Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 03:57

Sanderlend, demtohet Cana, thyen doren
20/08/2009 08:30

Nje nate per t’u harruar ajo e se merkures per mesfushorin e Kombetares shqiptare, Lorik Cana.

Edhe pse Sanderlendi i tij e ka nisur mire perballjen dhe ka udhehequr pjesen e pare, jo vetem me loje, por edhe me rezultat, ku ka kryesuar 1-0, ne pjesen e dyte gjithcka ka ndryshuar dhe Celsi ka marre ne dore situaten, duke shenuar tre here dhe duke “shkelur” endrrat dhe iluzionet e skuadres se Sanderlend dhe mijera shikuesve ne stadium.

Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 3-1 ne favor te bluve te Londres, te cilet kane arritur te kalojne rezultatin ne favor te tyre, fale edhe nje penalltie, te marre nga Deko dhe te realizuar nga Lampard, por edhe nje goli te vete fantazistit portugez te “Blues”. Ndersa per trajnerin e Sanderlendit, Stiv Brus, dhe per ate te Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, vjen nje lajm i keq.

Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, mund te kete thyer doren gjate ndeshjes se humbur te “Maceve te zeza” me gjigantin londinez, Celsi (3-1) dhe mund te rrezikoje te humbase si takimet e radhes ne Premier Lige, ashtu dhe ndeshjen nderkombetare te Shqiperise kunder Danimarkes (9 shtator). Lajmi u be i ditur nga tabloidi britanik “Daily mail”, i cili shkruante se “kapiteni i Shqiperise e ndjeu dhembjen gjate pjeses se pare, ndersa ne te dyten luajti me dore te fashuar, gje qe reflektoi edhe ne lojen gjate mbulimit te fantazistit te Celsit, portugezit Deko”.

“Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, shprehu keqardhje per humbjen ne shtepi, por pakenaqesia u dyfishua, kur blerja e tij verore mund te qendroje per nje kohe te pacaktuar jashte fushes”, - shkruan faqja e madhe sportive, Goal.com. Dje, Loriku iu nenshtrua rrezeve “X”, ne lidhje me dyshimet per thyerjen e dores ne nje perplasje te forte gjate ndeshjes me skuadren e Lampardit me shoke.

“Lorik Cana iu nenshtrua rrezeve ‘X’ (dje) ne mengjes”, - citohet Brus nga agjencia “Espn”. Ai ka nje krisje ne dore dhe ajo mund te jete thyer. Gjithsesi, shpresojme qe kjo te mos jete e vertete”. Tashme priten rezultatet e kontrolleve mjekesore. Gjate takimit, Cana u ndeshkua me karton te verdhe.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:03

Premier League, Portsmouth me pronare arabe
26/08/2009 21:30

Edhe ekipi i fundit ne renditjen e deritanishme ne Premier League, Portsmouth behet prone e nje presidenti te huaj. Sulejman Al Fahim blen klubin per 68 milion euro.

Miliarderi 32 vjecar arab ka arritur te mbylle marreveshjen me ish pronarin e klubit Aleksander Gaydamak i cili kishte nxjerre aksionet ne shitje qe para 6 muajve.

Pas ketij operacioni dhe pas tre humbjeve ne tre ndeshjet e para te Premier League Portsmouth behet klubi i dhjete me nje pronar te huaj ku bashke me te jane edhe disa klube te medha si Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.

Nderkohe qe kjo levizje ka ngjallur shpresat tek tifozet vendas te cilet shpresojne nje investim model “Manchester City” ne klub per te ndryshuar objektivat e sezonit, nga mosrenia nga kategoria ne zenien e nje vendi per ne “Europa League”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:03

Anglia ne panik, rishfaqet dhuna ne futboll
26/08/2009 10:20

Rishfaqet dhuna ne stadiumet angleze pas me shume se dy dekadash. Nje perleshje e madhe ka shperthyer dje pas ndeshjes se kupes Millwall-West Ham te fituar nga londinezet me rezultatin 1-3.

Bilanci i pergjithshem eshte nje i plagosur, i cili u dhunua nga tifozet duke u shtruar menjehere ne spitalin e qytezes. Sipas policise, forcat kane nderhyre duke arrestuar dy persona. Gjithcka ndodhi pasi skuadra e italianit Zola ktheu rezultatin ne fund te takimit.

Anglia ka qene nje nga vendet me problematike persa i perket perleshjeve mes tifozerive, por qe pas tragjedise se Brukselit ku vdiqen dhjetra tifoze italiane dhe angleze, qeveria ndermori masa te rrepta qe e kthyer futbollin britanik ne nje arene paqeje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:05

Cana fiton zemrat e “maceve te zeza”
26/08/2009 08:00

Nga dita ne dite, Lorik Cana po ben per vete gjithnje e me shume tifozet e zjarrte te skuadres se tij te re ne Premier League, Sanderlendi.

