Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 31 Aug 2005 , 14:07

Lala: Një fitore për statistika e moral

Njëri prej futbollistëve të kombëtares sonë, Altin Lala, ka folur në fillim për situatën në ekipin e Hanoverit, ku ai luan: “Në sezonin e ri, në tri ndeshje që kemi zhvilluar, kemi arritur tri barazime dhe mirë do të ishte të merrnim edhe ndonjë fitore, sepse me këto tri pikë jemi në mesin e tabelës. Duke qenë se është ende fillimi i kampionatit, unë nuk jam ende në 100 % të formës, por po punoj që të arrij shpejt te maksimumi im.” Ndërsa në lidhje me ndeshjen kundër Kazakistanit Lala deklaroi: “Kjo ndeshje duhet të fitohet patjetër nga ekipi ynë kombëtar, në mënyrë që Shqipëria të ngjitet në renditjen e FIFA-s.” Gjithashtu e rëndësishme për Lalën është që ekipi ynë të marrë sa më shumë pikë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 31 Aug 2005 , 14:07

Myrtaj: Të përmirësohemi në renditjen e FIFA-s

Sulmuesi kuqezi Florian Myrtaj deklaron se është në gjendje të mirë në ekipin italian, ku ai luan dhe me të cilin në ndeshjen kundër Viçensës Myrtaj u aktivizua për 83 minuta. Ndërsa për ndeshjen me Kazakistanin Myrtaj thekson se ajo është një ndeshje tepër e rëndësishme. “Kjo ndeshje ka rëndësi për ne, në mënyrë që të ngjitemi në një vend më të mirë në grupin tonë për t’i mbyllur këto eliminatore në një vend më të mirë se të kaluarat dhe do të bëjmë të pamundurën për të arritur fitoren, pasi, nëse arrijmë në vend më të lartë, është e mundur që në eliminatoret e ardhshme të jemi në një grup më të lehtë. Ndërsa për situatën në grupin tonë mendoj se Ukraina, Greqia dhe Danimarka duhet të luajnë për vendin e dytë në grup, kurse Turqia duhet të jetë jashtë luftës për kualifikim.”

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 01 Sep 2005 , 13:50

Bogdani: Fitorja alternativa e vetme

Sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues Erion Bogdani ka folur fillimisht për situatën aktuale tek ekipi i tij, i cili e filloi mbarë kampionatin në Itali. “Ne luajtëm një ndeshje të vështirë, të cilën arritëm ta fitonim dhe për këtë jam i kënaqur, sepse edhe unë u aktivizova. Megjithëse është fillimi i kampionatit, ndihem mirë dhe mendoj se jam pothuajse në 100% të formës. Shpresojmë që të ecim mirë këtë sezon me ekipin ku luaj.” Nëse ka ndikuar në gjendjen e tij ndeshja që zhvilloi në kampionatin italian, Bogdani thotë: “Nuk ka ndikuar aspak në gjendjen time dhe jam plotësisht në formë për të kontribuar në ndeshjen kundër Kazakistanit.” Për ndeshjen kundër Kazakistanit Bogdani shprehet se ajo duhet fituar patjetër nga ekipi ynë: “Takimi i së shtunës është tepër i rëndësishëm, sepse çdo ndeshje zyrtare është e rëndësishme. Është një takim që ne duhet ta fitojmë patjetër, në mënyrë që të ngjitemi më lart në grupin tonë, por edhe në renditjen e FIFA-s, sepse kjo do të thotë mundësi për të marrë pjesë në një grup më të favorshëm për Kampionatin Evropian. Një arsye tjetër për ta fituar këtë takim është edhe për të kënaqur tifozët tanë, që gjithmonë na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështetin.” Por, pavarësisht faktit se ekipi ynë e ka fituar ndeshjen e parë kundër Kazakistanit, Bogdani thotë se ndeshja në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” nuk duhet nënvlerësuar: “Ne duhet ta vlerësojmë këtë ndeshje në maksimum dhe të jemi të përqendruar gjatë gjithë takimit për ta fituar atë. Unë mendoj se, nëse do të zhvillojmë lojën tonë, do të arrijmë të fitojmë përpara sportdashësve tanë.” Bogdani mendon se në përgjithësi grupi është në gjendje të mirë dhe se për ta kaluar me sukses këtë ndeshje ka shërbyer edhe ndeshja miqësore kundër Azerbajxhanit: “Ajo miqësore na vleu shumë, sepse ishte një futboll i ngjashëm me kundërshtarët tanë të së shtunës, por gjithsesi mendoj se kombëtarja jonë paraqet një formë më të mirë sesa ekipi ynë kundërshtar. Mendoj se repartet do të funksionojnë mirë dhe do të shënojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë. Do të dëshiroja që të shënoja edhe unë në këtë ndeshje, sepse jo vetëm për mua, por për çdo futbollist është një kënaqësi e madhe të shënojë dhe të kontribuojë në fitoren e kombëtares sonë, aq më tepër që na kanë mbetur edhe pak ndeshje për t’i mbyllur këto eliminatore.”

