Përfaqsuesja e Kosoves

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 19 Jun 2008 , 12:44

vllaznia1919 wrote:Ndaqi ma besoni ndaqi mas ma besoni un jam emocionu shum.I lumte atyne djem te mrekullushem!
GJITHMONE DHE VETEM SHQIPERI ETNIKE!
Sje i vetmi naqe.
Hallall atyne djemve qe kane kene ne stadium.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 19 Jun 2008 , 13:23

Respekt


kuqezi

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Mon, 22 Sep 2008 , 17:26

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri fton sulmuesin kumanovar të Baselit

Edhe pse fillimisht Orhan Mustafi kishte deklaruar se do të mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, një ndryshim në mendjen e tij mund të ndodhë pas ftesës së pranuar nga kryetari i FFK, Fadil Vokrri për të luajtur me Reprezentacionin e Kosovës

Nga BEKRI AJDINI

Shkup, 21 shtator - Sulmuesi kumanovar i FC Baselit, Orhan Mustafi ka gjasa që në një të ardhme të shpejtë të luaj për Reprezentacionin e futbollit të Kosovës. Edhe pse nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, shanset që të bëhet pjesë e kësaj skuadre, pasi ajo të njihet nga FIFA, janë të mëdha. Një ndryshim në mendjen e Mustafit mund të ndodhë pasi ai drejtpërdrejtë ka marrë ftesë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. “Është takuar Orhani me kryetarin e FFK-së, Vokrri dhe me atë ka biseduar për karrierën e ardhshme. Ai e ka përgëzuar Orhanin për lojën që ka zhvilluar dhe e ka ftuar atë që të bëhet pjesë e Reprezentacionit të Kosovës. Kjo e ka bërë krenar Orhanin, por vendimin përfundimtar ende nuk e ka marrë. Kemi kërkesa të vazhdueshme që ai të luaj për Zvicrën”, tha Xhezmi Mustafi, babai i Orhanit. Fadil Vokrri në bisedë e sipër gjithashtu i ka thënë sulmuesit kumanovar se dyert për të në kombëtaren e Kosovës janë të hapura. “Uroj që fillimisht të pranohet Kosova në FIFA. Edhe nëse Orhani vendos të luaj për Zvicrën, atëherë mund të dorëzojë njërën pasaportë dhe të pranojë ftesën e Kosovës”, tha Mustafi. Ndryshe, në takimin që e ka mundësuar menaxheri shqiptar në Zvicër, Arzen Ramadani është biseduar edhe për talente të tjerë shqiptarë që luan nëpër ekipe të njohura. Përveç Orhan Mustafit, te FC Basel aktivizohet edhe Beg Ferati, i cili gjithashtu ka shprehur interesin të mbrojë ngjyrat e fanellës së Kosovës. Për Orhan Mustafin interesim kishte shprehur edhe Maqedonia, por lojtari kumanovar ka refuzuar të veshë fanellën “kuqeverdhë”.

----------------------------------
un ju kam thane qe Fadil Vokrri e din çfare don me thane futbolli.Nuk e kam pa Armando Leshin tu u interresu per talentat.ishalln jane te zot me i mbledh tane se kan me pas super ekip

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 Sep 2008 , 20:06

Komplimente FFK-se per interesimin e seriozitetin qe duket se po tregojne, edhe se une jam i idese qe ma mire 1 komtare e forte se sa 2 komtare te dobta.
Vllaznit Ultras

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 24 Oct 2008 , 20:09

FIFA nuk pranon Kosoven ne gjirin e saj

Sipas vendimit te marre ne mbledhjen e drejtuar nga presidenti Sepp Blatter, Kosova nuk eshte anetaresuar ne FIFA dhe nuk mund te zhvilloje dot as ndeshje miqesore me vende apo klube anetare te kesaj organizate.

Gjate mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv te zhvilluar sot ne Zyrih, FIFA nuk e ka pranuar kerkesen e Federates Kosovare te Futbollit per t’u anetaresuar ne kete institucion. Sipas vendimit te marre ne mbledhjen e drejtuar nga presidenti Sepp Blatter, Kosova nuk mund te zhvilloje dot as ndeshje miqesore me vende apo klube anetare te FIFA-s.