Mesfushori i Kombetares shqiptare ka shkelqyer edhe ne ndeshjen e fundit te ekipit te tij, ate te javes se trete te kampionatit anglez, kunder Blekbernit. Ndeshja u luajt ne “Stadium of Light” dhe Sanderlendi e fitoi ate me rezultatin 2-1. Por ajo qe ra ne sy ishte pikerisht performanca e jashtezakonshme e 25-vjecarit shqiptar, i cili ishte i pakalueshem per kundershtaret.

Ne tri ndeshjet e para te Premier League, eshte votuar dy here si lojtari me i mire i skuadres. Lorik Cana ka fituar zemren e tifozerise se Sanderlendit, por edhe simpatine e bashkelojtareve te skuadres se tij te re britanike. Cana po ecen ne te njejtat gjurme si te ish-ekipi i tij francez, Olimpiku i Marsejes.

Ai eshte votuar si lojtari me i mire i skuadres se tij ne ndeshjen e humbur kunder Celsit (1-3), javen e kaluar, ku ne ate takim mesfushori shqiptar luajti me doren e demtuar. Loriku beri nje tjeter paraqitje te shkelqyer ne fitoren 2-1 kunder Blekbernit, e dyta pas asaj kunder Boltonit (1-0) dhe humbjes ndaj Celsit 1-3.

Edhe pas kesaj ndeshjeje, ne sondazhin e organizuar ne faqen zyrtare te klubit, Cana doli me 36.9% te votave te votuesve, duke lene pas autorin e njerit prej golave, Kenuin Xhons (33.8%). I dashuruar me dyluftimet, partneri i Lorik Canes ne mesfushe, Li Katermol, i mberritur gjate kesaj vere nga Uigani, thote se “Lorik Cana eshte nje djalosh shume i fuqishem, i cili i dashuron dyluftimet me shume se une”.

Katermole dhe Cana kane formuar nje dyshe te frikshme dhe efikase ne mesfushen e Sanderlendit, duke ua bere me te veshtire punen skuadrave kundershtare. “Ishte aftesia ngacmuese dhe perqendrimi i mesfushoreve Lorik Cana dhe Li Katermoli, qe ndikuan jo pak ne ecurine e lojes”, shkruan gazeta britanike “The Guardian”, qe nenvizon se Sanderlendit i mungoi sezonin e kaluar pikerisht agresiviteti ne loje.

“Ne nuk kishim mjaftueshem fuqi fizike per te perballuar disa nga ekipet e Premier Liges”, tha trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus. “Katermole dhe Cana kane sjelle nje avantazh kompetitiv ne skuader dhe ne deshirojme te ndertojme nje ekip qe te jete gjithmone gati dhe te llogaritet nga kundershtaret. Ju mund ta shihni se pa nje dyshe si ajo, kunder ekipeve si Blekberni, do te ishim gjithmone nen presion. Ne luajtem kunder Boltonit dhe Blekbernit, dy prej ekipeve per t’i perballur, duke i mundur te dyja. Kemi bere nje start te mrekullueshem”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:37

Sheikët arabë kanë hapur thesin për të fuqizuar skuadrën

Man.Siti s’njeh limit,
250 mln euro për 1 vit
Edhe Totenhemi me Liverpulin s’kanë kursyer këto 12 muaj


Vetëm 12 muaj që
prej kalimit në du
art e grupit arab të
“Abu Dhabi United Group”,
Mançester Siti është bërë klubi
me investimet më të mëdha
në Angli. Blerja më e fundit e
skuadrës së Mark Hjuzit, ajo
e mbrojtësit të Evertonit,
Xholeon Leskot, që kushtoi
afro 28 milionë euro, e çoi
shifrën totale të faturës vjetore
në 250 milionë euro. Në
harkun kohor të 12 muajve,
në këtë skuadër janë afruar
plot 13 lojtarë të rinj, plus
dyshen Stjuart Tajlor-Sisinjo,
që erdhën me parametra
zero. Një ndryshim total i
ekipit të dytë të qytetit të
Mançesterit, i cili tashmë sfidon
denjësisht katërshen historike
të Premier Ligës. Por
nuk do të përfundojë me kaq
“reforma” e sheikëve arabë të
“Eastland”. Nëse trajneri i
skuadrës, Mark Hjuz, u
kërkon atyre blerje të tjera të
mëdha si në ditët e fundit të
merkatos së kësaj vere, po
ashtu edhe në janar, arabët
janë gati t’i japin atij edhe 130
milionë euro të tjera. Shefi
ekzekutiv i këtij klubi, Gerri
Kuk, u shpreh: “Gëzimi dhe
shpresat e klubit kanë arritur
një nivel që nuk është parë
kurrë në 30 vitet e fundit. Si
të mos ndiesh kënaqësi, kur
sheh se në skuadër luajnë
emra si Karlos Tevez, Roke
Santa Kruz, Emanuel Adebajo,
Robinjo, apo Gerret Berri?”
Ndërsa vendin e dytë për
klubet që kanë shpenzuar më
tepër brenda 12 muajve të
fundit e mban Totenhemi.
Klubi londinez ka shpenzuar
afro 130 milionë sterlina, për
të bashkuar me skuadrën e
tyre emra si Luka Modriç,
Roman Pavljuçanko, Dejvid
Bentli, Piter Krouç, Xhovani
Dos Santos, Xherman Defo,
apo Karlo Koduçini. Në vend
të tretë pozicionohet Liverpuli.
Tekniku spanjoll, Rafael
Benitez, gjatë kësaj periudhe
ka shpenzuar 100 milionë
euro dhe emrat që ka çuar në
“Anfield Road” kanë qenë të
shumtë: Robi Kin (pas 6
muajsh u rikthye tek Totenhemi),
David N’Gog, Andrea
Dosena, Glen Xhonson,
Alberto Akuilani, Albert Riera,
Sotiris Kirgiakos. Pas
kësaj tresheje vijnë kampionët
e Anglisë, Mançester
Junajtid (85 milionë euro),
Aston Vila (54 milionë euro),
Arsenali (45 milionë euro),
Çelsi (32 milionë euro).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:37