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Sep 2005 , 13:25

Murati: Fitoren nuk mund ta vëmë në diskutim

"Nuk ka alternativë tjetër veç fitores në ndeshjen me Kazakistanin." I këtij mendimi është mesfushori i ekipit tonë përfaqësues Edvin Murati, sipas të cilit fitorja e kësaj ndeshjeje do ta çonte ekipin tonë përfaqësues në një kuotë të kënaqshme pikësh, duke i dhënë më tepër moral skuadrës. Në
prononcimin e tij, Murati do të komentonte edhe gjendjen para këtij takimi si dhe ecurinë në kampionatin helen të futbollit...
Alternativa e vetme në këtë ndeshje është vetëm fitorja?
Po. Mendoj se alternativa jonë e vetme është fitorja, ndonëse, për mendimin tim, nuk do të jetë aq e lehtë sa duket në tavolinë.
Si ndihet Murati para këtij takimi?
Jam mirë dhe ditët e grumbullimit na kanë shërbyer që të marrim forcat dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e së shtunës.
A ndihet te Murati lodhja e ndeshjes të së hënës me Akratiosin?
Jo. Ndihem mirë dhe shpresoj se do të jap më të mirën në ekipin përfaqësues.
A ju ka trishtuar humbja në "Ano Liosja" me Akratiosin?
Futbolli kështu e ka, herë do të fitosh dhe herë do të humbasësh.
A ju vjen keq që si ju dhe Fortuzi nuk luajtët më shumë se një pjesë loje?
Jo, janë shumë ndeshje të tjera përpara.
Si shpjegohet që jeni një nga beniaminët e tifozerisë në stadium?
Tifozeria është shpirti i ekipit tonë përfaqësues. Do të kishte qenë e vështirë për të arritur ato fitore në fushën tonë pa përkrahjen e kësaj tifozerie. Nëse ju thoni se kjo tifozeri më mbështet, unë them se jam krenar për këtë gjë.
A do të shpresoni një gol si ai i Greqisë me Kazakistanin?
E rëndësishme është që të fitojmë këtë ndeshje, madje me një rezultat bindës. Nëse shënoj unë apo jo, nuk mendoj se është më e rëndësishme se fitorja.
A mendoni se marrëdhëniet me tifozerinë janë ftohur pas mbylljes së shtigjeve të kualifikimit për në botëror?
Nuk mendoj kështu. Eshtë e vërtetë që mbyllja e shanseve për kualifikim mund të ketë ftohur një pjesë të tifozerisë, por unë mendoj se tifozeria jonë mbështet më shumë lojën e ekipit dhe ngjyrat e flamurit për të cilin luajmë. Kjo mendoj se është arsyeja që ata do të jenë edhe në ndeshjen me Kazakistanin.
Si do t'i komentonit zërat se në ekipin tonë kombëtar ka shenja lodhjeje?
Unë do të thosha se në këtë ndeshje, me ndonjë përjashtim, e kemi të gjithë grupin e futbollistëve për të realizuar një ndeshje të mirë. Edhe ajo lodhje për të cilën flitet ka kaluar me stërvitjen e programuar që ka bërë ekipi.
Sa për qind janë shanset që të fitojmë me Kazakistanin?
Eshtë vështirë që në futboll të flasësh me përqindje, pasi mund të gabosh, sepse futbolli është sporti me të papriturat më të mëdha. Unë them se shanset janë të mëdha dhe se ne jemi favoritë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 06 Sep 2005 , 13:25

Skela, “mushkëria” e Kaiserlauternit

Kaiserslautern tashmë e ka gjetur organizatorin, ndërsa trajneri ka ndihmën e duhur për t’i dhënë kuptim lojës së skuadrë

Ndeshja me Kombëtaren, e fituar në shtëpi 2-1 ndaj Kazkistanit ishte një tjetër eksperiencë e suksesshme për Ervin Skelën. Ndërkohë që pasditen e djeshme lojtari i kombëtares së Shqipërisë është kthyer në stërvitjen me Kaiserlauternin. Kështu e niste lajmin e djeshëm revista prestigjoze sportive gjermane “Kicker” në lidhje me mesfushorin shqiptar. Tashmë është rikthyer tashmë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë kampionatin gjerman. Kjo nuk e vë futbollistin nën presion.

Start i mirë për Skelës

Ndërkohë që aktualisht po kalon një periudhë të mirë në Gjermani: Tre ndeshje të bukura në Bundeslihë (më një notë mesatare të mirë 2, 83 sipas revistës “Kicker”), dy asiste dhe një gol. “Po funksionon mirë, dhe kjo është një gjë shumë shumë e mirë për mua. Që nga dita e parë ndihem i ambientuar me lojën, komunikoj mirë me repartet. Gjthcka ecën thjeshtë mirë”, - nënvizon Skela. Një gjë e tillë nuk ishte parashikuar deri në këtë përmasë. Në takimin e parë me bluzën e “Djave të Kuq” të Gjermanisë gjithçka ka shkuar për mrekulli për blerjen e re të tyre, e ardhur në kuotën zero nga Arminia Bielefeld.

Komplimentat e Heinke

Falë Kurt Jaras, ndërmjetësit në tratativat për blerjen e Skelës, tashmë gëzohet trajneri i ri Michael Henke. Ndërkohë që fantazisti shqiptar flet edhe në lidhje me komunikimin e tij të mirë me repartin ofensiv. Te Halil Altintop ai ka gjetur edhe një partner të mrekullueshëm për pasin e fundit në afërsi të portës kundërshtare. Kombinimet e bukura të tyre në fushën e lojës, duket se kanë marrë edhe “bekimin” e trajnerit Henke: "Skuadra ishte në pritje të një lojtari si Ervini. Ai i ka dhënë frymëmarrje skuadrës: Tashmë ne kemi një mesfushor qëndror, i cili mund të qarkullojë gjithmonë topin, që mund të mbajë topin, që mund të luajë me qetësi, që mund të organizojë lojën e skuadrës. Kualiteti futbollistik i Ervinit i ka dhënë theks lojës tonë”.

Shqiptari, garancia e trajnerit

Kjo gjë i sjell përfitime jo vetëm skuadrës, por edhe trajnerit. Ndër të tjera me këtë lojtar Heinke ka përmirësuar, duke i dhënë kuptim lojës së Kaiserlauternint. Skela është për të një ndihmë e madhe në lidhje me një prezantim premtues të skuadrës së trajnerit të ri. Përforcimi i epikit me Skelën, në të njëjtën kohë i jep mundësi skuadrës të ketë një mesfushë të fortë jo vetëm ofensive, por edhe difensive. Shqiptari mund të shfrytëzojë mirë të gjitha hapsirat falë mbështhjes së shokëve të repartit. Marco Engelhardt und Ciriaco Sforza i mbrojnë shpatullat “regjisorit” shqiptar. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme, pasi i krijon mundësi atij, që të qarkullojë i qetë topin në manovrat sulmuese dhe të jetë një mbështje e mjaftueshme Altintop, Boubacar Sanogo ose Carsten Jancker. "Ne kemi tre nga sulmuesit më të mirë”, - komplimenton Skela.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Sep 2005 , 13:29

Shqiptarët e kampionatit helen

Greqi: Beqaj, e kuqja vjen pas 8 vjetësh
Ka qenë një ndeshje vërtetë dramatike ajo e zhvilluar në Neapoli midis Jonikos dhe Panathinaikosit. Që në minutën e 8?të të pjesës së parë Makor e kalon në avantazh skuadrën vendase. Nënkampionët e Greqisë tronditen thellë dhe trajneri italian Malezani bën gjithçka, duke aktivizuar lojtarët më në zë, por nuk ia arrin dot qëllimit. Kjo edhe për faktin se portieri shqiptar Arian Beqaj, i cili mbron portën e Jonikosit ishte në një formë të shkëlqyer. Ajo që nuk pritej vjen në në minutën e 51-të. Një mbrojtës vendas gabon dhe përfiton holandezi Wuters, i cili del vetëm për vetëm me Beqajn, i cili kryen një ndërhyrje sa të bukur, aq edhe të vështirë, duke u hedhur në këmbët e holandezit. Portieri ynë arrin t'i ndryshojë drejtimin topit, duke mos lejuar prekjen e rrjetës së tij, por gjyqtari është i mendimit, që numri 1 i Jonikosit ka shkaktuar faull dhe e ndëshkon atë me kartonin e kuq. Ishte ky kartoni i parë i kuq për Arian Beqajt gjatë aktivizimit të tij 8-vjeçar në kampionatet helene. Beqaj ka lënë fushën e lojës i duartrokitur, ndërsa uruguajani Gonzales ka realizuar penalltinë e dhënë në favor të Panathinaikosit. Minutat e mëvonëshme kanë qenë një "betejë" e vërtetë midis vendasve që mbetën me 9 lojtarë dhe skuadrës së madhe greke, që nuk gjente rrugën e fitores.


Murati, kapiteni i Iraklisit
Edvin Murati dhe Indrit Fortuzi kanë qenë para ndeshjes objekt i tifozerisë shqiptare, por edhe asaj greke. Një shëtitje e tyre në sheshin e e Sintagmas, pranë godinës së parlamentit në Athinë, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të shumtë. Ata i kanë kërkuar shqiptarëve tashmë shumë të njohur në kampionatin grek, autografe dhe kanë kërkuar të bëjnë me ta edhe fotografi në shenjë kujtimi.
Ky ishte preludi i një takimi të vështirë, që Iraklis kishte në Athinë ndaj AEK. Dhe verdhezinjtë edhe kësaj here nuk e prishin traditën. Ata shënojnë me anë të Liberopulos dhe Julio Çezar, duke e mbyllur gjithçka brenda 45 minutava të para. Në pjesën e dytë zgjohet Iraklis dhe kapiteni i tij Murati është në një formë të shkëlqyer. Asi shqiptar nxjerr nga arkivi i tij i pasur gjithçka të bukur që ai ka dhe demonstron në Olimpik me një stil të veçantë,
Ka qenë minuta e 74-të kur trajneri Savas Kofidhis është parë krahëpërkrah me Indrit Fortuzin. Dhe Fortuzi edhe kësaj here nuk ka zhgënjyer. Në një rast ai ka qenë fare pranë golit, por ka qenë ndërhyrja e portierit italian Sorentino, i cili është hedhur në këmbët e sulmuesit shqiptar, duke mënjanuar një gol të sigurtë.


Sulmuesi Gurma, 90 minuta në fushë
Levadhiakos ka arritur të marrë një pikë shumë të çmuar në fushën e Kallamariasë në një takim, që edhe ky nuk i ka shpëtuar ashpërsisë. Qendërsulmuesi ynë Mario Gurma është aktivizuar për 90 minuta, duke qenë pika më e fortë e skuadrës së tij. Ndërkohë numri 9-të i Levadhiakosit nuk i ka shpëtuar dot marrjes së një kartoni të verdhë, i cili është kartoni i tij i parë në kampionatin grek. Eshtë për t'u theksuar se dy autorët e golave, Papadhopullos për vendasit dhe Rusev për miqtë, nuk iu gëzuan dot golave të tyre të shpejtë (ata u shënuan brenda një minute) sepse që të dy u ndëshkuan me kartona të kuq.