Me tej, presidenti Blatter eshte perqendruar tek kriza ekonomike qe ka perfshire boten, qe sipas tij, per momentin nuk e rrezikon boten e futbollit. “Kam kenaqesine t’ju informoj se jemi te kenaqur per gjendjen aktuale. Jemi shume te pergatitur per te pritur te ardhmen”, theksoi Blatter, sipas te cilit, 95 % e buxhetit per 4 vjecarin e ardhshem tashme eshte miratuar dhe i ka kaluar rreziqet. “FIFA ka siguruar 650 milione dollare per boteroret 2010 dhe 2014 ne rast se do te ndodhe ndonje gje e paparashikuar”, shtoi presidenti i institucionit me te larte te futbollit boteror.

Ne vijim, fjalen e ka marre sekretari i pergjithshem, Jerome Valcke, sipas te cilit, Afrika e Jugut eshte ne kohe me punimet per boterorin 2010 dhe zerat qe e shikojne larg kampionatin nga vendi afrikan, nuk jane te vertete.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 24 Oct 2008 , 20:14

FIFA DO E NJOFI KOMBETARE E KOSOVES NE EKIMINATORET E EVROPIANIT PER 2012.
TANIN PER TANI E KAN LAN JASHTE... :roll:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 24 Oct 2008 , 20:45

une do te doja qe kosova me shqipnine te mos ndaheshin kurr nga bota e futbollit dhe te luishin bashk gjithmone.

da njerez thojn qe shqipnia me kosoven do jene nje komb dhe nje kombetare ,dhe da te tjere thojn qe do jene veq shum shpejt.

ishalla don zoti qe shqipnia me kosopven mos me u nda kurr.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 25 Oct 2008 , 16:17

Asht e qarte qi FIFA refuzon dhe do te refuzojne antarsimin e Kosoves deri sa Kosova te antarsohet ne OKB, gja qi mu me duket pothujse e pamundun. Pra 99% Kosova nuk do te kete kombetare te veten, nqs vazhdojne keto rregulla.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 25 Oct 2008 , 18:23

un flas me kosovare ketu ku jam e simbas tyne nga lajmet qe marrin ne kosove ,te gjithe kosovaret dojn me pas nji kombetare te vetme,pra shqiperia dhe kosova te jene nje komb e nje kombetare.

edhe ata e kuptojn shum mire se nese ndana atehere as kombetarja e tyne nuk pin uj ma e as kombetarja jone nuk pin uje ma ,sepse dobesohen te dyja kombetaret.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 31 Oct 2008 , 19:19

Federata e Kosoves i kerkon llogari FIFA-s

Refuzimi i FIFA-s per te anetaresuar Federaten Kosovare te Futbollit ne kete institucion, ka ngjalllur reagimin e FFK-se. Nepermjet nje letre derguar institucionit me te larte te futbollit boteror, shprehet pakenaqesia qe ka ngjallur ky vendim.

“Ju lutem te na sqaroni, se si Republika e Kosoves, sipas standardeve tuaja, nuk eshte e njohur si shtet i pavarur dhe sovran kur ajo ne fakt eshte e pranuar nga bashkesia nderkombetare. Vendimi FIFA-s per te mos lejuar Kosoven te luaje ndeshje miqesore eshte kunder misionit te FIFA-s dhe parimeve te saj. Ne rastin tone, FIFA ka marre nje vendim administrativ se skuadra kombetare e Kosoves nuk mund te luaje lojera miqesore. Si ta kuptojme kete dhe si t’ua shpjegojme qindra mijera tifozeve te futbollit, qe na pyesin rreth kesaj ceshtjeje cdo dite. Ne kete nuk e shohim ndryshe pervec si diskriminim te futbollisteve te Kosoves, klubeve te saj dhe tifozeve”, theksohet ne letren adresuar presidentit Blatter
Me tej, letra permend edhe misionin e fundit te Blatter ne Palestine, duke vene theksin ne nevojen qe ka edhe futbolli kosovar per t’u institucionalizuar nderkombetarisht.

