Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 02:52

Shnajder refuzon Interin
25/08/2009 17:50

Uesli Shnajder do te qendroje ne Madrid. Hollandezi i cili oret e fundit ka qene shume prane kalimit tek kampionet italiane te Inter, i kerkuar me ngulm nga trajneri Murinjo edhe per kete sezon do te mbetet ne Spanje.
Sipas te perditeshmes spanjolle “Marca” lojtari nuk eshte penguar nga Real Madrid per te kaluar tek Inter, por ai ka refuzuar vete oferten e zikalterve per te provuar shanset e tij me madrilenet.

Inter kishte arritur nje marreveshje me Real Madrid ku sipas se ciles ne arken e “los blancos” do te derdheshin 15 milion euro plus bonuse ne varesi te rezultateve qe do te arriheshin nga lojtari. Pas kesaj marreveshje Inter nisi bisedimet me menaxherin e lojtarit per te folur ne lidhje me detajet e kontrates.

Kur gjitthcka mendohej e mbyllur dhe kalimi i Shnajder ishte ceshtje oresh, menaxheri i lojtarit ne nje takim ne oret e para te dites se sotme me drejtuesit e Inter I njoftoi ata per vendimin e lojtarit duke zhgenjyer keshtu presidenti Morati, trajnerin Murinjo dhe tifozet zikalter.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:32

“Barcelonës i duhet
patjetër një blerje”
Legjenda holandeze e klubit të Barcelonës, Johan Krujf,
ka deklaruar se skuadra ka nevojë edhe për një blerje tjetër,
pavarësisht se po tregojnë një formë të mirë. “Sigurisht që
Barcelona është e aftë të bëjë diferencën ndaj çdo kundërshtari,
por në syrin e një trajneri mund të them se duhet të
bëjnë edhe një përforcim tjetër. Duhet një mbrojtës ose një
mesfushor qendre, varet nga alternativat që do jenë në
merkato. Gjithsesi, unë jam i bindur se Laporta nuk do e
ketë problem ta bëjë edhe një blerje, pasi është një president
që gjithmonë investon për të mirën e klubit”, – tha
Johan Krujf, i cili edhe një herë tjetër nuk ka kursyer kritikat
për merkaton e çmendur të Realit të Madridit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:34

Higuan tradhton Kombëtaren
argjentinase për atë franceze
Sulmuesi i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain, është gati që të
përfaqësojë Kombëtaren e Francës duke tradhtuar Argjentinën.
Bomberi i madrilenëve ka lënë të kuptohet se e mirëpret një ftesë
nga trajneri i Francës, Rejmond Domenek, përderisa Diego Maradona
nuk duket i interesuar për
ta veshur bardhekaltër. Gjatë sezonit
të fundit, Higuain ka qenë
njeriu gol tek Reali, duke shënuar
22 herë në 34 ndeshje, e megjithatë
një arritje e tillë nuk e ka bindur
Maradonën që ta grumbullojë
me përfaqësuesen. “Punoj shumë
çdo ditë dhe jam në pritje të një
telefonate të Mardonës, - ka thënë
lojtari. - Dua të luaj në Kupën e
Botës, ndaj nuk do t’i humbas
shpresat. Argjentina është një
nga ëndrrat e mia”. Pavarësisht
adhurimit për kombëtaren latine,
Higuain, që ka lindur në Brest të
Francës. “Do të jetë kënaqësi nëse Domenek do të më vëzhgojë,
për më tepër që bëhet fjalë për Francën, e cila është një kombëtare
shumë e fortë. Në përbërje të tyre ka lojtarë të mëdhenj,
si Karim Benzema, apo Frenk Riberi, dhe të luaj përkrah tyre në
finalet e botërorit do të ishte mrekulli për mua”, përfundoi Higuain.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:35

“Italia” pret të njollosë
figurën e Guardiolës



Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në rolin e trajnerit të
Barcelonës, duket se e kaluara e herët do t’i hapë telashe
Pep Guardiolës. Kështu, Prokuroria e Antidopingut në Itali ka
vendosur të rihapë çështjen gjyqësore të tij, që lidhet me
rezultatet pozitive të testeve të vitit 2001. Në atë kohë Guardiola
luante në radhët e Breshias dhe u zbulua se përdorte
substancën e ndaluar nandrolon. Ndaj spanjollit u mor masa
e pezullimit për katër muaj, por apelimi e shfuqizoi atë.
Paneli i disiplinës së FIGC (Federata Italiane e Futbollit)
qartësoi se shumë gjëra kanë shkuar keq gjatë këtij apelimi,
kësisoj mendohet që çështja të rihapet. Prokurori italian
i Antidopingut bëri thirrje për fillimin e një hetimi lidhur me
vendimin e marrë nga FIGC për të shfuqizuar pezullimin e
Guardiolës. Seanca gjyqësore pritet të mbahet më 15 shtator,
datë që përkon me fillimin e fazës në grupe të Ligës së
Kampioneve. CONI (komiteti olimpik italian) konfirmoi rihapjen
e çështjes “Guardiola” nëpërmjet faqes së saj zyrtare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:35

Reali

Luftë për lojtarët
që duhen shitur
azhdon të ketë probleme brenda klubit të Real
Madridit. Përsa i përket përforcimeve të bëra gjatë
merkatos së verës, Florentino Perez ishte i qartë në
planin e tij dhe i realizoi me sukses të gjitha goditjet
që dëshironte. Por, problemi qëndron diku tjetër.
Bëhet fjalë pikërisht për fushatën e largimeve. Me
një ekip të mbipopulluar, drejtuesit po mendojnë të
largojnë disa futbollistë cilësorë, mirëpo përzgjedhja
e tyre nuk është e lehtë dhe mbi të gjitha, atyre u
ka rënë dhe çmimi në treg. Kështu, për mbrojtësin
Garaj ka pasur një interesim nga Espanjoli, por trajneri
Pelegrini nuk dëshiron që ta lërë të largohet,
ndonëse ai nuk shikohet si titullar. Mosmarrëveshje
ka pasur edhe për emrin e Arjen Robenit, i cili gjithashtu
ka vënë përballë kreun e pankinës dhe drejtuesit.
Këta të fundit duan ta shesin, kurse Pelegrini
është kundër kësaj lëvizjeje. Van der Vart nuk ka
asnjë dyshim përsa i përket largimit, po ja që nuk ka
ardhur asnjë ofertë konkrete për të, e për rrjedhojë
rrezikon të largohet me një çmim të ulët. Van Nistelroi
nuk është përfolur aspak ditët e fundit, por trajneri
kilian nuk e shikon si të domosdoshëm në
skuadër, ndaj po punohet që t’i gjehet një ekip.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:36

MBROJTËSI
Katalanasit, në sulm
për brazilianin Sisinjo
Janë përfolur shumë emra për mbrojtësin që
kërkon Pep Guardiola, si Eboue, Mationi apo Grigera.
Por duket se asnjëri prej tyre nuk do të veshë
fanellën e ekipit katalanas. Ditën e djeshme është
bërë e ditur se Barcelona është shumë pranë blerjes
së mbrojtësit brazilian të Romës. Për të është përgatitur
një ofertë prej gjashtë 6 eurosh, në një kohë
kur italianët kërkojnë minimalisht 8 milionë. Gjithsesi,
pritet që marrëveshja të arrihet në ditët e ardhshme
dhe ish-mbrojtësi i Realit të Madridit të mund
të veshë fanellën e rivalëve historikë të Barcelonës.
Sisinjo do të jetë zëvendësuesi i Dani Alveshit në
krahun e djathtë të mbrojtjes