Bushi, stërvitje të diferencuar
Për Levadhiakosin nuk u aktivizua në këtë ndeshje Alban Bushi. Sulmuesi ynë, i cili ka pranuar më në fund që të luajë në kampionatin grek, nuk është ende i gatshëm për t'iu përgjigjur atij. Këto kanë fjalët e trajnerit Takis Lemonis. Megjithatë specialisti i njohur vlerëson lart futbollistin shqiptar. Ai shpreson që Bushi të kthehet shpejt në formën e tij më të mirë. Ndaj ai i ka dhë "Lokut" një program për të kapur më shpejt kohën e humbur. Alban Bushi është një futbollist me vlera të mëdha. Prania e tij për shumë vite në kombëtaren e Shqipërisë përbëjnë shpresën e madhe të trajnerit të Levadhiakosit, Takis Lemonis dhe të presidentit të këtij klubi, Janis Kobotis.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Sep 2005 , 11:36

Itali
Tare, disa javë jashtë fushës së lojës
Igli Tare do të mungojë edhe për pak kohë në ekipin e Lacios. Lajmi është bërë i ditur dje nga gazeta italiane "Il Messagero". Sipas kësaj gazete, Tare do të rikthehet në fushën e lojës vetëm pas dy ndeshjeve, të 8 dhe 12 tetorit, që do të zhvillojnë kombëtaret europiane. I njëjti burim bën të ditur se Tare po vazhdon riaftësimin e tij me ritme të ulëta. Ndërkohë, Behrami do të jetë gatshëm në fushën e lojës.

Bogdani, gati për sfidën e radhës
Erion Bogdani, pas golit të së mërkurës, pritet të luajë nga minuta e parë në takimin që skuadra e tij do të zhvillojë me Mesinën. Bogdani pritet të luajë në sulm me Kiezën në një ndeshje shumë të rëndësishme për Sienën, siç është ajo e së dielës me Mesinën.

Gjermani
Lala dhe Hanoveri përballen me Shalken
Edhe Altin Lala pritet që të luajë sot nga minuta e parë. Shqiptari do të jetë në mesin e fushës për ekipin e Hanoverit në trasfertën që kjo skuadër do të zhvillojë në stadiumin e Shalkes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 02 Oct 2005 , 13:27

Zhgenjen Hanoveri, Lala karton te verdhë

Java e 8-të e Bundesligës ka sjellë dy barazime për skuadrat “shqiptare”, Arminia Bielefeld dhe Hanover 96, ndërkohë që sot do të jetë radha e Kajzerslauternit për të mbyllur tablonë e kësaj jave. Në përgjithësi, rezultatet e marra nga skuadrat e Arminias dhe Hanoverit mund të konsiderohen pozitive, edhe pse në rstin e Hanoverit pritej diçka më shumë. Duke qenë se përballë Hanoverit ishte Dujsburgu, pritej që skuadra e kuqe e Veriut të jepte diçka më shumë në fushën e lojës, pritej një fitore, por në fakt skuadra e Altin Lalës ka zhgënjyer sërish, duke u “kënaqur” vetëm me një barazim 1:1. Edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh, futbollistët e Hanoverit nuk kanë mundur të ruajnë fitoren, pasi miqtë nga Dujsburgu kanë barazuar. Por duhet theksuar se skuadra e Altin Lalës ka pasur mundësinë më të mirë për të fituar ndeshjen kur në minutën e 85 ka pasur favorin e saj një 11-metërsh. Por sulmuesi i saj Jiri Shtajner ka gabuar, duke i hequr nga durt një trepikësh të artë skuadrës së tij. I vetmi ngushëllim për skuadrën e Hanoverit mund të konsiderohet fakti që ajo arrin të marrë pikën e parë në kampionat pas 3 humbjesh radhazi. Në takimin e zhvilluar dje pasdite në Hanover, mesfushori ynë dhe njëkohësisht kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, është aktivizuar për 90 minuta, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Më pozitiv se barazimi i Hanoverit mund të konsiderohet barazimi i Arminias së Bielefeldit. Skuadra në të cilën aktivizohet veterani Fatmir Vata, ka mundur të marrë një pikë të çmuar në fushën e vështirë të Leverkusenit kundër Bajerit. Siç dihet, mesfushori ynë vazhdon të jetë i dëmtuar dhe për këtë ka munguar edhe në takimin e djeshëm. Tablonë e skuadrave në të cilat aktivizohen futbollistët tanë do ta mbyllë sot Kajzerslauterni i Ervin Skelës, që do të presë në fushën e tij Hamburgun. Sipas informacioneve të fundit nga klubi i Kajzerslauternit, fantazisti ynë do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Pas rezultateve të djeshme, Arminia e Bielefeldit është ngjitur në kuotën e 6 pikëve në vendin e 16-të, ndërkohë që Hanoveri, me 7 pikë, renditet në vendin e 12-të.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Oct 2005 , 12:15

Gjermani
Skela, 90 minuta ndaj B.Dortmundit
Ervin Skela i është rikthyer skuadrës së tij, Kaiserslautern, pas dy sfidave të fundit eliminatore me kombëtaren kuqezi. Ndeshja e radhës në Bundesligë e vinte skuadrën e tij përballë Borusias së Dortmundit në fushën e vet. Si gjithnjë, fantazisti i mesfushës kuqezi, Ervin Skela, ka qenë titullar me Kaiserslauternin edhe dje, duke luajtur 90 minuta. Edhe pse janë gjendur në disavantazhin e tre golave, Skela dhe shokët e tij te Kaiserslauterni kanë gjetur forca dhe e kanë barazuar rezultatin 3-3, me anë të tre golave të Halil Altintopit.
Lala, sot në fushë për Hanoverin
Altin Lala dhe Hanoveri i tij do ta luajnë sot ndeshjen e radhës në Bundesligë. Pasi është rikthyer nga angazhimet me kombëtaren, mesfushori ynë kuqezi, njëherazi kapiten i Hanoverit, Lala, do të jetë sot në fushë që nga minuta e parë, në trasfertën e vështirë të Këlnit.
Itali
Goli i Bogdanit, apo autogol?
Erion Bogdani ka luajtur pjesën e dytë me Sienën, në ndeshjen e djeshme ndaj Udinezes dhe ka shkëlqyer. Ka qenë rreziku kryesor i portës mike, ndërkohë që në një prej rasteve të rrezikshme, e ka goditur topin me kokë, duke e detyruar Bertoton ta dërgojë topin në rrjetën e tij.
Tare, tashmë i gatshëm për Lacion
Igli Tare, kapiteni ynë kuqezi, do të jetë i gatshëm për t'i shërbyer skuadrës së tij në Serinë A, Lacios, në ndeshjen e vështirë ndaj Fiorentinës. Pasi e ka lënë pas dëmtimin rreth 2 mujor, Tare është grumbulluar me skuadrën laciale për ndeshjen e sotme. Më parë gjiganti ynë kuqezi iu rikthye fushave të blerta me kombëtaren, në dy ndeshjet me Ukrainën dhe me Turqinë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Oct 2005 , 13:41

Tefik Osmani: Më prit Elbasan!
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Tefik Osmani, që sivjet ka nënshkruar një kontratë me një ekip ukrainas, i ka bërë gati bagazhet e tij për t'u kthyer në vendlindje. Mosmarrëveshjet me trajnerin ukrainas dhe lënia në stol për një kohë të gjatë e kanë detyruar mbrojtësin korçar të kërkojë prishjen e kontratës dyvjeçare, e cila ka qenë mjaft e shtrejtë. Ish-mbrojtësi i verdhebluve ka deklaruar dje nëpërmjet linjës telefonike se deri në fundjavë mund ta marrë kartonin dhe të kthehet në Shqipëri. Sipas një bisede paraprake të zhvilluar midis tij dhe presidentit të Elbasanit pak ditë më parë, kur ky futbollist ndodhej në Tiranë për ndeshjen e përfaqësueses me Turqinë, është rënë dakord që ai të rikthehet sërish te verdheblutë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Oct 2005 , 14:00

Cana: Marseja nuk ka frikë askënd

Lorik Cana do të luajë edhe këtë vit kundër CSKA Moskës, por kësaj radhe me fanellën e Marsejës. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare më shumë nga të gjitha i druhet tifozërisë së çmendur moskovite. “Bora? Jemi përgatitur dhe do të përshtatemi me klimën. Ambienti në stadiumin “Lokomotiv” të Moskës është special. Të njëjtën gjë hasa edhe në Ukrainë, kur luajta me kombëtaren. Në çdo cep të fushës mund të dëgjoje zërat e tifozëve përgjatë gjithë ndeshjes. Kjo është vërtetë e bezdisshme. Publiku është shumë pranë lojtarëve, por kjo na shpërqendron shumë”, tha Cana në një intervistë dhënë dje për shtypin francez. “Kampionati? Sot për sot Marseja nuk është ende një ekip si Lion, por megjithatë, nuk i trembet askujt”, tha më tej kosovari.

