Xhevahir Sukaj

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Feb 2007 , 14:56

Dikush e tha siper,edhe per mu asht e fshtire qe me kene me Vllaznine edhe vitin tjeter por ishalla ike jashte Shqipnise.Ne rradhe te pare per te e ne radhe te dyte mas me e pa me bluza tjera qe nuk i shkojne ngjyrat. :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 24 Feb 2007 , 01:53

duke lexu ate lajmin tek sportekspres mu ba qejfi per angazhimin e rudi vates
por do i isha lut qe te na e lajn te qet sukajn momnetalisht se skuadra asht ne nje moment vertet delikat pasi sic po e shohim sukaj nuk asht ma aj i pari pasi po hup shume raste dhe keto vijne vetem nga shperqendrimi qe ai ka.
ne te gjithe jemi dakord qe te vazhdoje karrieren ne europe por besoj se te gjithe do jeni te mendimit me mua se mbi gjithcka na intereso VLLAZNIA PASI LOJTARET SHKOJNE E VIJNE
i perjashtuar

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 24 Feb 2007 , 08:17

E di ma Goldian, pa vshtire asht me e lan kush Sukajn me nejt n'Shqipni. Un kam qejf ball me e pa tan kohen me Vllaznine, sic ka ken Sinani deri vjet, por leku ban t'veden dhe s'kan faj, se per njat lek pa lujn. Pernjat e thash ma nelt, qe duhet me ja mush xhepin kta tonet para se t'ia mushin tjert.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Feb 2007 , 12:32

Ne pritshi se ja mushin xhepin kta tont..............!!!!!

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sat, 24 Feb 2007 , 17:18

Ne rrall te par Sukaj asht nje talent qe kurr nuk mund te shndrisin
ne ekipet shiptare.A kujtoni se i ndien kaq shum ai ngjyrat e vllaznis
a si.Ai dhe gjith te tjert ne radh te par shofin llocat,
per mendimin tem asht krejt normale,pamvarsisht nga deshira e jon.

Sukajn kishe pas qef me e pa tuj lujt me Celsin Angli.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 24 Feb 2007 , 17:26

sportist_shkodran wrote:Ne rrall te par Sukaj asht nje talent qe kurr nuk mund te shndrisin
ne ekipet shiptare.A kujtoni se i ndien kaq shum ai ngjyrat e vllaznis
a si.Ai dhe gjith te tjert ne radh te par shofin llocat,
per mendimin tem asht krejt normale,pamvarsisht nga deshira e jon.

Sukajn kishe pas qef me e pa tuj lujt me Celsin Angli.
Kadal he burr, pa ti na e bane Sukajn Shevqenko, pa cfare Celsit, ti thuj itu afer n'Itali psh, me naj ekip normal si puna e Tares me Bogdanin, ose n'Gjermani si kan ken Rraklli etj, pa ti mas na shka aq nelt. :lol: :lol: :lol:

