Topi i Arte

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Topi i Arte

Post by vllaznia1919 » Tue, 29 Nov 2005 , 14:57

Ronaldinjo, fituesi i “Topit të Artë 2005”

Skeda e Ronaldinjos
Datëlindja: 21 mars 1980
Vendlindja: Porto Alegre (Brazil)
Kombësia: Braziliane
Gjatësia: 181 cm
Pesha: 80 kg
Ndeshje me kombëtaren: 42
Debutimi në "Selesao": 27 qershor 2003

TROFE TE FITUAR
Me Barcelonën: Një titull kampion në Spanjë dhe një Superkupë Spanje.
Me Brazilin: Një kampionat botëror, një Kupë Amerike, një Kupë Konfederatash dhe një botëror U-17.

Ronaldinjo ka qenë dje në Paris, ku ka marrë nga gazeta "France Football" trofeun më të lakmuar nga çdo futbollist, "Topin e artë". Pra, fantazisti i Barcelonës është shpallur futbollisti më i mirë i planetit, për herë të parë në karrierën e tij. Duartrokitjet e marra në "Bernabeu" nga tifozët e Realit, pas fitores 3-0 të Barçës, kanë qenë ceremonia e vërtetë që kurorëzoi Ronadinjon si "mbret". Suksesi ka qenë i dukshëm, braziliani ka marrë 225 vota, duke lënë në vendin e dytë mesfushorin e Çelsit, Frenk Lampard me 148 vota dhe në të tretin kapitenin e Liverpulit, Stiv Xherrard me 132 vota. Në vendin e katërt renditet sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri. Vetëm i pesti gjendet sulmuesi i Milanit, Andrei Shevçenko, fituesi i edicionit të kaluar të "Topit të artë". Ukrainasi është një vend para Maldinit. Kapiteni i Milanit mund të krenohet me vendin e gjashtë dhe me faktin se është italiani më mirë i renditur. Në renditjen e përgjithshme të "France Football-it", pas dy futbollistëve të Milanit, në vendet shtatë dhe tetë renditen dy sulmuesit e Serisë A, Adriano dhe Ibrahimoviç. Kështu, gazetarët sportivë në Europë, pasi shqyrtuan faktet sipas të cilave Stiv Xherrard fitoi Championsin dhe Frenk Lampard udhëhoqi Çelsin drejt rekordeve në Angli, çmuan më shumë magjitë e Ronaldinjos, me të cilat Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë, që i mungonte prej gjashtë vitesh. Ronaldinjo fitoi edhe në verë Kupën e Konfederatave me Brazilin, ndërsa në vitin 2004 u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA. Braziliani është fituesi i edicionit të 50-të të "Topit të artë", i cili u dha për herë të parë në vitin 1956 për Stenli Metjusin e Blekpulit. Ronaldinjo bëhet braziliani i tretë që e fiton këtë veprimtari, pas Ronaldos dhe Rivaldos. Futbollistët që e kanë fituar më shumë "Topin e artë" janë Mishel Platini, Johan Krujf dhe Marko Van Basten, nga tri herë secili.

Runi: Dua reputacionin e Bestit
Mançester Junajtid arriti të fitojë ndaj Uest Hemit në fundjavë dhe ia kushtoi fitoren Xhorxh Bestit, i cili vdiq të premten. Një nga futbollistët më të mirë të historisë së "Djajve të kuq" u respektua në maksimum dhe u kujtua nga shumë personalitete në botë. Ndërkohë, sulmuesi 20-vjeçar i Mançesterit, Uejn Runi, shpreson që një ditë të arrijë statusin që arriti Xhorxh Besti te Mançesteri dhe në botë. "Pashë që të gjithë e respektuan. Gjatë gjithë jetës ai ka qenë një njeri i respektuar dhe të gjithë e nderonin, por edhe pas vdekjes do të ngelet i paharruar. Dua që një ditë edhe unë të arrij një reputacion të tillë. Edhe pse nuk kemi të njëjtat aftësi, mendoj se me punë do të arrij të shkëlqej në fushën e lojës," - tha Runi.

