Kampionati Gjerman

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 04 May 2005 , 14:32

Presidenti i Bajernit vlerëson punën e bërë nga trajneri aktual i bavarezëve

Bekenbauer: Magati do të na japë Championsin




Presidenti i ekipit të Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, beson se ambiciet e trajnerit Feliks Magat do të sjellin suksese në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Bajerni siguroi titullin e 19-të në Bundesligë, tri ndeshje para përfundimit të kampionatit, por eliminimi në çerekfinalet e Championsit nga Çelsi, ka prishur një sezon pothuajse të përkryer. Bajerni humbi me rezultatin e përgjithshëm 6-5 ndaj londinezëve, por Bekenbaueri u shpreh se ekipi bavarez i ka të gjitha cilësitë për të fituar Championsin e vitit të ardhshëm. "Kam besim te Magati. I njoh ambiciet e tij dhe e di që ai nuk do të dorëzohet derisa të fitojë një Ligë Kampionesh. Ndaj Çelsit nuk patëm fatin nga ana jonë, por jam i bindur se kolektivi që kemi formuar në ekip, do të ketë sukses vitin e ardhshëm," - deklaroi Bekenbaueri. Lojtarët e tanishëm të Bajernit mund të reduktohen si pasojë e planit të klubit, për të kursyer në merkaton e verës, edhe pse drejtori ekzekutiv, Uli Hënes, dhe trajneri Magat kanë deklaruar se vitin e ardhshëm kërkojnë të sjellin në Mynih një lojtar të nivelit botëror. Me largimin e Robert Kovaçit në fund të këtij sezoni, Bajernit do t'i duhet të sjellë në "Olimpia Stadium" një mbrojtës qendre, për të zëvendësuar largimin e tij. Prioritet për Bajernin do të jetë edhe zëvendësimi i Mikael Balakut, në qoftë se ky i fundit nuk pranon ta rinovojë kontratën e tij me klubin bavarez. Gjithashtu, Bekenbaueri i këshilloi klubit të tij t'i zgjasë kontratën francezit Biksente Lizarazu, të cilit i përfundon aktualja në fund të sezonit. Kampioni i botës dhe i Europës është akoma në dilemë për të ardhmen e tij, por pas deklaratave të presidentit të klubit, ai mund të mos largohet nga kampionët e Gjermanisë. "Ai është një shembull për të gjithë ekipin. Do të doja që të qëndronte me ne edhe për sezonin e ardhshëm." Lizarazu, 35 vjeç, u kthye te Bajerni pas një eksperience jo të suksesshme tek ekipi francez i Marsejës.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 04 May 2005 , 14:33

Bohum, trajneri Neururer, në pikëpyetje




Trajneri i ekipit gjerman të Bohumit, Peter Neururer, deklaroi se do të largohej nga ekipi i tij, në rast se ky i fundit bie në kategorinë e dytë. Humbja 6-2 ndaj Mainzit në javën e kaluar e ka lënë Bohumin në vendin e 15-të të renditjes, pesë pikë larg Mynshengladbahut. "Do të jap dorëheqjen, në rast se biem në kategorinë e dytë," - u shpreh gjermani.

Korinthiasi mohon zërat për D'Alesandron
Ekipi brazilian i Korinthiasit ka mohuar zërat për një interesim të mundshëm për mefushorin D'Alesandro. Argjentinasi që luan te Volfsburgu, është rikthyer në vendlindje pas akuzave të bëra ndaj tij, për përdorim të substancave të palejuara. Drejtuesit e Korinthiasit deklaruan se nuk kishin kontaktuar asnjëherë me lojtarin në fjalë. "Nuk jemi interesuar asnjëherë për mesfushorin e Volfsburgut."