etnike
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 3
Joined: Fri, 25 Mar 2005 , 18:00
Location: usa florida majami surison
Contact:

Post by etnike » Sat, 05 Nov 2005 , 13:24

ImageBlerim Rrustemi, talenti me origjinë kosovare që tashmë luan me të rinjtë e skuadrës së M.Gladbach është në qendër të vëmendjes të disa klubeve prestigjioze të kampionatit gjerman. Pas disa aventurave në klube të ndryshme të botës si San Paolo (U-17), në Uruguaj etj, ai tashmë për arsye familjare ka vendosur të rikthehet në Gjermani. Një tjetër futbollist me origjinë kosovare luan në skuadër me Rrustemin, dhe bëhet fjalë pikërisht për Bekim Kastratin, i cili shumë shpejt do t'i bashkëngjitet përfaqësueses kuqezi.
------------------------------------------------------

Rrustemi luan si qendërmbrojtës dhe falë shtat lartësisë dhe karakteristikave të tij, ai ka bërë që menaxherë të ndryshëm të interesohen për të. Ai fillimisht ka luajtur me skuadrën amatore të M.Gladbah, por pas paraqitjeve shumë të mira të lojtarit ai u grumbullua me skuadrën e të rinjve, me të cilën ka vazhduar të jetë tepër mbresëlënës. Ka qenë skuadra e Këlnit ajo që ka shfaqur interes për mbrojtësin. Rrustemi ka thënë se është i gatshëm që të mbulojë disa role në fushë dhe se pavarësisht se aktivizohet, roli i tij i preferuar është ai i mesfushorit.

---------------------------------------------
ImageImageImage
VLLAZNI zemra ime.

etnike
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 3
Joined: Fri, 25 Mar 2005 , 18:00
Location: usa florida majami surison
Contact:

Post by etnike » Sat, 05 Nov 2005 , 13:27

Roma interesohet per sherbimet e Bogdanit

Image
Nje muaj prane hapjes se merrkatos ne Serie A mjaft eshte spekuluar rreth kalimit te mundshem te sulmuesit shtatlarte te kombetares sone, Erjon Bogdanit ne Roma. Madje gazetat si "La Gazzetta dello Sport" dhe "Il Messaggero" kane dhene me teper hollesi rreth kalimit te Bogdanit ne Roma. Sipas fjaleve te gazetave ne fjale trajneri i Romes, Luciano Spalletti eshte shprehur se Roma ka mungesen e nje sulmuesi shtatelarte i cili njekohesisht do te mund te asistonte tek lojtaret e tjere romake . "Bogani eshte nje sulmues i cili ka tiparet e asistuesit te mire dhe gjithashtu eshte mjaft i rezikshem kur eshte i kthyer me top kah porta e kundershtarit" theksoi Spalletti.

-----------------------------------------------------------------
Kurse sot, bomberi shqiptar i intervistuar nga "Gazeta Shqiptare" eshte shprehur mjaft i kenaqur qe ka bere veten qe nje klub i madh si Roma te mendojne seriozisht rreth aktivizimit te tij ku ne kete rast cdo futbollist do te ndjehej mire nese skuadra e madhe sikurse kjo e Romes interesohej per te. Gjithashtu Bogdani eshte shprehur i kenaqur me kushtet e deritashme ne klubin bardh e zi, ate te Sienas.
-------------------------------------------------------------------
ImageImageImage
VLLAZNI zemra ime.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Nov 2005 , 22:03

Perveq rendesise se lajmeve po me vjen shum mire qe po shtohet numri i antareve qe shkruajne!

