnji lloj detajit mbi kyt te ashtuqujturen kontrate, qe nenshkroi Ormir Rusi ne ditet e fundit si kryebashkiak) + mbeshtetje financiare, nderkohe qe sic e the dhe ti, jan lan ne meshire te fatit tan ata sportista te talentum te peshngritjes, volejbollit, basketbollit - nuk asht e drejte.

Tashi kompleksi i Dinamos asht ndertu me kohe, dhe mesa di une shteti i sotem nuk ka shpenzu asi kacidhe per rinovimin e tij, pra kompleksi asht njaty ku asht, Beselidhjes e Elbasanit nuk ke si ia jep kur a kompleksi ne Tirane. Ka me met ndoshta puna me ia dhan Kamzes se nuk di kujt mund tia japin tjeter. Megjithate une po te siguroj ty, se ai klub qe do ta marrin kompleksin (nqs kan me ia dhan naiher dikujt) nuk ka me e marr se asht ne gjendje me pagu ma shume se Sulaj, por per lidhjet dhe pazaret personale.
Olimpico i Romes asht i shtetit. Lazio e Roma pagujn miliona euro ne vit qera. Ba me i lane me lujt pa pare bahet nami. U ba nami se Lazio pshtoi prej falimentimit tu shfrytzu nji ligj jo te qarte qi e hoqen fille mrapa, se u çune te tjeret tu thane se pse u favorizu Lazio kure ne nuk na falet qindarka.
San Siron e ka ndertu nji president i Milanit, qi ma vone ia ka shite shtetit. Sot Milani e Inetri pagujn miliona ne vit.


Une bana krahasimin me Steauen sepse ne ate kohe kan pas afersisht te njejta kushte si na. Por me krahasu Italine me Shqipnine ma merr mendja nuk ka kuptim, asht si me krahasu molla me dardha.
Nuk asht se shteti po ban nji tender transparent dhe po ia jep kompleksin njatij klubi qi pagun ma shume, dhe masandej ato pare po i investon prap per futbollin. Ate kompleks do ta marrin ai qi ka lidhje ma te ngushta me MTKRS, qe i fut drejtorit ma shum lek nxhep, kurse ky i fundit i "investon" ato pare ne nji benz luksoz per te birin. Me te shit pordh me benz nji hajn, qi vec merret me poshtersina - ky asht hall per mu, jo me shit mend dinamoviti, lene qi pjesa ma e madhe e tyne i merret fryma tuj fole prej moshet :lol:
Shteti me ken transparent lejon privatizimin e klubeve dhe mandej ekonomia e tregut vendos, por me qellim lehen punt kshtu per me ba pislleqe.

Ti the nuk asht mire me u penalizu kto ekipe per historine e tyne se p.sh. partizani ka fitu nji kupe ballkanike
.

Per kyt me ke keqkuptu: nuk thash nuk duhet me u penalizu sepse kan fitu kupen ballkanike. Thash nuk duhet me u penalizu per arsye politike, kurse Kupen Ballkanike e permenda qi asht nder per tan shqiptaret, nder edhe per Shkodren se ka kontribu per ata futbollista per kyt kupe. Nqs tifozi dinamovit nuk e pranon kyt, nuk me bahet vone hic, se fakti metet fakt.

Me i permbledh gjanat: Un nuk them te harrohen padrejtesite qi ka ba shteti ne ate kohe, por nuk asht rruga e duhun te merret sot hak, per ma shume se nuk dihet kujt po i merret hak, ata qi sot po trumbetojne demokracine blu ishin deri dje miqt ma te ngushte te diktatorit.
Asht barbari polpotiste qi nuk ndodh ne asnji vend te qyteterum me shkatrru muzeumet. Me aq sa lexoj un u shkaterrun muzeumi i Dinamos dhe Partizanit dhe nuk dihet ku kan mrrit kupat.E pra ate kupen ballkanike duhet me e ruj fort, se zor se ta po fitojm naiher nai kupe.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 02 Jun 2011 , 23:06