Shtyhet kthimi i Ferdinand,
pritet në derbin me Sitin
Është thuajse e sigurt që Rio Ferdinand do jetë titullar në derbin
e Mançesterit. Sipas një burimi pranë klubit të Mançester Junajtid,
qendërmbrojtësi i “djajve të kuq” do të jetë i padisponueshëm
edhe për një muaj. Çka do të thotë se ai do të mungojnë në
ndeshjen e kësaj fundjave përballë Arsenalit, po ashtu edhe
me Kombëtaren e Anglisë, e cila do të presë në “Wembley”
skuadrën e Slaven Biliç, Kroacinë. Pas këtyre ndeshjeve,
Mançesteri udhëton drejt Totenhemit, më datë 12 shtator.
“Rio po bën një progres të madh, por e rëndësishme është
që ai të mos nxitohet për kthimin e tij, - thotë një burim pranë
klubit për ‘Mirror’. – Kur të kthehet, të gjithë duhet të jenë të
sigurt që për një afat të gjatë kohor ai nuk do të tërhiqet.
Vuan nga një dëmtim muskulor, ndaj stafi mjekësor kërkon
trajtim të kujdesshëm të tij edhe për 3 javët në vazhdim”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:38

Luka Modriç refuzon kalimin
tek Mançester Junajtid
Për shërbimet e tij, trajneri i Mançester Junajtid ka ofruar një
shumë të konsiderueshme parash, megjithatë kjo nuk e bind
fantazistin kroat të Totenhemit, Luka Modriç, që të ndryshojë
skuadër. Sipas tij, një e ardhme e shkëlqyer e pret tek formacioni
londinez, i cili e ka filluar këtë sezon më mirë se kurrë
ndonjëherë më parë. “Nuk di gjë për interesimin e Mançester
Junajtid. Ndihem shkëlqyeshëm tek Totenhemi dhe kjo më bën
që të mos e mendoj largimin në ndonjë klub tjetër. Kontrata më
përfundon në fund të qershorit 2013 dhe mendoj të qëndroj.
Nuk do të habitesha sikur Totenhemi të më ofronte rinovim kontrate,
sepse diçka e tillë është e zakonshme në Angli. Por edhe
nëse nuk ndodh kjo, mendimi im nuk do të ndryshojë. Jam i
lumtur në ‘White Hart Lane’, ndaj do vazhdoj të jap maksimumin
për këtë fanellë”, pohoi Modriç për të përditshmen “Mirror

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:38

Trajneri i Liverpulit kritikon kapitenin për herë të parë, por shpreson ende te titulli
Benitez: Humbja, faj i Xherrard & Co


Trajneri i Liverpulit, Rafael
Benitez, ka fajësuar “Stiven
Xherrard & Co” për dështimin
e dytë në këtë kampionat, përballë
Aston Vilës. Sezonin e
shkuar të kuqtë humbën vetëm
dy herë, ndërkohë që sivjet
kanë humbur dy herë vetëm në
tri ndeshjet e para. “Lukas
shënoi autogol, ndërsa Xherrard
u fali një penallti. Të dy
këta lojtarë duhet ta bëjnë vetë
analizën e lojës së tyre. Lukasin
e zëvendësova, jo sepse luante
më keq se të tjerët, por sepse
doja të ndryshoja pak teknikën
e lojës, për të futur më shumë
sulmues. Në momente vendimtare
bëmë gabime trashanike,
plus që duhet të përpiqeshim
më shumë që ta fitonim
ndeshjen. Të gjithë lojtarët duhet
të marrin përsipër përgjegjësitë
e tyre dhe të përdorin eksperiencën
për të mos e përsëritur më një gjë të
tillënëtë ardhmen”, komentoi Benitez
lojën e skuadrës së tij. Pas
autogolit të brazilianit Lukas,
Kërtis Deivis thelloi avantazhin
e miqve në 2-0. Goli i dytë erdhi
nga një goditje këndi, kur
lojtarët e Liverpulit e lanë të
pambuluar zonën e tyre.
“Nuk ka asnjë rëndësi nëse
erdhi nga një goditje këndi,
apo jo. Kjo nuk sjell asnjë
ndryshim tani. Ne humbëm,
ndaj duhet patjetër të përmirësohemi
në ndeshjet e ardhshme.
Në fakt, dy humbjet na e
vështirësojë arritjen e objektivit,
megjithatë është rrugë e
gjatë deri në fund”, theksoi
tekniku spanjoll.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:39