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 06 Nov 2005 , 22:42

:) Do ishte fantastike sikur Bogdani të luante për Romën.E meriton të jetë në një skuadër të madhe.
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Nov 2005 , 14:45

Edhe dje ka kene tuj ba gol.Gjuajtja e ti me kry u ndalu nga nji mbrojtes kundershtar ne vijen fatale! :evil:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Nov 2005 , 14:39

Vlerësimi, Bogdani më lart se Kieza

Pavarësisht humbjes në shtëpi kundër Kievos, Erjon Bogdani ka marrë sërish dje vlerësime të mira nga mediat italiane. Shqiptari, edhe pse jo në një nga ditët e tij më të mira, u vlerësua me notën 5,5, duke lënë pas në këtë mënyrë shokun e tij të repartit Enriko Kieza. “Lëviz mirë, por vuan markimin këmba-këmbës të Mandelit. Provon disa herë të bëhet i dobishëm për skuadrën, por forma fizike nuk e ndihmon”, thuhet në vlerësimin për shtatlartin e sulmit kuqezi. Edhe pse dolën kokulur përballë Kievos, shtypi italian thekson se Bogdani nuk u ndihmua aspak nga mesfushorët, ndërsa Kieza ishte në një ditë të errët.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 10 Nov 2005 , 14:43

Partizani i Beogradit, ofertë Fatmir Vatës

Futbollisti kuqezi: “Edhe sikur të më mbushin me flori, nuk do të shkoja të luaja me atë skuadër”

Fatmir Vata kërkohet nga Partizani i Beogradit, një prej ekipeve të elitës në kampionatin serb. Sulmuesi shqiptar, që aktivizohet në radhët e Arminia Bielefeld në Kampionatin Gjerman, cilësohet si një përforcim ideal në kryeqytetin e Serbisë, për ta nxjerrë skuadrën nga gjendja e vështirë. Lajmi është bërë publik nga disa gazeta serbe, të cilat pak ditë më parë kanë shkruanin se skuadra e Partizanit të Beogradit interesohej për Fatmir Vatën, futbollistin shqiptar që luan në Bundesligën e Parë gjermane. Iniciativa ka qenë e trajnerit gjerman të Partizanit, Jurgen Rober, i cili pasi e ka parë Vatën në Gjermani, ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadrën e tij. Megjithatë, duket se gjithçka ka mbetur në fazën e tratativave, pasi shanset që mirditori të veshë fanellën e ekipit legjendar të ish-Jugosllavisë, janë thuajse zero. Menjëherë pas këtij lajmi Vata e ka mohuar në mënyrë kategorike një transferim për tek ekipi serb. “Edhe nëse do të më mbushnin me flori, nuk do të shkoja atje”, ka thënë Vata. Ai ka një kontratë deri në vitin 2007 me skuadrën e Arminias dhe ka deklaruar se do ta respektojë atë, nisur edhe nga fakti se është një nga liderët e ekipit të Bundesligës. Kohët e fundit për të është interesuar edhe Këlni, ekipi që sapo është ngjitur në Bundesligë, por Vata nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment në lidhje me një transferim të mundshëm të tij në këtë skuadër.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 Nov 2005 , 14:33

Denis Boshnjaku, prove te Unterhaching-u

Futbollisti shqiptar, Denis Boshnjaku, ka shkuar per prove ne klubin gjerman te Unterhaching-ut. Ish-sulmuesi i Shpresave shqiptare, qe ka provuar ekipet zinxhir te Lazios dhe Romes, shpreson te bashkohet me skuadren qe luan ne kategorine e trete gjermane, Regionalliga. Me pare, te Haching ka qene edhe sulmuesi tjeter shqiptar, Altin Rraklli.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 Nov 2005 , 14:37

Lazio: Rocchi-Tare, ndoshta cifti i sulmit

Kete e shkruan "Il Messaggero". Gazeta romane komenton fitoren 3-1 te Lazio-s, ndaj amatoreve te Viribus Cisterna-s, si pergatitore per takimin e Serise A, ndaj Sampdoria-s, javen e ardhshme. Tare e Rocchi shenuan nga nje gol dhe gazeta pohon se, "kjo mund te jete dyshja e sulmit ne Genoa". Nderkaq, ne Kupen e Italise, Lazio do luaje ndaj Cittadella-s, ne datat 8 dhjetor (ne Rome) e 11 janar.

Post Reply