Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 24 Jul 2009 , 02:41

Ledi1920 wrote:
fpjalmi wrote:meqe reali ka ble tan kta futbollista si dreqin nuk ka marr nje tranier te mire qe asht ma kryesorja :P :P :P :P :shock: :shock: :shock: :shock:

fpjalmi i mire eshte ky qe kane
villarealin e ngrejti goxha si ekip...rendesishme eshte te arije te mbaje grupin ne ekuiliber mendoj une
me te than te drejten nuk e njoh si tranier dhe mund te jete mjhaft tranier i mire ,por reali asht real dhe tranieri ashr celesi i ekipit keshtu qe tan ato blemje qe reali bani do ishte ma mire me marr nej tip venger ,ferguson ,pra dicka te tille .

megjithate meqe e kan zgjell kete tranier mund te kete shum cilesi te mira dhe do ta njohim ma mire ne vazhdim

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 24 Jul 2009 , 02:42

Ibra te Barcelona,
s’ka kthim prapa
Menaxheri: Tani jemi pranë. Eto është mjaft i kënaqur
Nëse Eto s’pranon ofertën zikaltër, Laporta jep 75 mln €


Zlatan Ibrahimoviç
do transferohet te
Barcelona dhe ky
lajm tashmë nuk mund të vihet
më në dyshim. I vetmi
problem vazhdon të jetë Samuel
Eto, por që gjithashtu është
mëse i zgjidhshëm. Në
Spanjë përflitet se sulmuesi
suedez i Interit e ka firmosur
që tani kontratën me spanjollët,
për të mos u shpërqendruar
nga ecuria e bisedimeve
dhe për të mos e vonuar
transferimin. Ndërkohë,
përsa i përket sulmuesit kamerunas,
është vetë presidenti
Joan Laporta ai që ka
bërë presion, duke iu kundërpërgjigjur
kërkesave që kishte
lojtari. Eto i ka kërkuar katalanasve
pesë milionë euro
dëmshpërblim për faktin që
po e largojnë nga ekipi, por
spanjollët kanë bërë të ditur
se një gjë e tillë nuk do
ndodhë në mënyrë absolute.
Në këtë situatë, kamerunasi
ka rritur ndjeshëm kërkesat
financiare në kërkesën me
Interin, duke vënë gjithashtu
në vështirësi transferimin.
Por, ka qenë sërish Laporta
ai që ka menduar të zgjidhë
situatën, duke deklaruar se
nëse Samuel nuk pranon të
transferohet te zikaltrit, Barcelona
do paguajë një
shifër prej 75 milionë eurosh
neto në arkat e klubit
italian dhe huazimin e
Hlebit, për të marrë shërbimet
e Ibrës. Pra, kjo e ka
konfirmuar qartë që Zlatan
do jetë pjesë e katalanasve
në një mënyrë apo tjetër.
Bisedimet - Menaxheri i
Samuel Etosë ka biseduar sërish
me zikaltërit ditën e
djeshme, për plot tri orë. Në
përfundim të takimit ai ka
deklaruar se trataivat kanë
avancuar shumë. “Jam tepër
optimist. Bisedimet kanë
avancuar shumë dhe nesër
(sot) ka gjasa që ato të përfundojnë,
duke arritur kështu në
një marrëveshje. Samuel Eto
është mjaft i kënaqur që
mund të jetë pjesë e Interit,
por më parë duhen zgjidhur
çështjet e kontratës, për të
cilat unë nuk kam dyshime”,
– deklaroi menaxheri i lojtarit,
Mesales, i cili ka lënë të
kuptohet se asgjë nuk do dalë
jashtë parashikimit përsa i
përket marrëveshjes që ka arritur
Interi me Barcelonën

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 24 Jul 2009 , 02:44

mendoj se barcelona po ban ekip fantastik me ibren.

kete vit kur te lozin reali me barcelonen do shohim nje spektakel te vertete .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 28 Jul 2009 , 04:06

Ledi1920 wrote:
fpjalmi wrote:meqe reali ka ble tan kta futbollista si dreqin nuk ka marr nje tranier te mire qe asht ma kryesorja :P :P :P :P :shock: :shock: :shock: :shock:

fpjalmi i mire eshte ky qe kane
villarealin e ngrejti goxha si ekip...rendesishme eshte te arije te mbaje grupin ne ekuiliber mendoj une
nuk ka me pas shum jetegjatesi mendoj une

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Spanjoll

Post by loroborici » Tue, 28 Jul 2009 , 15:54

fpjalmi wrote:mendoj se barcelona po ban ekip fantastik me ibren.

kete vit kur te lozin reali me barcelonen do shohim nje spektakel te vertete .
Barcelona edhe pa Ibrahimovic ka ken ekip i madh. Nuk duhet me u nenvleftsue Eto qi asht ska sulmusat ma te rrezikshem para porte.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:08

loroborici wrote:
fpjalmi wrote:mendoj se barcelona po ban ekip fantastik me ibren.

kete vit kur te lozin reali me barcelonen do shohim nje spektakel te vertete .
Barcelona edhe pa Ibrahimovic ka ken ekip i madh. Nuk duhet me u nenvleftsue Eto qi asht ska sulmusat ma te rrezikshem para porte.
EDHE UN MENDOJ ASHTU.

ETO ASHT SHUM I RANDESISHEM

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:26

Ibrahimovic ka kercenuar presidentin e Interit, Massimo Moratti per ta lejuar kalimin e tij tek Barcelona.(UPDATE)
Ky eshte lajmi i te perditshmes katalanase, “La Vanguardia” e cila tregon prapaskenen e kembimit Eto’o-Ibra duke publikuar disa nga mesazhet e sulmuesit suedez gjate diteve qe perflitej per kalimin e tij ne “Kamp Nou”.

“Do te dergojme mesazhe cdo ore, do te shpjegojme dhe do te tregojme se cfare jemi ne gjendje te bejme”, ky eshte nje mesazh i derguar ne telefonin e Ibras nga drejtues te klubit katalanas qe tregon se marredheniet mes tyre ishin ende pa u bere zyrtarisht ky transferim.

Ibrahimovic nuk shkembente mesazhe vetem me drejtues te klubit te Barcelones, por edhe me ata te Interit, dhe pikerisht presidentin Massimo Moratti.

“Me ke premtuar dhe me ke thene se nese me kerkon Barca do te me lesh te lire te shkoj”, eshte nje mesazh derguar nga Ibra drejt telefonit te presidentit te zikalterve.

Ibra eshte gati te beje gjithcka per te shkuar tek kampionet e Spanjes, madje nuk kursen as ultimatumet ndaj presidentit te Interit.

“Do te rrebelohem” ka qene fjala e fundit e tij ndaj drejtuesve te klubit italian te cilet po zgjasnin procedurat e ketij transferimi.

E perditshmja spanjolle “La Vanguardia” ka publikuar edhe nje mesazh te Mourinhos ne celularin e Ibras. Portugezi si gjithmone i ftohte dhe i prere shkruan vetem nje fjale, “Tradhetar”.

Provokacione apo mendimet reale te trajnerit te Interit, kete e dine vetem dy protagonistet Ibrahimovic – Mourinho.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:26

Barca ne zi per vdekjen e Robson
31/07/2009 16:10

“Hasta siempre, sir Bobby Robson”. Kjo ishte pershendetja e fundit e Barcelones per legjenden e futbollit qe nderroi jete sot, Bobby Robson. Ne zi edhe Jose Mourinho dhe bota e futbollit.
“Barca eshte ne zi”, shkruan klubi ne faqen e tij te internetit pas lajmit per vdekjen e trajnerit ne sezonin 1996-1997.

Nderkohe Jose' Mourinho kujton se sa nje njeri i jashtezakoshem dhe me pasion per jeten dhe futbollin ishte ai. “Kishte pasion per jeten dhe sportin dhe kishte nje entuziazem te paprecedent”, eshte shprehur Mourinho.

Mesazhe ngushellimi kane ardhur edhe nga Fabio Capello e Massimo Moratti.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:04

Alonso, gati kontrata me Real
06/08/2009 11:15

Ksavi Alonso i kaloi me sukses te gjitha vizitat mjeksore ne Spanje dhe pritet tashme te nenshkruaje zyrtarisht kontraten me Realin e Madridit.
Mediat spanjolle publikuan detajet e marreveshjes dhe kontrates se mesfushorit.