Man in Redblue wrote:Skodrinon po te kthej prap pergjigje, kuptohet jo per replike personale, por ngaqi asht nji teme interesante:
Pa problem. Jena tu shpreh opinionet tona krejt qetsisht
Sic e kam shkru dhe ma siper, mu nuk me interesojn Dinamoja si x-klub apo tifozat e Dinamos, me intereson thjesht e mira e futbollit shqiptar dhe Shqipnise. Normalisht kompleksin ishte dasht me e shfrytezu dikush (pak randsi ka se kush) cdo dite. Edhe ti thu se itash ia morren e do vendoset se kujt me ia dhan, mu kjo me duket veprim amator, se te merret ne mes te kampionatit kompleksi stervitor, te rrijn tan pranveren e veren vec per kuajt e qejte e mandej ndoshta i jepet dikujt - ky nuk asht veprim i mireplanifikum.
Un nuk perjashtoj mundsine qi ky kompleks te keqperdoret, ose te perdoret per interesa te veçanta te ndokuj. Nuk do t'ishte hera e pare. Por kjo nuk don me thane qi i asht ba nji padrejtsi Dinamos kur ia kan hek. Na po diskutojme per marrjen e kompleksit nga ana e MTKRS.
The qi me taku nji dinamovit te thot kena fitu kaq e aq tituj etj.
Un me te than te drejten as nuk i shes mend kuj, e as nuk la kend me me shit mend. Kurre ne jet teme nuk i kam than kujt, as katundar, as magjyp a ku di une ca, por kam respektu kush ka ken ne rregull. As Dinamovitin e askend tjeter nuk e la me shit mend, se me nder me than, tan nji mut jena: ne te tana drejtimet te fundit, kena vra njeni-tjertin ne komunizem dhe ne postkomunizem si asnji popull tjer ne europe. Tana ekipet shqiptare pallohen vit per vit ne europe njena mas tjeters - pra sna takon me hap gojen asnjenit, se per me hap goje paskena pa ken te paret.
Kure diskutojne dy tifoza te dy ekipeve rivale normal qi permenden trofe, ndeshje historike, fitore te ekipit tand e humbje te kundershtarit etj etj. Ky asht lezeti i tifozllekut. Perndryshe nuk u dashka as me u gzu as me u idhnu per ekipin tone se nuk jena na qi fitojme ose humbim.
Pra, kure dikush krenohet me historine qi e ka ndertu permi rrenojat e ekipit tem, pse u dashka me me ardhe keq mu kur bjen ne kategori te trete? Sidomos kur bjen me kamt e veta, pa i ba keq kush.
Njashtu si MTKRS duhet me pa interesat e tan shqiptareve, njashtu duhet me pa edhe bashkia Shkoder interesat e tan shkodraneve. Ti japesh Valterit stadiumin falas (nuk dihet asnji lloj detajit mbi kyt te ashtuqujturen kontrate, qe nenshkroi Ormir Rusi ne ditet e fundit si kryebashkiak) + mbeshtetje financiare, nderkohe qe sic e the dhe ti, jan lan ne meshire te fatit tan ata sportista te talentum te peshngritjes, volejbollit, basketbollit - nuk asht e drejte.
Tu i dhane stadiumin ekipit te shkodranve ban interesat e tyne. Nuk ia jep Valterit por Vllaznise, qi asht prone e saj. Mandej qi perfiton edhe Valteri qi fatkeqsisht ka Vllaznine asht tjeter muhabet. Se edhe Sulaj perfiton prej Dinamos.