Trajneri francez i Arsenalit kërkon që skuadra e tij të tregojë sërish vlerat ndaj Sëlltikut
Venger: Synojmë triumfin në Champions

Trajneri i Arsenalit, Arsen
Venger, nuk sheh asgjë
të garantuar lidhur me
kualifikimin për në fazën
në grupe përpara ndeshjes
së sotme me Selltikun. Fitorja
2-0 në ndeshjen e
parë në Gllasgou nuk e ka
bindur aspak trajnerin
francez, i cili këtë sezon
pret triumfin e skuadrës së
tij në kompeticionin më të
madh evropian. “Prioriteti
ynë është që të luajmë në
Ligën e Kampioneve, më
pas nëse jemi në të, do të
tentojmë triumfin final, -
shpjegoi Arsen Venger në
konferencën për shtyp. –
Jetojmë në një botë pragmatike,
prandaj duhet të
bëjmë të pamundurën që të
kualifikohemi. Puna jonë
ende nuk ka përfunduar,
na pret një detyrë e vështirë
përpara. Kështu e shoh
situatën përpara këtij takimi.
Gjysmën e punës e
kemi bërë shumë të mirë,
por më e rëndësishmja vjen
tani dhe s’duhet ta nënvlerësojmë”.
Përveç Ligës së
Kampioneve, Arsenali po
bën një paraqitje bindëse
edhe në Premier Ligë, ku ka
arritur dy fitore impresionuese.
Javën e parë “topçinjtë”
shpartalluan Evertonin
në fushën e tij 1-6,
ndërsa këtë fundjavë
shënuan 4 herë ndaj Portsmuthit
në “Emirates”.
“Është një start fantastik,
veçse duhet të punojmë
shumë që të ruajmë të njëjtin
ritëm. Shpresoj që të
jemi kështu gjithë sezonin”,
përfundoi Venger.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 21:14

Shevchenko drejt Dinamo Kiev
27/08/2009 11:30

Andrej Shevchenko i ka ditet e numeruara tek londinezet e Chelsea. Trajneri Carlo Ancelotti mendon ta lere ukrainasin jashte listes se Champions, duke i thene nje sinjal te qarte se ai nuk eshte ne planet e trajnerit italian.

Ky veprim mund t’i hape rrugen rikthimit te sulmuesit tek Dinamo Kiev ku nisi edhe karrieren. Kete ide nuk e kundershton as ish milanisti qe eshte ne hapat e fundit te karrieres se tij te lavdishme.


Shevchenko luajti tek Milan gjate sezonit te fundit por ai nuk e fitoi asnjehere formen e meparshme, duke u rikthyer serish tek Chelsea qe ka edhe kartonin e tij.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 29 Aug 2009 , 16:14

Shevcenko, lamtumire Celsit
28/08/2009 19:55

Sulmuesi ukrainas Andri Shevcenko largohet nga Celsi. Lajmi eshte dhene nga vete trajneri italian i “blues”, Karlo Anceloti.

“Fola me Shevcenkon. Kerkon nje ekip qe mund t’i garantoje nje aktivizim te vazhdueshem, une kete nuk mund t’ia ofroj dhe jam i sigurte qe ka bere zgjedhjen e duhur”, shpjegoi per gazetaret ne Londer Anceloti.

Dy jane klubet alternative per ukrainasin, e para eshte nje rikthim ne vendlindje me Dinamon e Kievit ose pranim te ofertes se Spartakut te Moskes.

Me kete vendim ish lojtari i Milan pas tre sezoneve te deshtuara ne Londer, ku ne njerin prej tyre u dha borxh serish tek kuqezinjte i jep fund karrieres se tij ne Stemford Brixh.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 29 Aug 2009 , 16:47

Lorik Cana, kapiten i Sandërlendit


Autori: Adi Metaliu
Data: 29/08/2009
Version Print


Trajneri Stiv Brus, siç i kishte premtuar, e ka bërë Canën lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së tij

Loriku do të luajë sot ndeshjen e katërt në Premier Ligë. Sandërlendi i tij do të përballet në transfertë me Stok Sitin, në orën 15:00. Ekipi i Canës ka arritur dy fitore dhe një humbje në këto tri ndeshje. Por e veçanta e kësaj përballjeje për lojtarin kuqezi është shiriti i kapitenit, që këtë radhë do ta ketë në krah. Stiv Brus, trajneri i Sandërlendit, gjatë bisedimeve për kalimin nga Franca në Angli, i pat premtuar Canës shiritin e kapitenit, por vendosi t’ia japë zyrtarisht pas ndeshjes së tretë në kampionatin anglez. Pardje Cana ka pasur një takim të hapur me tifozët e Sandërlendit, ku ka biseduar nga afër me ta dhe ka dhënë autografe, madje si kapiten i skuadrës. Në tri ndeshje të luajtura, Lorik Cana në dy raste është shpallur lojtari më i mirë i Sandërlendit nga tifozët e kësaj skuadre. Tashmë me detyrën e kapitenit Cana do të ketë më shumë përgjegjësi në fushën e blertë.

