Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 05 May 2005 , 17:04

Lajme shkurt nga Primera Division




Zhuli: Reali mund të na e lehtësojë punën
Ludovik Zhuli, edhe pse ka munguar gjatë këtij sezonin për dy muaj, si pasojë e problemeve fizike, ka qenë një nga armët më të forta të Barcelonës. Mesfushori francez, në faqen zyrtare të Barcelonës në internet, deklaroi: "Jam i sigurtë se do ta fitojmë kampionatin. Nuk merrem me llogari, por e di se po të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, asgjë nuk do të na ndalë dhe mund të festojmë. Mos harroni se edhe Reali mund të ndalet, duke na e lehtësuar punën."

Rajkard, i bindur për forcën e Barçës
Trajneri i Barcelonës, Frank Rajkard, i ftuar në një emision televiziv spanjoll, midis të tjerave ka bërë të ditur edhe se cilat janë sekretet e skuadrës katalanase, e cila po i drejtohet fitimit të titullit të 20-të kampion në Spanjë: "Përqendrimi dhe shpirti i sakrificës janë elementët bazë në një skuadër futbolli, elementë të cilët i zotëron Barcelona e këtij sezoni. Kam shumë besim te kjo skuadër dhe jam i bindur se puna që po bëjmë tani, do të ndikojë edhe në të ardhmen. Shpresoj të jemi në fillimin e një cikli."


Aimar: Besojmë te tri pikët
Organizatori i Valencias, Pablo Aimar, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë me Barcelonën kryesuese, në pritje të kurorëzimit kampion, u shpreh: "Vetëm me katër fitore mund të fitojmë një vend në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm. Ne besojmë te ky objektiv dhe si rrjedhojë besojmë edhe te tri pikët ndaj Barçës." Argjentinasi premton se do të bëjë çmos që të mos ia dorëzojë titullin kampion Barcelonës në "Mestaja". "Ju siguroj se do të jap maksimumin e mundësive të mia, që Barça të mos e festojë titullin në Valencia."

Ajala: Ndaj Barçës, për sezonin
Valencia rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm, në rast se nuk fiton ndaj Barcelonës në "Mestaja", në këtë javë të Primera Divizionit. Në prag të kësaj ndeshjeje, mbrojtësi argjentinas, Fabian Ajala, deklaroi: "Sezonin e ardhshëm duam të luajmë në Ligën e Kampioneve dhe për t'u kërkuar ndjesë tifozëve për ecurinë e dobët në këtë edicion, duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Barçës."

Valencia, pranë 19-vjeçarit Kalou
Sulmuesi 19-vjeçar i Fejënordit, Salomon Kalou, i cili me 15 golat e shënuar në kampionatin holandez ka tërhequr vëmendjen e klubeve më në zë të Europës, duket shumë pranë kalimit te Valencia. Kjo, pasi presidentët e të dyja skuadrave janë parë të darkojnë së bashku në një restorant në Valencia, pronar i të cilit është pikërisht presidenti i kësaj skuadre, Solari.

Edmilson, në stol ndaj Valencias
Duket se ka ardhur momenti i rikthimit për mbrojtësin e Barcelonës, Edmilson. Futbollisti, i cili u ble nga Lioni, nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Barcelonën që pas dëmtimit të pësuar më 3 tetor, në ndeshjen ndaj Numansias, dhe do ta fillojë nga stoli ndeshjen ndaj Valencias në "Mestaja". Kështu, sulmuesit Henrik Larson dhe Maksi Lopez janë mungesat e vetme për katalanasit, në prag të ndeshjes që ka të gjitha gjasat të vendosë fatet e titullit kampion.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:53

Saki: Barcelona meriton titullin


Drejtori teknik i Realit të Madridit, Arrigo Saki, është treguar i sinqertë kur në një deklaratë të tij për shtypin italian, midis të tjerave tha: "Eliminimi nga Championis e deyroi Barçën të mendonte vetëm për titullin dhe duke qënë se ka luajtur më mirë në harkun e të gjithë sezonit mendoj se katalanasit e meritojnë titullin kampion."
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:43

Skuadra e Rajkardit dominon dhe fiton me meritë në "Mestaja" Titulli i 17-të është më pranë


