Xhevahir Sukaj

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Fri, 23 Nov 2007 , 12:44

Kore raciste, Sukaj u tregon organet gjenitale
Pasi kanë kaluar 16 minuta lojë në shkallët e stadiumit grek kanë vërshuar rreth 300 tifozë greke të grupimit “Gjenerata Blu”, të cilët kanë filluar në kor të shajnë dhe të bërtasin me thirrje antishqiptare. Ky moment ka bërë që të regjistrohet edhe incidenti i vetëm i këtij takimi mes tifozëve dhe lojtarëve në fushën e lojës. Kështu, duhet theksuar se pas disa minutave lojë, në një moment që futbollisti Sukaj ishte në dyluftim me mbrojtësin grek është sulmuar me sharje dhe fyerje nga më të rëndat ndaj kombit shqiptar. Në këto kushte futbollisti shkodran nuk ka nguruar, por u është përgjigjur menjëhere ofendimeve, duke u treguar organet gjenitale tifozëve ultras. Ky gjest ka sjellë reagimin e gjyqtarit moldav, i cili i dha kartonin e verdhë futbollistit shqiptar. Madje, në disa thirrje kishte dhe sharje ndaj Federatës Greke, që është cilësuar si tradhtare. Ndërkaq, Elin Dhimuço ishte i vetmi futbollist shqiptar që luante për ngjyrat greke. Megjithëse në ndeshjen e djeshme nuk ishte në formën e duhur, në kampin grek, ai cilësohet si një nga lojtarët më të çmuar dhe më me perspektivë në ekipin kombëtar.
Ky djali jone metamam ka lujt mire por ka rreziku me marr ndonji denim ma te rande. Duhet me e mesu me ken ma i durueshem gjate ndeshjes, sepse ban ndonji veprim qe mund ta lajne skuadren ne balte
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Fri, 23 Nov 2007 , 12:51

Në vëzhgimin e menaxherëve
Në stadiumin “Apostolos Nikolaidhis” përveç gazetareve të shumtë, kishin ardhur dhe menaxherë të klubeve të ndryshme greke për të parë nga afër dhe për të shënjestruar ndonjë futbollist të Shpresës shqiptare. Rasti i shfaqjes së talenteve shqiptare kohët e fundit në stadiumet greke, është kthyer në mode për drejtuesit e klubeve greke. Me të vërtetë që Kone i AEK-ut, Nini e Dhimuço të Panathinaikosit janë një shembull i mirë për futbollistët e tjerë të rinj në Shqipëri. Në këtë ndeshje ka rënë në sy niveli i lartë i futbollistit shkodran me numër 9, Xhevahir Sukaj, i cili është lakmuar nga të pranishmit në stadiumin “Nikoladhis”. Komplimentet nuk kanë munguar edhe nga spikeri i televizionit MEGA, që kishte të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjes, duke e cilësuar Sukajn si e ardhmja e futbollit shqiptar. Madje, spikeri grek ka folur shumë fjalë të mira për futbollistët shqiptarë, duke i vlerësuar se po të punohet me shumë kujdes nga ana e Federatës Shqiptare e Futbollit, ata mund të përfaqësojnë me dinjitet kombin e tyre në arenat ndërkombëtare.

Ky Sukaj asht metamam i çuditshem. Luan me Vllaznine dhe ka nji shekull qe nuk e nuhat golin, luan me shpresat e i ban manaxheret e huaj te luajne nga mendja. Por prap shqetesohem per dicka: te huajt vazhdojne te na i vleresojne kualitetet tona e federata vazhdon te mos kujdeset per to. Duhet gjithmone te huajt me na i kujtu se ku i kena lojtaret e mire.
Sidoqofte Sukaj ka potenciale qe po diti t'i perdore bahet nji lojtar i madh: forcen fizike e shtatlartesine.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Nov 2007 , 14:20

Ishalla nuk ike te Tirana por jashte.Ja pse asht tirana por se perforcon nji ekip kundershtar.Edhe pse i fije jam lodhe tuj pa tane sulmusat ma te mire shkodran tuj lujte me fanell bardheblu.
Valo rruje nej euro kund jashte po mujte. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Fri, 23 Nov 2007 , 14:39

Pa atij vec mos ju dhaft mundesija,se spo ti len pa rru ata ero ja,
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Fri, 23 Nov 2007 , 21:54

Ne e marrte Tirana edhe Sukajn, kurdush tash pa i bajm bojkot Vllaznise edhe bana me Tiranen se isaj aja pune, shkodranet pa i bajne golat e tyne. :lol:

Hajt s'ka gja se e marrim prape mbrapsht kur te dalin ne pension se ishtu e kena zakon na.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Nov 2007 , 23:12

Ja veq njate smunem me e ba bash me dite se ika tane 22 lojtart shkodran.
NGJYRAT KUQEBLU NUK I TRADHTOJ.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Nov 2007 , 00:33

