Volejboll
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Volejboll
Vllaznia mund studentin ne shkoder dhe del ne finale e cila do luhet diten e merkurre te kesaj jave
http://www.youtube.com/watch?v=h4daekRxI34

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Volejboll
ishalla fitojm
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Volejboll
si ka maru finalja?
kena hup m'duket se nuk paskeni shkru
kena hup m'duket se nuk paskeni shkru
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Volejboll
me ke kan lujt?GOLDIAN wrote:kena hup po ishte ba nje ndeshje e bukur
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Volejboll
me studentinSkodrinon wrote:me ke kan lujt?GOLDIAN wrote:kena hup po ishte ba nje ndeshje e bukur
mos me beso taman
por para ndeshjes me besen ishte tan kalaja i ftum ne studio e tha qe mos e merrni lehte ndeshjen me besen sepse finalja asht finale e ska kudnershtar te lehte
dhe ne lujtem mire po fati nuk ishte me ne dhe u bane disa gabime
keshtu tha tani
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Volejboll
Volejboll-Meshkuj.
Luhet java e 6-të e kampionatit
Teuta në volejboll për meshkuj ka ruajtur pozitat në krye të renditjes, pas fitores 3-0 arritur dje ndaj Skënderbeut, në sfidën e javës së 6-të të kampionatit, luajtur në Durrës. Ndonëse pritej një sfidë me rivalitet, miqtë nga Korça nuk arritën të hynin në asnjë moment në lojë. Durrsakët treguan epërsi në të gjitha drejtimet, duke i fituar me lehtësi setet: 25-17 dy të parat dhe 25-21 atë të tretë. Mjaft i bukur derbi kryeqytetas Studenti-Tirana, fituar 3-2 nga kampionët, që megjithëse dolën dy herë në avantazh me sete u arritën po dy herë nga bardheblutë.
Gjithçka u vendos në setin final, 15-12 për Studentin, që vuajti shumë për t’i rrëmbyer fitoren Tiranës, por duke lënë një pikë. Bardheblutë marrin një pikë të rëndësishme, por humbnasin një vend në renditje. Për më shumë se 2 orë, skuadrat dhuruan spektakël në parketin e “Fahrie Hotit”, emocione e rivalitet, në një ndeshje maratonë dhe ku shpesh u deshën pikët shtesë.
Fiton në Vlorë edhe Vllaznia, që brenda 60 minutave ka mposhtur 3-0 Flamurtarin vendës, një ndeshje në sens unik, pa emocione dhe rivalitet. Shkodranët duket se kanë gjetur një formë të mirë sportive, duke arritur fitoren e 5-të radhazi në kampionat, duke qenë si gjithnjë mes ekipeve pretendente. Pas dy humbjeve, rigjen fitoren Dinamo e trajnerit Sako, që ka mposhtur në “Fahrie Hoti” me rezultatin 3-0 Elbasanin e vendit të fundit. Një ndeshje që ishte gjithnjë nën diktatin e bluve nga kryeqyteti, që gjithnjë ishin në avantazh, duke mos hasur rezistencë nga miqtë. Kjo fitore e fut sërish Dinamon në valle për një vend në play off, teksa së bashku me Tiranën dhe Skënderbeun luftojnë për vendin e 4-t.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Volejboll
Java e 9?të
Meshkuj, dje
Skënderbeu - Dinamo 3-1
Studenti - Elbasani 3-0
Teuta - Flamurtari 3-0
Tirana - Vllaznia 3-0
Renditja
TEUTA 23 8 1 25?8
STUDENTI 22 7 2 25?9
VLLAZNIA 20 7 2 22?10
SKENDERBEU 15 5 4 16?15
TIRANA 13 4 5 17?15
DINAMO 12 4 5 15?17
FLAMURTARI 2 1 8 4?26
ELBASANI 1 0 9 3?27
Meshkuj, dje
Skënderbeu - Dinamo 3-1
Studenti - Elbasani 3-0
Teuta - Flamurtari 3-0
Tirana - Vllaznia 3-0
Renditja
TEUTA 23 8 1 25?8
STUDENTI 22 7 2 25?9
VLLAZNIA 20 7 2 22?10
SKENDERBEU 15 5 4 16?15
TIRANA 13 4 5 17?15
DINAMO 12 4 5 15?17
FLAMURTARI 2 1 8 4?26
ELBASANI 1 0 9 3?27
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Volejboll
Tirana - Vllaznia 3-0
(25-16, 25-16, 25-19)
Tirana ka mundur mbrëmë 3-0 Vllazninë në “Fahrie Hoti”, duke ndalur hovin e skuadrës shkodrane, që vinte në këtë sfidë pas 7 fitoresh radhazi. Pasi kishte mundur në dy javët e fundit rivalët e Teutës (3-1) dhe Studentit (3-2), skuadra e Vllaznisë erdhi si kryesuese në takimin ndaj bardhebluve, por në fund doli kokëulur. Miqtë kanë zhvilluar një ndeshje të dobët, ndoshta më të dobtën e këtij sezoni, duke mos rivalizuar për asnjë moment. Kjo, edhe për meritë të Tiranës, që dje ishte në një formë të shkëlqyer, superiore në çdo drejtim dhe gaboi shumë pak. Bardheblutë ishin në një ditë të mirë, u treguan kompaktë dhe treguan se dinë të fitojnë edhe ndaj ekipeve pretendente kur vendosin të luajnë si grup dhe lënë mënjanë “acarimet” e momentit. Kështu ndodhi dje, Tirana u shkëput që në pikët e para të setit të parë, duke befasuar shkodranët, që për asnjë moment nuk hynë në lojë. Edhe seti i dytë ishte i ngjashëm me të parin, madje edhe në shifra, 25-16, duke treguar një epërsi të Tiranës në çdo drejtim, ndërsa Vllaznia ishte nervoze dhe gaboi shumë. Miqtë përpiqen të reagojnë disi në setin e tretë, por Tirana nuk e ul ritmin dhe fiton 25-19 edhe në këtë set, duke mundur 3-0 Vllazninë. Një fitore që mban bardheblutë në “garën” për një vend në katërshe, duke parakaluar Dinamon në renditje, ndërsa Vllaznia zbret dy shkallë dhe aktualisht ndodhet e treta në kalsifikim.

Tirana e Vllaznia, kampionët e moshave në volejboll
Dje, në “Fahrie Hoti” dhe “Qazim Dervishi”, janë luajtur takimet finale të play off-it
Tirana për të rinj dhe Vllaznia për të reja janë dy ekipet kampione të sezonit sportiv 2010-2011 në sportin e volejbollit. Dje, në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet dhe pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, janë luajtur dy ndeshjet finale të play off-it, që kanë nxjerrë edhe kampionët e rinj të moshave në sportin e rrjetës.
TIRANA, TË RINJ - Skuadra bardheblu rikthehet te titulli për mosha pas shumë vitesh, falë një pune të mirë të kryer nga trajneri Albion Hajdari, që ka ngritur një ekip të ri me perspektivë, shtatlartë dhe që di të fitojë. Këtë gjë, Tirana e ka kryer më së miri në finalet e play off-it, fillimisht të enjten në Shkodër, duke fituar 3-2 ndaj Vllaznisë, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë.
Ndërsa dje, kryeqytetasit fituan para publikut të tyre 3-1, duke ngritur lart edhe kupën e kampionit. Një lojë e mirë e skuadrës së Tiranës, me kompakte dhe superiore në parket, që megjithëse humbi setin e tretë, tregoi më shumë dëshirë për fitore. Djemtë e rinj bardheblu treguan se janë kandidatë të fortë për ekipin e parë për të ardhmen.
VLLAZNIA, TË REJA - Një surprizë e vërtetë emri i Vllaznisë në kampionatin e të rejave në volejboll, skuadër që deri para disa vitesh nuk ekzistonte. Skuadra që drejtohet nga trajnerja Sadije Guga tregoi se është mjaft e fortë, duke i mposhtur të gjitha rivalet, përfshi edhe Vetëtimën e Himarës, në finalen e luajtur dje në Shkodër.
Vllaznia fitoi 3-1 në finale, pasi kiste mundur po 3-1 në gjysmëfinale Elbasanin, ndërsa himariotet fituan 3-1 me Tiranën në gjysmëfinalen tjetër. Ndonëse niveli në këto ndeshje nuk ishte i lartë, grinta dhe rivaliteti për të fituar trofeun më të rëndësishëm ishte i madh, mes vajzash të reja që synojnë kalimin te të rriturat. Këtë gjë do të bëjë Vllaznia, që do të debutojë sezonin e ri mes të rriturave.

Vllaznia kujdes! Teuta merr kampionët
Situata në skuadrën e volejbollit të Vllaznisë nuk është nga më të mirat. Pas largimit në sezonin e kaluar të Ditmir Rrashketës tek ekipi i Studentit, edhe në këtë merkato vere sërish tek kuqeblutë mund të ketë largime. Bëhet fjalë të paktën për tre volejbollistë shkodran që mund të largohen nga ekipi i Vllaznisë. Mësohet se është skuadra e Teutës ajo e cila kërkon të përforcohet duke marrë volejbollistë nga kuqeblut. Akoma nuk janë bërë të ditur emrat që mund të largohen por qarkullojnë zëra se janë tre nga volejbollistët më të mirë të kuqebluve që mund t’i japin lamtumirën për sezonin e ardhshëm Shkodrës. Nëse ka largime kushti kryesor apo ajo që detyron volejbollistët të largohen është ana financiare. Tek Vllaznia pagesat për sportistët janë minimale. Në këtë mënyrë bëhet e ditur se Teuta me lojtarët më të cilët është në tratativa ka ofruar kontrata me një pagesë të konsiderueshme dhe kushte shumë më të mira se në Shkodër. Kjo mund të josh volejbollistët shkodran të cilët në ditët në vijim me shumë mundësi mund t’i përgjigjen pozitivisht ofertës nga Durrësi. Në këtë mënyrë nëse këto largime zyrtarizohen në ditët e ardhshme atëherë situata tek kuqeblutë e volejbollit nuk do të jetë e mirë. Ekipi dobësohet ndjeshëm dhe sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë një pretendente serioze për fitimin e titullit kampion. Skuadra që drejtohet nga Artan Kalaja, dy sezonet e fundit ka shfaqur lojëra të bukura dhe deri në fund ka qenë pretendente kryesore për trofe por vetëm në takimet e fundit përballë kuqebluve kanë dominuar Studenti para dy sezonesh dhe Teuta këtë sezon që është mbyllur. Ndërkohë që vitin e ardhshëm, nëse ka largime hapësirat do të plotësohen nga ekipi i të rinjve që u shpall nënkampion kombëtar. Aty ka lojtarë cilësor por që nuk mund të rivalizojnë për trofe duke patur mungesë eksperience.

Teuta “hedh grepat” te Vllaznia, i merr tre kryesorët
Zbulohen emrat e volejbollistëve të Vllaznisë, të cilët në ditët në vijim mund të largohen drejt ekipit të Teutës. Më të mundshmit për tu larguar janë lojtari libero Renato Kola dhe Endri Jukni. Ndërkohë që ka gjasa që kësaj liste ti bashkohet edhe Ardit Taflaj. Kola e Jukni mësohet se kanë biseduar me drejtuesit e skuadrës të Teutës. Durrsakët kanë bërë ofertat e tyre në adresë të dy volejbollistëve shkodran dhe këta të fundit parimisht kanë rënë dakord me kushtet që janë ofruar nga skuadra e Teutës. Tashmë volejbollistët Kola e Jukni presin vetëm momentin kur ekipi durrsak do të grumbullohet pas pushimeve verore për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku në atë grumbullim pritet të jetë edhe dyshja shkodrane. Ndërkohë që në tratativa me ekipin bregdetar të volejbollit është edhe volejbollisti shkodran Ardit Taflaj. Duke pasur parasysh pagesat shumë më të mira se tek Vllaznia edhe ky volejbollist mund ti japë lamtumirën Shkodrës. Të tre këta lojtarë kanë disa vite që luajnë tek kuqeblutë, skuadër tek e cila janë formuar. Këta volejbollistë bashkë me pjesën tjetër të ekipit kanë arritur shpesh herë rezultate të larta brenda vendit, por asnjëherë mundi dhe sakrifica e tyre nuk është vlerësuar siç duhet. Duke qenë në një situatë të tillë tre emrat e përmendur kanë menduar të zgjedhin një opsion më të mirë për karrierën e tyre. Nëse zyrtarizohet largimi i Kolës, Juknit dhe Taflaj nga Vllaznia atëherë kjo skuadër bie ndjeshëm sepse janë tre nga lojtarët më të mirë të ekipit. Hapësirat që mund të krijohen nga ikja e tyre mund të plotësohet me volejbollistë nga ekipi i të rinjve, të cilët nuk kanë eksperiencën e duhur për të përballuar dhë për të rivalizuar denjësisht për trofe ashtu siç ka ndodhur të paktën dy sezonet e fundit me Vllazninë.

