Kampionati Anglez
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati Anglez
Anglezët falënderojnë “King” Kapelon
Autori: Ergi Lubani
Data: 11/09/2009
Version Print
Shtypi i thurr elozhe trajnerit, që transformoi “luanët” dhe nënvizon thënien: Anglia do të fitojë botërorin
Në Spanjë fitoi titullin “Don”, në Angli po shkojnë edhe më tej duke e quajtur “King” (Mbreti) Fabio Kapelo. “Hakmarrja u kompletua” - për ta thënë ashtu si “Daily Express” - “Tani është Biliç, ai që ka nevojë për çadër, pas pesë golave që Anglia shënoi në portën e kroatëve.” Nata “magjike” e “Uemblit” ka larguar fantazmat të dy viteve më parë, kur më 21 nëntor të 2007-s, Kroacia fitoi 3-2 në Angli, duke i lënë “luanët” jashtë Euro 2008. Ishte Anglia e Meklarenit, trajneri që fitoi epitetin: “idioti me çadër”.
TE PATHYESHMIT - Fabio Kapelo ka ndryshuar gjithçka, duke koleksionuar tetë fitore në tetë eliminatore të luajtura. “The Times” vë në dukje: “Askush nuk mund t’i ndalë të pathyeshmit e Kapelos. Gjeniu ka transferuar një bandë kaotike në një ekip që mund të dominojë botën.” Kjo gazetë kishte si titull kryesor: “Afrikë e Jugut, erdhëm!” përkrah fotos së Stiven Xherrard duke shënuar një nga dy golat e tij.
“KING” KAPELO - Një tjetër foto, këtë herë e Frenk Lampardit, gjithashtu autor i dy golave, me gisht e drejtuar drejt qiellit, dominon faqen e parë të “Daily Mail”, e cila fillimish përshëndet Anglinë “world class”, pastaj thur elozhet për “King Kapelon”. “Dy vjet më parë mendonim se kjo skuadër duhej të shpërbëhej rrënjësisht, - shkruan “Guardian”, - ndërsa tani mendojmë se kemi ekipin më të fortë të botës. Çfarë transforimi! Përrallore për të gjithë ne, Fabio!”
BOTERORI - Italiani nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe deklarata e tij pas ndeshjes me Kroacinë ka shërbyer si mundësi e artë për shtypin anglez. “Anglia mund të fitojë Kupën e Botës,” - ishte titulli kryesor i “Daily Mirror”, që citonte fjalët e Kapelos. Ndërsa “The Indipendent” shkruan: “Tre luanët shkojnë në Afrikë si meritë e Kapelos, “kapësi i fantazmave” që largoi përfundimisht makthin e të gjitha maktheve, Kroacinë e Biliçit.” “Job done”, ndryshe “punë e kryer” lexohej në faqen e parë të “Daily Telegraph”. Gazeta “Daily Sport” përkrah fotos së Fabio Kapelos, mbante si titull kryesor: “Bota është në duart e tua”. Tifozët anglezë janë zgjuar të lumtur në mëngjesin e ditës së enjte, tani kanë një idhull më shumë.
Kapelo, rregulla për gratë e futbollistëve!
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, është marrë menjëherë me temën më të diskutuar nga shtypi anglez, sapo skuadra e tij ka siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës. Rio Ferdinand ishte ankuar për praninë e bashkëshorteve në hotelin e skuadrës gjatë botërorit të kaluar, ndërsa trajneri italian tha: “Mua më interesojnë ato që bëjnë lojtarët në stërvitje dhe ndeshje. Me të tjerat merren gazetat. Por kur të grumbullohemi për në botëror, ata do të kenë vetëm një ditë në dispozicion për t’u takuar me njerëzit e tyre, atë pas ndeshjes. Mëngjezin pas ndeshjeve të gjithë do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan.”
Biliç: Anglia mund të fitojë botërorin
Trajneri i Kroacisë, Sllaven Biliç, mendon se Anglia mund të fitojë Kupën e Botës, vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut. Anglezët fituan 5-1 ndaj Kroacisë në “Uembli”, duke siguruar praninë në këtë veprimtari. “I bazuar tek ajo që pashë në fushën e lojës, besoj se Anglia mund ta fitojë botërorin, - tha Biliç. - Nuk e prisnim që kjo ndeshje të shndërrohej në makthin më të keq për ne. Pësuam pesë gola dhe kundërshtari na dominoi në të gjitha aspektet. Për sa kohë kam në drejtimin e Kroacisë, asnjëherë nuk ishim përballur me një rival kaq të fortë. Kjo më bën të mendoj se anglezët mund të shkojnë larg. Ishin perfektë për një orë lojë dhe ne nuk kishim as edhe një mundësi.”
Xhon Terri: Të mësohemi me përgjegjësinë
Kapiteni i Anglisë, Xhon Terri, ka nënvizuar nevojën e administrimit të situatave të vështira, për të qenë fitues në një veprimtari madhore. Anglia nuk ka fituar asgjë me përjashtim të Kupës së Botës në vitin 1966, pavarësisht se disa herë ka qenë pretendente. Sipas Territ ka ardhur momenti që “luanët” të mësohen me përgjegjësinë. “Duhet ta shfrytëzojmë pozitivisht faktin se jemi një ekip i fortë dhe jo të na trembë. Njerëzit duan Kupën e Botës dhe ne duhet ta pranojmë këtë përgjegjësi pa u trembur. Tani po kalojmë një moment të shkëlqyer dhe duhet ta shijojmë deri në fund, pas zhgënjimeve që kemi pasur.”