Lizarazu largon lamtumirën




Biksente Lizarazu ndihet i motivuar dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe në vitin e ardhshëm. Veterani i Bajernit u rikthye në Gjermani, pas përvojës me ekipin e Marsejës, dhe fitoi titullin e katërt kampion si lojtar i Bajernit. "Rikthimi im te Bajerni më riktheu dëshirën për të vazhduar të luaj futboll edhe për ca kohë. Me Bajernin jam shumë i lidhur dhe do të dëshiroja të jepja kontributin tim si lojtar, por edhe si person," - deklaroi francezi.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:42

35-vjeçari francez ka deklaruar se vetëm qëndrimi në Mynih mund ta shtyjë tërheqjen e tij nga futbolli

Lizarazu: Ose Bajern, ose lamtumirë...


Biksente Lizarazu mbylli gjashtë muajt e vështirë në Marsejë dhe u rikthye te Bajerni i Mynihut në janar, një lëvizje që rezultoi jetike për 35-vjeçarin francez. "Dua të jap ndihmesën time që skuadra të fitojë trofe në fundin e këtij sezoni. Dua ta mbyll karrierën time te një skuadër me nivelin e Bajernit," - tha mbrojtësi i majtë francez kur mbërriti në Mynih, katër muaj më parë. Tani, Lizarazuja ndihet i lumtur dhe mbart ende gëzimin e javës së kaluar, kur fitoi titullin e pestë kampion në Gjermani me Bajernin. "Eshtë e mrekullueshme, fitova kampionatin dhe përjetova emocione, të cilat i kisha harruar sa të bukura ishin," - tha futbollisti bask për faqen zyrtare të Bajernit në internet. Gjithsesi, Lizarazu, i cili në karrierën e tij si futbollist ka fituar gjithçka të mundshme, u bën thirrje shokëve të tij bavarezë për kujdes, pasi, sipas francezit, sezoni ende nuk ka përfunduar: "Sezoni ynë nuk ka mbaruar ende. Ai do të ishte edhe më i suksesshëm në rast se do të fitojmë Kupën e Gjermanisë." Ish-mbrojtësi i Bordosë e ka fjalën për finalen e Kupës së Gjermanisë, e cila do të luhet më 28 maj në Berlin dhe përballë Bajernit do të jetë rivalja më e fortë e këtij sezoni në Gjermani, Shalke. Për Lizarazunë, kjo do të ishte kupa e katërt e këtij lloji që fiton në karrierën e tij. Por pas kësaj ndeshjeje, 35-vjeçari do të përballet me dilemën aspak të vogël. Kontrata e tij me Bajernin përfundon më 30 qershor, ç'do të bëjë më pas? Gjithsesi, Lizarazuja deklaron se në rast se do t'i jepet mundësia për të luajtur edhe një vit me Bajernin, do të jetë gati ta vonojë lamtumirën përfundimtare. Mbrojtësi u bën apel edhe drejtuesve të Bajernit: "Jam duke pritur, por luaj ende në nivele të larta dhe ndoshta do të vendos të luaj edhe një vit tjetër. Por kjo do të ndodhë vetëm në rast se do të bie dakord me drejtuesit e Bajernit për një rinovim njëvjeçar të kontratës, ose për ndryshe do të largohem." Liazarazu, i cili ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 dhe kampionatin europian në vitin 2000, vazhdoi deklaratën e tij: "Nuk mund ta imagjinoj veten time të luaj edhe për një vit tjetër larg Bajernit. E kam vendosur, vetëm në Mynih mund ta vazhdoj karrierën time, por më parë do të ulem në bisedime me drejtuesit e Bajernit." Në rast se qëndron me Bajernin, vitin e ardhshëm në skuadrën e Magatit, Lizarazu duhet të përballet me konkurrencën e Filip Lamit, për këtë francezi thotë: "Bukuria e futbollit është pikërisht konkurrenca. Ajo të "detyron" të japësh gjithmonë maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje, por sigurisht gjithnjë me respektin e duhur për shokun e skuadrës, me të cilin duelon për një vend në formacion." Në fund, Lizarazu ka bërë të ditur: "Nuk më shqetëson mosha. Kam ende për të dhënë dhe te Bajerni kam mundësi të gjej stimuj, që do të më mungonin po të luaja diku gjetkë. Këtë e kam kuptuar në gjashtë muajt e fundit që kam kaluar në Mynih."

Iranianët e Bajernit, kundër Izraelit
Jo gjithmonë futbolli afron njerëzit dhe popujt ndërmjet tyre. Ali Karimi, futbollisti iranian i sapoblerë nga Bajerni, u ka kërkuar drejtuesve bavarezë që të mos e aktivizojnë në rast se Bajernit do t'i duhet të ndeshet me një skuadër izraelite. Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi flitet se iraniani tjetër i Bajernit, Vahid Hasemian, ka simuluar një dëmtim në shpatull, kur Magati vendosi ta aktivizonte në ndeshjen Bajern-Makabi, në Tel Aviv.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:43

Trajneri bavarez përgëzoi lojtarët e tij për paraqitjen e bërë në fitoren 4-2 ndaj Mainzit


Magat: Pashë një Bajern të bukur



Ekipi i Bajernit tregoi përsëri se është ekipi më i fortë në Bundesligë, duke fituar 4-2 ndaj Mainzit. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për ekipin e drejtuar nga trajneri Feliks Magat. Pas ndeshjes, trajneri bavarez tha: "Jam krenar për ekipin, pasi luajti një futboll vërtet të bukur në ndeshjen e sotme." Sulmuesi holandez, Roi Makai, shënoi tripletën e dytë radhazi, duke u rikonfirmuar si "arma" më e fortë e sulmit bavarez. "Jemi kampionë dhe sot treguam se kemi dëshirë t'i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Po bëjmë detyrën tonë kundrejt ekipeve që po luftojnë për një vend në kupat e Europës dhe ndaj atyre që luajnë për të qëndruar në kategorinë e parë. Ishte një ndeshje e bukur edhe për tifozët. Dua të përgëzoj edhe lojtarët e Mainzit, të cilët luajtën mirë. Nuk mund të ankohen për një humbje 4-2 ndaj Bajernit," - përfundoi Makai. Trajneri Magat përgëzoi lojtarët e tij për lojën e bërë: "Pashë një Bajern vërtet të bukur sot dhe bëmë të qartë se nuk e kemi përfunduar akoma sezonin tonë. Pra, jam krenar dhe entuziast për lojën e treguar sot." Edhe Balaku u shpreh i kënaqur për fitoren dhe pas ndeshjes deklaroi: "Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Duam të kënaqim tifozët dhe publikun. Sot treguam se nuk i kemi filluar akoma pushimet. Kemi finalen e kupës për të luajtur dhe duam me çdo kusht ta fitojmë atë. Jemi në formë shumë të mirë dhe këtë po e tregojmë çdo javë. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në sezonin e ardhshëm", - përfundoi Balaku.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 10 May 2005 , 19:28

Trajneri Rapolder nga Arminia te Këlni


Trajneri i ekipit të Arminias së Bielefeldit, Ue Rapolder, bëri të ditur se do të largohej në fund të sezonit drejt ekipit të Këlnit, i cili në vitin e ardhshëm do të luajë në Bundesligë. 46-vjeçari ka arritur një maarrëveshje 1-vjeçare me drejtuesit e Këlnit, me të drejtën e rinovimit, në rast se Këlni do të qendrojë në kategorinë e parë. Shkak për largimin e Rapolderit nga Arminia ishte edhe shitja e lojtarëve kyç, si Patrik Omojel, mesfushori i kombëtares sonë, Ervin Skela dhe shitja e Delron Bakleit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:23

Bajerni "blindon" Sanjolin


Ekipi i Bajernit, u shpreh se nuk kishte ndërmend të lejonte largimin e mesfushorit, Uilli Sanjol. Karl Heinz Rumenige, zv.presidenti i klubit bavarez, u shpreh se Sanjoli ishte "i pashtishëm". Ai mohoi zërat për një kalim të Sanjolit drejt Premierligës. "Ai ka një kontratë me ne deri në 2008-n. Kam lexuar se ekipet angleze janë të interesuar, por ju siguroj që për ne ai është "i pashtishëm." - përfundoi Rumenige.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 21:52

Dortmundi fiton ndaj Shalkes. Shtutgarti bie në Bohum. Barazon Herta. Fitojnë Bajerni dhe Verderi

Bundesliga, lufta për Champions vazhdon...


Humbjet e Shalkes 1-2 në derbin ndaj Dortmundit, dhe Shtutgartit 2-0 ndaj Buhumit, që ka rënë në kategori të dytë, e kenë lënë të hapur luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, kur duhen edhe 90 minuta nga fundi i Bundesligës. Shalke vazhdon të mbajë vendin e dytë, po ashtu si Shtutgarti vendin e tretë, pasi ndjekësja e tyre më e afërt, Herta e Berlinit, nuk diti të përfitojë dhe, pavarësisht rasteve të shumta për shënime të humbura, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Myshengladbah. Me këtë barazim Borusia Myshengladbahut siguroi qëndrimin midis më të mirave, dhe e bëri të pavlefshme fitoren e Bohumit ndaj Shtutgatit. Kësisoj, Shalke ka 60 pikë, Shtugarti 58 dhe Herta 57. Java e fundit do të jetë vendimtare. Kampionët të fuqi të Verderit kanë ende shpresa matematike për të luajtur në Champions vitin e ardhshëm. Pas fitores 4-1 ndaj Freiburgut, skuadra e Tomas Shaftit renditet në vendin e pesë me 56 pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm. Për të luajtur në Champions vitin e ardhshëm, Verderi duhet të fitojë në javën e fundit e të shpresojë te humbjet e Shtutgartit dhe Hertës. Një mision i vështirë, por jo i pamundur, duke parë rezultatet e Bundesligës në javët e fundit.
Ndërkohë, vazhdon serinë e fitoreve Bajerni i Myhihut. Skuadra e Feliks Magatit ka fituar 6-3 ndaj Nurembergut, në një ndeshje mjaft spektakolare, e denjë për të qenë ndeshja e fundit që zhvillohet në "Olimpiastadium". Stadium, i cili do të shembet për t'i lënë vend një stadiumi të ri, që do të ndërtohet në Myhin, që do të jetë i gatshëm në fillimin e kampionatit botoror në vitin 2006. Bajerni nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 5-0. Roi Makai dhe Sebastian Daizler shënuan nga dy gola respektivisht, ndërsa golat e tjerë për skuadrën bavareze u shënuan nga kapiteni Mikael Balak dhe sulmuesi peruan Klaudio Pizarro.
Në ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 33-të të Bundesligës, Mainzi fitoi 3-2 ndaj Kaizerslaurtenit, ndërsa Hanoveri mposhti 2-1 Hamburgun. Në barazim 2-2 u ndanë Volfsburgu me Levekusenin, ndërsa Hansa Rostok në ndeshjen e saj të fundit, përpara publikut të saj në Bundseligë, barazoi 1-1 me Arminian. Të shtunën e ardhshme, më 21 maj, do të luhet java e fundit e këtij edicioni të Bundesligës.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 16 May 2005 , 20:04

Bavarezët i dhanë lamtumirën stadiumit "Olimpik", duke shfaqur një festival golash ndaj Nurenbergut

