Page 18 of 18

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 28 May 2011 , 14:59
by Skodrinon
Ngjitet Skrapari, pukjanët rrahin gjyqtarin e sfidës

Ka përfunduar në shkelma e grushte ndaj arbitrit të ndeshjes takimi Skrapari-Tërbuni. Një penallti e dhënë në fund të takimit nga ana e arbitrit, ka bërë që pukjanët të mos mbajnë më nervat dhe iu lëshuan me breshëri grushtesh e shkelmash “xhaketës së zezë”. Ndërkaq, kjo vetëm sa u ka nxjerrë dufin lojtarëve të Tërbunit, pasi skuadra ka rënë në Kategorinë e Dytë, ndërsa është ngjitur në të Parën, Skrapari. Në takimin tjetër të luajtur po dje, por në “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, Gramshi ka arritur të fitojë mes tensionit me rezultatin e ngushtë 2-1 në ndeshjen e “play aut”-it ndaj Prrenjasit, duke mbijetuar kështu në Kategorinë e Parë. Ndërsa nga kampi gramshak kanë festuar gjatë për mbijetesën, në atë prrenjsak, situata ka degjeneruar në dhunë. Pas përfundimit të takimit, lojtarët e Prrenjasit janë përleshur me grushte, teksa akuzonin njëri-tjetrin për lënie të ndeshjes në këmbim të parave të ofruara nga skuadra kundërshtare. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që neutralizoi situatën, duke shoqëruar në Polici edhe dy persona si nismëtarë të këtij sherri midis tyre. Në fund, pas një ndeshjeje me shumë ndërhyrje të ashpra dhe me kartona të shumtë, gramshakët kanë arritur të mbijetojnë në këtë kategori, falë golave të shënuar nga Ziambo dhe Goxhaj.

Gramshi-Prrenjasi 2-1

Golat: Ziambo 56’ (p), Goxhaj 80’/ Demiri 61’
Kartonë të verdhë: Ziambo, Goxhaj’, Lezi, Miroviç/ Lleshi, Bodurri, Basriu, Hoxha
Kartonë të kuq: A.Lleshi 55’, Ago 61’, Basriu 90’
Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), R.Çokaj, G.Koka (Lezhë)
Gramshi: Koçi, Magani, Peqini, Leskarovski, Bedgoviç, Miroviç, Lezi, Shahini (Malasi 89’), Trashi (Udeke 46’), Ziambo, Le.Koçi (Goxhaj 46’). Trajner: G.Stojku
Prrenjasi: Bërdufi, Dishani, Rira, Bodurri, Lleshi (Lamja 65’), Hoxha, Duka, Karaj, Demiri, Basriu, Hajdari (Kabili 75’). Trajner: L.Metani

Skrapari–Tërbuni 2-1

Golat: Rig.Karaj 46’, Pashako 123’(p)/ Rrustja 68’
Kartonë të verdhë: Jacaj, Lika, Gokaj, Shytani, Dibra, Meshi/ Hysko, Çeka
Gjyqtarë: S.Disha (Memaliaj), P.Puto, G.Bimi (Gjirokastër)
Skrapari: Spiraj, Hoxha, Demaj, Vargu, Allbani, Rig.Karaj, Greca (Bode 87’), Papleka (Hysko 25’, Hasa 72’), Pashako, Çeka, Brata Trajner: E.Dalipi
Tërbuni: Selimaj, Dibra, Shytani, Murati, Sa.Kaloshi, Rrustja, Lika, Gokaj, Pirani, Jacaj, Lifja (Meshi 103’) Trajner: A.Xhahysa

panorama

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 28 May 2011 , 15:49
by GOLDIAN
na po shkojme gjithnje e ma shune ne drejtim te kafshllekut e jo te njerezve normal
nuk na ban pershtypje asigja ma

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sat, 28 May 2011 , 23:11
by fpjalmi
thuhet se goli i skraparit nuk ishte gol i rregullt dhe gjyqtari nuk i paskan dhan turbinit 2 penallti te rregullta .

Re: Kategoria e Pare

Posted: Sun, 19 Apr 2015 , 23:07
by Admin
Se marr vesh se ca ban FSHF-ja , per me dal ne vend te pare Ballshi i shenon 10 gola Beratit ....
Si gjithmone edhe kete sezon skandalet nuk mungojne, ishalla te pakten ne Superlige mos te kete kshu tolerimesh.

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 22 Apr 2015 , 13:21
by Skodrinon
Me fshf asht me u lodh kot
Duhet me i ba shembull nja 2-3 lojtar
Se si bahet robi legen deri ne ket pike nuk e kuptoj
Me hup pa toleru 10-0 asht mos me te xan gjumi i nates, lene ma me hup me qellim

Re: Kategoria e Pare

Posted: Wed, 29 Apr 2015 , 14:22
by Skodrinon
Edhe Veleciku paska hup 10-0....
Ia shef sherrin Terbuni
Kojshia i mire dera e xhehnetit :)

Re: Kategoria e Pare

Posted: Fri, 22 May 2015 , 17:22
by Man in Redblue
Grushte Mile-Kalluci, Muxhaj u nxjerr gishtin tifozëve


Sfida e djeshme mes Tomorit dhe Erzenit është shoqëruar nga një tension mes lojtarëve në fushë. Nuk kanë munguar përplasjet dhe ofendimet mes palëve. Madje, në disa momente, lojtarët kanë shkëmbyer edhe goditje mes tyre. Ja disa prej përplasjeve më të forta në fushë:

13′ Ka një tension deri në përplasje fizike ndërmjet Kardhashit dhe Gegës, por situata menaxhohet nga gjyqtari Meta.

16′ Tensioni mes lojtarëve arrin kulmin kur Mile dhe Kalluci, gjatë një përplasjeje me topin, nuk i kanë kursyer shpullat ndaj njëritjetrit dhe gjyqtari Meta i ndëshkon me të verdhë.

22′ Shinko ndërhyn shumë ashpër ndaj E.Kllarit, duke e goditur me shkelm pa top.

63′ Nuk arrin të bëhet një ndërrim mes Berberit dhe Muxhajt, pasi ky i fundit u ka nxjerrë gishtin tifozëve shijakas dhe gjyqtari Meta e ka ndëshkuar me të verdhë përpara se të dilte nga fusha. Mirëpo, ai ka protestuar ndaj tij dhe Meta nuk e ka kursyer të kuqin, duke e lënë pa ndërruar dhe me 10 lojtarë skuadrën beratase. Lumë sharjesh nga tifozëria beratase në kor.


Hajde albanistan hajde. Vec futboll e arbitrat futbollit nuk mund ti qush!