Sipas te perditshmes AS, Real Madridi do derdhe ne arken e Liverpulit 30 milione Euro, nderkohe qe kesaj shifre do t’i shtohen edhe 4 milione te tjera, ne rast se arrihen objektivat e vendosura ne fillim te sezonit dhe nese Alonso zhvillon nje numer te caktuar ndeshjesh me Realin.

Persa i perket kontrates se vete futbollistit, sipas AS, ajo do te jete deri ne vitin 2014 me nje page prej 4.5 milione euro ne sezon.

Me ardhjen e Ksavi Alonsos, Florentino Perez e mbyll fushaten e blerjeve ne skuader. Deri tani klubi madrilen ka shpenzuar 264 milione euro per 9 futbollistet e rinj te sjelle ne Santiago Bernabeu. Nderkohe skuadra e Liverpulit zyrtarizoi blerjen e italianit Akuilani, i cili do te jete zevendesuesi i Alonsos te skuadra angleze e Benitez.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 09 Aug 2009 , 22:34

Humb jeten kapiteni i Espanjolit
09/08/2009 12:45

Nje tragjedi tjeter ka goditur futbollin spanjoll dhe ate europian. Mbrojtesi dhe kapiteni i Espanjolit, Daniel Harke ka humbur jeten ne impiantin sportiv te Koverçianos, ku skuadra katalanase ndodhej ne grumbullim prej ditesh per disa miqesore ne Itali me Bolognen dhe Livornon.

Sipas mediave europianeve ka qene nje atak ne zemren e kapitenit 26-vjeçar te Espanjolit qe i ka dhene fund jetes se tij, ndersa ky po fliste ne telefon me te fejuaren.

Ai u gjet pa jete nga shoket e skuadres dhe stafi te cilet bene te pamunduren, por Harke nuk u kthye ne jete.

Ishte vete e fejuara e futbollistit ajo qe lajmeroi shoket e ekipit te cilet hyne ne dhomen e futbollistit duke e gjetur pertoke.

Mjeku i Espanjol tentoi nje nderhyrje te pashprese me defibrilator por Harke nuk u permend. Ai duhej te luante me katalanasit ne miqesoren ndaj Bolonjes e cila eshte anuluar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:37

Barça përgatit sulmin
kundër Cesk Fabregasit
Begiristain: Ne vlerësojmë lojtarin, paratë s’janë problem


Pas vështirësive të
shfaqura në miqë
soren e zhvilluar në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
kundër Çivasit (1-1), drejtori
sportiv i klubit të Barcelonës
nuk përjashton mundësinë e
përforcimeve të tjera në ditët e
ardhshme. Tsiki Begiristain
gjithsesi kërkon të bëjë blerje me
peshë, ku emrat mbi të cilët do
të fokusohet, do të jenë Cesk
Fabregas (Arsenal), Havier
Maskerano (Liverpul) dhe
Dimitro Çygrynski (Shahtjor
Donetsk). Por për të synuar të
paktën njërin nga emrat e përfolur,
duhet të investosh shumë
miliona euro, parà të cilat katalanasit
janë gati të shpenzojnë.
“Sigurisht që mundësitë për të
bërë tonin Fabregasin ekzistojnë.
Një marrëveshje e tillë nuk
do të jetë aspak e lehtë për t’u
nënshkruar, por gjithsesi ne do
të tentojmë të blejmë edhe një
lojtar tjetër. Më shumë sesa
paratë, ne kemi treguar që vlerësojmë
cilësinë e lojtarit dhe
padyshim që për futbollistë si
Fabregas e Maskerano ia vlen
një sforco ekonomike. Sezoni i
ardhshëm do të jetë shumë i
luftuar dhe sigurisht që do të
jetë shumë herë më e vështirë të
provosh të fitosh të tre titujt e
sezonit të kaluar. Gjithsesi, ne
do të tentojmë sërish të
përsëritemi, por kundërshtarët
tanë janë përforcuar dhe ne
duam t’i shtojmë listës sonë të
kampionëve edhe një tjetër yll
të futbollit evropian dhe më pas
do të ishim më të sigurt dhe më
të qetë për fillimin e kampionatit.
Padyshim që për blerjet
tona, vendimi dhe vlerësimi
kryesor i përket trajnerit
Guardiola, i cili pasi të më saktësojë
preferencën e tij, vetëm
atëherë unë mund të nis
bisedimet”, shprehet drejtori
sportiv i Barçës, Begiristain

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 13 Aug 2009 , 06:21

Huntelaar, “vrer” ndaj Realit
12/08/2009 11:00

Ish sulmuesi i Real Madrid, Klaas-Jan Huntelaar ka perfituar nga ndeshja me kombetaren per te drejtuar disa akuza ndaj skuadres spanjolle tashme qe ka hedhur firmen per Milanin.

Ne nje deklarate per shtyp, Huntelaar ka akuzuar drejtuesit e shoqerise “merengues” per sjellje jo profesionale. “Drejtuesit e Realit nuk jane sjelle me stilin qe i takon nje klubi te tille. Me komunikuan ne menyre te papritur se skuadra ime e ardhshme do te ishte Shtutgarti.

Keto fjale me egersuan shume dhe vetem fale agjentit tim kam arritur te jem i qete. Ruaj nje kujtim te mire vetem per tifozet e skuadres”, thekson sulmuesi i kombetares se Holandes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Thu, 13 Aug 2009 , 06:25

Huntelar: Milani perfekt për jetën time


Autori: editor
Data: 12/08/2009
Version Print


Sulmuesi holandez shpjegon se ka marrë vendimin e duhur dhe kritikon Realin: Nuk u soll mirë me mua

Sot në “Arena Amsterdam”, Klas Jan Huntelar do t’i kërkojë informacione për Milanin edhe David Bekhamit, njëri që në Milanelo do të kthehej më këmbë nëse mes Los Anxhelosit dhe Milanos nuk do të ishte një oqean në mes. Sot holandezi do të luajë kundër Anglisë dhe pastaj do të kthehet në Itali. Për të qëndruar këtë herë. Huntelari ka shpjeguar zgjedhjen e tij italiane nga stërvitja me “portokallinjtë”. “Para se të pranoja transferimin te Milani, fola gjatë me drejtuesit dhe trajnerin Leonardo. Nuk ekzistojnë siguri mbi numrin e ndeshjeve që do të luaj, por mund t’iu them, që do të luaj shumë. Kjo është e rëndësishme për mua, sepse dua të shkoj në Botëror.

Shumë klube ishin të interesuar, por jam i sigurt që kam marrë vendimin e duhur.” Kur e kujtojnë që kishte folur në të njëjtën mënyrë edhe kur nënshkroi me Realin janarin që shkoi, Huntelari psherëtin: “Është e vërtetë, nuk e prisja që të përfundonte kështu. Por në Itali do të shkojë mirë. E zgjodha me kujdes skuadrën time të re dhe Milani do të jetë i përsosur”. Ish-sulmuesi madrilen do të niset si titullar, si në trofeun “Luixhi Berluskoni” ashtu edhe në Sienë (edhe pse ekziston një mundësi e vogël që të jetë në fushë që në Peskarë për “Trofeun Tim” më 14 gusht), por Leonardo duhet të mendohet mirë në mënyrë që (edhe moduli) të përfshihet menjëherë.

Ndër të tjera duhen bërë edhe disa konsiderata të tipit taktik. Leonardo ka thënë se është i lumtur për ardhjen e holandezit, por ta përfshijë në një skuadër që vuan akoma në aspektin e lojës, do të jetë e vështirë. Huntelari nuk e ka aftësinë e Borrielos për të dialoguar me mesfushorët. Huntelari vetëm pret pasime nga fantazisti, krosime nga krahët, topa të gjatë nga thellësia e mbrojtjes. I finalizon manovrat, por rrallë merr pjesë. Pastaj, Huntelari “nuk e harron” skuadrën “merengese”: “Nuk është sjellë siç duhet me mua”

Sipas “Gjuetarit”, në Madrid, pas shtatë muajsh, vendosën t’i vënë “shkopinj nën rrota”. Holandezi nuk pati mundësinë t’i thellojë raportet me klubin e Perezit: “Ai që e zotëron fuqinë sot, - shpjegoi sulmuesi i ri kuqezi, - nuk është sjellë sipas stilit të Realit. E vendosën ata se ku duhet të shkoja. Më thanë befasisht se skuadra ime e re do të ishte Shtutgardi. Ky vendim më irritoi, por edhe falë menaxherit tim, arrita të ruaj qetësinë.

Gjatë muajve të parë te Reali isha mirë, por pas pak kohësh gjërat nisën të bëheshin keq. Nuk më konsideruan më, më hodhën jashtë dhe më bënë të ndihesha asgjë. Këto janë gjëra që rëndojnë, por unë jam i fortë psikologjikisht dhe rezistova. Gjithsesi nga Reali kujtoj me kënaqësi mbështetjen e tifozëve”.

Të njëjtin afeksion Klas Jan duhet të fitojë edhe te Milani. Nuk do të jetë e lehtë, por të paktën klubi i ka rezervuar një pritje të ngrohtë. Pikërisht të stilit Milan.

gert-shkodrani
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Mon, 30 Mar 2009 , 16:30
Location: SHKODER
Contact:

Re: Kampionati Spanjoll

Post by gert-shkodrani » Fri, 14 Aug 2009 , 14:04

ej sa shum gjana ven ma ...a ke shpresa me i lezu na kush tetana prej her :P :P :P ...........FORCA BARCELONA nje her si vjet edhe simjet se ska qa na ban reali edhe pse ka super lojtar :D :D :D :eag: :mrgreen:
TIFOZ I ZJARRT KUQ E BLU
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 16:38

gert-shkodrani wrote:ej sa shum gjana ven ma ...a ke shpresa me i lezu na kush tetana prej her :P :P :P ...........FORCA BARCELONA nje her si vjet edhe simjet se ska qa na ban reali edhe pse ka super lojtar :D :D :D :eag: :mrgreen:
ke um te drejte.

un mendoj se barcelona i ka yje te tan

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 16 Aug 2009 , 17:18

Real Madrid, Sneijder shenon golin e lamtumires
16/08/2009 16:20

Wesley Sneijder ka shenuar golin e lamtumires me fanelen e Real Madrid.
Gjate ndeshjes miqesore per 100 vjetorin e Real Sociedad, Sneijder ka ekzekutuar ne menyre perfekte alla-Roberto Carlos nje goditje denimi. Por mesa duket ky ishte goli i fundit i holandezit per madrilenet pasi Interi eshte shume afer blerjes se tij.

Agjentet e Interit, Branca dhe Oriali jane ne Madrid per te kryer formalitetet e transferimit qe tashme e ka pranuar edhe mesfushori holandez. Sa per kronike, golin tjeter te ndeshjes e realizoi Benzema, ndersa Kaka tregoi nje forme te shkelqyer

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 19 Aug 2009 , 04:44

Superkupa, Atletico Bilbao - Barcellona 1- 2
17/08/2009 10:15

Barcelona ka mundur ne transferte 2-1 Atletikon e Bilbaos ne takimin e vlefshem per superkupen e Spanjes, perpara nje stadiumi me 35 mije tifoze.
Atletiko ka qene e pare qe ka shkuar ne avantazh ne minuten e 44-te te takimit me ane te De Marcos.

Ne pjesen e dyte skuadra e Guardioles ka permbysur rezultatin fale golave te Ksavit (13') e Pedros (22').

Ndeshja e kthimit do te luhet me 23 gusht ne Barcelone.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 04:05

Real, fillojnë sulmet ndaj Ronaldos


Autori: Arjan Koci
Data: 20/08/2009
Version Print


Sipas shtypit spanjoll, portugezi do të ketë sindromën e Zidanit, gjatë vitit të parë në Madrid

Ende nuk ka pasur mundësinë të fillojë sezonin me Realin e Madridit dhe Kristiano Ronaldo e ka gjetur veten në shënjestër të gazetave spanjolle. Lojërat e tij pak bindëse - për dallim nga ato të Kakasë, që është lavdëruar nga spanjollët - kanë bërë që shumë veta në klubin madrilen të ndihen jo mirë. Sipas gazetave spanjolle, portugezi ka sindromën e Zidanit, domethënë ka vështirësi që të ambientohet me skuadrën, ashtu siç pati vështirësi edhe Zidani. Pra, Ronaldo nuk ka një krizë identiteti, por bëhet fjalë për një sëmundje që ka këto simptoma: ankthin, presionin për të dhënë shumë dhe mungesën e përshtatjes me skemat e Pelegrinit. Sipas gazetës Marca, që hapet me Kristiano nuk e gjen pozicionin e tij në fushë, lojtari u ka thënë atyre që e rrethojnë se nuk po arrin të futet në mekanizmat e lojës së Pelegrinit dhe se do të donte të luante më pranë zonës së rreptësisë së kundërshtarit.