“Nuk mund te kuptojme pse Kosova, shteti me i ri ne bote, me tradite per futboll, nuk mund te jete anetare e FIFA-s dhe UEFA-s, per shkaqe per te cilat ne besojme qe jane politike. Me kete vendim te KE te FIFA-s, futbolli i Kosoves mbetet geto e futbollit ne mes te Evropes”, nenvizon me tona aspak te buta kjo deklarate, ne fund te se ciles rtheksohet besimi se ne te ardhmen, FFK-ja do jete anetare me te drejta te plota ne FIFA dhe UEFA.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Nov 2008 , 14:27

FIFA mohon përsëri kërkesën kosovare për miqësore



FIFA i jep një tjetër goditje futbollit kosovar, pasi nuk ka lejuar që kombëtarja të luajë një ndeshje miqësore me skuadrën zviceriane të Ksamaksit. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “New Kosova Report”, e cila citon se FIFA e ka ndaluar FKF-në edhe gjatë muajve të verës të zhvillonte ndeshje miqësore me Arabinë Saudite, Brazilin dhe Beninin.

Për këtë ngjarje është shprehur edhe presidenti i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Në një pronocim për mediat ai shprehet: “Ne duhet ta respektojmë vendimin e FIFA-s, duke u bashkuar me mendimin se kjo ndeshje mund të marrë dimensione politike”.

Edhe trajneri i kombëtares së Kosovës, Edmond Rugova, është mjaft i indinjuar nga vendimi i FIFA-s. “Ky vendim është një diskriminim për futbollin tonë, por ne do të vazhdojmë të ecim përpara”, -ka thënë trajneri Rugova.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 06 Nov 2008 , 17:35

nuk ka organizate ma te politizume e ma te korruptume se FIFA e UEFA.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 06 Nov 2008 , 17:40

Posht FIFA, motren ku ta ket UEFA... :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 06 Nov 2008 , 17:45

jeti wrote:Posht FIFA, motren ku ta ket UEFA... :lol:
me kan thane qe vajzen e axhes FIFA e ka te mire keshtu qe un po ja shaj :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Përfaqsuesja e Kosoves

Post by fpjalmi » Wed, 19 May 2010 , 03:28

Maqedoni, Renova e Tetovës fiton kampionatin maqedonas


Ekipi shqiptar i futbollit Renova, fiton Kampionatin në Maqedoni, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që merr këtë trofe.
Në vitin 2005 ishte skuadra Bashkimi e Kumanovës që arriti të marrë trofeun e Kupës së Maqedonisë. Renova e kryesoi kampionatin qe nga fillimi i edicionit fitoi me 55 pike, 5 më shumë se ekipi i vendit të dytë.

Ky titull i mundëson Renovës pjesëmarrjen në fazën eleminatore të Champions League. Kampionati maqedonas ka 2 skuadra shqiptare nga 12 që janë në total

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Përfaqsuesja e Kosoves

Post by fpjalmi » Wed, 19 May 2010 , 03:29

urime klubit shqiptaro kosovare per fitimin e kupes se maqedonise

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Përfaqsuesja e Kosoves

Post by Miri » Tue, 25 May 2010 , 18:52

Shqiptaromaqedonas Fpjalmi :D :D

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Përfaqsuesja e Kosoves

Post by vvvllaznia » Sat, 29 May 2010 , 12:01

http://www.sportishqiptar.com.al/%E2%80 ... ga-kosova/

nuk asht shume e lidhun me temen por vetem desha me ju kallxu qe po dalin fjalt e mija qe kam thane qe ne Kosove futbolli ash pak ma ndryshe se tek na.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Përfaqsuesja e Kosoves

Post by fpjalmi » Sat, 29 May 2010 , 16:59

Miri wrote:Shqiptaromaqedonas Fpjalmi :D :D
:mrgreen:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Përfaqsuesja e Kosoves

Post by fpjalmi » Sat, 29 May 2010 , 17:00

Shum shpejt edhe ne kosove do fillojn trukimet e ndeshjes

Post Reply