Rumenige: Dhuruam një spektakël të vërtetë


Ekipi i Bajernit zhvilloi ndeshjen e fundit zyrtare në "Olimpia Stadium", duke fituar 6-3 ndaj Nurenbergut. Pas ndeshjes, zv.presidenti i klubit bavarez, Karl Heinz Rumenige, deklaroi: "Jam i impresionuar nga loja e ekipit. Ata kanë akoma dëshirë të fitojnë dhe të shfaqin një futboll të bukur, edhe pse titullin e siguruam dy javë më parë. Sot dhamë një spektakël të vërtetë për publikun. Në këtë stadium kemi fituar 30 trofe në 33 vite. Për ne do të jetë fillimi i një epoke të re, por jam i sigurtë se do të vazhdojmë të luajmë bukur edhe në stadiumin e ri. Duhet të përgëzoj Feliks Magatin, i cili arriti fitoren e tetë radhazi. Ai është një pasardhës i denjë i Otmar Hitcfeldit. Pas ndeshjes së ditës së diel, drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Uli Hënes, tha: "Ekipi zhvilloi një ndeshje të bukur sot në "Olimpia Stadium", duke e shndërruar ndeshjen në një festival golash për publikun. Edhe Nurenbergu luajti një ndeshje të bukur. Po largohemi të mallëngjyer nga ky stadium, por besoj se edhe në stadiumin e ri do të vazhdojmë të fitojmë." Trajneri Feliks Magat përgëzoi të gjithë lojtarët e ekipit, për fitoren: "Sot i dhamë lamtumirë stadiumit olimpik, në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjashtë golat e shënuar ishin një spektakël i vërtetë. Jam shumë i kënaqur që fitova titullin e parë në karrierën time. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e ekipit. Tashmë jemi një ekip kompakt, pasi luajtëm mirë gjatë gjithë sezonit. Makai? Ai tregoi edhe një herë se është një kampion i afirmuar. Për një çast besova se sot do të shënonte tripletën e tij të tretë radhazi. Portieri i ekipit të Bajernit, Oliver Kahn, deklaroi se ishte i kënaqur me fitoren, por i mërzitur për tre golat e pësuar. "Urrej kur më shënojnë gola, por sot i përjetova duke qeshur golat e pësuar. Për të qenë i ndershëm, duhet të pranoj se sot ishte dita më emocionale për mua. Kur isha i vogël, ëndërroja të luaja në këtë stadium. Tani u bë më shumë se dhjetë vjet që luaj këtu dhe e kam të vështirë t'i jap lamtumirën. Eshtë një moment i trishtë për mua, pasi këtu kam fituar shumë trofe të rëndësishëm. Do ta kem të vështirë të mësohem të luaj jashtë "Olimpia Stadium"-it." Bajerni siguroi titullin e 19-të në Bundesligë, duke u rikonfirmuar si ekipi më i mirë në Gjermani. Sezonin e ardhshëm, bavarezët do të luajnë në stadiumin e ri "Alianz Arena", i cili do të jetë i gatshëm në shtator të këtij viti. Atyre do t'u duhet ta ndajnë këtë stadium bashkë me ekipin e kategorisë së dytë, Mynih 1860. Stadiumi i ri do të ndërtohet në kuadrin e ndeshjeve të Botërorit të 2006-s.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:13

Portieri i Bajernit: Devidi duhet të veçojë futbollin nga jeta private.