Anglia, kualifikimi me hakmarrje
Autori: editor
Data: 10/09/2009
Version Print
Grupi 6 / “Luanët” shkatërrojnë 5-1 Kroacinë dhe marrin “biletën” për në Kupën e Botës
Anglia rezervoi vendin e saj në finalet e Kupës së Botës pas fitores 5-1 kundër Kroacisë mbrëmë në “Wembley”. Atmosfera para ndeshjes ishte e përkryer për të marrë hak ndaj Kroacisë për eliminimin e Anglisë nga pjesëmarrja në Euro 2008. Me humbjen 3-2 në mendje, lojtarët e Anglisë e nisën lojën me qëllim që të shënonin sa më shpejt dhe miqtë nuk mund të përballonin ritmin e vendasve, teksa Frenk Lampard dhe Stiven Xherrard shënuan nga dy gola secili, ndërsa Eduardo ngushtoi diferencën para se Runi të shënonte golin e pestë. Anglia e dominoi ndeshjen dhe që në minutën e tetë Josip Simuniç pengoi në zonë Aron Lenonin, që luante në vend të Shon Rajt?Filipsit, dhe Lampard ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas Xherrard dyfishoi rezultatin 10 minuta më vonë, kur kapiteni i Liverpulit shfrytëzoi një krosim të saktë të Lenonit duke mposhtur portierin Vedran Runje. Lampard shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 59-të falë krosimit të saktë të Glen Xhonsonit, ndërsa Xherrard shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje pas pasimit të Runit në minutën e 66-të. Eduardo reagoi për Kroacinë në minutën e 73-të, por Runi rivendosi diferencën prej katër golash në minutën e 77-të, pas një gabimi nga Runje.
Ndërkohë, Andrij Shevçenko nuk arriti t’i jepte Ukrainës fitoren në Bjellorusi, duke humbur shansin për të vënë nën presion Kroacinë e vendit të dytë në Grupin 6. Bjellorusia dhe Ukraina u kënaqën me një barazim pa gola në Minsk, një rezultat që nuk është i mirëpritur nga ukrainasit, të cilëve u duhej fitorja për të mbajtur presionin ndaj kroatëve të vendit të dytë. Pas kësaj ndeshjeje, Anglia kryeson me 24 pikë, Kroacia ka 17 pikë, Ukraina e treta me 15 dhe Bjellorusia me 10 është jashtë gare. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kazakistani fitoi 3-1 në fushën e Andorrës së vendit të fundit.

Kapelo: M’u kënaqën sytë!
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, nuk ka mundur ta fshehë kënaqësinë, pasi skuadra e tij fitoi eliminatoren e tetë radhazi, duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2010. “Ishte një natë madhështore ku të gjithë anglezët u dëfryen, - tha Kapelo, pas fitores 5-1 ndaj Kroacisë. - M’u kënaqën sytë, duke parë lojtarët e mi që zhvilluan një futboll perfekt për një orë lojë. Jemi përmirësuar ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shkojmë në botëror me pretendimet tona.” Stiven Xherrard dhe Frenk Lampard shënuan nga një dygolësh, ndërsa Uejn Runi realizoi golin e pestë.