Eto-Ronaldinjo, Barça s'ndalet




Barcelona ka arritur një fitore të madhe, e cila e ka afruar më shumë se kurrë në këtë sezon me titullin e 17-të kampion në Spanjë. Katalanasit kanë dominuar dhe me dy gola të mrekullueshëm të Ronaldinjos dhe Etosë kanë marrë tri pikët në "Mestaja". Skuadra e Rajkardit nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren në ndeshjen që konsiderohej më e vështira për ta. Valencia e ka dorëzuar kështu titullin në duart e kampionëve të rinj të Spanjës. Barça mund ta fesojë titullin që javën e ardhshme, në rast se fiton në "Kamp Nou" dhe Reali nuk e bën diçka të tillë në Vilareal.
Në ndeshjet e tjera të javës së 35-të, Vilareali është ngjitur në vendin e katërt të Primera Divizionit dhe pretendon për një vend në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm, pas fitores së arritur dje 0-2 në Malaga. Organizatori argjentinas, Huan Roman Rikelme, depërtoi mbrotjen vendëse, duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 63-të. Më pas, me golin spektakolar të shënuar nga Kazorla, miqtë siguruan tri pikë mjaft të rëndësishme. Skuadra e Pelegrinos ka 58 pikë, po aq sa vendi i tretë Sevilja, e cila humbi 1-0 të shtunën derbin ndaj Betisit. Espanjoli është ngjitur në vendin e pestë. Skuadra katalanase ka arritur një fitore të lehtë 3-0 ndaj Numansias. Miqtë, me 24 pikë, bëhen skuadra e parë, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë, kur duhen edhe tri javë nga fundi i kampionatit. Numansia, gjatë gjithë historisë së saj, ka luajtur vetëm tri sezone në Primera Divizion, duke qenë se ka luajtur midis më të mirëve nga viti 1999 deri në vitin 2001. Albasete vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një mrekulli që do ta mbante edhe një vit në Primera Divizion. Ata fituan 3-1 ndaj Levantes, një ndeshje të cilën kjo e fundit e mbylli me nëntë futbollistë. Levante, e cila pas humbjes së javës së kaluar ndaj Malagës kishte shkarkuar trajnerin Shuster, ishte në disavantazh të tre golave, kur u detyrua të luante me nëntë lojtarë pas daljes me karton të kuq të sulmuesve Serxhi Garsia dhe Gustavo Resi. Albasete tani është tetë pikë larg Levantes, e cila është skuadra që mban vendin e fundit që të lejon pjesëmarrjen në Primera Divizion, sezonin e ardhshëm.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:46

Trajneri brazilian shprehet i kënaqur me skuadrën e tij në këtë fund kampionati


Luksemburgo: Gjithçka sipas planeve




Reali i Madridit ka arritur fitoren e shtatë radhazi në këtë kampionat. Eshtë hera e dytë që skuadra e Luksemburgos arrin diçka të tillë në këtë sezon. "Merengesët" mbajnë kështu ende gjallë shpresat për fitimin e titullit kampion. Ja cila ka qenë intervista e trajnerit Vanderlei Luksemburgo:
- Si ju duk 11-metërshi i fituar nga Ronaldo. Santaderi protestoi shumë...
Nuk dua të flas për gjyqtarët. Nuk e pashë këtë episod në televizor kur shkova në shtëpi, sepse nuk m'u duk shumë me interes për fatet e ndeshjes.Rauli tregoi pjesët më të mira të repertorit të tij. Sidomos në rastin e golit të parë... Në atë aksion, Rauli dhe Ronaldo u kombinuan në mënyrë të shkëlqyer. Braziliani krijoi hapësirën dhe Rauli diti të përfitonte.- Ndërsa Oueni ka shpërblyer edhe një herë besimin që i keni dhënë...
- Futbollistët nuk duhet të më shpërblejnë asgjë. Ata, ashtu si unë, punojnë vetëm për të mirën e kësaj skuadre. Oueni dhe Ronaldo luajnë të avancuar, ndërsa Rauli lëviz pas tyre. Topat për këtë treshe vijnë nga Bekham dhe Zidan. Kështu funksionon me pak fjalë loja jonë.
- Përse e goditi Ronaldo 11-metërshin?
- Nuk ka problem se kush e godet 11-metërshin. Varet si është gjendja psikologjike e futbollistit. Ishte vetë Zidan ai që i dha topin brazilianit.
- Ju vjen keq që nuk keni ardhur më parë në Madrid?
- Nuk është mirë të kritikosh punën e bërë nga të tjerët që kanë pasur vendin tënd. E rëndësishme është të jam këtu dhe puna po ecën ashtu siç duhet. Gjithçka vazhdon sipas planeve. Kemi dështuar vetëm në një ndeshje, atë ndaj Juventusit.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 09 May 2005 , 18:48

Raul: Nuk kishim të ngopur




Sulmuesi i Realit, Raul Gonzalez, është rikthyer ai i ditëve më të mira. Kapiteni "merenges" e tregoi diçka të tillë me dy golat e shënuara të shtunën në "Bernabeu", ndaj Santanderit. Pas kësaj ndeshjeje, spanjolli u shpreh: "Kemi luajtur një ndeshje të madhe dhe këtë e bëjmë sa herë luajmë si një skuadër e vërtetë. Po ndërthurim siç duhet cilësitë tona individuale, për të mirën e skuadrës. Nuk kishim të ngopur me gola dhe nuk lëshuam pe edhe pasi rezultati shkoi në 3-0."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:15

