Merkato Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Nov 2005 , 14:46

Dita e fundit, dyndje për federimet

Dje, në FSHF, ndryshe nga ditët e mëparshme, është parë një dyndje e madhe e drejtuesve të klubeve, sidomos të kategorisë superiore. Nuk ka qenë aspak ndonjë mbledhje me drejtuesit e klubeve, por thjesht dita e fundit e merkatos. Për këtë qëllim, të gjitha klubet i kanë lënë për ditën e fundit federimet në FSHF. Kështu federime kanë bërë ekipet e Besës, ai i Shkumbinit me Ishkën dhe Llanin, Partizanin me një sulmues afrikan. Federime duket se kanë bërë edhe Tirana, Teuta, dhe shumë klube të tjera të kategorisë superiore dhe të parë. Ndërkohë, shefi i sektorit të garave në FSHF, Hito Hitaj, është shprehur për median se listën e plotë të federimeve të gjithë do ta marrin sot paradite. "Për momentin nuk mund ta publikojmë listën e plotë të federimeve të tetorit. Atë me siguri do ta merrni në dorë sot nga të gjitha mediat," është shprehur dje Hitaj. Ndërkohë mësohet se në merkaton e tetorit nga klubet shqiptare janë federuar të paktën 100 lojtarë vendës dhe të huaj. Shumë lojtarë janë larguar nga një skuadër në tjetrën në formën e huazimit, ndërsa ata që kanë ardhur nga jashtë kanë pasur kartonin e lojtarit.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 01 Nov 2005 , 22:22

Si shum i modës ka dalë ky huazimi i lojtarëve.Vetëm këtu në Shqipëri po ndodhin këto çudira,por ishalla po u dalin për hajër!!! :P
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 02 Nov 2005 , 21:34

Jo naqe edhe neper Europe ka huazim lojtarsh sa te duash!Manej ne Shqiperi asht i fije ma i shpesht se nuk ka fort pare noshta! :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Nov 2005 , 14:48

Klodian Arbri rikthehet te Skënderbeu

Sulmuesi beratas Klodian Arbri është rikthyer pranë ekipit të Skënderbeut, ku kishte më se dy javë që mungonte. Kur të gjithë menduan se ishte larguar përfundimisht, befas ai është rishfaqur në Korçë. Arbri i ka kërkuar falje kryesisë dhe presidenca i ka dhënë një shans të dytë goleadorit beratas. Ai nuk do të paguajë asnjë gjobë, por vetëm do të fillojë stërvitjen me ekipin për të fituar kohën e humbur. Nuk dihet me saktësi nëse ai do të jetë në fushën e lojës me Teutën, por një pjesë loje nuk është çudi që të aktivizohet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Nov 2005 , 14:49

Tirana merr Andaveriz, lojtar i kombetares se Bolivise

Augusto Andaveriz, sulmuesi bolivian qe Tirana e pret te vije sot, ka qene lojtar i kombetares se vendit te tij. Lojtari shtatlarte 1.85 metra i gjate dhe 26 vjec, ka shenuar ne nje ndeshje te Bolivise ndaj Paraguajit (kur trajner i kesaj te fundit ishte Cesare Maldini), takim i luajtur ne vitin 2002. Andaveriz ka qene ne 22 lojtaret e grumbulluar nga Bolivia ne ndeshje eliminatore te Kampionatit Boteror 2006. Sipas komenteve te medias boliviane, per Bolivarin largimi i sulmuesit shtatlarte eshte nje humbje e madhe, pasi Andaveriz ka shenuar deri tani 7 gola, kete kampionat. Bolivar po pergatitet per ndeshjen e radhes ndaj Potosit ne veprimtarite kombetare.

Me 16 shkurt te ketij viti, Andaveriz ka qene ne formacion per Bolivarin, ne ndeshjen e fituar 4-3 ndaj Santosit brazilian, madje ne kohen kur ne radhet e ekipit te Sao Paulos ka qene Robinho. Andaveriz luajti ne formacion gjate gjithe ndeshjes se vlefshme per Kupen Libertadores.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 06 Nov 2005 , 22:19

Si ka mundësi!!Nji lojtar me cilësi kaq të mira,të mos vihet re nga skuadra të kampionateve Europiane,dhe të pranojë të luajë për Tir.....?!!!! :lol:
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Nov 2005 , 14:40

Eh maj naqe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Leni muhabetet e gazetave.Ba me pa kene kaq i mire ky lojtar e kishin marre nja 300 skuadra para Tirans,qe kan buxhet ma te majme! :lol: Ma thoni nej vend ne Europe perveq,Lichtenstainit,Luksenburgut,Andorres e San Marinos qe skuadrat kan ma pak pare se ekipet shqiptare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Nov 2005 , 14:43

Sulmuesi bolivian kalon testin mjekësor te Tirana

Augusto Andavierie ka ardhur dje dhe i është nënshtruar testit mjekësor në klubin "Tirana". Andavirie është sulmues dhe me origjinë braziliane. Ai është i federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos së tetorit në listën e klubit "Tirana". Sulmuesi ka lindur më 5.5.1979 dhe ka luajtur në kategorinë e parë të kampionatit bolivian. Ky sulmues do të dalë brenda javës në stërvitje dhe do të shihet se në çfarë raportesh është në krahasim me elementët që ka për momentin ekipi kampion i vendit, Tirana. Sidoqoftë, boliviani me ngjyrë që ka ardhur te Tirana plotëson kontigjentin bardheblu për të përballuar ndeshjet e fazës së dytë.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Lista e lojterve te Federuar ne Tetor !!

Post by Admin » Wed, 16 Nov 2005 , 18:01

eshte publiku nga FSHF-ja lista e te gjithe lojtareve te cilet jane fereruar ne Tetor , ja lista e plote e ketyre federimeve :

Vllaznia: Leandro da Silva (i lire), Hasani (huazim), Grima (i lire), Rinaldo Mello (i lire), Geraldo Junior (i lire)

Partizani: Ngonga (i lire), Dhembi (huazim), Shehi (huazim), Joze (i lire)

Skenderbeu: Amweta Ifeanichukwu (i lire)

Dinamo: Ledesma (i lire), Kastel (i lire)

Tirana: Patushi (huazim), Andaveriz (huazim), Xhafa (huazim)

Elbasani: T.Osmani (huazim), Sykaj (ne liste pritjeje), Stojku (i lire), Qorri (huazim), Bejollari (kthim nga huazimi)

Lushnja: G.Bylykbashi (i lire), Cuco (huazim), Arra (huazim)

Shkumbini: Llani (vendim i Disiplines), A.Muca (huazim), D.Muca (huazim), Kalari (prishje kontrate), Ymeri (huazim), Gjika (huazim), Sallata (huazim)

Teuta: Bardhi (huazim), Kapaj (huazim), Muka (i lire), Ezerioha Itheanui (i lire)

Besa: Rraklli (prishje kontrate), Nana Bikola (i lire), Piko Binogol (i lire), Konte Yousouff (i lire), Ksimatoch Nogawa (i lire), Maococo Fiup (i lire)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 16 Nov 2005 , 20:54

Kushedi se qa jane kta lojtart e LIRE!!!!!!!!!!!! :lol:
Do te ken qene marangoza,kpuctar etj! :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 17 Nov 2005 , 14:38

Ish-tekniku i Tiranës ka nënshkruar mbrëmë dhe do të drejtojë të kuqtë deri në fund të sezonit

Starova, zyrtarisht trajner i Partizanit

Ikën një Sul e vjen një Sul tjetër. Starova është tashmë zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit, duke zënë në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga largimi i Memës në stolin e të kuqve. Lajmi është konfirmuar mbrëmë vonë nga klubi i kuq, të cilët, pasi u lodhën për t’i mbushnin mendjen Memës të rikthehej, kanë vendosur që të sjellin në krye të stolit të kuq teknikun që shpalli kampione Tiranën një vit më parë. Të dy palët janë ulur në bisedime dje mbasdite dhe çështja ka përfunduar me sukses. Starova pritet që të prezantohet sot në mjediset e klubit të kuq, duke u bërë në këtë mënyrë trajneri i tretë brenda këtij sezoni për Partizanin, pas Neptun Bajkos e Sulejman Memës. “Po, nënshkrova”, ishin fjalët e para të Starovës. “Do të jem trajner i Partizanit deri në fund të sezonit, me synimin për ta nxjerrë këtë klub kampion”, u shpreh ish- tekniku i Tiranës. Puna e parë e pasuesit të Memës do të jetë ajo e marrjes së rezultateve në transfertë, gjëja e vetme që i ka munguar ekipit deri në këtë fazë të sezonit. Pavarësisht se ka një skuadër të kompletuar, të paktën nga emrat që kanë sjellë në skuadër dyshja Xhani-Angjeli, Sulejman Starova nuk e përjashton mundësinë që në merkaton e janarit të bëhen disa korrigjime në organikë. “Gjatë bisedimeve me drejtuesit e klubit kemi rënë dakord që në periudhën e janarit të mendojmë edhe për ndonjë përforcim të mundshëm, në mënyrë që të jemi më të plotë në luftën drejt titullit kampion”, u shpreh Starova mbrëmë. Pas emërimit të tij në këtë detyrë, ende mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Sulejman Memës, i cili duket se nuk do të bëjë më pjesë në stafin e të kuqve. Kjo, pasi vendi i drejtorit teknik që mbante ai përpara se të zgjidhej trajner, tashmë është në duart e Bujar Lubanit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Dec 2005 , 14:30

Alikaj, "dhurata" e Dinamos për kampionët

Enkel Alikaj duket se do të jetë "dhurata" e radhës që drejtuesit e Dinamos kanë në plan për t'u bërë kundërshtarëve të Tiranës në prag të ndërrimit të viteve. Pasi lëshuan Xhafën, Dhëmbin dhe Qorrin dy muaj më parë, një tjetër shqiptar mund të largohet nga skuadra dhe ky është 23-vjeçari Enkel Alikaj. Kontaktet e donatorëve të bardhebluve me vetë futbollistin kanë tri ditë që kanë nisur dhe pritet që të konkretizohen maksimumi deri në javën e parë të muajit janar, kjo për vetë faktin se duhet të merret edhe aprovimi i trajnerit Ivan Kataliniç. E vërteta është se kroati i stolit blu gjatë periudhës që ka në drejtimin e skuadrës e ka aktivizuar vetëm një herë si titullar Alikajn, ndërkohë që ka pasur ndeshje që mesfushori nuk ka luajtur asnjë minutë. Në fakt, në linjën e majtë të fushës, dinamovitët janë "të blinduar", duke parë që për një fanellë luftojnë Ahmataj, Alikaj, Eskudero dhe Ballço, çka ka bërë që konkurrenca gjithmonë të rritej. Këtë situatë e kanë pikasur drejtuesit e Tiranës, të cilët pas largimeve të Licit, Agollit dhe së fundmi të italianit Muzaki, kanë mbetur të zbuluar. Oferta e kampionëve në drejtim të futbollistit ka qenë e favorshme, por përgjigjja përfundimtare i mbetet trajnerit Kataliniç, e cila duket se është vetëm një formalitet. Për sa u takon detajeve të lëvizjes së Alikajt nga Dinamo te Tirana, ajo do të jetë vetëm në formë huazimi deri në fund të sezonit, pasi "sallaksi" rezulton me kontratë dyvjeçare me presidentin Besnik Sulaj. Nëse ky operacion do të realizohej, Alikaj do të ishte futbollisti i tetë që kalon te rivalët e përjetshëm të Tiranës brenda një harku të shkurtër kohor, kur kujtojmë se më parë një gjë të tillë e kanë bërë Hajdari, Gallo, Jupi, F.Xhafa, Pinari, Bakalli dhe Pisha.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 04 Jan 2006 , 16:33

Hapet merkatoja, në fokus lojtarët e huaj

Në futbollin shqiptar, më 1 janar, mund të themi se zyrtarisht ka filluar merkatoja e dimrit e lojtarëve. Si zakonisht, nëse e quajmë shitblerja e lojtarëve nga klubet shqiptare, kjo merkato shtrihet nga data 1 deri më 31 janar. Gjatë këtij muaji teorikisht klubet duhet të bëjnë përforcimet e radhës për pjesën e mbetur të kampionatit. Po në të vërtetë a do të jetë kështu? Kjo do të shihet vetëm në ditët në vazhdim. Por këtë sezon merkatoja e janarit duket se ka kaluar në plan të dytë për cilësinë që do të ketë në lëvizjet e saj, ndryshe nga emrat që lakojnë presidentët e klubeve të ndryshme. Këta të fundit jo vetëm që premtojnë emra të mëdhenj, por arrijnë të flasin se do të sjellin shumë lojtarë të mirë në merkaton e janarit. Gjithsesi, duke lënë pas premtimet e shumta, kjo merkato e janarit është pushtuar nga hija e merkatos së tetorit. Shpikja e fundit e FSHF së, pra merkatoja, në mes të fazës së parë bëri thithjen e lojtarëve cilësorë, duke kaluar në plan të dytë janarin, muajin e fuqizimit të klubeve të kampionatit shqiptar dhe merkaton tradicionale të klubeve. Themi kështu pasi realisht merkatoja e dimrit me siguri nuk do të rezervojë ndonjë emër shumë të njohur të futbollit tonë. Do të jetë shumë e vështirë që skuadrat shqiptare të afrojnë emra të njohur nga kampionati shqiptar. Kjo sepse të gjithë lojtarët janë me kontratë dhe vetëm ndonjë rastësi mund të bëjë që ata t'i prishin marrëdhëniet me klubet e tyre, duke kaluar nëpër skuadra të tjera. Rruga e vetme për të sjellë lojtarë cilësorë në Shqipëri është tregu i jashtëm. Pra, lojtarët e huaj duket se janë shpëtimi për skuadrat tona që kërkojnë me çdo ngulm cilësi. Por edhe për këta pra të huajt që mund të vijnë në Shqipëri për të shkuar edhe më shumë kombësitë e kampionatit shqiptar duan akoma më shumë para. Pikërisht kur është fjala për të paguar, shumë pak nga presidentët afrojnë nëpër ekipet e tyre lojtarë cilësorë. Vetëm pak prej tyre janë lojtarë të mirë që mund të vlejnë. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk janë cilësorë, pasi realisht lojtarët e mirë si në Shqipëri janë nën kontratë dhe për të prishur një kontratë me një klub tjetër duhen para, të cilat klubet shqiptare nuk kanë ndër mend që t'i paguajnë. Pra, me siguri, merkatoja e janarit duket se nuk do të sjellë asgjë të re për sa i përket cilësisë në kampionatin shqiptar të futbollit. Jo vetëm kaq, por klubet ndoshta do të pësojnë edhe ndonjë largim të elementëve të mirë jashtë Shqipërisë, çka do të thotë dobësim të skuadrave shqiptare. Pra, thënë shkurt, ajo çka do të ofrojë kjo merkato është shumë pak në krahasim me vitet e shkuara. Po kështu, merkatoja e këtij kampionati në janar është një absurditet më vete. Ndonëse kampionati fillon më 14 janar, merkatoja do të vazhdojë deri në fund të muajit. A nuk do të ishte më mirë sikur merkatoja të përfundonte 24 orë para fillimit të kampionatit? Kështu do të shmangeshin të gjitha lëvizjet e pakontrollueshme. Për më tepër që klubet pas rifillimit të kampionatit zor se mund të afrojnë lojtarë të tjerë në ekip. Gjithsesi, vetëm ditët në vazhdim do të tregojnë se sa cilësore do të jetë merkatoja e lojtarëve në muajin janar.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Rizvanolli: Ja përse zgjodha Elbasanin

Post by Admin » Thu, 05 Jan 2006 , 15:09

Një tjetër futbollist cilësor i është bashkuar ekipit kryesues të superligës shqiptare këtë fillimviti. Ai është 25-vjeçari Erion Rizvanolli, me një karrierë të suksesshme sportive gjatë këtyre viteve. Rizvanolli është aktivizuar si titullar me Tiranën, Shkumbinin e Partizanin, si dhe me ekipet NK Zagreb dhe Tata Banja të Hungarisë. Me këtë të fundit sulmuesi Rizvanolli ka luajtur gjatë gjysmës së dytë të vitit 2005. Me t'u rikthyer në Shqipëri sulmuesi Rizvanolli ka pasur oferta të shumta nga ekipet që pretendojnë trofe gjatë këtij edicioni, por ai ka preferuar të vishet verdheblu. Në një intervistë për gazetën "Sporti shqiptar", Erion Rizvanolli argumenton arsyet përse zgjodhi pikërisht Elbasanin si dhe objektivat që i ka vënë vetes tani që do të luajë për ngjyrat verdheblu.
- Në mediat sportive është folur për oferta të shumta për Rizvanollin, ndërsa ju firmosët për Elbasanin. Përse?
- Nuk më intereson se çfarë është shkruar në mediat sportive. Jam mjaft i qetë, se nuk kam bërë një zgjedhje të imponuar, por ajo ka ardhur natyrshëm dhe në një moment mjaft të përshtatshëm për të gjitha palët. Njëri nga klubet që më bëri ofertë ishte edhe Elbasani. Natyrisht, ky klub tregon vlerësim dhe respekt maksimal për çdo futbollist dhe mbi të gjitha ka qenë kjo, një nga arsyet kryesore që zgjodha verdheblutë. Ky ekip në këtë edicion ka shkëlqyer dhe synon të shpallet kampion. Në një situatë të tillë, nuk ka futbollist që synon të bëjë karrierë, që do të hezitonte të refuzonte një ofertë nga një ekip kryesues. Sapo presidenti Arben Laze më ftoi për të biseduar për kushtet e kontratës, e ndieva veten mëse të vlerësuar. Ajo që dua të theksoj është përgjegjësia maksimale për ta justifikuar besimin që shfaqi presidenca e verdhebluve ndaj meje.
- Riktheheni në kampionat, pasi keni luajtur gjatë një sezoni në kampionatin hungarez...
- Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2005 kam qenë lojtar i Tata Banja të Hungarisë. Ky ekip sapo ishte ngjitur në kategorinë e më të mirëve të futbollit të këtij vendi dhe në mbyllje të vitit u rendit në mesin e tabelës. Me qenë i sinqertë, jo në të gjitha ndeshjet kam luajtur si titullar tek ky ekip hungarez, ku kushtet ishin të shkëlqyera për një futbollist profesionist. Disa dëmtime serioze më dënuan të qëndroj në stol për disa javë, gjë që më bëri të mos ndihem dhe aq mirë sa mendoja.
- Cilat janë objektivat tuaja tek Elbasani?
- Më kryesorja është që ndihem mirë, aq më tepër që kam zgjedhur një nga ekipet më të mira të kampionatit shqiptar. Të luash me Elbasanin, për cilindo futbollist është një privilegj, që nuk të afrohet shpesh. Pa dyshim që në arritjen e këtij suksesi do të përpiqem të jap kontributin tim maksimal. Kam pranur të luaj me një ekip me synime ambicioze, sepse edhe unë personalisht jam ambicioz. Në këtë sezon që do të luaj për ngjyrat e Elbasanit do të përpiqem të shpalos vlerat e mia më të mira si sulmues. I jam bashkuar Elbasanit në ditët e tija më të mira dhe nuk ka asnjë dyshim që rezultatet e verdhebluve do të jenë edhe më të mira në dy fazat e mbetura.
- Besoni se Elbasani do të jetë kampion?
- Plotësisht po. Këtë ekip nuk e ka të lehtë asnjëri prej rivalëve tanë ta mposhtë. Sivjet, trofetë nuk kanë për t'i marrë si dikur ekipet e kryeqytetit. Elbasani, nuk është për t'u habitur, që mund t'i fitojë të dyja.
- Të enjten ekipi fillon një mini fazë përgatitore në Ulqin. A do të udhëtoni më grupin apo...?
- Me ekipin jam bashkuar që mesditën e kësaj të mërkure dhe nuk kam për t'iu ndarë asnjë sekondë stërvitjes. Pa disiplinë dhe pa stërvitje sistematike nuk ka rezultate.
- Çfarë mesazhi keni për qytetin e Elbasanit?
- Së pari dua të falënderoj presidentin Laze për besimin që tregoi ndaj meje, së bashku me trajnerin Daja. Po kështu do t'u uroja elbasanasve një vit sa më të mbarë dhe me fitoren e titullit kampion.


Marre nga Gazeta "Sporti Shqiptar"
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Jan 2006 , 15:01

Ivanaj dhe 2 nigerianë, gati për Lushnjën

Kur merkatoja e dimrit është në fazën e saj më të nxehtë, edhe skuadra lushnjare, që ka më shumë se të tjerat nevojë për përforcime, po shfaqet mjaft aktive. Pas kavajasit Bekim Kuli, dje janë paraqitur në Lushnjë dhe janë vënë nën urdhërat e trajnerit Perlat Sevo dy futbollistë nigerianë dhe sulmuesi lezhjan, Kreshnik Ivanaj. Ky i fundit, që kohët e fundit është aktivizuar në radhët e Kastriotit, pothuajse e ka marrë viston nga drejtuesit lushnjarë, ndërsa për dy afrikanët do të vendoset këto ditë. Sulmuesi Xhoni, i cili është aktivizuar me një ekip të kategorisë së parë në Maltë, është pëlqyer nga stafi teknik lushnjar. Mendim pozitiv është krijuar edhe për afrikanin tjetër, Ambrus, i cili më parë ka laujtur me një ekip të kategorisë së dytë turke. Ai luan në rolin e mesfushorit të djathtë, por sikurse edhe patrioti i tij, duhet të presë vendimin përfundimtar të drejtuesve lushnjarë, të cilët mendohet ta bëjnë një gjë të tillë para ndeshjes me Dinamon.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Jan 2006 , 15:03

Çalves-Magazin: Kemi ardhur të lëmë gjurmë

Pas largimit të treshes amerikano-latine, drejtuesit dinamovitë kanë lëvizur shpejt në merkato dhe menjëherë kanë siguruar shërbimet e dy lojtarëve ballkanas. I pari quhet Kristian Çalves, nga Krocia dhe luan në rolin e mesfushorit të krahut të majtë, vend i cili u la bosh nga largimi i argjentinasit Leandro Eskudero. 27-vjeçari mbërriti në Tiranë me kërkesë të trajnerit Ivan Kataliniç, që e njeh nga koha kur të dy ishin pjesë e ekipit të Rijekës. Ndërkohë, Bojan Magazin është boshnjaku i premtuar nga presidenti Besnik Sulaj, i cili luan mbrapa dy sulmuesve dhe ka për detyrë të zëvendësojë peruanin Huan Karlos Marinjon. Të dy mesfushorët tashmë kanë nisur stërvitjen me skuadrën, ku madje kroati Çalves ka firmosur edhe kontratën që do ta mbajë të lidhur me Dinamon deri në fund të sezonit, me opsion për një vit tjetër në varësi të rendimentit që do të shfaqë në fushë. Për sa i takon Bojan Magazinit, gjërat ndryshojnë sepse do t'i duhet që në radhë të parë të kalojë testin fizik dhe më pas të arrijë marrëveshjen financiare me bosin e bluve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jan 2006 , 14:38

Roland Dervishi rikthehet tek ekipi mëmë

Pas një përvoje disamujore me ekipin e Lushnjës, mesfushori me tipare sulmuese Roland Dervishi i është bashkuar grupit që ka në dispozicion trajneri Demollari. Rikthimi i tij te Shkumbini është bërë fakt i kryer dhe Dervishi do të jetë i gatshëm të luajë që në ndeshjen e parë me Partizanin në Tiranë. Dervishi është përforcimi i parë i ekipit bardhekaltër për dy fazat e mbetura të kampionatit, ndërkohë që priten edhe dy futbollistë të tjerë. 23-vjeçari u aktivizua të shtunën në miqësoren me Dinamon, duke qenë autori i golit të vetëm për Shkumbinin. Trajneri Demollari e vlerëson mjaft paraqitjen e Dervishit më shumë se goli që ai shënoi. Sipas trajnerit të peqinasve, pasimet e sakta dhe krosimet në zonë të këtij lojtari ishin një sinjal mjaft i mirë. Vetë Dervishi shpreh kënaqësinë e tij për rikthimin tek ekipi ku u rrit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jan 2006 , 14:41

Presidenca korçare po e mban fjalën në lidhje me premtimet që ka bërë, ku mendohet të afrohen në këtë merkato disa futbollistë te skuadra juglindore. I pari që ka ditë që ka mbërritur ka qenë mesfushori Vasian Ballço, ndërkohë që dje ka mbërritur edhe lajmi më i fundit. Rigels Qosa, mesfushori me tipare sulmuese, që ka disa kohë që është kthyer nga ShBA ja, ka pranuar përfundimisht për të luajtur te Skënderbeu. Madje ai ka firmosur edhe kontratën e re me skuadrën juglindore. Ky lajm ka gëzuar pa masë të gjithë në qytetin e Korçës dhe Qosa gëzon një formë shumë të mirë sportive.Por përveçse Qosës dhe Ballços, që tashmë janë përfundimisht pjesë e këtij Skënderbeut, sipas burimeve pranë kryesisë, bëhet e ditur se edhe Devolli është drejt realizimit. Ngelet vetëm biseda me vetë lojtarin për çështjet financiare. Bisedimet pritet të përfundojnë sot. Po ashtu, në përqindjen më të madhe edhe Fajton Ymeri mund të quhet pjesë e korçarëve në këtë merkato, pasi ky lojtar e njeh mirë këtë skuadër dhe pritet ndoshta që sot të mbërrijë tek ish ekipi ku ka luajtur edhe në sezonin e kaluar, madje ka qenë edhe një ndër golashënuesit më të mirë një vit më parë në kategorinë e parë. Së fundi, edhe futbollisti Mema është duke u diskutuar nga drejtuesit e klubit dhe kanë shumë dëshirë që korçari të kthehet në ekipin e tij.Lajmi më i fundit që ka qarkulluar dje në ambientet e klubit "Skënderbeu" është ai i mbërritjes të një futbollisti tjetër afrikan. Nuk dihet ende emri i tij dhe roli ku luan, por ai ka mbërritur dje në doganën e Kapshticës dhe ka qenë në pritje të udhëtimit të tij drejt Korçës. Ajo që është bërë e ditur është fakti që futbollisti nigerian më parë ka luajtur në kampionatin grek dhe manaxheri i tij e ka bindur për të luajtur në këtë vit të ri me fanellën e Skënderbeut.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 18 Jan 2006 , 14:57

Qose dhe Kukaj, thuajse të Partizanit

Merkatoja e Partizanit po merr trajta konkrete, pas fillimit të fazës së tretë. Nga burime të sigurta pranë klubit të kuq, bëhet e ditur se dy futbollistët e rinj, të cilët kanë zhvilluar stërvitjen e parë dje në Kamëz, Qosja dhe Kukaj, mund të firmosin shumë shpejt. Të dy këta lojtarë janë pëlqyer nga drejtuesit e Partizanit, madje në stërvitjen e parë nën drejtimin e Starovës, kanë lënë përshtypje shumë të mira. Rigels Qosja, ose "Gile", siç e therrasin shokët e ngushtë, është futbollist korçar, mjaft i njohur në kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur me ngjyrat e skuadrës së tij të vendlindjes, Skënderbeut, dhe me Dinamon, duke fituar titullin në sezonin 2001-2002 me blutë. Qose u largua nga Dinamo para dy sezonesh, për t'u aktivizuar në ligën e dytë amerikane, me skuadrën e Western Mass. Pioneer dhe për një kohë të shkurtër edhe në Greqi. Futbollisti korçar luan në rolin e organizatorit, pas dy sulmuesve, madje edhe si sulmues i mirëfilltë, duke qenë një lojtar mjaft i vlefshëm për trajnerin, që u përshtatet në disa role. Ndërsa futbollisti tjetër, Liridon Kukaj, është kosovar dhe luan në rolin mesfushorit të majtë. Ky pozicion ka mbetur bosh pas dëmtimit të brazilianit Rodrigo, të cilit i duhet kohë për t'u rikuperuar plotësisht. Ai është 22 vjeç, 1.83 cm i gjatë dhe peshon 79 kg. Kukaj ka debutuar 17 vjeç me skuadrën e Kosovës së Prishtinës, madje ka fituar një kupë me këtë skuadër. Gjithashtu Kukaj është aktivizur edhe me Prishtinën. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të spikatur të kampionatit kosovar dhe, për nga aftësitë që ka, mund të përshtatet shumë shpejt me skemat e Starovës. Duhet theksuar se Partizani prej kohësh, është në kërkim të një mesfushori të majtë cilësor, por ende nuk ka gjetur karar në këtë pozicion. Para disa sezonesh, drejtuesit e kuq bënë të mundur blerjen e Julian Ahmatajt, si "sallaksin" perfekt për këtë rol, por qëndrimi i tij te Partizani nuk zgjati më shumë se një sezon. Ndonëse drejtuesit e kuq kanë vlerësuar më shumë blerjen e një sulmuesi cilësor, si shkodrani Sinani, Kukaj e Qose, me sa duket, do të jenë blerjet e radhës. Megjithatë, merkatoja e Partizanit do të jetë aktive deri në fund të janarit, pasi përveç këtyre dy futbollistëve, mund të afrohet edhe një sulmues, për të cilin presidentët e kuq po punojnë intensivisht.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 Jan 2006 , 14:24

Kamerunasit, pranë largimit nga Teuta
Pas largimit të sulmuesit afrikan Emanuel nga ekipi i Teutës, me sa duket, radhën do ta kenë edhe dy futbollistët e marrë në provë ditët e fundit. Të dy futbollistët kamerunas, Kristan Ndogo, 22 vjeç, dhe mbrojtësi Alen Simon, gjatë dy seancave të para të testit me ekipin e Teutës, nuk kanë treguar vlera të atilla, për të cilat ka nevojë ekipi i Teutës. Niveli i të dy futbollistëve, për të cilët është thënë se janë aktivizuar me Shpresën e Kamerunit, nuk ka qenë më i lartë se ai i futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion Teuta. Për sa i përket Bledi Shkëmbit, ky i fundit nuk ka dhënë përgjigjen që pritej të martën, madje telefoni i tij ka qenë i fikur, gjë që nuk përjashton mundësinë, që të jetë larguar së bashku me ekipin e tij në drejtim të Turqisë.

Post Reply