Jane edhe shume sportista te sporteve te tjera qi sterviten ne L.Borici. I kan ndertu palestrat poshte shkallave.
Flas vetem per objektin. Se qi nuk mbeshteten financiarisht jam dakort me ty.
Tashi kompleksi i Dinamos asht ndertu me kohe, dhe mesa di une shteti i sotem nuk ka shpenzu asi kacidhe per rinovimin e tij, pra kompleksi asht njaty ku asht, Beselidhjes e Elbasanit nuk ke si ia jep kur a kompleksi ne Tirane. Ka me met ndoshta puna me ia dhan Kamzes se nuk di kujt mund tia japin tjeter. Megjithate une po te siguroj ty, se ai klub qe do ta marrin kompleksin (nqs kan me ia dhan naiher dikujt) nuk ka me e marr se asht ne gjendje me pagu ma shume se Sulaj, por per lidhjet dhe pazaret personale.
Po paret qi merr prej qerase ose shitjes se kompleksit MTKRS mundet me i perdor me ndertu fusha ne Lezhe, Elbasan ose edhe Tirane. Ti thu ndoshta i fut ministri n'xhep. Nuk asht çudi aspak, po kjo nuk don me thane qi asht i padrejte vendimi i maparshem. Qi m'duket jena tu harru qi asht i ligjshem.
Une bana krahasimin me Steauen sepse ne ate kohe kan pas afersisht te njejta kushte si na. Por me krahasu Italine me Shqipnine ma merr mendja nuk ka kuptim, asht si me krahasu molla me dardha.
Nuk asht se shteti po ban nji tender transparent dhe po ia jep kompleksin njatij klubi qi pagun ma shume, dhe masandej ato pare po i investon prap per futbollin. Ate kompleks do ta marrin ai qi ka lidhje ma te ngushta me MTKRS, qe i fut drejtorit ma shum lek nxhep, kurse ky i fundit i "investon" ato pare ne nji benz luksoz per te birin. Me te shit pordh me benz nji hajn, qi vec merret me poshtersina - ky asht hall per mu, jo me shit mend dinamoviti, lene qi pjesa ma e madhe e tyne i merret fryma tuj fole prej moshet :lol:
Shteti me ken transparent lejon privatizimin e klubeve dhe mandej ekonomia e tregut vendos, por me qellim lehen punt kshtu per me ba pislleqe.
Asht e njejta gja. Nuk ndryshon parimi se ndryshon vendi.
Shteti tu i lan nji kompleks gratis nji ekipit e favorizon se i kursen pare te cilat i perdor me u forcu ne merkato. Edhe tu ken futbolli nji gare, rrjedhimisht penalizon ekipet e tjera.
Per kyt me ke keqkuptu: nuk thash nuk duhet me u penalizu sepse kan fitu kupen ballkanike. Thash nuk duhet me u penalizu per arsye politike, kurse Kupen Ballkanike e permenda qi asht nder per tan shqiptaret, nder edhe per Shkodren se ka kontribu per ata futbollista per kyt kupe. Nqs tifozi dinamovit nuk e pranon kyt, nuk me bahet vone hic, se fakti metet fakt.

Me i permbledh gjanat: Un nuk them te harrohen padrejtesite qi ka ba shteti ne ate kohe, por nuk asht rruga e duhun te merret sot hak, per ma shume se nuk dihet kujt po i merret hak, ata qi sot po trumbetojne demokracine blu ishin deri dje miqt ma te ngushte te diktatorit.
Asht barbari polpotiste qi nuk ndodh ne asnji vend te qyteterum me shkatrru muzeumet. Me aq sa lexoj un u shkaterrun muzeumi i Dinamos dhe Partizanit dhe nuk dihet ku kan mrrit kupat.E pra ate kupen ballkanike duhet me e ruj fort, se zor se ta po fitojm naiher nai kupe.
Une ktu jam dakort me ty e Ledin. Nuk jam as per hakmarrje as per shkrimje per shkak te historise se ktyne dy ekipeve. Une kundershtoj favorizimin e tyne per arsye te ksaj historie. Sidomos prej shtetit. Se mandej i vjen keq kur i kujtohet karikatura e famshme e t'madhit Tef Palushi: "Dinamo asht monument kulturet qi mbrohet nga shteti" :)

Cili muzeum ma Man? Po e bajn t'madhe gazetart tifoza. Kane salle trofesh. Merren trofet e çohen dikund tjeter.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Fri, 03 Jun 2011 , 12:39

E kuptoj ate qe thu ti. Ne parim te jap te drejte, por mendoj se:
Drejtesia duhet te jete per te gjithe, sepse asht padrejesi,te vendosish drejtesi vetem per nji rast te caktum e per te tjeret jo.