Katalanasit në delir: E meritojmë plotësisht titullin. Kemi treguar se jemi më të fortët në Spanjë

Barcelona, edhe shtatë ditë nga festa



Mbi një mijë tifozë të Barcelonës brohoritën fjalët "kampionë", teksa ekipi i tyre mbërriti në aeroportin e qytetit, pas fitores 2-0 ndaj Valencias, të dielën në "Mestaja". Kjo fitore e mban Barcelonën gjashtë pikë para rivalëve të Realit, të cilët fituan 5-0 të shtunën ndaj Santanderit. Fitorja ndaj kampionëve të sezonit të kaluar ishte një hap i sigurtë drejt titullit kampion. Javën e ardhshme, Barcelona do të ketë mundësi të sigurojë titullin në ndeshjen ndaj ekipit modest të Levantes. Nëse katalanasit fitojnë, do të shpallen kampionë të Primera Divizionit. Fitorja e së dielës u arrit falë golave në pjesën e parë të brazilianit Ronaldinjo dhe të sulmuesit Eto. Për kamerunasin, ky ishte goli i 23-të i këtij sezoni. "Nuk jemi ende kampionë, por e meritojmë plotësisht titullin. Sot ekipi zhvilloi një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni dhe treguam se jemi ekipi më i fortë në Spanjë. Gjithashtu, në fushë treguam edhe forcë mendore dhe mendoj se sa më shpejt të shpallemi kampionë, aq më mirë do të jetë për ne," - deklaroi mesfushori Ksavi. Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto, i cili nuk hynte në planet e Realit në fillim të këtij sezoni, u shpreh shumë i lumtur për faktin që ekipi i tij ka një dorë mbi titullin kampion. "Të shohim se ç'do të thonë në Madrid për ndeshjen e sotme. Para fillimit të takimit, ata deklaruan se nuk do të fitonim. Por tashmë destinacioni i titullit është më i qartë se bluza e bardhë e madrilenëve," - u shpreh Etoja. Veterani italian i ekipit të Valencias, Amadeo Karboni, i cili luajti një rol të madh në fitimin e titullit në sezoni e kaluar, deklaroi se ekipi i Barçës e meritoi plotësisht fitoren. "Ishte shumë e qartë diferenca midis dy ekipeve. Barça është një ekip i madh. Ata janë më të fortët në Spanjë dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e sotme," - deklaroi Karboni. Reali Madridi duket se do ta përfundojë sezonin e dytë pa fituar asnjë trofe, por "merengesët" u shprehën se nuk do të dorëzoheshin deri në fund. Zv.presidenti i klubit madrilen, Emilio Butragenjo, deklaroi: "Do të vazhdojmë të shpresojmë, derisa ata të mos jenë matematikisht kampionë. Eshtë e vërtetë që tani është shumë e vështirë..., por, për respekt të tifozëve, nuk do të heqim dorë nga titulli deri në fund." Kapiteni i Realit, Raul, i cili bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 5-0 ndaj Santanderit, tha se skuadra duhet të jetë e kënaqur me paraqitjen e bërë gjatë ndeshjeve të fundit. "Do të japim gjithçka në tri ndeshjet e mbetura të kampionatit. Sido që të shkojë, nëse i fitojmë të trija, mund të jemi krenarë për veten, pasi do ta kemi përfunduar sezonin me kokën lart," - deklaroi Rauli. Edhe pse në ndeshjen e fundit direkte Reali arriti të fitonte ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, katalanasit kanë qenë më konsistentë në rezultatet e tyre dhe e kanë merituar vendin e parë në Primera Divizion.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:16

Trajneri i Barcelonës thur elozhe për Barçën, Ronaldinjon dhe Etonë

Rajkard: Titulli, thjesht në formalitet




Barcelona ka fituar në Valencia dhe tani fitimi i titullit kampion është edhe më pranë. Katalanasit kryesojnë me gjashtë pikë avantazh ndaj Realit të Madridit, kur duhen edhe tri javë nga fundi i kampionatit. Por e gjithë Katalonja nuk po pret më dhe do që të festojë që të dielën e ardhshme në "Kamp Nou". Edhe trajneri Rajkard, i cili gjatë gjithë këtyre javëve është përpjekur të ruajë skuadrën nga eurofizmat, pas fitores ndaj Valencias, u shpreh: "Fitorja ndaj Valencias është vendimtare dhe çelësi i këtij sezoni. Titulli tani është thjesht një formalitet që duhet ta mbyllim sa më parë. Mendoj se kemi treguar edhe në "Mestaja" se jemi më të fortët dhe se e meritojmë të festojmë në fund të një sezoni pozitiv." Holandezi kërkon një sforco të fundit: "Mund të imagjinoj që të gjithë futbollistët janë në delir dhe e meritojnë diçka të tillë, por na duhet edhe një fitore, e cila na ndan ende nga festa e madhe. Kemi përballuar një tension mjaft të madh në këto javët e fundit, për këtë fitorja do të jetë edhe më e çmuar. Kemi qenë një skuadër e vërtetë dhe nuk jemi dorëzuar përpara sfidave të shumta që na kanë dalë në këtë sezon." Komenti i fundit i Rajkardit shkon për dyshen Ronaldinjo-Eto: "Ronaldinjo është një futbollist i madh dhe në momentet më të rëndësishme të ndeshjes e tregon diçka të tillë. Bëri një gol të shkëlqyer dhe pasoi për Etonë në golin e këtij të fundit. Më vjen mirë edhe për Samuelin, mund të shpallet shënuesi më i mirë i Primera Divizonit. Pas sezonit që ka bërë, e meriton edhe këtë titull. Janë një dyshe që funksionon mirë brenda dhe jashtë fushës së lojës."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:17

Dy nga lojtaret me te famshem spanjolle kane deklaruar se ne fundin e sezonit do te varin kepucet ne gozhde.


Hierro dhe Fran i japin lamtumire futbollit te luajtur.


Ish-kapiteni i Realit të Madridit, Fernando Hierro, ka vendosur të largohet përfundimisht nga arena futbollistike në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i Evertonit refuzoi rinovimin e kontratës së tij me klubin anglez dhe do të japë lamtumirën në ndeshjen e fundit të këtij kampionati. Këtë lajm e bëri të ditur vetë 37-vjeçari, gjatë një interviste me agjencinë spanjolle "Efe". Hierro ka fituar dy Liga Kampionesh me Realin dhe tre tituj kampionë në Spanjë. Tek Evertoni, Hierro kontribuoi në arritjen e vendit të katërt në Premier Ligë.
Ndërkohë, edhe veterani i Deportivos, Huan Fran, konfirmoi tërheqjen e tij nga futbolli, në fund të këtij sezoni. 35-vjeçari, i cili ka luajtur për Deportivon në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, kishte deklaruar për një kalim të mundshëm drejt Katarit, por tashmë ai u shpreh i vendosur të tërhiqet përfundimisht nga arena futbollistike. "Ky është një vendim shumë i vështirë për mua. Nuk është e lehtë, por është gjëja e duhur për t'u bërë. E kam marrë këtë vendim, i bindur se kam dhënë gjithçka që mundja për ekipin e Deportivos," - deklaroi Frani.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 10 May 2005 , 19:32

Luksemburgo kritikon Valencian


Trajneri i Realit, Vanderlei Luksemburgo, i pyetur në lidhje me fitoren e Barcelonës ndaj Valencias, ka kritikuar skuadrën e Antonio Lopezit: "Valencia nuk luajti ashtu siç pritej. Mendoja se ata do të kërkonin fitoren për të marrë pjesë në Champions vitin e ardhshëm, por nuk ndodhi kështu. Barcelona dominoi dhe e bërë diçka të tillë me lehtësinë më të madhe." Ndërsa për titullin ai u shpreh: "Do të fitojmë edhe tri ndeshjet e mbetura për të mbyllur sezonin me dhjetë fitore rradhazi. Të shohim çdo të ndodhë me Barcelonën.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 12:25

Legjenda e futbollit botëror thur elozhe për Barçën dhe kërkon t'i jepet kohë dyshes Saki-Luksembugo

Maradona: Ronaldinjo është numri 1



Diego Armando Maradona, në formë të mirë fizike, ka mbërritur në Madrid dhe ka deklaruar se ka lënë pas problemet me shëndetin dhe se do të takojë disa miq të vjetër në botën e futbollit. Ish-kapiteni i kombëtares argjentinase, i shoqëruar nga gazetarë dhe kameramanë të shumtë nga Kuba, ka deklaruar porsa ka mbërritur në aeroportin "Barahas": "Kam ardhur këtu për të takuar Ronaldon, Roberto Karlosin dhe për të biseduar me Sakin, të cilin e njoh prej kohësh, që kur luaja në Itali. Do të kem edhe një takim me Luksemburgon." Saki ka qenë trajner i Milanit dhe kombëtares italiane, dhe aktualisht është drejtor teknik te Reali, ndërsa Luksemburgo është bërë trajneri i "merengesëve", në fundin e vitit 2004. Maradona thotë për ta: "Duhet t'i jepni më shumë kohë Luksemburgos dhe Sakit, për të organizuar një skuadër fituese. Me futbollistët që ka Reali, nuk mund të jetë kurrë në krizë. Shumë shpejt do t'u rikthehen fitoreve, kjo sepse te "merengesët" nuk ka as edhe një futbollist të vetëm që nuk ka dëshirë të dominojë."
Më pas, "El Pibe d'oro" tregon programin e tij në Spanjë: "Dua të përfshihem sërish në botën e futbollit. Pas Madridit do të vizitoj edhe Barcelonën dhe do të takohem me Ronaldinjon, më pas do të shoh ndeshjen e Kupës së Mbretit, Atletiko Madridit-Osasuna." Me paraqitjen e tij më të mirë, që kur u largua nga futbolli në vitin 1997, Maradona, i cili ka humbur 27 kilogram pas operacionit në stomak, të bërë gjatë muajit mars në Kolumbi, dhe tani peshon 121 kilogram, u shpreh: "Shpresoj të humbas edhe 75 kilogram. Dua ta bëj diçka të tillë për shëndetin tim, për fëmijët e mi dhe për njerëzit që më duan." Maradona, i cili i dha Argjentinës titullin kampion bote në vitin 1986, ka kaluar vitet më të vështira të jetës së tij dhe pak kohë më parë ka fituar sfidën më të madhe, atë me vdekjen. 44-vjeçari vazhdoi deklaratën e tij: "Jam më mirë, por nuk jam shëruar plotësisht. Për mua është një betejë e vazhdueshme. Kam bërë shumë gabime në jetën time dhe tani po përpiqem t'i ndreq me sa kam mundësi." Maradona ka luajtur për Barcelonën nga viti 1982 deri në vitin 1984, më pas u transferua te Napoli, ku mrekulloi të gjithë botën me talentin e tij të padiskutueshëm. Argjentinasi tha se titulli kampion në Spanjë është i mbyllur dhe se Barça është kampione: "Barça është kampione. Ka pasur qëndrueshmëri gjatë gjithë sezonit dhe e meriton titullin. Frank Rajkard ka bërë një punë të shkëlqyer, duke ndërthurur një fantazist të lindur si Ronaldinjo, me një sulmues efikas si Eto. Mendoj se Ronaldinjo është futbollisti më i mirë në botë. Ai është në gjendje të dhurojë spektakël, gjë për të cilën futbolli ka shumë nevojë." Në fund, legjenda e futbollit botëror ka deklaruar se po mendohet ende për të pranuar vendin e trajnerit të të rinjve te Boka Zhuniors: "Jam ende në bisedime me drejtuesit e Bokës dhe është një detyrë që më pëlqen. Nuk dua të filloj një karrierë të re si trajner, por thjesht kam dëshirë të punoj me talentet e reja."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 11 May 2005 , 12:27

Sulmuesi anglez beson te mrekullia, që i duhet Realit për të fituar titullin

Ouen këmbëngul: Nuk jemi dorëzuar


Majkëll Ouen, sulmuesi i Realit të Madridit, vazhdon të shpresojë se skuadra e tij mund ta kapë Barcelonën dhe të fitojë titullin kampion. Ai gjithashtu është i gatshëm të ndihmojë Ronaldon në betejën me Etonë, për titullin e shënuesit më të mirë në Primera Divizion. Ja cila ka qenë intervista e britanikut:
- Mund të themi se e keni humbur titullin, pas fitores së Barcelonës në Valencia?
- Ende jo. Ata arritën një fitore shumë të rëndësishme, por ne nuk jemi dorëzuar, sepse matematika na e lejon të shpresojmë. Kemi fituar shtatë ndeshje radhazi dhe do të përpiqemi deri në fund që të bëjmë detyrën tonë.
- Megjithëse kampionati nuk është mbyllur ende, si e konsideroni vitin tuaj të parë në Madrid?
-Një vit i mirë do të thosha, përsa u përket golave të shënuar dhe jetës sime private në Madrid, por më vjen keq të nuk fitova asgjë. Për këtë, ky sezon nuk mund të konsiderohet perfekt.
- Eto ka kritikuar Realin...
- Nuk më intereson se ç'ka thënë dhe nuk kam ndër mend t'i përgjigjem. Eto ka zhvilluar një sezon të mirë dhe meriton komplimente. Më shumë nuk mund të shtoj.
- A ka mundësi Ronaldo të shpallet shënuesi më i mirë i Primera Divizionit?
- Do të më pëlqente shumë. Ronaldo ka filluar të shënojë rregullisht dhe unë do të përpiqem me të gjitha mundësitë që ai ta fitojë këtë titull. Për sulmuesit, një çmim i tillë në fund të sezonit është shumë i rëndësishëm.
- Liverpuli, edhe po fitoi Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm do ta ketë të vështirë të luajë në Champions...
- Eshtë e kotë të vazhdojë ky debat. Liverpuli duhet të fitojë me Milanin në Stamboll dhe vetëm më pas mund të kërkojë të luajë në Champions vitin e ardhshëm.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:54

Futbollisti brazilian shprehet i kënaqur nga dy vitet e tij të para në Barcelonë

Ronaldinjo: Tani dua Champions-in




Ronaldinjo ka bërë të ditur se është në rrugën e duhur për të arritur objektivat që i ka vënë vetes, që kur ka mbërritur në Barcelonë: "Dua të fitoj tituj, duke filluar një epokë të re me Barcelonën. Pra dua një cikël fitoresh që ta mbaj mend edhe kur të largohem nga futbolli. Tani jam shumë pranë titullit të parë kampion dhe e di që më duhet edhe shumë punë për të hyrë së bashku me Barçën në histori." Braziliani duket se është gati të shijojë frytet e një sezoni të mrekullueshëm për të, por gjithsesi nuk kërkon të festojë përpara kohe dhe thotë: "Nuk jemi ende kampionë dhe nuk më pëlqen të festoj pa siguruar titullin. Na duhet edhe pak punë për të festuar. Po kalojmë një moment të shkëlqyer dhe fitorja në Valencia na ka lumturuar." Gjithsesi, Ronaldinjo pranon se e ka ndierë presionin e ushtrurar nga Reali, me shtatë fitoret radhazi, por është i bindur te forca e Barcelonës: "Reali mbajti një ritëm të jashtëzakonshëm në këtë fund kampionati, por edhe ne treguam se jemi të denjtë për të fituar titullin. Duruam me qetësi presionin dhe iu përgjigjëm disa herë fitoreve të Realit. Shembull më të mirë për forcën tonë nuk mund të jepnim." Braziliani flet më pas për objektivat e tij dhe për ecurinë dyvjeçare me fanellën e Barcelonës: "Në vitin e parë me Barcelonën shënova shumë dhe kjo po më ndihmon në vazhdimësinë e karrierës sime. Vjet e mbyllëm shkëlqyeshëm sezonin dhe në fazën e dytë ishim skuadra që kishte grumbulluar numrin më të madh të pikëve. Na penalizoi starti i dobët, i cili ndryshe nga sivjet nuk na lejoi të ruanim qetësinë. Ndryshe nga më parë, tani gjej shpesh edhe golin dhe kjo pa dyshim më kompleton si futbollist. Vitin e ardhshëm dua të fitoj Championsin dhe përse jo në fundin e ndonjë sezoni tim me Barcelonën, të fesoj dopietën, titull-Champions." Gjithsesi, ish-fantazisti i Paris San Zhemernit tregohet i durueshëm: "Normalisht do të doja ta mbyllja titullin që në këtë javë, me gjithë respektin për kundërshtarin, por edhe po nuk ndodhi kështu, nuk ka problem. E rëndësishme është të festojmë në fund të 38-të javëve. Në fund, Ronaldinjo i premton Etosë se do ta ndihmojë deri në fund që të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në Primera Divizion: "Në momentin e parë që do të sigurojmë titullin, do të luaj vetëm për Etonë. Ka bërë një sezon të mrekullueshëm dhe e meriton të jetë sulmuesi numër 1 në Spanjë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:54

Atletiko, ndaj Osasunës për sezonin


Ekipi spanjoll i Atletikos së Madridit shpreson të shpëtojë sezonin, duke arritur sukses në Kupën e Spanjës. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Osasunës, Atletiko e Madridit humbi me rezultatin 1-0. Mbrojtësi Luis Perea u shpreh optimist për ndeshjen e kthimit: "Shpresoj që tifozët të na përkrahin dhe të besojnë akoma te ne, pasi kjo është mundësia jonë e vetme për t'u kualifikuar për në Europë. Çdo gjë varet nga rezultati i kësaj ndeshjeje," - përfundoi Perea. Humbja 2-0 e ditës së diel ndaj La Korunjës, e ka lënë ekipin e Atletikos së Madridit në vend të gjashtë në renditje, me tri ndeshje të mbetura nga fundi. "Duhet të jemi të qetë dhe të harrojmë rezultatet e fundit. Rezultati i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur, kështu që do të na duhet të luajmë për fitore," - shtoi Perea. Për Osasunën janë rikthyer mesfushorët Valdo dhe Delporte, të cilët nuk luajtën në ndeshjen e parë, por mbrojtësi Kelar nuk do të luajë, pasi është i pezulluar. Në rast kualifikimi, Osasuna do të luajë finalen e parë të historisë së saj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 May 2005 , 13:44

Ronaldinho asht nr nji ne bote sot per sot,per mendimin tem! :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:16