Kahn, këshilla për Bekhamin


Portieri i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, ka këshilluar kapitenin e kombëtares angleze, Devid Bekham, duke e ftuar të mos e përziejë futbollin me jetën e tij private. Sipas portierit gjerman, kjo do të ishte fatale për karrierën e cilitdo futbollist. Mesfushori 30-vjeçar i Realit është një nga futbollistët më të famshëm në botë dhe është objektivi më i lakmuar për gazetarët dhe fotografët. Fakti se është i martuar me ish-këngëtaren e "Spice Girl", Viktoria, e bën edhe më të famshëm. "Bekhami duhet të mendoj se si ta veçojë karrierën e tij sportive nga jeta private, - tha Kahni në një deklaratë për shtypin gjerman. - Përndryshe, siç ka ndodhur në të kaluarën, do të jetë profesioni ai që do të humbasë. Kjo situatë mund t'i krijojë probleme atij si futbollist, por edhe si njeri." Numri 1 i Gjermanisë, Kahn, ka qenë për një kohë të gjatë në faqet e para të skandaleve rozë në Gjermani. Kjo i ka kushtuar një sezon për t'u harruar dy vjet më parë. Tani që vëmendja është përqendruar te Bekhami, 35-vjeçari kërkon ta paralajmërojë kolegun e tij. Në fund, Kahni tha: "Nuk ia uroj, por fama e tepërt mund të jetë e dëmshme për të. Gjithsesi, me aq sa kam parë, Bekhami luan mirë kur nuk është në qendër të kronikave rozë dhe gabon në ato ndeshje kur shihet me një sy tjetër nga njerëzit dhe jo si futbollist."
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Sep 2005 , 16:16

Bundesliga, sezonin e ardhshëm, emri në shitje

Bundesliga ka nxjerrë në shitje emrin e saj. Menaxheri i përgjithshëm i Ligës Gjermane të Futbollit, Kristian Seifert, ka bërë të ditur se në sezonin e ardhshëm, kampionati gjerman do të marrë emrin e kompanisë që do të paguajë shumën e kërkuar. Ai tha: "Futbolli duhet parë edhe si biznes dhe mënyrat e përfitimit janë të panumërta.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Oct 2005 , 12:19

Barazon Bajerni, Verder merr kreun

U luajtën dje shtatë nga nëntë ndeshjet e vlefshme për javën e nëntë të Bundesligës. Bajerni i Mynihut u ndal në barazim 1-1 ndaj Shalkes, pas 11-metërshit të pësuar në minutën e fundit, dhe la kreun e renditjes në favor të Verder Bremenit që kryeson Bundesligën falë golaverazhit më të mirë. Në ndeshjen e djeshme, skuadra e drejtuar nga Tomas Shaft fitoi 6-2 ndaj Nurenbergut. Bajerni i Mynihut kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Rroke Santa Kruz në minutën e 19-të, por u barazua nga Shalke pas 11-metërshit të shkaktuar nga Bastian Shveinsteiger dhe të shndërruar në gol nga Soren Larsen. Kampionët e Gjermanisë morën pikën e parë në stadiumin e ri të Shalkes, "Arena auf Shalke", pasi ishte mundur në pesë takimet e mëparshme të zhvilluara në Gelsenkrish. Të besuarit e Magatit e mbyllën ndeshjen me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të argjentinasit Martin Demikelis. Verderi, i udhëhequr nga Miroslav Klose, autor i një tregolëshi, kryeson falë golaverazhit më të mirë, pasi si bavarezët edhe ata kanë grumbulluar 22 pikë pas nëntë javësh. Në fitoren e djeshme vlen për t'u përmendur edhe dygolëshi i Ivan Klasniçit. Nuk arriti të përfitojë Hamburgu, i cili humbi 1-0 ndaj Volfsburgut, në fushën e tij. Skuadra e drejtuar nga Tomas Doll, që e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Van der Vartit, renditet e treta me 20 pikë. Në vend të katërt është Shalke me 17 pikë. Pra, edhe në këtë ndeshje, 60 mijë tifozët e Shalkes kanë festuar rezultatin pozitiv ndaj bavarezëve, që duhet thënë se e filluan shkëlqyeshëm ndeshjen. Ze Roberto rrezikoi me një goditje me kokë që në minutën e parë. Nga një aksion i brazilianit erdhi edhe goli i parë i Santa Kruzit. Pak minuta më pas, në fundin e pjesës së parë, Roi Makai humbi rastin më të mirë për të mbyllur ndeshjen. Duhet thënë se Bajernit i mungoi edhe fati, pasi Shalke vetëm në pesë minutat e fundit të ndeshjes ushtroi presion ndaj kampionëve të Gjemanisë. Në minutën e dytë shtesë, faulli në zonë i Shveinsteigerit i dha mundësinë danezit Larsen të barazonte për vendësit. "Duhet të kritikojmë vetveten, - tha trajneri i Bajernit, Feliks Magat, pas ndeshjes. - Patëm shumë raste dhe mund të kishim shënuar golin e dytë që do të mbyllte ndeshjen." Në takimet e tjera të luajtura dje, tërheq vëmendjen barazimi 3-3 në sfidën Kaizerslautern-Borusia Dortmund. Për të dyja skuadrat, autori i tre golave ka qenë i njëjti futbollist. Turku Halil Altintop shënoi tregolëshin për skuadrën ku luan edhe shqiptari Ervin Skela, ndërsa për miqtë nga Dortmundi, tre golat u shënuan nga polaku Erik Smolarek. Sot do të luhen ndeshjet Këln-Hanover dhe Duisburg-Frankfurt, që do të kompletojnë kuadrin e javës së nëntë të kampionatit gjerman."