Gjithsesi komplimete ty (edhe mu :mrgreen: ) qe kena arrit me ba ndoshta diskutimin ma te gjate e me plot argumenta ne historine e forumit :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Sun, 05 Jun 2011 , 16:42

Edhe une jam dakort me Skodrinon, nuk ka pse Dinamo me perdor fushat falas, boll i ka perdor deri tesh :)

Ka ana tjeter nuk mundet qe nji ekip si Dinamo me met pa fushe. Gjaja ma e mire kishte kene qe ti jepet Dinamos me koncesion .....
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Mon, 06 Jun 2011 , 15:54

se ti admin je ekstremist demokrat e dina me kohe :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Tue, 07 Jun 2011 , 15:25

Hahahahhaa normale qe jam demokrat (jo me Partine demokratike) :):) po ka ana tjeter jam edhe i majte :)
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 20 Jun 2011 , 21:37

Skenderbeu tham se nuk ka shpresa me Apoel Nicosia. Flamurtari kunder Buduçnostit e ka ma t'let. Tirana e kishte pase ma t'lete me Zeten se sllovakt t'pakten me komtaren kan ec perpara.

Kishte ken mire me u bashku tan grupet shqiptare me tifozat e Tetoves kunder Partizanit te Beogradit.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Mon, 20 Jun 2011 , 23:16

Ndeshja ma e randsishme asht ajo e Tetoves. Respektet ma te mdhaja ne rradhe te pare qi kan dal kampion!!!! Me sa po nigjohet Tifozat Kuqezi do te jene te pranishem ne ate ndeshje. Imagjinoni cfare festet e madhe do ishte, me fitu ne Tetove e me e kthy Tetoven ne fest shqiptaresh te tana trojeve !!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 20 Jun 2011 , 23:46

zot ndihmoje tetoven te bajne mrekulline
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 22 Jun 2011 , 19:57

Ne fokus/ Mediat serbe I tremben incidenteve ne perplasjen Shkendija-Partizani Beogradit



Shkendija e Tetoves ishte ekipi qe deshironin me pak se te tjerat drejtuesit e Partizanit para hedhjes se shortit ne Nion te Zvicres, citojne mediat serbe deklaratat e trajnerit Aleksandar Stajonevic. Mirepo pas shortit trajneri serb ka thene se skuadra e tij Partizani eshte favorit dhe e respektojne kundershtarin dhe se deshiron qe ndeshja e kthimit te luhet ne Shkup e jo ne Tetove pasi atje do te kene perkahje te madhe nga tifozet. Megjithate mediat serbe takimin e kane shpallur si te rrezikut te larte duke cilesuar Shkendijen e Tetoves si klub nacionalist shqipetaresh me tifozet e tyre “Ballistet”, te cilet jane “arma” me e forte e tyre.
Po ashtu edhe tifozet e klubit te Partizanit kane thene fjalen e tyre duke kerkuar me cdo kusht fitore dhe kane terhequr veretjen qe mos te perseritet historia me Flamurtarin e Vlores ne vitet e 80-ta kur kjo e fundit eliminoi Partizanin nga garat evropiane. Te rikujtojme se ndeshja e pare do te luhet ne Beograd me 12 ose 13 korrik ndersa ndeshja e kthimit me 19 ose 20 korrik ne stadiumin “Filip i dyte” pasi eshte stadium me i afert i Tetoves qe ploteson kushtet e UEFA-se nga disa te tille qe ka ne Maqedoni
_______________________________________-
Pritet me u ba nje rremuje e madhe.

