Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Kampionati Spanjoll

Post by GoL » Tue, 14 Dec 2004 , 22:19

Ketu do te paraqitet ecuria e kampionatit spanjoll.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Tue, 14 Dec 2004 , 22:21

Rezulatet

Espanyol 2-1 Mallorca
Betis 2-1 Racing
Deportivo 2-2 Sevilla
Osasuna 2-2 Zaragoza
Valencia 1-0 Numancia
Málaga 1-0 Levante
Getafe 1-2 Villarreal
Athletic 1-0 Atlético
Albacete 1-2 Barcelona

renditja

1 Barcelona 15 12 2 1 32 9 38
2 Espanyol 15 9 2 4 18 9 29
3 Valencia 15 8 4 3 23 11 28
4 Real Madrid 14 8 2 4 21 9 26
5 Sevilla 15 7 4 4 18 17 25
6 Betis 15 6 6 3 20 18 24
7 Atlético 15 6 4 5 17 13 22
8 Deportivo 15 5 7 3 20 21 22
9 Osasuna 15 6 3 6 22 24 21
10 Levante 15 6 2 7 16 21 20
11 Zaragoza 15 5 4 6 21 22 19
12 Villarreal 15 4 6 5 16 12 18
13 Athletic 15 5 3 7 18 20 18
14 Real Sociedad 14 5 3 6 15 17 18
15 Racing 15 4 4 7 13 20 16
16 Málaga 15 4 3 8 11 19 15
17 Getafe 15 4 2 9 13 20 14
18 Albacete 15 3 5 7 12 20 14
19 Mallorca 15 3 4 8 14 22 13
20 Numancia 15 3 2 10 10 26 11

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Mon, 20 Dec 2004 , 16:42

Butragenjo: Saki? Flasim më vonë


Arrigo Saki duket se është gati për t'iu kthyer futbollit me Realin e Madridit, këtë javë. Italiani mund të konfirmohet që nesër si drejtor teknik i klubit madrilen. Reali kërkon t'i shtojë pak eksperiencë strukturës drejtuese. Klubi nuk ka pranuar ta konfirmojë se ish-trajneri i Italisë do të shkojë në Madrid në të ardhmen e afërt, por presidenti Florentino Perez pritet ta bëjë të ditur mbërritjen e Sakit javën e ardhshme, gjatë takimit të bordit drejtues. "Saki? Nuk është koha për të biseduar për këto gjëra, - tha drejtori sportiv i Realit, Emilio Butragenjo. - Theksoj se kjo çështje është në plan të dytë për momentin. Do të ketë kohë në të ardhmen për të biseduar për këto gjëra."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 22 Dec 2004 , 14:50

FIFA gjobit federatën spanjolle,

Federata Spanjolle e Futbollit është dënuar me 64 mijë euro, për shkak të korreve raciste gjatë miqësores midis Spanjës dhe Anglisë në Madrid. FIFA e bëri të ditur këtë vendim, pas një mbledhjeje të komitetit disiplinor.Koret rraciste ishin te drejtuara lojtarve me ngjyre,Ashley Clo dhe Shaun Wright-Philips.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Mar 2005 , 14:48

Reali, me shumë mungesa ndaj Betisit

Reali i Madridit do të luajë pa Zinedin Zidanen dhe Raulin kundër Betisit, ditën e mërkurë në mbrëmje. Ata duan ta fitojnë patjetër këtë ndeshje, pasi ndodhen ende 8 pikë prapa Barcelonës, e cila vazhdon të kryesojë kampionatin. Rauli vazhdon të jetë i sëmurë me grip dhe ende nuk ka vendosur se kur do të rikthehet në stërvitje, ndërkohë që Zidane ka probleme me legenin. Që të 2 këta lojtarë kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Deportivos. Gjithsesi ka disa lajme të mira nga Ronaldo dhe Guti, të cilët kanë munguar gjithashtu javën e kaluar. Probleme ka për Mishel Salgadon, i cili do të mungojë rreth një muaj, dhe mbrojtësin e qendrës Ivan Helguerën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 11 Mar 2005 , 14:38

Reali, gati pastrimi i "galaktikës"