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:36

ETO
“E mbrojta fanellën e
Barçës me jetën time”
Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, i cili tashmë
luan për italianët e Interit ka falënderuar ish-klubin
e tij, Barcelonën, për faktin se me të fitoi
shumë trofe të rëndësishëm. Ai pranon se ka
dhënë gjithmonë më të mirën e tij. “E falënderoj
Barcelonën, pasi më dha mundësinë të fitoj
shumë trofe të rëndësishëm. Unë kam dhënë më
të mirën time në çdo ndeshje dhe e kam mbrojtur
fanellën e Barçës me jetën time. Tifozët më kanë
mbështetur gjatë gjithë kohës. Kam me të vërtetë
kujtime mjaft të bukura”, – tha kamerunasi, i cili
ka premtuar gjithashtu se do vazhdojë të japë
maksimumin edhe me Interin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:42

Spanjë, futbollistët agjërojnë në masë për Ramazanin


Autori: Arjan Koci
Data: 25/08/2009
Version Print


Forma e shkëlqyer fizike është një obligim i çdo futbollisti profesionist: një kërkesë që i detyron disa futbollistë muslimanë të mos e zbatojnë detyrën e tyre të agjërimit të Ramazanit, duke preferuar ta kompesojnë agjërimin pas sezonit futbollistik. Megjithatë, kjo nuk vlen për Fredi Kanuten e Seviljes. Ish-sulmuesi i Totenhemit beson se është e mundshme për një futbollist profesionist të kohës së sotme që të jetë në kulmin e formës fizike edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Lojtarë si Kanute, por edhe Mahamadu Diarra, Lasana Diarra dhe Karim Benzema të Realit të Madridit, janë në qendër të vëmendjes së botës së futbollit, ndërkohë që doktorët punojnë shumë për të formuluar një rutinë stërvitjeje që i mban ata të hidratuar gjatë procesit të agjërimit. Teksa tabloidët spanjollë hapen me tituj të mëdhenj në lidhje me atë se a duhet të lejohen futbollistët që të agjërojnë dhe të luajnë në Ramazan, Kanute këmbëngul që ai do të vazhdojë të agjërojë. “Unë mundohem ta respektoj fenë time dhe ta ndjek sa më shumë që mundem”, ka thënë Kanute. “Ndonjëherë është më e vështirë të mbash agjërimin në jug të Spanjës, sepse është shumë nxehtë, por unë mund të agjëroj falë ndihmës së Zotit. Ka shumë futbollistë muslimanë që njerëzit nuk i njohin, qoftë këtu në Spanjë, por edhe në Angli dhe Francë, e madje edhe në shumë liga të tjera. Por ata nuk duan t’i tregojnë gjithë botës se janë muslimanë, se besojnë dhe agjërojnë. Për mua, besimi më ndihmon në futboll dhe futbolli më ndihmon të jem në formë të mirë fizike dhe më forcon. Nuk ka konflikt, sepse njerëzit që e njohin Islamin e dinë se agjërimi e forcon dhe nuk e dobëson muslimanin.” Ndërkohë që tifozët e Barcelonës janë duke pyetur veten nëse po agjërojnë lojtarët muslimanë të ekipit të tyre, që janë Erik Abidal, Sejdou Keita dhe Jaja Ture, tifozët e Realit të Madridit e dinë se për lojtarët muslimanë të skuadrës së tyre feja islame ka shumë rëndësi, veçanërisht për Mahamadu Diarranë. “Çdo trajner e ka respektuar vendimin tim për të agjëruar”, shprehet Diarra në profilin e tij në faqen e Realit të Madridit në internet. “Ditët e agjërimit janë të vështira, në to njeriu ka nevojë të ushqehet, por agjërimi zgjat vetëm një muaj. Kam edhe dhjetë të tjerë për të luajtur mirë.” Qëndrimi i lojtarëve të Seviljes dhe të Realit të Madridit mbështetet edhe nga specialisti i njohur Jasin Zerguni, anëtar i komiteteve sportive të FIFA-s dhe CAF-it. Zerguni ka bashkëpunuar me F?marc, Qendra e Vlerësimeve dhe Hulumtimeve Mjekësore e FIFA-s në një studim të bërë për efektet e agjërimit te lojtarët muslimanë që e agjëronin Ramazanin. Dy klube profesioniste futbolli në Algjeri ranë dakord të bënin teste biologjike, klinike dhe psikologjike, para, gjatë dhe pas muajit të Ramazanit. Ky studim ishte i pari në llojin e vet në këtë fushë të veçantë dhe krijoi bazat për një analizë shkencore të impaktit të Ramazanit te performanca e një futbollisti. “Ky është muaji i vetëdisiplinës fizike dhe mendore, në të cilin nuk ka vend për sjellje agresive ose të keqe”, ka thënë mjeku Zerguni kur u pyet nëse përputhej Ramazani me futbollin e niveleve më të larta. “Ramazani synohet të jetë një periudhë pastrimi i brendshëm dhe meditimi; periudhë rigjenerimi. Eshtë larg të qenit i dëmshëm. Në të vërtetë, studimi psikologjik i personalitetit formoi një pjesë integrale të projektit tonë. Edhe pse shumë prej lojtarëve që testuam nuk mund të luanin kur agjëronin, duhet pasur parasysh që efektet e Ramazanit lidhen gjithashtu edhe me cilësitë shpirtërore dhe aftësitë fizike të çdo futbollisti.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:34