Nese serbt do djegun flamurin shqiptare ,edhe shqiptaret do djegun flamurin serb ,

Nese ndodh kja,atehere tifozat shqiptare dhe ato serb mund te ,do ndeshen ne ring :D

Flitet se numri i policise ne stadium do jete rrekord

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 22 Jun 2011 , 23:32

sa mire do ishte nje banderole e madhe
you never forget flamurtari apo dicka e tille
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 18 Jul 2011 , 03:54

Tirana, presion Balës, nëse nuk gjen formën, përgjysmohet rroga

http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... 219&id=542

Ishalla po na vjen te vllaznia

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Thu, 28 Jul 2011 , 18:11

e mandej na bajne cudi rezukltatet e klubeve tona ne europe

http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... 354&id=542

e mandej dona me e ba superligen me 20 skuadra ku keto qe jane vec tri e kalojne klasen(per buxhetin flas)
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by jeti » Wed, 03 Aug 2011 , 06:39

Kur fillon kampionati?
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 03 Aug 2011 , 18:34

me 24 gusht me duket
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by jeti » Thu, 04 Aug 2011 , 18:29

GOLDIAN wrote:me 24 gusht me duket
Kur hidhet shorti?
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Fri, 05 Aug 2011 , 14:10

jeti wrote:
GOLDIAN wrote:me 24 gusht me duket
Kur hidhet shorti?
Ilir Shulku: Shorti hidhet më 16 gusht

Shorti i Kampionatit të 73-të Kombëtar të futbollit, sezoni 2011-2012, do të hidhet më 16 gusht. Shulku: “Do të organizohet në formën e një minishou dhe do të hidhen shorti i Kategorisë Superiore dhe ai i Kategorisë së Parë. Ende nuk e kemi përcaktuar vendin se ku do të kryhet”.


18 gusht, finalja e Superkupës

Finalja e Superkupës do të zhvillohet, më 18 gusht, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Sipas traditës, finalja diskutohet midis kampionit të edicionit 2010-2011, Skenderbeut, dhe fitueses së Kupës së Shqiperisë 2011, Tiranës.

Ky është edicioni i 18-të i Superkupës. Finalja e parë e Superkupës është zhvilluar në vitin 1989, kur Dinamo mundi 2-0 17 Nëntorin, Tiranën e sotme. Fituesja e fundit e Superkupës është Besa që mundi në finale 3-1 Dinamon.Tirana është dhe skuadra, që e ka fituar më shumë herë Superkupën: 8 herë. Dinamo, Flamurtari, Vllaznia dhe Partizani e kanë fituar nga 2 herë, Besa dhe Elbasani nga një herë.

KATEGORIA SUPERIORE
Skuadra: 14
Nis: 24 gusht
Mbaron: 12 maj

KATEGORIA E PARË
Skuadra: 16
Nis: 28 gusht
Mbaron: 19 maj

KATEGORIA E DYTË
Dy grupe: nga 13
Nis: 11 shtator
Mbaron: 13 maj

SUPERKUPA
18 gusht 2011
Skënderbeu-Tirana
Stadiumi “Niko Dovana”

KUPA E SHQIPËRISË
Tur paraeliminator
Faza në grupe
Finalja 19 maj 2012




Shpërblimet
Kampioni merr 10 milionë lekë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një nga mbledhjet e tij, ka vendosur edhe shpërblimet të cilat do t’u shpërndahen fituesve në fund të edicionit të ardhshëm 2011-2012.

Kampionët
Kategoria Superiore: 10 milionë lekë
Kategoria e Parë: 3 milionë lëkë
Kategoria e Dytë: 2 milionë lekë
Kampion per femra: 1 milionë lekë
Kampion futsale: 500 mije lëkë
Kupa e Shqipërisë: 5 milionë lekë
Ekipi”Fair Play”: 1.5 milionë lekë

“Këpuca e artë”
Kategoria Superiore: 200 mijë lekë
Kategoria e Parë: 100 mijë lekë
Kategoria e Dytë: 100 mijë lekë
Femra: 100 mijë lekë

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Sat, 06 Aug 2011 , 14:07

skam ken nai her ne jete teme kaq pa interes per vllaznine

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Fri, 19 Aug 2011 , 13:14

Asht shty fillimi i kampionatit me date 10 shtator pasi hala klubet shqiptare nuk kane ba kthimin dhe rregjistrimin e tyne ne superlige.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply