Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:38

Kasano ëndërron Afrikën e Jugut

Tek Antonio Kasano dëshira për të veshur fanellën e kombëtares italiane është më e ndezur se kurrë. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit të Sampdorias, Bepe Boco: “Dëshiron të shkojë në Afrikën e Jugut. Objektivi i tij është të zhvillojë një tjetër sezon të madh dhe të vërë në vështirësi Marçelo Lipin, zgjedhjet e të cilit do të respektohen gjithsesi”, ka bërë të ditur menaxheri i lojtarit. “Në qershor do të shohim, - ka vazhduar Boco. - Dua të saktësoj që historia se Kasanon nuk e do grupi i lojtarëve të kombëtares është plotësisht e pavërtetë”.

5 shkrimet e fundit nga Denis Hakani

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:40

atij qe i shin mesazhet 3 shkrime jan ba gabim

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:42

Venger: “Djajtë e kuq” luajtën antifutboll


Autori: Arjan Koci
Data: 01/09/2009
Version Print


Trajneri i Arsenalit i ka cilësuar stilin e lojës së Mançester Junajtid dhe ndërhyrjet e tyre të ashpra

Trajneri i Arsenalit ka kritikuar “Djajtë e Kuq” për taktikën e ndjekur prej tyre në ndeshjen e së shtunës në “Old Trafford”. Junajtid u gjend në disavantazh 0-1 për të fituar në fund 2-1 kundër Arsenalit në përplasjen e parë të madhe mes katër skuadrave kryesore të Anglisë këtë sezon. Andrei Arshavin e kishte kaluar Arsenalin në epërsi në pjesën e parë, por një gol i shënuar me penallti nga Uejn Runi dhe autogoli i Abu Diabit bënë që djemtë e Sër Aleks Fergusonit të fitonin tri pikët e vlefshme. Gjërat u keqësuan për Arsenalin në momentet e fundit të ndeshjes kur trjaneri Venger u ndëshkua, sepse kishte goditur në zemërim e sipër një shishe uji, e cila ndodhej në vijën e zonës së lejueshme për qëndrimin e trajnerit.

Ai u çua në tribunë nga arbitri kryesor, pas sinjalizmit nga gjyqtari i katërt, sepse e shqelmoi shishen e ujit pasi Robin van Persi u gjykua si jashtë loje në një aksion ku u anullua edhe goli i barazimit për Arsenalin. Kjo humbje ishte finalja e një jave të pakëndshme për Arsenalin, gjatë së cilës u përfol shumë për simulimin e Eduardos kundër Sëlltikut, madje Eduardo tani rrezikon të ndëshkohet nga UEFA për simulimin e tij në ndeshjen e plejofit të Ligës së Kampionëve, javën e shkuar.

Me qëllim - Venger është i mendimit se skuadra e tij ishte trajtuar padrejtësisht në prag të një ndëshkimi të pritur nga UEFA për Eduardon dhe ka këmbëngulur se qëndrimi i Junajtid në ndeshjen e së shtunës ishte shumë më i keq se simulimi i sulmuesit të tij të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. “Unë kam parë një lojtar që luan në fushë vetëm për të bërë faulla”, ka thënë Venger i zemëruar. “Për mua, kjo është një gjë shumë më e rëndë dhe urgjente për t’u trajtuar sesa simulimi. Ka lojtarë që nuk ndëshkohen kurrë, ka që nuk marrin as një karton të verdhë të paktën. Mendoj se kjo është më shumë kundër futbollit sesa po të bënte një lojtar atë që bëri Eduardo.

Shikoni se sa faulla të qëllimshëm bëjnë lojtarët dhe nuk ndëshkohen. Ky është një problem edhe më i madh, sepse ndal rrjedhën e lojës. Njerëzit paguajnë për të parë futboll dhe jo goditje të lira”, ka shtuar Venger. Për trajnerin francez futbolli i Junajtid në ndeshjen e së shtunës ishte antifutboll pasi ata ishine të ashpër në ndërhyrje. Junajtid i shkaktoi skuadrës së Arsenalit humbjen e parë këtë sezon. Ndeshja e së shtunës në realitet ishte shumë e fortë dhe në të u dhanë gjashtë kartonë të verdhë për lojtarët e Arsenalit dhe tre për ata të Junajtid. Në lidhje me ndëshkimin e Vengerit, i cili u detyrua të shkonte në tribunë, bordi i gjyqtarëve të Premier Ligës e ka cilësuar të gabuar dhe do t’i kërkojë falje Vengerit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:42

Terri nënshkruan kontratën e re pesëvjeçare dhe u jep fund spekullimeve

Terri, i përkushtuar ndaj Çelsit

Qendërmbrojtësi i Çelsit, Xhon Terri, kapiten i skuadrës, ka nënshkruar një kontratë të re shumëmilionëshe, kontratë që i jep mundësinë atij ta mbyllë karrierën te Çelsi. Kjo kontratë është konfirmim i dëshirës të të dy palëve për të vazhduar bashkëpunimin. Terri ishte objektiv i Mançester Sitit këtë verë dhe klubi nga “Eastland” bëri një ofertë të jashtëzakonshme financiare, nëpërmjet së cilës ai mund të fitonte 280 mijë euro në javë, por u refuzua nga lojtari dhe klubi londinez.

Më pas, Siti e ktheu vëmendjen te Kolo Ture i Arsenalit dhe Joleon Leskot i Evertonit, duke i blerë ata më vonë. Edhe pse pati fjalë se Terri ishte në mëdyshje a të shkonte te Siti, edhe ai edhe klubi i tij e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë. Një deklaratë zyrtare e klubit të Çelsit thotë: “Klubi i Çelsit ka kënaqësinë të konfirmojë se Xhon Terri ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, që e mban atë të lidhur me këtë klub deri në fund të sezonit 2013/14. Ky është konfirmim i dëshirës sonë për ta mbajtur atë në “Stamfrod Bridge” deri në fund të karrierës së tij.”

Qendërmbrojtësi blu është tashmë lojtari më i paguar në klub, duke lënë pas Frenk Lampardin dhe Mikael Balakun. Çelsi i Karlo Ançelotit e ka nisur mirë këtë sezon dhe pas fitimit të Superkupës së Anglisë kundër Mançester Junajtid, ka marrë katër fitore në Premier Ligë dhe udhëheq me pikë të plota.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:16

FIFA denon Chelsea
03/09/2009 15:45



Gael KakutaChelsea nuk mund te bleje me lojtare per dy sezonet e ardhshme. FIFA ka denuar klubin e Abramovich per federimin e francezit Gael Kakuta, i cili ka thyer kontraten me Lens pas bisedimeve me Chelsea.

Nderkohe lojtari eshte skualifikuar per kater muaj.

Vendimi ka ardhur pas atij te Dhomes se Zgjidhjeve te Mosmarreveshjeve te FIFA-s qe ka marre ne shqyrtim apelimin qe i ka bere ceshtjes Lens-i.

Pervec denimit per Kakuta-n, Lens ka kerkuar edhe ndeshkimin e Chelsea qe akuzohet se ka nderhyre tek lojtari qe te thyej kontraten e meparshme.

Lojtari do te paguaje nje gjobe prej 780 mije eurosh dhe nuk mund te luaje per kater muaj, ndersa Blues nuk mund te blejne me lojtare deri ne sezonin e janarit 2011 dhe njekohesisht duhet t’i paguajne Lens-it 130 mije euro.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:22

Ferguson: United mund te fitoje
03/09/2009 17:25

Per sir Alex Ferguson ekipi aktual i Manchester United nuk eshte inferior krahasuar me ate te vitit te shkuar qe fitoi titullin e trete kombetar me radhe.
Sic edhe tregon edhe merkatoja e veres e cila ka qene e kufizuar, Ferguson beson ne skuadren e sivjetshme.

“Nuk ndryshojne planet vjetore per nje humbje. Ne kete sezon besojme ne pjekurine e plote te disa elementeve dhe ne permiresimin e disa te tjereve”, eshte shprehur Ferguson.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:33

Premier Liga nuk është më angleze!


Autori: Arjan Koci
Data: 03/09/2009
Version Print


59.2% e futbollistëve në Premier Ligë janë të huaj. Në merkaton e verës janë shpenzuar 600 mln euro

Tani e tutje mund ta quajmë Premier “Strangers” Ligë, sepse përqindja e lojtarëve të huaj, që luajnë në këtë ligë është më e larta në krahasim me ligat e tjera elitë të Evropës, pasi mesatarja është 42.6%. Këtë përllogaritje e ka bërë gazeta “The Sun”, sipas së cilës të paktën gjashtë nga dhjetë lojtarë që luajnë në kampionatin anglez vijnë nga jashtë, duke e çuar në 59,2% në rang vendi. Por nuk ndalet këtu ky fenomen. Duke parë pesë klubet më të mira të Premier Ligës, mesatarja rritet deri në 72,4%, siç tregon Liverpuli, që falë kampionëve si spanjolli Fernando Torres, vitin që shkoi ishte skuadra më kozmopolitane e futbollit anglez, ku 90% e lojtarëve nuk ishin anglezë. Pak më poshtë gjendet Arsenali, që pas blerjes së rusit Andrei Arshavin, e ka ngjitur në 84,5% kuotën e të huajve në skuadër. Siç thamë, në krahasim me Evropën, Anglia është thuajse në vendin e fundit për sa i përket angazhimit të lojtarëve vendas, pasi ka 60% lojtarë të huaj, e mundur nga Franca (e para me 30,5%), Spanja (35,5%), Italia (39,2%) dhe Gjermania (50,2%). Por në fakt është edhe një tjetër shifër alarmante, që zbulohet nga studimi i bërë nga tabloidi londinez. Kjo ka të bëjë me numrin gjithnjë e më të ulët të yjeve të Premier Ligës, që janë rritur në klubet ku luajnë aktualisht. Në këtë rast, raporti është një në pesë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:34

450 mln stërlina - Klubet e Premier Ligës angleze kanë shpenzuar rreth 450 milionë stërlina në merkaton e verës, duke rregjistruar një ulje në krahasim me 500 milionë stërlinat e vjetshme. Edhe pse niveli i blerjeve nga klubet e tjera të Premier Ligës ka qenë i njëjti, ka pasur 40% rënie në transferimet e bëra nga klubet jashtë Anglisë. Lajmin e ka bërë të ditur firma konsultuese Deloitte. Dobësimi i stërlinës dhe taksa në kufirin e 50% mund të kenë qenë faktorë ndikues, duke e bërë më të shtrenjtë joshjen e yjeve të huaj. Shpenzimet prej 120 milionë stërlinash nga Mançester Siti përbënin 27% të blerjeve në total. Ndërkohë, Aston Vila, Liverpul, Sandërlend dhe Totenhem Hotspur kanë shpenzuar më pak se 25 milionë stërlina secili.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:34

RINOVIMI

Eshli Kol te Çelsi deri në 2013-n

Mbrojtësi i Anglisë, Eshli Kol, ka firmosur një kontratë të re katërvjeçare me Çelsin dhe lajmi është publikuar nga klubi londinez. Një deklaratë e shkurtër në faqen e tyre të internetit thotë: “FC Çelsi ka kënaqësinë të konfirmojë se Eshli Kol ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.” Kol, 28 vjeç, ndjek shembullin e kapitenit Xhon Terri, duke e lidhur të ardhmen e tij me Çelsin. Ai iu bashkua kësaj skuadre pasi u ble nga Arsenali në vitin 2006. Terri firmosi një kontratë pesëvjeçare me Çelsin, javën që shkoi. Eshli Kol, që aktualisht është grumbulluar nga Fabio Kapelo për miqësoren kundër Sllovenisë të shtunën dhe më pas për eliminatoren kundër Kroacisë, ishte autor i një goli shumë të bukur të shtunën që shkoi në fitoren 3-0 kundër Bërnleit në kampionat. Ai ka qenë pjesë përbërëse e mbrojtjes së Çelsit në tre vitet e fundit dhe vjet u bë lojtari i parë që prej vitit 1891 që fitoi për të pestën herë Kupën e Anglisë. Kjo ishte e dyta kupë që ai fitoi me Çelsin, pasi kishte fituar edhe tri të tjera me Arsenalin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:35

Esien: Çelsi mund të fitojë titullin

Aftësia e Çelsit për të mbajtur në skuadër të gjithë lojtarët kryesorë në merkaton e verës e kombinuar me urinë e tyre për të arritur sukses në Angli, ka bërë që Blutë të kenë të gjithë elementët e duhur për të fituar titullin e tretë në Premier Ligë. Kështu mendon ganezi Mikael Esien. Skuadra londineze është tani në krye të renditjes dhe ka akumuluar 12 pikë në katër ndeshje, falë taktikave të trajnerit italian Karlo Ançeloti. “Për shkak se ne kemi kohë që luajmë së bashku, nuk është e vështirë të mësojmë diçka të re dhe sa më shumë praktikë bëjmë, aq më të mirë do të bëhemi”, ka thënë Esien në faqen e tij zyrtare në internet. “Ne jemi mësuar të luajmë me sisteme të ndryshme sipas trajnerëve të ndryshëm. E kemi nisur mirë këtë sezon dhe nuk ka dyshim se do të jemi kështu edhe në të ardhmen. Siç kam thënë në fillim të sezonit, jemi të uritur dhe duam të fitojmë më shumë trofe për Çelsin dhe për vete. Për sa kohë që do të luajmë fort dhe do të përmirësohemi, do të jemi në rrugë të mbarë deri në fund të sezonit”, ka thënë 26-vjeçari

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:35

Babel, gati për t’u rikthyer te Ajaksi

Mesfushori i Liverpulit, Rajën Babel, ka pohuar se mund të marrë në konsideratë një huazim te ish-klubi i tij, Ajaksi, në muajin janar për të qenë pretendent për një vend në përfaqësuesen e Holandës në Kupën e Botës. Babel mezi ka gjetur vend te Liverpuli, që kur iu bashkua kësaj skuadre para dy vitesh dhe kohët e fundit ka marrë edhe një sfidë nga trajneri Benitez, i cili e këshilloi të rriste nivelin e lojës. Lojtari i Holandës ka luajtur titullar për Liverpulin kundër Totenhemit, por më pas ka qenë vetëm zëvendësues në humbjen kundër Aston Vilës. “Më janë premtuar shumë gjëra, por nuk janë mbajtur fjalët”, ka thënë ai për “De Telegraf”. “Do të doja të luaja më shumë minuta dhe të kisha më shumë shanse, por pas humbjes së parë në kampionat, e humba vendin e titullarit.” Një rikthim te Ajaksi mund të jetë i mundshëm dhe Babel beson se mund të arrihet një marrëveshje në janar, duke u bërë shpresa e tij më e mirë për të zënë një vend në skuadrën përfaqësuese në Kupën e Botës, vitin që vjen. “Mendoj se gjysmë sezoni te Ajaksi me idenë e aktivizimit në Kupën e Botës nuk është keq. Mund t’i shtoj diçka skuadrës së Ajaksit. Liverpuli nuk donte të më huazonte në verë, por në janar do ta rishohim këtë situatë”, ka thënë Babel.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 04 Sep 2009 , 07:36

Aston Vila merr Djunin për 7 mln euro

Aston Vila më në fund e mbylli dje me sukses blerjen e mbrojtësit irlandez Riçard Djun nga Mançester Siti. Vila nuk qe në gjendje të konfirmonte këtë transferim më parë, pasi Premier Liga kishte kërkuar më shumë kohë për të ekzaminuar dokumentet, të cilat u dorëzuan në minutat e fundit të merkatos. Por Martin O’Nilli ishte i sigurt se Djun do të bëhej lojtar i tyre pasi ai kishte bërë vizitat mjekësore dhe kishte rënë dakord për termat e kontratës. Asosacioni i Futbollit në Angli ka thënë se ishte i kënaqur me dokumentet e prezantuara nga Vila dhe Premier Liga e miratoi dje këtë marrëveshje. Djun, që ka kushtuar 6.8 milionë euro, bëhet blerja e dytë në mbrojtje e trajnerit O’Nill pas uellsianit Xhejms Kollins, i blerë nga Uest Hemi për 5.8 milionë euro të martën. “Djun ka qenë lojtari më i mirë i Sitit në tre sezonet para se të vinin sheikët, - tha trajneri O’Nill. - Ne do t’i japim një tjetër mundësi për t’u kthyer në nivelet më të larta.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 16:08

Barca-Siti, Henri per Robinjon
07/09/2009 09:40

Barcelona dhe Mancester Siti vazhdojne te jene mjaft aktive ne merkato.

Se fundmi, ne Angli jane hedhur hipotezat per realizimin e nje operacioni ne merkato, qe do t’i kenaqte te dyja klubet: Robinjo mund te transferohet ne klubin katalan, ndersa radheve te “Sitizens” do t’u shtohej Tierri Henri.

Sulmuesi brazilian joshet nga ideja per te luajtur perkrah Mesit dhe Ibrahimovic, ndersa duket se eshte bindur te kthehet ne Spanje, pasi La Liga u pershtatet me shume karakteristikave te tij. Ne anen tjeter, Henri, aventura e te cilit te Barca ka qene mjaft e suksesshme, e ka lene te hapur mundesine qe te kthehet ne Premierligen angleze.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:39

Terri: Do t’i fitojmë të gjitha eliminatoret


Autori: Ergi Lubani
Data: 07/09/2009
Version Print


Anglia ka fituar shtatë ndeshjet e luajtura. Kapiteni: Ta mundim Kroacinë dhe ta mbyllim me pikë të plota

Kapiteni Xhon Terri ka deklaruar se Anglia duhet të fitojë betejën fizike ndaj Kroacisë, nëse synon të kualifikohet për në Kupën e Botës. Kroatët fituan 3-2 në “Uemblli” dy vjet më parë, duke e lënë Anglinë jashtë kampionatit europian. “Luanët” u hakmorrën me fitoren 4-1 në Zagreb, për eliminatoret e Kupës së Botës 2010, veprimtari në të cilën të besuarit e Kapelos do të kualifikohen matematikisht nëse mposhtin ekipin e Sllaven Biliçit. “Unë mendoj se rëndësia e 10 apo 15 minutave të para nuk është si herët e tjera, - tha Xhon Terri.

- Në ndeshjen e fundit në Zagreb, ata filluan të luajnë fort fizikisht dhe na u desh kohë për t’u ambientuar. Këtë duhet të bëjmë ne në fushën tonë. Mendoj se në 15 minutat e para duhet të jemi më agresivë se çdo herë tjetër dhe mos ta tërheqim këmbën në asnjë kontakt. Pastaj, kur ta kemi topin në kontroll duhet të fillojmë të luajmë si bëmë në kohët e fundit. Nëse një kundërshtar bazohet te teknika, Anglia është gati ta mposhtë dhe e kemi treguar. Tani duhet të jemi më agresivë ndaj atyre që bazohen te futbolli i ashpër. Duhet t’i mposhtin fizikisht kroatët, që në minutat e para, ashtu si bëjmë te Çelsi.” Pastaj Terri vazhdon analizën e tij: “Ata duhet të fitojmë me çdo kusht, kësisoj ne duhet të jemi të organizuar dhe të dureshëm, sepse me kalimin e minutave i gjithë presioni do të jetë mbi ta.


Na duhen tri pikë në tri ndeshje për t’u kualifikuar, ndërsa kroatët duhet të fitojnë me çdo kusht, sepse rrezikojnë edhe “play off”. Nuk është si para dy vjetësh. Tani janë ata që s’kanë zgjidhje tjetër.” Anglia i ka fituar të shtatë ndeshjet eliminatore e luajtura deri tani, teksa Terri tregon se objektivi i tij është rekordi, duke i fituar të gjitha ndeshjet. “Eshtë situata ideale për të arritur diçka historike. Nëse fitojmë ndaj Kroacisë do të kemi dy eliminatoret e fundit në tetor dhe mundësinë për t’i fituar të gjitha ndeshjet në grup. Gjërat po shkojnë ashtu si duhet, skuadra është më e pjekur dhe besoj se do t’i fitojmë të gjitha eliminatoret.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:40

Xherrard kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë!

Dy vjet më parë, Kroacia fitoi ndaj Anglisë në “Uembli” dhe “Luanët” mbetën jashtë Euro 2008-s. Tani, anglezët kanë mundësinë të kualifikohen për në Kupën e Botës dhe të nxjerrin jashtë loje kroatët, nëse fitojnë të mërkurën në “Uembli”. Hakmarrja është synimi i qartë i mesfushorit, Stiven Xherrard, i cili tha për “Daily Mail”: “Ne, lojtarëve të Anglisë, na djeg ende ajo paraqitje dhe ajo humbje ndaj Kroacisë. Eshtë absurde ta fshehim se duam të marrim hak. Kroacia do të jetë një test i vështirë, por të mërkurën në mbrëmje kemi një shans të shkëlqyer për të shkuar në botëror. Deri tani kemi bërë një fushatë fantastike dhe duam të kualifikohemi, pa pasur nevojë për ndeshjet e muajit tetor.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:14

Beckham: Capello ka rikthyer besimin
07/09/2009 19:10

“Capello mori kombetaren, e ngriti nga nje nga momentet me te keqija duke kthyer deshiren dhe besimin”. Keshtu eshte shprehur David Beckham duke folur per trajnerin e perfaqesueses angleze.
Kampioni 34 vjecar, me 113 prezenca ne kombetaren angleze, ka rrefyer se si tekniku italian ka transformuar mentalitetin e skuadres.

Pas eleminimit nga Euro 2008, per Beckham ka ndryshuar gjithcka.

“Capello ka risjell besim per skuadren, siguri per tifozet dhe lojtaret dhe tani po luajme perseri mire”, tha ai.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:17

Mutu propozon donacione ne vend te gjobes
08/09/2009 16:30

Adrian Mutu i ka propozuar nje zgjidhje alternative skuadres se Chelsea per t’i shpetuar gjobes prej 17 milione euro qe ai duhet t’i paguaje presidentit Abramovich.

Ne letren derguar klubit londinez, sulmuesi rumun propozon qe te jape donacione ndaj disa shoqatave aktive ne fushen e solidaritetit. Kete leter ai e ka derguar edhe ne Komitetin Disiplinor te FIFA-s si dhe presidentit te ketij institucioni, Sepp Blatter.

Gjykata e Lozanes e ka gjobitur Mutu me 17 milione euro demshperblim ndaj Chelsea pasi ai rezultoi pozitiv me kokaine disa vjet me pare kur vishte fanelen e bluve te Londres.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:17

Dridhet City, FIFA heton merkaton
08/09/2009 15:20

Pas bllokimit te merkatos se Chelsea deri ne vitin 2011, rreziku me i madh tashme i kanoset skuadres se Manchester City.

FIFA ka konfirmuar nisjen e nje hetimi pas ankeses se bere nga klubi francez i Rennes per transferimin e dyshimte te Jeremy Helan. Nje situate e ngjashme provokoi sanksionet ndaj klubit te Roman Abramovich edhe pse ceshtja tashme eshte apeluar.

Rennes akuzon skuadren e “Citizens” se ka ushtruar presion mbi lojtarin qe te prishte kontrane me skuadren franceze. Pezullimin ne merkato e rrezikoi edhe Manchester United por pas hetimeve te FIFA-s, gjithcka rezultoi e rregullt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 19:52

Liverpool, Benitez deshiron Alex ne mbrojtje
11/09/2009 18:00

Rafa Benitez deshiron te marre tek Liverpool mbrojtesin brazilian te Chelsea, Alex.

Tekniku soanjoll por studion me vemendjen kontraten e lojtarit qe skadon ne vitin 2010. Sipas “Daily Mail”, 27 vjecari ka refuzuar nje oferte per rinovimin 2 vjecar me blute e Londres, pasi deshiron nje marreveshje me te gjate.

Nese palet nuk do te bien dakort, atehere Liverpool mund te perfitoje per te forcuar mbrojtjen qe ne ndeshjet e para te ketij sezoni eshte vene ne veshtiresi. Alex ndiqet me kujdes edhe nga Juventus e Inter por Liverpool mund te jete ndalesa e ardhshme per brazilianin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 19:53

Capello: Une, psikologu i lojtareve
10/09/2009 20:00

“Kam folur me shume lojtare, vetedijshmeria e tyre eshte rritur. Kam qene psikologu i tyre”. Keshtu eshte shprehur trajneri i kombetares angleze, Fabio Capello.
“Kam menduar gjithnje se kjo skuader eshte e perbere nga lojtare te medhenj. Por nuk kuptoja dot se si rendimenti ishte i ulet ne kombetare ne krahasim me ndeshjet ne klub”, tha ai.

“Per mua ishte Wembley ku lojtaret vuanin presionin e publikut”, shpjegoi Capello.

Post Reply