Shpresoj sinqerisht që derbin e Milanos ta fitojë
Milani. Kjo ndeshje është gjithmonë e zjarrtë, shumë
e vështirë, por gjithashtu po aq emocionuese”.
Rikardo Kaka, ish-fantazisti i Milanit, jep parashikimin
e tij për derbin e së shtunës në “San Siro”
mes kuqezinjve dhe kampionëve në fuqi të Interit.
Braziliani vazhdon të jetë një tifoz i zjarrtë i Milanit
dhe premton që nga Madridi do të bëjë tifo për ishshokët
e tij. Asi i “galaktikëve” të Realit ka parë
ndeshjen e parë të Milanit kundër Sienës, nga e cila
veçon paraqitjen e shkëlqyer të Ronaldinjos. “Gjithë
skuadra, por mbi të gjitha Dinjo ka luajtur shkëlqyeshëm
në ndeshjen kundër Sienës. Jam i lumtur që
Milani e nisi mbarë këtë sezon, por gjithashtu edhe
për faktin se Leonardo e meritonte ta niste pozitivisht
këtë eksperiencë. Pastaj, për fatin e tij të mirë,
Leonardo tani ka të gjithë lojtarët në dispozicion,
pas rikuperimeve shumë të rëndësishme të Gatuzos,
por gjithashtu edhe të Alesandro Nestës. Për
këtë arsye, i uroj Milanit të gjithë fatin e mundshëm
për këtë sezon që sapo ka nisur”, thotë braziliani i
Real Madridit, Rikardo Kaka.
Kaka flet si kuqezi: Fitojmë “ne” ndaj Interit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:41

Guardiola del hapur:
Blini Çigrinskin!



Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka dhënë fund diplomacisë
përsa i përket merkatos. Ai ka kërkuar që të
bëhet patjetër një blerje në ditët e ardhshme, më saktë
mbrojtësi ukrainas Dimitri Çigrinski. Sipas teknikut spanjoll,
ai do jetë një përforcim që do të kompletonte të gjitha
problemet që ka skuadra e tij. “Sigurisht që unë nuk mund
të ankohem për lojtarët dhe forcën e skuadrës sime. Kemi
fituar të gjitha trofetë ku kemi marrë pjesë, por në aspektin
teknik kemi ende nevojë për t’u përforcuar. Duhet një
lojtar që të bëjë diferencën në luftën në ajër dhe Dimitri
Çigrinski i plotëson të gjitha kërkesat e mia. Është i fuqishëm
fizikisht dhe mjaft i saktë në ndërhyrjet e tij.
Shpresoj që transferimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë
që të ketë kohë të ambientohet me ekipin. Ky sezon do
jetë akoma më i vështirë, gjithsesi synimi ynë është që të
mbrojmë të paktën një nga titujt e sezonit të kaluar”, – u
shpreh Guardiola. Kartoni i lojtarit është vlerësuar rreth
17 milionë euro, por katalanasit shpresojnë që të arrijnë
një marrëveshje në shifrat e 13-14 milionëve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 21:11

Sneijder: Reali me trajtoi keq
27/08/2009 13:40

Pasi ka lene pas kraheve Madridin, mesfushori i Interit, Wesley Sneijder nuk mund te mos e fshehe zhgenjimin per largimin kunder deshires se tij.

“Me trajtuan shume keq por parapelqej te mos flas me per kete gje”, shprehet Sneijder ne nje interviste per gazeten “Marca”. Ai shton se gjithcka qe ndodhi ishte e shemtuar pasi trajneri Pellegrini ia dha besimin, por njerez te tjere ne klub nuk e vleresonin.

“Tashme po shkoj ne nje tjeter klub te madh dhe per kete nuk kam dyshime. Kam qene shume mire tek Reali nuk mund ta mohoj dhe me vjen keq qe po largohem, por keshtu eshte jeta. Tani jam i lumtur”, perfundon asi holandez.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 21:11

Barca, 25 milione per mbrojtesin Chygrynskiy
27/08/2009 14:30

Barcelona ka planifikuar te shpenzoje plot 25 milione euro per mbrojtesin ukrainas te Shakhtar Donjetsk, Dmytro Chygrynskiy.

Laporta e pelqen shume 22 vjecarin, prandaj ai deshiron te marre me cdo kusht ne “Camp Nou”. Lojtari ne fjale nuk aktivizohet dot ne Champions League, por as kjo nuk e ka penguar presidentin katalanas te ofroje 25 milione eurot e kerkuara.

Chygrynskiy eshte aktivizuar ne faqen eleminatore te Champions League me Shakhtar Donjetsk

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:53

Kristiano Ronaldo: Nuk më shqetëson forma ime

Kristiano Ronaldo nuk është i shqetësuar për formën e tij momentale me Realin e Madidit duke theksuar se më e rëndësishme është që ekipi të fitojë. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë nga fillimi i ligës spanjolle dhe të gjithë sytë janë drejtuar nga Reali i Madridit për shkak të numrit të madh të yjeve që arritën në këtë klub gjatë verës.

“I gjithë ekipi pret fillimin e sezonit, shpresoj se gjërat do të zhvillohen në të mirë dhe do të mund të shijojmë një fitore ndaj Deportivos. Nuk jam i shqetësuar për shkak të formës time. Më e rëndësishme është që skuadra të fitojë, - ka thënë Ronaldo, - Jam i qetë, punoj me ngulm dhe jam me një grup fantastik të lojtarëve. Nuk mendojmë për Barcelonën. Gjatë gjithë vitit duhet të luajmë mirë dhe të shohim se sa larg mund të

arrijmë. Nuk jemi në presion”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:54

Zllatan Ibrahimoviç nuk pëlqen që të krahasohet me Samuel Etonë. Sulmuesi i ri i Barcelonës, është shprehur se nuk është aspak e drejtë që të bëhen të tilla krahasime. “Nuk dua të krahasohem me Samuel Etonë, i cili në Barcelonë ka arritur të bëjë historinë dhe nuk do të harrohet kurrë nga tifozët, - është shprehur Ibra, - Jemi dy lojtarë të ndryshëm. Ai tashmë është tek Interi ku unë kam fituar 3 kampionate dhe 2 Superkupa, por nuk duhet të bëni krahasime mes nesh”.