Henri: Arsenali është dashuria ime
Tierri Henri ka deklaruar se tek Arsenali kënaqet shumë dhe se e dashuron klubin e tij. Sulmuesi francez ka arritur shumë suksese me "topçinjtë" dhe për më tepër ka hyrë në historinë e klubit me rekordet e tij personale. Verën tjetër, skuadra e tij do të transferohet te stadiumi i ri "Ashburton Grove" dhe do të lërë "Hajburin", ku Henri ka arritur të shënojë plot 100 gola në atë stadium. Ai rekord tashmë nuk do të arrihet të thyhet nga asnjë person tjetër. "Tek Arsenali kam arritur çaste shumë të bukura dhe vazhdoj t'ia kaloj shumë mirë. Mendoj se nuk mund të luaj kështu në ndonjë klub tjetër, për më tepër e dashuroj fanellën që vesh gjatë lojës, pasi kam borxhe ndaj Arsenalit. Fansat më duan, drejtuesit e klubit më duan, ndaj unë duhet t'ua shpërblej," - tha Henri.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Sun, 25 May 2008 , 19:47

tTsh per tash ma i i miri ne bote asht Ronaldon i Mancesterit. As kerkush nuk mundet me ja kalue. Me ka pelquy shume se fundmi Torres, cfar lojtarit!
Vllaznia ne zemer
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 May 2008 , 21:38

Un kisha thane qe edhe Ibrahimoviçi asht lojtar i madh!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Post by loroborici » Sun, 25 May 2008 , 21:40

vllaznia1919 wrote:Un kisha thane qe edhe Ibrahimoviçi asht lojtar i madh!
Smunem me te than jo. Vec se Ibrahimovic asht lojtar qi damtojet shpejt, e nuk munet me e perfunue nji sezon te tan pa u damtue.
Vllaznia ne zemer
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 02 Dec 2008 , 17:21

Kristiano Ronaldo shpallet fitues i “Topit të Artë” për vitin 2008


Kristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2008 nga revista franceze Franc Football. Lajmi bëhet i ditur nga websiti i revistës franceze që organizon për të 53-ten herë këtë çmim.

Ronaldo grumbulloi 446 pikë, pas tij renditen argjentinasi i Barcelonës, Leonel Mesi, dhe spanjolli i Liverpulit, Fernando Torres. Ronaldo bëhet pasardhësi i Kakasë në mbajtjen e këtij trofeu të rëndësishëm. Futbollisti dha një kontribut të madh në fitmin e Ligës së Kampioneve dhe Premierligës nga skuadra e tij, Mançester Junaited.

Ronaldo bëhet portugezi i tretë që fiton këtë trofe, pas Euzebios në vitn 1965, dhe Luis Figos në vitin 2000.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 02 Dec 2008 , 17:22

Ronaldo shprehet mjat i lumtur për “Topin e Artë”


Kristiano Ronaldo është mjaft i kënaqur për titullin e “Topit të Artë” për vitin 2008. Portugezi fitoi me një diferencë të madhe pikësh nga ndjekësit e tyre më të afërt. Fituesi i vitit të shkuar, Rikardo Kaka’, arriti të rendidet vetëm në vendin e tetë me 31 pikë, një më shumë se Ibrahimoviçi i Interit.

Më afër futbollistit të ri më të mirë në botë, ishte argjentinasi Mesi me 281 pikë, dhe spanjolli Torres me 179 pik.

Anglezi Xherard arriti të marrë 28 pikë duke zënë vendin e 10-të, ndërsa Lampardi mori 8 pikë, duke zënë vendin e 15-të. Portieri italian, Xhixhi Bufon mori 5 pikë duke zënë vendin e 18-të, ndërsa sulmuesi Luka Toni nuk mori dot asnjë pikë.

Klasifikimi i vitit 2008

1. Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester Utd) 446 pikë;
2. Lionel Messi (Argjentin, Barcellona) 281;
3. Fernando Torres (Spanj, Liverpool) 179;
4. Iker Casillas (Spanj, Real Madrid) 133;
5. Xavi Hernandez (Spanj, Barcellona) 97;
6. Andrei Arshavin (Rusi, Zenit San Pietroburgo) 64;
7. David Villa (Spanj, Valencia) 55;
8. Kakà (Brazil, Milan) 31;
9. Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Inter) 30;
10 Steven Gerrard (Angli, Liverpool) 28;
11 Marcos Senna (Spanj, Villarreal) 16;
12 Emmanuel Adebayor (Togo, Arsenal) 12;
13 Wayne Rooney (Angli, Manchester United) 11;
14 Sergio Aguero (Argjentin, Atletico Madrid) 10;
15 Frank Lampard (Angli, Chelsea) 8;
16 Franck Ribery (Franc, Bayern Monaco) 7;
17 Samuel Eto'o (Kamerun, Barcellona) 6;
18 Gianluigi Buffon (Itali, Juventus) 5;
19 Michael Ballack (Gjermani, Chelsea) e Cesc Fabregas (Spanj, Arsenal) 4;
21 Didier Drogba (Bregu I Fildisht, Chelsea), Sergio Ramos (Spanj, Real Madrid) e Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United) 3;
24 Edëin Van der Sar (Holand, Manchester United) e Ruud Van Nistelrooy (Holand, Real Madrid) 2;
Kandidatët pa pikë: Karim Benzema (Lione), Pepe (Real Madrid), Luca Toni (Bayern Monaco), Rafael van der Vaart (Real Madrid), Youri Zhirkov (CSKA Mosca).

Fituesit në vitë

1956 - Stanley Mattheës, Blackpool
1957 - Alfredo Di Stefano, Real Madrid
1958 - Raymond Kopa, Real Madrid
1959 - Alfredo Di Stefano, Real Madrid
1960 - Luis Suarez, Barcellona
1961 - Omar Sivori, Juventus
1962 - Josef Masopust, Dukla Praga
1963 - Lev Yashin, Dynamo Mosca
1964 - Denis Laë, Manchester United
1965 - Eusebio, Benfica Lisbona
1966 - Bobby Charlton, Manchester United
1967 - Florian Albert, Ferencvaros
1968 - George Best, Manchester United
1969 - GIANNI RIVERA, Ac Milan
1970 - Gerd Muller, Bayern Monaco
1971 - Johan Cruyff, Ajax Amsterdam
1972 - Franz Beckenbauer, Bayern Mynih
1973 - Johan Cruyff, Barcellona
1974 - Johan Cruyff, Barcellona
1975 - Oleg Blokhin, Dynamo Kiev
1976 - Franz Beckenbauer, Bayern Monaco
1977 - Allan Simonsen, Borussia Moenchengladbach
1978 - Kevin Keegan, Amburgo Sv
1979 - Kevin Keegan, Amburgo Sv
1980 - Karl-Heinz Rummenigge, Bayern Mynih
1981 - Karl-Heinz Rummenigge, Bayern Mynih
1982 - PAOLO ROSSI, Juventus
1983 - Michel Platini, Juventus
1984 - Michel Platini, Juventus
1985 - Michel Platini, Juventus
1986 - Igor Belanov, Dynamo Kiev
1987 - Ruud Gullit, Ac Milan
1988 - Marco Van Basten, Ac Milan
1989 - Marco Van Basten, Ac Milan
1990 - Lothar Matthaus, Inter
1991 - Jean-Pierre Papin, Olympique Marsiglia
1992 - Marco Van Basten, Ac Milan
1993 - ROBERTO BAGGIO, Juventus
1994 - Hristo Stoichkov, Barcellona
1995 - George Ëeah, Ac Milan
1996 - Matthias Sammer, Borussia Dortmund
1997 - Ronaldo, Inter
1998 - Zinedine Zidane, Juventus
1999 - Rivaldo , Barcellona
2000 - Luis Figo, Barcellona e Real Madrid
2001 - Michael Oëen, Liverpool
2002 - Ronaldo, Real Madrid
2003 - Pavel Nedved, Juventus
2004 - Andriy Shevchenko, Ac Milan
2005 - Ronaldinho, Barcellona
2006 - FABIO CANNAVARO, Real Madrid
2007 - Kakà, Ac Milan
2008 - Cristiano Ronaldo, Manchester United.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 03 Dec 2008 , 02:03

un mendoj se nuk e meritonte cristiano me marr topin e arte .lio messi asht shum ma i mire se ai ,dhe shum ma nelt.

asht dicka qe cristiano ronaldo u votua nga gazetaret e jo nga tranierat.

shum tranier thoshin qe c ronaldo nuk e meritonte topin e arte .

njeri prej tyne asht marcelo lipi i cili tha.

messi e meritonte topin e arte,dhe ai tha:

nese tranierat do te kishin votuar padiskutim qe messi do e merrte topin e arte,dhe ai thote.nuk mendoj se kjo eshte nje ide e mire te zgjedhesh lojtarin me te mire sepse tranierat kane me experience se gazetaret dhe vota e gazetareve me duket dicka qe nuk e tregon te verteten theksoi ai

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 03 Dec 2008 , 02:12

ne historine e topit te arte jane 2 njerez qe e kan fituar nga 3 here kete top te arte.

ato jane 2 yjet e botes johan cryff holland dhe marko van basten holland .

johan cryf e ka marre ne 1971 1973 dhe 1974 ,kurse van basteni e ka marre ne 1988 1989 dhe ne 1992.

ta marresh topin e arte 3 here do te thote dicka shum e madhe ,ku ne gjithe historine e topave te arte nuk do te kete asnjeri qe ta marri 3 here topin e arte ku ne 53 vjet futboll me topat e arte asnjeri nuk e ka marre pervec ketyre legjendave hollandeze,te cilat jane te paharrueshme.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 03 Dec 2008 , 05:20

fpjalmi wrote:un mendoj se nuk e meritonte cristiano me marr topin e arte .lio messi asht shum ma i mire se ai ,dhe shum ma nelt.

asht dicka qe cristiano ronaldo u votua nga gazetaret e jo nga tranierat.

shum tranier thoshin qe c ronaldo nuk e meritonte topin e arte .

njeri prej tyne asht marcelo lipi i cili tha.

messi e meritonte topin e arte,dhe ai tha:

nese tranierat do te kishin votuar padiskutim qe messi do e merrte topin e arte,dhe ai thote.nuk mendoj se kjo eshte nje ide e mire te zgjedhesh lojtarin me te mire sepse tranierat kane me experience se gazetaret dhe vota e gazetareve me duket dicka qe nuk e tregon te verteten theksoi ai

Edhe une bashkohem me mendimin tend naqe.:wink:
Nuk me pelqen hyc fakti se Gazetaret jane ato qe nxjerrin fitusin e Topit te Arte...

Do ishte shume ma profesionale qe Trajnerat te ishin ato qe do vendosshin ne kete lloj kompeticionit personal.

C.Ronaldo kete vit ka tregu vlera shume te mira si golashenues me manchesterin, por per sa i perket Kombetares Portogaleze, ai nuk ka tregu asgja, u pa edhe ne Evropina C.Ronaldo Ishte hija e vedit.

Une Votoj L.Messin.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 03 Dec 2008 , 05:29

fpjalmi wrote:ne historine e topit te arte jane 2 njerez qe e kan fituar nga 3 here kete top te arte.

ato jane 2 yjet e botes johan cryff holland dhe marko van basten holland .

johan cryf e ka marre ne 1971 1973 dhe 1974 ,kurse van basteni e ka marre ne 1988 1989 dhe ne 1992.

ta marresh topin e arte 3 here do te thote dicka shum e madhe ,ku ne gjithe historine e topave te arte nuk do te kete asnjeri qe ta marri 3 here topin e arte ku ne 53 vjet futboll me topat e arte asnjeri nuk e ka marre pervec ketyre legjendave hollandeze,te cilat jane te paharrueshme.

Pervec Johb Cryff, dhe Van Basten qe e kan fitu 3 heran kete kompeticion, eshte edhe Michele Platini qe e ka fitu 3 heran.
3 here rresht, 1983, 1984, 1985
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 03 Dec 2008 , 06:40

jeti shkruan

Pervec Johb Cryff, dhe Van Basten qe e kan fitu 3 heran kete kompeticion, eshte edhe Michele Platini qe e ka fitu 3 heran.
3 here rresht, 1983, 1984, 1985

__________________________________________________

:shock: :shock: :shock: ,po pse mor jeti e pave kaq mire . :lol: :lol:

ke te drejte jeti ,megjithate jan 2 hollandez qe e kan fitu 2 here e nji frances keshtu qe i bjen holland franc 2 me 1 ,dhe prap met hollanda :lol: :lol: :lol: :lol:

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 03 Dec 2008 , 06:48

fpjalmi wrote:jeti shkruan

Pervec Johb Cryff, dhe Van Basten qe e kan fitu 3 heran kete kompeticion, eshte edhe Michele Platini qe e ka fitu 3 heran.
3 here rresht, 1983, 1984, 1985

__________________________________________________

:shock: :shock: :shock: ,po pse mor jeti e pave kaq mire . :lol: :lol:

ke te drejte jeti ,megjithate jan 2 hollandez qe e kan fitu 2 here e nji frances keshtu qe i bjen holland franc 2 me 1 ,dhe prap met hollanda :lol: :lol: :lol: :lol:

Ca me ba tash e thash, ta e kisha dite kete pune do e mbyllsha gojen... :wink:
Po hajt edhe pse Platini e ka fitu 3 heran, Hollandezet jane superior, sepse jane 2 qe e kan fitu nga 3 here.
Ndeshja mbaroi Hollande 2-1 France... :lol: :lol: :lol:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Wed, 03 Dec 2008 , 12:52

per mu ta fitote ibra ose d.piero.
ibra fitoi i mut t'modh,
d.piero s'qe fare.
ajt ta gzosh o ronaldo pordha. lojtar pordhac.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Wed, 03 Dec 2008 , 13:26

une sisha dakord ta merrte ky tranvestiti pordhac...
jane ca qe thone boni 40 gola ,fitoi champions leagen ,kampionatin etj etj...

Neshje vendimtare ky ska bo asgjo...me portugezet e hongri...ja futen cunat(gjermont)...dmth ne europian nuk la asnje shenje...neshje direkte me chelsin qe boni ballack dy gola ky prap asigjo sboni
ne champions paten fatin e kurves...se ky mire qe me barcelonen humbi penallti po dhe me chelsin humbi penallti...ene filloi tu qajt
Dmth ne neshje vendimtare ky asihere ska lon shenje...me tregu me termen qe eshte kampion...bo ca finte kot ne ven ene duket sikur fluturo me pras...


Qe eshte lojtar i mire eshte...po ka lojtare qe e meritojn me shume se ky...zlata,torres,mesi po fus ene ballack meqe jom me gjermont...
Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 03 Dec 2008 , 16:30

C.Ronaldo e fitoj si e fitoj kete vit, Vitin tjeter do Fitoje Ibrahimovic, Messi, ose Ronaldinho.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 03 Dec 2008 , 21:00

vitin tjeter do e fitoj nje shqiptar
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 03 Dec 2008 , 21:58

GOLDIAN wrote:vitin tjeter do e fitoj nje shqiptar
Ta po e fiton Bushi... :wink:
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 17 Dec 2008 , 06:11

Mesi mund Kristiano Ronaldon për Fifa World Player

Argjentiasi është favorit ndaj portugezit gjatë votimeve





Është një surprizë e këndshme, madje dhe e pabesueshme. Lajmi nuk është ende zyrtar, por gazeta sportive spanjolle “El Mundo Deportivo”, e afërt me klubin e Barcelonës shkruan se Lionel Mesi ka mundur Kristiano Ronaldon në garën për çmimin e “Lojtarit më të mirë në botë”, apo i njohur zyrtarisht si “FIFA World Player” për vitin 2008.

Në fakt, ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet më 12 janar 2009 në Zyrih të Zvicrës, por Mesi, sipas “El Mundo Deportivo”, është favoriti kryesor për fitimin e trofeut.

Ndryshe nga votimi për “Topin e artë” që jepet nga revista franceze “France Football” (fitoi Kristiano Ronaldo), për të cilin votojnë gazetarët sportivë (nga Shqipëria votoi Besnik Dizdari), për “FIFA World Player” (jepet nga FIFA) votojnë trajnerët dhe kapitenët e ekipeve Kombëtare.

Nga Shqipëria këtë të drejtë e kanë trajneri Ari Han dhe kapiteni Altin Lala, të cilët ndoshta edhe kanë votuar zyrtarisht për lojtarin e preferuar të tyre.

Nëse do të ishte e vërtetë, atëherë Mesi do të ishte argjentinasi i parë dhe i dyti lojtar më i ri në moshë që do të fitonte çmimin pas brazilianit Ronaldo, që e fitoi atë në vitin 1996.

Lista e pesë kandidatëve për këtë vit (2008-n) përbëhet nga Lionel Mesi (Barcelona), Kristiano Ronaldo (Mançester Junaitid), Kaka (Milan), Fernando Torres (Liverpul) dhe Xavi (Barcelona).

E Marte, 16 Dhjetor 200

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 17 Dec 2008 , 06:16

me vjen mjaft mire qe messi po fiton topin e arte si futbollisti ma i mire sepse e meriton.

aja qe u votu ne paris ishte e padrejt sepse votuan gazetaret te cilet skan eksperience.

kjo qe po votohet tashti asht prej traniereve.

ishte vertete nje turp qe kristiano ronaldo fitoi 2 jave me pare ate top qe nuk e meritonte.

messi asht lojtari ma i mire ne bote e nuk ka as balak e as van nistelroi ,e as ibrahimoviq qe i afrohen.

bravo mesi.more ate qe te takon plot me merite

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Topi i Arte

Post by Skodrinon » Sun, 18 Oct 2009 , 13:43

Lista e 30 kandidateve per Topin e Arte 2009

Andrei Arshavin (Russia, Arsenal)
Karim Benzema (Francia, Lione poi Real Madrid)
Iker Casillas (Spagna, Real Madrid)
Cristiano Ronaldo (Portogallo, Manchester United poi Real Madrid)
Diego (Brasile, Werder Brema poi Juventus)
Didier Drogba (Costa d’Avorio, Chelsea)
Edin Dzeko (Bosnia, Wolfsburg)
Samuel Eto'o (Camerun, Barcellona poi Inter)
Cesc Fabregas (Spagna, Arsenal)
Fernando Torres (Spagna, Liverpool)
Diego Forlan (Uruguay, Atletico Madrid)
Steven Gerrard (Inghilterra, Liverpool)
Ryan Giggs (Galles, Manchester United)
Yoann Gourcuff (Francia, Bordeaux)
Thierry Henry (Francia, Barcellona)
Zlatan Ibrahimovic (Svezia, Inter poi Barcellona)
Iniesta (Spagna, Barcelona)
Julio Cesar (Brasile, Inter)
Kakà (Brasile, Milan poi Real Madrid)
Frank Lampard (Inghilterra, Chelsea)
Maicon (Brasile, Inter)
Lionel Messi (Argentina, Barcellona)
Luis Fabiano (Brasile, Siviglia)
Franck Ribéry (Francia, Bayern Monaco)
Wayne Rooney (Inghilterra, Manchester United)
John Terry (Inghilterra, Chelsea)
Nemanja Vidic (Serbia, Manchester United)
David Villa (Spagna, Valencia)
Xavi (Spagna, Barcellona)
Yaya Touré (Costa d’Avorio, Barcellona)

Post Reply