Siti thyen Arsenalin, Çelsi fiton in extremix
Autori: Arjan Koci
Data: 13/09/2009
Version Print
Maluda “shpëton” londinezët. Skuadra e Hjuxhsit ruan pikët e plota. Liverpuli, “poker” ndaj Bërnleit
Arsenali përjetoi një tjetër ditë ankthi në stadiumin e Mançester Sitit, ku u mund 4 2 nga vendasit, ndërkohë që edhe ish-sulmuesi i tyre, Emanuel Adebajor, ishte në listën e golashënuesve. Pasi u mund para dy javësh nga rivalët e Mançester Junajtid, Arsenali ishte në kërkim të kthesës dhe të një rezultati më të mirë kundër Sitit. Ndeshja nisi keq për miqtë, me një autogol të shënuar nga portieri Manuel Almunia. Mikah Riçard gjuan me kokë dhe topi godet shtyllën, kthehet dhe godet Almuanian në kokë dhe futet në rrjetë. Arsenali barazoi me meritë me anë të Robin van Persit, i cili shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Tomas Roziçkit. Van Persi e dërgoi topin në cep, aty ku nuk mund të arrinte portieri Shei Given. Megjithatë, tre gola në dhjetë minuta i dhanë Sitit tri pikët e rënda kundër Arsenalit. Kreg Bellami rivendosi epërsinë e vendasve pak para se Adebajor të shënonte kundër ish-skuadrës së tij dhe në fund Shon-Rajt Filips të shënonte golin e katërt. Rozicki shënoi golin e dytë për Arsenalin kur kishin mbetur edhe dy minuta lojë. Në ndeshjen Stok Siti-Çelsi, Florent Maluda i dha fitoren miqve me anë të golit të shënuar në minutat shtesë, duke bërë që Çelsi të marrë pikët e plota edhe në këtë ndeshje dhe të vazhdojë të kryesojë kampionatin. Çelsi përmbysi disavantazhin, duke fituar në fund 2-1. Një gabim i rrallë i portieri Petër Çeh i mundësoi vendasve të kalonin në epërsi kur gjuajtja me kokë e Abdulaje Fajes mposhti portierin e Çelsit. Por presioni i Çelsit më në fund dha rezultate dhe Didië Drogba barazoi në fund të pjesës së parë. U duk se ndeshja do të shkonte drejt barazimit, por Maluda e dërgon topin në rrjetë pasi kishte marrë një pasim të mirë nga zëvendësuesi Nikolas Anelka. Tre gola të shënuar nga Josi Benajun e ndihmuan Liverpulin të mundte thellë 4-0 skuadrën e Bërnleit. Vendasit ishin gjithnjë në kontroll të lojës dhe kaluan në epërsi në minutën e 27-të, kur Benajun përfitoi nga pasimi i Glen Xhonsonit para se të mundte portierin Brajën Jensen. Liverpuli dyfishoi pak para përfundimit të pjesës së parë kur Jensen vetëm sa e grushtoi gjuajtjen e Benajunit dhe ishte Kajt ai që shënoi golin e dytë. Benajun shënoi golin e tij të dytë të ndeshjes kur dërgoi në rrjetë pasimin e dhënë nga Stiven Xherrard, që kishte depërtuar mes dy mbrojtësve në zonë. Sulmuesi i Liverpulit, të cilit iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje, shënoi edhe golin e tij të tretë dhe të katërtin për Liverpulin kur finalizoi me sukses pas pasimit të Andrij Voroninit. Blekbërni triumfoi 3 1 kundër Volverhemptonit duke shënuar fitoren e parë në fushën e vet këtë sezon. Një pjesë e dytë shumë e mirë i dha Sandërlendit fitoren 4-1 kundër Hullit. Në ndeshjet e tjera goli i dytë i Hugo Rodallegas i mjaftoi Uiganit për të mundur Uest Hemin 1 0 në “DW Stadium”, duke larguar paksa presionin nga trajneri Roberto Martinez.

Dëmtimi
Një muaj “stop” për Robinjon
Sulmuesi i Mançester Sitit, Robinjo, do të qëndrojë për katër javë larg fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi në kavilje. Robinjo u dëmtua në eliminatoren Argjentinë-Brazil, atje ku u dëmtua edhe sulmuesi tjetër i Sitit, Karlos Tevez. Në fillim u mendua se dëmtimi i brazilianit nuk ishte serioz, por pas mungesës në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit, drejtuesit e Sitit konfirmuan se Robinjo do të kthehet në tetor.

Italiani
Ançeloti nxjerr në pah “shpirtin” blu!
Çelsi ka arritur fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura në këtë kampionat, 2-1 në fushën e Stokes, me golin e shënuar nga Florent Maluda, në aksionin e fundit të ndeshjes. Trajneri italian i bluve vlerëson shpirtin e skuadrës. “Nuk dorëzohemi kurrë dhe është fitorja e tretë me përmbysje, e dyta në minutat shtesë. Kam në ekip futbollistë që besojnë tek e pamundura, sepse shpesh herë e kanë realizuar atë.”

Spanjolli
Rafa Benitez: E kemi mësuar leksionin
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, tha se në fitoren 4-0 ndaj Bërnleit vuri re se skuadra kishte ndrequr gabimet e sezonit të kaluar që i kushtuan barazimet në “Anfild Road” me ekipe si Hulli, Uest Hemi, Stoke dhe Fulhemi. “U duk qartë se na ka shërbyer së tepërmi eksperienca e viteve të fundit, - tha spanjolli. - Në pjesën e parë Bërnlei luajti shumë mirë, por e rëndësishme është që lojtarët e mi ishin të qartë para portës dhe e vlerësuan ndeshjen edhe kur shkoi 2-0. Kemi nxjerrë leksione.”

Trajneri
Venger: Një humbje që “djeg”
Pas humbjes 4-2 ndaj Mançester Sitit, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger tha: “Eshtë një humbje që djeg dhe fatkeqësisht po kthehemi në shtëpi me të njëjtën ndjesi. Duke marrë në konsideratë lojën e të dy ekipeve dhe goditjet në kuadrat ne nuk duhet të kishim humbur. Në pjesën e dytë patëm kontrollin, ndaj disfata është e vështirë për t’u pranuar. Adebajor? Nuk më pëlqen të flas për futbollistët që nuk janë në ekipin tim.”

Adebayor ne “lupen” e Federates Angleze
14/09/2009 10:25
Emmanuel Adebayor eshte vene ne qender te vemendjes pas gjesteve jo dhe aq sportive ne ndeshjen Masnchester City-Arsenal te fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.
Sulmuesi togolez po hetohet nga federata per dy episode te takimit. I pari eshte ai i nderhyrjes brutale ndaj Van Persie, duke rrezikuar fytyren e holandezit per shkak te takes ne faqe. “Jam i trishtuar dhe i zhgenjyer nga sjellja e tij”,, ka thene sulmuesi tulipan pas takimit.
Nderkohe, ceshtja e dyte per te cilen po hetohet shtatlarti eshte ajo e provokimit te tifozeve te Arsenal pas shenimit te golit te dyte. Ai ka shkuar nga nje pjese e fushes ne tjetren per te festuar golin prane tifozeve te ardhur nga Londra.

Premier League, Arsenal shkaterron 4-0 Wigan
19/09/2009 21:30
Ne javen e gjashte te Premier League, Arsenal ka mundur 4-0 Wigan, me dopiete te Vermaelen dhe gol te Eduardo e Fabregas.
Behet fjale per nje fitore te rendesishme per topcinjte, pas fitores te arritur edhe gjate javes ne Champions.
Ndersa Liverpool ka arritur te fitoje ne transferte 3-2 kunder West Ham, me dy gola te Fernando Torres dhe nje gol te Kuyt.
Nderkohe, ne takimet e tjera jane arritur keto rezultate: Burnley-Sunderland 3-1; Aston Villa-Portsmouth 2-0; Hull City-Birmingham 0-1; Bolton-Stoke City 1-1.

M. United, fitore “shtese” ndaj M. City
20/09/2009 18:10
Nje gol ne minutat shtese te takimit i Michael Owen i dha fitoren 4-3 Manchester United ne derbin kunder Manchester City luajtur ne Old Trafford.
“Djajte e Kuq” kaluan ne avantazh te paret ne minuten e dyte te takimit me ane te nje goli te Wayne Rooney. Ne minuten e 16 City gjen barazimin me ane te Barry-t. Serish United ne avantazh ne minuten e 49 nga Darren Fletcher.
Goli i shenuar nga Greg Bellamy vetem kater minuta me vone do t’i jepte barazimin e perkohshem City-tm, pasi ne minuten e 80 Fletcher do te kaloje serish djemte e Ferguson ne avantazh.
Manchester City shpreson te dale me pike nga Old Trafford dhe gjen golin e barazimit ne minutat shtese te takimit serish me Bellami, por atehere kur mendohej se gjithcka kishte perfunduar ne i sapofuturi ne loje, Michael Owen shenon golin e kater per United duke i dhene trepikeshin skuadres se tij.
Pas ketij takimi Manchester United ngjitet ne kuoten e 15 pikeve ndersa Manchester City peson humbjen e pare ne kete sezon duke mbetur ne kuoten e 12 pikeve.

Çelsi arratiset, Mançesteri e ndjek…
Autori: editor
Data: 21/09/2009
Version Print
Blutë e Ançelotit arrijnë fitoren e gjashtë radhazi, këtw javë ndaj Totenhemit, ndërsa “djajtë” marrin derbin
“Ngjallet” Ouen, Junajtid fiton derbin
Mançester Junajtid ka fituar 4-3 ndaj Mançester Sitit në derbin e luajtur dje në “Old Traford” në mënyrën më dramatike të mundshme, falë golit të shënuar nga Majkëll Ouen në minutën e 96-të. Siti vinte në këtë ndeshje pasi kishte fituar katër sfidat e para në Premier Ligë, por Junajtid konfirmoi edhe një herë se është skuadra e fortë që njohin të gjithë. Kaluan vetëm dy minuta dhe “djajtë” shënuan golin e parë. I shërbyer nga Patris Evra, Uejn Runi mposhti portierin Shej Givën. Por Siti barazoi 15 minuta më vonë dhe një rol thelbësor luajti Karlos Tevez, i cili gjatë merkatos së verës u transferua nga Junajtid te blutë e Mançesterit dhe sapo ishte riaftësuar nga një dëmtim në gju.
Argjentinasi përfitoi nga një hezitim i portierin Ben Foster, i cili po priste që topi të futej në zonë për ta kontrolluar me dorë. Tevez ia “vodhi” topin nga duart dhe shërbeu për Gareth Berrin, i cili barazoi rezultatin me portën e boshatisur. Junajtid kaloi sërish në avantazh në minutën e katërt të pjesës së dytë, kur Daren Fletçer u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur dhe shënoi me kokë, pas krosimit të Rajan Gigsit.
Avantazhi i vendasve zgjati vetëm tri minuta, pasi Krejg Belami shënoi golin e dytë për Sitin me një “predhë” nga jashtë zone. Fletçer shënoi sërish për Junajtid, sërish i shërbyer nga një krosim i Rajan Gigsit, dhjetë minuta para fundit. Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë, në të cilat ndodh gjithçka. Rio Ferdinad gabon fatalisht dhe portieri Ben Foster gabon në dalje, duke i dhënë mundësinë Belamisë të shënojë golin e dytë personal. Barazim 3-3, tri minuta para fundit të kohës shtesë, por nuk qe e shkruar që të mbyllej këtu. Në aksionin e fundit të vlefshëm, kur kishte hyrë minuta e 96-të, Rajan Gigs shërbeu një pasim të artë për Majkëll Ouen, që e kontrolloi topin dhe mposhti portierin Shej Givën me ftohtësinë e një kampioni të madh.
Çelsi i Ançelotit, “show” dhe pikë të plota
Çelsi ka mposhtur 3-0 Totenhemin në “Stamford Brixh”, duke siguruar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në këtë kampionat ku kryeson i vetëm. Të dy skuadrat kanë krijuar shumë raste në fillimin e një takimi që ka qenë shumë i hapur para se Eshli Kol të zhbllokonte rezultatin me një gol me kokë, pas një krosimi të Didie Drogbasë nga krahu i djathtë, pas 32 minutash lojë. Ndeshja mund të ishte barazuar nga miqtë shumë shpejt në pjesën e dytë, kur Robi Kin ka kërkuar dhe pretenduar për një penallti, pasi është rrëzuar në zonën e rreptësisë nga Karvaho, por arbitri i ndeshjes Hauard Ueb ka bërë shenjë që loja të vazhdojë.
Ledli King ka lënë fushën e lojës për shkak të një shqetësimi në gju dhe Çelsi ka dyfishuar avantazhin me anë rë Mikael Balakut pas një aksioni të bukur të Frenk Lampardit. Ndërsa, Drogba ka fiksuar shifrat në 3-0 në minutën e 63-të të takimit, me Çelsin që tani e shikon veten në krye të renditjes 3 pikë para ndjekësit më të afërt. Në minutat e fundit të takimit ka ardhur një dëmtim i rëndë për Sebastian Bousongun, ndërsa edhe Didië Drogba ka qenë i detyruar të lërë fushën e lojës. Për shkak të këtyre episodeve arbitri ka dhënë tetë minuta shtesë.
Ndërkohë, sulmuesi i Evertonit Luiz Saha ka shlyer gabimin e bërë në ndeshjen e Ligës së Europës ku ka marrë një karton të kuq, duke shënuar një dygolësh në fitoren 3-0 që ekipi i tij ka arritur ditën e djeshme kundër Blekbërnit. Saha është nxjerrë me kartonin e kuq në minutat e fundit të takimit që ekipi i tij ka fituar 4-0 kundër AEK-ut të Athinës ditën e enjte pas një ndërhyrje pa top ndaj mbrojtësit Huanfran.
Por ish-sulmuesi i Mançester Junajtid e ka nxjerrë inatin e tij ndaj Blekbërnit. Mbrojtësi nigerian Jozef Jobo ka qenë autori i golit tjetër për Evertonin, që ka siguruar kështu fitoren e dytë në kampionat. Trajneri Devid Mojes ka bërë tre ndryshime në formacionin që ka mundur në mesjavë AEK-un, me mbrojtësin hollandez Xhon Heitinga që ka bërë debutimin e tij në shtëpi

Ferguson: Derbi më i bukur i historisë
Autori: Denis Hakani
Data: 21/09/2009
Version Print
Trajneri skocez e ka quajtur si historike ndeshjen e djeshme të fituar 4-3 ndaj Sitit
Sër Aleks Ferguson e ka cilësuar fitoren 4-3 të arritur nga skuadra e tij kundër Mançester Sitit si një nga ndeshjet derbi më të bukura të të gjitha kohërave. Tri herë Junajtid e ka parë veten në avantazh gjatë takimit, me Sitin që ka arritur të rekuperojë po kaq herë, derisa kampionët në fuqi kanë realizuar golin e “nok-out”-it në kohën shtesë me anë të Majkëll Ouen. “Çfarë mund të thuash. Ne kemi çuar dëm 3 gola”, ka thënë trajneri i “Djajve të Kuq”.
“Kjo ndeshje mund të ishte kthyer në një dështim për ne. Mund të kishim fituar 7-0 nëse do të kishim mbrojtur në mënyrën e duhur, siç dimë të bëjmë ne, mund të kishim fituar me një rezultat të thellë. Por falë këtyre gabimeve ky derb është kthyer në një nga përballjet më të bukura dhe më emocionuese të të gjithë kohërave. Kështu çfarë duhet të zgjedhësh? Një nga ndeshjet më të bukura të të gjitha kohërave apo një fitore 6-0?”.
Ferguson, gjithashtu, ka vlerësuar edhe paraqitjen e Ouenit, i cili ka shënuar golin e fitores, pasi ishte futur në lojë në vend të Berbatovit kur kishin mbetur edhe 12 minuta lojë. “Në të vërtet kam vënë re gjatë dy javëve të fundit se ai është përmirësuar në stërvitje, përqendrimi i tij ka qenë maksimal. Edhe kur e kam futur në lojë në ndeshjen e së martës kundër Beshiktashit ai ka bërë një paraqitje të mirë kështu që vendosa se duhej ta aktivizoja më shpesh në ndeshjet zyrtare, sepse ka qenë me të vërtet shumë mirë në stërvitje.
Por unë e ndieva se 20 minutat e fundit të takimit do të zhvilloheshin në mesfushën e Sitit, kjo ishte e qartë, dhe në këto raste nuk ka njeri më të mirë se Majkëll Ouen”, ka thënë Ferguson. Ndërkohë, trajneri i Junajtid ka refuzuar të fajësojë Rio Ferdinandin pas gabimit të tij, që i ka lejuar Belamisë të realizojë golin e barazimit 3-3, që dukej se e kishte mbyllur takimin. “Jam i sigurt se mbas fitores ai ndihet më i lehtësuar. Ne kemi bërë gabime të mëdha në tre golat e realizuar nga ata, por nuk mund të fajësohet Rio për këtë, përgjegjësitë janë kolektive”, ka thënë ai.

Hjuxhs: Fergusoni ia ka frikën Sitit
Autori: editor
Data: 24/09/2009
Version Print
Trajneri i Mançester Sitit: Nuk jemi thjesht disa komshinj të zhurmshëm dhe Fergi e ka kuptuar
Trajneri i Mançester Sitit, Mark Hjuxhs, beson se kritikat e bëra nga Sër Aleks Ferguson tregojnë se skuadra e tij tashmë nuk është më thjesht “skuadra e zhurmshme fqinje”, siç konsiderohej më parë. Skuadra e Hjuxhsit u mund 4-3 në një ndeshje dramatike nga Mançester Junajtid të dielën në “Old Trafford” dhe kjo ishte humbja e parë e sezonit. Atmosfera e kësaj ndeshjeje ishte ndezur më shumë nga deklaratat e bëra nga trajnerët e këtyre skuadrave.
Trajneri i Junajtid, Ferguson, ka kritikuar edhe më parë mënyrën se si u soll Mançester Siti para kësaj ndeshjeje, ndërkohë që Hjuxhs, ish-lojtar i Mançester Junajtid, mendon se ish-trajneri i tij e ndien rrezikun që i kërcënohet nga skuadra tjetër e Mançesterit. “Nuk mendoj se ne kemi bërë aq shumë zhurmë siç thuhet.
A jemi ne fqinjë të zhurmshëm? Po, nëse i referoheni zhurmës që bënë tifozët tanë, atëherë keni të drejtë”, ka thënë Hjuxhs për gazetën “Daily Mirror”. “Tani dihet që duke u bazuar në atë që treguam në fushën e “Old Traffordit”, ne nuk do të jemi një skuadër që do të dorëzohet shpejt. Mendoj se njerëzit po fillojnë të kuptojnë se ne do të themi fjalën tonë në këtë sezon. Ndoshta Sër Aleks i ka sulmuar edhe më parë skuadrat, që i ka parë si rrezik e nëse është ashtu, atëherë ne jemi të kënaqur me këtë gjë.
Ata e dinë se ne do të jemi këtu, në këto nivele edhe më tej dhe do të kemi ndikimin tonë për sa i përket shpalljes së skuadrës kampione të Anglisë edhe në vitet e ardhshëm. Ndoshta nuk jemi ende në pozitën për të fituar kampionatin ose për të qenë në katërshen më të mirë edhe për disa sezone, por ne do t’i ndalojmë skuadrat e tjera në rrugën e tyre. Ndoshta njerëzit dyshojnë se ne mund ta mbyllim kampionatin në vendet e para, ndoshta dyshonin te ne edhe para dhjetë ditësh, por ne dolëm nga ndeshja kundër Mançester Junajtid me ballin lart.”
Thënia e Fergusonit:
Sër Aleks Ferguson, nuk është kursyer në fjalët e tij drejtuar klubit të Mançester Sitit, kur ka thënë: “Ndonjëherë ke një fqinj të zhurmshëm dhe je i detyruar të bashkëjetosh me të. Nuk ke çfarë të bësh kur ata vazhdojnë të bëjnë zhurmë, por ajo që mund të bëjmë ne, siç treguam edhe me ndeshjen e së dielës, është të vazhdosh jetën tënde, të ndezësh televizorin dhe ta ngresh volumin pak më lart.”

Pronari i vetëm
Sheiku Mensur blen të gjitha aksionet
Mançester Siti tashmë zotërohet plotësisht nga sheiku Mensur, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dabit. “Mançester Siti mund të konfirmojë tani se është kompletuar edhe transaksioni i fundit dhe dhjetë për qind të aksioneve të Manchester City Football Club Limited kanë kaluar në pronësi të sheikut Mensur”, thuhet dje në një deklaratë të këtij klubi.
“Ky dhjetë përqindësh, që më parë zotërohej nga Worldwide Investments Limited, tashmë është transferuar te ADUG, kompania që është në pronësi të sheikut Mensur bin Zajed Al Nahjan, për një shumë që nuk është bërë e njohur. Si pasojë e këtij transaksioni, Mançester Siti Futboll Klub është në pronësi 100 për qind të Shkëlqesisë së tij, sheikut Mensur.” Qëkurse ka marrë kontrollin e klubit, shtatorin e shkuar, investimi i Mensurit i ka tejkaluar pritshmëritë nga ky klub. Siti shpenzoi më shumë se 200 milionë dollarë në merkaton e verës për lojtarë të rinj me qëllim që të arrijë të futet në mesin e katër skuadrave më të mira të Anglisë këtë sezon dhe të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Nxehet” futbolli në Angli
Autori: editor
Data: 24/09/2009
Version Print
Federata fal Belaminë dhe Nevilin për episodet në derbi, teksa lojtari i WBA godet talentin Arsenalit, në Kupën e Ligës
Futbolli anglez ka mbetur i habitur dhe nuk kemi të bëjmë me të zakonshmit, huliganët, por me lojtarë në fushën e lojës. Duke nisur nga ndeshjet e së dielës në Premier Ligë dhe ndeshjet e së martës në Kupën Carling, ata janë bërë protagonistë të episodeve jo aq të mira. Le të fillojmë me këtë të fundit, ku protagonist është Xherom Tomas i Uest Bromuiçit, i cili pa e bërë të gjatë e gjuan me shuplaka yllin e ri të skuadrës së Arsenalit, Xhek Uillshir, në minutën e 37-të të ndeshjes mes këtyre dy skuadrave, që u fitua nga Arsenali 2-0. Motivet e veprimit të tij janë ende të panjohura

