Page 10 of 12

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sat, 22 Aug 2009 , 15:43
by vllaznia1919
Po po asht e sigurt 100%.Per dy vjet ka firmose.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 02:46
by fpjalmi
rrezik paguhet ma pak se me vllaznine.

ekip ne kategori te dyte .

ia ka pre vedit kampt me lujt me kombetaren :lol:

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 03:01
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Po po asht e sigurt 100%.Per dy vjet ka firmose.
v1919.

lexoji gazetat e fresketa .

nji gazete thote ka firmos e nji tjeter ja


Xhevahir Sukaj, mes Hansa Rostokut dhe Bolusporit


Klubi gjerman i Hansa Rostokut
ose turqit e Bolusporit, janë dy
mundësitë e sulmuesit shkodran,
Xhevahir Sukaj, për të
vazhduar karrierën, pas largimit
nga Vllaznia. Në një bisedë për
“Panorama Sport”, 21-vjeçari
tregon për të ardhmen e tij, duke
konfirmuar se do të jetë njëra
nga këto dy skuadra, që militojnë
në kategoritë e dyta të
vendeve respektive..
Me aq sa kemi folur deri tani,
është programuar një ditë test nga
stafi teknik. Të them të drejtën,
këtë gjë nuk e kam pranuar, duke
u bërë të ditur përfaqësuesve të
klubit gjerman, se vij për të biseduar
dhe firmosur. Pra, jo për të
kaluar një provë. Gjithsesi, unë
besoj shumë se do të firmos një
kontratë me Hansën. Mendoj se
është një klub, i cili mund të më
japë shumë mundësi për një karrierë
të ndritur, pavarësisht se
tashmë militon në Bundesligën
2”, - thotë Sukaj. Mirëpo nëse
punët nuk shkojnë ashtu siç i ka
menduar sulmuesi, përsëri ai ka
në “xhep” opsionin tjetër, që është
thuajse i bërë. Bëhet fjalë për
klubin turk, Boluspor, ku pak ditë
më parë firmosi edhe mesfushori
Gilman Lika. Trajneri i Bolusporit
ka shprehur me kohë interesimin
e tij për ta pasur në
skuadër, por tani gjithçka varet
nga bisedimet me Hansën. “Është
e vërtetë, që nëse nuk bëhet
gjë me klubin gjerman, unë
pothuajse me 100% do të firmos
për Bolusporin, aty ku do të gjej
edhe shokun tim të ngushtë, Gilmanin.
Bisedimet janë bërë edhe
më parë për këtë opsion, por
gjithsesi të shohim. Shpresoj të
bëhet më e mira”, - pohon më tej
talenti shkodran. Edhe në pjesën
e parë të sezonit të kaluar, Sukaj
ishte te Haxhetepe, bashkë me
Likën, e gjithashtu mbrojtësin
Admir Teli. Më pas, ky i fundit
dhe Sukaj u larguan respektivisht
te Karabaku në Azerbajxhan
dhe Vllaznia. Tashmë, fillimi
i javës së ardhshme do të saktësojë
përfundimisht ekipin e ri
të 21-vjeçarit.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 13:48
by vllaznia1919
Ja maj naqe aj ka vu firmen me turqit.Ka ba prezantimin zyrtar kam pa videon.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 17:49
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ja maj naqe aj ka vu firmen me turqit.Ka ba prezantimin zyrtar kam pa videon.
ti den mi majt anen skodrinonint prandej thu ishtu
une skam pa video :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag:

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 21:25
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Ja maj naqe aj ka vu firmen me turqit.Ka ba prezantimin zyrtar kam pa videon.
ti den mi majt anen skodrinonint prandej thu ishtu
une skam pa video :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag:
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
ja ma pa i kan thane dy shqiptar maqedoniet te nji dyqan fruta-perimesh :D

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 01:05
by vllaznia1919
Skam qa me te ba ma gold qe nuk je shum i dalun neper internet. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 23:05
by GOLDIAN
e paska ba nji gol sukaj
urime

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Tue, 29 Sep 2009 , 22:28
by vllaznia1919
Urime xhevos.Ishalla asht i apri i nje seriet te gjate.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Fri, 22 Jan 2010 , 15:50
by Miri
Sukaj ka nenshkru me klubin Egjiptian Al-Ismaili,kontrata e Sukaj asht nenshkru per 3 vite ne te cilat do perfitoj 1.1 miljon euro.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Fri, 22 Jan 2010 , 23:48
by GOLDIAN
sukaj bani bum
skuadra e tij e re asht nji ekip i njoftun ne arenen europiane
me kete levizje them e ka fitu te sigurte vendin ne komtare
bravo 1.1 milionat

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sat, 23 Jan 2010 , 00:04
by REINIS
GOLDIAN wrote:sukaj bani bum
skuadra e tij e re asht nji ekip i njoftun ne arenen europiane
me kete levizje them e ka fitu te sigurte vendin ne komtare
bravo 1.1 milionat
Me duket se ke bo i gabim ktu gold. Ke dash me thone ne arenen afrikane me sa duket. :P :P

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sat, 23 Jan 2010 , 01:37
by Edmond-Cela
suksese mos te harrojm se esht i ri hala. dhe ishalla i hev mare

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sat, 23 Jan 2010 , 04:52
by fpjalmi
Miri wrote:Sukaj ka nenshkru me klubin Egjiptian Al-Ismaili,kontrata e Sukaj asht nenshkru per 3 vite ne te cilat do perfitoj 1.1 miljon euro.

per mu asht nje shifer mjaft e mire se i thojn 1.3 miliard lek e me duket ne mos gabosha se as salihi nuk ma han mendja qe perfiton ma teper .

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sat, 23 Jan 2010 , 04:58
by fpjalmi
REINIS wrote:
GOLDIAN wrote:sukaj bani bum
skuadra e tij e re asht nji ekip i njoftun ne arenen europiane
me kete levizje them e ka fitu te sigurte vendin ne komtare
bravo 1.1 milionat
Me duket se ke bo i gabim ktu gold. Ke dash me thone ne arenen afrikane me sa duket. :P :P

renis .

goldi ka dasht ma than qe asht e ekip i njoftun ne arenen europiane sepse kur bahet kupa e botes per klube aja skuader del ma e mira ne kontinentin e arabise bashk me ma te miren e europes ,te amerikes e te azise :D

a asht njaja gja qe ke dasht me than gold ,pa apo ja :wink: :D

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sun, 24 Jan 2010 , 04:03
by vllaznia1919
Gjynah qe kaq i ri me fillu me zgjedh ekipe ne baze te lekut e ja te vlerave.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sun, 24 Jan 2010 , 17:14
by Man in Redblue
i ri shum nuk asht, se sot ke talenta gjithkund 18 vjeca qi losin titullar...me pa sa 18-20 vjeca serb e kroat transferohen cdo vit nga kampionatet e tyne ne ngjermani, zvicer, belgjik etj, pa permend ukrainen qi e kan mush

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sun, 24 Jan 2010 , 18:31
by Edmond-Cela
esht e kot me u lodhe ne i shkatrrojm keto lojtar. por te qyrum per ato talente qe e kan fillu karrieren ne europ

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sun, 29 Aug 2010 , 19:46
by fpjalmi
Xhevair Sukaj e ben sefte ne Divizionin e I Kroat

Sulmuesi shkodran Xhevair Sukaj ka shenuar golin e pare ne kampionatin kroat per skuadren e tij te NK Zagreb. Ai eshte aktivizuar ne pjesen e dyte nga trajneri i tij kur rezultati ishte 2-0 ne favor te ekipit vendas te NK Zadar. Talenti shkodrane ka shenuar nje eurogol ne minuten e 82-te. Nje gjuajtje nga 30-metra dhe topi perfundon ne rrjete duke ngushtuar rezultatin ne 2-1. Ne minutat e fundit te ndeshjes Sukaj ka tronditur dhe shtyllen e NK Zadar-it, por kete here fati ska qene me te pasi topi ka prekur shtyllen dhe ka dalur jashte. Me kete gole dhe me paraqitjet e tij te mira Sukaj kerkone ti tregoj trajnerit te kombetares Josip Kuzhe qe e meriton dhe ai nje ftese per ne kombetare.

Re: Xhevahir Sukaj

Posted: Sun, 29 Aug 2010 , 19:47
by fpjalmi
me kam te mbare