Zyra e talenteve ne Itali

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 29 Aug 2008 , 16:49

edhe nje nga lajmet e TV1 shkodra http://it.youtube.com/watch?v=Q4O8Ly76sg0
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 30 Aug 2008 , 00:26

Une i uroj suksese kti djali te ri e ishalla i prihet mbare, por pa me duket ma shume si xhungler se sa si futbollist, se di a let me ndoj ekip, por ne fushe te blerte i duhet vizion loje e ja xhunglimet si edhe aja qe asht ma e randsishme i duhet disipline sportive e stervitje.

Ishalla i nigjohet zani ma shpejt ne nji prej ekipeve te Seria A
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 17 Oct 2008 , 21:23

a na xjerrt nej talent ju vllaznit e italise :lol:
se man in redblue po punon si ne austri ashtu dhe ne gjermani
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 17 Oct 2008 , 21:42

GOLDIAN wrote:a na xjerrt nej talent ju vllaznit e italise :lol:
se man in redblue po punon si ne austri ashtu dhe ne gjermani
jam tu punu kryesisht me gjet talente per Kombetaren e Shqipnise per femra :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 17 Oct 2008 , 21:45

Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:a na xjerrt nej talent ju vllaznit e italise :lol:
se man in redblue po punon si ne austri ashtu dhe ne gjermani
jam tu punu kryesisht me gjet talente per Kombetaren e Shqipnise per femra :lol: :lol:
a ke gjet nej portiere
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Fri, 17 Oct 2008 , 22:04

mirboll se po e marrim vedin.. :D :D bafshi hajr
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 17 Oct 2008 , 22:09

shv13 wrote:mirboll se po e marrim vedin.. :D :D bafshi hajr
kush po e merr vedin tifozat apo haani :lol:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Zyra e talenteve ne Itali

Post by Skodrinon » Wed, 20 Apr 2011 , 12:43

Edmond-Cela wrote:edhe nje nga lajmet e TV1 shkodra http://it.youtube.com/watch?v=Q4O8Ly76sg0
U zbulua në internet, sot ëndërron të luajë në Serinë A, me Lacion

Dikur ka qenë edhe në rradhët e Vllaznisë, por tepër i vogël, edhe pse atë ndeshje me Napolin, në turin kualifikues të UEFA-s, e mban mend mirë, pavarësisht se kurrë nuk pati mundësi të luante


Dikur ka qenë edhe në rradhët e Vllaznisë, por tepër i vogël, edhe pse atë ndeshje me Napolin, në turin kualifikues të UEFA-s, e mban mend mirë, pavarësisht se kurrë nuk pati mundësi të luante

Në Itali e thërrasin “Facebook”-un e talenteve, sepse është e mundur që të kërkohet një “thesar” me futbollistë të cilët i pret një e ardhme e madhe, edhe pse momentalisht janë të panjohur. Por, ajo që ia vlen të përmendet është se faqja e “Kicko”-s, në internet, është nga më të klikuarat sidomos nga klubet e mëdha dhe historia e Xhuliano Kulit është një nga ato që të bën të besosh shumë pikërisht te “youtube” e adresat e tjera “web” për të karikuar video.

Zbulimi – Xhuliano Kuli është rritur në krahinën e Piemontes, në veri të Italisë dhe sot luan te Pro Patria, por Igli Tare ia ka vënë sytë. Drejtori sportiv i Lacios, në fakt, ka bërë të ditur se djaloshi, edhe pse 20 vjeç, ka mundësi që të rritet si fizikisht, ashtu edhe teknikisht, ndaj një ditë mund të veshë pikërisht fanellën bardhekaltër. Gjithçka ka lindur pikërisht nga adresa e talenteve, “Kicko”, e cila e klikuar nga ish futbollisti shqiptar, ka tëhequr vëmendjen tek i riu i talentuar i Pro Patrias, i cili edhe pse skuadra luan në Leg Pro vazhdon të jetë në një krizë financiare, stërvitet me impenjim.

Historia – Kuli vazhdon t’i jetë mirënjohës Shqipërisë, sepse sipas tij i ka mësuar atë “futboll i ashpër” i rrugës, i përbërë nga teknika dhe instikti, gati që të hapë dyert drejt ëndrrës së madhe. Italisë i ka “borxh” ecurinë e pjekurisë futbollistike që po fiton dita ditës, për të qenë gati, pse jo, për Serinë A. Kuli është vetrëm 20 vjeç dhe jeton në Itali prej dhjetë vitesh, me familjen e tij, në Bra, ku duke shkelmuar një top tërhoqi vëmendjen e Pro Patrias, që e bleu. Një vit i pafat për të, duke parë rezultatet (skuadra ra në Ligën Profesioniste të Divizionit të Dytë), por një përvojë e jashtëzakonshme dhe mundësia për të qenë në vetrinën e talenteve. Dhe Lacio, nëpërmjet Tares, zbuluesit të talenteve, vazhdon ta ndjekë.

Fiziku – E vetmja pengesë që nuk lejoi, për momentin, realizimin e ëndrrës, e shpjegon vetë Xhuliano: “Duhet të forcohem fizikisht, kam qenë në Formelo duke u stërvitur me Lacion dhe isha disi prapa për sa i përket këtij aspekti. Do të stërvitem edhe më shumë për të arritur rezultatet e kërkuara”. Asnjë program me kohë të gjatë, vetëm dëshira për t’u matur me veten dhe të tjerët: “Përpiqem gjithmonë që të vë në përdorim teknikën. A provoj driblimin magjik? Ndonjëherë, kur e shoh të arsyeshme”. Kur e sheh në terrenin e lojës cilësia nuk i mungon, sepse ka finte, pasime dhe shumë e shumë lëvizje prej kampioni: “Vështirë t’i bësh gjatë ndeshjes, sepse nëse humbet një top mund të dënosh skuadrën tënde, por publiku kënaqet kur sheh të tilla gjëra”.

Vllaznia – Por, le të bëjmë disa hapa prapa dhe të shfletojmë albumin e historisë, e quajtur Vllazni 2008: Shkodra është qyteti ku Xhuliano lindi… Shkodranët luajnë në shtëpi ndaj Napolit, në turin paraeliminator të Kupës UEFA: në pushim të ndeshjes, një djalosh bën palexho në fillim me një top, më pas me dy, duke tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve: Isha kthyer në Shqipëri dhe po luaja për Vllazninë. Donin që të qëndroja aty, por në Itali kam gjithçka, jetën, miqtë, ndaj do të ishte e vështirë për mua”. Pavarëisht kësaj, fanella e Kombëtares kuqezi nuk ka munguar: “Deri tani më ka grumbulluar dy herë U-19-ta”.

Zgjedhja – Edhe pse është 20 vjeç, Kulli i ka idetë e qarta mbi të ardhmen. Në Itali duan ta shohin me fanellën axurre, por ai është i lidhur fort pas rrënjëve shqiptare, ndaj i ka dhënë kohë vetes. “E ardhmja? Dua të rritem në fillim, më pas do të flasim”. Dhe fanella axurre e Pro Patrias një ditë mund të kthehet në bardhekaltër, nëse ëndrra Lacio do të bëhet realitet.

s.ekspres

Post Reply