Më pas sulmuesi me suedez me origjinë boshnjake ka folur për rivalitetin mes Barceloës dhe Realit të Madridit duke theksuar se nuk i ka aspak frikë madrilenët. “Reali i Madridit? Mendoj se janë një skuadër e madhe por janë të detyruar që të fitojnë. Barcelona është më e fortë”. Gjatë intervistës së dhënë për televizionin suedez “Tv4”, “Ibracadabra”, i cili duket se ka marrë disa leksione edhe nga ish-trajneri i tij Murinjo, e ka vënë nën presion skuadrën e Florentino Perezit. “Reali është i fortë por duhet të fitojë diçka pasi vjen pas dy sezonesh shumë zhgënjyese, - tha Zllatani, - Për ta është e ndaluar që të gabojnë. Kane blerë lojtarë të mëdhënj, ndërsa unë kam ardhur në një skuadër, e cila sezonin e kaluar i ka fituar te trë trofetë. Barcelona është më e favorizuar pasi Reali do ta ketë të vështirë që të gjejë lojën e duhur që ne pjesën e parë të sezonit. Por gjithsesi në futboll gjithçka mund të ndodhë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:21

Barcelona fiton ndaj Sporting Gijon
01/09/2009 00:25

Barcelona fiton ndeshjen e prapambetur te javes se pare te Primera Division duke mundur modestet e Sporting Gijon me rezultatin 3-0.

Ne ndeshjen e luajtur ne “Camp Nou” katalanasit kane arritur nje pa shume mundime ndaj Gijon.

I pari qe shenoi ishte i riu Bojan Kerkic ne minuten e 17, me pas dyfishon rezultatin Seidur Keita ne minuten e 42. Fraksioni i dyte i ndeshjes nis serish me kampionet e Spanjes ne kerkim te golit te trete te cilin do ta gjejne ne minuten e 82 me ane te Zlatan Ibrahimovic i cili shenon edhe golin e tij te pare zyrtar me fanellen “blaugrana”.

Me fitoren e arritur ndaj Sporting Gijon, Barcelona i bashkohet Valencias dhe Real Madrid me 3 pike

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:25

Primera Division, Valencia me hapin e Realit
31/08/2009 10:45

Valencia i pergjigjet Realit te Madridit. Edhe kjo skuader e ka filluar me se miri Primera Division duke mundur ne ndeshjen e pare te saj Sevijen me rezultatin 2-0.

Pjesa e pare e sfides u karakteriza nga nje epersi e lehte e Valencias qe u shfaq me shpesh ne porten e skuadres andaluziane.Ne pjesen e dyte, Valencia arriti te zhbllokoje shume shpejt rezultatin duke i lehtesuar gjerat per te.

Goli i pare per te besuarit e Unai Emeri u shenua nga Mata. 10 minuta nga fundi i ndeshjes Valencia shenoi edhe golin e sigurise pas nje kundersulmi me ane te Pablo Hernandez. Per t’u theksuar ne kete ndeshje eshte se Sevija e mbylli ndeshjen me 10 futbolliste per shkak te ndeshkimit me karton te kuq te Kanute.

Fitore ne javen e pare te Liges Spanjolle shenoi edhe Atletiko Bilbao qe mundi Espanjol me rezultatin 1-0. Goli i fitores per basket u shenua nga Tokjero ne minuten e 78-te te ndeshjes. Befasoi ne kete jave te Primera Division, Atletiko Madrid qe u mund nga Malaga me rezultatin 3-0. Ne ndeshjet e tjera, Villareal barazoi me Osasunen 1-1, ndersa Getafe mundi jashte fushes se saj Rasing Santander me rezultatin e thelle 4-1.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 03 Sep 2009 , 07:26