Klodian Duro pritet të luajë titullar në javën e parë të kampionatit qipriot. Apollon Limasoli, ku aktivizohet mesfushori i kombëtares sonë, do të luajë në transfertë me Enosisin.

Altin Lala nuk do të luajë edhe në ndeshjen e radhës në Bundesligë, ku Hanoveri pret Hofenhaimin. Kapiteni i kombëtares sonë i ka humbur ndeshjet e para të Bundesligës për shkak të një dëmtimi të pësuar në fund të muajit korrik, në një ndeshje miqësore.

Krivbasi, ku aktivizohen katër futbollistë shqiptarë, Dorian Bylykbashi, Isli Hidi, Ervin Bulku dhe Ansi Agolli, pret në fushën e vet skuadrën e Iliçnit. Krivbasi, pas javëve të para të kampionatit ukrainas, renditet në vendet e fundit dhe pret të bëjë kthesën me kundërshtarin e radhës. Aktivizimi i shqiptarëve javët e fundit ka qenë me pikatore.

Besart Berisha pret të luajë sot ndeshjen e dytë në Bundesligën e dytë gjermane, duke mbrojtur ngjyrat e Arminias së Bielefeldit. Një javë më parë Berisha është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në humbjen me Augsburgun, ku luan Edmond Kapllani.

Hamdi Salihi është gati të shënojë golin e radhës në përballjen e nesërme Ried-Shturm i Gracit. Shkodrani ka shënuar 2 gola në katër ndeshjet e para të kampionatit austriak. Në takimin e fundit të Riedit nuk u shënua asnjë gol, por gjithçka pritet të ndryshojë me Shturmin.

Erjon Bogdani kërkon fatin me Lacion në ndeshjen e dytë të Serisë A. Pas humbjes 1-0 në takimin e parë me Juventusin, Kievo kërkon pikët e para, por këtë radhë ka një tjetër kundërshtar të fortë, Lacion. Sezonin e kaluar, Erjon Bogdani u ka shënuar kryeqytetasve të Italisë në fitoren e thellë 3-0 në fazën e dytë, që solli kthesën e skuadrës veroneze. Bogdani shpreson të ketë të njëjtin fat si sezonin e kaluar.

Edmond Kapllani shpreson të luajë që në minutat e para nesër me Augsburgun në Bundesligën 2. Në dy ndeshjet e para të kampionatit Kapllani ka qenë i grumbulluar, por nuk është aktivizuar asnjë minutë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:38

Gjyqtari do t’i kërkojë falje Vengerit


Autori: Arjan Koci
Data: 31/08/2009
Version Print


Pasi i mohoi një 11-metërsh dhe e dëboi me karton të kuq, gjyqtari pranon se gaboi me trajnerin

Kreu i organizmit që drejton gjyqtarët e Premier Ligës, Keith Haket, ka thënë se do t’i kërkojë ndjesë trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, pas largimit të tij nga bankina në fund të ndeshjes Mançester Junajtid - Arsenal, që përfundoi 2-1. Venger u dërgua në tribunë kur gjyqtari i katërt, Li Probert, lajmëroi arbitrin kryesor, Majk Din, pasi trajneri i Arsenalit kishte goditur me shqelm një shishe uji që ndodhej në vijën kufizuese të bankinës në momentin kur Arsenalit iu mohua goli i barazimit për një pozicion jashtë loje. Por ky vendim provokoi një situatë qesharake kur Vengeri nuk dinte se ku të ulej, pasi nuk kishte vende. Vengeri qëndroi në platformën e tribunës për disa çaste me duart e ngritura lart duke i thënë arbitrit se ku donte ai që të ulej. Kjo farsë mori fund disa sekonda më vonë kur arbitri i dha fund ndeshjes. Mediat britanike kanë raportuar se Riçard Bevan, shefi ekzekutiv i Asosacionit të Trajnerëve të Ligës, ka biseduar me Haket dhe i është thënë se Vengerit do t’i kërkohet falje nga Bordi i Zyrtarëve të ndeshjes, i cili autorizon arbitrat që gjykojnë në ndeshjet e Premier Ligës. Në lidhje me vendimin për të ndëshkuar Vengerin, Bevan ka thënë: “Edhe pse ishte vendim sipas rregullores, ishte jashtë kontekstit të ndeshjes dhe më pas u pasua nga situata qesharake se ku duhet të ulej Vengeri. Kam folur me Keith Haketin dhe ai ka pranuar se ishte një situatë e gabuar dhe se trajnerit të Arsenalit do t’i kërkohet ndjesë. Arbitri Li Probert dështoi plotësisht që ta menaxhonte si duhet situatën dhe krijoi një pikë të panevojshme presioni në tribunë, duke e larguar vëmendjen nga ajo që po ndodhte në fushë.” Junajtid fitoi 2?1 me golat e Uejn Runit (me penallti) dhe një autogol i Abu Diabit pasi Andrei Arshavin e kishte kaluar Arsenalin në epërsi, para se londinezët të humbnin ndeshjen e parë të sezonit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:39

