Page 4 of 4

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Mon, 08 Nov 2010 , 15:15
by Ledi1920
Urime Sinanit qe kaloi kuoten e 200 golave.

E prifte e mbara!!!

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Wed, 17 Nov 2010 , 07:00
by jeti
Urime Sinanit per rekordin e ri qe ka vendos ne superligen Shqiptare.
Cdo rekord asht i thyshem me koh, por ky i Sinanit besoj se nuk ka per tu thy per nje koh shume te gjate.
Tu pas parasysh se futbollistat sot sapo afirmohen shiten menjehera, rekordi i sinanit bahet edhe ma i veshtir mu thy. I vetmi futbollist qe mund tja kishte thy rekordin Sinanit do ishte Salihi po te kishte lujt ne superlige e jo ne Austri.

Me kujtohet ne sezonin 2003-2004 mos u gabosha kur ne sulm kishim nje makin te vertet golash Sinani & Salihi. Sinani pat shenu 36 gola ne 36 ndeshje.

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Thu, 24 May 2012 , 18:13
by Skodrinon
LEGJENDA SINANI "VAR KËPUCËT" NË GOZHDË

Zyrtarisht dje ka ardhur edhe “divorci” i njërës prej emblemave të futbollit shkodran me lojën e luajtur. Vioresin Sinani, ndonëse kishte disa kohë që nuk luante, më në fund ka vendosur ta pranojë me dhimbje largimin nga fusha e blertë. Megjithatë ai është krenar për atë çfarë I ka dhënë Vllazninë. Njëkohësisht ia di shumë për nder asaj për emrin e mirë që I ka dhënë. E ka nisur në vitin 1995 futbollin me Vllazninë dhe e mbyll pas 17 sezonesh. Një karrierë e gjatë, e mbushur me gola, me suksese dhe mbi të gjitha me përshtypje shumë të mirë nga të gjithë. Një intervistë për “shkodrasport.com” golashënuesi më I mirë në historinë e klubit shkodran do shpjegonte shumë gjëra për karrierën e tij. Mbi të gjitha, për të është koha për të dhënë falenderimet. Ja intervista e plotë e tij.

-Viori, më në fund zyrtarisht I keni dhënë lamtumirën futbollit të luajtur?
-Të them të drejtën nuk do kisha dashur të ndodhte kështu por vjen një moment dhe I duhet thënë “Mjaft” futbollit të luajtur. Ky moment, ndonëse I dhimbshëm erdhi edhe për mua dhe kuptohet që nuk vjen mirë megjithatë nga ana tjetër, më vjen që kam arritur të lë gjurmë në historinë e futbollit shkodran.
-Çfarë kishte të veçantë karriera juaj?
-Me shumë siguri do mbahem mend për numrin e madh të golave të shënuar, teksa kam shënuar më shumë se çdokush tjetër për Vllazninë.
-Kujt ia dedikoni këtë karrierë të suksesshme?
-Në rradhë të parë familjes time që më ka qëndruar pranë gjithmonë. Kam ndarë me të gëzimet dhe hidhërimet e sportit dhe ajo gjithnjë më ka mbështetur. Dua të falenderoj shokët dhe trajnerët për vitet e bukura dhe të mrekullueshme që kemi kaluar bashkë, njëkohësisht një falenderim kam edhe për gazetarët që më kanë mbështetur gjithmonë.
-Harruat tifozët, për të cilët keni qenë një beniamin I vërtetë I tyre?
-Edhe po të dua, ata nuk harrohen. Aq më tepër që mua personalisht më kanë mbështetur gjithmonë. Vllaznia duhet të jetë krenarë që I ka ato tifozë pasi jam I bindur se janë numri 1 në Shqipëri. Ata do jenë gjithmonë në zemrën time për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë karrierës.
-Cilët kanë qenë momentet më të lumtura dhe më të hidhura të karrierës sime?
-Më të lumturat dhe më të hidhurat kanë qenë të lidhur gjithmonë me fitimin apo humbjen e trofeve megjithëse për mua si sulmues, çdo shënim I një goli ka dhuruar një moment të bukur dhe përderisa kam shënuar shumë gola, kjo do të thotë se më shumë kam gëzuar gjatë karrierës time.
-Në sezonin e fundit përveçse si lojtar, keni provuar edhe rolin e zëvendëstrajnerit. Ka qenë e vështirë?
-Sigurisht që ka patur vështirësitë e veta aq më tepër që Vllaznia nuk kaloi një moment të mirë. Megjithatë dua të falenderoj drejtuesit e bordit dhe ato të klubit për mbështetjen që më kanë dhënë sepse ka qenë një mbështetje e fortë pikërisht në momentet kur unë isha drejt lënies së sportit.
-Si e gjykoni të ardhmen e skuadrës shkodrane?
-Unë uroj që sezonin e ri të kemi një Vllazni tjetër, një Vllazni pretedente.
-Keni provuar rolin e zëvendëstrajnerit. Mos do të thotë kjo se shumë shpejt mund t’iu shohim edhe si trajner I parë?
-Për momentin jo. Në të ardhmen, pas disa vitesh, ku I dihet se çfarë mund të ndodhë. E rëndësishme është që unë do jem gjithnjë pranë futbollit.
-Ndërkohë, besoj se e keni marrë vesh që është propozuar heqja e fanellës me numrin 9 me të cilën ju keni luajtur gjatë karrierës tuaj. Çfarë do të thotë kjo për ty?
-Sigurisht që është nder I madh nëse vendoset kjo gjë. Megjithatë, unë gjej rastin të falenderoj drejtorin Grima për propozimin e bërë. Ai është dhe do të mbetet një shok dhe mik I mirë për gjithë jetën dhe do ketë respektim tim maksimal.
-Nuk ka ndodhur me asnjë futbollist tjetër shqiptar kjo. Mendon se kjo gjë jua rrit edhe më shumë vlerat përveç 207 golave që keni shënuar në kampionate?
-Unë besoj se ia rrit vlerat klubit Vllaznia që di të nderojë ata që kanë dhënë për të. Sigurisht që ndihem krenar për këtë veprim që po bën klubi, jam krenar që kam shënuar më shumë se çdokush tjetër gola për Vllazninë dhe ajo që mund të them në fund unë është se falenderoj Vllazninë për emrin e mirë që më ka dhënë.
-Do të ketë sulmues të tjerë si Sinani në të ardhmen kjo skuadër?
-Jam I bindur se do ketë, vit pas viti Vllaznia do të nxjerrë të tjerë “Sinanë” sepse ky qytet e ka traditë nxjerrjen e futbollistëve cilësorë.

vllaznia.net

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Thu, 24 May 2012 , 18:16
by Skodrinon
Falemnderes Sinanit per emocionet qi na ka dhuru ne tane kto vite!

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Thu, 24 May 2012 , 19:33
by Admin
Nji lojtar shembullor, puntor, i disiplinum!!!

Faleminders Viori per emocionet e shumta qe na ke dhane!!!

Suksese ne te ardhmen!!

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Fri, 25 May 2012 , 01:23
by fpjalmi
Vioresin Sinani ka ken nder legjendad e futbollit shkodran ne dy dekadad e fundit dhe lojtare si ai dalin me pikatore. Njerez si Viori gjithmone asht nder me i pas gjithmone te vllaznia dhe shpresoj qe shum shpejt ta shof tranier me vllaznine

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Sat, 09 Jun 2012 , 11:00
by vllaznia1919
Per mu emblem asht ai qe ne shqipni ka lujte vetem me ngjyrat kuqeblu.

Re: Vioresin Sinani embleme e Vllaznise

Posted: Sat, 09 Jun 2012 , 14:54
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Per mu emblem asht ai qe ne shqipni ka lujte vetem me ngjyrat kuqeblu.
:wink: GRAZIE

gjynah qe si japim dhe bales me rastin e golit te shenum ne finale dhe titullit qe i dha tiranes
titullin qytetar nderi i shkodres