Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:41

Çelsi kërkon brazilianin Dede


Mbrojtësi brazilian i Borusias së Dortmundit, Dede, ka pohuar se ekipi anglez i Çelsit ka shprehur interesimin e tij për lojtarin 27-vjeçar. Braziliani deklaroi se tratativat tashmë kanë nisur dhe së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje. "Kemi pasur dy takime me drejtuesit e Çelsit. I fundit u zhvillua para dy javësh dhe ata konfirmuan interesimin ndaj meje. Unë nuk luaj në kombëtare dhe kjo ka qenë arsyeja se përse unë nuk kam luajtur në Premier Ligë. Drejtuesit e Çelsit më thanë që do të kontaktonin edhe me drejtuesit e Borusias, për të arritur një marrëveshje. Ekipi i Borusias ka 50 milionë euro borxh dhe në sezonin e kaluar rrezikoi falimentimin. Shitja e Dedes te Çelsi mund ta përmirësonte deficitin financiar të klubit. Çelsi ka kërkuar shumë lojtarë në repartin e mbrojtjes dhe disa prej tyre kanë qenë Eshli Kol, Kaladze dhe Marek Jankulovski, por tashmë Dede duket më afër se kurrë pranë klubit londinez.

Venger: Vendi i dytë, i merituar

Trajneri i ekipit të Arsenalit, Arsen Venger, deklaroi se është mjaft i fokusuar në kampionat, pavarësisht se ekipi i tij pothuajse e ka siguruar vendin e dytë. Fitorja 3-1 ndaj Liverpulit i siguron Arsenalit vendin e dytë dhe kualifikimin për në Championsin e ardhshëm. "Vendin e dytë e kemi merituar. Nuk është e lehtë të jesh në vend të dytë në Premier Ligë. Jemi mjaft të fokusuar për ndeshjet e mbetura," - përfundoi Vengeri.

Kudiçini, i kënaqur te Çelsi

Numri dy i portës së ekipit të Çelsit, Karlo Kudiçini, ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me Arsenalin ose Mançesterin. Italiani i bluve është ulur në stolin e rezervave, që nga ardhja e portierit Petr Çeh. Para ardhjes së portierit të kombëtares çeke, Kudiçini konsiderohej si një nga portierët më të mirë të Premier Ligës. Agjenti i tij tha: "Nuk kemi pasur asnjë kontakt me klubet e tjera. Karlo ka edhe tre vjet në kontratë dhe është mjaft i kënaqur këtu."


Shirer: Nuk e kam problem stolin

Sulmuesi i Njukasëllit, Alan Shirer, deklaroi se nuk kishte asnjë problem me qëndrimin e tij në stol, në dy ndeshjet e fundit. Dy javë më parë, ndaj Fulhamit, Shireri qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol dhe në javën e kaluar luajti vetëm në 10 minutat e fundit ndaj Evertonit. "Nuk kam asnjë problem me lënien në stol. Këtë vendim e kemi marrë bashkë me trajnerin. Që nga ndeshja në Lisbonë nuk jam ndier në formë dhe i kuptoj mjaft mirë arsyet e mosaktivizimit tim," - përfundoi Shireri.

Arteta, e ardhmja larg Premier Ligës

Ekipi i Espanjolit do të kërkojë t'i rrëmbejë Evertonit mesfushorin Mikel Arteta. Ish-lojtari i Glasgou Rejnxhërsit është dhënë hua në "Gudison Park" nga ekipi i Real Sociedadit dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e ekipit spanjoll. Trajneri i ekipit të Espanjolit, Migel Angel Lotina, deklaroi: "Nëse duam të kemi një ekip kompetitiv në Europë, do të na duhet Mikeli."

Mojes: Evertoni e meriton Championsin

Trajneri i ekipit anglez të Evertonit, Dejvid Mojes, u shpreh i kënaqur për arritjet e ekipit të tij gjatë këtij sezoni. Evertoni është gjashtë pikë para Liverpulit dhe duket se do të jetë ekipi i katërt që do të përfaqësojë Anglinë në Champions. Trajneri Mojes tha: "Shpresoj që Liverpuli të fitojë Championsin, por nuk ka dyshim që Evertoni e meriton Championsin, pasi kemi zhvilluar një sezon fantastik."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:48

Sulmuesi holandez nuk e ka rigjetur akoma formën e tij, pas dëmtimeve të shumta gjatë këtij sezoni

Van Nistëlroi: U nxitova në rikthimin tim


Sulmuesi holandez i ekipit të Mançesterit, Rud Van Nistëlroi, pohoi se kthimi i tij në fushën e lojës, pas dëmtimit në kavilje, kishte qenë i përshpejtuar. Holandezi pranoi se kishte gabuar, kur vendosi të luante në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ndaj Milanit. Në muajin e fundit, Van Nistëlroi ka shënuar vetëm dy gola në Premier Ligë. Goli i shënuar ndaj Çelsit ishte i vetmi për Mançesterin, i cili humbi me rezultatin 1-3. Gjatë këtij sezoni, Van Nistëlroi ka shënuar vetëm 15 gola, shumë pak në krahasim me tri sezonet e kaluara, ku holandezi shënoi në total 110 gola me fanellën e Mançesterit. Van Nistëlroi erdhi në "Old Traford" në vitin 2002, nga ekipi holandez i PSV-së, por gjatë këtij sezoni është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta. Që nga ardhja e tij, Mançesteri ka pasur një nga sulmet më të rrezikshme në Premier Ligë. Por, një operacion në gju dhe më pas dëmtimi në kavilje e kanë lënë Van Nistëlroin jashtë fushës, për pjesën më të madhe të sezonit. Dëmtimi në kavilje, në mes të sezonit, e detyroi holandezin të qëndronte gjashtë javë jashtë fushës dhe rikthimi i përshpejtuar e keqësoi gjendjen. Van Nistëlroit iu deshëm tetë javë për të shënuar golin e parë, pas rikthimit, duke shënuar një dygolësh në kupë ndaj Njukasëllit. Vetë lojtari deklaroi se rikthimi i tij kishte qenë i gabuar, pasi forma e tij nuk ishte optimale. "Luajta i dëmtuar për shumë kohë. Për gjashtë javë durova shumë dhimbje, derisa m'u desh të ndaloja. Kjo gjë më kushtoi tre muaj. Më erdhi vërtet keq, pasi sapo isha rikuperuar nga dëmtimi në gju. Për mua, ky ka qenë sezoni më i vështirë, që nga ardhja te Mançesteri. Në tri sezonet e para nuk kam pasur asnjë dëmtim serioz, por gjatë këtij sezoni kam pësuar aq shumë dëmtime, sa nuk kam pasur mundësi të luaj në 100%. Në fillim të verës së kaluar pësova dëmtimin në gju dhe pas operacionit u dëmtova në kavilje. Kjo e bën shumë të vështirë rikthimin në formën e mëparshme. Gjithashtu, golat e shënuar në këtë sezon nga Mançesteri, tregojnë një mospërputhje të Van Nistëlroit me sulmuesin e ardhur nga Evertoni, Uejn Runin. Dyshja e sulmit ka luajtur vetëm në 17 ndeshje bashkë dhe ka arritur të shënojë 15 gola. Uejn Runi kaloi nga Evertoni te Mançesteri, me vlerën e 27 milionë eurove, dhe nuk ka arritur të shënojë rregullisht për "Djajtë e kuq". "Uejni ka luajtur vërtet mirë në këtë sezon, - deklaroi Van Nistëlroi. - Nga ai pritej akoma më shumë, por mos të harrojmë që ai është vetëm 19 vjeç. Ajo që më ka bërë përshtypje, ishte se ai arriti të ambientohej shumë shpejt me ekipin. Besoj se është përmirësuar shumë që nga ardhja e tij në "Old Traford". Runi zhvilloi një sezon fantastik dhe besoj se në të ardhmen do të përmirësohet akoma më shumë," - përfundoi holandezi.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:49

Portugezi ia dedikoi fitoren në "Old Traford" kapitenit Terri


Mourinjo: Rekordi, motivacioni ynë



Trajneri i Çelsit, Hoze Mourinjo, u shpreh se fitorja e së martës ndaj Mançesterit me rezultatin 3-1, ka qenë prova e një sezoni impresionues të bluve. Çelsi theu dy rekordet e mëparshme të Mançesterit. Me fitoren e pardjeshme, blutë kanë 94 pikë, dy më shumë se rekordi i Mançesterit, i cili nuk thyhej prej 11 vitesh. Gjithashtu, Çelsi shënoi edhe fitoren e 29-të në këtë sezon, një më shumë se Mançesteri, gjatë sezonit 1994-95. "Çdo gjë ishte e përkryer. Rekordi na dha motivacionin e duhur, ne donim ta thyenim atë dhe për ne ky është një moment i veçantë. Jemi të lumtur që vendosëm një rekord të ri dhe që arritëm ta bënim këtë ndaj një ekipi të madh si Mançesteri, i cili ka dominuar në dhjetëvjeçarin e fundit në Premier Ligë," - deklaroi Mourinjo. Portugezi shtoi se diferenca e 20 pikëve me Mançesterin, nuk tregon ndryshimin në nivel të të dyja ekipeve. "Njëzet pikë nuk tregon një diferencë të madhe midis dy ekipeve, pasi Mançesteri ka lojtarë të talentuar. Ata e nisën keq dhe e përfunduan keq sezonin, por nga mesi na vunë disa herë në vështirësi." Këtë fitore, Mourinjo ia dedikoi kapitenit Xhon Terri, i cili nuk ishte në fushë, për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë: "Ia dedikoj këtë fitore Xhonit, pasi do të kishte dashur të ishte me ne sonte. Kjo fitore është për kapitenin tonë. Si një lojtar i rritur te Çelsi, ai ndihet më krenar nga të gjithë për rekordin." Trajneri Mourinjo u shpreh optimist për të ardhmen, duke thënë: "Jam i bindur se me këta lojtarë që kemi, mund të përsërisim suksesin e këtij viti," - deklaroi Mourinjo. Edhe sulmuesi islandez, Edjur Gudjonsen, ishte i bindur se ekipi i tij do të fitonte edhe në sezonin e ardhshëm: "Ky sezon mund të kishte qenë akoma më i suksesshëm, po të kishim arritur në finalen e Ligës së Kampioneve, por titulli ishte një fillim i mbarë. Do të luajmë edhe ndeshjen ndaj Njukasëllit dhe më pas do t'i gëzohemi statusit të kampionit," - përfundoi Gudjonseni.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:52

12-05-2005

Lajme shkurt nga Premier Liga




Berkamp: Arsenali duhet të vendosë

Sulmuesi i ekipit të Arsenalit, Denis Berkamp, deklaroi se ekipi i tij duhej të merrte një vendim sa më shpejt, për të ardhmen e tij. Holandezi deklaroi se Arsenali duhej të vendoste, nëse do t'i ofronte një kontratë të re lojtarit 36-vjeçar. "Jam pak i mërzitur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Unë nuk kam ndryshuar mendim dhe dua të qëndroj, por drejtuesit e klubit duan të lënë gjithçka për në minutën e fundit," - deklaroi Berkampi.

Barosh: Asnjë kontradiktë me Benitezin, por...

Sulmuesi çek i Liverpulit, Milan Barosh, deklaroi se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje me trajnerin e tij, Rafael Benitezin, por pranoi se spanjolli ia kishte bërë të vështirë zënien e vendit si titullar në ekip. "Nuk është e vërtetë që kam pasur kontradikta me Benitezin. Por mërzitem kur jam në formë dhe detyrohem të ulem në stol," - përfundoi Baroshi.

Liverpul-Njukasëll, sfida për Boa Morten

Sulmuesi portugez i Fulhamit, Boa Morte, është vënë në shënjestrën e Liverpulit dhe Njukasëllit. Dy ekipet angleze janë shprehur të interesuara për sulmuesin 27-vjeçar, i cili ka shënuar 18 gola gjatë këtij sezoni. Për Morten, Liverpuli është i gatshëm t'i ofrojë Fulhamit sulmuesin e ri, Stefen Uarnok, por edhe Njukasëlli mund të luajë kartën e lojtarit Andi O'Brajan. Boa Morte është një lojtar klasik, i cili e ka tërhequr mjaft vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Mançesteri hidhet në sulm për Maniken

Pas heqjes dorë mga francezi Esien, Mançesteri kërkon të sjellë në "Old Traford" mesfushorin portugez të Portos, Maniken. Mesfushori i kombëtares portugeze pati shënuar ndaj Anglisë në Europianin e 2004-s dhe duket si një alternativë e mirë, pas dështimit për të sjellë mesfushorin e Lionit, Esien. Manike është kërkuar edhe nga ekipi i Dinamos së Moskës, i cili, që nga ardhja e presidentit të ri Aleksei Fedoriçev, ka investuar shumë në blerjen e "yjeve".

Venger: Nuk do ta zëvendësojmë Edunë

Trajneri i ekipit të Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se nuk do të kërkonte për një zëvendësues të mesfushorit brazilian, Edu, i cili ka pohuar se do të largohet nga "Hajburi", në fund të këtij sezoni. Për brazilianin është hedhur në sulm edhe ekipi i Juventusit. "Me largimin e tij, ne humbasim një lojtar të madh, por e respektoj vendimin e tij. Kam shumë lojtarë në rolin e tij dhe nuk kam nevojë për të tjerë," - përfundoi Vengeri.

Erikson: Douning, talenti i ri i Anglisë

Trajneri i përfaqësueses angleze, Sven Goran Erikson, beson se mesfushori i Midëllsbrout, Stjuart Douning, mund të "shpërthejë" në Botërorin e 2006-s. Douning, 20-vjeçar, ka luajtur vetëm një ndeshje me kombëtaren angleze, në barazimin ndaj Holandës, por suedezi u shpreh i bindur për cilësitë e lojtarit anglez. "Ka talent dhe shumë besim në vetvete. Në qoftë se vazhdon kështu, mund të jetë një nga zbulimet e ardhshme të botërorit."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 15:03

Sulmuesi francez analizon sezonin e Arsenalit, flet për Realin dhe Barçën si dhe planifikon të ardhmen

Henri: Në futboll fituesit nuk gjykohen




Tierri Henri është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi që ka pësuar në fillim të muajit prill dhe përgatitet për ndeshjen e fundit të Premier Ligës, atje ku me 25 gola kryeson renditjen e golashënuesve. Francezi mbetet një nga futbollistët më të lakuar në merkato dhe vazhdon të pushtojë zemrat e fansave në të gjithë botën. Pavarësisht nga mënyra e tij e lojës, Henri e pranon se në futbollin e sotëm, kanë rëndësi rezultatet dhe jo loja e bukur. Ja cila ka qenë intervista e dhënë nga sulmuesi i Arsenalit për shtypin spanjoll, ku flet për Serinë A, Premier Ligën dhe Primera Divizionin:
- Si e vlerësoni sezonin tuaj në Premier Ligë?
- Ishte një vit i vështirë. Në Angli shihen shumë rekordet dhe 49 ndeshjet pa humbje të Arsenalit bënë bujë. Rreth nesh, presioni ishte i padurueshëm dhe na u desh të lëshonim, por ky lëshim na kushtoi titullin. Në vendet e tjera të Europës nuk ndodh kjo. Gjithsesi, më vjen keq, sepse në atë ndeshje që u thye rekordi, nuk e meritonim humbjen.
- Pra nuk ka qenë një vit i mirë...
- Mund të fitojmë Kupën e Anglisë, duke mundur në finale Mançesterin. Ndoshta është pak, por një skuadër si Arsenali nuk mund ta mbyllë sezonin pa trofe. Kjo vlen edhe për Milanin apo Realin në Spanjë.
- Eshtë kurioz fakti që të gjitha skuadrat që luajnë futboll sulmues, me përjashtim të Milanit, nuk kanë triumfuar në Europë. Kanë dominuar Çelsi dhe Liverpuli. Ka nisur një epokë e re në futboll?
- Po, mund të jetë. Për shumë kohë pamë të luhej me vendosjen taktike 4-3-3. Tani është rikthyer në modë vendosja taktike 4-4-2 dhe ndoshta ajo 4-5-1, me futbollistë anësorë që dinë të sulmojnë. Këto skuadra kanë gjetur mënyra të tjera si mund të fitojnë. Të tjera si Arsenali, Reali, Milani dhe Barcelona mendojnë më shumë për të luajtur me topin, sesa të mbrohen. Kjo nuk është një kritikë për Çelsin. Them vetëm se është një mënyrë tjetër loje. I japin prioritet mbrojtjes dhe jo sulmit. Në futbollin e sotëm është e rëndësishme vetëm fitorja. Shikoni Milanin dhe Juventusin. Janë të barabartë në Itali dhe kanë mënyra të ndryshme loje.
- Pra mendoni se nuk është e rëndësishme të punohet me trajner difensiv, si Mourinjo apo Benitez...
- Unë mendoj se e rëndësishme është të fitohet, nuk ka rëndësi se si. E thashë që ka shumë mënyra loje për një skuadër, por në fund të sezonit kanë rëndësi vetëm trofetë. Nëse do të më duhej të zgjidhja ndërmjet futbollit spektakolar dhe eliminimit në çerekfinale, apo futbollit difensiv dhe mundësisë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve, zgjedhja ime do të ishte padyshim kjo e dyta.
- Si ju duket puna e bërë nga Rafa Benitez te Liverpuli?
- Ka bërë një punë të mirë. Në fillim, kur i duhej të fitonte ndaj Olimpiakosit, për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve, shtypi anglez filloi ta kritikonte. Unë jam i bindur se një trajneri i duhet dhënë kohë për të punuar dhe vetëm pastaj mund t'i bëhet bilanci i asaj që ka arritur. Liverpuli nuk ka bërë një kampionat në lartësinë e duhur, por ka arritur finalen e Championsit, prandaj të gjithë duhet të përgëzojnë edhe Benitezin. Personalisht njoha aftësitë e tij që kur drejtonte Valencian.
- Cili nga spanjollët që luan me Liverpulin ju ka habitur më shumë?
- Luis Garsia. E kam parë edhe duke luajtur te Barça. Por tani duket një futbollist krejtësisht tjetër, më i kompletuar. Luan në qendër, në të majtë, në të djathtë, shënon, jep asiste dhe e godet mirë portën. Eshtë futbollist me nivel. Gjithashtu njihja edhe aftësitë e Ksabi Alonso që kur luante për Sociedadin.
- Mendoni se Zidani ka dhënë më të mirën e tij apo ka ende për të dhënë në vitet e fundit të kontratës së tij me Realin?
- Të dyja. Zidani të habit në gjithçka. Ju siguroj se si njeri është edhe më i përkryer sesa si futbollist. Imagjinoni si do të jetë. Kur kalon në rrugë, është shumë i turpshëm nga vëmendja që i kushtojnë njerëzit. Eshtë një njeri i çiltër dhe për këtë njerëzit e duan. Për të nuk duhet të flasë askush, pasi ai vetë nuk merret me fjalë. E kini vënë re? Mendon vetëm për të luajtur."
- Por nuk është më Zidani i ditëve më të mira...
- Gjithsesi, ai nuk fshihet kurrë. Gjithmonë që të jetë pranë topit. Asnjëherë nuk ankohet dhe është një fitues i lindur. Mund të flas për Zizunë për një ditë të tërë.
- Në një intervistë rreth një vit e gjysmë më parë, ju deklaruat se Rauli është numri 1. Vazhdoni ta mendoni kështu edhe pas kritikave që ka pasur kapiteni i Realit kohët e fundit?
- Unë kam thënë se më duket e çuditshme që Rauli nuk e ka fituar asnjëherë "Topin e artë", sepse e meritonte atë. Sa herë që dikush më pyet si është e mundur që nuk fituat atë apo këtë trofe, unë i përgjigjem duke i thënë se si është e mundur që Rauli nuk e ka fituar asnjëherë "Topin e artë". Ai është i pabesueshëm. Këtë vit ndoshta nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por njerëzit nuk duhet të harrojnë se ç'ka dhënë Rauli. E ka të gjithë karrierën përpara dhe jam i bindur se spanjolli do të tregojë "mrekulli" të tjera deri në fundin e karrierës së tij.
- Pra, nuk ju habit edhe rënia e Realit...
- Nuk do të përdorja fjalën "rënie". Ata u bënë viktima të epitetit "galaktik", një epitet që futbollistët e Realit nuk e kanë përmendur asnjëherë për veten e tyre. Eshtë një term që ka dalë nga shtypi dhe nga tifozët, jo nga futbollistët. Kujtoj që kur fituan Ligën e Kampioneve nën drejtimin e Del Boskes, nuk konsiderohej skuadra e "galaktikëve". Dhe të mendosh se ai grup u shpall kampion Europe. Për ta bërë edhe më të qartë: Në rast se Arsenali do të fitojë Ligën e Kampioneve në Angli, do të jemi heronj, Spanja kërkon më shumë nga Reali. Për këtë them se nuk mund të flitet për rënie në sezonin e Realit.
- Por nuk mund të jetohet me të kaluarën, apo jo?
- E mendoj si futbollist: Reali i Madridit nuk ka mbaruar. Pashë ndeshjen Real-Barcelona, dy skuadra të mëdha që zhvilluan ndeshjen më të bukur për të gjithë sezonin në kampionatet e Europës.
- Ju keni deklaruar se Kaka, Adriano dhe Ronaldinjo janë sulmuesit më të mirë të planetit. Po Ronaldo?
- Unë kam thënë se cilët janë talentet e së ardhmen, sepse në rast se do të përmendja sulmuesit më të mirë, nuk mund të harroja Raulin. Këto vitet e fundit, Zidani në mesfushë dhe Ronaldo në sulm kanë shkruar historinë e futbollit.
- Ç'mendim keni për Samuel Etonë?
- Nuk më habit ecuria e tij. Kishte kohë që kërkonte vetëm një vitrinë të rëndësishme për t'u shprehur. Barça ia dha mundësinë dhe tani po përfiton.
- E shihni ndryshe nga të tjerët?
- Po, te Barcelona ka shumë futbollistë unikë, Eto është një nga ata. Nga hiçi mund të krijojë një gol.
- Keni deklaruar se do ta kishit ëndërr të luanit në Madrid. I konfirmoni këto fjalë?
- (Qesh). Nuk mund të luaj me Realin, sepse nuk e ka fituar ende "Topin e artë". Duke lënë më një anë shakatë, jam mirë tek Arsenali dhe nuk mendoj për asnjë skuadër tjetër. Reali, Milani, Barcelona janë skuadra, në të cilat mund të luaja kur isha më i ri. Tani historia ka ndryshuar: kam një kontratë për të respektuar dhe një jetë për të vazhduar, atje ku jam i lumtur, në Londër.


Francezi thotë:


Për Arsenalin: "Në Angli shihen vetëm rekordet. Presioni i shumtë na kushtoi titullin."
Për Luis Garsian: "Luan në qendër, në të majtë, në të djathtë, luan mirë me të dyja këmbët, shënon dhe jep asiste. Eshtë një futbollist i kompletuar."
Për Raulin: "Kur më pyesin si është e mundur që nuk keni fituar këtë apo atë trofe, i përgjigjem duke i thënë, si është e mundur që Rauli nuk e ka fituar "Topin e artë".
Për Zidanen: "Për të nuk duhet të flasë askush, pasi ai nuk merret me fjalë. E keni vënë re? Mendon vetëm për të luajtur."
Për Realin: "Vuajtën epitetin "galaktik". Një epitet që vetë futbollistët nuk e kanë përmendur asnjëherë për veten e tyre."
Për Etonë: "Nuk më habit ecuria e tij. Ai mund të "krijojë" një gol nga hiçi."
Për të ardhmen: "Kam një kontratë për të respektuar dhe një jetë për të vazhduar atje ku jam i lumtur, në Londër."

Pasaporta e Henrisë

Emri: Tierri
Mbiemri: Henri
Datëlindja: 17.07.1977
Gjatësia: 188 cm
Pesha: 83 kg
Vendlindja: Paris
Kombësia: franceze
Roli: Sulmues
Skuadra: Arsenali
Numri i fanellës: 14

Transferimet

Janar 1999, nga Monako te Juventusi (10.7 milionë euro).
Qershor 1999, nga Juventusi tek Arsenali (10.5 milionë euro).

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 21 May 2005 , 20:45

Ka fituar Arsenali kupen e mbretneshes ne penallti 5 me 4
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 24 May 2005 , 18:21

Mesfushori i Arsenalit i bën thirrje E.Kolit dhe Rejesit, që të mos largohen nga ekipi

Vieira: Të shmangim largimet e lojtarëve


Pas fitimit të Kupës së Anglisë, kapiteni i ekipit të Arsenalit, Patrik Vieira, u kërkoi shokëve të tij të skuadrës, Eshli Kolit dhe Hoze Antonio Rejesit, të qëndrojnë në ekip edhe në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Kolit është vënë në dyshim, pas zërave për një kalim të mundshëm të mbrojtësit 25-vjeçar, drejt ekipit të Çelsit, ndërsa Rejesi është shprehur disa herë se dëshiron të rikthehet në Spanjë. Pas ndeshjes ndaj Mançesterit, Vieira u shpreh se një largim i dy futbollistëve gjatë kësaj vere, mund të dobësonte organikën e ekipit të Arsenalit. "Për ne është e rëndësishme të mbajmë lojtarët në ekip, pasi vetëm kështu mund të ruajmë nivelin e ekipit tonë. Lojtarët që do të vijnë gjatë verës, do ta përforcojnë akoma më shumë ekipin. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që Eshli Kol dhe Antonio Rejesi të qëndrojnë me ne, por nuk dua të flas për këtë, sepse vitn e kaluar u thanë të njëjtat gjëra për mua dhe asnjë nga lojtarët nuk shprehu asnjë mendim. Do të ishte mirë të mos largohej asnjë lojtar nga ekipi, pasi kjo është mënyra e vetme që ne të vazhdojmë të përmirësohemi," - deklaroi Vieira. Mesfushori francez deklaroi se Eshli Kol është shumë i përkushtuar ndaj klubit dhe Arsenali duhet të bëjë çmos për ta mbajtur anglezin në "Hajburi": "Mënyra se si ai ka luajtur gjatë kohëve të fundit, tregon se sa i lidhur është Eshli me këtë klub. Ai dëshiron të qëndrojë këtu dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. Drejtuesit e Arsenalit duhet të bëjnë çmos për ta mbajtur në "Hajburi" dhe për mua kjo është normale. Mund të pyesni këdo dhe të gjithë e dinë se sa i lidhur është Eshli me këtë klub. Këtë e tregoi edhe gjatë finales së të shtunës." Gjithashtu, Vieira u shpreh i kënaqur, që Denis Berkamp do të qëndrojë tek Arsenali edhe për një vit: "Denisi do të firmosë një kontratë 1-vjeçare dhe ky është një lajm shumë i mirë për ne, sepse largimi i Edusë do të lërë një boshllëk të madh në skuadër. Eksperienca e Berkampit do t'u shërbejë edhe lojtarëve të rinj." Vieira u shpreh se gara për titull do të jetë e vështirë në sezonin e ardhshëm, pasi Çelsi dhe Mançesteri po përmirësohen shumë. "E merituam Kupën e Anglisë, pasi zhvilluam një sezon të mirë dhe do të kishte qenë mëkat po të mos fitonim asnjë trofe. Nëse vazhdojmë kështu, kam besim se do të kemi shumë mundësi për ta fituar titullin. Po të mos fitonim asgjë gjatë këtij sezoni, do të kishim më shumë presion për sezonin e ardhshëm. Në finale, Mançesteri tregoi se do të jetë një nga rivalët për titull në sezonin e ardhshëm. Në dhjetë vitet e fundit, Arsenali dhe Mançesteri kanë qenë rivalët kryesorë për titull, por tani ka katër skuadra, të cilat mund të fitojnë titullin. Fitimi i Kupës së Anglisë ka qenë një çlirim i madh për mua, pasi në finalen e UEFA-s, tri vite më parë, gabova penalltinë vendimtare, por kështu fiton dhe humb në jetë dhe kësaj here fati ishte nga ana jonë", - përfundoi Vieira.


Arsenal: Koli dhe Berkampi do të qëndrojnë
Duket se mbrojtësi Eshli Kol nuk ka ndër mend të largohet nga ekipi i Arsenalit, pas deklaratës së zv.presidentit të klubit londinez, Deivid Dein, i cili deklaroi se në verë nuk do të largohej asnjë lojtar nga ekipi. "Asnjë nuk do të largohet. Do të mundohemi të përforcojmë ekipin, duke sjellë disa lojtarë të rinj. Berkampi do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, kurse Eshli Kol është dhe do të mbetet një lojtar i Arsenalit," - përfundoi Deini.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 24 May 2005 , 18:29

Lajme shkurt nga Premier Liga



Masë disiplinore për trajnerin Sounes

Trajneri i ekipit të Njukasëllit, Grem Sounes, do të përballet me një masë disiplinore, pas komenteve të bëra pas humbjes 2-0 ndaj ekipit të Evertonit. Drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit deklaruan se Sounesi ka kohë deri më 6 qershor, për t'iu përgjigjur akuzave të bëra ndaj tij. Në rast se ai shpallet fajtor, Sounesi do të duhet të paguajë një gjobë prej 15.000 stërlinash.

Rednap: Do të rikthej S'themptonin në Premier

Ekipi i Sauthemptonit ka bërë të ditur se trajneri Herri Rednap do të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht rënies nga kategoria. "Më vjen keq që nuk mundëm të siguronim qëndrimin në Premier Ligë, por nuk do të largohem, pasi kam dëshirë ta përfundoj punën e nisur këtu," - deklaroi Rednapi. Sauthemptonit do t'i duhet të përballet me largimet e shumë lojtarëve titullarë, të cilët nuk kanë pranuar t'i rinovojnë kontratat e tyre.

Roi Kin: Mançesteri do të "rilindë"

Kapiteni i ekipit të Mançester Junajtidit, Roi Kin, deklaroi se ekipi i tij tashmë duhej të hidhte pas humbjen në finalen e kupës dhe duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm. "Kemi mundësi të rikthehemi si më të mirët. Mënyra se si reagon ekipi, pas zhgënjimeve, tregon karakterin e fortë të Mançesterit. Dominuam ndeshjen, por Arsenali mori kupën," - deklaroi Kini.

Mançester Siti, në sulm për D'Alesandron

Ekipi i Mançester Sitit është hedhur në sulm për argjentinasin e Volfsburgut, Andres D'Alesandron, i cili është pranë largimit nga ekipi gjerman. Trajneri Stjuart Pirs ka deklaruar se do të donte ta kishte në ekip argjentinasin, por çdo gjë varej nga vetë lojtari. "Më pëlqen shumë si lojtar, por i takon atij të vendosë," - deklaroi Pirsi.

Nanta, edhe më afër rënies nga kategoria

Trajneri i ekipit francez të Nantës, Serzh Le Dizet, u shpreh pesimist për perspektivat e klubit për të qëndruar në Ligën 1. Nanta ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes, pas humbjes 1-0 ndaj Soshosë. "Jemi më afër Ligës 2 sesa qëndrimit në Ligën 1, por nuk duhet të dorëzohemi. E dua këtë klub dhe kjo situatë më dëshpëron shumë", - deklaroi trajneri i Le Dizet.

Fanfan: Të jesh kapiten, është e vështirë

Kapiteni i PSG-së, Zhose Pier-Fanfan, deklaroi se roli i kapitenit ka qenë shumë i vështirë për të, gjatë këtij sezoni. PSG-ja ka zhvilluar një sezon të dobët dhe tashmë renditet në mesin e tabelës. "Nuk e mendoja asnjëherë që roli i kapitenit do të ishte kaq i vështirë. Nuk e kërkova këtë detyrë, por nuk refuzova ta kryeja atë. Lojtarët nuk kanë pasur harmoni midis tyre dhe kjo ma ka vështirësuar shumë punën."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:42

Çelsi, favorit për Esienin


Çelsi është në "pole positon", për të marrë Mikael Esienin nga Lioni. Blutë e Londrës e kanë lënë pas Realin dhe Mançesterin në luftën për të marrë Esienin, i cili u shpall futbollisti më i mirë i Ligës 1 në sezonin që sapo u mbyll. Sipas menaxherit të futbollistit Fabien Pivetau, fakti që Esien nuk është komunitar e ka frenuar Realin, dhe kështu Çelsi është skuadra favorite për të marrë shërbimet e mbrojtësit ganez të Lionit. Pivetau u shpreh: "Ne kami biseduar me Realin, por ata nuk mund të merrnin një futbollist ekstrakomunitar. Tani më pranë futbollistit është Çelsi dhe mendoj se dy klubet duhet të fillojnë bisedimet për të gjetur një marrëveshje ndërmjet tyre." Kjo e fundit nuk duket e vështirë. Mourinjo ka kërkuar një anësor të djathtë dhe Abramoviç do të bëjë gjithçka për ta kënaqur. Kështu që rezistenca e Lionit pritet të jetë e vogël, edhe pse presidenti i skuadrës franceze, Aulas, ka deklaruar se dëshiron ta mbajë edhe për një vit 22-vjeçarin.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:42

Sulmuesi çek ka deklaruar se mund të largohet këtë verë nga Liverpuli

Barros: Kam një ofertë nga Valencia


Milan Barros ka pranuar se mund ta lërë Liverpulin në merkaton e verës, pas një oferte që ka marrë nga Valencia. Sulmuesi çek ishte titullar në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Milanit dhe u zëvendësua nga Sise, pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, deklaroi se do të bënte disa ndryshime në skuadër këtë verë dhe Barros duket se bën pjesë në listën e atyre që do të largohen. Edhe vetë futbollisti ka thënë, ditë më parë, se një sezon tjetër në "Anfild Road" do të ishte shumë i vështirë, pas marrëdhënieve jo të mira që ka pasur me Benitezin në sezonin e fundit. Shënuesi më i mirë në kampionatin e fundit europian kërkohet nga Valencia dhe nga Njukasëlli. Gjithsesi, klubi spanjoll duket më afër sulmuesit 23-vjeçar, i cili shprehet: "Mesa duket, këtë verë do të largohem nga Liverpuli, por se ç'do të ndodhë, nuk e di. Asgjë nuk është e sigurtë, dhe javën e ardhshme do të vendos sëbashku me menaxherin tim. Kam marrë një ofertë nga Valencia; disa skuadra të tjera janë interesuar për mua, por ekziston edhe një mundësi, sado e vogël, që të qëndroj në Liverpul. Të them të vërtetën, do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja në Valencia vitin e ardhshëm, por ju siguroj se edhe Liverpuli nuk do të ishte aspak keq. Tifozët më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme, por ndoshta për njeriun vjen gjithmonë një moment, kur duhet t'i thotë lamtumirë atyre të do. Dua të luaj më shpesh, dhe kjo është arsyeja që më shtyn të shoh një të ardhme larg Liverpulit."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:43

Spanjolli me Liverpulin, dhe portugezi me Çelsin kanë thyer dominimin disavjeçar të Arsenalit dhe Mançesterit

Benitez-Murinjo, duel latin në Angli

Eshtë shumë e vështirë të fitosh që në vitin e parë në drejtimin e një skuadre, por për Benitezin dhe Mourinjon këtë sezon nuk ka qenë kështu. Dy trajnerët latinë, njëri portugez dhe tjetri spanjoll, kanë pushtuar Anglinë. Dominimi i Arsenalit dhe Mançesterit është vetëm një kujtim i largët, kur mendon se Liverpuli është shpallur kampion Europe, ndërsa Çelsit ka fituar Premier Ligën, pas 50 vitesh. Por le të shohim një krahasim të detajuar të Rafa Benitezit dhe Hoze Mourinjos, trajnerët me karrierë të ngjashme:
Taktika
Mourinjo ka bazuar gjithçka te ky element; skuadra mbrohet dhe sulmon e gjitha bashkë. Kompaktësia taktike është një nga armët më të forta të Çelsit. Nota 10
Benitez ka kërkuar futbollistë të tjerë në këtë verë, për ta pasur skuadrën taktikisht të vendosur, ashtu siç e mendon ai. Gjithsesi, për momentin po tregohet i aftë me futbollistët që ka në dispozicion. Nota 8
Inteligjenca
Mourinjo ka mësuar nga një trajner i madh si Bobi Robson. Di ta inkurajojë skuadrën dhe t'i thumbojë me fjalë kundërshtarët.
Nota 9
Benitez ka qëndruar një vit pa punë, duke studiuar trajnerët e tjerë. Duket qartë që ky është burimi i inteligjencës së spanjollit. Nota 9
Gjakftohtësia
Mourinjo, gjakftohtë? Po, sepse Hoze ka gjithmonë të drejtë. Edhe pse me Andres Friskun, pas ndeshjes në Barcelonë, nuk u tregua një "xhentëlmen" i vërtetë. Nota 7
Benitez nuk bën armiq, pikërisht për shkak të gjakftohtësisë që e karakterizon. Rafa nuk e ndryshon shpesh mimikën e fytytës, dhe kjo tregon se është gati të presë gjithaçka. Nota 8
Organizimi
Mourinjo ka bërë që idetë e tij të besohen verbërisht nga futbollistët blu. Të gjithë në "Stamford Brixh" rrotullohen rreth tij. Nota 10
Benitez në vitin e tij të parë me Liverpulin ka qenë perfekt në organizimin e skuadrës në fushë, ndoshta edhe më shumë se Mourinjo, por jashtë saj nuk ka qenë në nivelet më të larta. Nota 8
Kostoja (blerjet)
Mourinjo ka shpenzuar shumë, sidomos për Karvalhon dhe Ferreiran, por fitoi titullin dhe justifikoi paratë në merkato. Eshtë një trajner që di të lëvizë në merkato. Nota 8
Benitez ka marrë Hozeminë, Pelkegrinon dhe Nunjezit, futbollistë të panevojshëm, dhe gjithë buxhetin e shpenzoi duke blerë Luis Gersian dhe Ksabi Alonson
Trofetë
Mourinjo ka fituar me Porton Ligën e Kampioneve dhe Kupën UEFA, ndërsa me Çelsin titullin kampion. I mbetet të fitojë diçka të rëndësishme në Europë me Çelsin. Nota 9
Benitez e ka fituar Ligën e Kampioneve në vitin e parë me Liverpulin, dy tituj në Spanjë, dhe një Kupë UEFA me Valencian. Titulli në Premier Ligë do ta kompeltonte palmaresin e tij. Nota 9
Në total
Pavarësisht se Liverpuli e eliminoi Çelsin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, për mënyrën sesi shkoi loja, dhe për ndeshjet e zhvilluara ndërmjet tyre në kampionat dhe Kupën e ligës, Murinjo tregoi se ka diçka më shumë se Benitez
Hoze Moruinjo, nota 8,5
Rafael Benitez, nota 8
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Sep 2005 , 20:29

Mançester, zi për babain e Kristiano Ronaldo

Ylli i Mançester Junajtid Kristiano Ronaldo, nuk do të jetë i vetëm në vajtimin për vdekjen e të atit, Dinis Aveiro, i cili ndërroi jetë ditën e martë në mbrëmje. Pranë tij do të gjendet edhe klubi i Mançester Junajtid që ka bërë të ditur zyrtarisht mbështetjen emocionale në zinë për mesfushorin e tyre 20 vjeçar. “Të gjithë ne jemi në zi për Kristianon dhe familjen e tij, e cila tani gjendet në një periudhë mjaft të vështirë”. Në fakt Ronaldos i është dhënë leje nga klubi anglez për të mos u aktivizuar në turin veror parasezonal në Azi, në mënyrë që t’i qëndronte sa më pranë babait të sëmurë rëndë. Pavarësisht nga dhembja e hidhur, Ronaldo është aktivizuar me skuadrën e tij përfaqësuese në takimin eliminator kundër Rusisë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Oct 2005 , 14:01

Futbollisti i Mançesterit ka abuzuar seksualisht me një grua, në një hotel të Londrës

K. Ronaldo arrestohet për përdhunim

Mançester Junajtid shokohet. Për t’u vënë vulën problemeve të shumta që ka aktualisht klub i “Djajve të Kuq” ka menduar Kristiano Ronaldo. Portugezi është arrestuar dje për dhunë seksuale nga autoritetet policore britanike. Sipas asaj që kanë bërë të ditur forcat e rendit, talenti luzitan ka abuzuar seksualisht me një grua në një hotel të Londrës dhe ndaj tij është prerë dje fleta e arrestit. Sipas të përditshmen angleze “The Mirror”, futbollisti ka qenë dje gjatë gjithë ditës duke u marrë në pytje në një stacion policie të kryeqytetit britanik. Episodi i shëmtuar ka ndodhur në datën 2 tetor të këtij viti dhe ka qenë pikërisht 20-vjeçari, ylli i ri i futbollit portugez, ai që është paraqitur në zyrat e policisë londineze duke treguar komplet ngjarjen. Më pas ndaj tij është marrë masa e arrestit, për një nga krimet më të rënda që dënohet nga ligji i Mbretërisë së Bashkuar. Ende nuk dihet nëse futbollisti do të ndiqet në gjendje të lirë apo do të mbahet në burg. Ndërkaq, klubi i Mançester Junajtid nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen në fjalë, të paktën deri dje në mbrëmje. Pas problemeve të shumta me dëmtimet, si edhe me një formë të dobët që po kalon skuadra në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, teknikut Aleks Ferguson, mesa duket, do t’i duhet të bëjë për njëfarë kohe edhe pa një prej shtyllave të skuadrës. Dje tekniku skocez mori edhe për dëmtinin e Rajan Gigs, që do të qëndrojë një muaj larg fushave, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Lilë ditën e martë, në “Old Traford”. Futbollisti uellsian pati një përplasje me mesfushorin Methju Bodmer në minutën e 71-të të takimit të tretë në grupe, për Champions League.

Ronaldo

Kristiano Ronaldo ka lindur më 5 shkurt të vitit 1986 në Funkal të Portugalisë dhe, pasi ka luajtur në atdhe me bluzën e Sportingut të Lisbonës, në vitin 2003 ai veshi bluzën e klubit më të pasur të botës, atë të Mançester Junajtid. Detyra e tij ishte zëvendësimi i kapitenit të larguar drejt Realit të Madridit, Devid Beckham. Në Evropianin e vitit 2004 ai ishte udhëheqësi i Kombëtares së Portugalisë deri në finalen e kompeticionit, që u fitua nga Greqia me një gol të Haristeas në minutën e 57-të të ndeshjes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Nov 2005 , 15:05

"The Sun", shampanjë për atë që pëson gol nga Krouçi
Pas 19 ndeshjesh të luajtura, sulmuesi i Liverpulit, Peter Krouç, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Edhe pse Rafa Benitezi shpenzoi dhjetë milionë euro që ai të vinte këtë verë, ish sulmuesi i Sauthemptonit duket se nuk rezultoi aq finalizues sa pritej. Duke parë këtë situatë, ka dalë në skenë e përditshmja britanike "The Sun", e cila ka deklaruar se do t'i dhurojë një shportë me shishe të ndryshme shampanje portierit që do të pësojë golin e parë nga sulmuesi 24 vjeçar. Blerja e Krouçit është kritikuar shumë kohët e fundit, duke deklaruar se shifra e paguar ka qenë më e madhe se ç'duhet. Sezonin e kaluar, ai shënoi 16 gola me fanellën e Sauthemptonit. :lol: :lol: :lol:

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 19 Jan 2007 , 14:29

Kena dy ndeshje bombe kyt fundjave :

Shtunden
Liverpool - Chelsea

Dielen
Man.United - Arsenal
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 19 Jan 2007 , 19:00

nese humbe chelsea the fiton Man U. une them se Man U ka pert dalur kampion ne premir leage
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Fri, 19 Jan 2007 , 22:32

Kyt vit as qe nuk diskutohet se MAN U e ka titullin sa do qe tju vij keq tifozave te CELSIT
Kuqeblu perjete!!!!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 20 Jan 2007 , 17:32

liverpool fitoje ndaj chelsea't 2-0 golat nga kute dhe penan, nje ndeshje shum e bukure. por i lumte liverpool'it se e dominoje ndeshjen.

por ishalla fiton Man U'ja nesur. me falne tifozat e Arsenal'it
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 20 Jan 2007 , 21:45

NUK E PRISJA CELSIN ASHTU
PER MUA JASHTEZAKONISHT DOBET
TE GJITHE KETA ZEZAKET I KISHA HEK
TURP SHUME TURP
i perjashtuar

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Sat, 20 Jan 2007 , 23:14

hajde me nji fitore per Man Utd 3-0 dy gola per Ronaldon e nji Roony
Kuqeblu perjete!!!!

Post Reply