eliminimit të hershëm të klubit nga Liga e Kampioneve. Nëse Barcelona nuk kalon ndonjë rënie të papritur forme që prej tani e deri në fund të sezonit, Reali do ta përfundojë fushatën me duar bosh për vitin e dytë radhazi, një situatë e papranueshme për një grup që është i pangopur për suksese. Nëntë herë kampionët e Europës bënë një paraqitje të dobët të mërkurën, kur pësuan një humbje në kohën shtesë kundër Juventusit. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk humbet asnjë mundësi për ta përshkruar klubin e tij si më të madhin dhe më të suksesshmin në historinë e futbollit. Realiteti është se dy tituj të Spanjës dhe një Ligë Kampionesh në pesë vjet është një arritje modeste. Dy triumfet europiane të Realit në vitet 1998 dhe 2000 u arritën në periudhën para-Galaktike, nën Lorenco Sanzin, të cilin Perezi e akuzoi se e kishte çuar klubin pranë falimentimit. Që prej asaj kohe, falë dhe bujarisë së autoriteteve lokalë për të blerë qendrën stërvitore të Realit, Perezi ka drejtuar një përmirësim të madh në financën e klubit. Nga ana futbollistike, trashëgimia e ka humbur shkëlqimin. Perezi ka marrë në "Bernabeu" emrat më të mëdhenj të botës, duke e thyer dy herë rekordin e blerjeve, me Luis Figon dhe më pas Zinedin Zidanen. Ai shpenzoi miliona të tjera për të blerë Ronaldon, Devid Bekhamin dhe Majkëll Ouenin. Përveç Ouenit, i cili është vetëm 25 vjeç dhe ka filluar që tani të bjerë nga forma, të gjithë të ashtuquajturit "galaktikë" kanë qenë në majën e formës ose e kishin kaluar atë kur shkuan te klubi. Ndryshe nga rivalët në Europë, Reali bleu lojtarë që i kishin mbushur raftet me medalje dhe çmime, në vend që të merrte lojtarë që ishin të uritur për sukses. Projekti funksionoi për dy vite të shkurtra dhe me një triumf, kur Zidane shënoi një gol të shkëlqyer në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2002, në "Hampden Park". Që prej asaj kohe, Reali ka filluar një dishezë dhe blerja e çdo "galaktiku" të ri rezultoi në keqësimin e formës në Europë. Çdo vit, klubi është eliminuar një fazë më parë se vitin paraardhës dhe këtë javë madrilenët nuk arritën të kualifikoheshin në çerekfinale, për herë të parë pas dhjetë vjetësh. Ndryshe nga Çelsi, Barcelona dhe Milani, Reali nuk ka bërë plane për të ardhmen dhe është mbështetur tek yjet e moshuar, të lidhur nga kontratat e gjata dhe të shtrenjta. Perezi nuk iu largua politikës së tij "Zidanes dhe Pavons", që kombinon emrat më të mëdhenj të botës me lojtarë nga skuadrat e moshës. Problemi ishte se lojtarët që vinin nga skuadrat e moshave, nuk ishin në standartet që kërkoheshin, ndërsa emrat e mëdhenj nuk arritën ta mbanin të vetëm skuadrën. Sjellja e pabarabartë e Perezit me lojtarët e ashtuquajtur të mesëm, si Klod Makelele dhe Fernando Morientes, i është kundërvënë. Perezi, një tregtar i zgjuar, e ka kuptuar, megjithëse nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht se ka bërë gabime. Ai u detyrua të blejë qendërmbrojtësit Valter Samuel dhe Xhonatan Udgejt, megjithëse vendimi për të blerë për 19 milionë euro anglezin, mbetet i vështirë për t'u kuptuar, sepse ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të dëmtimeve. Perezi ka ndryshuar mendje edhe për trajnerët, që prej vendimit të nxituar për të larguar Visente del Bosken. Te Reali janë ulur plot pesë trajnerë të ndryshëm, që kur klubi u eliminua nga Juvja para dy vjetësh. Duke pasur parasysh zhgënjimet e skuadrës, nuk është e garantuar se Vanderlei Luksemburgo do të jetë në stol edhe sezonin e ardhshëm. Po për të ardhmen? Gjëja e parë që duhet bërë, është një pastrim nga "galaktikët" e vjetër. Figo, Roberto Karlos dhe Raul janë kandidatët kryesorë, megjithëse është e vështirë të gjesh blerës për lojtarë që nuk pranojnë t'i ulin rrogat. Zidane ka lënë të kuptohet se do të largohet nga futbolli, Ronaldo nuk është i kënaqur me regjimin e Luksemburgos, ndërsa Bekhami nuk ka arritur të japë atë që kërkohet. Një gjë është e qartë: pak pjesëtarë të skuadrës aktuale do të jenë në fushë për të plotësuar ëndrrën e klubit për titullin e dhjetë të Europës. REAGIMET Lojtarët Raul: "Fjalët nuk mund ta shpjegojnë se sa të zhgënjyer jemi me këtë humbje. Dhamë maksimumin, por nuk arritëm të shënonim. Eshtë një kohë e vështirë për ne." Bekham: "Nuk e di se ku gabuam që u eliminuam. Juvja është një skuadër e madhe, por edhe ne, pasi nuk u pa ndonjë diferencë e madhe. Nuk dua ta përfundoj kontratën time me Realin pa fituar asnjë trofe." Gravesen: "Jam shumë i mërzitur. Ishim të pafatë. E vetmja diferencë ishte se nuk përfituam nga shanset tona, ndërsa ata po." Ronaldo: "Kisha disa shanse, por nuk shënova. Tani duhet ta lëmë pas këtë humbje dhe të kërkojmë një zgjidhje për problemet." Shtypi Marca: "Ish-galaktikët. Një ditë njerëzit do ta kujtojnë se në Torino i erdhi fundi një skuadre legjendare, të përbërë nga lojtarët më të mirë në botë." AS: "Juventusi varrosi epokën e galaktikëve në "Dele Alpi". Perënditë lënë trashëgiminë." El Pais: "Realiteti i hidhur është se pas tre trajnerësh të ndryshëm, një qendërmbrojtësi të ri në listën e rrogave dhe një mesfushori me tipare mbrojtëse, Reali është po aty ku ishte një vit më parë, në pikën e përfundimit të një tjetër viti në shkretëtirë." El Mundo Deportivo: "Ciao Madrid."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 Mar 2005 , 14:26

Reali i thotë lamtumirë titullit

Reali i Madridit i ka thënë lamtumirë titullit të Primera Divizionit, pas humbjes 2-1 kundër Getafes. Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve pritej një përgjigje e "merengesëve" në kampionatin spanjoll, por dje ata bënë një tjetër paraqitje zhgënjyese, duke theksuar se skuadra ka nevojë për shumë ndryshime. Golat e Albiolit dhe Rikit i siguruan Getafes një fitore të merituar, ndërsa goli i Santiago Solarit i shërben vetëm mesfushorit, pasi Reali i Madridit ka mbetur 11 pikë larg Barcelonës në renditje. Trajneri Vanderlei Luksemburgo kishte thënë para ndeshjes se priste që lojtarët të tregonin vlerat e tyre, por nëse vlerat e tyre kanë qenë ato që u panë dje, atëherë është më mirë që klubi të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm. Diego Forlan u quante "i humbur" te Mançester Junajtid, por tani është një lojtar i lumtur, pasi shënoi golin e 17-të sezonal në fitoren e Vilarealit, 4-1 kundër Espanjolit. Fitorja e thellë e ngjiti Vilarealin në vendin e tretë, prapa Barcelonës kryesuese dhe Realit të Madridit. Forlani shënoi vetëm 10 gola në tri sezone në Premier Ligë me Mançesterin, por sulmuesi uruguajan është "ringjallur" që prej kalimit të tij në Spanjë. Ai shënoi golin e parë për Vilarealin, pasi përfitoi nga një top i humbur, duke mundur portierin e Espanjolit, Karlos Kameni, pas 25 minutash. Albert Lopo barazoi për miqtë katër minuta më pas, por Huan Pablo Sorin e kaloi përsëri Vilarealin në krye në fillimin e pjesës së dytë. Huan Roman Rikelme shënoi golin e tretë për Vilarealin në minutën e 56-të, pasi u tregua i saktë për herë të gjashtë këtë sezon, nga pika e bardhë e penalltisë. Luço Figueroa e vulosi fitoren tetë minuta para përfundimit të takimit. "Fitorja kundër një rivali direkt për Ligën e Kampioneve do të jetë një shtytje e madhe për ndeshjet e ardhshme," - tha Figueroa. Espanjoli zbriti në renditje, por mund të ngushëllohet nga humbja 1-0 e Seviljes kundër Real Saragozës. Qendërmbrojtësi argjentinas i Saragozës, Gabriel Milito, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 38-të. Në fundin e renditjes kishte vetëm rezultate negative, pasi Majorka, Albasete dhe Numansia humbën. Këto tri skuadra kanë më shumë shanse që të zbresin në kategorinë e dytë. Fabrisio Koloçini shënoi golin e tij të parë me Deportivo La Korunjën, duke e ndihmuar skuadrën galiciane të fitonte 1-0 kundër Albasetes. Majorka humbi 3-0 kundër Santanderit, i cili arriti të shënonte dy gola në pesë minutat e para. Mesfushori brazilian i Santanderit, Anderson Silva, e gjeti rrugën e rrjetës pas një minute, ndërsa David Aganzo e dyfishoi rezultatin tre minuta më pas. Santanderi mund të kishte shënuar më shumë, por u ndal nga portieri 20-vjeçar i Majorkës, Miguel Angel Moja, deri në minutën e 51-të, kur Josi Benajun shënoi golin e tretë. Numansia iu afrua shumë barazimit, por pësoi një gol në minutat e fundit, duke humbur 2-1 kundër Real Sociedadit. Fillimi i keq i Osasunës këtë vit vazhdoi edhe dje, kur skuadra u shkatërrua 4-0 nga Levante.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 17 Mar 2005 , 14:05

Raul: Mund ta lë Madridin

Kapiteni i Realit të Madridit, Raul, ka deklaruar për herë të parë se në qoftë se do t'i kërkohej largimi nga skuadra e tij aktuale, do të pranonte. "Mbas 11 vitesh këtu, do të bëj atë çka është më e mirë për Realin, - ka deklaruar 27-vjeçari për gazetën e përditshme "ABC". - Nëse vjen një kohë kur duhet të sakrifikosh veten për të mirën e klubit, atëherë duhet të jesh i gatshëm dhe të shohësh për një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët." Rauli ka fituar 3 herë Ligen e Kampionëve dhe 4 herë kampionatin me skuadrën e Realit, por ka qenë në qendër të polemikave. Përsa i përket formës së tij në dy sezonet e fundit, sipas kritikëve, nuk e meriton vendin aktual në skuadër. Megjithatë, kontrata e tij me Realin skadon më 2010-n dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e titullarit. "Në qoftë se do më duhej t'ua vija veshin kritikave që shkruhen në media për mua, tashmë duhej të kisha ikur, por mendoj se klubi nuk ka të njëjtin mendim me to. Mua nuk më kanë "dhuruar" asgjë, por e kam merituar si rezultat i një pune të gjatë dhe të lodhshme. E ndiej veten që kam akoma shumë për të dhënë dhe gjithçka që dua, është që të jem në rregull me klubin." Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të klubit, ku ka shprehur besimin e tij për Raulin dhe për pjesën tjetër të skuadrës. "Të gjithë para 11 muajsh mendonin se Reali kishte lojtarët më të mirë në botë dhe unë si president i këtij klubi jam krenar për të gjithë lojtarët e klubit, - deklaroi Perezi. - Rauli është një lojtar i shkëlqyer dhe kapiteni ynë. Ai ka qenë dhe do të mbetet një nga lojtarët më prestigjioz të klubit tonë. Reali po përballet me faktin që do t'i duhet të mbyllë sezonin e dytë radhazi pa fituar asgjë. Kjo gjë nuk ndodhte prej 13 vjetësh. Ata u eliminuan nga Kupa e Mbretit në janar, nga skuadra e kategorisë së dytë, Valadolidi, dhe së fundi u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Juventusi. Humbja 2-1 me skuadrën modeste të Gedafes duket se i ka shuajtur shpresat për kampionat, duke parë që Barcelona është 11 pikë para, me 10 ndeshje të mbetura nga fundi. Rauli ka pranuar se ndihet i hidhëruar dhe se nuk mund t'i japë një përgjigje faktit që një skuadër si Reali, që ka lojtarë si Ronaldo, Figo dhe Zinedin Zidane, nuk ka mundur të fitojë asgjë në dy sezonet e fundit. "Po luajmë dobët, duke mos arritur të imponohemi në fushë, është e qartë se diçka nuk shkon, prandaj duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 24 Mar 2005 , 18:44

Portieri i "Galaktikeve" eshte akoma i pavendosur per te ardhmen e tij dhe per ndeshjet me juven thote:Ishim superiore,nuk e meritonim skualifikimin.


Casillas:Reali te vendose o mua o Buffon.


Zerat per nje interesim te mundshem te Realit ne drejtim te nr.1 ne bote Gigi Buffon kane bere qe portieri Iker Casillas te mendohet mire para se te vendose te rinovoje kontraten apo jo.Portieri ne kete sezon katastrofal per ekipin e tij ka qene nje nga me pozitivet,por para se te nenshkruaje kerkon te dije nese klubi ka besimin e plote karshi tij apo jo."Eshte klubi qe para se te firmos te me kerkoje nese ka deshire te vazhdoje punen me mua apo jo - tha Iker.-Une nuk kam asnje problem persa i perket kesaj.Nqs duan te marrin Buffon kam deshire te me tregojne para se te firmos.Eshte me se normale qe Reali kerkon qe te bleje lojtare sa me te mire dhe per kete une nuk mund t'ia mbylle porten ne fytyre askujt,sepse ky eshte ligj futbolli.Une jam madrilen kam 8 vite qe luaj ketu dhe dua ta mbyll karrieren ketu:Si mund ta refuzoj nje rinovim te kontrates?Fjala "Galaktiket" na ka shkaktuar nje dem te madh,sepse ne brenda klubit nuk e kemi perdorur asnjehere.U krijua nje imazh i madh i Realit saqe njerezit filluan te mendojne se jemi te pathyeshem".
Pastaj portieri flet per sezonin e veshtire te Realit dhe nuk pranon ta quaje si te deshtuar.
"-Po paguajme nje sezon te mrekullueshem te Barcelones dhe nuk kemi ecur aq keq sic thote shtypi.Kemi zhvilluar ndeshje te mira,por ajo qe na ka munguar ka qene vazhdimesia na kane ndodhur shume gjera kete vit.Ne dy ndeshjet ne Champions League me Juventusin kemi qene superiore,por jemi eliminuar gjithsesi" - perfundon komentin Iker Casillas.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Mar 2005 , 14:42

Presidenti i madrilenëve, 167 milionë euro për blerje të reja. Ronaldo: Unë do të mbetem

Reali përgatit rrokadën e yjeve

Presidenti Florentino Perez vazhdon të mohojë se po i kalon nëpër mend ndonjë rindërtim i mundshëm i Realit dhe ka siguruar kuriozët se nuk do të dëbojë ndonjë prej “galaktikëve”. Por shtypi spanjoll vështirë se i ka besuar dhe ka vazhduar t’i mëshojë idesë se Reali duhet ribërë. Punët kanë mbëritur deri në atë pikë, sa që dje e përditshmja "Sport" foli për 167 milion euro të vëna në dispozicion për blerjen e pesë lojtarëve. Presidenti Perez deshiron të ketë në Madrid Robinjon, i cili luan aktualisht në radhët e Santosit. Objektivi tjetër është Reies, një nga topçinjtë e Arsenalit. Joakin, lojtar i Betis, Emerson dhe Del Horno që militojnë tek Atletik Bilbao do të bënin punë tek Reali i së ardhmes, ndonëse ëndrra mbetet Francesko Toti. Këta ishin të piketuarit e Florentino Perez, do të shohim në vijim nëse shtypi spanjoll ka lexuar mendimet e presidentit të “merengesave”. Një largim i sigurt pritet të jetë ai i Roberto Karlos dhe Figos. Ky i fundit kërkohet nga Mancesteri, por flitet edhe për një kontakt të parë me drejtuesit e Interit.

Ronaldo, i dëshpëruar

Ndërsa Reali sulmohet nga të rejat e merkatos, Ronaldo ka pranuar që po kalon një “krizë”: “Është një moment i vështirë për mua, nuk arrij të shënoj, në ndeshjet e fundit kam shpërdoruar tre ose katër raste të pastra goli dhe për këtë ndjehem keq”.

“Fenomeni” më pas ka lënë të kuptohet që një rikthim i bujshëm tek Interi nuk i kalon nëpër mendje momentalisht : "Do të qëndroj në Madrid derisa të fitoj Ligën e Kampioneve”,-ka përfunduar braziliani.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 29 Mar 2005 , 18:27

Trajneri i kombëtares braziliane beson te rikthimi i Ronaldos, ndërsa kolegu i tij vlerëson Bekhamin

Parreira dhe Luksemburgo mbrojnë "galaktikët"



Ronaldo, pas një momenti jo të kënaqshëm me Realin e Madridit, do të luajë me kombëtaren braziliane. Në këtë kohë, trajneri i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, tha të martën: "Ai ka nevojë për stërvitje dhe për disa ndeshje të mira. Në një kohë të shkurtër, ai do të kthehet te Ronaldo që njohim të gjithë ne." Ronaldo po kalon një krizë goli prej dy muajsh dhe humbja e tij e formës është bërë një objekt për t'u marrë nga gazetarët. Ai kërkoi falje për veprimin e pahijshëm që kishte bërë gjatë ndeshjes kundër Malagës, të cilën Reali e fitoi 1?0. Braziliani gjuajti me një shishe plastike në drejtim të disa tifozëve, të cilët e kishin ofenduar. Incidenti ndodhi në kohën që lojtari u zëvendësua, pesë minuta para përfundimit të ndeshjes. Parreira tha që është normale që vëmendja të vendoset drejt një lojtari me shumë famë, siç është dhe Ronaldo. "Kur luan futboll, çdo gjë që ai bën, është një lajm për gazetat. Unë do të flas me të. Jam i sigurt që ai është shumë i rëndësishëm për ne," - tha trajneri i Brazilit. Ronaldinjo i dha gjithashtu një votë besimi sulmuesit Ronaldo. "Ata e kritikojnë, por ai është duke luajtur mirë akoma, - tha sulmuesi i Barcelonës. - Unë mendoj se ai është akoma sulmuesi më i mirë në botë. Do të mundohem ta ndihmoj, që ai të shënojë sa më shumë gola. Në këtë mënyrë mund t'i ngrihet edhe morali." Brazili është i dyti në grupin kualifikues për Kupën e Botës, për Amerikën e Jugut. Kampionët e botës do të ndeshen me Uruguain më 30 mars. Ndërsa trajneri i Realit të Madridit ka mbrojtur një lojtar tjetër të kritikuar nga media. "Devid Bekham është lojtari që punon më shumë se gjithë të tjerët në klubin spanjoll. Përveç të tjerave, ai po sakrifikon veten për klubin, pasi nuk po luan në pozicionin e tij," - tha ai. Bekhami u pa shumë në formë kur luajti në krahun e djathtë në fillim të sezonit. Kalimi i tij në qendër të mesfushës nuk u pa si shumë e dobishme, pasi lojtari nuk mund ta shprehë të gjithë talentin e tij. Anglezi po përgatitet me kombëtaren e tij, për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës. "Të gjithë thonë se "galaktikët" te Reali janë të paprekshëm. Por në fakt ata duhet të respektojnë vendimin tim dhe nuk duhet të duket çudi nëse ndonjë prej tyre mund të shihet në stol," - tha trajneri Parreira. Reali i Madridit ndodhet në vendin e dytë në kampionat, 11 pikë nga vendi i parë, kur kanë ngelur edhe nëntë ndeshje për t'u luajtur.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 06 Apr 2005 , 12:25

Kapiteni i Realit ka deklaruar se vetëm fitorja ndaj katalanasve mund t'i mbajë gjallë shpresat për fitimin e titullit


Raul: Ndaj Barçës, për të shpëtuar sezonin




Kapiteni i Realit të Madridit, Raul Gonzales, ka deklaruar se, në qoftë se të dielën skuadra e tij nuk fiton ndaj Barcelonës, shpresat për titull do të shuhen plotësisht. "Barça e ka titullin në duart e saj. Nëse nuk arrijmë t'i mundim, jemi praktikisht jashtë luftës për titull. Sigurisht, ne do të vazhdojmë të shpresojmë derisa matematika na e lejon, por 9 pikë janë shumë dhe numri i ndeshjeve të mbetura për t'u luajtur, është i vogël. Qëllimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Të dielën na jepet mundësia të ndeshemi kundër rivalëve tanë kryesorë," - deklaroi Rauli. Rauli pohoi se edhe me një fitore të mundshme ndaj Barcelonës, katalanasit do të mbeteshin favoritët kryesorë për fitimin e titullit. "Edhe sikur të fitojmë, do të na duhet të shpresojmë te ndonjë gafë tjetër të Barçës. Në këtë fund sezoni duam t'i dhurojmë publikut një ndeshje të madhe, por edhe sikur të fitojmë, Barcelona do të mbetet përsëri gjashtë pikë përpara nesh," - u shpreh Rauli. Rauli do të jetë i gatshëm të luajë në "Santiago Bernabeu" kësaj të diele, pas mungesës së tij në ndeshjen ndaj Albasetes, ku Reali fitoi me rezultatin 1-2. Ai iu shmang pyetjes së bërë nga gazetarët në lidhje me aktivizimin si titullar të lojtarit anglez Majkëll Ouen, duke thënë: "Kjo varet nga trajneri. Eshtë ai që vendos se kush do të hyjë në fushë si titullar dhe kush do ta fillojë ndeshjen nga stoli. Të gjithë e dimë se kush është Oueni, ai është një lojtar i madh, ka aftësinë të shënojë shumë gola dhe mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Ai është një lojtar i rëndësishëm në ekipin tonë dhe ajo që dëshiroj më shumë, është që unë, Oueni dhe Ronaldo të shënojmë sa më shumë. Sulmuesi anglez shënoi golin e tij të dhjetë në kampionat javën e kaluar ndaj ekipit të Albasetes. Për brazilianin Ronaldo vazhdon "etja" për gol. Ronaldo në 11 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një herë, duke vendosur një rekord negativ në karrierën e tij me ekipin e Realit. Edhe për Raulin ky sezon nuk ka qenë nga më të mirët. Rauli ka shënuar vetëm gjashtë gola gjatë këtij sezoni në kampionat dhe vetëm një herë në Ligën e Kampioneve. "Në futboll, lojtarët kalojnë momente të mira dhe të këqija, dhe unë tani po kaloj një moment jo të mirë... Duhet të vazhdoj të luaj dhe të pranoj të gjitha kritikat që më bëhen për formën time aktuale," - përfundoi Rauli.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 07 Apr 2005 , 11:54

Mbrojtësi brazilian kërkon fitoren ndaj Barcelonës, për të shpresuar ende te fitimi i titullit kampion



R.Karlos: Ronaldo, arma jonë ndaj Barçës




Roberto Karlos po pret me padurim ndeshjen e së dielës. Dëshiron të tregojë se Reali i Madridit është në formë dhe mund të fitojë ndaj Barcelonës, duke mbajtur gjallë shpresat për fitimin e titullit kampion. Mbrojtësi brazilian nuk merret me kritikat që u janë bërë kohët e fundit gjyqtarëve spanjollë dhe është i përqendruar vetëm te sfida e së dielës me katalanasit. Ja cila ka qenë intervista e tij: - Në stërvitjen e fundit që keni zhvilluar, u dukët në formë dhe me dëshirë për të punuar... - Pas fitores me Albaseten jemi më të qetë. Kemi një ndeshje të vështirë përpara, por edhe kohën për t'u përgatitur. Përreth skuadrës është krijuar një ambient i shkëlqyer dhe të gjithë mendojnë vetëm për Barçën. - "El Klasiko" do të ketë disa mungesa. Deko për Barçën dhe Samuel për Realin... - Kur flasim për klube të këtij niveli, rrallëherë ndihet mungesa e një futbollisti në veçanti. Deko është një nga futbollistët më të mirë të botës, por Barça do të jetë po aq e fortë sa edhe pa të. I njëjti arsyetim bëhet edhe për mungesën e Samuelit. - Fitorja është alternativa juaja e vetme... - Si gjithmonë. Reali duhet gjithmonë të fitojë. Jemi mësuar me këtë tip presioni. - Vëmendja përpara kësaj ndeshjeje është vënë mbi Etonë. Dini si ta markoni? - Eshtë një futbollist i jashtëzakonshëm dhe së bashku me Ronaldinjon përbën rrezikun madhor për portën tonë. Kur të fillojë ndeshja, do të shihni se si do t'i neutralizojmë. Duhet të ushtrojmë presing të vazhdueshëm, në mënyrë që të mos kenë qetësi në kontrollin e topit. - Duket se në skuadrën tuaj, ndeshja ndaj Barçës këtë herë pritet ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ndaj katalanasve... - Sfida me Barçën mbetet më e rëndësishmja e të gjithë kampionatit për ne, por këtë herë jemi nëntë pikë pas tyre në renditje dhe kjo nuk kishte ndodhur vitet e fundit. Ky është ndryshimi i vetëm, në krahasim me takimet e mëparshme. - Si e shihni gjendjen e Ronaldos - Jam i lumtur, sepse po jep maksimumin në stërvitje dhe e di që vetëm me punë do të dalë nga ky moment i vështirë. Ai është në formë, këtë jua siguroj unë që e njoh mirë, i mungon vetëm goli. Mund të jetë ai arma e ndeshjes në "Bernabeu". - Por, për një ekip si Reali, mungesa e golave nga reparti i sulmit ndihet... - Eshtë e vërtetë, por ne kemi futbollistë të tjerë si Helgera, që dinë ta gjejnë golin. Gjithsesi, kur e fillon ndeshjen me Ronaldon, Raulin, Figon, Ouenin dhe Zidanin, golin mund ta presësh në çdo çast të ndeshjes. - Edhe Ronaldinjo nuk po kalon një moment të mirë... - Nuk është në maksimumin e mundësive të tij, por gjithsesi mbetet rreziku numër 1 për portën tonë. Nuk më takon mua të flas për futbollistin më të mirë në botë

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Sat, 09 Apr 2005 , 11:22

Sulmuesi brazilian nuk merret me kritikat dhe përqendrohet vetëm te sfida ndaj Barcelonës


Ronaldo: Ronaldinjo, "armiku" numër 1



Me Ronaldon si kundështar, mbrojtjet e skuadrave të tjera nuk kanë qoftë edhe një moment qetësie. Pavarësisht nga forma që po kalon "Fenomeni", do të jetë rreziku numër 1 për Barcelonën në ndeshjen ndaj Realit, e cila do të luhet nesër në "Santiago Bernabeu". Ja cila ka qenë intervista e Ronaldos përpara kësaj sfide. - Barça, treni i fundit për Realin në këtë sezon... - Nuk mendoj kështu. E konsideroj thjesht si një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, në rast se do pretendojmë për fitimin e Primera Divizionit. - Ndeshja më e mirë për të rigjetur golin... - Në çdo ndeshje, goli është i rëndësishëm. Unë kam shënuar shumë gjatë karrierës sime dhe ju siguroj se ndaj Barçës kam një dëshirë të shfrenuar për të gjetur golin. Gjithsesi, e rëndësishme është të fitojë skuadra. Në rast se ndeshja përfundon 3-0 dhe unë nuk do të shënoja, sërish do të isha një njeri i lumtur. - Si e shihni Barcelonën? - Ka luajtur mirë gjatë gjithë kampionatit dhe po vazhdon ta bëjë diçka të tillë. E qarkullojnë shumë mirë topin, sidomos në qendër të mesfushës. Çdo skuadër ka mënyrën e saj të lojës. - Si e keni ndjekur dilemën për pjesëmarrjen e Pujolit? - Nuk e kam ndjekur aspak. Si gjithmonë, nuk e shoh asnjëherë formacionin e ekipit kundërshtar. - Kush humbet më shumë, Reali pa Gutin apo Barça pa Dekon? - Humbet vetëm spektakli, sepse futbollistët që do t'i zëvendësojnë, mendoj se do ta bëjnë si duhet detyrën e tyre. - Ç'mendim keni për stërvitjet me dyer të mbyllura të Luksemburgos? - Për ne futbollistët ka momente të caktuara, në të cilat duhet të punojmë të bashkuar, larg njerëzve dhe gazetarëve. Por ka edhe momente, në të cilat mbështetja e tifozëve në stërvitje na jep shtysë për të punuar më mirë. - Në rast se fitoni ndaj Barçës, mund të shpalleni kampionë? - E rëndësishme është të fitojmë dhe më pas të bëjmë llogaritë. Barça, edhe në rast humbjeje, do të kishte gjashtë pikë avantazh, në shtatë javë të mbetura dhe gjithçka mund të ndodhë. - Do të viheni përballë Ronaldinjos... - Më vjen shumë mirë, sepse është një nga futbollistët më të mirë të botës, për të mos thënë më i miri për momentin. Do ta takoj para ndeshjes si gjithmonë, por për 90 minuta do të jetë "armiku" im kryesor. - Mund të na jepni një parashikim për rezultatin e ndeshjes? - Shpresoj të fitojë Reali, pas një ndeshjeje spektakolare dhe me shumë gola.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Sat, 09 Apr 2005 , 11:23

Organizatori brazilian kërkon nga shokët e tij maksimumin e mundshëm në ndeshjen ndaj Realit


Ronaldinjo: Roni, sulmuesi më i mirë në Spanjë




Ronaldinjo ka paralajmëruar kolegët e tij te Barcelona, që të kenë kujdes nga Ronaldo në ndeshjen e së dielës, midis Realit të Madridit dhe Barcelonës. Ronaldo ka shënuar 12 gola në 30 ndeshje dhe për të janë pak, por është për t'u theksuar që ai është lojtar i standardeve të larta. "Të dyja skuadrat kanë sulmues shumë të mirë, por për mua Ronaldo është akoma sulmuesi më i mirë në Spanjë dhe mbase në botë, - tha Ronaldinjo. - Ai është numri 1 në repartin e avancuar. Unë e ndiej që do ta kemi një problem të madh Ronin këtë fundjavë, pasi është për t'u theksuar që ka disa javë që nuk shënon. Kjo do të thotë se ai do ta fillojë ndeshjen me një dëshirë të madhe për të shënuar dhe unë jam i sigurt që ai po mendon që tani për atë ndeshje. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë për ne," - vazhdoi ai. Ndeshja midis këtyre ekipeve gjithmonë ka qenë spektakolare dhe e rëndësishme, por këtë radhë kjo ndeshje është më e rëndësishme se herët e tjera. Reali ndodhet nëntë pikë pas Barcelonës në luftën për titull dhe do të kërkojë me ngulm fitoren për të pasur akoma shanse. "Nëse ata e fitojnë derbin, diferenca e pikëve do të reduktohet në gjashtë dhe kjo nënkupton që deri në fund kampionati ka për të qenë shumë i vështirë. Gjithsesi, nëse ne fitojmë në Madrid, titulli do të jetë shumë afër "Kamp Nou"-t. Unë jam me fat që nuk kam humbur asnjëherë në Madrid me bluzën e Barcelonës," - tha Ronaldinjo. Si një nga forcat më të fuqishme sulmuese në fushë, Ronaldinjo do të markohet nga një madrilen. 25-vjeçari tha: "Nëse unë do të markohem nga një madrilen, ai ka për të qenë Tomas Gravesen, për të cilin mendoj se është një mesfushor mbrojtës shumë i mirë. Gjithsesi, unë do të lëviz shumë në fushë për të kërkuar topin dhe kjo është mënyra më e mirë për t'iu shmangur kundërshtarit. Kjo gjë ka për të ndihmuar më shumë edhe shokët e mi të ekipit, pasi mund të jap shumë pasime. Kjo gjë do të sjellë raste të shumta për shokët e mi te Barcelona," - tha braziliani. Lojtarët madrilenë po stërviten shumë për këtë ndeshje. Ata po punojnë me trajnerin e tyre të tretë këtë sezon, Vanderlei Luksemburgon. Lojtari më i mirë i vitit, sipas FiFA-s, tha: "Unë mendoj se asnjeri nuk e di pse Reali nuk arriti rezultate shumë të larta këtë sezon. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, por, me sa duket, kjo gjë nuk mjafton në futboll. Duhet më shumë dhe ky është sekreti i futbollit. Disa njerëz mendojnë se kultura e "galaktikëve" në Madrid nuk është e mirë, por kjo nuk është krijuar nga lojtarët. Unë nuk mendoj se atyre nuk u pëlqen të thirren "galaktikë", - vazhdoi ai. - Unë preferoj të mendoj për futbollin dhe kënaqem shumë kur luaj. Dua të shënoj sa më shumë gola për shokët e ekipit, të fitoj ndeshje dhe të fitoj tituj. Titulli "galaktik"? Nuk ka rëndësi për mua."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 11 Apr 2005 , 10:25

Reali ka mundur 4-2 Barcelonën dhe beson ende te fitimi i titullit, por për tri pikët duhet të falënderojë Kasiljasin

"El Klasiko" vendos: "Galaktikët" u kthyen




Reali i Madridit ka zhvilluar ndeshjen më të mirë në këtë kampionat dhe mund Barcelonën, duke shpresuar ende në fitimin e titullit kampion. Për rreth një orë, "Santiago Bernabeu" ka shkëlqyer nga rikthimi i "galaktikëve". Skuadra më e kritikuar në Europë, gjatë sezonit 2004-05, ka treguar se di të shënojë edhe katër gola për 60 minura ndaj Barcelonës, e cila e kishte mposhur 3-0 në fazën e parë. Zidani i ka hapur rrugën suksesit të madrilenëve, me një gol të shënuar në minutën e tetë. "Bernabeu"-t nuk i del ende koha të shohë se si mund të jetë Reali pa Figon, i lënë në stol nga Luksemburgo, pasi Ronaldo ka shënuar golin e dytë për "merengesët". Eshtë minuta e 22-të dhe Reali kryeson me dy gola diferencë, të dy të shënuar me kokë. Për të treguar se Barcelona është skuadra më e mirë e Spanjës, mendon Eto, i cili me një aksion personal ngushton diferencën. Dhe pikërisht kur skuadrat po i drejtoheshin një barazimi në pjesën e parë, ka ardhur edhe goli i Raulit. Kapiteni i Realit përfiton nga një top i Bekhamit dhe në minutën e fundit të fraksionit të parë, shënon golin e tretë për të besuarit e Luksemburgos. Një gol që vendosi fatet e takimit, sepse në pjesën e dytë Reali thjesht mund të administronte, ndërsa Barçës i duhej të sulmonte, duke lënë hapësira boshe prapa. Luksemburgo vazhdon të besojë tek Oueni dhe ky i fundit ia shpërblen kur niset i vetëm nga 30 metra dhe pas një aksioni të shpejtë me top, mposht Viktor Valdesin për të katërtën herë. Tifozët e Realit mund të fillojnë kështu festën për fitoren në "El Klasiko". Por përpara se ta bëjnë diçka të tillë, duhet të "shijojnë" një perlë të Ronaldinjos dhe duhet të falënderojnë Ilker Kasiljasin. Braziliani, me një goditje dënimi perfekte, fiksoi rezultatin në shifrat përfundimtare 4-2, ndërsa portieri madrilen me pritjet e tij bëri të mundur suksesin më të madh për Realin në këtë sezon. Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, tani Reali mund të shpresojë ende te fitimi i titullit kampion. Barcelona ka gjashtë pikë avantazh, kur mbeten edhe shtatë javë. Luksemburgo fitoi bastin e tij dhe me aktivizimin e Ouenit në vend të Figos, ai ka provuar me sukses Realin e së ardhmes. Nga ana tjetër, Rajkardi, pavarësisht nga humbja, del me kokën lart nga "Bernabeu". Katalanasit e kanë ende në duart e tyre fitimin e Primera Divizionit, por duhet të tregohen të kujdesshëm nga pasojat që mund të ketë humbja në "El Klasiko". Të paktën kështu tregon historia...

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 12 Apr 2005 , 12:12

Kalendari, pothuajse i ngjashëm, favorizon katalanasit, në saje të gjashtë pikëve avantazh që kanë ndaj "merengesëve"

Barça-Real, edhe shtatë javë "luftë"




Gjashtë pikë disavantazh, shtatë ndeshje dhe 21 pikë ende në lojë. Kjo është gjendja e Realit të Madridit të hënën në mëngjes, pas fitores së arritur në "Bernabeu" 4-2 ndaj Barcelonës kryesuese. Pas humbjes ndaj Getafes, Raul Gonzales deklaroi se titulli kampion mund të fitohej nga "merengesët", nëse skuadra e Luksemburgos do t'i fitonte të dhjeta ndeshjet që kishin mbetur deri në fund të sezonit. Dhe nga ai moment, madrilenët kanë arritur tri fitore, 1-0 ndaj Malagës, 1-2 në Albasete dhe 4-2 ndaj Barcelonës. Pikërisht në ndeshjen e fundit, "galaktikët" treguan edhe anën e tyre më të mirë, duke fituar takimin më të rëndësishëm të kampionatit. Këto rezultate mbushin me optimizëm Realin dhe mund t'i shkaktojnë probleme Barcelonës. Skuadra e Rajkardit ndodhet në një moment të vështirë, e kushtëzuar nga dëmtimet dhe nga pasojat që mund të ketë humbja në "El Klasiko". Por le t'i hedhim një sy kalendarit që kanë të dyja këto skuadra deri në fund të Primera Divizionit. Reali dhe Barcelona duket se kanë një kalendar të ngjashëm, përsa i përket forcës së kundërshtarit, por thelbësore do të jetë pozita në renditje e skuadrave që do të ndeshen me to. "Galaktikët" javën e ardhshme do të udhëtojnë për në Levante, në një ndeshje që mund ta fitojnë, duke parë pozitën e qetë në klasifikim të Levantes. Më pas, skuadra e Luksemburgos do të presë në "Bernabeu" Vilarealin, më pas do të udhëtojë për në Sociedad dhe në javën e 35-të do të luajë ndaj Santanderit. Në këto tri ndeshje, të paktën teorikisht, Reali duhet të marrë po aq fitore. Fundi i kampionatit nuk është edhe aq i qetë për "merengesët", të cilët, përveç transfertës së vështirë në Sevilje, do të luajnë edhe ndaj Atletikos në derbin e Madridit. Në javën e fundit, ata do të udhëtojnë për në Saragoza, ku marrja e tri pikëve mund t'i lehtësohet nga fakti që skuadra andaluziane nuk do të ketë stimuj. Nga ana tjetër, Barcelona, ndryshe nga Reali, mund të shpallet kampion edhe nëse fiton pesë, barazon një dhe humbet një nga ndeshjet e mbetura. Katalanasit, në tri ndeshjet e ardhshme, duhet të bëjnë nëntë pikë, kjo duke parë forcën e kundërshtarëve dhe nevojën e domosdoshme të të besuarve të Rajkardit, për të rigjetur sigurinë në vete. Pra Barça do të presë Getafen dhe Albaseten, dhe do të udhëtojë për në Malaga pas tri javësh. Në javën e 35-të, Barcelona ka edhe testin më të vështirë të mbetur në këtë sezon. Do të udhëtojë për në "Mestaja", për t'u ndeshur me Valencian, në kërkim të pikëve për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, siç thamë, katalanasit edhe mund t'i lejojnë vetes një humbje në këtë kampionat, prandaj ndaj Valencias do të luajnë pa e ndjerë presionin e madrilenëve. Pas Valencias, Barça do të ndeshjet me Levanten dhe Vilarealin, kundërshtarë të përbashkët me Realin e Madridit. Me të parët është e detyruar fitorja, ndërsa me Vilarealin, skuadra e Rajkardit mund të kënaqet edhe me një pikë, gjithnjë në rast se fiton në javën e fundit të kampionatit ndaj Sociedadit pa pretendime. Duke parë kalendarin, duket se është e vështirë që Barcelona ta humbasë kryesimin, por duket gjithashtu e lehtë që Reali t'i fitojë të gjitha ndeshje deri në fund, duke mbajtur premtimin dhe shpresën për të fituar titullin kampion.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 12 Apr 2005 , 12:13

Pas fitores ndaj Barcelonës, "yjet" e Realit besojnë te fitimi i titullit



Galaktikët: Tani, gjithçka mund të ndodhë




Autorët e katër golave të Realit të Madridit, në ndeshjen e fituar ndaj Barcelonës, Ouen, Ronaldo, Raul dhe Zidan, shprehin optimizmin e tyre dhe shpresën për fitimin e titullit kampion. Ja cilat kanë qenë deklaratat e katër protagonistëve "merengesë" në "El Klasiko": Ouen: "Po t'i hedhësh një sy sezonit që kam zhvilluar te Reali, ka qenë një nga më pozitivët e karrierës sime dhe për këtë jam i lumtur. Gjashtë pikë avantazh janë shumë, por edhe pak, varet nga pikëshikimi i secilit prej nesh. Gjithsesi, do të ushtrojmë deri në fund presion për të fituar kampionatin." Ronaldo: "Jam shumë i lumtur, sepse rigjeta golin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Një gol me kokë nuk bënte pjesë në planet e mia. Bëmë një ndeshje të madhe, por më e vështira duhet ende të vijë. Mendoj se në rast se do t'i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit, titulli do të jetë i yni." Raul: "Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të mirë dhe treguan se janë më të fortat e Spanjës, por diferencën e bënë sulmuesit. Ne shënuam me mundësitë që na u dhanë, ndërsa Barça shpërdoroi. Kjo fitore na jep besim për të ardhmen, por nuk duhet të bëjmë plane. Do të përpiqemi të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje." Zidan: "Me këtë fitore të rëndësishme kemi hapur kampionatin. Goli në fillim të ndeshjes na e lehtësoi punën. Barcelona luan një futboll të bukur dhe e meriton vendin e parë, por gjatë shtatë javëve të fundit, ne do të bëjmë të pamundurën që, kur të mbyllen llogaritë, ai vend të na përkasë neve. Tani, gjithçka është e mundur

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 13 Apr 2005 , 16:51

Sulmuesi anglez: "Te Reali ka shumë futbollistë të zotë, por Devidi ka diçka më shumë."



Ouen-Bekham, anglezët "pushtojnë" Madridin




Dikur më të kritikuarit, tani idhujt e rinj të "Santiago Bernabeut". Kjo është historia e Ouenit dhe Bekhamit, anglezët që "pushtuan" Madridin. Goli i katërt i Realit përballë Barcelonës ishte një aksion model i bashkëpunimit ndërmjet Devid Bekhamit dhe Majkëll Ouenit. Një pasim milimetrik i mesfushorit dhe sulmuesi ndodhet në një situatë të pastër për shënim, ku e bën mirë detyrën e tij, duke mundur Viktor Valdezin. Ky gol i shënuar nga Oueni ngjason shumë me atë të shënuar nga sulmuesi anglez ndaj Argjentinës në botërorin e vitit 1998, zhvilluar në Francë. Pasim në thellësi i Bekhamit dhe Oueni shkëputet nga marikimi i Ajalës dhe shënon një nga golat më të bukur në historinë e futbollit botëror. "Nuk mund ta krahasoj këtë gol me atë që shënova ndaj Argjentinës në botëror, - thotë sulmuesi i Realit, - edhe pse pasimi i Bekhamit ishte i njëjtë. E njohim mirë njëri-tjetrin dhe kjo na ndihmon në fushën e lojës. Çdo sulmues e ka ëndërr t'i vijë një top nga mesfusha me shpejtësinë dhe forcën e duhur. Bekhami ta jep këtë mundësi. Te Reali ka shumë futbollistë të mëdhenj, por Devidi ka diçka në shumë. Jam shumë i lumtur për golin e shënuar dhe i lumtur te Reali, pavarësisht se ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe. Në 50% të rasteve kam qenë titullar, ç'mund të kërkoj më shumë. Kam shënuar me rregullsi dhe për këtë dua të falënderoj shokët e skuadrës për topat që më kanë dhënë. Jam krenar, sepse nuk ka shumë anglezë që mund të krenohen që të kenë vendosur një "El Klasiko"." Oueni ka të drejtë, sepse Mek Manaman ka qenë anglezi i fundit që ka luajtur në këto takime. Mesfushori është ndeshur pesë herë me Barçën, por nuk ka shënuar asnjëherë. I vetmi anglez që ka bërë më mirë se Oueni, ka qenë Geri Lineker. Ky i fundit, në gjashtë "El Klasiko" të luajtura, ka shënuar pesë gola. Nga ana tjetër, edhe Devid Bekham duket se më në fund ka gjetur qetësinë e duhur te Reali. "Spice Boy" është lënë i qetë nga tifozët "merengesë" dhe ka filluar të zhvillojë ndeshje me nivel. Ndaj Barcelonës ishte ai pika kyçe e mesfushës së Luksemburgos. Kapiteni i kombëtares angleze, në lidhje me këtë, thotë: "Po kaloj një moment të mirë, ashtu si i gjithë Reali. Kemi gjetur ritmin e duhur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Oueni? Majkëlli po luan një nga sezonet më të mira në karrierë. E shoh çdo ditë në stërvitje dhe po bindem se është një "galaktik"."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 14 Apr 2005 , 14:35

Braziliani i fton shokët e tij që të harrojnë humbjen në "Bernabeu"


Ronaldinjo: Shtatë finale për titullin




Ronaldinjo u jep zemër shokëve të tij te Barça, përpara shtatë ndeshjeve të fundit në kampionatin spanjoll. Ai mendon se me të gjithë respektin për Realin e Madridit, Barça do ta fitojë kampionatin, por kjo vetëm në rast se katalanasit i vlerësojnë si finale ndeshjet e mbetura. Ai tha: "Pavarësisht se kemi gjashtë pikë avantazh, nuk duhet të bëjmë llogari, por të luajmë në të shtata ndeshjet e mbetura vetëm për fitore. Duhet të luajmë si të ishin shtatë finale, sepse Reali është një kundërshtar i rrezikshëm dhe titulli duhet hipotekuar sa më parë." Braziliani jep edhe recetën me të cilën Barça do të harrojë humbjen në Madrid. Katalanasit duhet të fitojnë me çdo kusht në ndeshjen e radhës ndaj Getafes, në "Kamp Nou". Ronaldinjo tha: "Duhet të mësojmë nga gabimet e bëra dhe për këtë duhet të kemi kujdes që të mos i përsërisim në vazhdim. Madridi nuk është më në mendjen tonë. Kemi filluar të mendojmë për Getafen dhe shtatë ndeshjet e mbetura." Në këtë ndeshje, skuadra e Rajkradit do të bëjë pa Pujolin dhe Etonë, dy mungesa të rëndësishme në lidhje me të cilat Ronaldinjo thotë: "Janë dy futbollistë të rëndësishëm, por Eto edhe mund t'ia dalë mbanë që të riaftësohet përpara ndeshjes. Gjithsesi, mendoj se Maksi Lopez, në rast se luan në maksimumin e mundësive, do ta zëvendësojë siç duhet Samuelin." Në fund, nga braziliani vjen edhe një koment në lidhje me Realin: "Janë të fortë, por me kujdesin e duhur, ky titull do të jetë yni."

Post Reply