Trajneri i Anglisë

Kapelo: Runi më kujton Raulin

Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, e ka krahasuar sulmuesin e Mançester Junajtid, Uejn Runi, me spanjollin Raul. “Runi është shumë i ri dhe mund të përmirësohet shumë. Ai është duke shënuar, por unë e di se ai mund të shënojë edhe më shumë”, ka thënë trajneri italian. “Nga të gjithë lojtarët me të cilët kam luajtur ose i kam pasur në skuadrat që kam drejtuar, ai më kujton më shumë Raulin. Të dy ata vrapojnë shumë në fushë me një stil të ngjashëm. Janë lojtarë inteligjentë dhe inspirojnë ata që kanë pranë. E di që Runi është një lojtar shumë i rëndësishëm për Anglinë dhe ka potencialin të jetë ndër më të mirët në botë.” Trajneri i Anglisë ka lavdëruar edhe qëndrimin dhe sjelljen e Runit në stërvitjet me përfaqësuesen dhe ka thënë se puna e madhe dhe lëvizshmëria e tij ishin çelësi i suksesit të tij. “Runi mund të përmirësohet shumë e di se ai ka dëshirë të mësojë. Kur stërvitet me përfaqësuesen, ai qëndron shumë në fushë sepse dëshiron të përmirësohet. Ky qëndrim është shumë shumë i rëndësishëm nëse një lojtar dëshiron të përmirësohet. Lëvizjet e tij dhe puna me topin janë të pabesueshme dhe e kam parë këtë edhe me Raulin, kur isha trajner i Realit të Madridit.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:40

Ançeloti, krenar dhe i lumtur për Çelsin


Autori: Arjan Koci
Data: 31/08/2009
Version Print


Trajneri i Çelsit: Nuk na duhet Riberi. Unë kam në dispozicion një skuadër të jashtëzakonshme

Blues?mania vazhdon, ose më mirë Lotti?mania, pasi Karlo Ançeloti është ai që po dominon faqet e para të gazetave angleze pas suksesit të katërt radhazi në Premier Ligë. Me sa duket, këto rezultate i japin të drejtë pretendimeve të londinezëve për të fituar titullin. “Kemi mundësinë të fitojmë Premier Ligën”, ka thënë trajneri italian pasi skuadra e tij shpartalloi 3-0 Bërnlein. “E di që sezoni sapo ka filluar dhe është i gjatë, por e di që kam lojtarë të aftë për ta përballuar. Për sa i përket ndeshjes, jam me të vërtet shumë shumë i kënaqur me lojën e skuadrës dhe tani duhet të jemi në këtë nivel edhe në ndeshjet e tjera. Jemi përmirësuar, duke punuar shumë për të arritur këtë nivel, por mund të bëjmë edhe më shumë dhe kjo për një trajner është e rëndësishme sepse do të thotë që jemi në rrugë të mbarë”, ka shtuar Ançeloti. Për sa i përket blerjes së mundshme të Frenk Riberisë, Ançeloti ka përjashtuar mundësinë se Çelsi mund të bëjë oferta të tjera për francezin (Çelsi u ndal te oferta prej 52 milionë eurosh, gjermanët duan 68), duke thënë se janë të lumtur që më në fund i erdhi fundi edhe merkatos. “Jam i lumtur që merkato mori fund. Do të mbetemi me lojtarët që kemi dhe nuk duam të tjerë.” Në mesin e atyre që kanë mbetur, pas disa javësh kur u duk se mund të largohej drejt Mançester Sitit, është edhe kapiteni Xhon Terri, i cili dje ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me Çelsin, për një shifër që shkon nga 45 në 56 milionë euro, sipas mediave angleze( por do të bëhet zyrtare vetëm në konferencën për shtyp për ndeshjen Angli-Slloveni. Në realitet, shifra e saktë mund të jetë ajo e dyta, sepse bashkon jo vetëm rrogën prej 182 mijë eurosh që ai do të marrë në javë deri në moshën 33-vjeçare, por edhe bonuset e lidhura me fitoret në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve, që i garantojnë Xh. Territ edhe 11 milionë euro të tjera. Roman Abramoviç, që është marrë personalisht me kontratën e re, që është nënshkruar nga lojtari pa ndihmën e agjentit të tij historik Aron Linkoln. Kjo kontratë i garanton Territ një të ardhme si trajner kur të lërë futbollin si lojtar. Për sa i përket ofertës përrallore të Sitit në verë, që ishte gati ta paguante 284 mijë euro në javë, kapiteni ka mohuar të ketë menduar qoftë edhe për një moment të vetëm për ta pranuar. “Piter Kenion më telefonoi për të më treguar ofertën e Sitit - ka thënë Terri - duke më shpjeguar se Çelsi nuk donte të më shiste. Unë iu përgjigja se nuk isha i interesuar të largohesha. Jam këtu për të luajtur deri në fund të karrierës sime dhe kështu ka qenë përherë, edhe pse dikush mund të ketë menduar se unë kam dashur të largohem. Unë kam një mision këtu, të fitoj Ligën e Kampionëve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:40

Drogba synon golin me numër 100

Didië Drogba i ka vënë syrin golit të tij të 100-të për Çelsin ndërkohë që skuadra e Karlo Ançelotit kryeson me krenari kampionatin anglez. Drogba, që ka shënuar tre gola deri tani në këtë sezon, ishte iniciator i golit të parë të Anelkasë në fund të pjesës së parë dhe nuk qe me fat për ta çuar në 98 numrin e golave të tij për Çelsin. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë është i vendosur të arrijë shifrën 100 pasi i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij në momentin që nënshkroi një zgjatje kontratë në verë. “E dija se isha bërë pjesë e historisë së Çelsit që kur fituam kampionatin për herë të parë në vitin 2005 dhe më pas një vit më vonë”, ka thënë Drogba. “Atëherë u bëmë të gjithë pjesë e historisë së këtij klubi, por të shënon 100 gola për Çelsin është arritje e madhe. Nuk e kam bërë me asnjë skuadër tjetër këtë gjë. Kjo tregon se sa mirë ndihem unë këtu dhe dua të thyej të gjitha rekordet që do të mundem. Jam sulmues dhe për mua është e rëndësishme të shënoj dhe të bëj histori në këtë klub. Por kur je në fushë nuk mendon se të duhen 3 gola për të shkuar në 100, por mendon për fitoren e skuadrës, pasi për të luan.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:36

Hjuxhs, Ade e ka nisur me këmbën e mbarë


Autori: Arjan Koci
Data: 01/09/2009
Version Print


Trajneri i Mançester Sitit ka lavdëruar blerjet e merkatos së verës

Mark Hjuxhs shpreson që fillimi i aventurës së Emanuel Adebajorit te Mançester Siti do të jetë një shkak më shumë që kritikët e tij ta mbyllin gojën. Sulmuesi togolez iu bashkuar Mançester Sitit falë një transferimi shumëmilionësh nga Arsenali këtë verë, duke e pasuruar edhe më shumë sulmin e skuadrës së Mark Hjuxhsit. Ai shkoi te Siti me reputacionin e një lojtari, që i pëlqen të bëjë me kokën e vet dhe nuk përshtatet mirë me skuadrën dhe harmoninë në ekip. Megjithatë, Adebajor është përshtatur me shumë lehtësi me skuadrën dhe ka nisur t’ia shpërblejë klubit me gola shumë të çmuar besimin dhe investimin e bërë në merkato.

Tre gola në po aq ndeshje të Premier Ligës e kanë ndihmuar Sitin ta nisë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ishte autor i golit të fitores edhe kundër Portsmuthit të dielën dhe Hjuxhs nuk mund t’i kursente lëvdatat për asin afrikan pas ndeshjes në “Fratton Park”. Ai tha: “Adebajor ishte superb. Përpara se të vinte te ne, është folur shumë për të si lojtar dhe si njeri, madje shumë prej atyre fjalëve kanë qenë negative.”

Inkurajues - “Por ne mund t’i gjykojmë njerëzit nisur nga përvoja jonë me ta. Ai ka ardhur te ne me dëshirën e madhe për të qenë i sukseshshëm dhe ai luan rol pozitiv në dhomat e zhveshjes, duke i inkurajuar shokët e skuadrës. Gjërat që janë thënë më parë unë nuk i kam përjetuar personalisht. Më ka lënë mbresa të mëdha sjellja e tij me shokët e ekipit si lojtar dhe personaliteti i tij si njeri.

Mendoj se është e qartë se ai ndodhet në një ambient që i pëlqen dhe luan me lojtarë të mirë. Edhe tifozët e duan. Ndoshta kjo i mungonte jetës së tij më parë. Ai e di se në fillim të diçkaje, të një aventure të re, mund të përjetojë momente speciale dhe ai dëshiron të jetë pjesë e kësaj të veçante. Mendoj se do t’ia dalë mbanë të jetë pjesë e kësaj të veçante, sepse ai ka personalitet të madh dhe gjithashtu një prani të madhe në fushë. Do të jetë shumë i nevojshëm për skuadrën”, ka thënë trajneri Hjuxhs i Mançester Sitit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:37

Uejn Runi: Arsenali nuk na rrezikoi

“Përveç golit, Arsenali nuk ishte rrezik për ne”, ka thënë Uejn Runi, autor i golit të barazimit në fitoren 2-1 të Junajtid kundër Arsenalit të shtunën në Premier Ligë. Mançesteri përmbysi rezultatin 0-1 pas golit të Arshavinit me dy gola, një i shënuar nga Runi dhe autogoli i Abu Diabit. Futbollistët e Sër Aleks Fergusonit ishin më të fortë në pjesën e dytë se në të parën dhe Runi është i mendimit se fitorja kundër Arsenalit do t’i shërbejë moralit të skuadrës, aq më shumë që për Arsenalin ishte humbja e parë e sezonit. “Ishte një ndeshje e mirë”, ka thënë sulmuesi i “Djajve të Kuq”. “Mendoj se ne luajtëm më mirë në pjesën e parë se në të dytën.

Arsenali nuk na dëmtoi fare, me përjashtim të golit. Nuk kisha dyshim për penalltinë. Portieri i Arsenalit erdhi dhe më bllokoi këmbët. Nuk kisha opsion tjetër. Bilanci ynë kundër skuadrave të mëdha sezonin që shkoi nuk ishte aq i mirë dhe Arsenali nga ana tjetër e ka nisur mirë sezonin”, ka pohuar Runi. Në lidhje me cilësimin e tij si lojtari më i mirë i asaj ndeshjeje, Runi ka thënë se ai nder duhet t’i takonte Darren Fleçerit. “Nëse sulmuesit shënojnë, ata marrin zakonisht nderin e të qënit “lojtari i ndeshjes”, por Fleçer ishte pa dyshim lojtari më i mirë në fushë”, ka thënë sulmuesi i Junajtid.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:37

Ferrara: E merituam fitoren ndaj Romës


Autori: Denis Hakani
Data: 01/09/2009
Version Print


Trajneri bardhezi është i kënaqur pas suksesit të arritur kundër verdhekuqve

Çiro Ferrara po shijon vendin e parë në renditje dhe i lëshon sfidën në distancë Interit pas fitores 4-0 të zikaltërve në derbi. “Ata kanë treguar se janë një skuadër e madhe, - ka pranuar Ferrara. - Më kanë bërë shumë përshtypje. Por, mendoj se edhe ne me këtë fitore kundër Romës dhe me lojën që kemi treguar i kemi bërë përshtypje atyre. Megjithatë, ne nuk duhet t’i japim përgjigje askujt, vetëm vetes tonë.

Në “Olimpiko” kam parë një Juventus të shkëlqyer”. “Kjo skuadër do t’i kishte pëlqyer Avokatit”, ka vazhduar trajneri bardhezi, që mbas fitores së dytë është shprehur më i sigurtë për të ardhmen “edhe pse rruga është e gjatë. Kjo fitore ka vlerë sepse rrit vetëdijen për forcën tonë. Sigurisht, me gjashtë pikë të grumbulluara në dy ndeshje ndihesh më mirë.

Kemi luajtur si një skuadër me një pjesë të parë perfekte. Tani duhet të mbajmë këtë nivel gjatë gjithë kampionatit. Diego? Këto cilësi i ka treguar edhe gjatë trofeut Beluskoni dhe të dielën e kaluar. Teknikisht është shumë i fortë, pavarësisht aftësive që ka arrin të jetë shumë i dobishëm edhe në fazën mbrojtëse dhe ne kemi nevojë që të gjithë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrën e duhur”. Në lidhje me përjashtimin e Del Pieros. “E di se kur një lojtar qëndron jashtë nuk mund të jetë i lumtur, por unë do të bëj gjithmonë zgjedhje, duke u bazuar tek llogjika dhe jo tek zemra. Gjithsesi ai do të ketë mundësitë e tij për të luajtur.

Eshtë e qartë se humori i tij nuk mund të ishte në maksimum”. Në fund, për ndeshjen e “Olimpiko”-s: “Ndonjë vështirësi e kemi patur, edhe pse sipas meje pjesa e parë ka qenë perfekte, me përjashtim të golit të pësuar. Në të dytën, Roma ka aktivizuar më shumë sulmues për të na krijuar probleme. Në përgjithësi, mund të thuhet se kemi luajtur si skuadër, siç duhet të bëjmë për gjithë kampionatin, dhe e kemi merituar fitoren, edhe pse duke vuajtur, por luanim në shtëpinë e Romës”, ka përfunduar Ferrara.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:38

Melo: Po kaloj një periudhë të keqe

Felipe Melo, mesfushori i Juventusit, është paraqitur para gazetarëve në përfundim të Roma-Juventus me lot në sy. “Goli që kam shënuar, - ka thënë Melo, - është prova që Zoti ekziston. Gjyshja ime Manuelina, e cila më ka ndihmuar shumë, ka ndërruar jetë. Këtë gol ia dedikoj asaj”. Më pas, lotët kanë ardhur kur Felipe Melo ka shtuar: “Edhe babai im nuk është mirë… Po kaloj një periudhë të keqe”. Braziliani, autor i një paraqitje të shkëlqyer kundër Romës, meriton vlerësime të tjera shtesë, duke parë se ka arritur të zhvillojë një ndeshje pothuajse perfekte pavarësisht shqetësimeve të natyrës personale. Dhe tani menjëherë e ka radhën kombëtarja braziliane, me të cilën do të udhëtojë drejt Argjentinës, ku të shtunën do të zhvillohet përballja me rivalët bardhekaltër. Makina që e ka shoqëruar në aeroport është vënë në dispozicion nga klubi i Romës.

Post Reply