Van der Vart: Do të qëndroj te Reali


Autori: editor
Data: 02/09/2009
Version Print


Holandezi ka biseduar me drejtuesit dhe do të qëndrojë në Madrid, ashtu si Van Nistëlroi

Real Madridi ka vendosur ta mbajë mesfushorin Rafael van der Vart dhe lajmi është bërë i njohur nga vetë lojtari, edhe pse pati zëra se ai do t’u bashkohej lojtarëve të tjerë holandezë, që u larguan nga klubi. “Real Madridi më siguroi se ata kishin besim te aftësitë e mia dhe se donin që unë të qëndroja në klub”, ka thënë Van der Vart në faqen e vet në internet të hënën vonë, ditën e fundit të merkatos.

Lojtari 26-vjeçar ka qenë në listën e lojtarëve që priteshin të shiteshin nga presidenti i klubit, Florentino Perez, që synonte të rekuperonte një pjesë të 250 milionëve të shpenzuar për Kristiano Ronaldon, Kakanë, Karim Benzemanë dhe Ksabi Alonson. Tre lojtarë holandezë, Uesli Shneider, Arjen Roben dhe Klas?Jan Huntelar janë larguar nga Reali këtë verë.

Mediat spanjolle kanë shkruar se javën që shkoi Van der Vart refuzoi një ofertë të mirë financiare nga kampionët e Turqisë, Beshiktash, duke thënë se nëse transferohej, donte të shkonte në Premier Ligën Angleze. Reali kishte në plan t’ia ofronte atë Bajernit të Mynihut si pjesë e një marrëveshjeje për të blerë Frenk Riberinë. Gazeta “Marca” ka shkruar dje se dështimi i Realit për të blerë Riberinë ka qenë në favor të holandezit Van der Vart. “Real Madridi më tha se nuk ishin vënë kurrë në pikëpyetje aftësitë e mia si lojtar, por ishte çështja se kishin ardhur shumë lojtarë të rinj në skuadër”, ka thënë holandezi.

“Realit i pëlqen loja ime dhe ma kanë thënë shumë qartë në mbledhjen e së hënës, më 31 gusht, se kishin nevojë për mua dhe më shihnin si pjesë e rëndësishme e skuadrës.” Holandezi ka thënë se do të mbajë fanellën me numër 23, të mbajtur më parë nga Devid Bekham. Ai ka shtuar se gruaja e tij, Silvie, modele e njohur dhe prezantuese në televizion, ka pohuar se është e gëzuar që po qëndron në Spanjë, ku po mjekohet për kancerin e gjirit. Reali e bleu Van der Vartin nga Hamburgu vitin që shkoi për 13 milionë euro. Ai është njëri nga tre holandezët e mbijetuar te Reali. Dy të tjerët janë mesfushori Roiston Drente dhe sulmuesi Rud van Nistëlroi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 03 Sep 2009 , 07:26

Reali ka arritur një marrëveshje për të pasur në organikën e vet lojtarin Joselu të Selta Vigos, të cilin e ka huazuar sërish te ky klub, i cili luan në kategorinë e dytë. “Los Merengues” e bënë zyrtare marrjen e këtij lojtari 19-vjeçar në faqen e tyre të internetit, duke thënë se marrëveshja mes klubeve u arrit të hënën.

Portieri

Kasiljas kundër topave në Champions

Portieri Iker Kasiljas i Realit ka thënë se topat e përdorur në kompeticionet e mëdha, si në Ligën e Kampionëve, nuk janë të mirë pasi trajektorja e tyre është e çuditshme dhe ua vështirëson shumë jetën portierëve. “Më vjen keq, por jemi në një pikë kur nuk duhet lejuar më të vazhdojë kjo gjë”, ka thënë Kasiljas, portieri i parë i Spanjës, për gazetën “As”. “Nuk e di se si i bëjnë këta topa sot, veçanërisht ata për Ligën e Kampionëve. Trajektorja e tyre është e tmerrshme, e keni parë në Kupën e Konfederatave dhe në Evropian.” Topat e Ligës së Kampionëve, Kupës së Konfederatave dhe Kampionatit Evropian prodhohen nga firma gjermane Adidas. “Topi që përdorim në kampionat është më i mirë. Edhe ai bën gjëra të çuditshme, por jo shumë. Topi i Ligës së Kampionëve është katastrofë e vërtetë”, ka shtuar ai.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:22