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 27 Jan 2007 , 17:52

Po luhen ndeshjet e Bundesliges dhe skuadra e Berishes, Hamburgu po fiton kunder Arminias, skuadra ku lun Vata, me rezultatin 1 - 0. Goli esht shenu nga Llubonja ne minuten e 10'. Ne fushu nuk jane as Vata e as Berisha.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 28 Jan 2007 , 13:48

as nuk ka lujt as nje minute berisha kurse ne gazetat tona shkruhet me te madhe
BERISHA UL NE STOL LJUBOJEN
me vjen vertet keq per gazetaret tone pasi po i fryjne si shume futbollistet tane
do kisha shume deshire te ishte i vertete lajmi qe LORIK CANA te luaj te lioni sepse me marsejen ska gje per vije
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 28 Jan 2007 , 18:13

Ngushllime per tifozat e Bayernit. :lol: :lol: :lol: 8)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 29 Jan 2007 , 13:14

vllaznia1919 wrote:Ngushllime per tifozat e Bayernit. :lol: :lol: :lol: 8)
hahahahahahaha
naqe ju jeni ne kategori te dyte me duket apo jo??
i perjashtuar

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Thu, 15 Feb 2007 , 16:05

bajerni i mynihut ka blere mesfushorin e shalkes hamit altintop per sezonin tjeter ne nje kontrate 3vjecare per te zevendesuar vendin e salihamicic qe do kaloje tek juvja
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 15 Feb 2007 , 16:56

a asht kush me werderin ktu mor aman, se me myten gjithkund tifozat e bayernit

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 15 Feb 2007 , 18:01

Man in Redblue wrote:a asht kush me werderin ktu mor aman, se me myten gjithkund tifozat e bayernit
Pa ti mar burr Werderin ke zgjell me u ba tifoz a? Pa t'ka lezet Bayerni, sidomos kur e ka pas bluzat kuq e blu :D
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 15 Feb 2007 , 20:46

kuqeblu wrote:
Man in Redblue wrote:a asht kush me werderin ktu mor aman, se me myten gjithkund tifozat e bayernit
Pa ti mar burr Werderin ke zgjell me u ba tifoz a? Pa t'ka lezet Bayerni, sidomos kur e ka pas bluzat kuq e blu :D
Ba me ken per bluz kuqeblu dotkisha ken edhe me barcelonen po nfakt asht skuadra qi e kam ma inat.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 15 Feb 2007 , 20:47

Man in Redblue wrote:Ba me ken per bluz kuqeblu dotkisha ken edhe me barcelonen po nfakt asht skuadra qe e kam ma inat.
Hehe, ktu je drejt, se edhe un i kam shum inat :D vetem e vetem se fitunen kuner shpirtit tem, Asenalit :P
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply