Shorti i Kupes

Diskutoni ndaj ecuris dhe ndeshjeve te Kupes se Republikes

Moderator: GOLDIAN

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Shorti i Kupes

Post by vllaznia1919 » Tue, 06 Sep 2005 , 13:24

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipëris

Turi i dytë

Veleçiku -Vllaznia

Iliria -Tirana

Devolli -Skënderbeu

Cërriku -Elbasani

Delvina -Saranda

Përmeti -Luftëtari

Tepelena -Apolonia

Ada -Partizani

Burreli -Dinamo

Sopoti -Pogradeci

Besëlidhja -Teuta

Kastrioti -Laçi

Egnatia -Besa

Cakrani -Flamurtari

Tomori -Lushnja

Erzeni -Shkumbini

Ndeshjet, më 21 e 28 shtator

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 06 Sep 2005 , 13:46

Nderkohe te Dielen eshte mbyllur turi i pare i Kupës së 55-te të Shqipërisë në futboll.
Në këtë veprimtari kombëtare marrin pjesë 40 ekipe të kategorisë superiore, kategorise se parë dhe të dyte.
Në turin e parë morrën pjese 16 skuadra të kategorisë së dytë (tete te parat e çdo grupi).
Rezultatet jane:
ndeshja e pare kthimi
Maliqi - Devolli 1-1 0-1
Korabi - Burreli 1-3 1-4
Memaliaj - Delvina 1-3 1-1
Permeti - Erseka 2-0 1-1
Cakrani - Bylis 5-0 2-0
Puka - Veleçiku 0-1 1-3
Gramshi - Sopoti 3-0 0-3 (2-4 me 11-metersha)
Iliria - Dajti 3-0 2-3
Për në turin e dytë jane kualifikuar Devolli, Burreli, Delvina, Permeti, Cakrani, Veleçiku, Sopoti dhe Iliria

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 21 Sep 2005 , 13:19

Veleçiku-Vllaznia, sot në fushën e Koplikut

Ka pasur dyshime në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes së sotme të kupës mes Vllaznisë dhe Veleçikut. Lajmet që vinin bënin të ditur se ky takim mund të zhvillohej në fushën e kompleksit "Zmijani" në Shkodër, ose në stadiumin "Loro Boriçi". Por koplikasit nuk kanë lëvizur nga dëshira e tyre për ta pasur mysafire Vllazninë në Koplik. Ndeshja do të luhet në fushën e kompleksit sportiv të vëllezërve Duli dhe do të nisë në orën 15:00. Sipas trajnerit Haxhiosmanoviç, Vllaznia pritet që në këtë ndeshje të luajë me një formacion të përzier, me lojtarë të formacionit bazë, si dhe me disa lojtarë të rinj. Kualifikimi mendohet të mos sjellë asnjë problem për kuqeblutë, prandaj dhe eksperimente të tilla në ndeshjet e kupës janë të pranueshme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 21 Sep 2005 , 13:20

Partizani mposht 2-0 Adën në "Tofik Jashari"

Nuk kishte se si të përsëritej surpriza e një viti më parë, kur Ada e Velipojës do të eliminonte Dinamon pikërisht në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Një vit më vonë, shorti e vë përballë një tjetër skuadre kryeqytetase, këtë radhë me Partizanin. Ndonëse Ada ishte pritëse në këtë ndeshje, ajo u luajt në "Tofik Jashari" të qytetit të Shijakut, në prani të një numri të vogël tifozësh, duke pasur parasysh rëndësinë e vogël të këtij takimi. Partizani ka arritur ta mposhtë Adën me rezultatin 2-0. Golat u shënuan që në pjesën e parë të takimit dhe kanë për autorë sulmuesin malazez Drobnjak dhe Berishën. Një ditë pas fillimit të punës si trajner i Partizanit, Sulejman Mema ka hedhur në fushë një formacion sulmues, me skemën 3-5-2, ku Bylykbashi dhe Drobnjak përbëjnë dyshen sulmuese, ndërsa në mbrojtje Mema ka lënë në stol mbrojtësin brazilian Lopez, duke luajtur me tre të tillë, me Delainin në qendër. Ndërsa mesfusha ka qenë e mbipopulluar me Allmuçën, Halilin, Beqirin, Berishën e Muzakën, i cili, duhet theksuar, ka bërë një volum të madh loje me shpërthimet e tij nga e djathta, madje gjatë një pjese loje është spostuar edhe nga e majta. Ashtu siç pritej, ky takim ka filluar me të kuqtë, që kërkojnë të shënojnë që në minutat e para, ndërsa veriorët e Adës kërkojnë të mbrohen mirë, duke mos u lënë shumë hapësirë sulmuesve të Partizanit. Të kuqve u janë dashur vetëm 15 minuta lojë për të kaluar në avantazh. Pas një kombinimi të bukur në mesfushë mes Bylykbashit dhe Halilit, ky i fundit e nxjerr të lirë sulmuesin malazez, i cili nuk fal nga një distancë e afërt, prirët me portën e Llanit. Ndërsa në përfundim të pjesës së parë Berisha shënon golin e dytë prej 20 metrash largësi, me një goditje të fortë nga ana e djathtë e portës. Pjesa e dytë ka të njëjtën fytyrë me të parën. Partizani kërkon të thellojë rezultatin, ndërsa Ada të mos pësojë gola të tjerë. Momenti më i veçantë i këtij takimi është dalja me karton të kuq nga fusha e lojës e Bylykbashit, i cili e ka ofenduar gjyqtarin pasi ky i fundit nuk i ka akorduar një goditje dënimi në hyrje të zonës së Adës. Partizani, i mbetur me 10 lojtarë, nuk ka arritur të shënojë në pjesën e dytë, kështu që takimi ka përfunduar me rezultatin 2-0.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Oct 2005 , 20:23

Ashtu siç ishte deklaruar edhe një ditë më parë, në Federatën Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i Kupës së 54 t të Shqipërisë. Në hedhjen e shortit të Kupës së Shqipërisë kanë qenë të pranishëm drejtues klubesh dhe ata të FSHF së, përveç Shkumbinit, Tiranës dhe Partizanit. Në fillim, shefi i sektorit të garave në federatë, Hito Hitaj, ka shpjeguar procedurën e shortit për Kupën e Shqipërisë si dhe ka lexuar emrat e skuadrave që janë ndarë në dy vazo. Në vazon e parë ishin të ekipet më të mira të Shqipërisë, Tirana, Elbasani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Shkumbini, Lushnja dhe Partizani. Ndërkohë që në vazon e dytë janë rreshtuar Skënderbeu, Besa, Apolonia, Luftëtari, Flamurtari, Kastrioti, Pogradeci dhe Butrinti. Sipas rregullores së shortit, në fillim nxirej një ekip nga vazoja dy dhe më pas çifti plotësohej me një ekip të vazos së parë, ku ndodheshin dhe ekipet më të forta. Dhe që në fillim shorti ka dashur që të përballë të vërë Besën dhe Vllazninë. Shorti ka vënë përballë edhe disa çifte të tjera interesante si Apolonia Tirana, Skënderbeu Dinamo dhe Kastrioti Partizani. Ndeshjet e para të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 19 tetor, ndërsa ato të kthimit më 26 tetor.
Ja çiftet e turit të tretë të kupës:
Besa-Vllaznia
Flamurtari-Teuta
Butrinti-Shkumbini
Luftëtari-Lushnja
Pogradeci-Elbasani
Kastrioti-Partizani
Skënderbeu-Dinamo
Apolonia-Tirana

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Oct 2005 , 20:24

Me duket se po te zhdukena edhe prej kups fille. :evil:

Ks-Besa
Antar
Antar
Posts: 39
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
Contact:

Post by Ks-Besa » Sun, 02 Oct 2005 , 16:01

Nga Egnatia na bie shorti me Vllaznine :D ne vend qe te na binte Pogradeci.
Ndeshja e pare luhet me 19 tetor me duket apo jo?

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 03 Oct 2005 , 13:11

Te njejten gje kam menduar edhe un. :lol:
Nuk muhd te na biente me Pogradecin apo Butrintin?? :lol:

Ks-Besa
Antar
Antar
Posts: 39
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
Contact:

Post by Ks-Besa » Mon, 17 Oct 2005 , 04:52

Cuna te merkuren luhet ndeshja e pare per Kupen :P

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 Oct 2005 , 13:20

Fitofte me i miri! :lol: :lol: :lol:
E para luhet ne Shkoder apo ne Kavaje?

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 17 Oct 2005 , 16:39

vllaznia1919 wrote:Fitofte me i miri! :lol: :lol: :lol:
E para luhet ne Shkoder apo ne Kavaje?
Pershendetje !!!

Me aq sa di un ndeshja e pare luhet ne Kavaje !!!

Jam i bindur se Vllaznia ka me e kalu ket turr , por .... asnjehere nuk i dihet edhe pasi per momentin Besa eshte shum shum ne forme , dhe po tregon se nuk eshte nje rastesi qe eshte aty ku eshte !!!!
Po shpresoj dhe besoj se ka ardh KOHA PER NDRYSHIM :D :P :wink:

Lum ato qe do e shohin kete ndehsje se me te vertet do te jete nje sfide interesante !!!

Shendet e pare
Vllaznit Ultras

Image

Ks-Besa
Antar
Antar
Posts: 39
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
Contact:

Post by Ks-Besa » Tue, 18 Oct 2005 , 03:32

Se di ku luhet ndeshja e pare.
Ky traineri i ri Hysen Dedja ka qene me pare trainer i Vllaznise apo me duket mu dhe me duket qe ka qene edhe trainer me Egnatian (vjet)???
Me pelqeu Vasil Bici dhe nuk e di pse u largu nga Vllaznia por ai ishte trainer i mire.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Oct 2005 , 13:19

Edhe mua me pelqen shum Bici.seri ka qene edhe me pare trajner me Vllaznine,perveq qe eshte ish-lojtar i ekipit.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 18 Oct 2005 , 18:44

Pershendetje !!!

Ndeshja e pare luhet ne Kavaje !!

Hysen Dedja "Seri" , ka ken tranjer i Vllaznise edhe 2 here te tjera , kjo asht e treta , ne vitin e pare qe ka drejtu kemi dal nenkampion shqiperia , kurse vitin tjeter kemi dal kampion , vit ne te cilin Vllaznia ka marr pjese ne kupen e kampioneve duke ba loje te mire por per fatin e keq tonin , Vllaznia denohet nga Uefa per shkak te aktivizimit te nje lojtari jo te federum , keshtu qe ndeshja kunder Dinamo Tbilis qe kishte perfundu me rezultatin 1-0 per Gjeorgjianet jepet ne tavoline 3-0 , ne ndeshjen e kthimit ne Tirane , Vllaznia fiton 3-1 por nuk mjafotojne per Vllaznine .... Per shkak ke ketij gabimi tranjeri Dedja shkarkohet nga detyra .
Pastaj ai behet tranjer i Erzenit , me pas kthehet tek Vllaznia por pa sukses , ku me von shkon tek Egnatia , dhe me pas tek Erzeni ....
Si lojtar Dedja ka lujt deri ne vitin '91 ku ne mos u gabohesha ka dal edhe kampion Shqiperie me Vllaznine !!!

Sa i takon Vasil Bici , kam pas gjithmon simpati per ate tranjer sepse asht korrekt si edhe ka disiplin ....
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Oct 2005 , 13:37

Kuqeblutë, mbrëmja kalohet në Durrës
Përgatitjet për ndeshjen e sotme me Besën, kuqeblutë kanë kërkuar t'i bëjnë në kushte normale. Nëse në fillim u hodh ideja që ekipi të udhëtonte brenda ditës nga Shkodra në Kavajë, stafi drejtues i Vllaznisë e ka hedhur poshtë këtë ide me mendimin që skuadra duhet t'ia bënte ashtu siç duhet shërbimin parapërgatitjeve për ndeshjen. Kështu, që pas seancës së djeshme, që u zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi", ekipi është grumbulluar sërish në orën 17:00, teksa ka marrë rrugën drejt Durrësit. Pikërisht në këtë qytet kuqeblutë kanë kaluar natën e mbrëmshme të sistemuar në hotelin "Leonardo" dhe sot afër mesditës do të marrin rrugën drejt Kavajës për ndeshjen me Besën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Oct 2005 , 13:38

Vllaznia, pragndeshja me Besën me probleme

Problemet për Vllazninë duket se nuk paskan të sosur. Pasi nuk ka arritur të kalojë me sukses sfidën me Dinamon për të shënuar kthesën në kampionat, gjërat nuk është se shkojnë aq mirë as në prag të ndeshjes së kupës me Besën. Në sfidën e sotme përballë skuadrës kryesuese të kampionatit që është realisht dhe skuadra më në formë e momentit, kuqeblutë e trajnerit Dedja vijnë me disa mungesa të rëndësishme në formacion. E sigurt është që do të mungojnë Radusinoviç, Sulejmani dhe Kuli, ndërkohë që në pikëpyetje është edhe Ndreka. Pa harruar këtu që brazilianët Leandro, Zherladinjo e Rinaldo nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike dhe si rrjedhojë nuk është se japin ndonjë garanci për aktivizimin e tyre. Në këto pozita, situata duket vërtet emergjente për skuadrën shkodrane. Formacioni me të cilin ajo do të dalë në fushë sot ndaj kavajasve do të jetë me plot gojën "i sajuar". Trajneri Dedja nuk ka shumë alternativa në dispozicion dhe si pasojë do t'i duhet të ndërtojë një 11 she në kushte jonormale. Kështu është e sigurt që mbrojtësi malazez Radusinoviç nuk do të luajë sot. Ai në dy ditët e fundit nuk është stërvitur, ndërkohë që dje ka udhëtuar drejt Podgoricës për të bërë një grafi të dëmtimit të tij në këmbë. Me skuadrën dje nuk është stërvitur as kosovari Sulejmani. Edhe ai duket se ka një dëmtim muskular të vërejtur që në ndeshjen me Dinamon dhe për rrjedhojë mjeku Çoba e ka këshilluar të bëjë pushim. Sikur të mos mjaftonin këto, në fund të stërvitjes së djeshme është mësuar edhe fakti tjetër që i gatshëm për sfidën e sotme nuk do të jetë as kavajasi Kuli. Ai menjëherë pas stërvitjes ka komunikuar me trajnerin Dedja, të cilit i ka kërkuar leje për të mos e përfshirë në grupin e lojtarëve për ndeshjen e sotme për një arsye të fortë familjare. Duke qenë kështu, edhe drejtuesi i stolit shkodran i ka dhënë leje, duke e zëvendësuar në 18 she me të riun Nevian Cani. Nga ana tjetër, me ekipin dje nuk është stërvitur as mbrojtësi Henri Ndreka. Ai vuan nga një dëmtim i kaviljes së tij të majtë, të cilën edhe dje e ka pasur të enjtur dhe të fashuar. Megjithatë, për të vendosur nëse ai do të luajë apo jo, duket se do ketë edhe një konsultë në prag të ndeshjes me mjekun. "Trajneri Dedja më ka kërkuar të sakrifikoj dhe të luaj sot, meqë kemi disa mungesa në formacion dhe prandaj me shumë mundësi do më duhet të luaj. Por para se të vendos, natyrisht që do të konsultohem edhe një herë me mjekun, për të shikuar nëse mund të luaj apo jo pa problem," ka thënë Ndreka dje, ndërsa ndiqte stërvitjen e shokëve të tij të skuadrës. Nga ana tjetër, nisur edhe nga problemet fizike që shfaqi ndaj Dinamos, stafi drejtues i Vllaznisë ka vendosur të mos e aktivizojë që nga minuta e parë sulmuesin brazilian Rinaldo. Në vend të tij mund të luajë Ahi, ose trajneri Dedja mund të mendojë mbase një skemë loje me vetëm një sulmues të deklaruar dhe me një mesfushë të ngjeshur prapa. Të gjitha këto dilema natyrisht që do të marrin një përgjigje vetëm në momentet e fundit të pragndeshjes së sotme, sepse deri atëherë asgjë nuk është e sigurt. Ajo që konstatohet megjithatë është se Vllaznia ka me shumë probleme para ndeshjes me Besën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Oct 2005 , 13:57

Besa, jo si në kampionat me Vllazninë

Besa - Vllaznia 1-1
Shënues: Doçi 47', Fortunat 65'

Besa: Dura, Dragusha (Çela 46'), Kraja, Nana, Lila, Babaj (Islamaj 65'), Veliaj, Karapici (Hamzai 51'), Abdulla, Binagolo, Fortunat. Trajner: A.Canaj.
Vllaznia: Ndoja, Ndreka, Teli, Hoti, Beqiri, Belisha, Sinani, Leandro, Doçi( Kapaj 88'), Ahi (Tafili 90'), Lika (Zheraldinjo 80'). Trajner: H.Dedja.
Gjyqtarë: B.Pashaj, D.Rexha (Tiranë), D.Koreshi (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Ndreka, Belisha
Karton i kuq: Kraja

Komenti
Që në fillim të këtij shkrimi duhet të evitojmë më kryesoren, fair play-in që përshkoi këtë takim. Një atmosferë si rrallë ndonjëherë, me të gjithë faktorët që rrethojnë një takim futbolli, që nga funksionarët më të lartë të futbollit shqiptarë, presidentë klubesh, tifozë nga të dy qytetet, gjykim tejet korrekt, shpirt gare nga të gjithë futbollistët në fushë, si ata kavajas, ashtu edhe ata shkodranë. Duke u kthyer tek ajo çfarë dhuroi ky 90-minutësh, ishte një Vllazni ndryshe nga ajo e disa javëve më parë, kur u mund thellë nga Besa. Që në rreshtimin taktik vihej re një Vllazni me vetëm një sulmues të deklaruar, si Sinani, duke synuar vetëm ngushtimin e hapësirave për Fortunatin me shokë. Ia kanë arritur gjatë 45 minutave të para, duke luftuar fort me forca të shumta në mbrojtje dhe me një mesfushë, ku veçanërisht Leandro bëri diferencën. Ndërsa Besa këtë pjesë e dominoi në volum, por pa pasur kthjelltësi në veprimet sulmuese. Dy rastet e para me Veliajn dhe Krajën, që në 5 minutat e para, nëse do të ishte shënuar, punët do të ishin ndryshe. Ndërkohë që Sinani ishte thuajse i bllokuar nga shtatlartët Kraja dhe Dragusha. Pjesa e dytë solli një goditje psikologjike për vendësit. Ishte një kundërsulm i Vllaznisë, pa ndonjë rrezik, dhe atë që s'e bëjnë sulmuesit, e bëjnë mbrojtësit kavajas, duke i çuar në kokë topin Doçit, i cili e ka shkruar emrin si golashënues. Ky rezultat që nuk pritej ka nxitur Besën të reagojë dhe i zakonshmi Fortunat nuk fal as në këtë ndeshje, duke barazuar takimin. Vetëm kaq, sepse vërshëllima e Pashajt do ta linte këtë barazim si rezultat final. Për rreth 25 minuta pas barazimit kavajasit e kanë mbyllur Vllazninë në portën e saj, por pa mundur dot të shënojnë gola të tjerë. Rastet nuk kanë munguar për Hamzain, Fortunatin, Binagolin, por në disa raste egoizmi nuk i la të shënonin. Një egoizëm që shfaqet për herë të parë te Besa, por që duhet të luftohet, kur dihet se "arma" kryesore e kavajasve është kolektiviteti. Ndërsa Vllaznia merr një barazim tepër të vlefshëm, mbi të gjitha për moralin e ekipit. Nga ana tjetër, duket se dora e trajnerit Hysen Dedja ka rikthyer te ky ekip grintën dhe dëshirën për lojë. Ajo që bëri përshtypje ishte edhe nxjerrja me karton të kuq e mbrojtësit Kraja pa asnjë faull, por, sipas gjyqtarit Pashaj, për ofendim të publikut. Shumë pjesëmarrës në takim u çuditën për dhënien e këtij kartoni. Mbyllet kështu një takim, ku Besa, ndryshe nga 7 takimet e kampionatit, nuk ka qenë në formën e saj më të mirë. Një barazim që mund t'i kushtojë shtrenjtë, kur dihet rregulli i kupës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Oct 2005 , 13:57

Deklarojnë:
Agim Canaj, trajner i Besës: "Në pjesën e parë nuk ishim të kthjellët, sidomos në lojën në krah, ku munguan pasimet vertikale. Në pjesën e dytë u munduam të rregullonim diçka, por u gjetëm në disavantazh, pas një goli thuajse aksidental të Vllaznisë. Pra, na u desh të rikuperonim këtë gol të pësuar. Megjithatë, sidomos pas pësimit të golit, ekipi reagoi mjaft mirë, duke shënuar e barazuar ndeshjen. Mund dhe duhej të kishim rrezikuar më shumë, por ky është futbolli. Vllaznia, si asnjëherë tjetër, u mbrojt shumë, duke luajtur me një sulmues. Eshtë bërë vetëm një ndeshje dhe do të bëjmë maksimumin për t'u kualifikuar, sepse ky është qëllimi ynë. Do të jetë e vështirë mbase, por jo e pamundur. Ne nuk i kemi humbur shpresat."
Hysen Dedja, trajner i Vllaznisë: "Ishte një rezultat i rëndësishëm, sepse luanim në fushë kundërshtare dhe ndaj një ekipi si Besa, që me meritë udhëheq kampionatin. Pati një shpirt gare, një përgjegjësi nga futbollistët e mi në këtë takim. Megjithatë, mund ta godisnim kundërshtarin edhe më tepër me kundërsulmin tonë. Nuk them që jemi kualifikuar, sepse morëm këtë rezultat. Kualifikimi mbetet i hapur për të dy ekipet. Besën do ta vlerësojmë shumë në ndeshjen e kthimit, sepse është një ekip mjaft cilësor dhe mund të të ndëshkojë kur nuk e pret. Rasti i ndeshjes së kampionatit, kur Besa fitoi 3-0 brenda në Shkodër, është i freskët dhe mjaft domethënës."

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Thu, 20 Oct 2005 , 17:46

O Kavajs!....Ishalla 3-0 për ne,këtë rradhë.Nji herë bie Daci në kos!
Respekte !
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Oct 2005 , 13:34

Hahhahahahahahaahha!E forte kja naqe.
Kryesorja asht me u kualifiku,rezultati nuk na interresonfort. :wink:

Post Reply