Real: Shnejder, nuk je më i yni!

Drejtuesit e Realit të Madridit i kanë hapur rrugën transferimit të Uesli Shnejderit te Interi ose Aston Vila, pasi i kanë komunikuar menaxherit të mesfushorit holandez se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pelegrini. Pas blerjes së Kakasë dhe Ksabi Alonsos, Shnejder doli i tepërt në Madrid, ashtu si bashkëatdhetari i tij Rafael Van der Vart. Sipas shtypit spanjoll, Valdano i ka tha thënë Shnejderit: Për ne je i shitur te Interi ose Aston Vila. Të takon ty të zgjedhësh.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 04:20

Guardiola: Barça e bukur edhe kur humbet


Autori: Arjan Koci
Data: 21/08/2009
Version Print


Katalanasit, me shumë mungesa, por me Ibrën si debutues, u mundën 1-0 nga Siti në trofeun Gamper

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ishte i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, edhe pse u mund 1-0 nga Mançester Siti. Madje u ka bërë thirrje tifozëve të kenë durim në lidhje me formën e Zllatan Ibrahimoviçit. Mesfushori bullgar Martin Petrov shënoi në minutën e 28-të duke i befasuar kampionët e Spanjës dhe të Evropës dhe i dha skuadrës së tij trofeun Huan Gamper të mërkurën në mbrëmje. Guardiola futi në lojë shumë lojtarë të skuadrës së dytë dhe la shumë prej yjeve në stolin e rezervave. Jam shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve të mi, lojtarë të rinj që luajnë kundër një skuadre si Mançester Siti. Jemi me fat që kemi një skuadër të dytë kaq të mirë, - ka thënë ai. Unë bëra shumë ndërrime, por të rinjtë e shpërblyen besimin tim. Momenti më i bukur ishte kur në pjesën e dytë u futën në fushën e lojës Ibrahimoviç dhe Mesi, dy sulmuesit më të vlerësuar në botë. Suedezi për pak shënoi në minutën e 74-ët, por gjuajtja e tij ishte e pafuqishme. Kjo ishte ndeshja e tij e parë për Barçën, që prej transferimit të tij nga Interi dha pas operacionit në dorën e tij të thyer. Guardiola u ka kërkuar tifozëve të kenë durim dhe t i japin atij kohë që të ambientohet. Ai ka ardhur të luajë 4-5 vjet këtu dhe jo një ditë, - ka thënë trajneri i Barçës, duke shtuar se ambientimi në lojën e skuadrës do pak kohë. Ibra ka thënë pas ndeshjes se ai është në kërkim të ritmit. Luajta 45 minuta dhe u mundova të mos mendoja për dëmtimin në dorë. Edhe pse më pengonte, unë luajta me këmbë dhe jo me dorë. Gjigantët katalanas, që fituan tre trofe sezonin e shkuar, do të luajnë kundër Atletikos së Bilbaos më 23 gusht, kurse më 28 gusht luajnë kundër Shaktjorit të Donjeckut për Superkupën e Evropës. Sezoni i ri i kampionatit spanjoll nis më 29-30 gusht.

Barcelona ka borxhe të vjetra

Trofeu Gamper, që Barcelona e humbi pas disfatës 1-0 kundër Mançester Sitit, është një borxh për t u larë për blerjen më të shtrenjtë të Barcelonës, Ibrahimoviç. Ai nuk e nisi mirë aventurën spanjolle. Në fushë ai e tregon veten duke bërë aksione prej kampioni. Por skuadra humb dhe ndërkohë klubi katalanas ka rezultuar në humbje financiare dhe nuk mund të futet në merkato. Borxhi ka të bëjë me periudha kur klubi nuk menaxhohej nga Laporta. Tçiki Begirishtain është përpjekur të zbusë situatën, por merkatoja e kësaj vere duket e mbyllur për Barçën. Vetëm në janar Barcelona mund të kthehet në merkato, por nuk dihet se për kë lojtar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 22:04

Ibrahimoviç, një përrallë në Katalonjë!