Futbollisti i Barcelonës është gati të festojë titullin dhe e krahason ish-skuadrën e tij me atë të Rajkardit

Deko: Porto e Mourinjos, më e fortë se Barça

Mesfushori portugez Deko është pranë realizimit të ëndrrës. Në sezonin e parë te Barcelona, portugezi ka mundësinë të fesojë titullin kampion në fund të sezonit. Mesfushori i skuadrës së Rajkardit është i përqendruar në ndeshjen e radhës ndaj Levantes dhe i fton shokët e tij në një sakrificë të fundit, për të festuar javën e ardhshme në "Kamp Nou". Ja cila ka qenë intervista e tij:
- Mund të themi sot, pas ndeshjes në Levante, se Barcelona e ka fituar titullin e 17-të?
- Shpresoj që po.
- Mund t'ju konsiderojmë si lideri i Barçës?
- Jam një futbollist që luan për të mirën e Barcelonës. Asgjë më shumë.
- Nuk e keni përmendur asnjëherë fjalën kampion në deklaratat që keni bërë në këtë fund sezoni...
- Më pëlqen të flas në fushën e lojës. Mendoj se kështu e ndihmoj më shumë skuadrën time.
- Në një skuadër të mbushur me "yje", fjala juaj ka shumë peshë. Përse?
- Nuk e di. Besoj ngaqë flas pak dhe ato që them, të gjithë i dëgjojnë. Nuk dua të ushtroj presion ndaj të rinjve dhe di të respektoj "yjet" e Barcelonës. Flas gjithmonë për të mirën e skuadrës.
- Flitet se e keni ndihmuar shumë skuadrën gjatë ndeshjes ndaj Realit, edhe pse nuk ishit në fushën e lojës...
- U përpoqa, por në fund të ndeshjes isha shumë i mërzitur.
- Përse?
- Nga humbja mbi të gjitha dhe nga fakti se nuk mund të zbrisja në fushë për ta ndihmuar skuadrën, sepse isha i skualifikuar,
- Pra, këshillat e Dekosë janë një nga armët e Barcelonës...
- Unë nuk jam trajneri, por thjesht një futbollist që flet si i tillë. Mendoj se fjalët e Rajkardit dhe vendimet e tij janë më të rëndësishme se të kujtdo tjetri te Barça.
- Do t'ju pëlqente një karrierë si trajner në të ardhmen?
- Nuk e përjashtoj si mundësi, por kam ende disa vite për të luajtur futboll dhe është shumë shpejt për të menduar si do të jetë jeta ime larg fushave të lojës.
- Në rast se do të ishit një trajner, do ta mbanit në skuadër një futbollist me aftësitë e Dekosë?
- Pa dyshim.
- Kur e ndjetë se ky kampionat do të fitohej prej jush?
- Pas fitores në "Mestaja". Ishte një ndeshje delikate. Por na duhen edhe tri pikët në Levante për të kompletuar detyrën tonë.
- E dini se keni mundësi të bëni historinë?
- Po, kemi mundësi për të bërë historinë dhe do ta bëjmë. Eshtë një rast që nuk paraqitet shpesh në karrierën e një futbollisti.
- Krujfi ka thënë se ju jeni simboli i futbollit...
- Më vjen mirë, sepse i dëgjoj gjithmonë me kujdes deklaratat e Krujfit. Ai e njeh mirë futbollin spanjoll.
- Eshtë kjo Barcelonë skuadra më e mirë me të cilën keni luajtur në karrierën tuaj?
- Jo, por është ekipi më i zjarrtë dhe pasional që mund të ëndërrojë një futbollist. Te Porto kishim gjëra të tjera që i mungojnë kësaj skuadre. Ajo skuadër ka qenë më e fortë se Barça.

Zyrtare, Figo rikthehet në kombëtare
Ajo që flitej prej kohësh në Portugali, është bërë realitet dje. Luis Figo do të rikthehet të luajë me kombëtaren portugeze. Pas lamtumirës së dhënë në fund të Euro 2004-s, mesfushori i Realit ka vendosur të luajë deri edhe në kampionatin botëror, Gjermani 2006, me skuadrën e Skolarit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, i cili tha: "Luisi e ka pranuar kërkesën time dhe të trajnerit Skolari dhe në rast se do të jetë mirë fizikisht, ai do të grumbullohet për ndeshjen e ardhshme eliminatore të Portugalisë."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:20

Primera Divizion, Zidan: Do të largohem në 2007-n


Tri herë futbollisti më i mirë i botës, Zinedine Zidan, ka deklaruar se nuk ka ndër mend të largohet nga futbolli përpara vitit 2007, vit në të cilin përfundon kontrata e tij me Realin e Madridit. "E kam vendosur. Do të largohem nga futbolli në qershor të vitit 2007 dhe nuk kam ndër mend ta ndryshoj këtë datë. E di që do të jetë një moment i hidhur, por jam gati ta pranoj lamtumirën në vitin 2007." Zidani ka bërë të ditur vendimin e tij gjatë një deklarate të bërë të enjten, në Madrid. Mesfushori francez kaloi nga Juventusi te Reali, në verën e vitit 2001, për shifrën rekord të 66 milionë dollarëve.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 May 2005 , 11:53

BARCELONA KAMPIONNNNNNNNNNNNNNNNNNNNN!
Te pakten nji skuader kuqeblu e mori titullin! :(
Hajt ishalla vitin e ardhshem e kena radhen na. :lol: 8)

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 18:13

Te hangert goja mjalte ishalla :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 21:51

Skuadra e Rajkardit ka përfituar nga barazimi i Realit në Sevilja dhe fiton titullin e saj të 17-të

Barcelona kampione e Spanjës që mbrëmë!


Barcelona ka fituar titullin e 17-të kampion në Spanjë. Skuadra e Frenk Rajkardit mund të festojë kështu, dy javë përpara fundit të kampionatit, titullin e merituar, në fund të një edicioni të dominuar totalisht nga skuadra kalatanase. Pas gjashtë vitesh, në të cilat tri herë Reali dhe dy herë Valencia kanë fituar titullin, edhe "Kamp Nou" mund të festojë. Një sezon i kushtëzuar nga dëmtime të shumta dhe nga eleminimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ka rezultauar i suksesshëm për katalanasit. Barazimi i Realit ja lehtësoi punën Barcelonës, e cila gjithsesi tregoi në fushën e lojës, gjatë gjithë këtij kampionati, se ishte skuadra më e fortë në Spanjë. Oskar Vales në portë, Pujol, Oleguer, Van Bronkorst dhe Beleti në mbrojtje, Deko, Ksavi dhe Markez në mesfushë si dhe treshja sulmuese Zhuli-Ronaldinjo-Eto, kanë qënë protagonistët e sezonit rekord të katalanasve. Javën e ardhshme Barça do të presë Vilarealin në "Kamp Nou", atje ku do të zhvillohet dhe festa për titullin kampion.
Reali i Madridit është ndalur, pas shtatë fitoreve rradhazi, duke barazuar në Sevilja. Skuadra e Luksemburgos nuk ka mundur t'i shtyjë festën Barcelonës dhe kështu duhet të pranojë dështimin në sezonin e dytë rradhazi. Pra, ky ishte viti i dytë në të cilin skuadra e "galaktikëve" nuk fiton as edhe një trofe.
Madrilenët u gjendën në disavantazh që në minutën e 20-të kur Sevilja kaloi në avantazh me goditjen nga 30 metra të qëndërmbrojtësit Serxhio Ramos. Nën efektin e golit të pësuar "merengesit", për gjatë gjithë pjesës së parë, nuk bëhen asnjëherë të rrezikshëm dhe japin shenjat e para të një skuadre të pajtuar me vendin e dytë. Nga ana tjetër Sevilja bën të pamundurën për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, pas një krosi nga Roberto Karlos, nën presionin e Majkëll Ouenit, mbrojtësi i Seviljas, Navaro shënon në portën e tij dhe 45 minutat e para mbyllen në barazim. Në pjesën e dytë ndeshja merr një rrjedhë krejtësisht ndryshe. Luksemburgo bën korigjimet e duhura dhe Reali zotëron mesfushën, duke i lënë vendasve kundërsulmin. Në bazë të këtij presioni, madrilenët gjejnë avantazhin 15 minuta nga fundi i lojës, me një goditje të Zinedin Zidanit, 20 metra larg portës. Francez shlyen kështu gabimin e bërë në rastin e golit të parë për Seviljen. Por pikërisht kur mendohej se Reali kishte arritur fitoren e tetë rradhazi dhe kishte bërë detyrën në Sevilje, skuadra mike gjen golin e barazimit. Në minutën e 88-të, sulmuesi brazilian Hulio Baptista shënoi golin e barazimit. Për të ishte goli i 20-të në këtë kampionat të shkëlqyer për Seviljen, e cila duket se e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Reali i shokuar nga ky gol i vendasve nuk ka kohë për të bërë asgjë dhe pajtohet me një tjetër sezon të dështuar. Kartoni i kuq i Helgerës në minutën e 90-të tregoi nervozimin e një skuadre, që u zgjua shumë vonë në këtë kampionat dhe tani është e detyruar të ndjek festën e Barcelonës, rivales historike.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 May 2005 , 01:17

Oleeeeeeeeeee,Barça Campeon!
FUCK REAL! :lol:

Post Reply