Flejeni menden, nuk shkon sukaj te tirana, e sigurte.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 24 Nov 2007 , 13:27

as mu nuk ma merr mendja se ka me shku te tirana
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 25 Nov 2007 , 15:45

Man in Redblue wrote:Flejeni menden, nuk shkon sukaj te tirana, e sigurte.
S'ma don mëndja se ka me e ba at punë,ishalla s'ka lujt mënsh!!! :evil:
Para VLLAZNIA!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 06 Dec 2007 , 15:38

forri wrote:
Man in Redblue wrote:Flejeni menden, nuk shkon sukaj te tirana, e sigurte.
S'ma don mëndja se ka me e ba at punë,ishalla s'ka lujt mënsh!!! :evil:
nuk e ban kyt pune jo, se don me dal naihere rruges ne shkoder ai :wink: :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 06 Dec 2007 , 16:04

mas mar burra po na merr ne qaf tan ky lojtar me shku me tiranen :( :(

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 11 Feb 2008 , 15:53

Xhevahir Sukaj, ky talent "i pandreqshëm"


GJ.KOLA
11-02-2008

Të shtunën ndaj Teutës ka marrë një karton të verdhë ndoshta duke pasur edhe mundësinë për të mos u ndëshkuar. Megjithatë, Xhevahir Sukaj nuk ka mundur të qëndrojë pa karton. Duket se marrja e tyre është kthyer në një ves për të, më shumë sesa goli. Ndaj Teutës ai ka shënuar golin e tij të gjashtë këtë kampionat, por njëkohësisht ka marrë edhe kartonin e gjashtë. Më shumë nga të gjithë futbollistët e tjerë të Vllaznisë këtë sezon. Për rrjedhojë do t'i duhet të mungojë në dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Flamurtarit dhe Skënderbeut. Një mungesë që vjen në një moment aspak të përshtatshëm për skuadrën, pasi ajo ka nevojë për klasin dhe talentin e tij. Megjithatë, lojtari i ekipit përfaqësues Shpresa tashmë e ka pësuar. Dy javë pushim për të do të jenë një mundësi për reflektim për të, sepse një sulmues nuk duhet të marrë kurrsesi kaq shumë kartonë. Por duket se Sukaj vijon të mbetet një talent "i pandreqshëm".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 11 Feb 2008 , 21:47

Bafte me fillu me lujte Jusufi edhe me ba nej gol tesh e shef theben e mics Sukaj.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 26 Apr 2008 , 23:09

a din kush me me diftu kur e ka ba golin e fundit sukaj
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 26 Apr 2008 , 23:48

Me Tiranen javen e kalum :D :lol:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 26 Apr 2008 , 23:53

Admin wrote:Me Tiranen javen e kalum :D :lol:
ate temen me tiranen se pash hic prandaj se di kush e ka ba golin :evil:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 27 Apr 2008 , 10:40

Naqe un kam tesh nja 2-3 qe nuk i shof hiq.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 18 Jul 2008 , 18:18

Sukaj, rekord nderkombetar me Vllazninë

Me fitoren 2-1 në transfertën kundër skuadrës sllovene Koper në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA, Vllaznia regjistroi fitoren e parë nga 7 ndeshje të zhvilluara në këtë kompeticion evropian. Kjo falë dy golave të talentit Xhevair Sukaj, i cili vendosi edhe një rekord personal, duke u bërë i pari lojtar i Vllaznisë që realizon dy gola brenda një ndeshje ndërkombëtare dhe për më tepër në transfertë.

Sukaj është njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Vllaznisë në Kupën UEFA, pasi skuadra shkodrane ka shënuar vetëm 3 gola. Autori i golit tjetër është Vioresin Sinani, i cili realizoi në ndeshjen Vllaznia-Spartak Trnava (Sllovaki) 1-1, e vlefshme pwr turin e parë të sezonit 1999-2000.

Dy gola kundër të njëjtit ekip ka realizuar edhe elbasanasi Klodian Duro, i cili shënoi në dy takimet kundër Rejkavikun, si në humbjen 2-1 në Islandë ashtu dhe në fitoren 1-0 në Shkodër, në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve në sezonin 2001-2002.

Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora është një tjetër lojtar që ka shënuar dy gola kundër të njëjtit ekip, por në dy ndeshje. Nora shënoi në takimet kundër kroatëve të NK Zagreb: 2-1 në Kroaci dhe 1-0 në Shkodër.

Për të vazhduar me lojtarët që kanë luajtur për Vllaznisë, edhe Dorian Bylykbashi është autor i dy golave kundër qipriotëve të Nea Salaminës: 1 gol në humbjen 4-1 dhe 1 tjetër në humbjen 2-1 në Shkodër.

Dy gola kundër të njëjtit ekip i ka realizuar edhe Hamdi Salihi. Sulmuesi, aktualisht në forcë te SV Ried në Austri i ka shënuar kundër izraelitëve të Hapoel Beer-Shevës në Kupën Intertoto 2004 në humbjen 2-1 dhe në fitoren 0-1 në Izrael.