Tomas rrezikon një dënim
Sipas gazetës “The Sun”, sulmuesi i Uest Bromuiçit nuk mund t’i shpëtonte kartonit të kuq dhe madje rrezikon të ndëshkohet rëndë nga Federata Angleze e Futbollit, e cila nga ana tjetër është treguar e mëshirshme me Kreg Belaminë dhe Geri Nevillin, të cilët lanë shije të keqe në fushë me veprimet e tyre, por që ia hodhën vetëm me nga një paralajmërim zyrtar. I pari dyshohej se kishte goditur me grusht një tifoz të Junajtid, pasi ky tifoz kishte hyrë në fushë për të festuar golin e shënuar nga Majkëll Ouen në minutën e 96-të, që i dha fitoren 4-3 skuadrës së tij, kurse i dyti akuzohej për festim jo të rregullt të golit (siç veproi edhe Adebajori) nën vendin ku ishin vendosur tifozët e Sitit në momentin e golit të shënuar nga Ouen.

El Haxhi Diuf, racist?
Ndërkohë, El Haxhi Diuf është mbrojtur në faqet e gazetave angleze (Sun dhe Daily Mail) pasi e kanë akuzuar se është treguar racist, sepse e ka quajtur një djalë që kapte topat në stadiumin e Evertonit me fjalët “çun i bardhë langaraq” gjatë ndeshjes mes Evertonit dhe Blekbërnit, të dielën që shkoi. Sulmuesi i Blekbërnit e mohon episodin, duke thënë se djaloshi gënjen dhe që në realitet viktima e vërtetë është ai, pasi tifozët kundërshtarë i kanë gjuajtur me banane. Por, siç shkruan “Daily Mail”, në asnjërën prej 1600 fotove të bëra gjatë kësaj ndeshjeje nuk shihet ndonjë banane. Pra, një mister i vërtetë, të cilin e ka marrë përsipër ta zgjidhë policia.

Brajan Robson, trajneri i Tajlandës!?
Ish-kapiteni i Anglisë, Brajan Robson, ka rënë dakord dje që të bëhet trajner i përfaqësueses së Tajlandës dhe lajmi është bërë publik nga federata e vendit aziatik. Ky lajmërim është bërë një ditë pasi Robson, i cili ka drejtuar Midëllsbroun dhe Shefild Junajtid, ka mbërritur në Tajlandë për të zëvendësur Piter Reidin si trajner të përfaqësueses tajlandeze. “Ai ka rënë dakord të bëhet trajneri i përfaqësueses sonë”, ka thënë shefi i Federatës së Futbollit të Tajlandës, Uoravi Makudi. Ai ka thënë se Robson do ta nënshkruante kontratën para se të nisej për në Angli dhe se do të organizohej një konferencë për shtyp kur trajneri anglez (ish-lojtar i Mançester Junajtid) të kthehej në Tajlandë në mesin e tetorit. Robson nuk qe i pranishëm në konferencën për shtyp që u mbajt dje, por kur e kanë pyetur një ditë më parë se çfarë mendonte për atë vend pune, ka thënë se “i dukej goxha i mirë”. Ai gjithashtu ka pohuar se do të kishte bisedime të tjera për detajet e punës, ndërkohë që do të ruante vendin e punës si ambasador i Mançester Junajtid. Ish-trajneri i Sandërlendit dhe Mançester Sitit, Reid, u largua nga drejtimi i Tajlandës pas një viti punë, sepse është emëruar si ndihmëstrajner i Stok Sitit. Uoravi ka hedhur poshtë zërat se Robson nuk ka pasur ndonjë sukses të madh me klubet e tij si trajner

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Kampionati Anglez
pjalmi naq nje putje kisha. a i lexon gjith keto lajme qe vendos ketu a? mua me ishte dasht me ndejt gjith diten ne PC me i lexu te gjitha.
po vetem kruesoret ma naq po ca na duhet gjith lajmet e kampjunateve europiae ne jemi tifoza te vllaznia e te kombetares.
kryesoret po por jo te gjitha se nuk ma merr mendja se i lexojn njerzit gjith keto lajme.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]