Vllaznia, dhjetë ditë periudhë përgatitore në plazhin e Velipojës
Vllaznia, në volejboll për meshkuj, i është drejtuar plazhit të Velipojës për të zhvilluar periudhën përgatitore në prag të sezonit 2011-2012. Pas pushimeve, disi të gjata, Vllaznia e rrjetës, e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, tashmë ka nisur përgatitjet serioze. Shkodranët ndodhen që të dielën në Velipojë dhe atje do të qëndrojnë deri në fund të muajit. Në fakt, dëshira do të kishte qenë për të qëndruar edhe disa ditë më shumë, por mungesa e financave ka bërë që të mjaftohen me 10 ditë periudhë përgatitore. Edhe gjatë kësaj periudhe, të gjitha shpenzimet do të hiqen nga vetë sportistët dhe trajneri Artan Kalaja, duke qenë se skuadra nuk ka një investitor. Ndërkohë që edhe fondet e Sportklub Vllaznia mungojnë për ta realizuar një gjë të tillë, për të mos thënë që nuk kanë ekzistuar asnjëherë të paktën prej disa vitesh. Gjatë këtyre 10 ditëve, trajneri Kalaja synon që volejbollistët, që ai drejton, të arrijnë një formë optimale para nisjes së sezonit të ri. Është zgjedhur pikërisht Velipoja, sepse është afër me Shkodrën, vetëm 35 kilometër larg, ndërkohë që gjithashtu ka klimë të pastër dhe ndihmon për një shëndet të mirë. Kuqeblutë e volejbollit, më 31 gusht do të rikthehen sërish në Shkodër për të vijuar atje përgatitjet. Me përgatitjet intensive, që po zhvillohen trajneri Kalaja, kërkon të ketë edhe kësaj here një ekip pretendent për fitimin e titullit kampion, pavarësisht se nga shkodranët u larguan dy volejbollistë Endri Jukni e Renato Kola, të cilët firmosën me Teutën e Durrësit. Dy vitet e fundit, Vllaznia është listuar ndër skuadrat kryesore për fitimin e trofeve.
sport ekspres

a ç'gazetar. i kan ik lojtare thote, klubi nuk ka lek as me i pagu ekipit 10 dite ne velipoje, e ne fund thote pretendojne per kampon....
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Volejboll
Kalaja: Kështu nuk vazhdohet me volejbollin
Trajneri i Vllaznisë në volejboll për meshkuj Artan Kalaj është shumë i zhgënjyer nga mënyra si
po shkojnë punët me ekipin e tij e për më tepër edhe me volejbollin shqiptar në tërësi. Ai sheh t’i
ikën sportistët e tij çdo ditë dhe është i pazot t’i mbajë. Klubi Vllaznia nuk ofron asgjë, trajtimet
ushqimore janë shumë të vogla, më të voglat në Shqipëri, po ashtu me një vendim të Këshillit të
Ministrave janë hequr edhe udhëtimet e dietat dhe në këtë situatë, volejbolli shkodran vuan.
E thotë edhe vetë Kalaj këtë gjë kur deklaron: “Sportistët nuk mund t’i mbaj sepse ekipet e tjera
u ofrojnë më shumë. Në Shkodër askush nuk po kujtohet për këto djem që sakrifikojnë e po
ashtu edhe Bashkia e klubi Vllaznia nuk bëjnë asgjë më tepër nga sa kanë bërë më parë. Edhe
në këto kushte, do mundohemi të jemi kompetitivë por sesa do mundemi, kjo duhet parë”. Por
problemet e volejbollit nuk janë vetëm në Shkodër. Edhe në rrethe të tjera ka gjëra të tilla. Ekipi
i Dinamos është shkrirë dhe nuk merr pjesë në kampionat e po ashtu edhe Flamurtari i Vlorës.
Në kampionatin e ri do marrin pjesë vetëm 6 skuadra dhe kjo është një çështje për t’u ndalur
sipas trajnerit të Vllaznisë Kalaja. “Po reduktohen ekipet, po punohet pak me moshat dhe nëse
vazhdon kjo situatë edhe për dy vjet të tjera, volejbolli shqiptar mendoj se do hyjë në një krizë të
thellë. Për ta shpëtuar këtë gjë, natyrisht njerëzit që e drejtojnë sportin duhet të ndërmarrin një
reformë të thellë, ndryshe do jetë shumë e vështirë ta mbajmë këtë sport”- ka thënë ai

Vllaznia për femra mund Korabin 3-1
Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka arrritur të marrë fitoren e parë në kampionat pas plot
16 vjetësh. Ai ka mundur sot paradreke ekipin e Korabit të Peshkopisë me rezultatin 3-1.
Ndeshja ka qenë e dominuar tërësisht nga vajzat shkodrane që kanë mbyllur punë shpejt.
Seti i parë është fituar nga Vllaznia në shifrat 25-14 e po me të njëjtin rezultat është mbyllur
edhe seti i dytë. Me fitoren e këtij seti, u duk sikur Vllaznia do mbyllte punë shpejt edhe me setin
e tretë por volejbollistet e saj lëshuan në lojë dhe për rrjedhojë ishin dibranet që e fituan atë në
shifrat 25-17. Humbja e këtij seti i ka bërë mirë vendasve që korigjojnë gabimin në setin e katërt
duke e fituar atë 25-15 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Në arritjen e kësaj fitoreje natyrisht
një rol të rëndësishëm ka luajtur organizatorja dhe kapitenia e ekipit Ana Gjelaj. Ajo ka një rol të
rëndësishëm në këtë skuadër dhe mungesa e saj në ndeshjen e javës së kaluar, natyrisht që u
ndje në atë humbje ndaj Teutës. Nderkohe sot ishte tjeter histori. Nje skuader me e organizuar
e cila mbrojtjen e kishte nder pikat e saj me te forta por edhe ne aspektet e tjera te lojes, gjerat
kane shkuar mire dhe per rrjedhoje ka ardhur fitorja. Me kete fitore, Vllaznia duket e sigurte qe
do zere nje vend ne teteshen e skuadrave me te mira te kampionatit per te hyre ne fazen e dyte
te tij. Trajnerja Sadije Gogaj eshte dukur e kenaqur me suksesin e sotëm dhe në këtë
mënyrë sheh më përpara për të synuar ndonjë tjetër fitore në ndeshjet e ardhshme, çka do ishte
nje sukses i madh për këtë ekip të sapokrijuar dhe të mbushur me vajza të reja, pa eksperience
por me shumë dëshirë për të rikthyer volejbollin shkodran të femrave sërish në nivele të larta
shkodra sport

Vllaznia mund 3-2 Tiranën
Një ndeshja dramatike ka ngjarë ajo mes Vllaznisë e Tiranës në volejboll për meshkuj e luajtur
në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi” në Shkodër. Gjithçka ka shkuar deri në limitet e fundit për
të përcaktuar fituesin. Vendasit e Vllaznisë mjaftohen me vetëm 2 pikë diferencë për të marrë
një fitore ndaj rivalëve të përjetshëm. Ndeshja nis më e mirë për shkodranët. Kuqeblutë janë
më të qetë në setin e parë dhe më të saktë. Shkodranët fitojnë të parin 25-21 duke marrë
kryesimin.
Tirana reagon dhe tregon se në Shkodër është për ta thyer ekipin vendas . Bardheblutë
barazojnë setet teksa ftojnë të dytin 22-25. Vllaznia na bën të kuptojmë se po luan brenda
fushës kur sërish kalon në avantazh. Volejbollistët shkodran në setin e tretë fitojnë ashtu si në
të parin 25-21. Tirana nuk dorëzohet dhe në setin e katërt tregon “dhëmbët” teksa barazon për
të dytën herë duke fituar setin e katërt 20-25. Fraksioni i pestë dhe i fundit ka brenda gjithçka,
dramë, emocion, rivalitet e mbi të gjitha lojë të bukur e ego të madhe për fitore. Tirana kryeson
një pjesë të mirë të setit të fundit ndonëse diferenca është e vogël. Miqtë nuk shkojnë më
shumë se 11-12. Këtu Vllaznia barazon më pas merr kryesimin e setit dhe deri në fund nuk i
lejon më vetes gabime. Kuqeblutë shënojnë të parët 15 pikët kundrejt 13-të të Tiranës duke
fituar një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një skuadre si Tirana. Kjo është fitorja e parë për
Vllazninë këtë sezon pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Studentit. Takimi i radhës për
shkodranët është sërish një betejë e vërtetë sepse udhëtojnë drejt Durrësit atje ku i pret Teuta,
kampione në fuqi, me dy ish-volejbollistët e Vllaznisë Kola e Jukni, detaje që do ta bëjnë edhe
më interesante atë sfidë. Ndërkohë ka luajtur edhe ekipi I femrave të Vllaznisë në Tiranë ndaj
UMB Volej duke dhuruar surprizën e këndshme teksa kanë fituar 3-2.

Largohet edhe kapiteni Rezart Prela
Vështirësohet edhe më shumë situata në skuadrën e volejbollit të Vllaznisë për meshkuj. Pas
largimit të Endri Juknit e Renato Kolës drejt Teutës tashmë vjen radha edhe për një tjetër
volejbollist që largohet nga ekipi shkodran. Kësaj here bëhet fjalë për një nga më të mirët që
kishte kjo skuadër, pikërisht Rezart Prelën. Prej shumë kohësh mbante shiritin e kapitenit tek
Vllaznia dhe gjithnjë vlerësohej si një nga pikat më të forta të kësaj skuadre. Largimi i tij në
këtë fillim sezoni nuk ka të bëjë me merakton as brenda Shqipërisë as jashtë saj. Shkodrani për
një moment është shkëptur nga volejbolli duke zgjedhur t’i përkushtohet jetës universitare. Prela
ka vijuar studimet e larta jashtë Shqipërisë nga ku ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur
atje një master. Prela në Shkodër ka kryer fakultetin e drejtësisë duke qenë edhe një nga
studentët e dalluar dhe tashmë është detyruar të shkëputet nga volejbolli dhe Vllaznia e tij e
dashur për tu përkushtuar në fushën akademike duke qenë se është më e rëndësishme. Prela
për momentin ka lënë volejbollin por në një të ardhme të shpejtë mund të aktivizohet më një
nga skuadrat lokale në Gjermani. Largimi i tij ka prishur shuëm plane për kuqeblutë e volejbollit
dhe trajnerin e Vllaznisë Artan Kalaja. Tashmë skuadra është e përgjysmuar dhe ndoshta në
momentin më të keq të këtyre viteve të fundit. Trajneri Kalaja aktualiasht ka një numër shumë të
reduktuar volejbollistësh pasi përveç formacionit të parë ka në dispozicion vetëm një sportiest
për zëvendësim duke qenë se ata që janë me të rinjtë nuk mund t’i aktivizojë sepse më pas nuk
kanë të drejtë të luajnë me moshat. Tek shkodranët shkon në tre numri i të larguarve dhe kjo
nuk është pak për Vllazninë e cila këtë sezon nuk do të jetë ajo skuadra pretendente për trofe
ashtu siç ndodhi dy sezonet e fundit

Vllaznia mund Teutën 3-2 brenda në Durrës
Një fitore shumë të rëndësishme ka arritur mbrëmë ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Ai
ka fituar 3-2 ndaj Teutës së Durrësit brenda në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të këtij qyteti.
Ndeshja ka qenë me shumë emocione dhe ka zgjatur mbi dy orë. Shkodranët e trajnerit
Artan Kalaja kanë fituar setin e parë 25-23, pastaj kanë humbur të dytin 15-25. Me barazimin e
rezultatit u duk se durrsakët do merrnin frenat e lojës në dorë, aq më tepër që ata kanë fituar
edhe setin e tretë 25-23. Por këtu ndodh kthesa. Vllaznia nuk dorëzohet dhe fiton setin e katërt
pas një drame të vërtetë me rezultatin 30-28 duke i barazuar setet në 2-2 dhe duke i dhënë
shpresë vetes për fitoren e krejt ndeshjes. Edhe seti final ka patur shumë rivalitet por
shkodranët kanë fituar në fund 16-14 duke marrë kësisoj një fitore shumë të rëndësishme ndaj
njërës prej skuadrave më të mira të kampionatit.

Vllaznia fiton 3-0 në Tiranë ndaj bardhebluve
Java e dytë e fazës së dytë të kampionatit kombëtar të volejbollit për të rritur, ka dhuruar një
fitore për ekipin e Vllaznisë. Ai ka luajtur në transfertë ndaj Tiranës dhe ndeshja është luajtur në
kryeqytet. Rezultati i kësaj ndeshje ka qenë i pastër 3-0 për djemtë e trajnerit Artan Kalaja.
Seti i parë i ndeshjes ka patur shumë rivalitet teksa është mbyllur 26-24 për shkodranët. I dyti
ka dhuruar shifrat 25-19 dhe i treti 25-20. Me këtë fitore, Vllaznia ka konsoliduar edhe më
shumë pozitat në katërshen e ekipeve më të mira të vendit duke qenë e sigurtë në objektivat e
saj për një vend në play-off pavarësisht largimeve të shumta të lojtarëve