Gjithsesi, rekordin shqiptar për më shumë gola në një ndeshje e mban ish-futbollisti i Tiranës, Indrit Fortuzi, i cili realizoi 3 gola kundër Fandokut në fitoren 3-0 në Tiranë në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Kupave në sezonin 1994-1995 (25 gusht 1994). Fortuzi i ka shënuar 3 gola në dy ndeshje kundër qipriotëve të Apolon Limasolit në Kupën UEFA 2001-2002.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 18 Jul 2008 , 20:47

-Sukaj: Te dielen firmos per skuadren time te re

Dy golat e shenuar te enjten ndaj NK Koper e kane afruar edhe me teper firmen ne kontraten me ekipin qe e kerkon. Xhevahir Sukaj nuk e ben te ditur emrin e skuadren me te cilin do luaje ne sezonin e ri por mjaftohet duke thene se te dielen e presin tek ky ekip per te firmosur. “Une do te nisem te dielen per te shkuar tek ekipi me te cilin do firmose. Kam mbyllur çdo gje me te dhe mbetet vetem hedhja e firmes nderkohe qe per momentin nuk kam deshire ta them emrin e skuadres sime te ardhshme”-ka thene Sukaj dje gjate rruges per ne Shkoder nga kthimi prej Sllovenie. 20 vjeçari shkodran ne kete menyre eshte duke i dhen lamtumiren Vllaznise. Megjithate detyra e tij duket se eshte e percaktuar qarte tashme: ta kaloje kete skuader ne turin e dyte te Kupes Uefa e me pas do largohet. “Megjithese te dielen do shkoj per te firmosur me skuadren time te re, do kthehem serish javen qe vjen per te vazhduar stervitjen me Vllaznine ngaqe do luaj me te edhe ne ndeshjen e kthimit. Ky eshte detyrimi im per kete skuader qe me beri te njohur dhe me pas do largohem edhe nese ajo kalon ne turin e dyte. Presidenti Fushaj e ka te qarte kete gje por une besoj se ne kete largim timin do t’i kenaq duke i kualifikuar per ne turin tjeter”-ka shtuar me tej Xhevahiri. Lojtari nuk ka deshire te thote se ku do shkoje megjithese shoket e tij te ekipit bejne te ditur se menjehere pas ndeshjes s ete enjtes me NK Koper ku ai ka qene protagonisti kryesor i ndeshjes teksa shenoi te dy golat e kuqebluve, ne telefonin e tij kane vershuar telefonatat. Menaxhere te shumte, drejtues te ndryshem klubesh te huaja, kane dashur “t’ia genjejne” mendjen per te firmosur per ta. Nuk eshte shume e qarte se cilat skuadra e kerkojne por thuhet se ne kerkim te tij jane vene ekipe gjermane, austriake, zviceriane dhe emri i fundit qe ka dale ne skene eshte ekipi turk Gençebirligi. Nderkohe ne tribune e stadiumit te Nova Gorices ka qene i pranishem edhe trajneri i kombetares shqiptare Ari Han. Qellimi i udhetimit te tij drejt Sllovenise ka qene pikerisht vezhgimi i disa lojtareve te Vllaznise nder te cilet edhe Sukaj. Vete lojtari thote se nuk ka patur asnje kontakte me Han megjithate prania e tij ne stadium e ka shtyre edhe me shume per te luajtur me mire. “Mendoj se kam zhvilluar nje loje te mire. Kam shenuar dy gola shume te rendesishem nderkohe qe kam patur edhe disa mundesi te tjera per te shenuar por nuk ia dola dot edhe per merite te kundershtarit. Jam i kenaqur qe dhashe kontributin tim per Vllaznine duke e ndihmuar qe te hedhe nje hap te rendesishem per kalimin ne turin tjeter. madje pikerisht ne kete ndeshje te kthimit, teksa do t’i jap lamtumiren kesaj skuadre, do te bej maksimumin ne fushe per te nxjerre nje tjeter ndeshje te mire qe Vllaznia te kualifikohet”-ka thene ne fund te prononcimit te tij Sukaj.
Gjergj

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Fri, 18 Jul 2008 , 20:52

AH KY KOPIL SA SHPEJT PO IK :roll:
SE RRIN EDHE NJE VIT TJETER TEK VLLAZNIA NUK I BAN KEQ VEQ MIRE DO JETE PER SUKAJN QE DO TU FORMONTE EDHE ME SHUME SI DUTBOLLIST DHE PER EKIPIN E VLLAZNISE.
AI DUHET MU KUJTU SE ASHT VEC 20 VJEC DHE KA NJE KARRIERE TE MREKULLUSHME PERPARA.
SUKAJ DUHET ME QENDRU TEPAKTEN EDHE NJE VIT PER VET MOSHEN PREMTUSE QE KA.

Post Reply