Barca-Messi, kontrate e re deri ne vitin 2016
03/09/2009 13:10

Barcelona blindon Leo Messi-n nga “sulmet” e sheikeve arabe. Klubi katalanas ka nenshkruar nje kontrate te re me talentin argjentinas, duke e bere praktikisht te pamundur largimin e tij nga “Camp Nou”.

Me firmen e hedhur ne kontraten e re, Messi do fitoje plot 10 milione euro ne sezon, me shume se kushdo tjeter ne radhet e katalanasve. Tashme mes paleve ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me nje klauzole qe mund ta largoje sulmuesin vetem nese nje klub paguan 250 milione euro per kembet e tij.

Kjo eshte nje nga kontratat me te shtrenjta ne futbollin spanjoll duke perjashtuar ketu rastin e Kaka dhe Ronaldo, per te cilet Perez ka vendosur nje klauzole marramendese prej 1 miliarde dollaresh.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:41

Del Boske: Mos festojmë para kohe!


Autori: Ergi Lubani
Data: 07/09/2009
Version Print


Pas fitores 5-0 ndaj Belgjikës, kampionëve të Europës u mjafton një fitore në tri ndeshjet e mbetura

Trajneri i Spanjës, Visente Del Boske, ka paralajmëruar ekipin e tij të mos e konsiderojë si të mbyllur fushatën e eliminatoreve, pavarësisht nga fitorja e shtatë, në po aq ndeshje të luajtura në grupin 5. Pas suksesit 5-0 ndaj Belgjikës në La Korunjë, Spanjës i mjafton një fitore në tri ndeshjet e mbetura për të qenë matematikisht në Kupën e Botës. Në ndeshjen e fundit, Spanja do të luajë në fushën e Bosnjes së vendit të dytë, por Del Boske shpreson se deri atëherë, Spanja do t’i ketë mbyllur llogaritë.

“Nuk duhet të festojmë para kohe, por të përqëndrohemi për një sforco të fundit, - tha ai. - Kemi fituar shtatë ndeshje, por nuk mjafton. Bosnja ka bërë eliminatore të shkëlqyera dhe ne duhet të sigurojmë kualifikimin para se të luajmë në fushën e tyre. Nuk mund të marrim asgjë për të garantuar, derisa nuk e kemi siguruar atë.” Spanja shënoi pesë herë në portën e Belgjikës, pavarësisht nga një penallti e humbur në fillim të takimit. Kjo ishte fitorja e 16-të për Del Bosken, në 17 ndeshjet e tij si trajner i Spanjës, që kur zëvendësoi Luis Aragonesin, pas suksesit në Euro 2008.

“Skuadra ka ruajtur të njëjtën formë dhe mënyrë loje si në Europianin e fituar vitin e kaluar, - tha ai. - Në momente të caktuara ishim superlativë dhe Belgjika nuk mund të bënte asgjë ndaj shpejtësisë dhe cilësisë tonë. Kur ekipi im luan ashtu si di, nuk ka asgjë që ta ndalë.” Ndeshja e ardhshme e Spanjës është të mërkurën ndaj Estonisë, në Merida. “Shpresoj të arrijmë fitoren e tetë, - përfundoi Del Boske. - Tifozët në La Korunjë ishin të mrekullueshëm dhe shijuan spektaklin. Në Merida ka kohë që nuk shohin një ndeshje në të tilla nivele dhe ne duhet të jemi në lartësinë e duhur për të kënaqur njerëzit tanë.”

Post Reply