Autori: Arjan Koci
Data: 22/08/2009
Version Print


Sulmuesi i ardhur nga Interi: Barcelona është historia më e bukur e jetës sime

Kamp Nou sikur i ka bërë magji, ndërkohë që i nxehti dhe mungesa e formës së mirë fizike kanë nisur ta shqetësojnë Ibrahimoviçin, që nuk harron as dorën e operuar. Këto janë mendimet e Zllatan Ibrahimoviçit pas debutimit të tij me fanellën blaugrana. Të mërkurën, rreth orës 23.30, Zllatani hyri në fushë për të luajtur pjesën e dytë të ndeshjes Barcelona Mançester Siti. Anglezët ishin duke fituar 1-0 dhe me mbrojtjen e tyre të fortë, çuan në Angli trofeun Huan Gamper.
Në stadium ishin 94.123 spektatorë. A kishit luajtur ndonjëherë para aq shumë njerëzish?
Nuk e di, por me sy do të thosha jo. Më shumë sesa numrat, më ka impresionuar atmosfera. Ishte një ambient fantastik. Nuk isha nervoz, por shumë i emocionuar dhe i lumtur. Këtu të gjithë mundohen që të ndihem mirë me skuadrën dhe le të themi që ajo mbrëmje ishte një tregues i dashurisë së tifozëve. Nuk mund të mendoj se mund të më kishte ndodhur diçka më e mirë.
Si e ndjetë veten në fushë?
Le të themi që e rëndësishme është që jam kthyer në fushë. Nuk luaj që prej një muaji dhe kam vetëm një javë që stërvitem. Gjendja ime fizike nuk është ndër më të mirat dhe më mungon ritmi, por të paktën nisa të luaj. Jam përpjekur, kam vrapuar dhe luftuar në fushë, duke treguar shenja të mira nga ana fizike.
Po dorën a e keni mirë? Kërcyet lart me guxim për të kapur një top të lartë?
Tentova ta kapja atë top pasi ia kisha vënë detyrë vetes të mos mendoja për dorën. Por kur kërceva, e pashë se isha me të vërtet pak si lart dhe u kujdesa të mos dëmtohesha. Tani duhet të jem i kujdesshëm, pasi ndjeva dhimbje. Edhe pse luaj me këmbë, nuk mund të them se e kam lënë pas operacionin. Dora nuk është ende mirë.
A është përshtatja juaj me sistemin e Barçës më e lehtë se te Interi?
Sa herë që ndërroj skuadër, duhet t ia nis nga zeroja, të mësohem me një tjetër stil. Por këtu madje kjo gjë merr edhe më shumë vlerë. Te Barcelona kanë stil shumë preçiz, një markë identifikuese. Për të hyrë në mekanizmin e lojës duhet të stërvitesh shumë dhe të bësh goxha ndeshje, të cilat unë nuk i kam ende. Më duhet t i njoh shokët e skuadrës në fushë dhe jashtë saj, por dalëngadalë do t ia arrij.
Në fushë e kërkuat shpesh kombinimin me Leo Mesin.
Sepse është kënaqësi të luash me të, është një lojtar që ta lehtëson lojën. Ai ta jep topin në atë mënyrë, saqë gjysma e punës tënde është e bërë. Por te Barça, të gjithë, të rinj apo yje, e kërkojnë topin dhe nuk fshihen. Eshtë kënaqësi të luash kështu dhe është më e thjeshtë.
Por rezultati nuk qe në favorin tuaj…
Po, e vetmja gjë që nuk shkoi mirë, bashkë me faktin që tentova, por nuk shënova dot.
Të dielën mund të ngrini trofeun e parë me Barcelonën, atë të Superkupës së Spanjës.
Jam gati. Do të doja të luaja, por varet gjithçka nga trajneri.

Post Reply