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 28 Feb 2007 , 21:58

Xhevahir Sukaj në optikën e menaxherëve serbë dhe kroatë

23 Shkurt
- Prej kohësh mesfushori-sulmues i Vllaznisë Xhevahir Sukaj, i cili ende nuk i ka mbushur të 20 vjetët, është cilësuar si një ndër futbollistët me shumë të ardhme në kampionatin tonë. Sukaj, aktualisht kontingjenti i ekipit tonë “Shpresa”, por që ka provuar që të grumbullohet edhe me ekipin kombëtar në “zboret” e organizuara nga trajneri Oto Bariç me futbollistët që janë kandidatë për ekipin kuqezi, kohët e fundit është vënë edhe në optikën e menaxherëve të ndryshëm nga jashtë kufijve tanë shtetëror, për të kaluar në të ardhmen në një prej kampionateve të Europës. Kështu, ditën e mërkurë, kur u luajt takimi Vllaznia–Partizani në “Loro Boriçi”, i vlefshëm për javën e 20-të të Superligës, Sukaj është vëzhguar nga disa menaxherë të klubeve të njohura në Zagreb (Kroaci) dhe Beograd (Serbi), por në këtë takim nuk kanë munguar edhe menaxherë nga Mali i Zi, ku këta të fundit kanë qenë edhe herë të tjera në stadiumin e Shkodrës për të vëzhguar Sukajn. Menaxherët serbë dhe kroatë në këtë ndeshje kanë qenë të shoqëruar nga shoferi i klubit të Vllaznisë Agron Isufi, i cili njeh gjuhën serbokroate, derisa janë larguar në pikë kufitare të Hanit të Hotit. Nga sa arrihet të mësohet, menaxherëve serbë dhe kroatë u ka bërë shumë përshtypje loja e Sukajt, që në fakt futbollisti shkodran në këtë ndeshje ka qenë ndër më të mirët për kuqeblutë dhe vetëm goli i mungoi. Ata kanë mbetur shumë të kënaqur nga paraqitja e 20-vjeçarit shkodran dhe kanë shprehur dëshirën për ta parë edhe një herë tjetër brenda pak ditësh, në një ndeshje më të fortë se ajo me Partizanin. Gjithnjë duke iu referuar prononcimeve të menaxherëve serbë dhë kroatë, dëshira e tyre është që ta shohin Sukajn edhe në një ndeshje të fortë që Vllaznia do ta luajë jashtë Shkodrës, sidomos në Tiranë. Dhe ata dëshirojnë të shohin ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës, ku Vllaznia do të përballet me Partizanit më 7 mars në Tiranë. Megjithatë, ata e kanë të hapur edhe një mundësi tjetër për të shfrytëzuar takimin e kampionatit të shkodranëve me Teutën një javë më vonë në “Loro Boriçi”. Pavarësisht se si mund të rrjedhin ngjarjet, rëndësi ka fakti se loja e Sukajt i ka impresionuar pa masë menaxherët serbë dhe kroatë. Kujtojmë se Sukaj një muaj më parë, kur ishte i grumbulluar në “zborin” e radhës me ekipin kombëtar në Antalia të Turqisë, ka pasur kontakte edhe me disa skuadra të Ligës së Parë turke, por me drejtuesit e Tiranës, kurse për bardheblutë duket se pengesë është bërë kontrata dyvjeçare që ky futbollist ka me Vllazninë. Megjithatë, është ende herët për të folur për lëvizje të tjera të mundshme në këtë drejtim, pavarësisht nga paraqitja që Xhevahir Sukaj ka bërë në këtë rast, duke i lënë të kënaqur menaxherët që kishin ardhur për ta parë. Por nuk duhet të lëmë pa përmenduar edhe faktin se ish-lojtari dhe kampiteni i ekipit tonë ombëtar Rudi Vata, tashmë në rolin e menaxherit, prej kohësh ka nisur punën për ta kaluar Sukajn në një prej kampionateve të Europës Perëndimore, ndonëse asgjë nuk deklarohet publikisht.

Marre nga gazeta Metropol
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 01 Mar 2007 , 18:38

Ishalla po gjen ky Sukaj nai skuader ne Bundesligen 2 si kapllani ose ne itali, se per serbi e greqi sduhen gja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 01 Mar 2007 , 20:44

Edhe ne Greqi nuk kishte ken keq,por ne Kroaci e Serbi zduhet gja.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 02 Mar 2007 , 19:20

Rudi Vata: “Skocezët jo më te talentuar se shqiptarët”

EKSKLUZIVE (Intervistë)- Menaxheri më aktiv shqiptar me licencën e FIFA-s, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një intervistë të posasçme të dhënë për “Albania-sport.com”, menjëherë pas ndeshjes Dinamo-Besa, rrëfen punën e tij si menaxher futbolli, ndryshimet midis futbollit skocez dhe atij shqiptar, pse ai beson se Xhevair Sukaj është një ndër talentet e mëdha të futbollit modern shqiptar. Vata pohon se Kombëtarja është pjesë e gjithë shqiptareve dhe ka nevojë për ndryshime thelbësore.

* * *

Vata, një vizitë shumëplanëshe në Shqipëri.

- Unë do ta përkufizoja pak më gjerë përcaktimin. Gjithsesi është në kuadër të një vizite të mirëpërcaktuar deri në detajet më të parëndësishme dhe në kuadër të punës sime, si me ato që kanë të bëjnë me karakterin familjar të ardhjes në Shqipëri, por dhe të vëzhgimit nga afër dhe profesional të disa lojtarëve cilësorë në dy-tre skuadra që marrin pjesë në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Synimi im ka qenë vëzhgimi në aksion i elementëve të rinj që në gjykimin tim i përkasin dhe perspektivës jo vetëm të futbollit shqiptar por dhe të vlefshëm për futbollin e kampionateve cilësorë në Europë.

Rudi, ndoqët “live” takimin Vllaznia-Partizani (1-0, 21 shkurt) dhe në komentin tuaj për Radio Tiranën veçuat me nota maksimale sulmuesin e ri Xhevair Sukaj, një lojtar i thirrur së fundi edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë (0-1, 7 shkurt).

- Xhevairin e kam kontaktuar disa herë gjatë muajve të fundit. Për mendimin tim është një ndër futbollistët më cilësorë të kampionatit shqiptar. Duke parë vlerat që ai reflekton për moshën e tij, e konsideroj pa më të voglin dyshim se posedon cilësi shumë të mëdha. Mendoj se Sukaj ka fizionominë e një futbollisti modern, ku spikasin agresiviteti, shpejtësia dhe teknika e lartë, të gërshetuara këto dhe me luftën në ajër. Xhevairi ka një malore të madhe për të përshkuar dhe për t’ia dalë me sukses duhet të kryejë një punë të madhe. Duhet të qendrojë me këmbë në tokë dhe, nuk duhet të influencohet nga vlerësimet pozitive apo negative të medias. Maja e suksesit të tij varet nga ai, por dhe nga manaxhimi i tij. Unë shpresoj atij do t’i qendrojnë afër njerëz që e kuptojnë futbollin dhe do të japin atij këshillat e duhura.

Mund ta konsiderojmë Sukaj në “listën Vata”?

- Së pari e vlerësoj si shkodran, si lojtar i Vllaznisë. Gëzohem jashtë mase që Vllaznia prodhon talente të fuqishme që spikasin edhe në skuadra të tjera të kampionatit shqiptar si Sinani te Tirana, skuadra me e mirë e kampionatit shqiptar. Këshillat e para Sukaj ia jap si ish-lojtar i Vlaznisë, por dhe si manaxher. Xhevairi natyrisht që do të bëjë zgjedhjen e vet, se cilin manaxher do të zyrtarizojë për t’i besuar të ardhmen e tij jo vetëm në Europë por dhe në Shqipëri.

Vata jeni një nga manaxherët më aktivë shqiptarë që gëzojnë licencën e FIFA-s, edhe pse keni më pak kohë se shumë të tjerë. Ku shtrihet gjeografikisht influenca e Rudit?

- Në të vërtetë unë jam i ri në këtë profesion dhe më duhet një periudhë disa vjeçare për të qenë në të njëjtin rang me manaxherë që kanë shumë kohë në këtë lloj aktiviteti. Unë kam filluar biznesin tim nga “A”-ja, që do të thotë më thjeshtë përqendrimi te elementi i ri, që ka të bëjë jo vetëm me futbollistët premtues që aktivizohen në vendet europiane apo në Shqipëri, por dhe futbollistë të huaj që aktivizohen në kampionate të ndryshme. Dëshira ime është të punoj me djem të rinj që aktivizohen në klubet e Norvegjisë, Finlandës, Suedisë, Gjermanisë apo dhe Francës, të cilët militojnë në kampionatet maksimale por dhe në nivelet e dyta dhe të treta. Shpresoj se në një të ardhme dy-tre vjeçare këta futbollistë të më dhurojnë dhe kënaqësinë profesionale.

Si ia keni arritur të manaxhoni një kampion bote si Pier Litbarski, të cilin ia ofruat edhe Federatës Shqiptare të Futbollit, për postin e trajnerit.

- Pier Litbarski dhe Rudi Vata kanë patur midis tyre vetëm marrëdhënie pune serioze. Litbarski ma ka shprehur jo pak herë se ka parë te mua vlerat profesionale që duhet të gëzojë një manaxher që mund t’i besojë drejtimi e karrierës së tij si trajner.

Rudi, mund të na përmendni disa emra lojtarësh të njohur apo jo për publikun shqiptar që janë transferuar nga shqiptari Rudi Vata.

- Në verën vitit të kaluar, portieri i kombëtar të Zvicrës, Paskal Zuberbuler nga FC Basel te West Bromuich në Angli, ku trajneri ishte i mirënjohuri Brajan Robson. Zuberbuler ishte i vetmi portier që nuk pësoi gol në Kampionatin e fundit Botëror Gjermani 2006, pasi Zvicra u eliminua me penallti nga Ukraina. Një nga transferimet më të bujshme në Britaninë e madhe ishte kalimi i Gario Konar i Skocisë te Lokomotiva e Moskës. Kam marrë pjesë në transferime të futbollistëve të tjerë të futbollistëve jo të njohur në Shqipëri si hungarezë, letonezë të transferuar në kampionatin gjerman apo atë anglez.

Vata keni kontakte me agjenci manaxhimi lojtarësh në Europë...

- Unë bashkëpunoj me shumë manaxherë të ndryshme në Europë, ku spikasin lidhjet e forta me ata që kanë në “mbikqyrje” kampionatet e vendeve skandinave. Kam bashkëpunime reciproke me menaxherë anglezë, gjermanë, francezë e zvicerianë. Shpesh herë frutet e punës sonë janë të përbashkëta.

Ju ndoqët nga afër takimin Dinamo-Besa (0-2) për Kupën e Shqipërisë. Me syrin e manaxherit a spikati ndokush për Vatën?

- Besa duhet përgëzuar për lojën kolektive dhe sidomos për organizimin taktik të saj. Unë mendoj se atë takim kishte dy-tre elementë, por me një vështrim të ndeshjes nuk mund të përcaktosh dhe vlerat që posedojnë realisht lojtarët për të cilat mbajta edhe shënime. Shqipëria prodhon futbollistë dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Por ajo që duhet të veçoj është mungesa e infrastrukturës bazë, e cila është e padiskutueshme në vendet europiane. Mendoj se duhet parë me shumë kujdes nga Federata Shqiptarë i trajnimit të trajnerëve të rinj shqiptarë jashtë shtetit për të fituar më shumë njohuri nga futbolli modern, por dhe një edukate profesionale në drejtim të trajnimit.

Vata, ju jetoni prej disa vitesh në Skoci. A mund ta përkufizoni ndryshimet e futbollit të atjeshëm me atë shqiptar?

- Mendoj që ndoshta krahasimi nuk mund të jetë i goditur, pasi futbolli në Skoci është më shumë agresiv, shumë i ashpër. Në Shqipëri me ndeshjet që kam ndjekur në vitet e fundit agresiviteti rezulton në parametra të ulët. Në Skoci, ndoshta elementët nuk janë më të talentuar se futbollistët shqiptarë, por përsa i përket luftës në lojë është një karakteristike e futbollit skocez, që është i thjeshtë dhe i shpejtë. Agresiviteti është një nga elementët që i mungon futbollit shqiptar si dhe veprimet e shpejta pa të cilat nuk mund ta kuptosh futbollin e sotëm.

Si i ruan kontaktet Vata me futbollin shqiptar?

- Unë kam ardhur shpesh në Shqipëri dhe jam përherë në kontakte edhe me drejtues ekipesh. Por, sot ka shumë mundësi për të ndjekur në vazhdimësi zhvillimet e futbollit shqiptar pasi media televizive shqiptare është e pranishme në satelit, rubrikat sportive me kronikat e ndeshjeve, pa haruar faqet e internetit, një ndër të cilat është edhe “Albania-sport.com”, ku ka informacionet më të fundit nga kampet e skuadrave të kampionatit shqiptar apo Kombëtares.

Marre nga www.albania-sport.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 17 Mar 2007 , 14:49

ska me ba hajr kerkund se asht shume mendjemadh
une ja uroj me gjithe zemer suksesin por e shoh te veshtire
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 17 Mar 2007 , 17:13

Mu mduket se asht artikull i vjeter.Mbahet se e kam lexu para do kohsh i kyt.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 17 Mar 2007 , 20:51

vllaznia1919 wrote:Mu mduket se asht artikull i vjeter.Mbahet se e kam lexu para do kohsh i kyt.
Po normal qi asht i vjeter, shife i fije daten kur e kam postu :!: :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 17 Mar 2007 , 22:33

Ky artikull ka ken para se me hup me Shkumbinin. :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 18 Mar 2007 , 02:35

Aha ok nuk e kisha vu re daten e postimit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 18 Mar 2007 , 20:54

vllaznia1919 wrote:Aha ok nuk e kisha vu re daten e postimit.
O ti pa e ban me qellim m'duket, se den me na qeras me birra ;) :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 19 Mar 2007 , 01:03

Kur tju keni zogu i qefit!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 19 Mar 2007 , 18:38

vllaznia1919 wrote:Kur tju keni zogu i qefit!
nese del vllaznia kampion une dhe vllaznia1919 ju pagujme nje udhetim turistiktanve ne dubai
nese nuk del vllaznia kampion shkodrani81 dhe kuqeblu te na pagujne tanve biletat per shkoder :lol:
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 19 Mar 2007 , 21:30

GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Kur tju keni zogu i qefit!
nese del vllaznia kampion une dhe vllaznia1919 ju pagujme nje udhetim turistiktanve ne dubai
nese nuk del vllaznia kampion shkodrani81 dhe kuqeblu te na pagujne tanve biletat per shkoder :lol:
Hahahaha dakort jam :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 19 Mar 2007 , 21:30

A filloj e bahem gati per Shkoder un a????? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply